2014-06-22

Probleme të formimit të mësuesve të gjuhës shqipe në universitete.

Foto


Prof.Dr.Helena Grillo

Gjuha shqipe në universitet

Zhvillimi i vrullshëm i shoqërisë njerëzore domosdoshmërisht shoqërohet me zhvillime e ndryshime në fusha të ndryshme të dijes njerëzore. Këto ndryshime pasqyrohen në gjuhë, kulturë, letërsi, edukim, ekonomi e kudo. Aftësia e secilës nga fushat përkatëse është përshtatshmëria me të njëjtin ritëm , megjithëse jo gjithmonë kemi përputhje në kohë dhe hapësirë në realizimin e kësaj përshtatshmërie. Vitet e fundit janë trajtuar cështje të ndryshme që i përkasin integrimit të këtyre disiplinave në globalizëm, janë trajtuar dukuritë nën ndikimin global të gjuhës, letërsisë e kulturës shqiptare, zhvillimet e pritshme të këtyre disiplinave, tematika e arsimit ndërkulturor, e arsimit të pakicave dhe politikat e ndryshme arsimore në Shqipëri, Ballkan e më gjerë, e nxitur nga zhvillimet e viteve ’90 e në vazhdim .     Në kuadër të këtyre diskutimeve , sot gjithnjë e më shpesh po hapen debate të ndryshme për rolin dhe funksionin e gjuhës shqipe në arsimin bazë dhe në universitet.
Për të qenë sa më funksionalë në objektin e studimit tonë theksojmë se përbërësit e këtij objekti janë në evoluim të vazhdueshëm, shfaqin vecanti të ndryshme , e  tregues jo të njëjtë në varësi të shfaqjes në grupe të caktuara. Në harkun kohor 15-20 vjecar kanë ndryshuar programet universitare që përgatisin mësuesit e gjuhës e letersisë shqipe. Pas disa vitesh këta mësues  do të përgatisin breza të tjerë, duke shfrytëzuar krahas njohurive të veta shkencore, edhe përvojën e viteve në mësimdhënie dhe njohjen e thelluar të programeve , sidomos të shkollave të mesme , ku japin mësim një pjesë e mirë e tyre.
Jean Dubois thekson: “ Gjuhëtarët janë të përfshirë në formimin e mësuesve në mënyrë tejet të drejtëpërdrejtë dhe themelore. Ata lidhen me të në një pikëpamje të trefishtë;
1. Sepse objekti i gjuhësisë është, pikësëpari, ligjërimi dhe komunikimi , dhe që pedagogjia është domosdoshmërisht e përcaktuar nga një tërësi hipotezash mbi funksionimin e ligjërimit, mbi zhvillimin e saj dhe mbi tipet e komunikimit që janë përvijuar mes mësuesve dhe nxënësve ;
2. Sepse objekti i gjuhësisë është gjuha , përshkrimi i rregullave që lejojnë të mundësohet realizimi i frazave vazhdimisht të reja, dhe sepse gjuha është , njëherazi, mjeti i nevojshëm i mësimdhënies dhe objekt njëherazi i procesit të të mësuarit të gjuhëve të gjalla apo gjuhës amtare;
3. Sepse objekti i gjuhësisë janë diskurset dhe institucioni shkollor nxit vazhdimisht një diskurs didaktik që realizon mësuesi dhe për të cilin është e nevojshme të njihen rregullat për të pasur zotërimin kritik të tij.
Gjatë përvojës vetiake kemi hulumtuar mbi programet e lëndës së gjuhës e letërsisë shqipe në shkollat e mesme dhe në universitete, të cilat do të bëhën objekt i punimit tonë . Konkretisht do të trajtojmë se si thellohen njohuritë gjuhësore në universitet dhe si i shërbejnë këto mësuesve të ardhshëm. Natyrisht ,  jo pak i rëndësishëm është formimi gjuhësor i nxënësve në arsimin parauniversitar, sidomos për ata nxënës që ndjekin studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe. Në këtë linjë do të përpiqemi të analizojmë rolin e programeve në vijimësinë e tyre nga shkolla e mesme drejt universitetit. Nuk do të thellohemi në të gjitha dukuritë dhe linjat, sepse punimi do t’i kapërcente kufijtë e një kumtese.
Synimi i gjuhës shqipe në arsimin parauniversitar është zhvillimi i përgjithshëm intelektual dhe komunikues i cdo individi, për realizimin e të gjitha marrëdhënieve shoqërore komunikuese, që realizohen përmes saj[1].
Në shkollë synohet të vazhdohet mësimi i gjuhës , i filluar në familje dhe plotësohet një nevojë e dyfishtë, që zhvillon një aftësi dyfishe:
1. Nevoja dhe aftësia për t’u shprehur me gojë dhe me shkrim.
2. Nevoja dhe aftësia për të kuptuar atë që thuhet dhe shkruhet.
Kjo synohet për të gjithë masën e nxënësve dhe më pas sipas preferencave të veta , gjithsecili përzgjedh të thellojë njohuritë në studimet universitare.


[1] Program i gjuhës shqipe, MASH, 2009
Shpjegojmë sipas asaj që kemi ditur të kuptojmë. Kuptojmë sipas asaj që kemi ditur të vëzhgojmë . Të kuptuarit dhe të shpjeguarit janë, në cdo shkencë ku shfaqen , të domosdoshëm, harac i një vëzhgimi , i cili, për të nxjerrë plotësisht njërin apo tjetrin, duhet të jetë sa më i gjetur, sa më i hollë dhe gjithëpërfshirës”   [1]
Do të hulumtojmë se si universiteti siguron arsimim të bazuar në kërkim dhe njohuri shkencore e teknologjike bashkëkohore; siguron arsimim të vazhduar, kualifikime, specializime; përgatit specialistë dhe shkencëtarë të rinj, duke plotësuar kështu misionin e tij kryesor.
Mes analizave të sjelljeve gjuhësore të mësuesve të sapodiplomuar, do të analizojmë nivelin e përdorimit të standardit realizuar nëpërmjet një pyetësori të hartuar për këtë qëllim. Kemi qenë të kujdesshmëm duke përzgjedhur tema të përgjithshme sociale , për të krijuar lirshmëri në komunikim. Kemi hetuar gjithashtu mes bisedave të drejtëpërdrejta edhe përdorimin e regjistrave të ndryshëm gjuhësorë.
Rezultatet e pyetësorit do t’i përdorim për të analizuar faktorët që cojnë në  përdorimin jo korrekt të normës. Duke pasur parasysh variantet gjuhë e folur – gjuhë e shkruar do të hulumtojmë  përdorimet nga mësuesit të të dy varianteve. Kemi hulumtuar dhe më pas analizuar punët me shkrim të kontrolluara nga dy grupe mësuesish, të cilët kanë përvoja të ndryshme pune të limituara në një ndarje prej afro 10- 15 vjetësh.
Nga analizat e sjelljeve gjuhësore të mësuesvë të sapodiplomuar konstatojmë se ka defekte serioze në kulturën gjuhësore të tyre. Shpesh disa nga këta student kandidatë kërkojnë ndihmë për të hartuar kërkesë, jetëpërshkrim, plane mësimore, proces-verbale të ndryshme. Duke analizuar programet mësimore të gjuhës shqipe në shkollat e mesme dhe vijimisht në universitet, konstatojmë se shumica e tyre janë të mirëorganizuara në fushën e kulturës gjuhësore duke përfshirë orë praktike të hartimit të tyre. Atëherë mendojmë se duhet analizuar niveli i mësimdhënies në shkollat e mesme dhe niveli i zbatimit praktik të tyre. Shpesh , si pasojë e fluksit të informimit dhe modeleve të shumta mësimdhënësit duke menduar se do t’i parashtrojnë të gjitha variantet krijojnë corientim dhe nuk saktësojnë modelet bazë. Duke u dhënë liri zgjedhjeje shumicës së mësimdhënësve , pa hetuar e kontrolluar shkallën e nivelet të tyre të njohurive , shpesh gabohet. Eshtë detyrë e programeve universitare të mbajnë peshën kryesore në thellimin dhe alternativat në procesin e të shkruarit, sidomos atij universitar.
Roli i mësuesit për formimin gjuhësor të nxënësve do të shihej si një tregues shumë i rëndësishëm , krahas treguesve të tjerë që lidhen me tekstet , gramatikat e programet.
Ja si shprehet Vretoja: “ ….. Andaj themi e parë fare dhe ball’ e dukeme ndë kombinë është të shkruajmë gjuhënë, ani të përkujdesemi të bëjmë msonjëtore e të marrëmë mësonjëtor e mësonjëtore të mir’ e të diturë, që të na mësojnë djemtë mbë kohë…..[2]
Me një vështrim të kujdesshëm të programeve universitare vërehet se gjithnjë e më tepër këto  15 vitet e fundit rol të rëndësishëm po marrin disiplina si sociolinguistika, psikolinguistika, stilistika, të cilat janë më afër marrëdhënieve të gjuhës me shoqërinë e psikologjinë.
Mësuesi është transmetuesi i njohurive. Ai luan rol vendimtar për të lehtësuar studimin e gjuhës dhe për të zhvilluar tek nxënësit  aftësitë për nxënie të pavarur. Në diskutimet e shumta rreth rolit të mësuesit në mësimnxënie janë arritur rezultate konkrete në përcaktimin si duhet të rolit të tij në këtë proces.
Roli i mësuesit [3] të gjuhës shqipe është:
Të bashkëbisedojë me nxënësit synimet e nxënies dhe përmbajtjen;
Të ruajë një atmosferë pozitive dhe harmonike për nxënien;
Të mbështesë pjesëmarrjen aktive të nxënësve;
Të veprojë si një model i një nxënësi të letërsisë;
Të përshtatë mësimdhënien me reagimet e nxënësit;
Të nxisë cilësinë e bashkëveprimit në klasë ;
Të japë orientimet e duhura dhe feedback cilësor;


[1] T.S.Casacu” Linguisticue appliquée :une  introduction”, editrice La scuola, f.305-306
[2]Jani Vreto, Vepra të zgjedhura, Sh. B. “ Nëntori” , Tiranë, 1973, f.130
[3] IKT, Programi I lëndës letërsi për klasën e 11-të


Të nxisë nxënien  e pavarur.
Objektivat e mësimit të gjuhës shqipe në arsimin parauniversitar kërkojnë formimin e përgjithshëm të nxënësve që në këtë cikël. Në universitete thellohen dhe specializohen këto objektiva për të thelluar njohjen e specializuar dhe shkencore.
Nëse do të hulumtonim mbi formimin e mësuesve të ardhshëm , padyshim që ecuria e njëtrajtshme e marrjes së njohurive të përgjithshme përfundon me mbarimin e shkollës së mesme. Do të shohim se si thellohen këto objektiva nga njohuri të përgjithshme në njohuri të specializuara, nga shkolla e mesme drejt universitetit:
Deri në arsimin parauniversitar nxënësi duhet:
1. Të komunikojë për qëllime të ndryshme me të tjerët , duke e përdorur gjuhën me saktësi dhe duke i transmetuar mendimet nëpërmjet të folurit, të lexuarit e të shkruarit.
Këto objektiva thellohen në programet universitare të gjuhës e letërsisë, nëpërmjet diskutimeve të shumta në orët e seminareve të lëndëve të ndryshme, detyrve të kursit të paqitura para një audience të përcaktuar( Detyrat që prezantohen me gojë) , si dhe nëpërmjet procesit të të shkruarit kryesisht në Shkrimin akademik, me tipe dhe lloje të caktuara të punëve me shkrim.
2.  Të përdorë dhe analizojë sistemin gjuhësor të shqipes në nivelet e veta përfaqësuese : Drejtshqiptim, drejtshkrim, fjalëformim, morfosintaksë etj
Në programet universitare thellohet analiza e sistemit gjuhësor mes lëndëve të tilla si: Hyrje në gjuhësi, morfologji, sintaksë, fonetikë, hyrje ne historinë e gjuhës shqipe, dialektologji, leksikologji.
3.  Ta rrisë në mënyrë të përshkallëzuar dhe në përshtatje me moshën , zhvillimin vetjak emocional, shoqëror, estetik dhe moral të nxënësve [1]
Në universitet ky objektiv thellohet mes lëndëve që lidhen drejtëpërdrejtë me vecoritë psiko- emocionale të nxënësve si: Psikologjia , pedagogjia, e shoqëruar më shkencat e dijeve të zbatuara si psikolonguistika, sociolinguistika, etj.
Përgatitja e mësuesit lidhet:
1. Me përgatitjen e përgjithshme si mësues i lëndës së gjuhës shqipe, e cila lidhet me përditësimin e arritjeve të shkencës së gjuhës. Mësuesit duhet të jenë në kontakt me të gjitha arritjet e kësaj shkence dhe debatet në fushën përkatëse.
Nga vëzhgimet e bëra konstatohet se mësuesit me një përvojë pune 10-15 vjecare nuk e humbasin kontaktin me arritjet e shkencës së gjuhës, kurse mësuesit e sapodiplomuar shpesh u besojnë njohurive të marra në universitete dhe nuk i thellojnë sa duhet njohuritë e fituara në shkollë. Kjo bën që ndoshta ky brez mësuesish duke mos pasur edhe përvojën e tyre në mësimdhënie dhe në studimet e thelluara të programeve të krijojnë dobësi të theksuara në procesin e mësimdhënies.Vetëm 10% e studentëve të diplomuar janë në kërkim të arritjeve të reja të gjuhës , ku shumica e tyre i thellojnë njohuritë mes cilkeve të thelluara të studimeve Master. Me reformën që përfshin Arsimin e Lartë në specifikimin e masterave në ; Shkencor dhe Profesional, mendojmë se do të thellohet interesi dhe niveli i studentëve që do të ndjekin këto studime. Universiteti e realizon suksesshëm përditësimin e arritjeve të shkencës së gjuhës.
2. Mësuesi i gjuhës shqipe duhet të jetë mbrojtës dhe kërkues i vazhdueshëm i standardit të shqipes. Detyrë themelore e tij është përdorimi domosdoshmërisht i standardit dhe evidentimi i formave jostandarde.  Në rast se nxënësit dëgjojnë mësues që flasin në dialekt, pavarësisht se në mendje idetë mund t‘i kenë shumë të qarta, do të kishin vështirësi të flisnin rrjedhshëm. Kjo do të sillte që ata të flisnin me fjali të shkurtra e nuk do të arrinin të shpreheshin si duhet.
3.    Duhet të jetë i përgatitur metodologjikisht me teknologjitë e reja të mësimdhënies dhe standardet e hartimit të plan ditarit.
Përgatitja metodike fillon në universitet përkatësisht me lëndë të tilla si; Metodika e gjuhës shqipe, Metodika e letërsisë, Pedagogjia,Didaktika dhe thellohet më pas mes kualifikimeve të vazhdueshme nga institucionet përkatëse dhe natyrisht edhe mes vetkualifikimit të mësuesit, proces , i cili vazhdon gjatë gjithë jetës. Përvoja e mësimdhënies e lejon mësuesin ta shohë veten si prodhues i materialeve didaktike .


[1] M. Gjokutaj, Didaktika e gjuhës shqipe, SHBLU, Tiranë , 2009, f.46


Në formimin e kandidatëve mësues rol të rëndësishëm luajnë objektivat ndërveprues gjuhësorë.
Me objektiva gjuhësorë kuptojmë njohjen që duhet të arrijnë nxënësit për të gjitha nivelet gjuhësore , duke u nisur që nga drejtshkrimi i saj , sistemi i saj gjuhësor e deri në praktikën e drejtpërdrejtë , te shqiptimi , fjalori, gramatika, modelimime shkrim dhe i saktë i gjuhës.[1]
Kemi hetuar mënyrën e dhënies së informacionit në mësuesit e sapodiplomuar , si dhe në mësues me një përvojë pune 10 vjecare, pavarësisht programeve dhe teksteve , të cilat vijnë për herë të parë në këtë vit shkollor.
Kjo mënyrë do të na ndihmojë për të evidentuar efikasitetin e programeve universitare, krahas përvojës së mësimdhënies, të cilat ecin natyrshëm përkrah njëri-tjetrit.
Konvencionalisht po i shënojmë me :
M 1 - mësuesi i sapodiplomuar
M 2 - mësuesi me përvojë të paktën 10 vjecare
Po sjellim një model vëzhgimi.
Gjuha shqipe dhe letërsia 11
Zinxhirët ushqimorë
Seleksionimi natyror
Bari hahet nga lepuri,i cili hahet nga ujku.Gjethet hahen nga kërmilli dhe ky hahet nga iriqi. Këto marrëdhënie formojnë një zinxhir,sepse gjallesat janë të lidhura midis tyre si hallkat e një zinxhiri.
Ju e dini që bima një pjesë të ushqimit të saj e merr nga toka. Më pas, në prani të dritës së diellit, ajo e “e gatuan” këtë ushqim dhe e përdor për të jetuar. Por kafshët nuk mund të “gatuajnë” ushqim. Ato e marrin atë të gatshëm nga bimët. Madje dhe një kafshë si shqiponja, tërthorazi e siguron mbijetesën duke u furnizuar me lëndë të domosdoshme nga toka. P.sh.: shqiponja ushqehet me kafshë të tjera, si: ujq, minj të arave, zogj, bretkosa.
Darvini në teorinë e tij për evolucionin flet për seleksionimin natyror,si dhe luftën për ekzistencë. Kjo ide do të thotë se natyra realizon procesin e evolucionit, pasi mundëson ekzistencën e vetëm atyre individëve ( dhe llojeve të tyre), të cilët aftësohen më së miri ndaj kushteve të mjedisit jetësor. Mirëpo në tokë ka mjedise jetësore të ndryshme dhe kjo ka ndikuar që numri i llojeve të jetë shumë i madh.Seleksionimi natyror vepron në natyrë të njëjtë tek të gjithë individët e një bashkësie. Disa prej llojeve do të kenë ndryshime të caktuara ( të fituara me mutacione) dhe, në qoftë se janë të përshtatshme, do të kenë sukses më të madh gjatë shumimit. Si rezultat, do të zmadhohet numri i individëve me vecori të atij lloji dhe në këtë mënyrë do të evolojë. Ndryshimi i kushteve për jetesë ( p. sh., akullnajat) do të sjellë që të përshtaten ata të cilët kanë vecori të përshtatshme për situatën e re. Dhe ai lloj do të bëhet mbizotërues.
Në fragmentin “Zinxhirët ushqimorë” mësuesi( M 1) organizon këto pyetje:
1.Si janë ndërtuar fjalitë ? ( të thjeshta, të përbëra)
2. Gjeni foljen që nuk përdoret në kuptim të drejtpërdrejtë.
3. Në cilën kohë janë foljet në tekst?
4. Si realizohet përmbajtja në fragment.
Mësuesi M2 organizon këto pyetje;
1.Gjeni fjalë të leksikut të përgjithshëm.
2.Në cilën kohë janë foljet në tekst?
3.Si janë ndërtuar fjalitë ? ( të thjeshta, të përbëra)
4.Si realizohet ideja e zinxhirit ushqimor?
5. Gjeni foljen që nuk përdoret në kuptim të drejtpërdrejtë.
5.1. Përse përdoret ajo?


Në fragmentin “Seleksionimi natyror” mësuesi organizon këto pyetje:
1.Ndërtoni një fjalor me fjalë të përdorimit të përditshëm.                           M2
2Ndërtoni një fjalor të specializuar me emërtime nga biologjia.                   M2
1. Si ndërtohet ideja dhe si plotësohet ajo me argumente?                          M2
2. Në cilën kohë janë foljet në tekst?                                                    M1, M2
3. C’lloj fjalish janë përdorur ? ( Te thjeshta , të përbëra, )                  M1, M2
Modeli 2
1- Cilat janë karakteristikat gjuhësore të tekstit?                                           M1, M2
2- Cila është natyra e leksikut të përdorur në këto tekste?                                    M2
3- Cili është lloji i shkrimit?                                                                                  M2
4- Cila është struktura e fjalisë? Po foljet në ç’kohë janë përdorur?              M1, M2
5.Ndaj në një tabelë ato që di dhe ato që nuk di.                                                   M2
Mësuesit e sapodiplomuar studiojnë leksikun dhe vetëm 20% e tyre fillojnë të analizojnë karakteristikat gjuhësore të tekstit. Pothuajse askush nga subjektet e vëzhguara nuk paraqet pamjen vizuale të zinxhirit ushqimor:
Hahet           hahet
Bari---------lepuri--------------ujku
Hahen                hahet
Gjethet----------kërmilli-----------iriqi
ushqehet
Shqiponja ----------- ujq, minj të arave, zogj, bretkosa.
Ushqehen
Kafshët-------------bimët
ushqehen
Kafshë--------------kafshë
Në fund të zinxhirit që nxënësit të kuptojnë më mirë idenë, mund të përdoret edhe frazeologjia  ( Peshku i madh , ha të voglin) Më pas M2 mund të kalojë në përdorimin e një fjalori tjetër , që i përket një  grupmoshe tjetër.
C’do të thotë : Peshku I madh , ha të voglin?
Në realizimin vizual të skemës së zinxhirit ushqimor , mësuesi M2 mund të aktivizojë me kujdes njohuritë e mëparshme të nxënësve, por kjo kur në formimin e tij ka dije   të qëndrueshme nga leksikologjia dhe semansiologjia, të cilat thellohen në programet universitare.Mësuesi rikujton konceptin e fjalës dhe fushës leksikore. Konceptet e përgjithshme dhe të vecuara ndodhen në marrëdhënien e njohur midis reales dhe gjinisë a klasës më të afërt ku bën pjesë ajo reale. Një nga përbërësit më kryesorë është pikërisht ai që lidhet me klasën më të afërt ku bën pjesë realja.[1]

Koncepte të vecanta
Koncepte të përgjithshme
Bari, gjethet
bimë
Lepuri , ujku, iriqi,
Kafshë
Nëse mësuesit e paraqesin vizualisht këtë pritet që nxënësit të formulojnë të pavarur idenë e zinxhirit ushqimor, duke u mbështetur në marrëdhëniet që krijohen midis objekteve , pjesë të këtij zinxhiri.
Në analizat gjuhësore të dy grupet e mësuesve nuk thellohen në klasat e fjalëve: Abstrake dhe konkrete . Duke u mbështetur në këto klasa do ta kenë më të lehtë të analizojnë gjuhën e përdorur nga grupmosha të caktuara, pasi tekstet janë të dallueshme nga pikëpamja gjuhësore dhe psikologjike. Duke njohur psikologjinë moshore mësuesit krijojnë modelet përkatëse për standardet e moshave të caktuara dhe këtë ua transmetojnë edhe nxënësve të vet.Kjo njohje thellohet më pas në punë të pavarur ku mund t’u kërkohet nxënësve të hartojnë 2 modele tekstesh për dy grupmosha të caktuara.( 6-8 vjec, dhe 14-16 vjec)
Nga vëzhgimet e kryera konstatojmë se në përqindje të caktuara të dy grupet e mësuesve shfaqin shmangje nga standardi.
Mësuesi                            drejtshkrim        morfoligji                 sintaksë              drejtshqiptim
M1                                   shumë              pak                        shumë               pak
M2                                   fare pak            aspak                     pak                   fare pak

Faktorët që cojnë në  përdorimin jo korrekt të normës.

1 .Radioja dhe televizioni krijojnë “ modë gjuhësore”, regjistra të ndryshëm gjuhësorë, që krejt natyrshëm përvetësohet nga ndërgjegjja gjuhësore e folësve  dhe  këtij ndikimi nuk i kanë shpëtuar edhe mësuesit e gjuhës e letërsisë, sidomos brezi më i ri i tyre.  Njohja e standardit dhe njohja e gjuhës së medias realizohet e plotë si në programin parauniversitar, ashtu edhe në programet e ofruara nga universiteti me lendë si sociolinguistika, shkrimi akademik, psikolinguistika.
1. Ndikimi i idiolektit e sociolektit.
2. Ndjekja e një modeli jo standard( Në formimin e mësuesit ndikojnë paralelizma. Shpesh të gjithë mësuesit ndikohen nga ish- mësuesit e tyre.)
Kjo besoj se mund të kapërcehet me  Zhvillimin i suksesshëm të dijes e gjuhësisië së zbatuar, e cila do të ndihmojë në zbatimin e suksesshëm të reformave në arsimin e lartë. Gjithnjë e më tepër aty ku përgatiten mësues , ndjehet nevoja e domosdoshmëria e orientimit të reformës në drejtimet ku rrjedhin ujërat e prurjeve të gjuhësisië së zbatuar, psikolinguistikës, sociolinguistikës, analizës së diskursit, etj[1]
Kalimi nga shkolla e mesme ne universitet në procesin e të shkruarit:
Po marrim në shqyrtim thellimin në procesin e të shkruarit nga shkolla e mesme në universitet duke u mbështetur kryesisht në programin e shkollave të mesme dhe thellimin në lëndën e Shkrimit Akademik. Do të hulumtojmë se si thellohen njohuritë në universitet dhe si i shërben kjo lëndë procesit të shkrimit.
Konkretisht, kursi i Shkrimit Akademik[1] është strukturuar mbi bashkëveprimin për sendërtimin në proces të shkrimit universitar, prej njohjes së tërësisë së karakteristikave metodike e stilistike thelbësore për shkrimin universitar, të normës drejtshkrimore në shqip, të njohjes së llojeve shkrimore pranë shkrimit univeristar dhe të disa standardeve kryesore grafike në formatimin modern të shkrimit universitar.
Synimi i kursit është aftësimi i studentëve për të lëndëzuar në mënyrë korrekte e të përshtatshme universitare detyrimet fillestare në punët me shkrim, përgatitja e tyre për sendërtimin e strukturave shkrimore më të plota në të ardhmen.
Struktura e shkrimit.
Eseja e kërkuar në shkollë të mesme konsiston në tri pika kryesore. Ajo ka një strukturë pesëparagrafëshe: një hyrje, tri pikat kryesore sipas jush dhe një përfundim. Në shkrimin universitar nuk parashikohet ndonjë numër i pikave që shkrimi juaj duhet të përfshijë. Ato mund të përmbajnë aq paragrafë sa të nevojiten. Studenti zgjedh lirshëm një strukturë në funksion të ideve e argumentit që zhvillon.
Paragrafi.
Paragrafët në shkollën e mesme  janë të gjatë apo të shkurtër aq sa të nevojiten për të plotësuar kërkesën e pesë paragrafëve të kërkuar dhe kufizimin e faqeve. Çdo paragraf duhet të nisë me një fjali temë që mbështet tezën themelore të shkrimit. Çdo paragraf duhet të përfundojë duke e rimarrë  idenë e nënvizuar në fjalinë temë. Paragrafët në shkrimin universitar janë zakonisht mes një të tretës dhe dy të tretave të faqes dhe të ndryshojë në masë, mbështetur në nevojat e paragrafit. Paragrafët do të jenë më të qartë dhe me koherentë nëse ata nisin me një temë që përmbledh pikat kryesore të paragrafit.
Qëndrim mbi tezën themelore.
Cdo shkrim në shkollën e mesme duhet të përmbajë një tezë themelore. Paragrafi hyrës duhet të përfundojë gjithashtu me një tezë të tillë. Teza mbështetet nga tri pikat kryesore. Një tezë kryhet brenda përmasës së një fjalie. Në universitet jo çdo shkrim ka nevojë për një tezë të shpallur. Paragrafi hyrës shpesh mbyllet me një tezë themelore, ndonëse vendi i saj edhe mund të ndryshojë. Tezat themelore nuk ka përse të mbështeten nga një numër i renditur argumentash. Një tezë mund të përfshijë gjerësinë e dy apo tri fjalive, mbase edhe më shumë nëse argumenti është i ndërlikuar.
Hyrja dhe Përfundimet.
Shkrimi në shkollën e mesme  duhet të nisë me një artikulim të gjerë e përfshirës të tezës themelore që duhet të vijë duke u ngushtuar. Përfundimi duhet të shfaqet  si përmbledhje e pikave  kryesore të shkrimit. Në universitet  hyrja duhet ta artikulojë temën e shkrimit apo çështjen sa më shpejt të jetë e mundur, në terma konkretë e të veçantë. Përfundimi duhet të paraqesë më shumë se thjesht një shumë të asaj që ju tashmë e keni shkruar.
Artificie stilistike. Në shkollën e mesme mund të shtohen elementë të rrëfimit dhe të përshkrimit duke e tërhequr estetikisht lexuesin. Argumentet e shkrimit mbështeten në opinionin apo përvojën vetjake . Në universitet ju duhet të trupëzoni rrëfimin apo ndonjë artific tjetër estetik në argumentin tuaj, për aq sa e ndihmon gjerësinë e nevojshme të analizës. Argumentet në ese duhet të mbështeten me shembuj nga burimet e kërkimit bibliografik. Në disa disiplina, pedagogu mund t’ju nxisë të shtoni në argumentimin tuaj elementë të përvojës suaj vetjake.
Filozofi e shkrimit. Midis shkrimit universitar dhe shkrimit në shkollën e mesme shfaqen disa ndryshime në filozofinë orientuese të shkrimit: shkrimi në shkollën e mesme orientohet nga formulat. Ju ofrohet një strukturë e gatshme leximi mbi të cilën mund të mbështeteni. Ju mësohet vetëm një model shkrimi që mund ta përshtasni në të gjitha kurset tuaja. Nxitet përsëritja. Përkufizohen rregulla. Shpërbleheni për njohjen e materialit. Në shkrimin universitar nuk nxiten formulat. Ofrohet liri për mënyrën vetjake të strukturimit të argumentit. Ofrohen orientime të posaçme disiplinare për të ndërtuar punën e shkruar. Shkurajohet përsëritja. Nxitet i menduari kritik. Vleresohet shpirti analitik i studentit.


[1] E. Xhindi;  H. Grillo, “ Arti i të shkruarit”, Europrint, Vlorë,  2009.


[1] Tomor Plangarica, Aspekte të gjuhësisë së zbatuar, Shtëpia Botuese “ Sejko”, Elbasan, 2002, f.21



[1] J. Thomai, “Prejardhja semantike në gjuhën shqipe” Tiranë, 1989



[1] Po aty, f.47

2014-06-20

Kanuni e ka origjinën në një kohë kur në Shqipëri nuk kishte as ligje dhe as gjykatës

image


Gjakmarrja ekziston ende në Shqipëri, dhe ata që janë të përfshirë duhet të jetojnë të fshehur. Këta janë njerëz si Leonard Qukaj, i cili rrallëherë ka dalë nga shtëpia gjatë katër viteve të fundit, nga frika mos vritet prej një fisi rival – ose nga vetë xhaxhai i tij

Vetëm netëve kur erërat e forta i bëjnë retë të rendin drejt majave të maleve dhe sjellin aromën e barit të sapokorrur përmes dritares, gjumi i Leonardit është pakëz më i qetë. Era e bën derën kryesore të kërcasë, gjë që mbyt zhurmën e menteshave të portës përjashta. Adoleshenti është i bindur se në mesin e gjithë këtyre zhurmave, nuk do të mund të dëgjonte hapat e vrasësit apo kërcitjen e pistoletës së tij me silenciator.
Vëllai i tij i vogël në dhomën ngjitur do të vazhdonte të flinte i qetë dhe as nëna nuk do të zgjohej.

Dhe ai vetë, 14-vjeçari Leonard Qukaj – një djalë i ndrojtur, me sy blu të shndritshëm, me një talent për vizatimin dhe “Albanien Blutrache Shkodertuziasëm” për skuadrën e Bajernit të Mynihut – me shumë gjasa nuk do të ndiente as plumbin kur t’i përshkonte kafkën. “Jeta ime”, thotë, “thjeshtë do të merrte fund”.

Sigurisht, thotë ai, nuk do të ishte gjë e mirë që e ëma ta gjente të vdekur në kuzhinë mëngjesin tjetër, aty ku fle në një shtat pranë sobës. Por në fakt ajo mund të kënaqet, pasi vrasja e tij do të shoqërohej nga rilindja e shpresës për paqen. Do u rikthente nderin hakmarrësve. Vdekja e tij do të rihapte mundësinë për pajtim dhe për t’i dhënë fund gjakmarrjes, ku familja e tij është mbërthyer prej vitesh, për shkak të një grindjeje qesharake për një përrua.

Leonardi ka menduar shpesh herë për momentin e vdekjes së tij, gjatë katër viteve që u fshihet vrasësve të një familjeje rivale. Për shkak të qëndrimit ulur, sot ka probleme me shpinën. Gjatë ditës, kur nuk ka asgjë tjetër për të bërë, sheh televizione italianë ose futboll. Shpesh herë, thjeshtë shtrihet në divan dhe vështron tavanin. Ndonjëherë, nëna e tij, Gjelina ose vëllai 10-vjeçar Floriani, rrinë me të – ose macja e tij, e cila quhet Quoki.

Familja jeton në një shtëpi të lyer me gëlqere në Shkodër, një qytet me 96 mijë banorë në veriperëndim të Shqipërisë, pranë Alpeve shqiptare. Karrocat me kuaj kalojnë mbi rrugët e pashtruara, fshatarët shesin domate në trotuar dhe burrat luajnë domino në parqe. Në Shkodër ka një universitet, ka restorante dhe bare si dhe gra që ecin me kujdes, me takat e tyre të larta, nëpër rrugët me kalldrëm. Por Shkodra është edhe një qytet i varfër me papunësi të lartë. Në rrethina bie erë mbeturina. Në shtëpinë e Leonardit nuk ka ujë të rrjedhshëm.

Gjaku

Shkodra është po aq thellësisht e ndarë, sa edhe pjesa tjetër e vendit. Nga njëra anë, është një vend që sheh me optimizëm nga e ardhmja: këtë javë, Shqipërisë iu dha drita jeshile nga Komisioni Europian, për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Nga ana tjetër, është një vend ku korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore dhe krimi i organizuar janë të gjithë të pranishëm. Është një vend ku mbizotëron ende gjakmarrja – nga ai lloj që mund t’i kushtojë jetën Leonardit.

“Gjaku lahet me gjak”: kështu thotë Kanuni, një seri ligjesh tradicionalë shqiptarë me origjinë që në shekullin 15. Është një sistem paralel drejtësie që fokusohet mbi nderin, fajin dhe hakmarrjen, dhe mbetet në fuqi në zonat rurale. Dhe këtu në Shkodër. Ai rrezikon familje të tëra, përfshirë fëmijë dhe adoleshentë. Dhe gjakmarrjet shpesh herë lindin prej grindjeve në dukje të padëmshme.

Ulur mbi një divan me mbulesë të grisur një mëngjes prilli, poshtë fotografisë së Shën Mërisë që qëndron varur në mur, Leonardi përgatitet të rrëfejë historinë e grindjes që është shndërruar në pengesë për jetën e tij. Teksa përgatit kafe të ëmbël turke për mysafirët, fytyrën e ka të zbehtë, me një shprehje mosbindjeje, përveçse kur buzëqesh. Është i lumtur për vizitën. Çdo ndryshim ritmi në këtë shtëpi me tre dhoma – burgu i tij – është i mirëpritur.
0
Katër vjet më parë, ia fillon Leonardi, ka patur një mosmarrëveshje për një mulli me ujë lart në male, ku jetonte familja Qukaj. Grindja kish të bënte me kërkesën që familja e Leonardit të paguante për të përdorur ujin që kalonte nëpër pronën e fqinjëve, familja Prroj. Prrojët mendonin se u duhej paguar një tarifë dhe i fyen Qukajt, një goditje e rëndë për nderin e familjes. Për ta vënë në vend, xhaxhai i Leonardit vrau një prej anëtarëve të familjes Prroj. Dy vjet më vonë, Prrojët morën hak duke vrarë dy pjesëtarë të familjes Qukaj. Vrasjet vazhdonin, anëtari i njërit fis do të vriste dikë nga fisi tjetër, duke shkaktuar kështu një vrasje që anëtari i fisit tjetër do të bënte ndaj një anëtari të fisit të parë. Kushërira e Leonardit, Marija, u vra edhe ajo dy vjet më parë.

Me kafenë në dorë, Leonardi ulet tek shkallët që të nxjerrin në oborrin e rrethuar me mur të lartë, për të treguar historinë e kushërirës së tij. Historia e Marijes është pjesë e historisë së tij.

Në Kanun gratë shihen në mënyrë nënçmuese dhe kryesisht si krijuese pasardhësish. Jetët e tyre kanë shumë pak vlerë, gjë që është arsyeja përse përgjithësisht nuk janë shënjestra në raste gjakmarrjesh. Por Marija, e cila ishte 17 vjeç në kohën kur u vra, po punonte në arat e babait dhe mbante veshur pantallona dhe këmishë. Dukej si djalë, dhe prandaj u vra bashkë me gjyshin e saj.

“Do të të vrasim”

Vdekja e saj bëri shumë bujë dhe Marija u shndërrua në simbol të pakuptimësisë së gjakmarrjes, si dhe nxori zbuluar prapambetjen në vend. Pati madje edhe marshime proteste në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, por Leonardi nuk shkoi. “Sepse në realitet”, thotë ai, “vdekja e Marijes ishte një gabim”. Plumbi kishte qenë për atë vetë. “Tani, edhe babai i Marijas do të më vrasë”. Ai i ka thënë Leonardit: “Do të të vrasim”.
Që atëherë, Leonardi u fshihet edhe të afërmve të tij, përveçse Prrojve. “Prindërit nuk më lënë të dal jashtë”, thotë ai me zë të ulët. “Në vitet e fundit, ka qenë vetëm disa herë në shkollë. “Por vetëm atëherë kur bëhesha kaq agresiv, saqë ime më nuk duronte dot më”, thotë. Leonardi mund të pajtohet me xhaxhanë, por për këtë duhet të vrasë një anëtar të familjes Prroj. Nga ana tjetër, gjakmarrja me Prrojët mund të zgjidhet vetëm nëse familja është gati për pajtim. “Por asnjëra prej këtyre nuk do të ndodhë”, pëshpërit ai.

Kur u dëgjuan të shtënat e atentatit më të fundit të kësaj gjakmarrjeje në 8 prill 2014, Leonardi ishte jashtë në oborr. E ëma e thirri brenda dhe i tha që xhaxhai sapo ishte përpjekur të hakmerrej për vdekjen e Marijas, duke qëlluar 30 herë me kallashnikov mbi kryetarin e fisit Prroj. Ai u godit, por mbijetoi. “Xhaxhai e bëri detyrën”, i tha nëna Leonardit.

Lajmi nuk e habiti Leonardin. Ai është rritur i vetëdijshëm se është një prej 3000 familjeve shqiptare që janë të përfshira në gjakmarrje. Që nga fundi i komunizmit, afro 10 mijë vetë kanë humbur jetën në këtë mënyrë, sipas një vlerësimi të Komitetit të Pajtimit. Gjatë krizës së rëndë të 1997-ës, shumë shqiptarë boshatisën depot e armatimit të ushtrisë. Vetëm një pjesë e vogël e armëve të zjarrit u rimblodhën.

Shteti e ka injoruar prej vitesh këtë problem. Kreu i policisë në Shkodër pretendon se rastet e gjakmarrjes kanë rënë dramatikisht, ku në këtë rajon raportohen vetëm 208, që nga viti 1991. Megjithatë, thotë ai, mijëra shqiptarë kanë kërkuar strehim jashtë vendit, duke pretenduar se jetët e tyre ishin në rrezik për shkak të gjakmarrjes. Ai beson se ata kanë abuzuar me këtë traditë për të kërkuar një jetë më të mirë në Europë. Por megjithëkëtë, qeveria i ka ashpërsuar dënimet për krimet e gjakmarrjes. Deri kohët e fundit, dënimi maksimal ishte deri në 25 vjet burgim, por tani është rritur në 40.

Por njerëz si Leonardi, kushërinjtë dhe vëllai i tij janë ende të përndjekur si pasojë e traditës. Organizatat joqeveritare vlerësojnë se afro 1500 të rinj në të gjithë vendin janë të detyruar të fshihen në shtëpitë e tyre, për shkak se janë në shënjestër. Nëse arrijnë të rriten, shndërrohen në kriminelë për të marrë hak për familjet e tyre.

Grushtet e bardhë

Leonardi thotë se nuk ndjeu asgjë kur dëgjoi për të shtënat që dolën nga gryka e armës së xhaxhait. “U futa në shtëpi”, thotë. Ndonëse prona e Qukajve është e mbrojtur, ai krejt papritur nuk u ndie i sigurt në oborrin e tij. U fut brenda, u ul në divan, mbështolli këmbët me krajë dhe nisi të presë – se për çfarë, nuk e dinte.
Atë mbrëmje, i ati nuk u kthye në shtëpi. Ai telefonoi dhe tha se do të fshihej në shtëpinë e një miku për disa muaj. Nëna qante në heshtje ndërsa vëllai i vogël luante me makina në dysheme. Leonardi fillimisht u frikësua, pastaj u zemërua. Teksa rrinte shtrirë në shtrat atë natë, qëllonte me grushta murin aq fort, sa iu bënë të bardhë.

Pak kohë pas vrasjes së parë katër vjet më parë, familja e Leonardit u zhvendos nga fshati malor për në qytet. Për ta, këtu jeta dukej më e sigurt. Pavarësisht rreziqeve që ndeshte familja, i ati nisi të punojë në ndërtim dhe fëmijët madje shkonin në shkollë. Ata ndërtuan një shtëpi dhe e rrethuan me mur të lartë. Edhe sot, rrobat i nderin përjashta për t’i tharë, ndërkohë që në kopsht rrisin qepë dhe sallatë jeshile. Nga lart, skena të krijon përshtypjen e një normaliteti të përsosur. Por më pas, familja Prroj u zhvendos në qytet dhe frika u rikthye.

Kanuni e ka origjinën në një kohë kur në Shqipëri nuk kishte as ligje dhe as gjykatës. 1263 paragrafët e tij përfshijnë disa rregulla të mirë, si ata për mikpritjen, apo mbajtjen e fjalës. Por ka edhe një këndvështrim të vjetruar për nderin, sipas të cilit një vrasje mund të shpaguhet vetëm me vrasje. “Thjeshtë nuk e kuptoj”, thotë Leonardi.

Në pasditen e asaj dite kur ne e vizituam në muajin prill, vëllai 10-vjeçar i Leonardit, i cili lejohet ende të shkojë në shkollë, u kthye në shtëpi. E ëma na tha se do të mund të dalë nga shtëpia edhe për dy vite, “por kur të bëhet burrë, edhe ai do të duhet të fshihet. Kështu do të ndodhë dhe nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndryshuar”. Gratë dhe fëmijët përjashtohen nga marrja e gjakut, por sot pakkush i ndjek rregullat dhe vitet e fundit në shënjestër janë vënë edhe adoleshentë.

Teksa e ëma flet për të vëllanë, Leonardi del nxitimthi jashtë në kopsht. Nuk e duron dot. Nuk duron dot të dëgjojë historitë e Florianit për shokët e klasës dhe për vajzat. Shokët e tij ka kohë që nuk i kanë ardhur më për vizitë dhe nuk e dinë përse ai detyrohet të qëndrojë në shtëpi. Ai është kaq i dobët dhe i zbehtë, saqë nuk dëshiron që ata ta shohin në këtë gjendje. Ndonëse vitin tjetër do të jetë 15 vjeç, ende nuk ka puthur një vajzë.

Kur e pyetëm se çfarë do të donte më shumë, na u përgjigj: “Një jetë normale”. Por që t’i jepet fund gjakmarrjes, familja duhet t’i paguajë disa mijëra euro të afërmve të viktimës. Janë shumë para në një vend të varfër si Shqipëria, dhe familja e Leonardit nuk i ka.

“Kur bën këtë punë, pi shumë raki”

Grupe të ndryshëm në Shkodër po punojnë për të pajtuar familjet në gjak. Njëri, Justitia dhe Pax ka përfunduar një projekt fotografik ku shfaqen portrete të rinjsh që janë detyruar të qëndrojnë të fshehur. Çdo të martë, dy murgesha nga Zvicra organizojnë një grup mbështetjeje për të rinjtë e fshehur, që u mundëson të largohen për dy orë nga shtëpia.

Nikoll Shullani, i Komitetit për Pajtimin e Gjaqeve di shumë histori faji dhe pajtimi, i një kuptimi të pavërtetë të nderit, por edhe shpresës për të ardhmen e Shqipërisë në Europë si dhe ëndrrës që të rinjtë shqiptarë t’i shpëtojnë kësaj tradite të frikshme. Ai njeh dhe historitë e familjeve Qukaj dhe Prroj, dhe të dyja i shkaktojnë ndjenja pafuqie dhe zemërimi. “Duhet të pish shumë raki për të bërë këtë lloj pune”, thotë ai.
Në javën pas atentatit, ata që kanë shënjestruar Leonardin refuzuan të presin vizitorë. Shullani ka qenë tashmë tre herë në shtëpinë e tyre, por pa sukses. Tani, ai u troket edhe një herë.

Prrojët janë ulur në dhomën e ndenjes dhe në tryezë janë edhe disa fqinjë. Djali 28-vjeçar i tyre, Niku ka hapur Google Maps në një kompjuter dhe tregon urën në male ku u qëllua i ati. Bashkëshortja e Nikut i sjell raki dhe cigare. Janë gati të flasin, por jo për çështje që lidhen me gjakmarrjen apo Marijen. Askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen e saj, edhe dy vjet pas vdekjes.

Kur e pyet se çfarë ndodhi një javë më parë, Nik Prroj përgjigjet: “Dy burra më zunë pritë në mal. Donin të më qëllonin në ballë, por ose ishin shumë larg, ose shumë budallenj”.

Ai thotë se për të “nderi është më i rëndësishëm se jeta”.

Kur e pyet nëse këtë gjë u thotë fëmijëve, ai përgjigjet “po”.

Duke përshkruar mendimet që ka për paqen, ai thotë: “I dërgova një letër qeverisë, ku i thosha se kam frikë nga hakmarrja dhe ata nuk më kanë ofruar mbrojtje. Jemi të detyruar të kujdesemi vetë për këtë”. Prroj më i madh tregon letrën. I ati i hedh më shumë raki dhe pastaj zhytet në heshtje.

Sërish brenda

“Ajo që ndodhi me Marijen ishte aksident”, thotë një prej pjesëtarëve të familjes. “Nuk donim të vrisnim asnjë vajzë. Tani ikni!”

Shullani thotë se në shumicën e rasteve këto kohë, njerëzit nuk po zbatojnë rregullat e vërtetë të Kanunit. Të gjithë duket sikur sajojnë rregulla, dhe nuk ka respekt për moshën e fëmijëve. Kanuni thotë gjithashtu se shtëpitë duhet të jenë streha të sigurta, por as ato nuk janë më të tilla sot. Shumica e sulmeve, beson ai, janë produkt i frustrimit, dhe jo i përpjekjes për të shpëtuar nderin.

Një tjetër ditë mbyllet në Shkodër, dhe në shtëpinë e Leonard Qukajt ka rënë heshtja. Vëllai ka shkuar të takojë një shok dhe mamaja ka dalë të bëjë pazarin. Ai shpjegon se si bashkë me të ëmën lanë tapetët në mëngjes, i dhanë një dorë tjetër gëlqere mureve dhe fshinë dyshemenë. “E dimë që do të rri këtu për një kohë të gjatë”, thotë ai.

Leonardi është krehur dhe ka veshur një këmishë lejla, sikur të jetë gati të dalë. Zhvendoset nga dhoma e ndenjes për në oborrin e ngushtë dhe nis të luajë me një top futbolli. Nuk dëshiron të flasë më. Përqendrohet tek loja, deri kur në male bie muzgu dhe vjen koha për t’u futur përsëri brenda.

Vilhelme Vranari - Haxhiraj - Mjerim intelektual

image



Mediokritet i lëbyrtë

tregim



Mjerim intelektual



“Ti, ti..., i shko(shka)lluari ...

se ç’ndodhi tek ne...

apo me ne..., e di mirë.

Të ligut,

pjellës të së keqes...

që në qorrsokak, në regres

e në rrugën e“të paudhit”...

atdheun ta këlliti...,

ti e kujton me nderim.

Dhe si për çudi....

Ti...,mediokri...

i thur himne e lavdi?!

Pa vizionin e të nesërmes ti...

sa larg të vërtetës rri...,

“Mjerimi Intelektual” i të lëbyrtit...

shajton e lëndon kombin e tij!”

Vivra



Kur fillon shiu në Tiranë, harron të pushojë. Porse më e pazakonta e zakontë, ndodh në mesditën e praruar plot diell, kur papritur ia beh një shi me suferinë.

E çfarë shiu se?! Duket se qielli ka hapur portat e ujësjellësave që furnizojnë globin, apo kanë shpërthyer digat e lumenjve hapsinor, duke e lëshuar rrebeshin mbi tokë dhe kushdo i habitur sheh ujin që lëshohet litar apo i thënë ndryshe, bije shi me gjyma.

Megjithëse është muaji maj, gjithë javën që sapo u mbyll, kishte qenë mot i lagësht.

Atë mëngjes të përtërirë, si i rilindur nga larja e shpërlarja e gjithë natyrës dhe objekteve në të e mbi tokë, qyteti im ishte zgjuar me atë buzëqeshjen e ëmbël që e bënte të dukej rrëzëllitës.

Eh, nuk ka qytet më të dashur se Tirana, por... Mjerë kush nuk ia di vlerën, jo vetëm asaj, por çdo pëllëmbe toke arbërore, që peshohet me ar dhe me metale apo minerale të rrallë. Ndaj Zoti këtë komb të lashtë e vendosi aty ku është, në udhëkryqet e Lindjes dhe Perëndimit. E bekoi këtë tokë duke e bërë urëlidhëse mes veriut dhe jugut polar. Pikërisht për pozitën e favorshme gjeografik, bukurinë dhe pasuritë natyrore, ka qenë e lakmuar nga më të fuqishmit e kontinentit plak. Si askënd tjetër, si për zili të lakmitarëve e smirëzinjve,këtë vend të bekuar e përkëdhel, i buzëqesh ëmbël dhe e ngroh me zjarrin e dashurisë së tij, dielli, i cili e ledhaton të zgjedhurën e vet në tre të katërtat e ditëve të vitit. E ku gjendet një e dytë mbi glob si Shqipëria ime?

Me kënaqësinë që të jep natyra në një ditë pas shiut, nën joshjen e ledhave të freskisë që vjen nga mali i Dajtit, i qetë shpirtërisht po përshkoja Sheshin "Skënderbej". Nuk e kisha me ngut. Më pëlqente freskia nën fëshfërimën ëndndjellëse të gjetheve nga flladi pranveror, ecja ngadalë, pa kokëçarje, me hap të lehtë, i sigurtë dhe i lumtur që isha rikthyer në vendin tim.

Unë dhe bashkëshortja, si dhe të gjithë prindërit e tjerë, që i kemi fëmijët në emigracion, jemi shndërruar si ata zogjtë shtegtar që largohen në vjeshtë për t'u rikthyer në pranverë. Ne të dy zakonisht largohemi në shtator dhe kthehemi në mars apo prill. Jemi pensionistë dhe si të tillë, nuk i njohim sa duhet marrëdhëniet e individit me punën në ShBA. Gjithsesi gjatë qëndrimit tonë stinor apo gjatë bujtjes sonë si shtegtar, kemi mësuar shumë përsa u përket marrëdhenieve sociale. Megjithë qëndrimin e pjesëshëm atje, vëmë re ndryshime të mëdha lidhur me jetën civile, kulturore, shkencore, politike si dhe për zhvillimet gjithëpërfshirëse të asaj superfuqie që janë përherë në progres. Gjithmonë krahasuar me vendin tonë. Duke ndjekur nga afër jetën e përditshme të fëmijëve tanë që kanë gjetur veten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kemi arritur në përfundimin se ShBA, shteti i demokracisë së konsoliduar, është vendi i mundësive dhe i sfidave. Atje nuk duan t'ia dinë se cili je e nga vjen, se ç'ngjyrë ke, apo kujt raceje i përket, se cili është besimi yt, por për ata mjafton të mësosh dhe të jetosh për të dhënë vlera. Pajisja me dije shkencore, pra arsimimi, respektimi dhe zbatimi i ligjeve, dashuria për punën dhe ta duash Amerikën si atdheun tënd të dytë, ajo nuk të refuzon, por të mirëpret. Bazuar në përshtypjet e mia, përsa kohë që jemi atje, ndihemi të barabartë,madje na duket vetja paksa amerikanë, pasi askush nuk i cënon as të drejtat dhe as liritë tona. Ta hajë dreqi, edhe pse atje nuk jemi të përfshirë direkt në punë apo në jetën sociale e atë politike, por brenda qenies sonë jo vetëm ndiejmë por pësojmë ndryshime cilësore,si në ndërgjegje apo dhe në sjellje. Cilido që jeton gjatë në ShBA, apo në një vend tjetër me demokraci të zhvilluar, gjatë vëzhgimeve me një sy analitik, ka fituar një qetësi shpirtërore të habitshme, sepse ka parë e analizuar nivelin e zhvillimeve tërësore si, ekonomike, social -politike e duke i krahasuar me ato të vendit tonë, gjë që ka sjellë tek ai një ndryshim mendërisht. Pa druajtje them se atje fiton një hop cilësor dhe rrritje të nivelit të ndërgjegjes. I pajisur me një vizion të ri për jetën e një kombi në tërësi, është shndërruar në tjetër njeri

me një ndërgjegje të pasur e prirur vetëm për mirësi. Si rrjedhojë cilido qoftë ka flakur tej mendësitë e një edukimi ideor farsë dhe ka fituar një pasuri të madhe shpirtërore, që vihet re në bujarinë dhe gëzimin e arritjeve të kujtdo që derdh djersë apo shpenzon energjitë e tij mendore, shkencore, morale dhe fizike. Kushtet e zhvillimit të demokracisë atje të bëjnë njeri më të mirë. Është pikërisht ky ndryshim që vë re në qenien time dhe të sime shoqeje. Sa për fëmijët tanë, ata janë integruar plotësisht dhe pa frikë quhen shtetas dhe qytetar amerikanë. Është gjë e bukur dhe mjaft pozitive të njohësh vlerat që të jep dhe të njeh një komb tjetër që ti me të drejtë e quan "Atdhe Tjetër".

E vetmja gjë që na mungon është afshi dhe zëri i tokës mëmë, magjia dhe ngrohtësia e natyrës shqiptare, që të jepet me bollëk. Në vendlindje, edhe pse jo gjithçka shkon mirë, madje është për t'u dëshiruar në shumë aspekte të jetës politike, ekonomike dhe zhvillimeve social-kulturore, ne, përsëri kemi mall. Na dhimbset çdo centimetër katror tokë. Jemi në ankth derisa zbresim në Rinas. Është zëri i mëmëdheut, vlagu i tokës, i baltës që na lindi e na rriti e cila na thërret...



***

Ndërsa ecja ngadalë, në mendje kisha ecejake idesh që t'i imponon mosha, malli, kureshtja për të renë, për ndryshimin që ta kërkon syri...

"Kemi plot një muaj që ndodhemi në shtëpinë tonë, në shtëpinë ,ku u rrit u madhua dhe u forcua dashuria e ne të dyve. Brenda atyre mureve, në një ambient jo luksoz, por i bukur, joshës, tejet praktik që na krijoi mundësinë e një harmonie familjare e dëshiruar nga cilido individ apo çift, aty lidhëm besën. Matanë asaj porte u dëgjuan të qarat e para foshnjarake të atyre engjëjve që na dhanë emrin prindër. Në atë hapësirë ne dëgjuam tingujt, rrokjet dhe fjalët e para të belbëzuara nga pasardhësit tanë, që trashëgojnë gjenin tonë. Aty në atë shtëpi të thjeshtë, por bujare dhe e ngrohtë, hodhi hapat e parë vazhdimësia e jetës. Natyrisht çdo njeri ëndërron të ketë atë strehën e dashurisë, folenë e ëndrrave apo strofkën e tij të ngrohtë dhe të qetë. Pa dyshim që atë strehë e kërkon sa më të rehatshme, se duke qenë moskokëçarës, të mos e vrasë mendjen dhe të mos pyes se ç'ndodh rreth tij. Por jeta s'është vetmitare, është e lidhur dhe në vartësi me gjithçka që na rrethon, me natyrën, me sendet, me ekonominë si dhe me rrethanat humane.

Dikur mendonim se nuk do të bënim dot pa fëmijët as një minutë. Por ja që kohët ndryshojnë... Fëmijët rriten, arsimohen, madhohen, formohen si individualitet dhe vetëzgjedhin ecurinë e jetës. Kur ata kanë arritur moshën e pjekurisë dhe dinë të zgjedhin rrugën e tyre, e cila shërben si tregues për ne, gjë që kërkon të na bind ne, si prindër, se ata kanë hyrë në jetë. Në këtë rast jeta ka kuptimin e dhënies së vlerave individuale dhe profesionale. Vetëm kur nis e vë në zbatim ëndrrat apo planet e thurura ,atëherë nis jeta e vërtetë për cilindo. Deri në atë çast, i riu apo e reja kanë jetuar në parazitizëm.

Me këtë unë nënkuptoj se për derisa fëmija im arrin të marrë vendime dhe pasi shoh se ç'rrugë ka nisur e do të ndjekë për t’i zgjidhur, ende pres prej tij...Veçse dua të di sesi e në ç'mënyrë apo formë do ta përshkojë im bir apo ime bijë këtë rrugë të gjatë, të panjohur e të vështirë, e cila kërkon mund për të arritur synimin. Ajo që më mundon është zgjidhja, se si do t'i zbatojë kërkesat e jetës që janë përherë në rritje dhe në përputhje me normat apo zhvillimet e kohës, sidomos të vendit ku aplikon idetë apo njohuritë e tij shkencore.E vetmja gjë që më shqetëson, është se deri në çfarë mase ata do të përshtaten me bashkëkohoren.Porse të qenit të pavarur nga tutela jonë prindërore, më bind se jeta e tyre ka nisur me mbrothësi. Eh, sa larg fëmijëve tanë jemi në kohë, në hapësirë, në ndërgjegje dhe në realitet! Megjithatë së bashku me fëmijët dhe me kohën madhohemi edhe ne. Të shpërgjumur nga letargjia e detyruar me injeksione stimuluese të një sistemi politiko-shoqëror tejet absurd, ndjekim rrjedhat e kohës. Ndryshe nga koha e rinisë, edhe pse me hap të ngadaltë si vet mosha, përsëri ecim hap pas hapi në gjurmët e fëmijëve. Mallkuar qoftë koha me sistemin që na detyroi verbërinë në ditën plot me diell dhe si një absurditet na injektoi varfërinë përballë kamjes, pasurive mbi e nëntoksore!”- meditoja dhe për një çast mendimi ndali diku, në një vend, në një problem që mua si qytetar më shkakton shqetësime dhe pyes veten:”Përse ka kaq shumë anarshi në vendin tim? Përse nuk gjej në qytetin tim atë lulëzim që ma do shpirti? Ç’kanë vendet e tjerë më shumë nga ne që vrapojnë me galop? Vendi im i ka të gjitha kriteret dhe mundësitë që të eci në rrugën e zhvillimit si shtetet e tjerë.Është vend i bukur si në ëndërr, ka klimë të butë dhe si askund tjetër, tek ne në një kilometër katror gjen klimë e bimësi mesdhetare, por edhe të tipit kontinental, detar apo oqeanik. Me një klimë të tillë tejet të favorshme, i ka të gjitha mundësitë e zhvillimit ekonomik gjatë çdo stine. Ka pasuri përrallore nëntokësore e mbi tokësore, po përse është kaq i varfër? Gjatë gjithë vitit mund të shfrytëzohet çdo pëllëmb toke për turizëm të tipeve të ndryshme, por tek ne mjerisht ky afarizëm fitimprurës ende është një ekonomi e shvlerësuar dhe e pashfrytëzuar. Ose më saktë e keqmenaxhuar. Ka pasuri të shumta hidroenergjie, por mjerisht ne shpesh ngelemi pa energji elektrike. Çdo pëllëmb toke është një thesar kulturor e historik, tejet e pasur me kështjella dhe qytete antik me vlera të rralla arkeologjike,po për fat të keq nga ato nuk nxirret asnjë qindarkë. Ka një terren të alternuar, ku nga fusha ngjitesh në kodrinë e sapo kapërcen një qafë, para syve lartësohen male të thepisura, të mbuluar nga mjegulla dhe në majat e tyre gjen borë të përjetshme. Ku gjen tjetër një vend tek i cili kokën e ke mes bardhësisë së dëborës, trupin në freskinë e hijes së pishës dhe këmbët të zhytura në kaltërsinë ujërave detare, si në vendin tim? Atëherë kur do të themise, edhe ne jemi si të tjerët?”-tek pyesja ndërgjegjen, një zë më preu përgjigjen e arsyes...

-Përshëndetje Endrit!- ktheva kokën dhe e njoha. Ishte një ekonomist nga fshati im që pasi kreu universitetin, u emërua diku në Tiranë dhe ngeli aty.

-Tungjatjeta Markensen!- iu përgjigja. Pasi shtrënguam duart dhe bëmë përshëndetjet e rastit, vazhduam rrugën bashkë.

-Eja të pimë një kafe!

-Faleminderit! Ndoshta njëherë tjetër...Kam takim me një koleg në katedrën e historisë.

-Kam vite që s’të shoh, ndaj... Nuk më thua nga bëhesh?

-Eh, kur fëmijët e zgjedhin ta jetojnë jetën e tyre larg vendlindjes, jemi të detyruar t’i ndjekim. Fillimisht e kishim paksa të vështirë, o mik, por tani e di ti...që na pëlqen? Na është dhënë e drejta e një jete me variacione. Dy stinë i kalojmë këtu dhe dy stinë në ShBA. Kjo mënyrë jetese e alternuar, na krijoi mundësi për ta njohur më mirë botën perëndimore.

-Pse e paske pasur merak botën kapitaliste?

-Sepse gjatë fëmijërisë, rinisë dhe deri tani në moshë disi të shkuar, pra gjithë jetën njohëm vetëm atë portë që na e kishin hapur, kurse gjithë të tjerat i kishim të mbyllura. Ne e njihnim kapitalizmin vetëm teorikisht ashtu siç na i kishin servirur marksizmi dhe ekonomia politike. Për të na mbajtur nën tutelë e nën kontroll, na mësuan me gënjeshtrën më të madhe, se bota kapitaliste ishte një sistem luftënxitës që kërkonte të na gllabëronte, por e vërteta qëndronte ndryshe.

-Mos e tepëro se edhe unë sapo kam ardhur nga Kanadaja, ku kam fëmijët. Kapitalisti të shtyp si morr, ta merr frymën, ku gjithë ditën të delë qumështi i nënës.

-Ke ardhur me këto mend nga Kanadaja? I pe apo të panë? Ç’mësove ...? Më thuaj pak se si Bota ka bërë shtete në kuptimin e vërtetë të fjalës? Gjithë burrat e mençur të saj mos vallë nuk kanë lënë të ftohet karrigia duke ndërruar kafenetë, birraritë apo kazinotë, gjatë 24 orëve siç ndodh në vendin tonë...?! Jo...miku im, jo.

-Më habit se ti ke studiuar në një nga vendet e sistemit socialist. Ti,ti ke dobësi për imperializmin e pangopur?! Jo, nuk mund ta besoj, kurrë...

-Sikur ne të kishim fituar lirinë e vërtetë e t’i kishim rrugët të hapura, do të kisha zgjedhur një nga universitet më të mira botërore, si atë të Kembrixhit, të Sorbonës, të Bolonjës, pse jo të Harvardit dhe do të isha dikush tjetër, jo ky që jam...

-Çfarë...?!-klithi si korbi dhe u mbyt nga kolla aq keq, sa dukej sikur e zuri shpirra. Fytyra iu ngërdhesh. Atë çast kritik nuk më erdhi aspak keq për të, por ia plasa një të qeshuri të papërmbajtur. Kur vura re se vazhdonte ngërçin frymëmarrës, e tunda dhe e shkunda fort nga supet. Pas pak u shpërmend si një qenie mjerane, me sy të zgurdulluar sikur kishte parë fantazmën e komunizmit duke ridhënë shpirt. Me një shikim të lëbyrtë, belbi me një nënzë të zvargur si i shpërgjumur nga një letargji mendore dhe më vërente i përhumbur, sikur të mos e jetonte realitetin...”Eh, për fat të keq,në botë, tok me të arsyeshmit, bashkëjetojnë edhe ata që duken sikur vijnë nga një botë imagjinare. Ndoshta u mungojnë ndjesitë për ta prekur natyrshëm realitetin.O Zot , përse u dhe shqisat këtyre të shushaturve a humbamenëve që nuk janë në gjendje të përceptojnë botën që i rrethon dhe të mësojnë se ç’ndodh në të,”-nëpërmenda nxitimthi.

-Ty të duket çudi...? Po më duket se paske harruar që ne u edukuam dhe u formuam me ide të majta...Pak më parë u gëzova kur të pashë me mendimin se...

-Njerëzit ndryshojnë në vartësi të rrjedhave të kohës dhe rrethanave që të hapin horizonte dhe rrugë të reja. Gjithsesi unë kurrë nuk e kam admiruar atë sistem të ngritur mbi themele rëre.

-Ndërsa mua, sa të vura re, më shkoi mendja tek libri im...

-Nuk të kuptoj... ,ç’do të thuash me...?

-Kam shkruar një libër dhe kam dëshirë që të të kem ty konsulent para botimit.

-Si titullohet libri?

-“Për ty Rusi”

-E mora vesh që je një “shpirtrob mjeran” i sistemit që na varfëroi. Mund ta di se për çfarë bënë fjalë?

-Librin ua kam kushtuar burrave të mëdhenj që ka nxjerrë Rusia sovjetike.

-Nuk po e thua me gjithë mend, ë...?!

-Sinqerisht...jam ithtarë i atyre burrave të ashpër që ngritën kampin socialist, i cili ia vuri këmbët në një këpucë sistemit kapitalist.

-Me gjithë mënd e ke?! Po nuk t’u tha dora kur po e shkruaje dhe nuk t’u myk mendja kur e ndërtove në tru?

-Po përjetësojë një të vërtetë të madhe për të cilën i jemi mirënjohës atyre burrave që kanë lënë emër dhe bënë histori.

-Ata bën histori?! Nuk e di nëse nuk kam veshët në rregull apo ti nuk je gjëkundi... Jeton me kohën apo si e ke hallin xhanëm? Po nuk u gjend një kamikaz atje, që të të hidhte nga avioni?

- Pse pohoj se ata ishin burra shteti e jo shaka,të cilët u përballën me kampin kapitalist? Për këtë?

-Po ti je dhe me arsim të lartë, more qyqar?!Nuk të kam njohur për kaq të lëbyrtë, kaq të cekët dhe mediokër...

-Mos më quaj të tillë se e kam shtëpinë plot me fëmijë, me nipër e me mbesa.

-Ti ke të drejtë se ata na çrrënjosën shqiptarizmin dhe na helmuan trurin, shpirtin dhe gjakun me ideologjinë marksiste. Ne para tyre kemi njohur vetëm atdhetarizmin dhe kurrë komunizmin.

-Ai sistem na bëri ty e mua me shkollë...nxori vendin nga varfëria dhe analfabetizmi e sa të mira që sot po i mohojnë.

-Po pse more t’u thaftë gjuha nuk shkruan për ish presidentin Wilson, që vuri veton për Pavarësinë e Shqipërisë, emri i së cilës kishte rrezik të fshihej nga harta gjeo-politike e Evropës? Po si nuk të shkon ndërmend të shkruash dy rreshta për ish Presidentin Bill Klinton që luajti rol të madh në Pavarësinë e Kosovës?

-Vallë nuk ishte Rusia që na nxori nga varfëria dhe injoranca shekullore?

-Kurrë nuk e kam besuar,vetëm kur të shoh shpatullat e mia pa pasqyrë, do ta besoj këtë "ideatëri" utopiste që tjetërsoi njeriun dhe mohoi lirinë vetjake, individualitetin, e cila symbyllur na futi në rrugën e varfërisë mendore dhe që na bëri të provojmë disfatën e një sistemi të pathemeltë. Ajo kohë e rreme të ka budallepsur ty dhe ata mediokër që mendojnë si ti.

-Sa keq më vjen që nuk gjeta tek ti personin që kisha imagjinuar.

-Të vjen keq ty për mua se kam ecur përpara? Jo e ke gabim. Duhet të të dhembset vetja. Je për të mëshiruar...Për fat të keq ti i qëndron besnik emrit tënd”Markensen”, që sa herë e ke dëgjuar tek të thërrasin, aq herë është shumëfishuar dhe rrënjosur ideali yt në çdo qelizë të trupit dhe mendjes...

Më fal ,por këtu duhet të ndahemi. Do të kthehem djathtas se më presin...

“ Është e pabesueshme që të ketë arritur në këto kufij idiotësie “mjerimi intelektual!” Por ja që ky fakt është një tregues që vlen si përgjigje i pyetjeve të mia. E si mund të bëhet vendi im si bota, kur sundon mediokriteti i lëbyrtë që mbjell varfëri mendore dhe sjellë verbëri ndaj realitetit.”-i përhumbur hyra në Institutin e Historisë dhe mendja më gëlonte tek prapambetja e një të shkolluari apo të shkalluari. Më mirë po pyes profesorin që po më pret...Meqë është më në kontakt me tipa të tillë, ndoshta “Ai”di të përgjigjet...Ku i dihet?!



Vo:*lëbyrtë- të zënë sytë cipë, mendje errësuar, shikim i paqartë

HIRBIJE SULEJMANI-DASHURIA IME




image

DASHURIA IME

***

Kot e ke moj erë...

Tesha të reja do të kem

përsëri në pranverë



***

E përkëdhela lehtë

më tha në duart e tua

veten doja me e gjet

***

Ai kurrë nuk e mendoi

që shpirti i saj do bëhet shkretëtirë

nëse ai largohet nga ajo ...



***

Kjo dashuri ka diçka në mbrendësi...

Zemren tënde e kam unë dhe timen e ke ti !!!

***

Poezia jeton në shpirt

dhe në mesnatë

në sy të dhuron dritë .

***

Mos u rëndo në qerpiket e mi

Do të rrjedhin lotët e mi.

Zbrit në zemer do të gjesh qetësi

Aty nuk ka lotë, veç dashuri ...!



***

VARGJET E DASHURISË

Nata shkon , mëngjesi po agon

Dashurinë për ty s’ ka kush ndalon...

Mendimet për ty nuk zbehen kurrë

Nëse s’të shoh, sytë më lotojnë



Orët kalojnë , ende po pres

te pres me mallë, me shpres!

Të të shoh edhe një herë...

Pa dashuri kjo jetë s’ka vlerë.



Edhe nëse nuk do jesh me mua

Si nata hënën do të dua...

Edhe nëse kurrë nuk të takojë

Dashuria për ty do lulëzoje.



Ndoshta një ditë mua do më kërkosh

Ndoshta një ditë të ndjejnë mallë sytë tua

Kthehesh sërish të thosh fjalën TE DUA

Dashuria ynë kurrë nuk ka të shuar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...