2014-04-09

Mesjeta shqiptare sipas arkivave kroate !


Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe mbeten një temë interesante si për intelektualët e dikurshëm, ashtu edhe për studiuesit e sotëm. Studiues të shumtë nga vende të ndryshme janë marrë dhe merren me studimet për origjinën, kulturën, traditën, gjuhën, fenë dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me shqiptarët dhe trojet e tyre etnike. Debatet e shumta të mirëfillta me bazë shkencore, botimet e korpuseve të dokumenteve, analizat studimore dhe librat e shumtë, të botuar që nga zbulimi i shtypshkronjës së Gutenbergut e deri sot, janë një nga dëshmitë më të forta për interesin e veçantë që kishin të huajt për popullin shqiptar, fatin dhe rolin e tij gjatë furtunës shekullore mesjetare, por edhe gjate zhvillimeve të vrullshme të rilindjes dhe iluminizmit evropian dhe atij shqiptar.
Mesjeta shqiptare sipas arkivave kroate !
Krahas botimeve të shumta dhe voluminoze, janë për t‘u pasur në konsideratë edhe dorëshkrimet e vjetra të pabotuara akoma, që herë me autorë ose edhe pa autorë, kanë për temë bosht popullin shqiptar dhe trojet etnike të tij.

Arti mesjetar

Zbulimet e këtyre dorëshkrimeve, janë një thesar i vërtetë, sepse jo vetëm pasurojnë shumë herë zbrazësinë në informacione që është krijuar në epoka të caktuara kohore, duke na ndihmuar që të plotësojmë e saktësojmë njohuritë që kemi deri tani për ngjarje, personalitete dhe data të rëndësishme historike, por edhe na tregojnë për imazhin që kishin shqiptarët në sytë e bashkëkohësve, apo jehonën që kishin veprat e tyre tek brezat e mëvonshëm. Studimet sistematike nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, anekënd Evropës, pasurojnë fondet e albanologjisë dhe historisë kombëtare shqiptare në përgjithësi. Çdo dokument, dorëshkrim apo libër i rrallë, i zbuluar rishtas, i panjohur deri tani për studiuesin dhe lexuesin e gjerë, ka një rëndësi të veçantë. Thesare të tilla, kanë vlerë të dyfishtë: e para sepse me anë të tyre plotësohet ose argumentohet e kaluara jonë kulturore dhe së dyti, njihemi me krijime të reja, të zhanreve e gjinive të ndryshme, gjë që na mundëson të kuptojmë rezonancën që kanë gjetur periudha të caktuara historike apo personalitete të caktuara historike në fushat e ndryshme të krijimtarisë.

Është theksuar tashmë disa herë, se qytetet bregdetare dalmate, ruajnë në arkivat e bibliotekat e tyre të shumta, qofshin ato publike, shtetërore, kishtare apo private një lëndë jashtëzakonisht të pasur dhe të vlefshme për shqiptarët dhe Shqipërinë. Është më se e vërtetë se një pjesë e kësaj lënde është vjelur, fillimisht nga studiues të huaj, e më vonë edhe nga disa studiues shqiptarë. Është e domosdoshme që në mënyrë sistematike, me një përgatitje serioze të bëhen hulumtime dhe kërkime, në gjithë qytetet bregdetare të Adriatikut, sepse ekzistojnë të dhëna të shumta dhe të sakta për burime shumë të vlefshme, të cilat presin studiuesit dhe hulumtuesit seriozë e të përgatitur profesionalisht, si në aspektin gjuhësor, paleografik, diplomatik dhe epigrafik, kur bëhet fjalë për dorëshkrime, dokumente dhe burime të tjera.
fb

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...