nga Prof. Dr. Vlera Bytyçi – Ejupi
Sa shumë vërshime të dhimbjeve të njëpasnjëshmë, me aq korrektësi dhe kujdes të planifikuara dhe të shtjelluara që të balsamojnë parapraken, me një qëllim mrekullueshëm të definuar, mos të harrohet as copëza më e vogël e dhimbjes. Dhe keshtu arrihet efekti i pamjes reale -sikur të magjepsur nga zhgënjimet e së pavërtetës. Të magjepsur nga goditjet që me këmbëngulësi na përkujtojnë se nuk na lënë vetë në zhytjen edhe më të thellë të rrëfimeve idioteske… Natyrisht është gogoli që përfiton beneficione, pa marë parasysh sa janë të mëdha dhimbjet, po fundja kujt i bëhet vonë për dhimbjet…
Po do të vie momenti kur provat do të dëshmohen. A thua këto faza të llojeve dhe intensiteteve nga më gjakpirëse do të arikulohen në diçka që quhet – bekim…jo për të jetuar më mbi dhe nën sipërfaqen e shkatërruesve të jetës pa pikë mëshirë. Ku na iku liria të cilën me aq kënaqësi e drejtonim ashtu si na diktonte e mrekullueshmja racio…U shterr më edhe dëshira e fundit për të ndjerë edhe kënaqësinë më të shpërbërë…përdhunim i paparë i ligjeve të njerëzimit…të performuar me mjeshtri të rrallë të paragjykimeve vullgare…dhe çdo gjë është përtej vullgares…dhimbje kjo tepër e rëndë dhe gati se e pashërueshme…ndoshta vetem me deponim të pafajshmërisë…
A është mëkat kur bëj shaka me veten kur i shoh këta ish-…. te mi… me në fuqinë e dhjetë njësha në të gjitha lëndët, qoftë në shkollë fillore…në shkollë të mesme…në shkollëëëëëëëë…..krejtësisht të padukshëm…tani më të verbojnë…keq…thellë…me shtatë fraza të mësuara për mendësh…nuk janë fare inteligjent do të thoja ti kenë mësuar mbrenda një nate…po me reflektime që po zgjasin një dekadë…me fjalë të cilave tradicionalisht ju mungon ndonjë shkronjë sëpaku…të komponuara në sistemin e objektit që duhet zgjuar alarmin…atë të fundit…nuk e dua djallin, prandaj vafshit në djall…
Po kurioziteti i një fëmiu rrugaq, të lënë pas dore i cili parreshtur shqirret – president konsensual – pastaj anëtarët e grupit të këtyre rugaqëve të cilët mezi presin të marrin dyllin nëpër duar dhe të japin sipas dëshirës dyllit formën konsesuale…dhe kjo është shemë momentale e përditshmërisë tonë…dhe kështu dylli falë elasticitetit që ka u bë i nduarnduarshëm she i formëformshëm…sipas dëshirës kapricioze të grupit të fëmijëve…
Dhe kështu çështja kombëtare që një dekadë u bë dyll i këtij lloji në format hiperinteligjente të shqiptarëve – legjendat e marrëzisë së përhershme…pse nuk shndërohen në monunente…por ama sa më larg Shkupit…por nëpër katundet e shprazëta prej ku kanë ardhë…dhe paramendoni…një e hapur e derës së shtëpisë rrëxohen nga të hollat e tenderëve, të hollat e vjedhura nga të gjithë ne…të holla e të holla…dhe pas kësaj gjendje vijon admirimi për krimet e bëra…se në këtë gjendje vie vetëm gjakpirësi i popullit të vet…
Dhe kështu vazhdon të promovohet krimi pa ndërprerje…por nga ana tjeter…ky korupsion e nxjerr edhe më shumë në pah pastërtinë timë individuale, por edhe pastërtinë e bashkëmendimtarëve të mi…Dhe askush nuk përfill prapavinë e deklaratave që vinë si llavë nga burrështetasit anembanë Europës mike të shqiptarëve, edhe pse hera herës mund të dëgjojmë ndonjë belbëzim iracional rreth paralajmërimevë të këtilla…se shoqëria e rrugaçëve ka lloj loj tipaaa…ske çju bën…o kuptojnë …o nuk kuptojnë…shqiptarët janë në margjinë të ekzistencës…pseudoshteti ku ne jetojmë nuk ka të njohur asnjë parametër shtetformues së pari nga të gjithë fqinjtë…po rritet numri i njrëzve të cilët gjithnjë e më shumë po marrin pashaporta bullgar…dhe për një gjysëm dekade kujtoj që popullata e kësaj hapësire gjeografike ku e paskemi pasë fatin të jetojmë në mënyrë të natyrshme do të marë kostitucionin etnik ashtu si duhet.
Por ajo që mua personalisht më pengon më së shumti, është se dhjetëvjetorin e fundit u krijua stili i fast-food gjeneratës. Mbrenda natës vihet gjer te zeniti i arritjeve. U bënë magistra, dekanë, prorektorë, rektorë, prodekanë, pilotë, dirigjentë, e kjo sidomos më pëlqen shumë –fast-food dirigjentë, të cilët së bashku me llojet e veçpërmendura, me dirigjime koxha të sigurta në vete, kërkojnë nga 5000 Euro vetëm të caktosh termin për tua parë surratin…omnipotencë që të shkatëron xhepin…por dhe ta bën mirë…e gjen ashtu si e ke kërkuar…e njeriu shpesh harron kohëve të fundit se çpo kërkon…
Dhe kështu të intoksifikuar me thatësira kënaqësie, më të qenurit shpesh herë viktimë e këtyre thatësirave duke të shkaktuar plagët më të më dha kombëtare, duke krijuar fast-food juristë, mjekë, inxhinjerë, profesorë…por të gjithë në pozitë të subordinuar, se ndryshe sbën..me fast-food stilin duke u futur në profesione shumë më shumë të shkatërruara se sa tëgatshme për tu normalizuar. Sa herë kështu populli e gjeti goditjen më të madhe aty ku dhemb më së shumti…në gjeneratën e re të hendikepuar…nga këta sovranë të lartëpërmendur…
Rroftë stili fat-food krijim i analfabetëve…