Rita Ora ka pasur përparime dhe ngecje që prej ndarjes nga Rob Kardashian në vitin 2012, teksa thotë se ajo ka ndryshuar shumë që prej se e ka takuar të dashurin aktual, Calvin Harris. Krijuesja e hitit "Shine Ya Light" së fundmi ka pranuar se i dashuri i saj Calvin Harris është dashuria e saj e parë, duke insistuar se ajo ka ndryshuar dhe ka tejkaluar ndarjen nga vëllai i Kim Kardashian. E pyetur për Rob Kardashian në një emision televiziv, Rita nuk ka dashur të përgjigjej, duke thënë se nuk e di për çfarë bëhet fjalë. "Nuk e di për çfarë po flisni", theksoi Rita, për të vazhduar. "Njeriu ka përparime dhe ngecje. Sinqerisht, është një vend për gjithçka dhe njerëzit ndryshojnë e zhvillohen. Koha do t'iu tregojë më shumë për të ardhmen dhe ju vetëm duhet të siguroheni që jeni në tren e po shkoni përpara", ka thënë Rita.
Lidhja e kosovares Rita Ora me vëllaun e Kim Kardeshian, Rob Kardeshian ka qenë gjithmonë e mohuar nga ana e Ritës. Ajo përsëri vazhdon të pyetet për të, siq ndodhi edhe në një emision në një radio në Australi. Gazetaret që e kishin ftuar në emision ishin munduar që t’ia nxjerrin fjalët me zor por Rita kishte mohuar lidhjen me të. Ajo kishte thënë : “S’e di për kë po më pyesni nuk e njoh atë njeri”, dhe kishte shtuar se edhe herën e kaluar gazetaret e kishin pyetur për të njejtën gjë.Rita ishte përgjur se e kaluara është e kaluar dhe ajo ka ecur përpara. Njerëzit ndryshojnë dhe zhvillohen.Rita dhe Rob ishin lidhur e ndarë në vitin 2012.