2014-04-09

Duel i heshtur !

Duel i heshtur është film i metrazhit të gjatë i prodhuar nga Kinostudio "Shqipëria e Re" më 1967 në Shqipëri.
Regjia: Dhimitër Anagnosti, Skenari: Nasho Jorgaqi, Muzika: Nikolla Zoraqi. Operator: Petraq Lubonja, operator zëri: Asim Raxhimi - Vangjel Leka. Montazhi: Ismail Balla. As/regjizor: Kristo Jorgji, operator i dytë: Faruk Basha, piktor kostumesh: Astrit Tota, piktor grimior: LLukan Bushi, brigadier ndriçimi: Veli Kastrati, n/drejtor: Fuat Saraçi. Drejtor i filmit: Teodor Siliqi.
Ekzekuton orkestra simfonike e Radio - Tiranës dhe e kinostudios "Shqipëria e Re", dirigjent: Ferdinand Deda.

Duel i heshtur !
Ramiut i kërkohet nga një komandë e një flote të huaj, të dëshmojnë kundër qeverisë shqiptare në gjyqin e Hagës, se kanë minuar një rrugë detare, kanalin e Korfuzit. Në kantierin detar është e ankoruar një anije e flotës ushtarake e cila është për rimont. Rahmiu bën planin e largimit në bashkëpunim me Islamin dhe Pepinin, se si ta rëmbejnë dhe të mund të largohen nga teritori shqiptar. Skënderi, një nga marinarët është roje atë ditë, të cilin e gënjejnë me një pretekstin se një anije është në rrezik, dhe e marrin me vete. Ata i shpjegojnë arsyen përse duhet të largoheshin nga shqipëria dhe kërkojnë që edhe ai të dëshmojë. Qëllimi i tyre dështon teksa ata luftojnë me marinar Skënderin, i cili përleshet me ata dhe arrin ta kthejë anijen përsëri në Shqipëri.
f.b

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...