Opinion: Me pesë kolonizimet serbe u uzurpuan mira hektar tokë të shqiptarëve, u vranë, zhdukën dhe u masakruan me mira qytetarë të pafajshëm civilë gra fëmijë pleq
PSE MUNGOI ZËRI I DREJTËSISË PËR UZURPIME VRASJE DHE DËME TË LUFTËS SË FUNDIT NË KOSOVË?!
*Nëse shfletohet libri i prof. Dr. prof. Hakif Bajrami historian; “Komiteti Mbrojtja e Kosovës dhe qeveritë e Tiranës për krimet serbe kundër shqiptarëve (1918-1941)”, Prishtinë botim i vitit 2008, nuk të hiqet nga mendja pyetja: Pse nuk e ngrehi zërin Drejtësia për kthimin e pronave të shenjta, të çdo uzurpimi kolonialist serb, gjatë pesë kolonizimeve të ndodhura në Kosovë, më 1913-1918-1921-1928, 1928-1936-1941 dhe nga viti 1945-1966. Respektivisht deri në luftën e fundit 1997-99 dhe pakon e Ahtissarit, e cila jo krejt në heshtje u pranua, gjithnjë në dëm të Kosovës
Shkruan: Qerim Pllana-Toplica
Në këtë vështrim kam marrë një shembull konkret në Komunën e Burimit, nxjerrë nga dokumentet, të cilat i disponon familja e dëmtuar, Mulaj nga fshati Orobërdë komuna në fjalë, d. nr. 31010 Republika e Kosovës, si objekt konteksti: Kompensimi i dëmit në vlerë të kontekstit 299415 euro. E tërë kjo proceduar mbështetur në Ligjin Nr. 03/1L-006 por e pazbatuar në praktikë. Burimi rrjedhë nga: Organizata joqeveritare Bamirëse: Ngritja e Zërit-Skenderaj, sajt w. w. w “Ngritja e Zërit”, Organizatë civile-bamirëse-qytetare e Republikës së Kosovës.
Kërkesa për Kompensimin e dëmeve të luftës, kundër qeverise se Republikës të Serbisë. Kjo çështje është perceptuar (ndarë) në disa pjesë; Pjesa e parë: Të dhënat në parashikimin e parashtruesit të kërkesës. Pjesa e dytë; Llojet e dëmeve për të cilat duhet të iniciohet procedura e kompensimit, nga viti 1989-1999 e më tutje, deri në parashikimin e kërkesës. Kjo tërësi ka të bëjë më:
- Humbjen e jetës, vrasja dhe zhdukja e anëtarëve të familjes,
- Lëndimi i trupit, invaliditeti, torturat dhe masakrimet
- Dhunimi, paraqitja e çrregullimeve psikike dhe sëmundjeve tjera si pasojë e luftës shkatërrimtare;
- Burgosjet masive dhe torturat ç`njerëzore nëpër burgjet serbe;
- Dëmet në objektet ndërtimore, grabitja e pajisjeve përkatëse varësisht nga të ushtruarit e veprimtarisë, apo uzurpimi i të njëjtave;
- Dëmet në pajisje, inventar, interier shtëpiak, makina-vetura, kamionë, apo makina dhe mekanizëm bujqësor me tërë pajisjet përcjellëse, të grabitura apo të shkatërruara, të djegura etj;
- Dëmet në pasurinë tjetër dhe të mirave materiale;
- Dëmet tjera të shkaktuara nga aparati shtetëror serb gjatë administrimit të dhunshëm të Kosovës nga 28 marsi 1989, si pasojë e anulimit të autonomisë, rrënimit të institucioneve ekonomike e shoqërore, dhunës shtetërore, sidomos humbjet pas dëbimit në mënyrë masive nga institucionet shtetërore të punësuarve shqiptarë në veçanti nga viti 1990, duke shkatërruar, fabrika, punishte, kombinate etj., me përmes masave të dhunshme etj.;
- Humbjet e shkaktuara për shkak të pamundësimit të shfrytëzimit të pasurisë; punëtorisë, makinave dhe mekanizmit të firmave, tokës punuese bujqësore, pemishteve dhe degëve tjera bujqësore, vreshtarisë, pemëtarisë, bletarisë etj.
Rasti konkret më Familjen Mulaj, për të cilën bëhet fjalë në këtë vështrim, radhitën dëmet e shkaktuara të cilat janë vlerësuar në euro, por nuk janë kompensuar as sot e kësaj dite. Rastet si të kësaj familje në Kosovë janë me qindra syresh, të cilat duhet të veprojnë me proceduar drejtë gjykatave ndërkombëtare deri të Bazelit, Hagës apo Salzburgut për dëmet në njerëz dhe në ekonomike.
- Familja Mulaj për vrasjen e anëtarëve të saj vlerëson dëmin në 600.000 euro;
- Masakrimi i anëtarit të familjes (babait)………………….…………….. . 800.000 -//-
- Zhdukjen e anëtarit të familjes ………………………………………………..800.000 -//-
- Dhunimi i anëtarit të familjes………………….……………………………….8.00.000 -//-
- Plagosja, sëmundja të munduarit dhe tortura…………………..……… 500.000 -//-
- Të qëndruarit në llogore dhe nëpër burgjet serbe…………………….. 200.000 -//-
- Dëmtimi trupor i përhershëm invaliditet……………….………………… 300.000 -//-
- Familja në fjalë bënë përshkrimin e hollësishëm të këtyre pasojave gjatë luftës, duke i paraqitur të humburit, të lënduarit të vrarët dhe të ndjekurit.
- Të cilët vlerësohen në……………………….…………………………… 2.99415 euro.
Themi se ky është vetëm një shembull prej qindra-mira shembujve të familjeve shqiptare, të cilat pësuan tmerrin, dëmet dhe mos gjetjen e t`pa gjeturve as sot e kësaj dite (tetor 2013).
Pjesa e tretë e këtij vështrimi, ka të bëjë me presona me të drejtë në kompensimin e dëmit, shtetas të Kosovës pavarësisht nacionalitetit.
U nisa nga një shembull konkret i Familjes Mulaj, e cili ka të bëjë me të zotin e shtëpisë, z. Azem Mulaj, afërsia me parashtruesin e kërkesës për (babanë), i lindur më 1915, paraprakisht i vrarë, pastaj i masakruar nga afërsia, (sa ishte i strehuar në fshatin Kaliçan më 13. 04. 1999). Në shënime figurojnë dëmet në njerëz të afërsisë, dajat, kushërinjtë, dëmet në kafshë, kallje të shtëpisë, ndjekja nga vendi i punës etj.
Anëtari i kësaj Familje, z. Ramë A. Mulaj, disponon dokumentacion të verifikuar nga të gjitha organet zyrtare kompetente të Kuvendit Komunal të Istogut, për humbjet, të cilat i pëson familja para dhe gjatë luftës shkatërrimtare në Kosovë.
Shtrohet pyetja, sa dhe cilat familje të dëmtuara në familjarë, dëme materiale dhe shkatërrime tjera nuk posedojnë dokumente si kjo e z. Ramë A. Mulaj. Megjithatë, neglizhenca, pasiviteti dhe pesimizmi i qindra-mira familjeve, sot e kësaj dite kanë mbet pa grumbullimin e fakteve dhe dëshmive, të cilët shtetin serb, herët e vonë e obligojnë që t`i kompensojë të gjitha dëmet materiale dhe ato njerëzore një për një.
Faktet, dëshmitë dhe dëshmitarët e gjallë në këtë fazë kanë rëndësi jetike, po aq sa ka përgjegjësi shteti i Kosovës ndaj të rënëve, familjeve të pësuara dhe të atyre, të cilat sot e kësaj dite përballën me të pa gjeturit, numri i të cilëve arrin mbi 2000 syresh. Shteti i Kosovës, udhëheqësit e saj ndaj qytetarëve të saj obligohen që në bisedime me Serbinë si çështje më rëndësi t`i shtrojnë edhe këto çështje bashkë me reparacionet e luftës. Se kur do të ndodhë kjo, rëndësia qëndron në atë se këto çështje juridikisht nuk vjetërsohen, por koha ka rëndësi në të jetësuarit e problemeve!
P. sh. Ramë A. Mulaj, kërkon dëmshpërblimin e largimit-suspendimit nga puna, torturat dhe lëndimin në njërin nga sytë, sado çështje kjo personale. Sa raste të tilla i kemi sot në Kosovën e pas luftës të dëmtuar nëpër organe të ndryshme trupore, gjymtime dhe lëndime me pasoja jetësore civilë te të dy gjinive të gjitha moshave, pa u përfshi rastet e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-së.
Kapitull i veçantë janë kolonizimet me radhë, uzurpimi i pasurisë (tokës punuese, arave, pyjeve kullotave, vreshtave, kopshteve mullinjve) etj.
Të kthehemi në fillim në Librin; Të dhënat faktike të z. Prof dr. Hakif Bajrami historian. Seria gjatë pushtimit ushtarak të Kosovës nga viti 1912, deri më vitin 1999, në Kosovë përdori disa kolonizime, duke krijuar gjenocid dhe katastrofë në Rugovë, Plavë, Guci dhe në tërë Kosovën etnike gjatë vitit 1919-1921, duke uzurpuar prona të patundshme, toka bujqësore të bukës, fusha, male (pyje), tokë me re, luadhe (kullosa), vreshta, mullinj etj në mira hektarë. Pronë autoktone të shqiptarëve e cila sot është çështja më e ndërlikuar që do zgjedhje të domosdoshme pa të cilën nuk mund të ketë paqe, qetësi as marrëdhënie të mira fqinjësore.
Pra, pas humbjes së njerëzve si kapitull më i dhembshëm, pason tjetërsimi, respektivisht zgjedhja e problemit të pasurisë së shenjtë, pronësisë së patundshme e okupuar dhe uzurpuar sipas fazave kolonizuese. Shih f. q. 233, “Extrait des archvves du Comite de la defense nacionale de Cossovo”. Kreu: “Catastrophe de Rougova de Plava et de Goussigne”. Statistikat flasin për 844 viktima, nga i pari në faqen 234 në të fundit Shaban Dema 255.
Në një dokument tjetër të nënshkruar nga Komiteti Për Mbrojtjen e Trojeve nënshkruar në Vlorë më 10 qershor 1921 nga prof. Bedri Pejani, dr. Kolë Batzi dhe dr. Assaf Tchami, thuhet se pjesa më e madhe e trojeve shqiptare, duke përfshirë Kosovën etnike, janë të pushtuara nga sllavet serb, malazezë dhe bullgar. Mbi popullsinë e robëruar është kah ushtrohet një dhunë e paparë ndonjëherë nga pushteti okupues serbo-malazezë. Edhe pse çështja është aktualizuar në çarqet ndërkombëtare, deri më tani, qershor 1921, nuk është ndërmarre asgjë!
Kapitull i dhembshëm dëmet në njerëz për t`pa gjeturit pronat
Është koha Serbisë t`i thuhen me fakte dhe argumente historike njëpërnjë të gjitha, duke kërkuar më këmbëngulje dëmshpërblimet në njerëz, toka, shtëpi dhe në të gjitha dëmet (reparacionet) e luftës së fundit, 1990-1999. Vetëm atëherë mund të ketë paqe, fqinjësi dhe raporte të mira ndërshtetërore. Nëse lejohen prapë lëshime të kësaj natyre me aq papërgjegjësi kombëtare, historia shqiptarëve do t`u përsëritet mos më keq. Serbia, politika dhe diplomacia e saj, në mënyrë rrënjësore duhet të ndryshojë qëndrimin ndaj kombit shqiptarë, duke i kryer të gjitha obligimet me të cilat obligohet me të gjitha konventat ndërkombëtare, sidomos të luftës së fundit shkatërrimtare të pasurisë dhe qytetarëve të pafajshëm civilë!
Pjesën më të madhe të pronave autoktone të shqiptarëve, sot e mbajnë pa kur fare të drejte ligjore, manastiret, ai i Deçanit, Patrikana e Pejës, i Deviçit, kishat anë e kënd Kosovës, madje edhe atje ku nuk ka, dhe nuk kishte kurrë element banuesish serbë! Duke ditur se shumica e kishave dhe manastireve në Kosovë, janë ngrehina mbi themelet e kishave ortodokse dhe katolike ilire-shqiptare.
Historikisht, prandaj mesjeta pas rënies së Shqipërisë nën pushtimin otoman, u errësua së tepërmi në dëm të hapësirës shqiptare në G. Ballkanik! Dominimi bizantin dhe ai sllavë, lënë jo sallë gjurmë të uzurpimeve të pamëshirshme të tokave, ngritjes së faltoreve dhe shembjes së kulturës autoktone shqiptare, duke ndarë popullsinë dhe historinë në dy-tri epoka, Iliri, Arbër-Shqiptarë (Shqipëri të robëruar) nga 1506 afro pesë shekuj nën sundimin e Perandorisë Otomane deri më 1912.,1913, kur gjysma e territoreve u pushtua nga sllavet.
Tani, këto janë pasojat shekullore të pushtimeve, lëvizjeve dhe uzurpimeve me radhë, përgjatë gjithë hapësirës, dikur ilire-dardane, më vonë Arbërisë dhe principatave, respektivisht, Shqipërisë në periudhën e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Luftërave 25-vjeçare, rënies definitive të tokave shqiptare nën pushtetin otoman. Copëtimi i mëtejmë i tokave nga sllavët dhe grekët pas vitit 1913-1990-1999 etj.
Janë pasoja të cilat vështirë zhdukën ose nuk mund të zhdukën, pa u bërë bashkimi kombëtar i të gjitha trojeve të uzurpuara dhe të ndara në gjashtë shtete në Ballkan! Shpresat për kompensimin e të gjitha llojeve të dëmeve, nuk duhet t`i humbin asnjë palë (familje a persona të dëmtuar)! Edhe pse Drejtësia nuk e ngrehi zërin e ndërgjegjes për dëmshpërblimin dhe kompensimin e atyre dëmeve në njerëz dhe në pronat e tyre të shenjta! Kapitull i veçantë pastaj mbetet numri i t`pagjeturve, i cili është sa i dhembshëm po aq i diskutueshëm për familjet të cilat presin me shpresa dhe me plotë ankthe..! Krimi, dëmet në njerëz dhe ato materiale nuk vjetërsohen. Atëherë nëse Drejtësia është kah vonon, ajo një ditë patjetër duhet të veprojë!
Këto fenomene tragjike-njerëzore, për habi heshtën dhe në këtë fushatë aktuale zgjedhore komunale vendore! Athua pse, çka fshihet pas tërë kësaj shëmtie?! Mos janë në pyetje; “raportet (shembullore) fqinjësore serbo-shqiptare”, për të cilat nuk ka asnjë (akt) të nënshkruar dhe të tumirur nga institucionet Kosovë-Serbi-BE, nga treshja (trojka) ecejake për çdo vikend; Prishtinë-Beograd-Bruksel dhe anasjelltas pa asnjë koment në vendin e vetë! Apo pse pavarësisht, Drejtësia më zërin e saj, një ditë obligohet të zbërthej tërë të vërtetën mbi pronat, ekonominë, dëmet në njerëz, të pagjeturit, pastaj paqen dhe fqinjësinë e mirë secili më fqinjin e vetë! Kur sesi për një “Ballkaniadë tjetër të re!
*(Autori është shkrimtar-publicist në masmedian kombëtare)