2014-04-08

Olivia Wilde: E pamundur të kem lidhje me aq meshkuj sa thonë mediat










Aktorja e bukur, Olivia Wilde, beson se kurrë nuk do të mundë të lidhej me aq shumë meshkuj sa kanë shkruar mediat, pasi do t’i nevojiteshin “katër jetë që të jetë me të gjithë ata”. Ylli i filmit “Tron: Legacy”, e cila në të kaluarën ka qenë e martuar me milionerin Tao Ruspoli dhe së fundi mediet e kishin lidhur me aktorin Bradley Cooper, beson se ajo nuk ka mundësi që të jetë në lidhje me aq shumë meshkuj që mediet e kanë lidhur, pasi as anatomia e saj nuk do ta përballonte këtë.
“Me qëllim që të mund të lidhem me të gjithë ata meshkuj për të cilët shkruajnë se jam lidhur, do të më nevojiteshin të kem së paku edhe katër jetë! Është e pamundur”, është shprehur duke qeshur ajo. Tani bukuroshja 29-vjeçe është më me vetëbesim për veten e saj dhe tani beson se të gjitha aktoret duhet të mundohen që të jenë “vetja e tyre”.
“Kam kaluar nëpër të ashtuquajturin transformim “ylli ka lindur”, kur ata i kanë bërë flokët e mia bionde dhe jam bërë shumë thatanike, për t’i përshtatur shijeve të të tjerëve, por tani nuk jam më e tillë. Po të mund t’u thosha aktoreve të reja diçka, atëherë kjo do të ishte: ‘Bëhuni vetja juaj dhe mos merrni identitet tjetër, sepse prapë do të arrini sukses’”, ka deklaruar ajo. Wilde me këtë rast bëri të ditur se ka refuzuar një film së fundi pasi që ai ishte mbushur me skena seksuale. “Nuk e kam problem xhirimin e skenave seksuale, por nëse tërë filmi është i mbushur me to mendoj që është e tepërt dhe filmin e këtillë e konsideroj plotësisht porno”, tha kjo bukuroshe.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...