2013-12-04

Shënim me shkas:Serbia kërcënon me luftë të hapur Kosovën.

Agresioni i Serbisë kundër shtetit të Kosovës



Shkruan: Ramiz BOJAJ



Serbia ish-okupatore, pak ditë pas marrëveshjes për fusnotën (përfaqësimi rajonal i Kosovës) dhe marrjes së kandidaturës për anëtarësim në BE, ka shtuar tejet egërsisht, agresionin e saj kundër shtetit tonë. Edhe pse fusnota është referencë për përfaqësimet rajonale, Serbia fqinje mundohet qe këtë princip ta aplikojë edhe për rregullimin e brendshëm territorial të Kosovës. Pikënisja e gjithë kësaj uverture fillon me përpjekjet për krijimin statusi special për serbët në veri, për të avancuar më vonë ngjashëm me “Republika Srpska” në Bosnjë.

Serbia kërcënon me luftë të hapur Kosovën. Keshtu janë cilësuar tendencat e Beogradit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale e parlamentare të Serbisë edhe në shtetin e Kosovës. Ky vlerësim i klasës sonë politike (qeveritare), nuk duket të jetë aq bindës, a i vendosur. E them këtë, nisur nga fakti se agresion i Serbisë, nuk u cilësua djegia e pikave tona kufitare në veri (përmes strukturave paralele serbe), agresion nuk u quajt as bllokimi i rrugëve dhe pengesat për shtrirjen e autoriteteve RKS në këtë pjesë. Lufta e hapur e Beogradit për zhbërjen e shtetësisë së Kosovës, u shpërblye nga elitizmi ynë politik, duke bërë kompromise me sovranitetin (pranimi i fusnotës i cili lexohet si kthim në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së), fazë kjo qe ishte funksionale deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2008 (shpallja e pavarësisë dhe hartimi i Kushtetutës së Kosovës). Serbia ish-okupatore, pak ditë pas marrëveshjes për fusnotën (prezantimi i Kosovës në nismat rajonale) dhe marrjes së kandidaturës për anëtarësim në BE, ka shtuar tejet egërsisht, agresionin e saj kundër shtetit të ri. Beogradi, duke qendruar parantezë e strukturave ilegale në veri, (në të gjitha dimensionet), vazhdon ti atakojë institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, si në aspektin ekonomik, politik e propagandistik. Mbajtja e zgjedhjeve lokale e parlamentare serbe në veriun e shtetit tonë, ka për synim forcimin e Serbisë brenda Kosovës, legalizimin e strukturave kriminale, për të vazhduar edhe me aplikimin e parimeve juridke sipas kushtetutes hegjemoniste të Serbisë fqinje. Agresioni i shtuar i Serbisë rrjedh edhe nga leximi ose intepretimi i fusnotës, dhe thirrjes qe i bën Rezolutës 1244, e cila e njeh Kosovën si entitet etnik, por jo edhe si shtet të pavarur (faza parastatutore). Edhe pse fusnota është referencë për përfaqësimet rajonale të Kosovës, Serbia fqinje mundohet qe këtë princip ta aplikojë edhe për rregullimin e brendshëm territorial të shtetit të Kosovës. Për arritjen e këtyre synimeve do të kërkohet edhe një faze e re bisedimesh në të ardhmën. Pas thyerjes së kritereve të shtetësisë (pranimi i fusnoitës), do të kërkohen edhe kompromise tjera edhe më të dhimbshme nga Kosova. Nëse Brukseli vazhdon me kushtëzime ose “kompromise” të imponueshme në dëm të Kosovës, lehtë mund të llogarisë edhe në një luftë të re në Ballkan.
Përpjekjet për ‘Republika Srpska’ në veri
Të gjitha përpjekjet e Serbisë kundër Republikës së Kosovës, kanë për synim krijimin e kantoneve të veçanta egocentrike serbe. Pikënisja e gjithë kësaj uverture fillon me përpjekjet për krijimin e një statusi special në veri, për të avancuar më vonë në republikë serbe, ngjashëm me “Republika Srpska” në Bosnjë. Ditë më parë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jan Klif, ka theksuar se “nuk do të lejohet që veriu i Kosovës të shndërrohet në një ‘Republika Srpska’ të dytë. Mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe do të legjitimonte ekzistimin e strukturave paralele serbe në Kosovë, prandaj ato janë të papranueshme”. Nismat për autonomi në veri vijnë edhe nga institucione periferike siq është fondacioni “Carnege Europe”. Ky fondacion rekomandon se BE-ja duhet të iniciojë bisedime Prishtinë-Beogradi, me qëllim qe “përmes autonomisë rajonale në veri të tejkalohet ndarja mes veriut dhe pjesëve tjera të Kosovës”. Koncepti i ndarjes është keqinterpretuar këtu, ngase vet “autonomia për veriun”, do të thotë ndarje nga pjesa qendrore e shtetit të Kosovës. Iniciativa të tilla janë të njohura,kohën e fundit, kinse për “pajtueshmëri”, shqiptaro-serbe. Pajtueshmëri e vetme në mes të shqiptarëve dhe serbëve mund të ndodhë, atëherë kur Serbia të heqë dorë nga qëllimet ekspansioniste ndaj vendit tonë, të distancohet nga të palarat e saj në dëm të popullit shqiptar, dhe të njeh pa asnjë kusht shtetin e pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës.
Testimet e Brukselit
BE-ja vazhdon ta përkëdhelë Serbinë sikur nëna fëmijën e keq. Përkrahja e parezervë nga Brukseli, për të gjitha tekat e Serbisë në rrugën e integrimeve (me kushtetutën hegjemoniste dhe mbajtjën gjallë të strukturave paralele), lehtësisht mund të qojnë rajonin drejt një konflikti të hapur ndëretnik. Ky rrezik vjen për faktin se shqiptarët nuk mund ta bartin pafundësisht në qafë Serbinë agresore. Brukseli, duhet ta rikujtojë se Serbia në dekadën e fundit, ishte agresore e tri luftërave ballkanike. Edhe pse ishte shkaktare e tri luftërave, Serbia sërish mbetet e përkëdhelura e BE-së.
Edhe sot, në vend qe të ndëshkohet shkaktari i turbulencave në Ballkan (Serbia me aspiratat milosheviqiane), kësaj i lejohet që të “evropianizohet” duke dëmtuar interesat e Republikës së Kosovës. Nëse Brukseli mendon se duke i bërë lajka Serbisë, mund ta fusë nën tutelën e vet, për ta “civilizuar” më vonë, ose ta shkëpusë nga lidhjet e forta me Rusinë, e ka shumë gabim. Serbia në BE, do të jetë Rusi e vogël, duke i shërbyer më shumë interesave të Moskës se sa vet principeve të Brukselit. Anëtarësimi pa kushte e kritere të duhura, mund të lëkund peshën qe e ka sot BE-ja, si bashkësi kombesh të civilizuara. Greqia mund të shërbejë si mësim i mirë në këtë drejtim. Por, duket se Brukseli dëshiron ende testim me lojën “standardet pas anëtarësimit”. Prishtina zyrtare e cilësuar si klasë politike e përulur,nuk është fare e përfillshme nga BE-ja, të paktën si autoritet me ndikim. Proklamimi i politikave shtetërore të Kosovës, sipas kërkesave të BE-së, OKB-së, etj., është degradim dhe shpërfillje e interesave tona nacionale. As Brukseli e as Uashingtoni, nuk qëndrojnë roje në pragun tonë të shtëpisë. Kthimi në rezolutën 12 44, është dështimi më i madh qe ka mundur të bëjë kjo elitë politike e cila udhëheq aktualisht me Kosovën.
Retorikat për tregun e brendshëm
Retorikat e nxehura të kryeministrit, Hashim Thaçi, rreth zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, duke shtuar se ‘paralajmërimi i Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në territorin e Kosovës paraqet agresion, ndaj të cilit Kosova do të kundërpërgjigjet. Shqiptarët mund të jetojnë më se miri në një shtet etj’, ngjajnë të jenë retorika boshe dedikuar për tregun e brendshëm. Sikur fraza të tilla të dëgjoheshin para se Kosova të pranonte rrëshqitjen në 12 44, do të ishin më bindëse. Po të ishin këto (fjalë të dala nga zemra) nuk do të prekej asnjë milimetër çështja e shtetësisë, as në nismat ndërkombëtare. Sovraniteti është mburoja më e fortë e parimeve të pacenueshmërisë. Shteti i Kosovës do të kishte më shumë autoritet politik por edhe moral, sikur të mos kishte ndodhur fusnota. Realisht, principet e 1244 krijojnë dualizma juridikë me shumë të panjohura. Kjo vjen nga fakti se Kushtetuta e Kosovës, si akti më i lartë juridik, (me kthimin e 1244) vlenë vetëm për ato pjesë ku njihen ose pranohen segmentet e saja juridike, brenda shtetit tonë. Ndërkaq, në veriun e Kosovës janë ta aplikuara ligjet e UNMIK-ut, bazuar në Rezolutës 1244 të KS të OKB, por edhe “ligjshmëria” e Serbisë fqinje (targat sërbe, dokumentet e identifikimit, udhëheqësit ilegalë të dalë nga zgjedhjet e Serbisë etj). Gati si fushatë mund të cilësohet edhe aksioni policor i gushtit të vitit 2011, në veri. Ngase pasojë e këtij reagimi janë bllokimi i rrugëve, dhe vrasja e policit Enver Zymberi. Republika e Kosovës ndjen nevojë imediate për një klasë politike me kredibile, më autoritative dhe më të përgjegjshme. Në këtë kontekst, duhen krijuar politika më efektive, (jo vetëm ndaj krimit dhe korrupsionit), por për të mbrojtur në mënyrë më të dinjitetshme tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës. Miratimi i rezolutës nga ana e Kuvendit të Kosovës, me anë të të cilës kundërshtohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në territorin tonë, është organizimi më i fuqishëm dhe më legjitim, në mbrojtjen e parimeve të shtetësisë. Qeveria e Kosovës e ka për obligim ligjor, që t’i mbrojë interesat e shtetit dhe gjithë qytetarëve të vet. Ky princip duhet të jetë i prekshëm dhe i aplikueshëm në tërë territorin e Kosovës. Ndryshe nga këto principe, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, janë kthyer në arenë fushate elektorale se kush është më patrioti, duke harruar përgjegjësinë qe e ka pushteti në mbrojtjen e interesave të shtetit dhe qytetarëve të vet.
Degradimi i shtetësisë
Formulimi i fusnotës se Kosova përfaqësohet në nismat rajonale pa prejudikim për statusin, sipas Rezolutës 12 44 dhe mendimit këshillëdhënës të GJND-së, është degradim i shtetësisë dhe sovranitetit. Pra, vet formulimi i fusnotës dhe interpretimi i saj biejnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe Deklaratën e pavarësisë së Kosovës. Pikërisht mbi këto formulime të paqarta të fusnotës, Kosova dhe Serbia edhe më keq do të përlasën në nismat rajonale. Duke iu referuar Rezolutës 1244, Serbia do ta trajtojë Kosovën si krahinë të saj, (por nën protektorat ndërkombëtar). Në anën tjetër Kosova do t’i shpërfill tendencat e Serbisë, për ruajtjen e legjitimitetit të kësaj të fundit ndaj shtetit tonë. Beogradi do të reagojë kundër përfaqësimit të Kosovës së pavarur, gjithnjë duke u bazuar në kushtetutën e vet hegjemoniste të hartuar që në kohën e Slobodan Milosheviqit. Pikërisht për këtë arsye, Prishtina nuk është dashur të pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë, pa hequr dorë kjo e fundit nga kushtetuta hegjemoniste e cila e mban Kosovën si pjesë të saj. Pasojat e fusnotës do të jenë afatgjata, dhe të paparashikueshme. Pra, fusnota është shteg përmes të cilit Serbia vazhdon ta keqtrajtojë Kosovën, jo vetëm në nismat rajonale, por edhe përmes pakicës së vet në shtetin tonë. Kthimi nën 1244, ka qenë synim i përhershëm i Serbisë, edhe rënia në këtë deregje ka ndodhur pikërisht për “hatër” të Beogradit. Në prezantimet ndërkombëtare, (përmes fusnotës) Republika e Kosovës nuk prezantohet sipas Kushtetutës së vet, por në bazë të Kornizës Kushtetuese, e cila e prezanton shtetin tonë si etni të veçantë por me status të pa definuar. Kosovës i duhet konfirmim ndërkombëtar edhe për aktet e veta juridiko-kushtetuese, e jo të atillë që është i zbatueshëm vetëm brenda territorit. Pra, Kushtetuta e Kosovës nuk është akt i njohur ndërkombëtarisht,dhe si e tillë është minorë, ngase çdo shtet i pavarur bazohet në Kushtetutën vet edhe në instanca ndërkombëtare. Kthimi në Rezolutën 1244, i lë hapësirë Serbisë, qe të rrahë telallin e statusit të pazgjidhur për Kosovën, edhe pse një gjë e tillë është mbyllur me 17 shkurt të vitit 2008.

(Autori është publicist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike)

Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe të drejtat që nuk i gëzojnë




Shkruan: (Refik HASANI)



Beogradi atë që kërkon për serbët lokal të Kosovës nuk mundë t’na mohon neve shqiptarëve në tri Komuna . Në Kosovë për serbët lokal kemi shumë oferta joshëse , jan të përfaqësuar në të gjitha nivelet kurse ne shqiptarët nuk gëzojm asnjë nga këto të drejta që na takojnë dhe që i gëzojn sot minoriteti serbë i Kosovës . Ky është dallimi në të drejta , kurse jan gati të ngjashmë përqindja e këtyre minoriteteve në Serbi dhe minoritetit serbë në Kosovë.
Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe të drejtat që nuk i gëzojn
Ne popullata shqiptare edhe pas 20 vjete ku është mbajtur referendumit , 11 vjetori të nënëshkrimit Marrëveshjes së Konçulit dhe 12 vjetori i kryengritje së armatosur së UÇPMB-ja dhe sakrificës së popullit nuk gëzojm por kemi mbetur ende në nivelin e kërkesave , që të kërkojm të drejta që na takojn në përpjestim me popullatën që e përbëjm ne shqiptarët . Studentë shqiptarë studijojn nëpër Universitete shqiptare dhe jo shqiptarë që jan në Kosovë , Shqipërisë , Maqedoni e gjetkë . Në vitin që jemi ne kemi paknaqësi të shumta pasi gjendja dhe shkelja e të drejtave , apo thënë më shkurtë diskriminimi më i madhë është duke u bërë kundër shqiptarëve që jemi të diskriminuar në kuptimin klasik , më të injoruar , më të mllefosur, më të goditur nga padrejtësit e qeverisë së Beogradit . Ende nuk lejohet të valoj lirshëm flamuri shqiptarë . Ne shqiptarët nga kjo krahinë duruam padrejtësi dhe diskriminim .E në veqanti gjatë luftës së armatosur në Kosovë filluan dhuna e shfrenuar kundër neve shqiptarëve në këtë Krahinë , sepse po mbështesnim luftën në Kosovës . Pastaj me rastin e tërhjeqjes të gjithë ato forca u vendosën paramilitarë dhe të tjerë vrastar u stacionuan në këtë Krahinë , nëpër lokalitete dhe zona të banuara me popullatë shumicë shqiptare . Ne marrim pjesë me një deputet shqiptarë në parlamentin nacional të serbisë ,. Trupit Koordinues është themeluar dhe funksionon të formuar nga qeveria e Beogradit dhe Këshillit Nacional shqiptarë sipas ligjeve të miratuara serbe. Zgjedhjet lokal për tu zgjedhur këshilltarët komunal , Kryetarët e Komunave dhe drejtorët e Drejtorive Komunale si dhe udhëheqësat e ndërmmarrjeve publike jan dhe zbatohen ligjet në fuqi të Beogradit . E vetmaj gjë që u kundërshtua është rexhistrimi i popullatës shqiptare që është mbajtur nga qeveria e Beogradit vitin e kaluar nga data 1deri më 15 tetor . Me një farë mënyre sa i përket rexhistrimit të popullsisë , pasurisë e banesave , u kërkua që ne shqiptarët të rexhistrohemi ndaras prej atij të organizuar nga Serbia dhe të merrë pjes edhe diaspora dhe komisionerët e rexhistrimit të jen shqiptarë dhe formularët të jen në gjuhën shqipe . Ku në këtë rast duhet përshëndetur edhe unitetin e të gjithë subjekteve politike , ku këshilltarët komunal shqiptarë të tri Komunave kan filluar dhe duhet të mos e ndërpresin dhe të marrin vullnetin e popullatës në dorë . Këto tri Komuna lirisht mundë të themi se janë shëndrruar në poligone të vërteta ushtarake ku baza ushtarake e Cepotinit , ka shtatë kilometra afër qytetit të Bujanocit . Ne banorët e ksaj Krahinës shqiptare që kemi mbetur padrejtësisht ende nën admnistrimin e serbisëv u zhvendosëm , u dëbuam dhunshëm . Republika e Serbisë edhe pas këtyre viteve nuk dëshiron as edhe ta pranoj që në Kosovë , Maqedoni dhe vende të tjera , kemi të zhvendosur që janë jo vetemë nga këta tri Komuna të cekura , por edhe nga qytete të tjera të Serbisë . Duhet të ketë një dinamizëm për kthimin e të zhvendosurve për t’ju krijuar kushte për kthim të gjithë atyre që dëshirojn të kthehen në trojet e tyre ende nuk ka ndërtuar asnjë banes banimi për kthimin e të zhvendosurve shqiptarë veqmas në Medvegjë e Bujanoc .Deri më tani nuk ka treguar kurrfarë shenje të vullneti të mirë që dëshiron ti kthej të zhvendosurit përkundrazi me çdo kushtë është munduar ti pengoj direkt apo indirekt në forma nga më të ndryshme ashtu si di vetë ajo .Serbia deri më tani nuk ka patur asnjë ofertë për të zhvendosurit nga Krahina shqiptare , asnjë shtëpi nuk është ndërtuar për të zhvendosurit shqiptarë . Beogradi duhet të na bëjë ofertë për kthim , të ndaj mjete nga buxheti i vetë për investim në këtë rajon , për integrim të banorëve të zhvendosur shqiptarë , për plotësimin e kushteve , të drejtave dhe standardeve evropiane . Sa mjete ka ndarë Beogradi për shqiptarët që dëshirojn të kthen , cila është oferta për kthim .! Rajoni më i pazhvilluar në Serbi pikërisht është ky Rajon pa investime në infastrukturë , punësim zhvilim ekonomik etj . Beogradi ka investuar vetëm përgjat kufirit me Kosovën duke ngritë mbi 35 baza ushtarake më të mdhat janë si Cepotini , Malësi të Bujanocit në Karadak të Preshevës dhe pjesë të Medvegjës . Serbia duhet të kushtëzohet që të integrohet tërësisht në Eurozonë nëse nuk na plotëson të drejtat individuale dhe kolektive , lirit e plota të gjuhës , shkollimit të lartë dhe superior .Ne shqiptarët e Krahinës së mbetur nën Serbi askush nuk është interesuar sikur ato banorë të jen të askuj , të mos i përkasin asnjë shteti ! .Delegacionet e Tiranës dhe Prishtinës nuk lejohen ti vizitojn këto tri komuna . Faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar ka investuar dhe monitoruar këtë Rajon vazhdimisht , por meqë të drejtat tona nuk kan përmisim sikur popullata shqiptarë ende prêt me të drejtë ndihmë . Marrëveshja e Konçulit idshte një e arritur , por duhet ta shqyrtojm , ta plotësojm të mbahet ndonjë konsultim që cilat pika jan realizur dhe në cilat duhet kërkuar që të plotësohen . Së paku nuk është mbajtur një takim , debat , tribunë , nuk jan ftuarë palët fare në një konsultë lidhur me mënyrën se si po implementohet kjo marrëveshje e njohur dhe nënë prezencën dhe garancit ndërkombëtare . Si një dokument me pesh dhe vlera në praktike . Kështu do ti realizojm që të kemi një universitet publikë në gjuhën shqipe , të kemi të drejtën e përdorimin e flamurit dhe simboleve tjera tona kombëtare por edhe vendosjen e shtatoresë së heroit tonë kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit . Ende nuk një maternitet apo spital të përgjidhshëm të karakterit rajonal në Medevegjë , Preshevë apo Bujanoc . Ende në Bujanoc dhe Medvgej nuk lejohet ndërrimi i emërtimve të rrugëve , shesheve , bulevardeve dhe institucioneve në emërtime shqipe ku pengon dhe i ka në dorë kompetencat dhe ingirencat qeveria e Beogradit . Ende kemi gjygje politike dhe arrestime të ushtareve të UÇPMB-së edhe pse është nënshkruar demilitarizimi dhe amnistia . Kjo krahinë nuk ka as edhe statut autonom kulturor dhe shumë , shumë pakë ndahen mjete për arsim , kultur monumente të trashigimisë kulturo-historike edhe pse si territor dhe popullatë historikisht ka dallime të veqanta me serbët që kjo dihet dhe pranohet botërisht . Për Beogradin nuk jan të dëshirueshëm shqiptarët që të punojn në institucione publike si në gjykata , kadastër , admnistratë Komunale por edhe ato qeveritare si në zingjirin komandues të ushtrisë , policisë . Ne resore të ministrive me ndonjë postë politikë , nuk kemi përfaqësues në ambasad , konzulata në shërbime të presidencës , Parlamentit dhe Kryeministrisë etj . Me një fjalë nuk kemi kurrfarë përfaqësimi as në nivel lokal e as atë qendror në raport me përbërjen e popullatës . Shqiptarë nuk ndihmohen nga Tirana dhe Prishtina nuk ka investime përveqë disa abetareve . Shqiptarët nu kan institucione paralele që mbështeten nga këto dy qendra . Ne nuk kemi të rezervuar vende në parlament nuk ka ligje zgjedhore të favorshme , që në komisione të nivelit republikan të ketë edhe shqiptarë nuk ka është ulur pragu zgjedhor për deputet për pakicat kombëtare dhe ky Rajon nuk është një zonë e veqantë zgjedhore , si një Krahinë shqiptare me veqori të posaqme . Ne përfaqësohem me një deputet me z.Riza Halimin , Kryetar i PVD-së në Preshëvë të cilit i është dashur ti grumbulloj 17.350 vota për tu bërë deputet në parlamentin e serbisë . Në këto tri komuna nuk organizohen zgjedhjet e Republikës së Kosovës apo asaj të shtetit Shqiptarë . Po ashtu nuk kan dokumenta që jan të dallueshme prej atyre të serbisë si Letërnjoftimë , pashaporta , targa të automjeteve etj . Edhe pse kemi mbajtur referendumin për tu bashkangjitur me Kosovën kjo ka mbetë si vetëm si dëshir dhe nevoj po u përcjellur me veprimë konkrete politike . Informim nuk është kurrfare nuk ka radio stacion dhe tv që financohet nga buxheti i Beogradit . Shteti i serbisë ende nuk është decantralizuar . Shqiptarët jo që nuk pengojn Beogradin dhe vendkalimin kufitar me Maqedonin me Tabanovcë të Preshevës nuk punon asnjë doganierë dhe nuk përfitojn nga ky vendkalim i Serbisë që e lidhë me Maqedonin , Greqin dhe vende tjera të Kontinentit . Shqiptarët nuk jemi duke e penguar funksionimin , duke shkele ligjete dhe kushtetutën por edhe integritetin dhe dhe sovranitetin e shtetit të pavarur të Serbisë .
Minoriteti serbë në Mitovicë dhe të drejtat që i gëzojn
Sërbët lokal të Kosovës e përdorin e flamurit dhe simboleve tjera , studentë studijojn në Universitetin e Mitrovicë . Nëpër lokalitete dhe zona të banuara me popullatë serbë kemi formimin e disa komunave te reja serbe . Ata i kan të rezervuar 1o vende në pralamenti e Kosovës . Serbët kan themeluar dhe funksionon Këshilli Nacional serbë jashta ligjeve të Kosovës .Zgjedhjet lokal për tu zgjedhur këshilltarët komunal në Komunat e reja dhe ato të përziera mbahen edhe sipas ligjeve të Kosovës . Por kemi edhe institucione paralete që organizon Beogradi . Kemi Kryetarë të Komunave serbe të zgjedhura sipas ligjeve të Beogradit e jo të Kosovës . Serbët si minoritet posedojn dhe udheheqin disa ndërmmarje publike dhe zbatohen ligjeve në fuqi dhe direktivat e Beogradit . Rexhistrimi i popullatës serbe që u mbajtë vitin e kaluar është bojkotuar . Me një farë mënyre sa i përket rexhistrimit të popullsisë , pasurisë e banesave , u kërkua nga faktori ndërkombëtar që serbët lokal të rexhistrohen ndaras prej atij të organizuar nga Republika e Kosovës . Nëpër lokalitete dhe vendbanime serbe nuk ka të përqendruar ushtarë që krijojn dhe mbjellin frikë dhe pasiguri . Nënshtetasit serbë të Kosovës që u zhvendosëm që nga qershori i vitit 1999 kemi me mijëra e miliona investime nga qeveria e Kosovës , nga Qeveria e Beogradit dhe OJQ e projekte ndëkombëtare . Në Kosovë për serbët lokal kemi shumë oferta joshëse , për të gjithë ato që dëshirojn të kthehen edhe ate nga qeveria e Kosovës , ajo Serbisë dhe donator të huaj . Kemi të ndërtuar shtëpi për familje serbe dhe objkete banimi kolektiv-banesa në çdo komunë të Kosovës , një shembull vetëm ne fshatin Babush të Komunës së Ferizajit kemi investime nga qeveria Kosovës 35 milion euro . Kurse në Komunën e re të Graqanicës kemi investime 68 milion euro përë ndërtimin një banese pë të kthyerit serbë që u zhvendosën . Kemi një investim në vazhdimsi për kthimin e të zhvendosurve për t’ju krijuar kushte për kthim e të gjithë atyre që dëshirojn të khehen në trojet e tyre . Qeveria e Kosovës deri më tani ka treguar shenja të vullneti të mirë që dëshiron ti kthej të zhvendosurit serbë . Prishtina ka ofertë serioze për kthim , që ndan mjete nga buxheti i vetë për investime për të kthyerit , për integrim, për plotësimin e kushteve , të drejtave dhe standardeve evropiane . Edhe Komunat serbe nuk jan mbrapa me zhvillim të gjithëanshëm , punësim etj . Prishtinës vazhdimisht i vëhen kushte që të plotësohen të drejtat individuale dhe kolektive , lirit e plota të gjuhës , shkollimit të lartë dhe superior . Si që e din edhe i tërë opnioni botëror delegacionet më të larta të lidërve institucional dhe partiak vijnë në Kosovë që ti vizitojn kishat , vendabanimet dhe Komunat serbe pa u penguar . Të drejtat e tyre kan përmisim dhe jan të priviligjuar në çdo aspekt pasi kem i monitorim se si po implementohen këto të drejta . Në Mitrovicë egziston një universitet publikë në gjuhën serbe që nuk pengohet nga qeveria e Kosovës por përkrahet edhe nga Beogradi dhe ndërkombëtarët . Serbët i shfrytëzojn të gjitha të mirat nga buxheti i Kosovës dhe Beogradi . Kan spitale të përgjidhshëm të karakterit si p.sh për Anamoravë , për Mitrovicë , Shtëprcë . Nëpër qytete lejohet dhe bartin emërtime të rrugëve , shesheve , bulevardeve dhe institucioneve në emërtime të figurave dhe personaliteteve serbe . Nuk kemi gjygje politike të serbëve por edhe shumë policë ve u është dashur t’ju bëhen gjyqe në bazë të fakteve e dëshmive për krimet e kryera në Kosovë ato shetisin të lirë . Nga buxehti i Kosovës ndahen mjete për arsim , kultur monumente të trashigimisë kulturo-historike . Për Prishtinën jan të mirëseardhur ky minoritet që të punojn në institucione pubike si në gjykata , kadastër , admnistratë Komunale por edhe ato qeveritare si në zingjirin komandues të ushtrisë , policisë . Ne resore të ministrive kemi zëvendëskryeministër , ministër , zëvendësministra . Me një fjalë kemi përfaqësimi në nivel lokal e qendror bile më shumë në raport me përbërjen e popullatës . Serbët lokal të Mitrovicës ndihmohen nga Republika e Kosovës ka investime edhe pse kan edhe institucione paralele që funksionojn në mbështetje me direktivat e Republikës së Serbisë . Në tri komuna të veri të Kosovës , si : Mitrovicë , Leposaviqë dhe Zubin Potok ende nuk pranohen ligjet , kushtetuta e Kosovës . Ku organizohen zgjedhjet e Beogradit . Po ashtu shtypin dhe ende lëshojn dokumenta që jan të dallueshme prej atyre të Kosovës si letërnjoftim , pashaporta , targa të automjeteve dhe dokumenta tjera . Në Kosovë ato funksionojn pa i përfillur organet e Kosovës . Pra serbët flamurin dhe llogon e republikës së Kosovës nuk e pranojn dot . Sivjet më datën 13 e 14 shkurt organizuan referendumin për pranim ose jo të institucioneve të Kosovës . Beogradi mban pengë këto duke investuar , instrumentalizuar dhe bërë vegla për politikë ditore dhe duke i bërë si një kartë që kur ti duhet të shfrytëzon këtë . Serbët të ndihmuar nga Beogradi i mbajnë dy vendkalime të izoluar , kështu duke e penguar me çdo kushtë njohjen ndërkombëtare , integritetin dhe dhe sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës . Mitrovica dhe serbët lokal ende jan JO të integruar në të gjitha poret e jetës në Kosovë . Çështja e Mitrovicës tani pasi kaluan 13 vite është bërë një problem i ndieshëm për ta zgjedhur nga vetë Kosova sepse serbët e veriut e ndiejn ende që nuk ka tjetër pushtet përveq të ati të shtetit të Serbisë .
***
Ne shqiptarët e Komunës së Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës na takojn të drejtat e tona nacionale që kemi mbajtur referendumin dhe është bërë lufta e armatosur . Faktori ndërkombëtarë nuk e ka vështirë të peshoj drejtësin aspak , prandaj është sfidë për ta , por duhet kërkuar që të gjindet një zgjidhje e pranueshme .
***
Mitrovica ishte e populluar gjithmonë me popullatë shumicë shqiptare dhe çka është më e rëndësishmja serbët lokal nuk kanë kurrfar të drejte të mëtojnë se ky territor ishte dhe mund të jet i tyre .Serbia ka investuar shumë kohë , mjete dhe ka lëvizur në favorin e tyre .Mitrovica duhet dhe mund të integrohet në jetën e Kosovës sepse është një krizë artificiale e krijuar nga vetë Beogradi që ka përqendruar atje minoritetin serbë , që do ti duhet dhe do ta ketë si kartë të fortë , para të gjithve pa përjashtim .
Për fundë , ne shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës me serbët lokal të Kosovës kemi ngjashmëri sikur që kemi edhe dallime të ndieshme . Lexuesi do të vie në përfundim shumë lehtë në këto dallime dhe ngjashmëri.

Në vend të përkujtimit:26 Marsi 1990: Vullkani që tronditi komunizmin në Shqipëri


Nga: Profesor Neki Babamusta, Londër
Neki Babamusta

I vrau pushka e qeverisë
Në vitin 1950-52 vazhdoja studimet në Shkodër në shkollën pedagogjike 2 vjeçare me program të avancuar. Drejtor kishim z. Shaban Arra, figurë e nderuar e arsimit tonë kombëtar. Ai më ka nderuar duke më bërë një vizitë miqësore në familjen time në vitin 1956.
Me mbarimin e shkollës (korrik 1952) shkolla organizoi një ekskursion në fashtin Guri i Zi, Shkodër. Fshati dukej i heshtur sikur i kishte rënë hija e vdekjes. Tek tuk shihje vetëm fëmijë të vetmuar dhe disa gra. Me një shok u bëmë kurreshtarë dhe pyetëm një grua veshur me të zeza që kaloi rastësisht përpara nesh.
Ku janë burrat? – i thamë.
Si na hudhi një vështrim të shpejtë, dhe kur pa që ishim të veçuar, nëna e moshuar foli me mallëngjim: Burrat na i vrau pushka e qeverisë! (Sigurimi i Shtetit) Dhe pastaj u largua me shpejtësi.
14 janari 1990 – Revolta e parë antikomuniste në Shqipëri
Sipas rrëfimit të z. Bep Pjetri, Shkodër
Shkodra është jo vetëm trevë e patriotizmës, por edhe qendër e kundërshtimit kryesor të regjimit komunist. Kjo për faktin sepse diktatura komuniste manifestoi ndaj popullit të Shkodrës një qëndrim të egër.
Me 14 janar 1990 mijëra demonstrues si lëvizën në rrugët e qytetit me parrulla antikomuniste, u drejtuan për te busti i Stalinit në qendër të qytetit. Qëllimi i demonstruesve ishte që të rrëzonin statujën e diktatorit Stalin. Sigurimi i Shtetit veproi menjëherë dhe si bisha të tërbuara u vërsulën mbi organizatorët, duke përdorur edhe mjete të rënda. Sigurimi i Shtetit me forcë arrestoi 600 pjesmarrës të revoltës. Të arrestuarit u dërguan në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës, ku u keqtrajtuan duke i rrahur dhe gjakosur. Shumë nga organizatorët pasi i kishin torturuar në Shkodër, i dërguan në hetuesinë speciale të Tiranës. Ndërmjet të cilëve: Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monajka (i cili u vra në Vjenë, në mënyrë misterioze), Kolec Kublina, Flamur Elbasani, Ndoc Liqejza, Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nekolin Thana, Tonin Ndema, Nikolin Margjini, Klaudio Daka, e shoqja e Tef Curranit, Huana Kraja, Bac Bilali, Ylli Gërshana, Aldo Perizi, dy vëllezërit Alibali, një djalë i Guciajve, e motra e Vera Omarit, dy vëllezërit Haxhi, etj.
Revolta e parë antikomuniste e Shkodrës qe preludi i fillimit të lëvizjeve të mëdha antikomuniste në Shqipëri.
Rusët çkurorëzojnë Filozofinë ëndërrimtare të Marksizmit-Leninizmit
Në tetor 1917 me fitoret e revolucionit në Rusi fillon epoka famëkeqe e komunizmit. Nën rrezet përveluese të ombrellës së komunizmit do të futej bota lindore, po ashtu edhe Shqipëria.
Në Rusi jeton dhe punon një popull me vlera të larta historike, që e çmon lirinë dhe jetën. Për kulturë dhe shkencën botërore, populli rus është një thesar i paçmuar. Por, vepra gjakatare e tetorit, ia zveniti jetën popullit rus. Bashkë me miliona të vrarë nga pushteti komunist rus u rrënua totalisht edhe ekonomia sovjetike që mbështetej në sistemin e kolektivizimit.
Nikita Hrushovi (Khrushchev) ngre këpucën e tij lart në OKB
Ekonomia sovjetike po jepta shenja plasaritjeje. Udhëheqësi i Partisë Komunistë të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushovi doli me teorinë e “Bashkëegzistencës Paqësore” me qëllim që të sbuste pasojat e krizës ekonomike të socializmit dhe të bashkëpunonte me perëndimin.
Hrushovi, ndonësa i paftuar në New York, ai erdhi si kreu përfaqësues i delegacionit sovjetik në OKB. Gjatë debatit të seancës së OKB-së me 12 tetor 1960 Hrushovi skandalizoi të gjithë sallën. I tërbuar dhe inatosur nga kritikat e bëra nga delegacioni i Filipinëve, Lorenzo Sumulong për politikën e tij si dominante në Evropën Lindore, Hrushovi ngriti këpucën lart dhe i ra tavolinës, për t’i treguar perëndimit se Bashkimi Sovjetik është superfuqi.
Në foto: Nikita Khrushchev gjatë vizitës në Shba, OKB, shtator 1960
Gjatë vizitës në SHBA, Hrushovi bëri një vizitë në një fermë blektorale. Fermerët e pritën ftohtë. Aty pa se gjeli i dedit arrinte me peshë 25 kg, saqë kur e kapi i ra nga duart. Ndërsa një lopë jepte mbi 40 litra qumësht në ditë. Ai vërtetoi me sytë e tij të vërtetat e shkrimtarit sovjetik Ilia Erenburg, i cili në një libër kushtuar Amerikës, ngrinte lart ekonominë amerikane dhe standartin e jetesës.
Sistemi socialist u trondit nga kryengritjet e para që u bënë në Hungari dhe Çekosllovaki, ku trupat sovjetike i mbytën me gjak popujt e këtyre dy vendeve.
Në maj 1959, Nikita Hrushov bashkë me ministrin e mbrojtjes Marshal Malinovski bënë një vizitë zyrtare në Shqipëri për 12 ditë. Posaçërisht për këtë vizitë, Enver Hoxha ndërtoi rrugën e parë moderne në Shqipëri prej 20 km, nga Saranda në Butrint. Hrushovit i interesonte vlera strategjike e Shqipërisë. Ai kërkoi të vendoste raketat bërthamore në trullin e Shqipërisë dhe nëndetëse atomike në gjirin e Sarandës. Këtu u duk qartë natyra e tij prej agresori, sepse nuk ishte për paqen, por për luftën.
Në foto: Vizita e Nikita Kruhshev në Shqipëri, bashkë me Enver Hoxhën, në Apolloni
Gjatë rrugëtimit për në Sarandë Hrushovi kaloi në Kavajë. Hrushovit i bëri përshtypje indiferentizmi dhe pritja tepër e ftohtë e popullit të Kavajës dhe u interesua për të ditur emrin e qytetit. Kjo pritje e ftohtë u bë problem në Komitetin e Partisë së Kavajës dhe në Durrës. Por kjo ishte përgjigja që i jepte populli i Kavajës sistemit komunist.
Gjatë vizitës në Butrint, Hrushovi mospërfilli dhe kritikoi punën e arkeologëve ku dëshmohej historia dhe kultura mijëvjeçare e kombit shqiptar. Ai iu drejtua Enver Hoxhës dhe i tha:
“Pse punësoni kaq shumë forca dhe shpenzoni fonde për gjëra të vdekura? I leni Grekët dhe Romanët tek antikiteti i tyre.” Pasi thirri Malinovskin, dorën e tij të djathtë, i pëshpëriti në vesh, “Shiko sa e mrekullueshme. Këtu mund të ndërtojmë një bazë ideale për nëndetëset tona. Këto gjërat e vejtëra duhen gërrmuar dhe hedhur në det. Mund të ndërtojmë një tunel përmes maleve për në anën tjetër,” – duke drejtuar gishtin tek fshati Ksamil. “Do kemi bazën më të sigurtë dhe ideale në Mesdhe. Nga këtu mund të sulmojmë dhe paralizojmë çdo gjë.” (nga Përshkrimi i vizitës sipas Enver Hoxhës, botuar në 1980).
Gjashtë muaj më pas, Enver Hoxha prishi lidhjet me Bashkimin Sovjetik në mbledhjen e 81 partive në Moskë, tetor 1960, dhe u lidh me Kinën komuniste.
Gjatë vizitës në Butrint, ku Kruhshev bënte planet për bazat nëndetëse ushtarake
Demonstratat e para antikomuniste në Kavajë (1988-89)
Gorbaçovi, kryereformator i madh dhe burr shteti, shihte tek komunizmi një sistem pa prespektivë, që i kishte sjellë popujve sovjetik mjerime e vuajtje të mëdha. Që kur erdhi në fuqi në 15 Mars 1990, Gorbaçovi filloi veprimtarinë e tij për shkatërrimin e sistemit komunist dhe të bllokut komunist të vendjeve të lindjes, nën vartësinë e Bashkimit Sovjetik. Bëri marrëveshje me Gjermaninë për bashkimin e Gjermanisë Lindore me atë Perëndimore, duke shembur murin e Berlinit me 9 nëntor 1989. Ai me guximin e tij bëri edhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik duke thënë se nuk i mbaj me zor të bashkuar.
Në foto: Gorbachev tek Branderburg Gate, në 1986 gjatë vizitës në Gjermaninë Lindore
Nga fundi i viteve 1980, blloku komunist i lindjes po shpërbëhej, duke përmbysur regjimet totalitare nga revolucionet demokratike të këtyre popujve. Në këto momente historike, fatet e Kombit shqiptar, ku sundonte regjimi më i egër dictatorial, i mori në dorë inteligjenca demokratike. Intelektualët e shquar të Shqipërisë, si Dr. Sali Berisha, profesor Ylli Popa, Ismail Kadare, Genc Pollo, Azem Hajdari, etj, me shkrimet e tyre të guximshme sensibilizonin popullin tonë, që i bashkuar, të ngrihej për të fituar kohën e humbur: të rrëzohej diktatura staliniste.
Populli i Kavajës, si e tërë Shqipëria, duke provuar më tepër peshën e tiranisë komuniste, i izoluar nga dija perëndimore, nuk duroi më që të trajtohej si robotë skllevër, për ca skllavopronarë e pashallarë e kuq.
Me besë e trimëri populli i Kavajës që i pari që rrëmbeu flamurin e lirisë kundër komunizmit. Në mënyrë të vetëdijshme, me një organizim të përsosur të brendshëm, që në verën e vitit 1988 filluan grevat e para të sindikalistëve demokrat, nën drejtimin e Nazmi Rrolit, Fatmir Veliut, Skënder Gërrmani, Viktor Rrapi, etj. Këta organizatorë u vunë në krye të grevës së punëtorëve të poçerisë, të ndërrmajes leshpunuese dhe të fabrikës së qelqit. Punëtorët protestonin kundër shkurtimit të vendeve të punës, duke i pushuar nga puna me pretekstin e mungesës së energjisë elektrike, të lëndës së parë. Rregjimi komunist i detyronte punëtorët me forcë që të shkonin për të punuar në kooperativë bujqësore. Rinia, si forca më e shtypur, ishte ajo që i dha tonin luftarak lëvizjes demokratike antikomuniste.
Në v. 1988-89 të rinjtë e Kavajës vazhdonin të shpërndanin trakte antikomuniste në lokalet e tregëtisë, në shkolla, në fshatëra si Synej. Ato kryenin veprime për heqjen dhe grisjen e parrullave komuniste. Të rinjtë e Kavajës grisën portretin e diktatorit në gjimnazin e Kavajës dhe në S.M.T. (stacioni i Makinave dhe Traktorave) me autorë: Qazim Kariqi, Dik Ejupi, Alket Alushi, Xhevat Hylviu, Artan Lajthia, Adem Hylviu, Arben Goga, Artan Çelhyka, etj. Këto ishin goditje e fuqishme, që sollën çoroditje në udhëheqjen e partisë dhe të organeve të Sigurimit të Shtetit. Këto lëvizje ishin tronditje të forta kundër ferrit komunist dhe lajmëtare të një tajfuni të fuqishëm.
Përballë vdekjes: një popull i tërë me djemtë e tij, nga ana tjetër, gjelatat e kuq, që me qetësi të prishur hartonin plane për hakmarrje…
Kavaja u mbush me fytyra të panjohura, të egërsuara dhe të etura për gjak. U rrethua me ushtri, ndërsa ujqërit e “326”- ës (forcat speciale të ndjekjes së sigurimit), u lëshuan nga zinxhirët. Nuk pushonin së rrahuri receptorët e telefonave nga Durrësi e Tirana. “Të bëhen zap huliganët!…” Djemtë e Kavajës nuk ishin huliganë, por gladiatorë të lirisë, asllanë të Shqipërisë, stërnipër të Skënderbeut dhe Naimit, që u futën të parët në vallen e vdekjes për liri.
Të rinjtë demokratë që u vunë në ballë të demonstratave ishin: vëllezërit Kariqi, Kazazi, (djemtë e Idrizit), Cara (djemtë e Lalës), Rrica, Gjoni, Veliu, Rrugeja, Tallushi, Shtini, Beçerri, Bizhdili, Hylviu, Ilir Babamusta, Osman Babamusta, Eqerem Hoxha, Dik Ejupi, Vasil Duro, Artan Kacani, Saimir Islami, Tahir Okshtuni, At Cara, Kasem Gjoci, Ver Zeqiri, Çezaj Petja, Fatmir Musaj, Et Sajgeri, Vullnet Çela, Lulëzim Berati, Artan Çelhyka, Et Duria, Eqerem Skuqi, Bardh Murati, Hasan Gjeçi, Ali Kallasi, Kristaq Tutulani, Arben Karkini, Hamdi Myftiu, Ilir Rrena, Artan Lajthia, Alket Alushi, Bardh Uzuni, Tanush Berberi, Madrid Pojana, Deud Elmazi, Mit Gjika, Ibrahim Elezi, etj.
Nëpërmjet veprës heroike të këtyre të rinjve mësojnë organizimin e tyre të përsosur tepër sekret. Veprimtaria e tyre ishte e ndarë në bazë të lagjeve, me një qendër kryesore ku komunikonin njëri me tjetrën. Dyqani i bukës, ku punonte  Qazim Kariqi, qyqani i mishit i Eqerem Skuqit, shtëpia e Fatmir Veliut, e Idriz Kazazit dhe Adil Alushit, e Jak Shtinit, që kishte veprimtar besnik Osman Babamustën, shtëpia e Josif Budës, shtëpia e Xhevat Hylviut, etj, organizohej puna e përbashkët, këmbesheshin mendime, shkruheshin dhe merreshin trakte me shkrime: Komunzmi po vdes! Enverin do e nxjerrim nga varri!…
Përgjakja e 26 marsit 1990
25 mars 1990 zhvillohet ndeshja midis Besës dhe Partizanit. Sipas vendimit marrë 10 ditë më parë, çdo i ri demokrat, do të mbante me vete veprat e Enverit, dhe mjete mbrojtjeje. Grupi prej 15 vetësh drejtohej nga një person i caktuar. Sipas vendimit, në minutën e 80 të gjithë tifozat në stadium do ngriheshin në këmbë me sinjalin e parë. Dhe me të vërtetë, i tërë stadiumi, me mijëra qytetarë, u ngritën në këmbë, duke grisur veprat e Enverit publikisht. Pjesëmarrësit në stadium shpërthyen me thirrjet: Poshtë komunizmi! Enver Hitler! Poshtë diktatura! Liri Demokraci! I tërë populli këndoi në një korr të vetëm: “O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje ja liri, se mjaft në robëri.”
I riu Betim Misiri, çau kordonin e policisë dhe u fut në mesfushë, për të ngritur dhe mbajtur lart moralin. Ndërsa populli këndonte këngë patriotike, policia e veshur me skafandra, me armë zjarri, e ndihmuar nga oficerët e sigurimit, u sulën drejt demonstruesve. Përleshje e përgjakshme!
Televizioni mundohej me urdhërin e kryetarit të degës, të identifikonte autorët, organizatorët, por më kot. Policia gjakosi dhe burgosi dhjetëra të rinj. Ndërmjet të cilëve, dhe vëllezërit Rexhep dhe Ilir Rrugeja.
Si kundërpërgjigje të reprezaljeve të policisë dhe burgosjes së shokëve, të cilët u torturuan, qendrat drejtuese të demonstratës morën vendim unanim që me 26 mars 1990 të bëhej një demonstratë tepër e fuqishme. Me besë Arbërore liria do përleshej me vdekjen. Sipas vendimit, bashkimi i demonstruesve do bëhej tek parku i qytetit të Kavajës, në orën 5 pasdite. Qazim Kariqi kishte lajmëruar elektrikun që në orën 7 të fikeshin dritat. Disa qindra të rinj u grumbulluan para godinës së policisë me thirrjet: Vrasës lironi shokët tanë. Aty dëgjoheshin edhe thirrjet vajtuese të nënave dhe motrave të djemve të Kavajës, që protestonin për bijtë e tyre. Të rinjtë goditën me gurë policinë, sulmuan godinën dhe makinave përreth iu vu zjarri. Policia u struk ndër bodrume.
Pas 15 minutash demonstruesit shkuan tek Komiteti i Partisë, duke i vënë zjarrin dhe shkatërruan çdo gjë.
Demonstruesit, të ndarë në disa grupe, krahshtërnguar, manifestuan nëpër qytet me parrulla kundra komunizmit. Çaste më emocione të jashtëzakonshme! Të bëhej zemra mal tek shihje këto djelmosha krahshtërnguar, që ishin nderi dhe lavdia e kombit. Për altarin e lirisë po dhuronin edhe jetën e tyre rinore. Sërish populli u bashkua me demonstruesit. Tronditi tokën nga të rinjtë zemërluanë.
Në atë kohë, unë ndodhesha në shërbim (dezhurn) në Komitetin Ekzekutiv të qytetit. Bie zilja e telefonit:
- Alo, – dëgjohet një zë. Dhe më pyet: Çkemi nga Kavaja?
- Asgjë, – i thashë. Po bie shi tropikal. Siç duket do kemi pranverë të begatë! Mos u shqetësoni.
Shtëpia ime ndodhej tek parku, pranë policisë dhe komitetit të partisë.  Gruaja ime, bashkë me vajzën e vogël, duke parë skenën reale dhe ngjarjet tronditëse vrapuan tek puna ime për të më paralajmëruar.
Me 28 mars 1990, Sigurimi i Shtetit arrestoi dhjetëra të rinj dhe i torturoi në polici. Tortura të tmerrshme provuan Fatmir Veliu, Qazim Kariqi, Vasil Duro, Jak Shtini, Xhevat Hylviu, Rexhep dhe Ilir Rrugeja, etj, të cilët i dërguan në hetuesinë e Durrësit. Sërish natën e 28 marsit e deri në mëngjes qindra gra, vajza, prindër të familjeve të arrestuera dhe banorë të tjerë të qytetit protestuan tërë natën para Degës së Punëve të Brendshme. Britmat e nënave dhe vajzave me të qarat e tyre dëgjohej shumë larg, me thirrjet: Kriminelë, ju ka ardhur fundi. Lëroni fëmijët tanë!
Por bishat komuniste ishin bërë më të egërsuara, sepse po i ikte pushteti, po humbisnin parajsën. Në Durrës, bazuar në thëniet e të rinjëve demokrat të burgosur, i torturojnë, duke përdorur edhe pistoletën elektrike. I lejnë pa bukë, pa gjumë, duke kërkuar me çdo kusht organizatorët. Xhelatët e kuq, kur e panë se as torturat fizike dhe psiqike nuk i nënshtruan të rinjtë demokratë, i dënojnë me burgime me aktakuzën: Axhitacion e propagandë, përmbysje e pushtetit me dhunë, dhunim me forcë i Degës së Punës së Bredshme dhe i Komitetit të partisë. Vuajtjet e këtyre të rinjve qenë edhe më të tmerrshme. Disa prej tyre u lirian prej burgjeve në prag të fitores së Demokracisë me 22 mars 1992.
Me këto veprime legjendare Kavaja u bë për pushtetarët e kuq, thembra e Akilit. Për Shqipërinë, zemra e saj. Ndërsa Evropa dhe Perëndimi, kthey krytë me respekt tek rrezatimet që përhapte ky qytet. Lajmet që përhapeshin për Kavajën se “çpo bën Kavaja”, “presim nga Kavaja” ishin shumë domethënëse.
Disa nga demonstruesit e 26 marsit, që sulmuan policinë në Kavajë:
(nga libri i Rexhep Rrugejes, Stadiumi ‘Besa’ dhe ngjarjet e 1990 në Kavajë”)
1. Qazim Kariqi
2. Artan Kaçani
3. Dik Ejupi
4. Xhevat Hylviu
5. Fisnik Gjoni
6. Ar Gjoni
7. Genci Gjoni
8. Ylli Gjoni
9. Zabid Karkini
10. Arbën Bala
11. (Panokja) Zamir Kallasi
12. Ali Kallasi
13. Çim Kallasi
14. Gëzim Çelçima
15. Arbën Karkini
16. Gëzim Babamusta
17. Fatmir Veliu
18. Mit Gjika
19. Hasan Karkini
20. Bert Gagu
21. Ervin Gabo
22. Astrit Gega
23. Zan Sedja
24. Nuz Sedja
25. Fatmir Musai
26. Agim Bala
27. Gëzim Kola
28. Daut Elmazi
29. Sali Elmazi
30. Vullnet Leka
31. Hasan Leka
32. Lik Shehu
33. Altin Derjaj
34. Hamdi Kuli
35. Luan Xhihani
36. Sil Durja
37. Ilir Mançeçi
38. Ilir Musta
39. Çim Kazazi
40. Spartak Kazazi
41. Gazment Kazazi
42. Ilir Kapllani
43. Artan Kanapari
44. Tahir Okshtuni
Përleshja e 10 korrikut 1990
Dragonët e kuq të sigurimit u sulën sërish si qena të tërbuar. Të rinjtë e Kavajës dhe populli i tij heroik qenë ata që në gjimnazin e Kavajës, në fillim të viteve 1990 hudhën veprat e Enver Hoxhës përtokë dhe detyruan një lider të komitetit qëndror të P.P.Sh.-së të kalonte mbi këto vepra.
Lëkundje të tjera të fuqishme u ndien në tërë Shqipërinë. Forcat speciale të sigurimit të 326-ës u sulën në Kavajë me 10 korrik 1990 duke goditur, rrahur dhe qëlluar edhe pleq. Sërish përleshje gjakatare mes të rinjve dhe sigurimit tek lagja afër kishës. Nga plumbat e sigurimit, bie hero luftëtari i parë demokrat, i riu Josif Buda.
Me arkivol, mbuluar me flamurin kombëtar, mbi 20,000 qytetarë e fshatarë protestojnë kundër kësaj vrasëse barbare. Një popull i tërë me arkivolin në duar duke shëtitur nëpër qytet bëri betimin: hakun do ta marrim! Skena urrejtjeje të paimagjinueshme nga populli. Griset dhe digjet portreti i Ramiz Alisë, që nuk u bë Gorbaçov.
Si e tërë Shqipëria, edhe në Kavajë, pas Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990 në Tiranë, u vendos pluralizmi politik. Ditët e lirisë po afronin. Me fitoren e Demokracisë, shumë prej këtyre të rinjve iu akordua titulli i lartë nga Presidenti i Republikës, “Pishtar i Demokracisë”.

Nga Ermira Babamusta:“Jetë të Riciklueshme”

Blerina Goce









Kohë më parë(vërejtja e redaksisë)filmi i shkurtër “Jetë të Riciklueshme” me natyrë artistike portret – dokumentar realizuar nga Blerina Goce u shfaq në festivalin “Young Albanian Filmmakers Festival” në New York. Festivali, organizuar me sukses nga Bujar Alimani u mbajt në Manhattan, tek Producers Club. Dokumentari cek temë sociale dhe rrezikun me të cilin përballet një familje dhe lagje në Shqipëri nga ndotja dhe mbeturinat në ambient.

 jete e reciklueshme2

Shqipëria, është para një momenti të madh që hap sipas meje një epokë të re në historinë tonë, atë të europianizimit. Filmi dokumentar normalisht ka shumë për të reflektuar dhe adresuar këto probleme të zhvillimit. Shpresoj që institucionet e filmit në Shqipëri të zgjohen dhe të jenë në një hap me kinemanë shqiptare. Në fund të fundit shpresoj që të gjithë të kemi mundësinë dhe mbështetjen për të bërë filma qoftë dhe duke ngjallur debatin publik për çështje që shqetësojnë realisht shoqërinë tonë,” u shpreh Blerina Goce.

 

“Shoqëria shqiptare  vitet e fundit po përballet me problemet mjedisore që sa vijnë e bëhen më të mprehta. Prej kohësh po kerkoja të gjeja mjetin më të mirë për të shprehur pikërisht disa shqetësime të miat dhe jo vetëm. Mundësia mu krijua me uorkshopin për kineastë të rinj të organizuar nga Akademia “Varaan” dhe Televizioni Francez Arte, në ambientet e Akademisë “Marubi” me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Unë, pasi fitova konkursin dhe m’u miratua projekti, m’u desh të përballesha jo vetëm me vështirësitë e natyrshme të trajtimit të kësaj teme, por edhe me pengesa të shumta per të cilat mu desh t’i drejtohem për mbrojtje Zyrës së Të Drejtave të Autorit. Ndoshta kjo është rrjedha normale e filmave dokumentarë, që atakojnë interesa të caktura,” shtoi ajo.

 

Violeta Mirakaj, Bujar Alimani, Arta Kallaba, Ermira Babamusta dhe Lola Luma, Nata e ndarjes se cmimeve ne festivalin YAFF, New York
Violeta Mirakaj, Bujar Alimani, Arta Kallaba, Ermira Babamusta dhe Lola Luma, Nata e ndarjes se cmimeve ne festivalin YAFF, New York

Në natën finale, juria e përbërë nga Arta Kallaba (kryetare), Ermira Babamusta dhe Violeta Mirakaj shpalli listën fituese të filmave të përzgjedhur të festivalit. Filmi “Jetë të Riciklueshme” me regji të Blerina Goce fitoi çmimin “Best Documentary” (Dokumentari më i mirë).   Filmi ishte një nga filmat më të pëlqyer dhe diskutuar nga pjesëmarrësit gjatë Q&A pas shfaqjes së filmave dhe u fol shumë për temën reale dhe të guximshme të trajtuar nga Blerina Goce.

 jete e reciklueshme

Së pari dua të falenderoj regjisorin Bujar Alimani dhe Alfred Tollja si nismëtarë të këtij aktiviteti, të cilëve ju ka pëlqyer filmi im që në momentin e parë që e kanë parë. Gjithashtu falenderoj dhe të gjithë selektorët që përzgjodhën për të qenë pjesë e festivalit. Pas një rruge të vështirë jam e lumtur që filmi më në fund pati premierën në Nju Jork dhe që në shfaqjen e tij të parë nderohet me çmimin Dokumentari më i mirë. Për më tepër më kënaq diskutimi i gjerë që ka hapur filmi midis bashkëkombësve tanë në SHBA.

Për mua është shumë e rëndësishme që një “erë e re” po fryn në kinemanë shqiptare dhe është për tu vlerësuar që filmat e autorëve shqiptarë tashmë mund të shfaqen në Nju Jork apo kudo tjetër në botë, madje edhe përpara se të kenë premierën në Shqipëri.  Më gëzon fakti që ndër filmat e paraqitur, shumica kishin si autorë regjisore femra, si dhe fakti që janë vlerësuar nga një juri femërore. Mendoj se edhe në Shqipëri po lind një gjeneratë e re kineastesh femra , ashtu si edhe në Kosovë, e që si këto të fundit, do të mund të sjellin një kinema tjetër, që do të vlerësohet edhe jashtë kufijve shqiptarë,” tha regjizorja Blerina Goce.


Krahët e lirisë dhe Rini Monajka


Ndër mejtime 
avatar

ARLINDA ÇAUSHOLLI

Rini Monajka. E njeh kush? Pak nga qyteti im… Për më tepër Shkodra ka patur lëvizje sociale të sinkronizuar me vrullin e Drinit kur është i inatosur. Se mos vetëm Shkodra.
Në ditët e sotme do të ishte mbase një nga djemtë më të lakmuar të pjacës... Prejardhje austriake, i edukuar, dashurues i gjuhëve të huaja, futbollist i talentuar, i pashëm, inteligjent, kurajoz, idealist i lindur dhe i trashëguar. Ka qenë një nga organizatorët e demonstratës së parë antikomuniste në Shkodër në janarin e ftohtë të vitit 1990, atëherë kur sundimi komunist ishte ende shumë i fortë dhe hijet e frikës flinin në krevat bashkë me të gjithë ne. Nuk jeton më. 

Kush i qëndroi në këmbë diktaturës që uli në gjunjë dy milionë shqiptarë duhet të ketë qenë hero. Heronjtë nderohen. Për më tepër kush ngriti kokën dhe pa drejt e në sy dorën që e vrau, duhet të ketë patur një zemër ndryshe nga e jona, dhe mendjen e ndritur, ndryshe nga errësira që ka mbërthyer sot mendjet e të gjithëve ne. Monajka me shokë ishin organizuar me ganxha dhe litarë sepse në një demonstratë shkodranësh, të qytetit dhe rrethinave, do të hiqnin bustin e Stalinit atë janar. Kishin përgatitur dhe një orator. Nuk ia dolën dot. Informacioni ishte përhapur siç dimë ta bëjmë ne mirë, dhe në Shkodër kishin zbarkuar agjentët e sigurimit. Përbindshmëria e grahmave të fundit. Ka patur shumë arrestime atë ditë, ka patur shumë tortura çnjerëzore në ditët në vijim dhe vendime burgimesh. Monajka vetë u rrah dhe u dëmtua barbarisht, në mënyrë të pakthyeshme. Nuk e di a gjallon më ajo qënie që e bëri thuajse të vdekur.
Rini MonajkaU dërgua në dy burgje, përfshirë Burrelin. U lirua në vitin 1991, por fizikisht dhe mendërisht ishte transformuar. Më saktë, deformuar. Vdiq në Austri në 1997. Pranë nuk kishte asnjeri. Për kujtimin e zbehtë të tij flitet dhe shkruhet vetëm nga shokët e vet. Me copëza zemre. Siç dinë ta bëjnë vetëm shokët.


Përherë jam përhumbur për të vijëzuar në mendjen time një njeri që arrin të njohë shijen e lirisë. Nuk ia kam dalë dot. E kam të pamundur të përshkruaj idenë se si duhet të jetë njeriu që arrin ta dallojë, të sakrifikojë, të luftojë dhe të japë jetën për të, kur gjithë të tjerët bëjnë të kundërtën. Nuk po shkruaj për heronjtë e mesjetës dhe rrëfimet kalorsiake që na i morën mendtë kur ishim fëmijë dhe zemrat kur u rritëm dhe ca. Po flas vetëm për 22 vjet më parë, kur një 37 vjeçar fliste me zë të lartë për lirinë dhe pëshpëriste me zë të shkujdesur për frikën. 

Flijimet për liri nuk mund të harrohen. Njihen, mësohen, përcillen dhe gdhenden diku. Meqë jemi në valë heronjsh, të merituar apo jo, dhe festa është e lirisë, ata që e shkruan dhe janë pjesë e së shkuarës dhe të sotmes që po jetojmë, e meritojnë të përmenden. Brezi i ri do t’i dëgjonte gojëhapur bëmat e tyre dhe do ta kuptonte më mirë se cila është vlera e ditëve që po jetojmë, për meritë të kujt po i jetojmë, e kujt është taksa e lartë e gjakut që u pagua, dhe nëse ia ka vlejtur jeta e këtyre guximtarëve. 

Rini Monajka. Meqë është festë... dhe jemi përpjekur rrëmujshëm të zbukurohemi... apo të ngjyrosemi ku me shije dhe ku pa shije....të paktën të kujtojmë të pazënët në emra dhe të fortët në kujtime. Ata që i dhanë Shqipërisë shtysën drejt demokracisë dhe ua ndriçuan rrugën të tjerëve. 

Para një pjese dekorimesh të pabukura të kryeqytetit dhe ca flamujsh prej cope të holluar dhe të dalë fijesh nga era e lirisë së vendit tim, duhet të ketë plot emra që duhen nderuar. Fundja, më mirë një kujtim i mirë se një flamur me çmim të lirë./blogs/nder_mejtime/krahet_e_lirise_dhe_rini_monajka-378-6.html#sthash.OwjYcN3X.dpuf

RIN MONAJKA (DUKAGJINI)

Nga Fritz RADOVANI:

RIN  MONAJKA (DUKAGJINI)


(1953 – 1997)

 
●Në 60 vjetorin e lindjes... (11 Qershor 1953 – 1 Maji 1997)

Muri i Berlinit ra! Ora e Lirisë nuk ndalej!

            Në dhjetorin e 1989, Çaushesku jep shembullin e “ruejtjes së parimëve komuniste”...
            Shqipnia vazhdonte udhën e martirizimit komunist.
            Me 14 Janar 1990, u thye njëherë e përgjithmonë miti i atij sistemi përbindsh!
            Demostrata e heshtun në Sheshin e Dëshmorve të Shkodres, njofton Tiranën endè të kuqe, se komunizmit gjakatar i erdhi fundi!.. Mija vetë të grumbulluem në atë Shesh, presin rrëzimin e bustit të diktatorit gjeorgjianokomunist Stalin. Mija vetë drejtue sytë nga toka, presin kur po shprazën mbi kokat e tyne automatikët nga dritaret e hotel Turizmit, Sahatit Inglizit, hetuesisë apo apartamentit mbi PTT e qytetit, që ishin të mbushun me sampistë kriminel të ardhun nga Tirana, vetëm për gjakderdhje e masakra ndaj Rinisë “rebele” shkodrane.
            Angazhimi i Ramiz Alisë: “Edhe bar do të hajmë e parimet nuk i shklasim!..”, asht krimi ma i madh kundër Popullit Shqiptar! Po, a u mjaftue me kaq ?
            - Jo, sëpse në mbrendsinë e tij ziente krimi. Këte e vërtetojnë kufomat e djelmëve të rijë, të mashtruem ndër kufinjë, të shporuem nga qindra plumba automatiku dhe të lidhun në hunjë me tela me ferra, tue u shetitë ndër pjacat e qyteteve...të të gjithë Shqipnisë.
            Rinia Shkodrane ka vendosë me u vetsakrifikue!
Mungonin disa djelmë të cilët një natë maparë ishin tradhëtue e kapë nga forcat speciale të ardhuna për këte qellim nga Tirana, të kryesueme nga krimineli Zylyftar Ramizi...
Mikrobuzët e bardhë të poliklinikës vazhdonin fotografimet dhe gatishmëninë!
            Tek sheshi qendror i Deshmorëve mungonte edhe Rini Monajka, djali trim që kishte njoftue Ambasadën Gjermane për aksionin e organizuem me këte rasë. Rini ishte ndër kryesorët e kësaj vepre heroike, me të cilën do ti tregohej Botës mbarë se, në Shkoder gjaku i Martirve të ramë nën shpatën e diktaturës komuniste, po vlonte në damarët e Rinisë, dhe se, Gjaku i Atyne Martirëve nuk kishte shkue huptë...Mungonin edhe kriminelët Shyqyri Qoku me shokë...
            Numri i të arrestuemëve i kalon të 120 të rinjë dhe të reja, që torturohen mizorisht nga organet e Sigurimit. Një pjesë përcillen për Tiranë ndër labirintët e zymta të Ministrisë së terrorit. Shumë familje në ankth nuk dijnë as ku i kanë djelmët e vajzat e tyne.
Diktatura komuniste me buzët e saja të gjakosuna, vazhdonte zgerdhimjen sikur të mos kishte ndodhë asgja në vendet e Europës Lindore! Flamurtarët e diktaturës krenoheshin...
            Mbas disa muej tortura e vuejtje një grup u dënue me nenët 57 dhe 55 të Kodit Penal të RPSSH, që ishte në fuqi më këte motivacion: “Për krijimin e një organizate kundër revolucionare me karakter antisocialist. Për krime kundër Shtetit dhe për përmbysje të tij me dhunë...”, pra, siç shihët, rruga e hetimëve të çonte drejtë plumbit. Spaçi e Qafë Bari...ndertonin socializmin!
            Rin Monajka ishte nder kryesorët organizatorë me Gjergj Livadhin, Dedë Kasnecin dhe djelmë të tjerë që nuk e “njohën” friken e sigurimit katil të shtetit komunist.
Katilëve nuk i mjaftonte fraktura e kafkës së kokës së Rinit në tortura, por duhej të vuente edhe burg nder kampet e shfarosjes. Qendrimi i Tij burrnor asht një model i qendresës kundrejt diktaturës terroriste ma mizore që ka përjetue Shqipnia për 47 vjet. Ndonse, nga kjo, Rini u torturue me mjetet ma të paligjëshme, endè sot askush nga kriminelët nuk ka mbajtë asnjë përgjegjësi, përveç asaj që terroristët janë të penduem për çka nuk kanë mujtë me ba!..
            Kampi i Qafë Barit dhe Burgu i Burrelit ishin e ardhmja e Rinit.
            Një çudi ndaj kësaj demostrate në Shkoder ishte qendrimi jo dashamirës i të gjitha shtetëve fqinjë. Jugosllavia sigurisht parandjente diçka, e justifikueshme.
Një stacion i radios greke pak muej para kishte transmetue: “Sikur të hapën kufinjtë e Shqipnisë, nuk kanë me mbetë as breshkat aty, edhe ato do të ikin!...”, edhe kjo një e vërtetë.
            Italia si gjithnjë përsëriti qendrimin e saj që ka mbajtë përgjatë gjithë Shekullit XX. Ajo u tregue e gatëshme me ndihmue idealet e “socialistëve” të konvertuem në “demokratë” (I vuna nder thojza, mbasi asnjeni emen nuk ka ekzistue kurrë në drejtimin e shtetit që nga 1944).
            Me datën 16 Janar 1990, pra dy ditë mbas Demostratës, demokristjani i njohtun Roco Butiglone, jep një deklaratë për shtypin: “Me datën 14 Dhjetor unë isha në Shkoder, po gjendja në atë qytet ishte e qetë. Nuk më ka ra në sy ndonjë demostratë....”. Me plot gojë një turp për atë deputet të “demokristjanës” italiane. Ai me të vërtetë ka kenë në Shkoder, madje edhe në Kafe të Madhe, edhe i ulun tek dritaria e tretë pranë xhamit në krahun e djathtë të Kafes, sëpse, e kam pa unë me sytë e mij në ora 11.15’, pikërisht, kur në shesh ishin mbi 4000 vetë në Demostratën e heshtun...dhe zotni “demokristjanit” nuk i kishte ra në sy asgja, tue kenë jo ma larg se 20 ml., nga busti i Stalinit. E çka kishin me pritë shkodranët e masakruem nga këta “demokristjanë”..?
            Në vitin 1991 Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shkodres, vetë Kryetari Ferdinand Temali kërkoi me forcë lirimin e të dënuemve për rrëzimin e monumentit të diktatorit Stalin. Me pjestarët e grupit u lirue edhe Rini Monajka, ndonse i gjymtuem nga shndeti. Kur e takova mbas lirimit, ndjeva vërtetë një kënaqësi që Ky djalë i kulturuem ishte i lirë, gjithmonë me shpresë se do të përmirësohej edhe me shëndet, mbasi ngjyra e verdhë e ftyrës vazhdonte me e shoqnue... Ishte mirnjohës dhe nuk dinte sesi me u shpreh per ndihmen e madhe të Ferdinandit dhe BSPSh.
            Mbas lirimit nga burgu Rini, ashtusi shumë të tjerë që dhanë kontributin e Tyne tue rrezikue jetën për të ardhmën demokratike të Shqipnisë, u harruene...shumë shpejtë!
            Kishe shumë dëshirë që ti jepej mundësia e një kurimi të mirë kur mora vesh se iku në Austri...por ndodhi e kundërta...ndoshta,...autoambulanca që me 14 Janar 1990, qendronte para hotel Turizmit në Shkoder...e kishte ndjekë deri në Austri, deri në Villach, ku me 1 Maji 1997, Rini Monajka mbylli sytë pergjithmonë krejtë i vetmuem...si shumë Demokratë Shqiptarë!
            Sa pak janë këto rreshta per mirënjohjen që duhet të tregojmë për ditët e Lirisë që na solli Rini dhe Rinia Shkodrane, ndonse sot, Veprave të Tyne, u kanë dalë perzot shumë prej “atyne” që po kerkojnë me i harrue ose ma keq, me rikthye “disa” foto terroristësh..!
            Detyrohem me persëritë edhe njëherë një ide që kam shpreh prej sa kohe:
            Dikur, në krahun e majtë të monumentit të Stalinit ishte një gur mermeri i daltuem. Ishte mendue mbi Té me u vendosë një Shqipe me krah të hapun, simbol i së ciles ishte ruejtja nën krahët e saj: “Lavdia e Deshmorëve të Lirisë”. Njëditë guri kaloi nga turizmi...
            Do të ishte me vlerë për Qytetin e Shkodres, që në Parkun mbas Monumentit të Luigj Gurakuqit, të vëndoseshin disa Gurë të daltuem (25 X 35 cm.) me emnat e Martirëve dhe të Dëshmorëve të Shkodres... ku, në një prej këtyne Gurëve, duhet daltue edhe emni i nderuem i shkodranit Hero i Demokracisë:
                                             RIN MONAJKA (DUKAGJINI) 1953 – 1997.

Rinit! Në 60 vjetorin e Lindjes së Këtij Ylli, që shndritë në qiellin e Demokracisë!
                                                                                                               Autori...

Melbourne, 2013.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...