2013-12-04

Në vend të përkujtimit:26 Marsi 1990: Vullkani që tronditi komunizmin në Shqipëri


Nga: Profesor Neki Babamusta, Londër
Neki Babamusta

I vrau pushka e qeverisë
Në vitin 1950-52 vazhdoja studimet në Shkodër në shkollën pedagogjike 2 vjeçare me program të avancuar. Drejtor kishim z. Shaban Arra, figurë e nderuar e arsimit tonë kombëtar. Ai më ka nderuar duke më bërë një vizitë miqësore në familjen time në vitin 1956.
Me mbarimin e shkollës (korrik 1952) shkolla organizoi një ekskursion në fashtin Guri i Zi, Shkodër. Fshati dukej i heshtur sikur i kishte rënë hija e vdekjes. Tek tuk shihje vetëm fëmijë të vetmuar dhe disa gra. Me një shok u bëmë kurreshtarë dhe pyetëm një grua veshur me të zeza që kaloi rastësisht përpara nesh.
Ku janë burrat? – i thamë.
Si na hudhi një vështrim të shpejtë, dhe kur pa që ishim të veçuar, nëna e moshuar foli me mallëngjim: Burrat na i vrau pushka e qeverisë! (Sigurimi i Shtetit) Dhe pastaj u largua me shpejtësi.
14 janari 1990 – Revolta e parë antikomuniste në Shqipëri
Sipas rrëfimit të z. Bep Pjetri, Shkodër
Shkodra është jo vetëm trevë e patriotizmës, por edhe qendër e kundërshtimit kryesor të regjimit komunist. Kjo për faktin sepse diktatura komuniste manifestoi ndaj popullit të Shkodrës një qëndrim të egër.
Me 14 janar 1990 mijëra demonstrues si lëvizën në rrugët e qytetit me parrulla antikomuniste, u drejtuan për te busti i Stalinit në qendër të qytetit. Qëllimi i demonstruesve ishte që të rrëzonin statujën e diktatorit Stalin. Sigurimi i Shtetit veproi menjëherë dhe si bisha të tërbuara u vërsulën mbi organizatorët, duke përdorur edhe mjete të rënda. Sigurimi i Shtetit me forcë arrestoi 600 pjesmarrës të revoltës. Të arrestuarit u dërguan në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës, ku u keqtrajtuan duke i rrahur dhe gjakosur. Shumë nga organizatorët pasi i kishin torturuar në Shkodër, i dërguan në hetuesinë speciale të Tiranës. Ndërmjet të cilëve: Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monajka (i cili u vra në Vjenë, në mënyrë misterioze), Kolec Kublina, Flamur Elbasani, Ndoc Liqejza, Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nekolin Thana, Tonin Ndema, Nikolin Margjini, Klaudio Daka, e shoqja e Tef Curranit, Huana Kraja, Bac Bilali, Ylli Gërshana, Aldo Perizi, dy vëllezërit Alibali, një djalë i Guciajve, e motra e Vera Omarit, dy vëllezërit Haxhi, etj.
Revolta e parë antikomuniste e Shkodrës qe preludi i fillimit të lëvizjeve të mëdha antikomuniste në Shqipëri.
Rusët çkurorëzojnë Filozofinë ëndërrimtare të Marksizmit-Leninizmit
Në tetor 1917 me fitoret e revolucionit në Rusi fillon epoka famëkeqe e komunizmit. Nën rrezet përveluese të ombrellës së komunizmit do të futej bota lindore, po ashtu edhe Shqipëria.
Në Rusi jeton dhe punon një popull me vlera të larta historike, që e çmon lirinë dhe jetën. Për kulturë dhe shkencën botërore, populli rus është një thesar i paçmuar. Por, vepra gjakatare e tetorit, ia zveniti jetën popullit rus. Bashkë me miliona të vrarë nga pushteti komunist rus u rrënua totalisht edhe ekonomia sovjetike që mbështetej në sistemin e kolektivizimit.
Nikita Hrushovi (Khrushchev) ngre këpucën e tij lart në OKB
Ekonomia sovjetike po jepta shenja plasaritjeje. Udhëheqësi i Partisë Komunistë të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushovi doli me teorinë e “Bashkëegzistencës Paqësore” me qëllim që të sbuste pasojat e krizës ekonomike të socializmit dhe të bashkëpunonte me perëndimin.
Hrushovi, ndonësa i paftuar në New York, ai erdhi si kreu përfaqësues i delegacionit sovjetik në OKB. Gjatë debatit të seancës së OKB-së me 12 tetor 1960 Hrushovi skandalizoi të gjithë sallën. I tërbuar dhe inatosur nga kritikat e bëra nga delegacioni i Filipinëve, Lorenzo Sumulong për politikën e tij si dominante në Evropën Lindore, Hrushovi ngriti këpucën lart dhe i ra tavolinës, për t’i treguar perëndimit se Bashkimi Sovjetik është superfuqi.
Në foto: Nikita Khrushchev gjatë vizitës në Shba, OKB, shtator 1960
Gjatë vizitës në SHBA, Hrushovi bëri një vizitë në një fermë blektorale. Fermerët e pritën ftohtë. Aty pa se gjeli i dedit arrinte me peshë 25 kg, saqë kur e kapi i ra nga duart. Ndërsa një lopë jepte mbi 40 litra qumësht në ditë. Ai vërtetoi me sytë e tij të vërtetat e shkrimtarit sovjetik Ilia Erenburg, i cili në një libër kushtuar Amerikës, ngrinte lart ekonominë amerikane dhe standartin e jetesës.
Sistemi socialist u trondit nga kryengritjet e para që u bënë në Hungari dhe Çekosllovaki, ku trupat sovjetike i mbytën me gjak popujt e këtyre dy vendeve.
Në maj 1959, Nikita Hrushov bashkë me ministrin e mbrojtjes Marshal Malinovski bënë një vizitë zyrtare në Shqipëri për 12 ditë. Posaçërisht për këtë vizitë, Enver Hoxha ndërtoi rrugën e parë moderne në Shqipëri prej 20 km, nga Saranda në Butrint. Hrushovit i interesonte vlera strategjike e Shqipërisë. Ai kërkoi të vendoste raketat bërthamore në trullin e Shqipërisë dhe nëndetëse atomike në gjirin e Sarandës. Këtu u duk qartë natyra e tij prej agresori, sepse nuk ishte për paqen, por për luftën.
Në foto: Vizita e Nikita Kruhshev në Shqipëri, bashkë me Enver Hoxhën, në Apolloni
Gjatë rrugëtimit për në Sarandë Hrushovi kaloi në Kavajë. Hrushovit i bëri përshtypje indiferentizmi dhe pritja tepër e ftohtë e popullit të Kavajës dhe u interesua për të ditur emrin e qytetit. Kjo pritje e ftohtë u bë problem në Komitetin e Partisë së Kavajës dhe në Durrës. Por kjo ishte përgjigja që i jepte populli i Kavajës sistemit komunist.
Gjatë vizitës në Butrint, Hrushovi mospërfilli dhe kritikoi punën e arkeologëve ku dëshmohej historia dhe kultura mijëvjeçare e kombit shqiptar. Ai iu drejtua Enver Hoxhës dhe i tha:
“Pse punësoni kaq shumë forca dhe shpenzoni fonde për gjëra të vdekura? I leni Grekët dhe Romanët tek antikiteti i tyre.” Pasi thirri Malinovskin, dorën e tij të djathtë, i pëshpëriti në vesh, “Shiko sa e mrekullueshme. Këtu mund të ndërtojmë një bazë ideale për nëndetëset tona. Këto gjërat e vejtëra duhen gërrmuar dhe hedhur në det. Mund të ndërtojmë një tunel përmes maleve për në anën tjetër,” – duke drejtuar gishtin tek fshati Ksamil. “Do kemi bazën më të sigurtë dhe ideale në Mesdhe. Nga këtu mund të sulmojmë dhe paralizojmë çdo gjë.” (nga Përshkrimi i vizitës sipas Enver Hoxhës, botuar në 1980).
Gjashtë muaj më pas, Enver Hoxha prishi lidhjet me Bashkimin Sovjetik në mbledhjen e 81 partive në Moskë, tetor 1960, dhe u lidh me Kinën komuniste.
Gjatë vizitës në Butrint, ku Kruhshev bënte planet për bazat nëndetëse ushtarake
Demonstratat e para antikomuniste në Kavajë (1988-89)
Gorbaçovi, kryereformator i madh dhe burr shteti, shihte tek komunizmi një sistem pa prespektivë, që i kishte sjellë popujve sovjetik mjerime e vuajtje të mëdha. Që kur erdhi në fuqi në 15 Mars 1990, Gorbaçovi filloi veprimtarinë e tij për shkatërrimin e sistemit komunist dhe të bllokut komunist të vendjeve të lindjes, nën vartësinë e Bashkimit Sovjetik. Bëri marrëveshje me Gjermaninë për bashkimin e Gjermanisë Lindore me atë Perëndimore, duke shembur murin e Berlinit me 9 nëntor 1989. Ai me guximin e tij bëri edhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik duke thënë se nuk i mbaj me zor të bashkuar.
Në foto: Gorbachev tek Branderburg Gate, në 1986 gjatë vizitës në Gjermaninë Lindore
Nga fundi i viteve 1980, blloku komunist i lindjes po shpërbëhej, duke përmbysur regjimet totalitare nga revolucionet demokratike të këtyre popujve. Në këto momente historike, fatet e Kombit shqiptar, ku sundonte regjimi më i egër dictatorial, i mori në dorë inteligjenca demokratike. Intelektualët e shquar të Shqipërisë, si Dr. Sali Berisha, profesor Ylli Popa, Ismail Kadare, Genc Pollo, Azem Hajdari, etj, me shkrimet e tyre të guximshme sensibilizonin popullin tonë, që i bashkuar, të ngrihej për të fituar kohën e humbur: të rrëzohej diktatura staliniste.
Populli i Kavajës, si e tërë Shqipëria, duke provuar më tepër peshën e tiranisë komuniste, i izoluar nga dija perëndimore, nuk duroi më që të trajtohej si robotë skllevër, për ca skllavopronarë e pashallarë e kuq.
Me besë e trimëri populli i Kavajës që i pari që rrëmbeu flamurin e lirisë kundër komunizmit. Në mënyrë të vetëdijshme, me një organizim të përsosur të brendshëm, që në verën e vitit 1988 filluan grevat e para të sindikalistëve demokrat, nën drejtimin e Nazmi Rrolit, Fatmir Veliut, Skënder Gërrmani, Viktor Rrapi, etj. Këta organizatorë u vunë në krye të grevës së punëtorëve të poçerisë, të ndërrmajes leshpunuese dhe të fabrikës së qelqit. Punëtorët protestonin kundër shkurtimit të vendeve të punës, duke i pushuar nga puna me pretekstin e mungesës së energjisë elektrike, të lëndës së parë. Rregjimi komunist i detyronte punëtorët me forcë që të shkonin për të punuar në kooperativë bujqësore. Rinia, si forca më e shtypur, ishte ajo që i dha tonin luftarak lëvizjes demokratike antikomuniste.
Në v. 1988-89 të rinjtë e Kavajës vazhdonin të shpërndanin trakte antikomuniste në lokalet e tregëtisë, në shkolla, në fshatëra si Synej. Ato kryenin veprime për heqjen dhe grisjen e parrullave komuniste. Të rinjtë e Kavajës grisën portretin e diktatorit në gjimnazin e Kavajës dhe në S.M.T. (stacioni i Makinave dhe Traktorave) me autorë: Qazim Kariqi, Dik Ejupi, Alket Alushi, Xhevat Hylviu, Artan Lajthia, Adem Hylviu, Arben Goga, Artan Çelhyka, etj. Këto ishin goditje e fuqishme, që sollën çoroditje në udhëheqjen e partisë dhe të organeve të Sigurimit të Shtetit. Këto lëvizje ishin tronditje të forta kundër ferrit komunist dhe lajmëtare të një tajfuni të fuqishëm.
Përballë vdekjes: një popull i tërë me djemtë e tij, nga ana tjetër, gjelatat e kuq, që me qetësi të prishur hartonin plane për hakmarrje…
Kavaja u mbush me fytyra të panjohura, të egërsuara dhe të etura për gjak. U rrethua me ushtri, ndërsa ujqërit e “326”- ës (forcat speciale të ndjekjes së sigurimit), u lëshuan nga zinxhirët. Nuk pushonin së rrahuri receptorët e telefonave nga Durrësi e Tirana. “Të bëhen zap huliganët!…” Djemtë e Kavajës nuk ishin huliganë, por gladiatorë të lirisë, asllanë të Shqipërisë, stërnipër të Skënderbeut dhe Naimit, që u futën të parët në vallen e vdekjes për liri.
Të rinjtë demokratë që u vunë në ballë të demonstratave ishin: vëllezërit Kariqi, Kazazi, (djemtë e Idrizit), Cara (djemtë e Lalës), Rrica, Gjoni, Veliu, Rrugeja, Tallushi, Shtini, Beçerri, Bizhdili, Hylviu, Ilir Babamusta, Osman Babamusta, Eqerem Hoxha, Dik Ejupi, Vasil Duro, Artan Kacani, Saimir Islami, Tahir Okshtuni, At Cara, Kasem Gjoci, Ver Zeqiri, Çezaj Petja, Fatmir Musaj, Et Sajgeri, Vullnet Çela, Lulëzim Berati, Artan Çelhyka, Et Duria, Eqerem Skuqi, Bardh Murati, Hasan Gjeçi, Ali Kallasi, Kristaq Tutulani, Arben Karkini, Hamdi Myftiu, Ilir Rrena, Artan Lajthia, Alket Alushi, Bardh Uzuni, Tanush Berberi, Madrid Pojana, Deud Elmazi, Mit Gjika, Ibrahim Elezi, etj.
Nëpërmjet veprës heroike të këtyre të rinjve mësojnë organizimin e tyre të përsosur tepër sekret. Veprimtaria e tyre ishte e ndarë në bazë të lagjeve, me një qendër kryesore ku komunikonin njëri me tjetrën. Dyqani i bukës, ku punonte  Qazim Kariqi, qyqani i mishit i Eqerem Skuqit, shtëpia e Fatmir Veliut, e Idriz Kazazit dhe Adil Alushit, e Jak Shtinit, që kishte veprimtar besnik Osman Babamustën, shtëpia e Josif Budës, shtëpia e Xhevat Hylviut, etj, organizohej puna e përbashkët, këmbesheshin mendime, shkruheshin dhe merreshin trakte me shkrime: Komunzmi po vdes! Enverin do e nxjerrim nga varri!…
Përgjakja e 26 marsit 1990
25 mars 1990 zhvillohet ndeshja midis Besës dhe Partizanit. Sipas vendimit marrë 10 ditë më parë, çdo i ri demokrat, do të mbante me vete veprat e Enverit, dhe mjete mbrojtjeje. Grupi prej 15 vetësh drejtohej nga një person i caktuar. Sipas vendimit, në minutën e 80 të gjithë tifozat në stadium do ngriheshin në këmbë me sinjalin e parë. Dhe me të vërtetë, i tërë stadiumi, me mijëra qytetarë, u ngritën në këmbë, duke grisur veprat e Enverit publikisht. Pjesëmarrësit në stadium shpërthyen me thirrjet: Poshtë komunizmi! Enver Hitler! Poshtë diktatura! Liri Demokraci! I tërë populli këndoi në një korr të vetëm: “O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje ja liri, se mjaft në robëri.”
I riu Betim Misiri, çau kordonin e policisë dhe u fut në mesfushë, për të ngritur dhe mbajtur lart moralin. Ndërsa populli këndonte këngë patriotike, policia e veshur me skafandra, me armë zjarri, e ndihmuar nga oficerët e sigurimit, u sulën drejt demonstruesve. Përleshje e përgjakshme!
Televizioni mundohej me urdhërin e kryetarit të degës, të identifikonte autorët, organizatorët, por më kot. Policia gjakosi dhe burgosi dhjetëra të rinj. Ndërmjet të cilëve, dhe vëllezërit Rexhep dhe Ilir Rrugeja.
Si kundërpërgjigje të reprezaljeve të policisë dhe burgosjes së shokëve, të cilët u torturuan, qendrat drejtuese të demonstratës morën vendim unanim që me 26 mars 1990 të bëhej një demonstratë tepër e fuqishme. Me besë Arbërore liria do përleshej me vdekjen. Sipas vendimit, bashkimi i demonstruesve do bëhej tek parku i qytetit të Kavajës, në orën 5 pasdite. Qazim Kariqi kishte lajmëruar elektrikun që në orën 7 të fikeshin dritat. Disa qindra të rinj u grumbulluan para godinës së policisë me thirrjet: Vrasës lironi shokët tanë. Aty dëgjoheshin edhe thirrjet vajtuese të nënave dhe motrave të djemve të Kavajës, që protestonin për bijtë e tyre. Të rinjtë goditën me gurë policinë, sulmuan godinën dhe makinave përreth iu vu zjarri. Policia u struk ndër bodrume.
Pas 15 minutash demonstruesit shkuan tek Komiteti i Partisë, duke i vënë zjarrin dhe shkatërruan çdo gjë.
Demonstruesit, të ndarë në disa grupe, krahshtërnguar, manifestuan nëpër qytet me parrulla kundra komunizmit. Çaste më emocione të jashtëzakonshme! Të bëhej zemra mal tek shihje këto djelmosha krahshtërnguar, që ishin nderi dhe lavdia e kombit. Për altarin e lirisë po dhuronin edhe jetën e tyre rinore. Sërish populli u bashkua me demonstruesit. Tronditi tokën nga të rinjtë zemërluanë.
Në atë kohë, unë ndodhesha në shërbim (dezhurn) në Komitetin Ekzekutiv të qytetit. Bie zilja e telefonit:
- Alo, – dëgjohet një zë. Dhe më pyet: Çkemi nga Kavaja?
- Asgjë, – i thashë. Po bie shi tropikal. Siç duket do kemi pranverë të begatë! Mos u shqetësoni.
Shtëpia ime ndodhej tek parku, pranë policisë dhe komitetit të partisë.  Gruaja ime, bashkë me vajzën e vogël, duke parë skenën reale dhe ngjarjet tronditëse vrapuan tek puna ime për të më paralajmëruar.
Me 28 mars 1990, Sigurimi i Shtetit arrestoi dhjetëra të rinj dhe i torturoi në polici. Tortura të tmerrshme provuan Fatmir Veliu, Qazim Kariqi, Vasil Duro, Jak Shtini, Xhevat Hylviu, Rexhep dhe Ilir Rrugeja, etj, të cilët i dërguan në hetuesinë e Durrësit. Sërish natën e 28 marsit e deri në mëngjes qindra gra, vajza, prindër të familjeve të arrestuera dhe banorë të tjerë të qytetit protestuan tërë natën para Degës së Punëve të Brendshme. Britmat e nënave dhe vajzave me të qarat e tyre dëgjohej shumë larg, me thirrjet: Kriminelë, ju ka ardhur fundi. Lëroni fëmijët tanë!
Por bishat komuniste ishin bërë më të egërsuara, sepse po i ikte pushteti, po humbisnin parajsën. Në Durrës, bazuar në thëniet e të rinjëve demokrat të burgosur, i torturojnë, duke përdorur edhe pistoletën elektrike. I lejnë pa bukë, pa gjumë, duke kërkuar me çdo kusht organizatorët. Xhelatët e kuq, kur e panë se as torturat fizike dhe psiqike nuk i nënshtruan të rinjtë demokratë, i dënojnë me burgime me aktakuzën: Axhitacion e propagandë, përmbysje e pushtetit me dhunë, dhunim me forcë i Degës së Punës së Bredshme dhe i Komitetit të partisë. Vuajtjet e këtyre të rinjve qenë edhe më të tmerrshme. Disa prej tyre u lirian prej burgjeve në prag të fitores së Demokracisë me 22 mars 1992.
Me këto veprime legjendare Kavaja u bë për pushtetarët e kuq, thembra e Akilit. Për Shqipërinë, zemra e saj. Ndërsa Evropa dhe Perëndimi, kthey krytë me respekt tek rrezatimet që përhapte ky qytet. Lajmet që përhapeshin për Kavajën se “çpo bën Kavaja”, “presim nga Kavaja” ishin shumë domethënëse.
Disa nga demonstruesit e 26 marsit, që sulmuan policinë në Kavajë:
(nga libri i Rexhep Rrugejes, Stadiumi ‘Besa’ dhe ngjarjet e 1990 në Kavajë”)
1. Qazim Kariqi
2. Artan Kaçani
3. Dik Ejupi
4. Xhevat Hylviu
5. Fisnik Gjoni
6. Ar Gjoni
7. Genci Gjoni
8. Ylli Gjoni
9. Zabid Karkini
10. Arbën Bala
11. (Panokja) Zamir Kallasi
12. Ali Kallasi
13. Çim Kallasi
14. Gëzim Çelçima
15. Arbën Karkini
16. Gëzim Babamusta
17. Fatmir Veliu
18. Mit Gjika
19. Hasan Karkini
20. Bert Gagu
21. Ervin Gabo
22. Astrit Gega
23. Zan Sedja
24. Nuz Sedja
25. Fatmir Musai
26. Agim Bala
27. Gëzim Kola
28. Daut Elmazi
29. Sali Elmazi
30. Vullnet Leka
31. Hasan Leka
32. Lik Shehu
33. Altin Derjaj
34. Hamdi Kuli
35. Luan Xhihani
36. Sil Durja
37. Ilir Mançeçi
38. Ilir Musta
39. Çim Kazazi
40. Spartak Kazazi
41. Gazment Kazazi
42. Ilir Kapllani
43. Artan Kanapari
44. Tahir Okshtuni
Përleshja e 10 korrikut 1990
Dragonët e kuq të sigurimit u sulën sërish si qena të tërbuar. Të rinjtë e Kavajës dhe populli i tij heroik qenë ata që në gjimnazin e Kavajës, në fillim të viteve 1990 hudhën veprat e Enver Hoxhës përtokë dhe detyruan një lider të komitetit qëndror të P.P.Sh.-së të kalonte mbi këto vepra.
Lëkundje të tjera të fuqishme u ndien në tërë Shqipërinë. Forcat speciale të sigurimit të 326-ës u sulën në Kavajë me 10 korrik 1990 duke goditur, rrahur dhe qëlluar edhe pleq. Sërish përleshje gjakatare mes të rinjve dhe sigurimit tek lagja afër kishës. Nga plumbat e sigurimit, bie hero luftëtari i parë demokrat, i riu Josif Buda.
Me arkivol, mbuluar me flamurin kombëtar, mbi 20,000 qytetarë e fshatarë protestojnë kundër kësaj vrasëse barbare. Një popull i tërë me arkivolin në duar duke shëtitur nëpër qytet bëri betimin: hakun do ta marrim! Skena urrejtjeje të paimagjinueshme nga populli. Griset dhe digjet portreti i Ramiz Alisë, që nuk u bë Gorbaçov.
Si e tërë Shqipëria, edhe në Kavajë, pas Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990 në Tiranë, u vendos pluralizmi politik. Ditët e lirisë po afronin. Me fitoren e Demokracisë, shumë prej këtyre të rinjve iu akordua titulli i lartë nga Presidenti i Republikës, “Pishtar i Demokracisë”.

Nga Ermira Babamusta:“Jetë të Riciklueshme”

Blerina Goce









Kohë më parë(vërejtja e redaksisë)filmi i shkurtër “Jetë të Riciklueshme” me natyrë artistike portret – dokumentar realizuar nga Blerina Goce u shfaq në festivalin “Young Albanian Filmmakers Festival” në New York. Festivali, organizuar me sukses nga Bujar Alimani u mbajt në Manhattan, tek Producers Club. Dokumentari cek temë sociale dhe rrezikun me të cilin përballet një familje dhe lagje në Shqipëri nga ndotja dhe mbeturinat në ambient.

 jete e reciklueshme2

Shqipëria, është para një momenti të madh që hap sipas meje një epokë të re në historinë tonë, atë të europianizimit. Filmi dokumentar normalisht ka shumë për të reflektuar dhe adresuar këto probleme të zhvillimit. Shpresoj që institucionet e filmit në Shqipëri të zgjohen dhe të jenë në një hap me kinemanë shqiptare. Në fund të fundit shpresoj që të gjithë të kemi mundësinë dhe mbështetjen për të bërë filma qoftë dhe duke ngjallur debatin publik për çështje që shqetësojnë realisht shoqërinë tonë,” u shpreh Blerina Goce.

 

“Shoqëria shqiptare  vitet e fundit po përballet me problemet mjedisore që sa vijnë e bëhen më të mprehta. Prej kohësh po kerkoja të gjeja mjetin më të mirë për të shprehur pikërisht disa shqetësime të miat dhe jo vetëm. Mundësia mu krijua me uorkshopin për kineastë të rinj të organizuar nga Akademia “Varaan” dhe Televizioni Francez Arte, në ambientet e Akademisë “Marubi” me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Unë, pasi fitova konkursin dhe m’u miratua projekti, m’u desh të përballesha jo vetëm me vështirësitë e natyrshme të trajtimit të kësaj teme, por edhe me pengesa të shumta per të cilat mu desh t’i drejtohem për mbrojtje Zyrës së Të Drejtave të Autorit. Ndoshta kjo është rrjedha normale e filmave dokumentarë, që atakojnë interesa të caktura,” shtoi ajo.

 

Violeta Mirakaj, Bujar Alimani, Arta Kallaba, Ermira Babamusta dhe Lola Luma, Nata e ndarjes se cmimeve ne festivalin YAFF, New York
Violeta Mirakaj, Bujar Alimani, Arta Kallaba, Ermira Babamusta dhe Lola Luma, Nata e ndarjes se cmimeve ne festivalin YAFF, New York

Në natën finale, juria e përbërë nga Arta Kallaba (kryetare), Ermira Babamusta dhe Violeta Mirakaj shpalli listën fituese të filmave të përzgjedhur të festivalit. Filmi “Jetë të Riciklueshme” me regji të Blerina Goce fitoi çmimin “Best Documentary” (Dokumentari më i mirë).   Filmi ishte një nga filmat më të pëlqyer dhe diskutuar nga pjesëmarrësit gjatë Q&A pas shfaqjes së filmave dhe u fol shumë për temën reale dhe të guximshme të trajtuar nga Blerina Goce.

 jete e reciklueshme

Së pari dua të falenderoj regjisorin Bujar Alimani dhe Alfred Tollja si nismëtarë të këtij aktiviteti, të cilëve ju ka pëlqyer filmi im që në momentin e parë që e kanë parë. Gjithashtu falenderoj dhe të gjithë selektorët që përzgjodhën për të qenë pjesë e festivalit. Pas një rruge të vështirë jam e lumtur që filmi më në fund pati premierën në Nju Jork dhe që në shfaqjen e tij të parë nderohet me çmimin Dokumentari më i mirë. Për më tepër më kënaq diskutimi i gjerë që ka hapur filmi midis bashkëkombësve tanë në SHBA.

Për mua është shumë e rëndësishme që një “erë e re” po fryn në kinemanë shqiptare dhe është për tu vlerësuar që filmat e autorëve shqiptarë tashmë mund të shfaqen në Nju Jork apo kudo tjetër në botë, madje edhe përpara se të kenë premierën në Shqipëri.  Më gëzon fakti që ndër filmat e paraqitur, shumica kishin si autorë regjisore femra, si dhe fakti që janë vlerësuar nga një juri femërore. Mendoj se edhe në Shqipëri po lind një gjeneratë e re kineastesh femra , ashtu si edhe në Kosovë, e që si këto të fundit, do të mund të sjellin një kinema tjetër, që do të vlerësohet edhe jashtë kufijve shqiptarë,” tha regjizorja Blerina Goce.


Krahët e lirisë dhe Rini Monajka


Ndër mejtime 
avatar

ARLINDA ÇAUSHOLLI

Rini Monajka. E njeh kush? Pak nga qyteti im… Për më tepër Shkodra ka patur lëvizje sociale të sinkronizuar me vrullin e Drinit kur është i inatosur. Se mos vetëm Shkodra.
Në ditët e sotme do të ishte mbase një nga djemtë më të lakmuar të pjacës... Prejardhje austriake, i edukuar, dashurues i gjuhëve të huaja, futbollist i talentuar, i pashëm, inteligjent, kurajoz, idealist i lindur dhe i trashëguar. Ka qenë një nga organizatorët e demonstratës së parë antikomuniste në Shkodër në janarin e ftohtë të vitit 1990, atëherë kur sundimi komunist ishte ende shumë i fortë dhe hijet e frikës flinin në krevat bashkë me të gjithë ne. Nuk jeton më. 

Kush i qëndroi në këmbë diktaturës që uli në gjunjë dy milionë shqiptarë duhet të ketë qenë hero. Heronjtë nderohen. Për më tepër kush ngriti kokën dhe pa drejt e në sy dorën që e vrau, duhet të ketë patur një zemër ndryshe nga e jona, dhe mendjen e ndritur, ndryshe nga errësira që ka mbërthyer sot mendjet e të gjithëve ne. Monajka me shokë ishin organizuar me ganxha dhe litarë sepse në një demonstratë shkodranësh, të qytetit dhe rrethinave, do të hiqnin bustin e Stalinit atë janar. Kishin përgatitur dhe një orator. Nuk ia dolën dot. Informacioni ishte përhapur siç dimë ta bëjmë ne mirë, dhe në Shkodër kishin zbarkuar agjentët e sigurimit. Përbindshmëria e grahmave të fundit. Ka patur shumë arrestime atë ditë, ka patur shumë tortura çnjerëzore në ditët në vijim dhe vendime burgimesh. Monajka vetë u rrah dhe u dëmtua barbarisht, në mënyrë të pakthyeshme. Nuk e di a gjallon më ajo qënie që e bëri thuajse të vdekur.
Rini MonajkaU dërgua në dy burgje, përfshirë Burrelin. U lirua në vitin 1991, por fizikisht dhe mendërisht ishte transformuar. Më saktë, deformuar. Vdiq në Austri në 1997. Pranë nuk kishte asnjeri. Për kujtimin e zbehtë të tij flitet dhe shkruhet vetëm nga shokët e vet. Me copëza zemre. Siç dinë ta bëjnë vetëm shokët.


Përherë jam përhumbur për të vijëzuar në mendjen time një njeri që arrin të njohë shijen e lirisë. Nuk ia kam dalë dot. E kam të pamundur të përshkruaj idenë se si duhet të jetë njeriu që arrin ta dallojë, të sakrifikojë, të luftojë dhe të japë jetën për të, kur gjithë të tjerët bëjnë të kundërtën. Nuk po shkruaj për heronjtë e mesjetës dhe rrëfimet kalorsiake që na i morën mendtë kur ishim fëmijë dhe zemrat kur u rritëm dhe ca. Po flas vetëm për 22 vjet më parë, kur një 37 vjeçar fliste me zë të lartë për lirinë dhe pëshpëriste me zë të shkujdesur për frikën. 

Flijimet për liri nuk mund të harrohen. Njihen, mësohen, përcillen dhe gdhenden diku. Meqë jemi në valë heronjsh, të merituar apo jo, dhe festa është e lirisë, ata që e shkruan dhe janë pjesë e së shkuarës dhe të sotmes që po jetojmë, e meritojnë të përmenden. Brezi i ri do t’i dëgjonte gojëhapur bëmat e tyre dhe do ta kuptonte më mirë se cila është vlera e ditëve që po jetojmë, për meritë të kujt po i jetojmë, e kujt është taksa e lartë e gjakut që u pagua, dhe nëse ia ka vlejtur jeta e këtyre guximtarëve. 

Rini Monajka. Meqë është festë... dhe jemi përpjekur rrëmujshëm të zbukurohemi... apo të ngjyrosemi ku me shije dhe ku pa shije....të paktën të kujtojmë të pazënët në emra dhe të fortët në kujtime. Ata që i dhanë Shqipërisë shtysën drejt demokracisë dhe ua ndriçuan rrugën të tjerëve. 

Para një pjese dekorimesh të pabukura të kryeqytetit dhe ca flamujsh prej cope të holluar dhe të dalë fijesh nga era e lirisë së vendit tim, duhet të ketë plot emra që duhen nderuar. Fundja, më mirë një kujtim i mirë se një flamur me çmim të lirë./blogs/nder_mejtime/krahet_e_lirise_dhe_rini_monajka-378-6.html#sthash.OwjYcN3X.dpuf

RIN MONAJKA (DUKAGJINI)

Nga Fritz RADOVANI:

RIN  MONAJKA (DUKAGJINI)


(1953 – 1997)

 
●Në 60 vjetorin e lindjes... (11 Qershor 1953 – 1 Maji 1997)

Muri i Berlinit ra! Ora e Lirisë nuk ndalej!

            Në dhjetorin e 1989, Çaushesku jep shembullin e “ruejtjes së parimëve komuniste”...
            Shqipnia vazhdonte udhën e martirizimit komunist.
            Me 14 Janar 1990, u thye njëherë e përgjithmonë miti i atij sistemi përbindsh!
            Demostrata e heshtun në Sheshin e Dëshmorve të Shkodres, njofton Tiranën endè të kuqe, se komunizmit gjakatar i erdhi fundi!.. Mija vetë të grumbulluem në atë Shesh, presin rrëzimin e bustit të diktatorit gjeorgjianokomunist Stalin. Mija vetë drejtue sytë nga toka, presin kur po shprazën mbi kokat e tyne automatikët nga dritaret e hotel Turizmit, Sahatit Inglizit, hetuesisë apo apartamentit mbi PTT e qytetit, që ishin të mbushun me sampistë kriminel të ardhun nga Tirana, vetëm për gjakderdhje e masakra ndaj Rinisë “rebele” shkodrane.
            Angazhimi i Ramiz Alisë: “Edhe bar do të hajmë e parimet nuk i shklasim!..”, asht krimi ma i madh kundër Popullit Shqiptar! Po, a u mjaftue me kaq ?
            - Jo, sëpse në mbrendsinë e tij ziente krimi. Këte e vërtetojnë kufomat e djelmëve të rijë, të mashtruem ndër kufinjë, të shporuem nga qindra plumba automatiku dhe të lidhun në hunjë me tela me ferra, tue u shetitë ndër pjacat e qyteteve...të të gjithë Shqipnisë.
            Rinia Shkodrane ka vendosë me u vetsakrifikue!
Mungonin disa djelmë të cilët një natë maparë ishin tradhëtue e kapë nga forcat speciale të ardhuna për këte qellim nga Tirana, të kryesueme nga krimineli Zylyftar Ramizi...
Mikrobuzët e bardhë të poliklinikës vazhdonin fotografimet dhe gatishmëninë!
            Tek sheshi qendror i Deshmorëve mungonte edhe Rini Monajka, djali trim që kishte njoftue Ambasadën Gjermane për aksionin e organizuem me këte rasë. Rini ishte ndër kryesorët e kësaj vepre heroike, me të cilën do ti tregohej Botës mbarë se, në Shkoder gjaku i Martirve të ramë nën shpatën e diktaturës komuniste, po vlonte në damarët e Rinisë, dhe se, Gjaku i Atyne Martirëve nuk kishte shkue huptë...Mungonin edhe kriminelët Shyqyri Qoku me shokë...
            Numri i të arrestuemëve i kalon të 120 të rinjë dhe të reja, që torturohen mizorisht nga organet e Sigurimit. Një pjesë përcillen për Tiranë ndër labirintët e zymta të Ministrisë së terrorit. Shumë familje në ankth nuk dijnë as ku i kanë djelmët e vajzat e tyne.
Diktatura komuniste me buzët e saja të gjakosuna, vazhdonte zgerdhimjen sikur të mos kishte ndodhë asgja në vendet e Europës Lindore! Flamurtarët e diktaturës krenoheshin...
            Mbas disa muej tortura e vuejtje një grup u dënue me nenët 57 dhe 55 të Kodit Penal të RPSSH, që ishte në fuqi më këte motivacion: “Për krijimin e një organizate kundër revolucionare me karakter antisocialist. Për krime kundër Shtetit dhe për përmbysje të tij me dhunë...”, pra, siç shihët, rruga e hetimëve të çonte drejtë plumbit. Spaçi e Qafë Bari...ndertonin socializmin!
            Rin Monajka ishte nder kryesorët organizatorë me Gjergj Livadhin, Dedë Kasnecin dhe djelmë të tjerë që nuk e “njohën” friken e sigurimit katil të shtetit komunist.
Katilëve nuk i mjaftonte fraktura e kafkës së kokës së Rinit në tortura, por duhej të vuente edhe burg nder kampet e shfarosjes. Qendrimi i Tij burrnor asht një model i qendresës kundrejt diktaturës terroriste ma mizore që ka përjetue Shqipnia për 47 vjet. Ndonse, nga kjo, Rini u torturue me mjetet ma të paligjëshme, endè sot askush nga kriminelët nuk ka mbajtë asnjë përgjegjësi, përveç asaj që terroristët janë të penduem për çka nuk kanë mujtë me ba!..
            Kampi i Qafë Barit dhe Burgu i Burrelit ishin e ardhmja e Rinit.
            Një çudi ndaj kësaj demostrate në Shkoder ishte qendrimi jo dashamirës i të gjitha shtetëve fqinjë. Jugosllavia sigurisht parandjente diçka, e justifikueshme.
Një stacion i radios greke pak muej para kishte transmetue: “Sikur të hapën kufinjtë e Shqipnisë, nuk kanë me mbetë as breshkat aty, edhe ato do të ikin!...”, edhe kjo një e vërtetë.
            Italia si gjithnjë përsëriti qendrimin e saj që ka mbajtë përgjatë gjithë Shekullit XX. Ajo u tregue e gatëshme me ndihmue idealet e “socialistëve” të konvertuem në “demokratë” (I vuna nder thojza, mbasi asnjeni emen nuk ka ekzistue kurrë në drejtimin e shtetit që nga 1944).
            Me datën 16 Janar 1990, pra dy ditë mbas Demostratës, demokristjani i njohtun Roco Butiglone, jep një deklaratë për shtypin: “Me datën 14 Dhjetor unë isha në Shkoder, po gjendja në atë qytet ishte e qetë. Nuk më ka ra në sy ndonjë demostratë....”. Me plot gojë një turp për atë deputet të “demokristjanës” italiane. Ai me të vërtetë ka kenë në Shkoder, madje edhe në Kafe të Madhe, edhe i ulun tek dritaria e tretë pranë xhamit në krahun e djathtë të Kafes, sëpse, e kam pa unë me sytë e mij në ora 11.15’, pikërisht, kur në shesh ishin mbi 4000 vetë në Demostratën e heshtun...dhe zotni “demokristjanit” nuk i kishte ra në sy asgja, tue kenë jo ma larg se 20 ml., nga busti i Stalinit. E çka kishin me pritë shkodranët e masakruem nga këta “demokristjanë”..?
            Në vitin 1991 Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shkodres, vetë Kryetari Ferdinand Temali kërkoi me forcë lirimin e të dënuemve për rrëzimin e monumentit të diktatorit Stalin. Me pjestarët e grupit u lirue edhe Rini Monajka, ndonse i gjymtuem nga shndeti. Kur e takova mbas lirimit, ndjeva vërtetë një kënaqësi që Ky djalë i kulturuem ishte i lirë, gjithmonë me shpresë se do të përmirësohej edhe me shëndet, mbasi ngjyra e verdhë e ftyrës vazhdonte me e shoqnue... Ishte mirnjohës dhe nuk dinte sesi me u shpreh per ndihmen e madhe të Ferdinandit dhe BSPSh.
            Mbas lirimit nga burgu Rini, ashtusi shumë të tjerë që dhanë kontributin e Tyne tue rrezikue jetën për të ardhmën demokratike të Shqipnisë, u harruene...shumë shpejtë!
            Kishe shumë dëshirë që ti jepej mundësia e një kurimi të mirë kur mora vesh se iku në Austri...por ndodhi e kundërta...ndoshta,...autoambulanca që me 14 Janar 1990, qendronte para hotel Turizmit në Shkoder...e kishte ndjekë deri në Austri, deri në Villach, ku me 1 Maji 1997, Rini Monajka mbylli sytë pergjithmonë krejtë i vetmuem...si shumë Demokratë Shqiptarë!
            Sa pak janë këto rreshta per mirënjohjen që duhet të tregojmë për ditët e Lirisë që na solli Rini dhe Rinia Shkodrane, ndonse sot, Veprave të Tyne, u kanë dalë perzot shumë prej “atyne” që po kerkojnë me i harrue ose ma keq, me rikthye “disa” foto terroristësh..!
            Detyrohem me persëritë edhe njëherë një ide që kam shpreh prej sa kohe:
            Dikur, në krahun e majtë të monumentit të Stalinit ishte një gur mermeri i daltuem. Ishte mendue mbi Té me u vendosë një Shqipe me krah të hapun, simbol i së ciles ishte ruejtja nën krahët e saj: “Lavdia e Deshmorëve të Lirisë”. Njëditë guri kaloi nga turizmi...
            Do të ishte me vlerë për Qytetin e Shkodres, që në Parkun mbas Monumentit të Luigj Gurakuqit, të vëndoseshin disa Gurë të daltuem (25 X 35 cm.) me emnat e Martirëve dhe të Dëshmorëve të Shkodres... ku, në një prej këtyne Gurëve, duhet daltue edhe emni i nderuem i shkodranit Hero i Demokracisë:
                                             RIN MONAJKA (DUKAGJINI) 1953 – 1997.

Rinit! Në 60 vjetorin e Lindjes së Këtij Ylli, që shndritë në qiellin e Demokracisë!
                                                                                                               Autori...

Melbourne, 2013.

2013-11-30

Në vend të përkujtimit për poetin dhe shokun : Vdiq Abdullah Konushevci(1958-2013)




Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë,Vdiq sot më1 dhjetor 2013 në ora 6:00. Është njeri ndër poetet më të shquar shqiptar.

Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillore dhe të mesmë dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në Universitetin e Zagrebit dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në "Bota e Re" dhe "Rilindja".


Cikël me poezi nga Abdullah Konushevci


TRADHTIA

E përcolla me një pikëllim të fshehur
Në sy në buzë nën bark
I shihja gjurmët e tjetrit

Kur u ktheva
Në dhomë kishte rënë stuhia
Shtrati sikur ishte kthyer përmbys
Banja merrte frymë me vështirësi
Si një i sëmurë astmatik

Hodha shpejt e shpejt në shportë
Brekët këmishët çarçafët
Shtratin e shtrëngova mirë për këmbësh
Po hija po era e saj ishte kudo

E di se më nuk do ta takoj
Se tjetri në sy në buzë nën bark
Do të lexojë me pikëllim
Gjurmët e mia


Prishtinë, më 27 tetor 2010 



Si e krijoi Zojsi Dardaninë

Nuk dihet
Nga koka a nga kofsha
Zojsi nxori Dardaninë
Dhe e deshi, e deshi, shumë e deshi
Nga dashuri e madhe
Kish rrezik ta mbyste

Sot e atë mot
E varim në dardhë
Dashurinë e tij të madhe
Dhe kryqin e marrim në shpinë
Duke pritur të ndodhë mrekullia
Eshtrat i bëjmë grumbull
Në Kodrën e Kafkave



Vdekja e dytë e Gjergjit*


Kur derdhet atdheu në det
Shkulet shkëmbi fusha mali
Terri derdhet me shtëmba
Dhe thikat vezullojnë

Vlorën e zënë ethet e dridhet
(Babi, do t'i kenë tretur
Gjergjit eshtërat
Se Atdheu po derdhet
Përsëri në det)
Drilonit s'mund t'i them
Ji i fortë
Dritoni është bërë dhé

Dhe ata po e shohin
Se s'është kjo më
Lojë me qen e mace

* Vjershë për eksodin e madh në Shqipëri 


Duke pritur Gjergjin e Ri

Ai do të vijë
Ti do ta çosh patjetër
Ne do të dalim dhe do ta presim
Me tupan e me zurna
Do ta marrim do ta hipim
Lart mbi supe
Do t'i brohoritim
Derisa të mos kemi zë

Ai do të vijë
Se ne e presim
Si Shpëtimtarin si Shëlbyesin
Do të shkelë këmbëzbathur
Mbi Dheun tonë
Do të ndezë qirinj
Te varret tona

Ai do të vijë
Ne e shohim ëndërr përnatë
Është kripëgjatë
Dhe nuk i trembet bishës
Që s'na lë të dalim
Nga portat e qytetit

Ai do të vijë
Ta therë në fyt bishën
Do t'i pastrojmë puset
Do të gjuajmë peshk
Dhe shpesë dhe kafshë
Do t'i njomim flitë përsëri

Ai do të vijë
Se ne e presim
Se ne vdesim përditë e më shumë
Se qyteti bie erë kufomë


Kthimi i dritësorëve

Dritësorët do të kthehen
Me leshra të kërleshur
Me thonj të paprerë
Me trup-duar-fytyrëdheu

Do të përplasen brenda
Do të na zënë për fyti
Do të na shkulin për flokësh

Dhe ne s’do t’i shohim
Se ata janë prej drite
Se nuk bëjnë hije mbi dhé

Ata e kanë pushtuar
Zemrën e tokës
Dhe kupën e qiellit

Dritësorët do të kthehen
Të na mësojnë zejën e vdekjes
Të na japin pak zemër të tokës
Pak kupë të qiellit

Të dehemi dhe ne

Me hirin e zjarrit
Të mos jemi vetëm hije mbi dhé




Ëndrra... pastaj Vlora


Diqysh shkuam në një planet tjetër
Ku kishte bukë qumësht mish
Dhe s’kishte milicë
Shqiptarët ishin shumë të mirë
Preheshin hijeve
Hidhnin valle shesheve
Bënin dashuri të mëdha
Disi... kur hyri Vlora në dhomë
Babi mbrëmë me dy orë natë
Na shkallmuan derën përsëri
Ata që s’mund t’u zë emrin në gojë



Zonja Mëmë

Jam lodhur duke pritur
Zonja Mëmë
T’i nisësh shërbëtorët e Tu
(Dhe unë shërbëtor Yti jam)
Të m’i këputin hekurat

Jam bërë një ashtlëkurënajë
E ka rëndë
Dhe toka të më mbajë
Ku ta këput kokën
Mbështetur për muri

Ti Zonja Mëmë
Mos resht të m’i ledhatosh shpresat
Po mbahem për një fije floku
I bindur se është floku Yt i thinjur

Zonja Mëmë
Mendimet për Ty
M’i vrasin në rrugë
Po malcimet e plagëve
Ti m’i ndien
Dhe ballin rrëzon në shuplakë

Ti duhet ta dish
Zonja Mëmë
Kur më hipën zjarrmia
Ai kroi i cemtë
Që rrjedh dikund aty pranë
Je Ti

Kur më ngushtohen rrugët
Dhe e kam pisk

E di se Ti
Zonja Mëmë
Do të më hapësh një shteg
Se me Ty është liria
Dhe dashuria ime për Ty




Mungesa e lirisë


Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët

Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth

Nga duart nga yjet
Si nga një libër i hapur
Mund të parathoshe çdo gjë

Si fatthënë e rysur që ishe

Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet
Se në flokë
Në ballë
Në sy
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirisë




Skicë për një elegji

Ja
Kjo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe kjo këtu
Dhe kjo pranë saj
Dhe kjo tjetra
Dhe kjo dhe kjo dhe kjo

Ja
Dhe ajo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe ajo atje
Dhe ajo pranë saj
Dhe ajo tjetra
Dhe ajo dhe ajo dhe ajo



DHE IKIMI IKIM ...

Mbase ikim ikim ikim
Nga dhomat e mbushura ofshamë
Dhe dalim shesheve
Po sheshet janë të lara në gjak

Ndodh largohemi nga rrugët
Që klithin në fytyra fëmijësh
Dhe i mbyllim sytë
Kur Mezia i ngul ushtën
Demit tonë të Zi
Në Mozomazinë e përhumbur
Dheu na rrëshqet nën këmbë



MUNGESA E LIRISË

Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët
Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth
Nga duart nga yjet
Si nga një libër i hapur
Mund të parathoshe çdo gjë

Si fatthënë e rysur që ishe
Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet
Se në flokë
Në ballë
Në sy
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirsië

Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë, është shkrimtar i shquar shqiptar. Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në "Universitetin e Zagrebit" dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në “Bota e Re” dhe “Rilindja”.



Vëllimet me poezi

Pasqyrë dhe diell (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1979},
Rënia e mollës (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1981),
Pad jabuke (serbisht, "Jedinstvo", Prishtinë 1982),
Qerrja e diellit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1983),
Loja e strucit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1987),
Të qenët të mosqenë (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1990),
Pikat AD (poezi, "Papyrus", Prishtinë,2002),
Dashni dhe vdekje (poezi. "Nositi", Prishtinë, 2011)

Tekste shkollore dhe kritikë letrare

Gjuha shqipe XI (libër shkollor, "Dukagjini", 2004, 2009)
Demaçi, vepra letrare (monografi, "Nositi", Prishtinë, 2008)
Për poezinë (kritikë letrare, "Nositi", Prishtinë, 2008)
At Gjergj Fishta 1871-1940 (monografi, përgatiti për shtyp Abdullah Konushevci), NOSITI, Prishtinë, 2011)

Romani 'Gjarpinjtë e gjakut' i Adem Demaçit (artikuj të zgjedhur letrarë nga Abdullah Konushevci, kritikë letrare), NOSITI, Prishtinë 2011)

Përkthimet nga anglishtja

Rabindranath Tagore: Gitangjali dhe Mbledhja e frutave (“Rilindja”, 1988);
Ernest Hemingway: Dielli lind përsëri (botoi “Rilindja” në vazhdime, 1989);
Ikona e lotëve (film dokumentar” (2006), përkthyer nga shqipja në anglisht
Ludo Hupperts: Koncerti dhe tregime të tjera, SHB "Nositi", Prishtinë, 2008.

Përkthimet nga kroatishtja

Teofrasti: Karakteret (“Rilindja”, 1983),
M. Slaviçek: Pse të mos jemi derisa jemi (“Rilindja”, 1990),
Grup autorësh: Historia e letërsisë botërore, V (“Rilindja”, 1989) dhe
Milan Shufflay: Histori e shqiptarëve të Veriut ("Nositi", 2009)

Të tjera

Ka botuar me qindra artikuj dhe recensioni për letërsinë e shkruar dhe gojore, për gjuhën shqipe, si dhe ka përgatitur për shtyp (radhitje, faqosje) një numër të madh veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht.

Për veprat e Abdullah Konushevcit kanë shkruar: Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ibrahim Rugova, Vehap Shita, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Abdyl Kadolli, Merxhan Avdyli, Sabri Hamiti, Ramadan Musliu, Rushit Ramabaja, Milazim Krasniqi, Flori Bruqi,Ismail Belaj, Ismail Syla, Salih Bytyçi, Emin Azemi, Nazif Zejnullahu, Medi Memishi, Rrustem Geci etj.

 Flori BRUQI

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------



Ndërron jetë Abdullah Konushveci; Poeti i lirë, dhe i papunë!
SHARE THIS
Add to Delicious Share on FriendFeed Digg submit to reddit
TAGS
Violeta Murati



Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 55 vjeçare është ndarë dje, nga jeta poeti dhe studiuesi Abdullah Konushevci. Poeti prej kohësh ishte diagonstikuar me sëmundjen e tumorit, dhe është kuruar në Tiranë. Më poshtë botojmë poezinë e tij të fundit, testament për poetin; deklaraten ku denoncon Lidhjen e Shkrimtareve te Kosovës, si dhe mendimin në forumin e “standard” të 2012 për komunikimin kulturor mes trojeve





31 nentor abdullah Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 55 -vjeçare është ndarë dje, nga jeta poeti dhe studiuesi Abdullah Konushevci. Poeti prej kohësh ishte diagonstikuar me sëmundjen e tumorit, dhe është kuruar në Tiranë. Në kryeqytetin e Shqipërisë ai do të vëzhgonte zymtësinë dhe jetën e vrazhdë sidomos për ditët e tij të vështira. Poezitë e tij të kësaj periudhe flasin për këtë. Ndërsa në Kosovë i rrethuar më shumë me atmosferën e miqësië dhe njohjes më të gjerë ai mbeti një rebel i lirisë, dhe ndjesisë së skajshme të humanes. Mbi këtë të fundit, në prill të këtij viti ai i drejtohet Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës me një deklaratë të hapur, duke denoncuar e zbuluar njëkohësisht degradimin e shkrimtarëve, si qënie humane e treguar forcën e intelektualit, edhe pse në një pozicion të vështirë, i mbërthyer nga sinjalet e fundit për jetë. Kolec Traboini do të realizonte një sensibilizim masiv për sëmundjen e poetit, për t’i ardhur atij në ndihmë në kryerjen e një operacioni të rëndë.

Mes gjendjes së “vdekjes së sigurtë” dhe jetës pandërprerje me krijimtarinë deri para pak ditësh duke postuar në rrjetin e tij social, Abdullah Konushevci jo pak herë bëhet një tribu I fjalës së lirë. Pak e çmuar dhe e njohur në kryeqytetin e poetëve të Shqipërisë, poezia e Konushevcit është njohur përmes gazetës “standard”, në suplementin letrar “Logs&Art”.

Megjithatë krijimtaria si poetike, dhe ajo studimore por duke realizuar dhe hapësirën e një njeriu që ndjek zhvillimet e letërsisë Konushevci ka gjurmën përmes botimeve të tij, e parë kjo anë mjaft aktiv në media, ku edhe ka punuar prej vitesh.

Në gjithë këtë vështrim të domosdoshëm për ta parë poetin e Kosovës në këtë anë të kufirit shqiptar, homazhet për Konushevcin janë bërë dje në Prishtinë, përcjellë në banesën e fundit nga organizimi I Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Arkëmorti është vendosur dje në mesditë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, dhe prej andej është përcjellë për në varrezat e Prishtinës.

Abdullah Konushevci lindi më 1 maj 1958 në Prishtinë. Mbaroi fakultetin filozofik në Prishtinë e Zagreb. Punoi në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në gazetën “Rilindja”. Pas mbylljes së “Rilindjes”, mbeti pa punë. Në statusin e tij të rrjetit social, për ironi shkruante: Poet i lirë, i papunë!

Ka botuar me qindra artikuj dhe recensione për letërsinë e shkruar dhe gojore, për çështje të gjuhësisë dhe onomastikës, si dhe ka përgatitur për shtyp një numër të madh veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Ai ishte laureat i shumë çmimeve kombëtare për letërsinë si dhe autor i disa teksteve shkollore për letërsinë.

Ka përkthyer nga gjuha angleze disa prej autorëve të letërsisë botërore, si: Hemingëay, Tagore, Ludo Hupperts etj. Krijimtaria letrare Abdullah Konushevcit, veçan poezia, me rizbulimin dhe pleksjen e bukurisë së lashtë me të sotmen, me gjetjen e kodit të mëvetësishëm të formulimit poetik të historisë, të etnopsikologjisë e të dashurisë, me urtinë e kthjelltësinë e vargut dhe me lojën e tij deri në kulmet magjike, me përmasën e re të gjeografisë poetike të etnisë, me shpirtëzimin dhe rikuptimësimin e mitit pellazgjiko – shqiptar, gjeti, në të vërtetë, Fyellin Magjik që e bëri vargun e tij emblematike jo vetëm për brezin e poetëve të viteve tetëdhjetë dhe, mbase, jo vetëm për poezinë shqipe.

Si duket i vetmi pikëtakimi i djeshëm më miq e të afërm, por dhe sivëllezërit e tij poetë ka qenë rrjeti social, facebook, ku shprehja e dhimbjes është përcjellë dhe me vendin që zë ky poet në letërsi.

“Pushofsh në paqe, maestro Abdullah Konushevci! Me vargjet e tua të bukura, ke ushqyer tokën tonë të trazuar, që s’është mësuar t’i dojë poetët. Jo, maestoro, kjo toke s’është mësuar t’i respektojë poetët. E megjithate, vargjet e tua të bukura, në këtë tokë të trazuar, s’munguan asnjëherë. Ah, klithma jote për Prishtinën ishte e një dufi të pashoq, ishte klithma e e njeriut që jetonte me poezinë dhe për poezinë”, shkruan Ndue Ukaj.

Ndue Ukaj

Vargjet e Konushevcit: “Vetem vdekja është e sigurt”, janë postuar si vargjet e paharrueshme të letërsisë shqipe. “E mbaj mend që nga fëmijëria kur e shihja nëpër rrugët e Prishtinës dhe ndonjëherë në zyret e ndërtesës së Rilindjes gjithmonë të përhumbur në një aureolë mendimi të thellë e lumturie të tejdukshme. E mbaj mend edhe viteve të fundit kur Prishtina nuk i dha çfarë meritoi. Lajmi që poeti, eseisti dhe studiusi Abdullah Konushevci paska ndërruar jetë më trumhazi fort sot. Letrat paskan humbur një poet të veçantë dhe me vlera. Por letërsia shqiptare është me fat sepse vepra e tij do të jetë testament i përbotshëm i kohës. 10 000 kilometra larg Prishtinës, në Neë York, ndiej dhe ndaj dhimbjen me familjen, të dashurit dhe lexuesit e tij. Shpirti i dlirë i shkrimtarit Abdullah Konushevci tash pushon në paqen e parajsës, ndërsa kujtimi për të do të rrojë përgjithmonë. Lamtumirë Abdullah Konushevci! Lamtumirë poet i fjalës së kursyer!”, shkruan Uk Lushi. “Poet i tokes, i ndjenjes, i lirise, i frymes, i revoltes, i besimit, i dashurise”, do vlerësonte Agim Pipa.

Jo pak raste poezia e tij kthehej në një arenë debatesh, për kritikën, gjuhën, fjalën, ndjeshmërinë. “Duke e thënë e përsëritur “pasigurinë” (nuk di nësë është e qëllimshme apo jo përdorimi i fjalës “sigurimi” në vend të “siguria”…), është rilevuar një dramë aktuale dhe qindravjeçare e shqiptarit, si një destin mitik i racës sonë. Tek vdekja, si “siguri” e vetme, është rimarre kodi patriotik i vdekjes “si më le”, i njeriut që jetën e ka bërë duke sfiduar dhe shpërfillur gjithë filtrat jetëkërcënues që synonin asgjësimin, mosqënien a mohimin e vetes. Kurse “ringjallja” në fund e hap strukturën e përfytyrimit në kete tip subjekti që sfidën ndaj vdekjes e ka kod ekzistence, duke e universalizuar dhe mitizuar. Paqësia dhe tejsiguria e “ringjalljes” e afron më një Krisht. Gjithnje kam menduar se simbolika e “golgotës” shqiptare të Kosovës (kuptimi simbolik i vitit 1999, përmban shumëfishin e 3, Trinise ose te 33 viteve të Krishtit, si dhe 1 e Harmonise universale) është sakrifikimi ynë për të larë ndërgjegjen e fëlliqur të botes… Urime!”, ka komentuar poezinë “E sigurtë është vetëm vdekja”, studiuesja nga Tirana, Natasha Lusha





Botoi këto vepra:



*“Pasqyrë dhe diell” (poezi,1979);

*“Rënia e mollës” (poezi, 1981) ;

*“Qerrja e diellit”, ( poezi, 1983);

*“Loja e strucit” (poezi, 1987);

*“Të qenët të mosqenë” ( poezi, 1990);

*“Pikat AD” (poezi, 2002);

*“Dashni dhe vdekje” (poezi ,2011);

*“Lutje dashurie” poezi;

*“Gjuha shqipe XI”, (tekst shkollor, 2004, 2009);

*“Demaçi, vepra letrare”, (monografi, 2008);

*“Për poezinë” (artikuj dhe vështrime, 2008);

*“Romani ‘Gjarpinjtë e gjakut’ (artikuj të zgjedhur letrarë, 2011);

*“At Gjergj Fishta” (2011) ;

*“Gjinollët e Prishtinës” (monografi, 2013);

*“Toponomia e Gallapit” (2013) dhe

*“Jetë e dytë” (poezi dhe dramë, 2013)





Letra sensibilizuese për shëndetin e përkeqësuar të poetit



Arti ka në thelb humanizmin



Në mbështetje të poetit shqiptar nga Kosova Abdullah Konushevci



Ne dhe askush prej atyre që pretendojnë të merren me art nuk mund të jemi indiferent për jetët njerëzore, aq më tepër kur dihet se vetë thelbi i artit është humanizmi, pa këtë domethënie në shtjellim të tij, asnjë lloj krijimi nuk ka vlerë. Në këtë sens mendojmë se problemi për të cilin ngrejnë zërin një grup kolegësh shkrimtarë në Prishtinë është i madh, është në fjalë jeta e një poeti shqiptar nga Kosova, Abdullah Konushevci, dhe diçka duhet bërë patjetër. Nuk mund të bëjmë sikur nuk dimë, nuk mund të vështrojmë nga larg e të mënjanohemi, nuk mund ta braktisë artisti- artistin, shkrimtari -shkrimtarin, poeti -poetin, anipse në pah duhet të jetë dalëzotës Shteti e Qeveria e Kosovës institucionet e kulturës dhe artit. Besoj se ata diç do të bëjmë. Ata, shtetarët e qeveritarët mbahen me parat e taksapaguesve, pra të popullit e ato para duhet të shkojnë për popullin. Eshtë vendi të theksojmë se poetët në mbarë botën e qytetruar dihet se janë ndërgjegja, zemra e shpirti i kombit të vet. Por mendojme gjithashtu se botimin e deklaratës së poetit në Kuvendin zgjedhor të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i ngarkuar nga gjendja emotive e kuptueshme, do të qe mirë të zbutej paksa nga akuzat e drejtpërdrejta apo sarkazmat, të paktën ndaj Adem Demaçit. Nuk sjellin dobi insinuatat në këtë gjëndje ku ndodhemi. Ne jemi këto që jemi. Qëllimi është sensibilizimi i institucioneve, hapja e një llogarie bankare për Poetin, jehonë në qarqet kulturore artistike, që të bëhet diçka për t’ia lehtësuar gjendjen, qoftë nga shteti, qoftë nga bizneset dhe njerëzit individualisht. Të solidarizohemi me poetin Abdullah Konushevci dhe me çdo veprim racional që do të inicohet nga kolegët shkrimtarë dhe poetë të Kosovës.

Kolec Traboini

Tiranë 21 prill 2013





Në ditën botërore të Librit gazeta “standard” boton fjalën e fundit të poetit drejtuar LIdhjes së SHkrimtarëve të Kosovës, por rreh të “denoncojë” dhe shkrimtarinë e këtushme të Shqipërisë; Deklaratë e lexuar në Kuvendin “zgjedhor” të Lidhjes së Shkrimtarëve me 20 prill 2013



Abdullah Konushevci

Të dashur shkrimtarë dhe sishkrimtarë. Më falni, se në këtë sallë nuk shoh mbi dy-tri autoritete letrare, por shoh shumë, shumë sishkrimtarë. U bë shkokëzimi i LSHK, një ëndërr kjo e të gjithë armiqve të shqiptarëve.

Ky shkrim ndoshta do të duhej të kishte titullin ana tjetër ose ana e errët e Demaçit, por mbasi këtu bënte pjesë nënkryetari dhe sekretari i tij, i cili qe për dymbëdhjetë vjet sekretar e nënkryetar,kurse në këtë ‘kuvend’ u zgjodh përsëri anëtar i Kryesisë së LSHK, nuk kisha si t’ia lija këtë titull.

Prandaj, së pari, ju kërkoj falje pse nuk pomund të gjej një çift më të mirë, më të përshtatshëm se Don Kishoti dhe Sanço Panço. Por, nuk keni arsye shumë të ndiheni të fyer, sepse ky model prodhoi Marksin e Engelsin, Lenin e Stalinin, Titon e Kardelin, Enverin dhe Mehmetin, Mahmut Bakallin dhe Azem Vllasin dhe mund të prodhojë, prandaj, edhe çiftin e ri – Demaçi e Galica!

Së dyti, nëse Don Kishoti dhe Sanço Panço bënë emër me luftën e tyre kundër mullinjve të erës, mund të thuhet me gojën plot se këta heronjtë tanë të rinj ranë në sy me luftën e tyre: me vra të vdekurin, një “virtyt” ky i rrallë shqiptar.

Më kujtohet si sot se ishte një ditë me shi dhe erë, kur iu dha vjet çmimi për poezi Arif Bozaxhisë, kurse kisha marrë edhe unë guximin të konkurroja me librin poetik “Dashni dhe vdekje”. Nuk më kishte rënë të shihja deri atë natë fytyra më të gëzuara se ato të Don Kishotit dhe Sanço Panços, madje më të gëzuara se të Enver Gjerqekut, kur takohej me pjesëtarët e kombeve të tjera, edhe pse nuk ia doli ta merrte kurrë Çmimin AVNOJ. Më duket se ajo mbrëmje është e filmuar dhe mund të merret si dokument. Vetëm një gjë nuk e dija: Ishin aq të hareshëm se po i jepnin çmimin një minoreni apo pse po më mohonin mua?

Edhe me librin tim të dytë ndodhi pothuajse e njëjta gjë: Iu dha çmimi gjoja një humanisteje të PDK-së (e cila u emërua nga Adem Demaçi kryetare e LSHK si deputete e PDK, për ç’arsye deklarova se pas këtij politizimi të skajshëm jap dorëheqje edhe nga të qenët anëtari thjeshtë i LSHK, sepse dorëheqje nga Kryesia e LSHK kisha dhënë para dy vjetësh, duke mos u pajtuar të marrë përgjegjësi morale për veprimet shumë të ulëta të Shyqri Galicës dhe Begzade Baliut), kurse libri im “Lutje dashuri” nuk kaloi, sepse thonë që Don Kishoti nxirrte shkumë goje që çmimin të mos e merrja vetëm unë, kurse le ta merrte edhe dreqi dhe i biri.

Duke kujtuar një bisedë me të, kur më kishte thënë se ishte krenar që i kishte shpejtuar vdekjen Azem Shkrelit, nuk u habita se kishte prapë nostalgji të shpejtonte vdekjen e një poeti tjetër, e një poeti që tash e gati një vit e gjysmë është i diagnostikuar me kancer dhe herë pa sherë, falë miqve, ia del të marrë edhe kimoterapi.

Këtë luftë “të lavdishme” të këtij poetvrasësi e vazhdoi në Këshillin e Librit Sanço Panço alias Shyqri Galica, duke mos marrë parasysh asnjë projekt në tri tendere!

Me një fjalë, nuk kam marrë qoftë një cent nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse mjekimi që kam bërë në Tiranë ka qenë i pamundur në Prishtinë, kurse për operacionet e gruas në Shkup as që po flas. Fëmijët, me mundësitë e tyre kanë shpenzuar për mjekimin tonë mbi 20.000 euro.

Kanë kaluar mbi tri javë që nuk kam mundësi të marrë terapinë e obligueshme, sepse Ministria e Shëndetësisë nuk na siguron gemzar, kurse me ble vetë e kam të pamundur.

Në fund, më falni, se isha pak edhe emotiv, sidomos nga fundi.



Për gazetën “standard” poeti i është përgjigjur forumit mes intelektualëve dhe personaliteteve të letrave mbi urat e komunikimi kulturor mbarëshqiptar.





Abdullah Konushevci: Ja, çfarë është e gjithë që di për Shqipërinë!!





“Unë, për veten time, di shumë pak rreth asaj që më është botuar në Shqipëri. E di vetëm se agjencia informative “TANJUG” e ish-Jugosllavisë, në vlugun e fushatës kundër Shqipërisë, pas demonstratave madhështore të vitit 1981, e kishte futur edhe emrin tim, bashkë me të Esat Mekulit, Mark Krasniqit dhe ndonjë tjetri, duke pohuar se në Shqipëri na janë botuar dhe na janë shtrembëruar veprat. Unë nuk e di se në Shqipëri më është botuar ndonjë libër ndonjë herë, edhe pse kjo ka mundur edhe të ndodhë.

E di se numri jubilar i revistës “Nëntori” më kishte botuar dy vjersha. Meqë vetëm Nazmi Rrahmani nga shkrimtarët kishte të drejtën ta kishte, e luta të ma jepte numrin për t’i lexuar poezitë, por nuk ma dha. Atëherë shkova në bibliotekë dhe e luta Haxhi Vokshin të më bënte të mundur t’i shihja dy poezitë e botuara. Ai u pajtua, madje edhe t’i përshkruaja. E vërteta, ato ishin aq pak poezi të mia, sa habitem edhe sot si u ishte vënë emri im sipër.

Në internet e kam parë se “Drita” ka botuar një shkrim timin për romanin “Ulku dhe uvilli” të Vath Koreshit, sikundër që edhe revista filologjike kishte ribotuar një shkrim timin për “Motivin e Moisiut në epikën tonë gojore”.

Agron Tufa më ka thënë se ka botuar disa shkrime të mia në gazetën “Fjala”, por asnjërin nuk e kam parë. Në disa bibliografi të botuara, e kam vënë re se përmendet shpesh emri im, por unë nuk jam në dijeni për ata zëra.

E di se gazeta “standard” botoi vjet apo më herët një artikull timin për romanin “Tri motrat”, si dhe një artikull për romanin e Teki Dërvishit me rastin e vdekjes. Po ashtu, kjo gazetë, një shtojcën e saj për letërsi dhe art, “Logos/Art”, më botoi mbi 11 lutje, duke më bërë një nder të madh. Harrova të theksoj se edhe revista “Mehr Licht” më botoi shkrimin për romanin “Tri motrat”. Ja, kjo është gjithë ajo që di.”









TESTAMENTI – ( Dashni dhe Vdekje )



Kur të mbërrish në fund të udhës

Mos ki frikë

Nuk është fundi

Është fillimi që vjen vrik



Kur të mbërrish në fund të udhës

Bëje vdekjen

Si të duash vetë

Nëse jetën në grusht ta mbanin

Në të samës të gjithë

Tash që u bëre mbret



Kur të mbërrish në fund të udhës

I ke dalë jetës në krye

Mos e kthe më kokën mbrapa

Dheu nuk ha më arsye



Kur të mbërrish në fund të udhës

Një rrugë e re fillon

Ta dish

Që merr dritë në tjetër vis



Kur të mbërrish në fund të udhës

Ashtu i drejtë si një lis

Do të klithin do të çirren

Tash në fund mos na vdis



Kur të mbërrish në fund të udhës

Dhe të zësh vend lart në qiell

Do të shohësh atje poshtë

Bajga që avullojnë në diell

Prishtinë, më 9 mars 2011





Kolonë anash gri



Shpallet pretendentët zyrtare për çmimet letërsisë Kombëtare 2012



Çmimet letrare Kombëtare “Penda e Argjendë” 2012 i rikthehen normalitetit, duke u paraqitur kandidatët zyrtarë sipas gjinive letrare në kohën e duhur, fillim dhjetori. Sipas njoftimit për shtyp bëhet e ditur se juria e përbërë nga Visar Zhiti – kryetar, Dhurata Shehri, Bardhyl Londo, Flutura Açka dhe Romeo Çollaku – anëtarë, që kur u shpall si e tillë në mars të 2013, ka ndjekur zhvillimet letrare në kontakt me Bibliotekën Kombëtare, me libraritë, botues e Panairin e Librit, me median dhe lexues. “Juria është mbledhur herë pas here, periodikisht, është diskutuar dhe debatuar, në zbatim të Rregullores së Çmimeve Letrare dhe dispozitave të saj të përgjithshme, të cilat lejonë të merren në shqyrtim vetëm veprat e autorëve shqiptarë të botuara shqip në vitin 2012 brenda Republikës së Shqipërisë, duke i mënjanuar ribotimet e veprave të botuara më parë”, shpjegohet zyrtarisht puna e jurisë. Informacioni që vjen mbi botimet e reja sipas njoftimit të MTKRS-së “janë të shumta, me qindra e mijëra”! Por vlerësuar nga prurjet dhe niveli rezulton se romani nuk ka patur kulme për vitin 2012, duke tërhequr vëmendjen për rënie të tij, po kështu thuhet edhe për letërsinë për fëmijë. E kundërta ka ndodhur me përkthimin, referuar asaj të letërsisë botërore thuhet se “ka njohur zhvillime dhe larmi të admirueshme”. Bazuar në këtë informacion bëhet e ditur se juria ka pasur debat të gjatë për përzgjedhjen e romaneve, duke veçuar si pretendentë: Ridvan Dibra dhe Ylljet Aliçka, Gjergj Vlashi dhe Idlir Azisi, Gazmend Krasniqi e Leonard Veizi, Albatros Rexhaj dhe Roland Gjoza, etj. Po kështu dhe në fushën e poezisë janë nxjerrë veprat e poetëve si Krenar Zejno, Luljeta Lleshanaku, Rudolf Marku, Demir Gjergji, etj. Sa i takon tregimit janë përzgjedhur veprat e reja të vitit 2012, si përmbledhje nga Gjergj Vlashi, Ardian Kyçyku, Moikom Zeqo, Ina Kosturi, Vera Bekteshi, Pëllumb Kulla, Anna Kove, Kujtim Dashi, Ardian Vehbiu, etj,. “Për letërsinë për fëmijë, aq e domosdoshme dhe delikate, prej sé cilës pritet shumë më tepér”, sipas njoftimit janë diskutuar emrat si Thanas Jorgji, Bardhyl Xhama, Jani Duri, Alketa Dervisha, Fatmir Terziu, etj.

Debati thuhet se ka përfshirë pretendimet për Kritikën letrare dhe esenë ku janë përzgjedhur emrat: Shaban Sinani, Korab Hoxha, Ali Aliu, Edlira Tonuzi, Monika Shoshori (Stafa), Uran Butka, Daut Gumeni, Ardian Vehbiu, Ardian Klosi, etj. etj.



Ministria e Kulturës bën të ditur se më 27 nëntor 2013, Juria, pas shumë debatesh e me vendim të shumicës së saj, ka konfiguruar këto vepra dhe autorët e tyre:



Sipas gjinive:

Roman

Gazmend Krasniqi, Shitësit e apokalipsit

Ridvan Dibra, Legjenda e vetmisë

Ylljet Aliçka, Valsi i lumturisë



Tregim

Ardian-Cristian Kyçyku, Perla

Gjergj Vlashi, Tregim i ëndërruar

Vera Bekteshi, Det i moçëm



Poezi:

Krenar Zejno, Triologjia e apologjisë së lugjeve

Luljeta Lleshanaku, Pothuajse dje

Rudolf Marku, Një ballkanas në Londër



Autor debutues

Darien Levani, Poetët bëjnë dashuri ndryshe, roman

Edlira Tonuzi (Macaj), Pasqyrat e narcisit: simbolika mitike dhe semiotika e tekstit, kritikë

Lindita Komani, Postimpresion, poezi



Përkthim

Alban Bobrati, Nëse një natë dimri një udhëtar… [Italo Calvino]

Bajram Karabolli, Muaji më mizor [Pilar Adon]

Jonida Godole, Pështjellimet e Tërlesit [Robert Musil]

Parid Teferiçi, Delfini [Robert Loëell]

Pirro Misha, Dita e trifidëve [John ëyndham]



Kritika letrare

Ali Aliu, Don Kishoti shqiptar

Korab Hoxha, Shenja të munguara në letrat shqipe

Shaban Sinani, Tradita gojore si etnocitet



Ese

Daut Gumeni, Shënime nga Shkolla e Partisë

Monika Shoshori (Stafa), Gati për rinisje (Up in the air)

Uran Butka, Kristo Kirka



Letërsia për fëmijë

Fatmir Terziu, Rrëfenjat e xha Avramit

Jani Duri, Ishulli i karficës

Thanas Jorgji, Unë jam Kronosi, mbreti i kohës



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...