2013-10-13

Në Shqipëri mbizotëron Chrome me 58,75% të tregut

Në shqipëri mbizotëron Chrome me 58,75% të tregut










Sipas hartës së statistikave të shfletuesëve Stat Counter, Shqipëria mbizotëron në Google me shfletuesin e saj Chrome me 58,75% të tregut. Më pas vjen Mozilla Firefox me 26,42%, duke u ndjekur nga shfletuesit e tjerë si Internet Explorer me 10,88%, Safari me 1,34% dhe e fundit Opera me 1,22 %.
Gjithashtu Chrome kryeson edhe në 19 shtete të tjera Evropiane, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe gjithë Ballkanin, si dhe shtetet si Portugalia, Spanja, Rusia, Italia, Ukraina, Moldova, Rumania, Sllovakia, Republika Çeke, Federata Ruse, Norvegjia, Islanda, dhe Irlanda.
Kurse Firefox, shfletuesi i dytë më popullor në Evropë, mbizotëron në Finlandë, Estoni, Letuani, Lituani, Poloni, Gjermani, Hungari, Austri, Slloveni, Kroaci, Greqi, Bullgari, Luksemburg, dhe Francë.
Ndërsa Internet Explorer mbizotëron në Suedi, Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë, Belgjikë, Danimarkë, dhe Zvicër.

Programet pa pagesë, të rrezikshme për kompjuterin tuaj

Programet pa pagesë, të rrezikshme për kompjuterin tuaj




























Shumë nga përdoruesit e internetit, bëjnë pjesë të kompjuterit të tyre softuerët pa pagesë, pasi janë më të aksesueshëm në internet. Por këto programe jo gjithmonë janë të sigurta, pasi mund të përmbajnë kode dashakeqëse që mund të dëmtojnë kompjuterin apo pajisjen tuaj mobile. Ato mund të prishin programet që ndodhen në kompjuterin tuaj, mund të marrin kontrollin e tij dhe gjithashtu mund të ndërhyjnë në të dhënat tuaja personale si dhe t’i vjedhin ato.
Softuerët pa pagesë, të njohur ndryshe si freeware, po rriten shpejt në numër pasi janë lehtësisht të aksesueshëm në internet. Një freeware, i cili mund të instalohet në kompjuterin tuaj, mund të jetë një lojë pa pagesë, një program falas që ju mund ta përdorni për shërbimet që juve ju duhen. Ato vijnë tek ju përmes CD-ve apo internetit, madje disa prej tyre mbajnë emrin widget.
Problemi i tyre qëndron tek siguria, pasi jo të gjithë janë të sigurt, kjo varet dhe nga burimi ku është shkarkuar programi. Disa nga freewaret mund të përmbajnë kode dashakeqëse, si viruse, worms, apo Trojan horses. Ato mund të përmbajnë edhe malware që përgjojnë kompjuterin tuaj. Disa mund të shkatërrojnë skedarë të rëndësishëm. Kode të tjera si botnets marrin kontrollin e kompjuterit në mënyrë që hakerat të vjedhin identitetin tuaj. Ka edhe freeware që deklarohet se shërbejnë për të mbrojtur kompjuterin, skedarët apo informacionet tuaja, por duhet të keni shumë kujdes edhe nga ato.
Për të verifikuar sigurinë e tyre këshillohet të verifikohet nëse një prodhues shareware ka një reputacion të lartë, kjo duke kontrolluar Web-in për emrin e tij. Gjithashtu në faqe si CNET apo ZDNET, që testojnë softuerët, mund të merrni përshtypje mbi sigurinë e tyre, duke kërkuar për shenja aprovuese. Një tjetër mënyrë është përditësimi i programeve të sigurisë, si antivirusin apo softuerët anti-spyware.

Facebook shet privatësinë e përdoruesëve për një dollar -

Facebook shet privatësinë e përdoruesëve për një dollar










Nëse përdoruesit gjatë javëve të ardhshme do të gjejnë ndonjë mesazh më shumë në inbox, dijeni se lideri i rrjeteve sociale mund t’i ketë lejuar një reklamuesi për t’iu dërguar një mesazh me çmimin e një dollari.
Sipas disa burimeve afër kompanisë së Marck Zuckerberg, nëse përdoruesit do të kenë mesazh promocional të dërguar nga një përdorues i panjohur, ai mesazh s’do të rrezikojë më të përfundojë midis “spam”-eve, por do të shikohet si të ishte një shënim i një kontakti të njohur për përdoruesin.
Facebook sqaron edhe që nëse modifikohen impostimet e privatësisë, mesazhi do të përfundojë në kartelën “spam”. Kështu, nëse përdoruesit nuk do të bëjnë modifikimin përkatës, ai do të mbushet me mesazhe të të njëjtit përdorues. Kjo sepse do të mjaftojë pagimi i tarifës prej një dollari për të bërë të mundur që kompania, ose subjekti në fjalë t’a përdori reklamën nëpër kontakte.
Eksperimentimi i kësaj risie ka nisur e do të përfshijë fillimisht një numër të vogël profilesh. Synimi i të gjithë kësaj është të limitohet dërgimi i dhjetëra “spam”-eve, duke vendosur kufirin e pagesës.
Por nga ana tjetër dihet se qëllimi i faqes me ngjyrë blu është të bëjë shumë para, përderisa së fundi është regjistruar edhe futja e një tarife, prej 7 dollarësh për të bërë sa më të shikueshëm një postim.

Nëse ju humbet iPhone, gjejeni me “Find my iPhone”

Nëse ju humbet iPhone, gjejeni me “Find my iPhone”









Për të gjithë përdoruesit e iPhone-it funksionon një zgjidhje në rast se u humbet apo u’a vjedhin iPhone-in. Rasti më i fundit ka ndodhur në Pisa të Italisë, ku mediat vendase kanë raportuar vjedhjen e një iPhone të një mjeku dhe falë aplikacionit falas dhe ndihmës së policisë u arrit tu gjente .
Mjeku pasi verifikoi vjedhjen e telefonit, të cilin e kishte brenda një cante dore, përdori kompjuterin duke hyrë në programin Find my iPhone dhe lokalizoi telefonin aty pranë në Livorno, në rrugën Garibaldi dhe më pas në rrugën Giordano Bruno.
Ndaj ai shkoi së bashku me policinë dhe gjeti një grup djemsh të ulur në një stol. Ai i telefonoi numrit të tij dhe dëgjoi zilen e telefonit duke e identifikuar atë.

Për të mbrojtur kompjuterin tuaj shkarkoni pa pagesë antivirusin BitDefender

Për të mbrojtur kompjuterin tuaj shkarkoni pa pagesë antivirusin BitDefender




























Për të mbrojtur kompjuterin tuaj në kohë reale shkarkoni versionin pa pagesë të antivirusit BitDefender, i cili është një antivirus dhe anti-spyware për Windows. Ky version antivirusi pa pagesë përshtatet me të gjitha versionet e fundit të sistemit operativ Microsoft Windows.
Nëse ju nuk jeni të kujdesshëm gjatë instalimit të programve, ky antivirus për siguri do t’i largojë këto programe, madje përdoruesit e këtij antivirusi mund të ndalojnë gjenerimin e raportimeve për përdorim anonim nëse nuk dëshirojnë që të dërgojnë të dhëna tek ndërmarrja.

Ja se si mund ta fshini llogarinë e Facebook-ut përgjithmonë

Nëse një ditë vendosni të mbyllni llogarinë tuaj në rrjetin social Facebook nuk duhet të mjaftoheni vetëm me “deactivating your account”, pasi ky opsion ndonëse duket i lehtë dhe i shpejtë do të fshijë vetëm profilin dhe informacionet vetjake, por jo fshirjen nga serverat e Facebook-ut.
Nëse përdoruesit duan thjesht të mbyllin profilin e tyre, procedura është e thjeshtë. Ata duhet të vizitojnë opsionin “Security Settings” (klikoni shigjetën më poshtë në këndin e sipërm në të djathtë të ekranit dhe zgjidhni “Account Settings”, më pas klikoni “Security” në kolonën e majtë), kliko linkun “Deactivate your account” dhe ndiqni udhëzimet. Por nëse ju ndryshoni mendje dhe deshironi t’a mbani llogarinë tuaj, duhet të hyni sërish në llogarinë tuaj të Facebook-ut dhe profili do të jetë përsëri aktiv.
Por nëse ju doni t’a fshini përgjithmonë llogarinë tuaj, duhet të plotësoni një sërë etapash pasi procesi nuk është i menjëhershëm.

Ja se si mund ta fshini llogarinë e Facebook-ut përgjithmonë

Së pari duhet të gjeni linkun për të fshirë llogarinë tuaj. Ndaj duhet të kërkoni “Delete account” në Qendren e Ndihmës së Facebook-ut ose thjesht të klikoni mbi këtë link.
Hapi tjetër është të shkoni në faqen e paralajmërimit “page warning”, e cila të informon se çfarë ndodh nëse llogaria juaj fshihet, domethënë, që nga çasti që llogaria fshihet, ju nuk mund jeni në gjendje të riktheni të dhënat tuaja. Nëse ju jeni i sigurt që doni ta fshihni përgjithmonë llogarinë tuaj klikoni butonin “Delete My Account”.
Pas këtij hapi përsëri do t’ju shfaqet një dritare me një paralajmërim tjetër: “A jeni gati për ta fshirë përfundimisht llogarinë tuaj? Jeni të sigurt?”. Në këtë moment ju vendosni fjalëkalimin dhe kodin e sigurisë “captcha” (grup shkronjash të rastësishme, të cilat sigurojnë që ju nuk jeni “spambot”.
Pasi të keni kryer këto hape klikoni butonin “OK” dhe më pas kontrolloni postën elektronike për e-mail-in që konfirmon nëse doni ta fshini përfundimisht llogarinë tuaj. Ju keni 2 javë kohë të ndërroni mendje pasi keni kërkuar për ta fshirë llogarinë e Facebook-ut.
Tani vjen çështja-kohë. Facebook-u nuk do ta fshijë menjëherë llogarinë. Ju duhet të prisni plotë 14 ditë që profili juaj të fshihet përgjithmonë. Nëse keni dyshime gjatë pritjes dy-javore, hyni përsëri në llogari dhe klikoni butonin “Cancel Deletion”.
Së fundmi edhe pasi Facebook–u e ka fshirë përfundimisht llogarinë tuaj, disa të dhëna do të mbeten rezervë në serverë për 90 ditë. Pas kësaj kohe, të dhënat e tjera do të fshihen tërësisht nga Facebook-u.

Ja si mund ta mbroni password-in e Facebook-ut nga vjedhjet -

Ja si mund ta mbroni password-in e Facebook-ut nga vjedhjet








Të gjithë përdoruesit e rrjetit social Facebook shqetësohen për sigurinë e të dhënave të tyre në këtë rrjet. Një studim i fundit ka zbuluar se sa më shumë gabime drejtshkrimore të ketë një password aq më i sigurtë do të jetë ai.
Disa përdorues krijojnë password duke kombinuar disa shkronja të vogla dhe të mëdha, ose duke përdorur karaktere speciale apo duke krijuar një password sa më të gjatë. Por dhe këto mënyra kanë rezultuar pa sukses pasi shumë përdorues janë bërë “viktima” të vjedhjeve të adresave të tyre.
Një studim i ri i ka kushtuar rendësi algoritmit, i cili trajton nje tendence ne rritje te passwordeve shumë të gjata, zakonisht me formën e një fjalie të plotë. Kështu, nëse passwordi ‘ioOdioilMioLavoro!’ mund të gjendet më lehtësisht se ‘IlMioOdioLavoro!’. Sipas kërkimit, passwordi i dytë është më i sigurtë, thjesht për shkak të mosrespektimit të rregullave drejtshkrimore.
Analiza është kryer me më shume se 1500 passworde dhe 18% e përdoruesve ka krijuar një password me saktësi drejtshkrimore
Ja cilat janë 9-të strategjitë më të mira për një password sa më të sigurtë:
  1. Bashko dy fjalë
  2. Bashko një fjalë me numra
  3. Nëse lejohet përdor simbole që nuk janë alfanumerike (!@#$%)
  4. Përdor qëllimisht gabime drejtshkrimore
  5. Kapitalet përdorini në mënyrë jo otrodokse (si shembulli që dhamë më lart)
  6. Akronime që kanë domethënie personale
  7. Zëvendësoni gërmat me numra apo karaktere ekuivalente
  8. Mos përdorni të njëjtin password në vende të ndryshme
  9. Lidh dy fjalë me një simbol si urë lidhëse
Së fundmi, verifikoni sigurinë e passwordit me një mjet kontrolli që monitoron efektivitetin e tij. Një nga këta mjetet është Microsoft Online Safety dhe përdorimi është falas.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...