2014-04-09

Tragjedia Çame, një padrejtësi që kërkon zgjidhje


Tragjedia Çame, një padrejtësi që kërkon zgjidhje













Çështja çame lindi si problem i mbrehtë në marrëdhëniet midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë,qysh në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe u përligj mbas vendimeve të Konferencës se Ambasadorëve në Londër më 1913, ku Çamëria dhe viset e tjera të Shqipërisë iu shkëputën me pa të drejtë, duke i kënaqur me aneksimin e tyre,shtetet fqinje. Që nga viti 1913 Çamëria konsiderohet nga ne, tokë e pushtuar me dhunë nga Greqia. Çështja Çame është një tragjedi kombëtare jo vetëm në njerëz por edhe në territore. Marrja e Krahinës së Çamërisë kësaj barriere për Greqinë i hapi dyert pretendimeve absurde të shovinizmit grek për të marrë hapësira të tjera shqiptare.

Tragjedia Çame një padrejtësi që kërkon zgjidhje 
Në skajin më Jugor të Shqipërisë së sotme fillon krahina shqiptare e Çamërisë ose siç quhet sot nga administrata greke Thesproti. Ajo përbën pjesën më jugore të trevave etnike të Epirit të Jugut të banuara prej shqiptarëve që nga antikiteti (nga kohërat Pellazgo-Ilire) e deri më sot. Një popull e një vazhdimësi territori etnik.
Këtë e dëshmojnë autorët e lashtësisë greke dhe gjithashtu Enciklopedia e madhe greke si dhe shumë autoritete shkencore botërore. Këtë e vërteton prezenca e gjallë,faktori njeri,shqiptar ne gjuhë,kulturë dhe tradita. Popullsia e Çamërisë ka qenë homogjene shqiptare 99% në qytetet, 100% në fshatra. Historikisht përkatësia fetare e krahinës së Çamërisë,ka kaluar në një proces të gjatë ndryshimesh të diktuara nga rrethana të caktuara historike. Nga paganizmi,në lashtësi,në katolicizëm në shekujt e parë pas erës së re deri në shekullin trembëdhjetë-katërmbëdhjetë. Prezencën e besimit katolik në Çamëri e dëshmojnë emrat e shqiptarëve në ato kohë,sidomos e princave të saj si Pjeter Losha, Gjin Bue Shpata,etj,(prania në masë e emrave Gjin, Gjon, Mark, Lek, Pal etj..). Në këto periudha (shekulli 13-14) si rezultat i dyndjeve bizantine në krahinën e Epirit (invazionet greko-serbe),kjo krahinë kaloi në ortodoksizëm. Deri në fillim të shekullit 18,popullsia e kësaj krahine ishte e besimit ortodoks. Mbas kësaj periudhe fillon procesi i islamizmit në mes të shqiptarëve. Si rezultat i këtij procesi sipas të dhënave statistikore të administratës turke,50% e popullsisë shqiptare u kthyen në besimin islam dhe 50% ruajtën besimin ortodoks. Rreth këtyre shifrave në dëm të etnisë shqiptare është spekuluar deri më sot.
Regjistrimi i vitit 1910 i administratës së Turqve të rinj dëshmon se në këtë krahinë jetojnë 83.898 shqiptarë mysliman dhe ortodoks. Ndërsa Vjetari statistikor i qeverisë greke i vitit 1936 shënon se në Çamëri banojnë vetëm 26.000 shqiptarë duke mos përmendur shqiptarët ortodoksë të cilët qeveria greke i konsideron si grekë. Si rezultat i spastrimit etnik (gjenocidit) që u bë në 1944-1945 në krahinën e Çamërisë u dëbuan me dhunë 30.000 shqiptarë mysliman të cilët gjetën strehë në Republikën e Shqipërisë ku jetojnë edhe sot. Kjo popullatë sot kap shifrën mbi 150,000 vet,shifrën e cila shpjegohet me natalitetin e lartë të kësaj popullate mbas gjenocidit. Ndërkohë që në Çamëri-Thesproti (Greqi) Komuniteti autokton i shqiptarëve të besimit ortodoks kap shifrën 250-300,000. Ky komunitet sot nuk guxon të vet deklaroj identitetin e vet si rezultat i politikes mohuese e asimiluese që ndjekin qarqet qeveritare greke ndaj prezencës së etnive në territorin grek. Dëshmi e pakontestueshme për prezencën e shqiptarëve ortodoks sot në Çamëri (Greqi)është edhe gjaku e lidhjet e hershme fisnore që kanë me ta Çamët mysliman,sa do të përpiqen e ta mohojnë këtë prezencë qarqet greke.
Me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 kjo Krahinë ju shkëput trungut amë dhe ju aneksua shtetit Grek. Me gjithë rezistencën dhe kundërshtitë e veta historike,popullata autoktone e Çamërisë, ju nënshtrua fatit tragjik të saj,duke e konsideruar si minoritet etnik shqiptar nën Greqi. Fati i minoritetit shqiptar të Çamërisë përbën një tragjedi kombëtare shqiptare jo vetëm në territore,por edhe në njerëz. Politika dhe qëndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik shqiptar në Çamëri Mbas aneksimit të Çamërisë më 1913 deri më sot popullsia e saj gjatë tërë viteve nën shtetin Grek nuk ka gëzuar asnjë të drejtë njerëzore e kombëtare që i takon. Qarqet zyrtare greke mbështetur në Konceptin absurd të mohimit të ekzistencës së grupeve etnike në territorin e saj, kanë ndjekur një politikë shoviniste të drejtuar në dy drejtime. 1. Ndaj shqiptarëve të besimit ortodoks, politikën e asimilimit,duke i privuar nga çdo e drejtë etnie,kulture,apo gjuhësore,duke i konsideruar grek,pra ngatërronin me qëllim fenë dhe kombësinë,veprim që e bëjnë edhe sot ndaj shqiptarëve duke pretenduar se të gjithë ortodoksët janë grek. 2. Ndaj shqiptarëve të besimit islam aplikuan politikën e gjenocidit dhe shfarosjen duke mohuar gjithashtu etninë. Në shumë raste me qëllim i kanë konsideruar turko-çam dhe jo shqiptaro-çame.
Kjo tragjedi e projektuar afro një shekulli më parë,nga Greqia ju arrit qëllimit në fund të Luftës së Dytë Botërore më 1944-1945 kur banda kriminale të Gjeneralit famëkeq Napolon Zerva realizuan pastrimin etnik të shqiptarëve mysliman të Çamërisë.
Gjenocidi (Spastrimi etnik)i vazhdueshëm i shqiptarëve në Çamëri
Për të realizuar synimet e veta grabitqare qarqet zyrtare greke asnjëherë nuk e respektuan popullatën shqiptare të Çamërisë duke u treguar mosmirënjohëse ndaj ndihmesës së vyer historike,qe ky popull dhe kjo krahinë kanë dhënë historikisht në shekuj për popullin grek.

1. Fill mbas aneksimit ajo ka nënshtruar me dhunë popullatën e pafajshme shqiptare,duke vrarë me pabesi 72 burra nga paria e kësaj krahine më 1913 në vendin e quajtur Selan Paramithia (Ajdonat), ë cilët kishin shkuar për bisedime me palën greke, si dhe dhjetëra e dhjetëra njerëzve të tjerë të pafajshëm. Për të ndalur persekutimet e qeverisë greke kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë,më 8 qershor 1913, patriotët çam kanë protestuar pranë qarqeve Evropiane.
2. Ajo që tmerroi çamët si veprim vdekjeprurës për Çamërinë ishin përpjekjet satanike të qeverisë greke më 1923-1924 për t?u përfshirë edhe çamët myslimanë midis Turqve myslimanë që banonin në Greqi, të cilët sipas marrëveshjes së Lozanes, Janar 1923,midis Turqisë dhe Greqisë,do të shkëmbeheshin me Grekët e Anadollit. Qeveria greke duke e shkelur në mënyrë flagrante këtë marrëveshje nuk ju përmbajt deklaratës të përfaqësuesit të saj në Lozan Kalamanos,më 19 janar 1923 ku deklaroj se qeveria e tij nuk kishte aspak ndërmend ti fuste në shkëmbim ?myslimanët me origjinë shqiptare?, për të cilët ai vetë kishte propozuar se  banojnë me një krahinë të përcaktuat fare e qartë ? Epirin! ndërsa janë bashkë fetarë me Turqit, nuk janë aspak bashkatdhetarë të tyre?. Komisioni greko-turk ( në mars 1924), vendosi që kundrejt popullsisë shqiptare të Çamërisë, një realitet etnik dhe historik që njihej edhe nga pala greke, të mos zbatoheshin kurrfarë procedurash apo formalitetesh në kuadrin e shkëmbimit të popullsisë greko-turke. Në kundërshtim me realitetin historik dhe marrëveshjeve të arritura, qarqet zyrtare greke e detyruan me forcë këmbimin (si skllevërit zezak në mesjetë) të çamëve që arrijnë disa dhjetëra mijëra vetë, duke realizuar në atë kohë një pjesë të planit të harruar për një spastrim etnik.

3. Me ardhjen në fuqi të qeverisë fashiste të Joani Metaksanit më 1936, gjendja e popullsisë shqiptare të Çamërisë u rëndua më shumë. Kjo qeveri zbatoi një politik diskriminimi të paparë. Vazhdoi kolonizimi me grekë me qëllim ndryshimin e raporteve të popullsisë. Ndërrimi i emrave shqip të vendbanimeve të shqiptarëve me emrat grek. Aplikoi një gjenocid të vërtetë, arrestime, internime, konfiskime të pasurisë. Ky program thellohej hap pas hapi duke e bërë jetën e shqiptarëve të padurueshme.

4. Gjendja në Çamëri u bë më e turbullt dhe më e rëndë sidomos në prag të Luftës së Dytë Botërore. Në prag të pushtimit të Greqisë nga Italia fashiste,Qeveria Greke bëri mobilizimin e përgjithshëm të popullatës për luftë. Shqiptarët e Çamërisë si nënshtrues të këtij shteti i kërkuan qeverisë së atëhershme greke që ti mobilizonte edhe ata nën armë për ta luftuar armikun e përbashkët. E prekur thellë nga ky gjest liridashës i çamëve, qeveria greke i falënderoi ata dhe i mobilizoi, por në vend të armëve u dhanë kazma e lopata duke i çuar në prapavijë për të bërë punime të dorës së dytë. Qeveria Greke me këtë veprim mosbesimi të demonstruar hapur e fyen rëndë gatishmërinë e çamëve dhe i distancoi prej saj me qëllim të paramenduar,për të akuzuar më vonë çamët myslimanë si bashkëpunëtorë me pushtuesin.

5. Me pushtimin e Greqisë nga Italia autoritetet greke nga frika dhe për çka kishin bërë ndaj popullatës të pambrojtur çame, urdhëruan internimin me forcë të meshkujve nga 14 vjeç e lartë në kampet e përqendrimit në ishujt e detit Egje, Hio, Medilin, Korinthe, etj. Gjatë rrugës për në internim qarqet zyrtare greke përpunuan psikozën se ata ishin robër lufte që u kishin vrarë djemtë popullit grek, duke nxitur urrejtjen dhe njëkohësisht për të maskuar të vërtetën, si të pafajshëm të marrë me forcë nga shtëpitë e tyre dhe jo nga fronti i luftës.
Gjatë internimit në kampe të tipit Mathuazen, çamët u keqtrajtuan deri në një zhdukje fizike gradualet të tyre. Ndërkohë në Krahinën e Çamërisë kishin mbetur gra, pleq e fëmijë të pambrojtur duke u bërë pre e vrasjeve, grabitjeve, përdhunimeve nga bandat kriminale greke. Kur u kthyen nga internimi çamët me shpirtin e tyre të durueshëm për të mos acaruar e thelluar mynxyrën që po ju kanosej nuk ndërmorën asnjë veprim të hakmarrjes por filluan vetëmbrojtjen e tyre duke zgjedhur rrugën e pajtimit. Këtë e dëshmojnë vetë historianët grekë serioz e të ndershëm,dhe qytetarët e tjerë të kësaj krahine. Gjenocidi i pashembullt dhe zhbimë i shqiptarëve etnik (mysliman) nga vendbanimet e tyre historike. Më 27 qershor të vitit 1944 në krahinën e Çamërisë,ndaj popullatës shqiptare myslimane filloi akti i fundit i gjenocidit që çoj në spastrim etnik të kësaj popullate martire. Bandat kriminale të shovinizmit grek derdhen mbi këtë krahinë mizorit më të pashembullta të njerëzimit. Barbarizmat që ndodhën në kurrizin e kësaj popullate të pafajshme kalojnë çdo cak njerëzor.
Vrasje,përdhunime,groposje për së gjalli. Prerje të organeve të ndryshme trupore,hundë,vesh,etj. Gra me gjinjtë të prera e të masakruara, fëmijë të djegur në furrë, gra shtatzëna me barkë të çarë. Në qytetin e Paramithisë ditën e martë të 27 Qershorit 1944 që është dita e Shën Bartolomeut për gjithë Çamërinë brenda 24 orëve u vranë mbi 600 burra, gra e fëmijë. Në Filat gjatë periudhës qershor 1944-mars 1945 u masakruan dhe u vranë 1286 persona. Në Gumenicë u vranë 192. Në Margelliq e Pargë 626 persona,etj. Ka me qindra të tjerë të paidentifikuar e të zhdukur pa lënë gjurmë. Janë grabitur të gjitha llojet e orendive shtëpiake në masë ( fshatrat e Çamërisë kanë qenë të përmendura për pajisjet e shtëpive)etj. U shkatërruan 68 fshatra; U dogjën dhe u rrënuan 5800 shtëpi; U shkatërruan të gjitha objektet e kultit si dhe u grabitën pasurit, prona të këtyre kulteve (mbi 80 xhami).

Bjeshkët e Namuna


Bjeshkët e Namuna










Pak më të ulëta se Korabi, Alpet Shqiptare ua marrin të gjitha maleve të Shqipërisë për nga lartësia mesatare, ashpërsia dhe kompaktësia. Të shumta janë majat mes 2,000 dhe 2,600 m, e gjithashtu edhe kullotat alpine mes 1,700 e 2,200 m lartësi. Të ndara nga lugina të thella, tani që ngjajnë si gryka përpirës, me gjelbërim pyjesh, të rrethuar nga muret e zhveshura dhe të hendekshme, nga qafa të rrezikshme dhe maja të thepisura, Alpet Shqiptare formojnë një skenë madhështore dhe frymëzuese, që nuk do vonojë të bëhet pika qëndrore turistike e Shqipërisë. Në të kaluarën, e vështirë ishte hyrja për në këto male, jo aq sa për terreni sa për popullsinë (shumica baritore) krenare dhe të egër, xheloze për pavarësinë e saj.
Të kufizuara, gati nga çdo anë. Në jug-perëndim në fakt bien deri në ultësirën shkodrane; nga qëndra mbërrijnë rrjedhën e Drinit, dhe për nga masa shkëmbore modeste përreth Cukalit, që gjeologët e veçojnë por për nga aspekti ortografik është një vazhdim i Alpeve Shqiptare: në lindje ulen drejt Tropojës më e butë; vetëm në veri-perëndim Alpet lidhen me malësitë karstike malazeze.
Pjesa më e madhe e Alpeve shqiptare ka një skicë e të një drejtkëndëshe, Jug-perëndim zgjatur për Veri-lindje për rreth pesëdhjetë 15 km në një gjerësi maksimale (drejt perëndimit), rreth 30. Mungon linja e qartë e sistemit ortografik: në grumbujt e fortë të tokës, lumenjtë kanë gdhendur thellë luginat, duke copëtuar një seri masivesh nga brinjët me madhësi të ndryshme, ku secila prej tyre mbart male të larta mbi 2,000 m, por është ansambël paidentifikuar. Luginat e mëdha rrëfehen drejt perëndimit, jugut dhe lindjes, një kompleks masiv me majat e larta, kreshtat dhe rrafshnalta shkëmbore, pellgje të larta karstike, rreth një pike të madhe kalimit për komunikim në pellgun e Metokisë (Qafa e Pejës, në mes të luginën e Shalës dhe të Lim. m. 1708). Në këtë pjesë thelbësore bën pjesë Maja e Jezercës, e cila është maja më e lartë (2,694 m), dhe Maja Radohinës (d. 2570), Mali i Snikut (2,554 m) dhe disa maja të tjera mbi 2400 m. Është kjo bërthamë që i përshtatet titulli i Bjeshkët e Namuna (Malet e mallkuara), për vrazhdësi e tyre dhe sterilitetin. Drejt jugut hapet lugina e gjatë e Shalës, kundrejt së cilës të tjerat kanë një simetri të caktuar, në perëndim dhe lindje. Në drejtimin e parë hapen luginat e Cemit dhe Prroni i thatë, që përkulen në jugperëndim. Mes kësaj të fundit dhe luginës së Shalës rrjedh, tashmë larg nyjës së majave të larta, lugina e Kirit, e vendosur më së shumti brenda masivit të Cukalit. Në Lindje hapen lugina e Valbonës dhe e Nikaj-Merturit. Drejt veriut zbresin vetëm iti vetëm lugina të shkurtra, që vijnë nga Limi, përtej pellgut të lartë të këtij lumi, i cili tashmë i takon sistemit të lumit Danub. Alpet shqiptare janë mbresëlënëse dhe me forma piktoreske. Ata janë një shtrirje e peizazhit malor, i cili përplaset në disa zinxhirë luginash gëlqerore të Alpeve. Luginat paraqesin karshi majave, thellësitë e 1,200-1,500 m. dhe ndonjëherë edhe më të gjatë, deri në kokën e tyre, duke patur një thellësi (bazë) të gjerë dhe të hapur, duke i rënë me trungun e sipërme kundër mureve të lartë, lakuar si në formë qarku, të rrudhura.
Zhvillimin e akullnajave e favorizuan reshjet e bollshme. Aktualisht, Alpet shqiptare janë sigurisht një nga rajonet më me reshje të Evropës, nuk ka të dhëna të sakta meteorologjike, por vlen të përmendet se më pak se një metër e gjysëm shi në vit, mesatarisht, bie në Shkodër, dhe në njëfarë largësie nga këmbët e maleve kanë rënë 2,500 mm në Shkrel. Bora mbulon në pallto gjatë dimrit gjerësisht Alpet shqiptare mbi 1,800 m, ajo qëndron në bollëk deri në nga verën e avancuar. Sipas informacionit të mbledhur nga Leutelt në Thethit (Lugina e Shalës, rreth 800 m lartësi), bien mesatarisht katër metra dëborë në vit. Vera është mjaft e thatë, por mungojnë erërat e ngrohta dhe netët janë mjaft të freskëta. Pra dëbora nganjëherë mund të ruhet nga viti në vit, jo vetëm në gropat karstike dhe të çarat, por edhe në shpatet e caktuara në hije. Duket se dëbora e përjetshme ishte më e shpeshtë dhe më e shpërhapur në gjysmën e parë të shekullit të kaluar.

Sizmologjia dhe tёrmetet nё Shqipёri


Sizmologjia dhe tёrmetet nё Shqipёri










Shqiperia ben pjese ne zonen sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodres, Shqiperia perendimore, zona Korce-Oher-Peshkopi, me vija aktive ne Lushnje, Elbasan, Diber dhe Vlore, Tepelene-Erseke).Alpet e Shqiperise jane me pak te prekura nga lekundjet e termeteve.Afersisht, cdo vit ne Shqiperi shkaktohen 4-5 termete me 6 balle dhe cdo 25 vjet shkaktohet 1 termet me afro 9 balle, duke e bere keshtu Shqiperine nje rajon me aktivitet te larte sizmik.Nga lashtesia njihen si termete me te fuqishme ai i Apolonise ne vitin 217 e.s. Ne Durres termete kane rene ne vitet 334 dhe 506 te eres sone, si dhe ne vitin 1273. Gjithashtu ne kohet e vjetra permenden dhe termetet e Butrintit ne vitin 1153 dhe te Krujes ne vitin 1617.Nga studimet e pakta qe kane ardhur deri ne ditet tona rezulton se gjate shekullit te 19-te ne Shqiperi jane ndjere 77 termete me mbi 7 balle.
Disa nga tërmetet më të fuqishme kanë rënë në:
Vlore me 12 tetor 1851, duke shkaktuar 20 te vrare.Berat me 17 tetor 1851, duke shkaktuar 400 ushtare te vrare ne Kala.Shkoder ne muajt shkurt-tetor 1855, 12 termete qe u ndjene dhe ne Delvine dhe bari te Italise.Himare me 14 qershor 1895.
Gjatë shekullit të 20-të janë regjistruar këto termete të fuqishme:
Shkoder me 1 qershor 1905, qe shkaktoi 1500 shtepi te shkaterruara, 200 te vrare dhe 500 te plagosur.Oher me 18 shkurt 1911.Tepelene me 20 nentor 1920, duke shkaktuar 36 te vrare dhe 102 te plagosur. Ai shkaterroi 2 500 shtepi e la pa strehe 15 000 veta.Durres me 17 dhjetor 1926, lekundjet u ndjene dhe ne Itali, Jugosllavi e Greqi.Vlore-Tepelene me 21 nentor 1930, duke shkaktuar 30 te vrare e mbi 100 te plagosur.Korce me 28 janar 1931.Peshkopi me 24 gusht 1924, duke shkaterruar afro 80 % te shtepive, 44 te vrare dhe 119 te plagosur.Lushnje, Fier, Rrogozhine, Peqin e Berat me 1 shtator 1959.Korce me 26 maj 1960, ku u shkaterruan 1479 ndertesa.Fier, Tepelene, Berat, Lushnje, me 18 mars 1962, duke shkaktuar 5 te vrare e 77 te plagosur dhe u shkaterruan 2 700 shtepi.Fier me 18 mars 1962, ku u vrane 5 veta e u plagosen 77 te tjere dhe u shkaterruan 2 700 shtepi.Diber, Librazhd me 30 nentor 1967, duke shkaterruar 177 fshatra, ku gjeten vdekjen 12 veta dhe 174 te tjere u plagosen.Karakteristike e ketij termeti eshte thyerja e tokes me gjatesi mbi 10 kilometra e zhvendosje vertikale te dheut deri ne 50 cetrimetra.Shkoder, Librazhd me 3 nentor 1968.Shkoder, Lezhe me 15 prill 1979, duke demtuar 17 118 shtepi e objekte social-kulturore.Rroskovec me 17 nentor 1982, duke u ndjere dhe ne Fier, Librazhd e Berat, ku u shkaterruan 16 534 ndertese, u vra 1 person dhe 12 te plagosur.Tirane me 7 janar 1988, u demtuan 2083 shtepi Fushe bardhe, Gjirokaster me 26 mars 1990.
Ndikimi i ndryshimeve demografike ne mjedisin e Tiranës
Tirana, kryeqytet i Shqiperise, konsiderohet si "pike e nxehte mjedisore", duke iu referuar perqendrimit me te madh te popullsise dhe ndikimit mbi nje territor teper te madh.Sipas statistikave qyteti i Tiranes ne vitin 1990 popullohej nga 243 000 njerez, ndersa ne vitin 1993 popullsia arriti ne 263 307 veta, ne vitin 1994 ne 310 250 veta dhe ne vitin 1996 ne 480 000 banore, shifer qe ne realitet mund te jete me e madhe. Sipas parashikimeve, pritet qe ne vitin 2005 kryeqyteti te popullohet nga 600 000 veta, ndersa ne vitin 2010 popullsia e saj mund te arrije ne shifren 700 000 banore.Parashikohet qe ritmi vjetor i rritjes se popullsise nga viti 1996 ne vitin 2010 te jete 2,8 per qind.Ritmi i rritjes se popullsise se Tiranes, mbi mesataren ne shkalle Republike, ne nje siperfaqe territoriale pothuajse te njejte qe ka kryeqyteti shqiptar per dekada me rradhe, ka sjelle mjaft pasoja degraduese per mjedisin.Fluksi intensiv i migrimit demografik drejt kryeqytetit, ka ardhur si rrjedhoje e demokratizimit te jetes se vendit dhe nuk eshte shoqeruar me nje program sistemimi, duke respektuar kerkesat baze per popullimin e nje qyteti.Fluksi masiv i migrimit te popullsise ne Tirane ka tejkaluar kapacitet mbajtes ne strehimin, infrastrukturen baze dhe ne hapjen e aktiviteteve te reja qe krijojne vende pune e sjellin te ardhura.Zona te reja urbane ne periferi te kryeqytetit permenden Bathorja, Paskuqani, Kamza, Lapraka, Kombinati, Yzberishti, etj. Rritja e perimetrit periferik te Tiranes, gjate 10 vjeteve te fundit nuk eshte shoqeruar me rrjetin e infrastruktures, ne sherbimin urbanistik, te nderlidhjes, etj.. keto Crregullime demografike kane sjellur pasoja negative ne pastertine urbane, ne ndotjet e ajrit, te ujit te pijshem, etj..
Agjencia shqiptare e mjedisit
I krijuar ne vitin 1991, Komiteti i Mbrojtjes se Mjedisit, ka vepruar ne Shqiperi si organi qendror pergjegjes ne mbrojtjen e mjedisit, brenda strukturave te Ministrise se Shendetesise dhe Mjedisit.Aktualisht, ky komitet emertohet Agjencia Kombetare e Mjedisit (AKM) dhe eshte ne vartesi te drejtperdrejte te Keshillit te Ministrave (KM).AKM ka si funksion percaktimin e strategjise se qeverise (KM) dhe politikave te rendesishme per mjedisin dhe prioriteteve ne investimet per mbrojtjen e tij, ne perputhje me zhvillimin ekonomik e social te vendit.Rrjeti lokal i AKM perfaqesohet nga 12 agjenci rajonale (ARM) te krijuara ne vitin 1993 ne nivel prefekture dhe te shtrire pothuajse ne te gjithe rrethet e vendit. Kryetari aktual i AKM eshte Maksim Deliana, i diplomuar ne fakultetin e shkencave te natyres te universitetit te Tiranes ne degen e kimise industriale.Ligji "baze" i mbrojtjes se mjedisit ne Shqiperi eshte ai me Nr. 7664 date 21.01.1993, qe pas 5 vjetesh ndryshoi me ligjin aktual Nr 8364 date 02.07.1998. Ligji perbehet nga 7 kapituj me detyra e te drejta per mbrojtjen e mjedisit ne Republiken e Shqiperise.

Ku je, Flutura Acka!

Janë vitet '80 të shekullit XX në Skampis, një qytet shqiptar i kohës së diktaturës. Ira Gjoni, një vajzë shumë e re, jeton në Qytezë, një lokalitet pranë Skampisit, e detyruar nga një "liri" e çuditshme që ia jep një sëmundje e rëndë, të lëvizë nëpër Shqipëri në kërkim të shërimit dhe të zbulimit të pikëpyetjeve të familjes së saj të shkokluar nga fati.Janë vitet '80 të shekullit XX në Skampis, një qytet shqiptar i kohës së diktaturës. Ira Gjoni, një vajzë shumë e re, jeton në Qytezë, një lokalitet pranë Skampisit, e detyruar nga një "liri" e çuditshme që ia jep një sëmundje e rëndë, të lëvizë nëpër Shqipëri në kërkim të shërimit dhe të zbulimit të pikëpyetjeve të familjes së saj të shkokluar nga fati.

Ku je, Flutura Acka!
Ajo është e bija e një ish – pushtetareje të lartë, e rrëzuar për shkak të një gabimi "politik". Një tjetër vajzë, Klara Daiu, një aktore e talentuar dhe e suksesshme, është e detyruar të ndjekë të njëjtin rrugëtim, për arsye të përafërta. Ajo është bartëse e një dashurie të pamundur që bëhet thelbi i jetës së saj.
Një skulptor me ide të çuditshme vegjeton në qytet në kërkim të identitetit të tij krijues. Ai është ithtar i Anarkisë dhe i grishjes substanciale të lirisë dhe petku i artistit të parealizuar dhe të diktuar do ta shqetësojë shpesh. Karakteret e këtij romani takohen mes tyre dhe nëpër rastësi ngrejnë jetën njerëzore me një të përditshme të gjallë mes absurdit dhe tragjedisë.
"Ku je?" është një sagë e diktaturës që përfshin gati një qytet të tërë, e rrëfyer nga një prej dëshmitareve të asaj kohe. Nga dritaret e fëmijërisë së dikurshme, që përtej kureshtjes e ndihmuan të skanonte kohën në të cilën rritej, autorja sjell një fiction plot ngjarje, jetë, dramë, komedi, dhimbje, dhunë, dashuri dhe ethe padurimi, nëpër spirale rrënqethëse mes jetës dhe vdekjes. Ky roman është një klithmë e fuqishme për lirinë dhe dashurinë.

Guximtarët !


Guximtarët !

Filmi "Guximtaret" prodhim i vitit 1970.Regjisor: Gëzim Erebara, Skenari: Gëzim Erebara, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Robert Radoja.Interpretojnë: Artan Santo, Mevlan Shanaj, Tinka Kurti, Sandër Prosi, Edmond Gozhdari, Agim Mujo, Zana Turku etj.Iliri po rritet si një fëmijë egoist dhe tepër i përkëdhelur. Shokët e tij të klasës e rrethojnë me dashuri dhe përkujdesje për interesa më të gjëra. Iliri niset me një grup alpinistësh të rinj në malet e Shqipërisë së Veriut. Më në fund ai e sheh jetën nga një tjetër këndvështrim.
fb

Duel i heshtur !

Duel i heshtur është film i metrazhit të gjatë i prodhuar nga Kinostudio "Shqipëria e Re" më 1967 në Shqipëri.
Regjia: Dhimitër Anagnosti, Skenari: Nasho Jorgaqi, Muzika: Nikolla Zoraqi. Operator: Petraq Lubonja, operator zëri: Asim Raxhimi - Vangjel Leka. Montazhi: Ismail Balla. As/regjizor: Kristo Jorgji, operator i dytë: Faruk Basha, piktor kostumesh: Astrit Tota, piktor grimior: LLukan Bushi, brigadier ndriçimi: Veli Kastrati, n/drejtor: Fuat Saraçi. Drejtor i filmit: Teodor Siliqi.
Ekzekuton orkestra simfonike e Radio - Tiranës dhe e kinostudios "Shqipëria e Re", dirigjent: Ferdinand Deda.

Duel i heshtur !
Ramiut i kërkohet nga një komandë e një flote të huaj, të dëshmojnë kundër qeverisë shqiptare në gjyqin e Hagës, se kanë minuar një rrugë detare, kanalin e Korfuzit. Në kantierin detar është e ankoruar një anije e flotës ushtarake e cila është për rimont. Rahmiu bën planin e largimit në bashkëpunim me Islamin dhe Pepinin, se si ta rëmbejnë dhe të mund të largohen nga teritori shqiptar. Skënderi, një nga marinarët është roje atë ditë, të cilin e gënjejnë me një pretekstin se një anije është në rrezik, dhe e marrin me vete. Ata i shpjegojnë arsyen përse duhet të largoheshin nga shqipëria dhe kërkojnë që edhe ai të dëshmojë. Qëllimi i tyre dështon teksa ata luftojnë me marinar Skënderin, i cili përleshet me ata dhe arrin ta kthejë anijen përsëri në Shqipëri.
f.b

Komisari i dritës !

Filmi "Komisari i Dritës" u prodhuar 1966 nga regjisori Dhimitër Anagnosti dhe Viktor Gjika,
Skenari: Llazar Siliqi, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Tish Daija.
Komisari i dritës !
Përmbajtja e filmit

Çlirimi e gjeti Shqipërinë në padije dhe injorancë. Mbi 85 e popullsisë ishte analfabete. Luftëtari i brigadave partizane, Dritan Shkaba, ngarkohet me detyrë që të hapë shkolla në fshatrat e Mirditës krahinë malore në Shqipërinë e veriut. Mësuesi i ri duhet që krahas penës të shtrëngojë fort dhe pushkën. Rreth e rrotull veprojnë banda të armatosura të reaksionit, të cilat bëjnë gjithë përpjekjet për të penguar reformën arsimore në luftë kundër analfabetizmit.
fb

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...