2015-04-07

Kaqusha Jashari - Do ta vendosim kufirin

Libri “ Do ta vendosim kufirin” i Kaqusha Jasharit u vlerësua nga të pranishmit të jetë si një libër i cili hyn në kuadrin e librave me anë të së cilit lexuesit njohin më mirë të kaluarën jo të largët të Kosovës.

Ky libër përmban më shumë dokumentacion për historinë e kohës nga viti 1981 deri në vitin 1988, periudhë e së cilës edhe autorja Jashari ishte pjesëmarrëse e atyre ngjarjeve dhe veprimtare politike e asaj kohe.

Historianja Prof.Dr.sci. Sabile Keqmezi-Basha me rastin e promovimit të këtij libri tha se historia e një kombi nuk mund të shkruhet dhe të njihet pa hulumtimin e dokumenteve dhe materialeve të një okupuesi, andaj sipas saj vazhdimisht duhet të rikthehet në kujtesë, periudhat e robërisë dhe okupimit që ka kaluar vendi.

Ramush Tahiri, i cili është edhe recensent i librit ka thënë se libri i Kaqusha Jasharit trajton vetëm një periudhë të shkurtër historike që përmblidhet në ngjarje të vrullshme të asaj kohe ne Kosovë, qe u reflektuan fuqishëm dhe në Serbi e sidomos në Jugosllavi, ku ngjarje këto sipas tij me të drejtë vlerësohen si nisja e fillimit të shkatërrimit të Jugosllavisë me të gjitha ato pasoja shumë të rënda për të gjithë popujt e veçmas për popullin shqiptar në Kosovë.

Autorja e librit Kaqusha Jashari shpreson se lexuesi të mos ketë pritur më tepër se që është dhënë në libër.Sipas saj libri është më shumë dokument se sa analizë.

Jashari ka treguar se që nga publikimi se do të bëjë një libër ka marrë shumë pyetje nga njerëzit në lidhje me librin ndërkaq që me rastin e promovimit ka përzgjedhur disa nga to për t’u përgjigjur.

Sa i përket titullit të librit autorja ka thënë se ajo nuk i do kufijtë dhe askush nuk i do ata sepse janë pengesa e lëvizjes së lirë, por në disa momente historike kufijtë duhet t’i përcaktosh për ta mbrojtur vendin.

Të pranishëm në promovimin e librit “Do ta vendosim kufirin” të Jasharit kanë marrë pjesë historianë, profesorë ,shkrimtarë,studentë etj...

Vetë Jashari ka thënë se për librin nuk dëshiron të flasë pasi tashmë ai është në duar të lexuesit. Ka thëne se shpreson që pas leximit do të dalë në pah se libri është më shumë dokument se sa analizë. Ka treguar se ka marrë shumë pyetje nga miqtë e saj lidhur me atë se përse i ka hyrë punës për këtë libër.
“E kam ndier si obligim moral që të shënoj ngjarjet e viteve 88-89, periudhë kjo kur kam qenë udhëheqëse e Partisë Komuniste dhe kam qenë dëshmitare e takimeve që janë mbajtur në organet e Serbisë e të Jugosllavisë. Shumë prej këtyre takimeve kanë qenë të mbyllura për media”, ka thënë Jashari. Ka thënë se ka pasur dëshirë që aq sa ka mundur t’i prezantojë këto në libër. Sipas saj, bëhet fjalë për takime që kanë treguar vendosmëri për ta ruajtur politikisht Kosovën.
“Nuk mund të them se ka qenë dëshira për shtet, sepse kanë qenë rrethana të tjera. Por kanë treguar edhe për gatishmërinë e kundërshtimit të politikave okupuese të Milosheviqit. Këtë nuk mund ta mohojë askush”, ka thënë Jashari. Sipas saj, në opinion vlerësohet se reagimi i minatorëve të “Trepçës” (me grevën e vitit 1989 v.j.) ka qenë një sakrificë e paparë dhe se bëhet fjalë për gatishmëri të humbjes së jetës për Kosovën.
“Tubimet masive të viteve 1988-89 e kanë një vazhdimësi edhe të ngjarjeve të mëhershme. Ato janë përpjekje për avancimin e pozitës së Kosovës”, ka thënë Jashari. E sikur më herët t’i hynte punës për librin 574 faqesh ka thënë se do të mund të ndikohej nga emocionet.
“Tash nuk kam më emocione, sepse e kam përjetuar fazën e rezistencës paqësore e të luftës”, ka shtuar Jashari.






Kaqusha Jashari

Kaqusha Jashari (e lindur më 16 gusht 1946, Prishtinë) politikane nga Kosova. Është inxhiniere e diplomuar e ndërtimtarisë, drejtoreshë shumëvjeçare në Drejtorinë e Rrugëve të Kosovës dhe Kryetare e Partisë Socialdemokrate të Kosovës nga viti 1998-2008. Ka përvojë shumëvjeçare në politikë.

Arsimimi:

Shkolla e mesme teknike, dega e ndërtimtarisë,

Fakulteti teknik i ndërtimtarisë

Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake

1969–1971 Prof.në Shkollën e Mesme Teknike në Prishtinë,

1971–1975 Drejtoreshë teknike në ndërmarrjen ndërtimore në Ferizaj,

1975–1988 Funksione të larta në KSAK,

1989–1991 Drejtoreshë e Fondit të Rrugëve të Kosovës,

1991–1999 Firma private,

1999–2007 Drejtoreshë e Drejtorisë së Rrugëve të Kosovës,

2007 - Deputete,

1990–1998 Anëtare e Kryesisë se PSDK (Partia Socialdemokrate),

1998–2008 Kryetare e PSDK

2008 - Kryetare e Forumit të gruas socialdemokrate,

Anëtare e Shoqatës së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara Qendra Internacionale Biografike (International Biographical Centre, Cembridge, England) në edicionin e vitit 1990/91 është shënuar në faqen 433 në mesin e grave më të njohura në botë (the world who’s who of the women).

Letërsia i përket atij që krijon, ndërsa historia atij që jeton.



Letërsia i përket atij që krijon, ndërsa historia atij që jeton. Jeta njerëzore përherë ka nevojë të çlirohet, të ndërtoj, dhe me çaste të dehet. Polibi historinë e quan shkollë të së vërtetës, shkollë që parapërgatit dhe përgatit shtetin. Krijimtaria poetike, dhe ajo historike e Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha, është e gjerë dhe e thellë. Në poezi Sabilja rrëmon të bukurën, të magjishmen, shpirtin e përgjakur të dhimbjes, ndërsa në histori, ajo mëton kuptimin e luftave dhe të betejave, dhe hapin e pandalshëm të kohërave.




KOSOVË, DASHURIA IME E PARË

Letërsia i përket atij që krijon, ndërsa historia atij që jeton. Jeta njerëzore përherë ka nevojë të çlirohet, të ndërtoj, dhe me çaste të dehet. Polibi historinë e quan shkollë të së vërtetës, shkollë që parapërgatit dhe përgatit shtetin. Krijimtaria poetike, dhe ajo historike e Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha, është e gjerë dhe e thellë. Në poezi Sabilja rrëmon të bukurën, të magjishmen, shpirtin e përgjakur të dhimbjes, ndërsa në histori, ajo mëton kuptimin e luftave dhe të betejave, dhe hapin e pandalshëm të kohërave.

Është lëngu i thellësive që i pjek drithërat, që i lulëzon pemët, që zambakët i bënë me lule, dhe gurin e shndërron në trëndëfil. Gjaku i shkruar i poetëve dhe shkencëtarëve vete tek gjithsecili njeri, i heshtur dhe mizor. Edhe njeriut, edhe historisë, jo rrallë i shkyhen këpucët, i vjetrohen rrobat, e kaplon trishtimi. Udhët në jetë janë të pafund, por mbërritjet herë-herë vonohen, lexoj në një petale të lagur peme. Historia s´ guxon të harron, shprehet Sabilja. Janë shumë pikat e gjakut që na thërrasin t´i lexojmë, ti trajtojmë dhe ti vejmë në libra. Harresa bën dëm si vërshimet, edhepse ne me të jemi të afërm.

Sabile Keçmezi – Basha, është autore e 17 veprave shkencore. 21 veprave letrare, dhe 300 publikimeve në gjini të ndryshme, 34 fejtone, dhe gjithë vepra e saj mund të përmblidhet në 38 libra, me rreth 10 mijë faqe tekst të shkruar. Sabile Keçmezi-Basha u lind në vitin 1954, në Koretin të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Dardanë.

Shkrimtarja, Shkencëtarja dhe publicistja Sabile Keçmezi-Basha, Fakultetin e Shkencave Politike e kreu në Beograd, ndërsa Magjistroi dhe Doktoroi në Shkencat Historike, të Universitetit të Prishtinës. Sabile Keçmezi – Basha, është Shkencëtarja, dhe Shkrimtarja më prodhimtare në Kosovë.

Veprat shkencore dhe letrare të Sabiles, janë kreshta të një shpirti krijues, dhe me shumë talent. Në peizazhin e veprave të Sabile Keçmezit Bashës, lexuesi has në të gjitha ngjyrat e ylberit. Vreshta poetike e Sabile Keçmezit-Basha, është përlotë veshul të të gjitha kohërave. Ah, kjo ëndërr e çastit / në mungesë të letrës / ngeli dhe pa bar / ngeli dhe pa fushë të blertë ...Poezia e Sabile Keçmezit-Basha, është e ardhë nga terrinat e shpirtit, dhe nga dallgët shpërthyese të përroit të jetës.

Në këtë fillim shekulli, shprehet poetja Keçmezi- Basha, mbërritja mbërriti e munduar dhe në fytyrë na erdhi pak me ca pikëla. Rruste, poezisë jo rrallë sytë i mbushen me lot e revoltë të paparë. Bota poetike por edhe ajo shkencore e Sabile Keçmezit-Basha, është e gjerë dhe e thellë. Dy botët e saj, poetikja, dhe historikja, rendin në një qerre, historia tek betejat, dhe poezia tek e bukura, sublimja dhe shpirtërorja.

S´dua të jem peng i së tashmes së shkapërderdhur, Poezia dhe historia janë në ADN e gjakut tim, shprehet Sabile Keçmezi-Basha. Në kraharorin tim ( shprehet shkrimtarja ) , bëhet luftë e madhe, luftë për lulen që s´dinë ta mbajnë veten, dhe luftë për lulet që vyshken përpara se të lulëzojë. Unë rrëfen Sabilja, detin e shikoj edhe nga bregu i detit, por, bregun e shikoj edhe nga thellësia e detit. Në këtë mënyrë, poezia tek unë hapur i ka të gjitha dritaret. Me poezinë shprehet shkrimtarja Basha, unë jam e vet-përgjakura e vargjeve të mia. Ndryshe bima poetike, bima që e krijoj unë s´do kishte as rrënjë, as trung dhe as degë.

Rruste, me historinë mua më bashkon qëndresa, qëllimi, kryengritjet, burrëria e luftave dhe betejat të pareshtura të popullit tim. Letrat e pabotuar të kryengritjeve, të luftave dhe të aspiratave të popullit tonë për mbijetesë, ( që flejnë ende nëpër arkiva të ndryshme të botës) janë drama që zhvillohen në kraharorin tim. I nderuar, edhe historisë i shkyhen këpucët, i vjetrohen rrobat, dhe paqja herë- herë, atë e bën të mërzitet. Historia shprehet Sabile Keçmezi – Basha, vazhdimisht armatoset, dhe vet-armatoset, duke marr në dorë vet flamurin në luftat globale.

Ajrgjaku i jetës sime është poetik. Njëherë në kopsht ( kur isha moshë e re ) desha ta prek një zog, por zogu u tremb, duke më thënë, mos m´prek, prekja jote më le gjurmë. Unë e habitur, u skuqa nga përgjigjja e zogut krah shkruar. Prandaj, që nga ai çast rinor, natyra mbetet poetika ime. Lulet femra dhe lulet meshkuj unë i pëlqej shumë. Motivet me ushtarë të historisë, dhe me prijës të saj, më stërngarkojnë të rrëshqas Kutia e Pandorës nga anija e dhimbjes, dhe nga hamaj të hamallosur.

Sabile Keçmezi-Basha është veprimtare e palodhur e çështjes kombëtare. Deputete në legjislacionin e parë të Parlamentit të Kosovës. Ambasadore e Paqes, dhe anëtare e Akademisë Evropiane të Arteve. Anëtare e Këshillit të Shkencës në MASHT, anëtare e kryesive të shumë shoqatave shkencore e letrare, anëtare e disa redaksive dhe revistave. .

Sabile Keçmezi – Basha, është e vlerësuar me shumë çmime të para dhe mirënjohje nga institucione e shoqata të ndryshme. Sabilje Keçmezi- Basha, është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve në Itali. Ajo deri më tani ka marrë pjesë në mbi 70 tubime shkencore në vend dhe jashtë vendit. Shumë vepra të Sabile Keçmezit – Basha, janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Figura krijuese e Sabile Keçmezi Basha me 38 vepra, 300 publikime, 38 fejtone të botuara, dhe me rreth 10 mijë faqe tekst të shkruar, Sabile Keçmezi-Basha, lirisht mund të quhet, krijuesja, Nder i Kombit.

Kontributi letrar dhe shkencor i Sabile Keçmezit- Basha është kreshtë vullkanore. Autorja e 38 veprave letrare dhe shkencore është sukses i talentit dhe pasionit të saj për artin dhe shkencën. Unë kujtoj se nuk ka një të parë në Kosovë, që të mos krenohet me krijimtarinë poetike dhe shkencore, të Sabile Keçmezit – Basha. Veprat e Sabiles, „Këmishë e Atdheut“, „Metafora“, „Kujtesën e ka kapur skleroza“, „Natyra pa kornizë“, „Malli për Itakën“, „Kodi i pritjes“, „Lëkura e grisur“,…dhe dhjetëra vepra të tjera, janë kështjella të palëkundura përballë erërave të kohës. Mungesa e disa pjesëve të mohuar dhe të pashkruara të historisë sonë, shprehet shkrimtarja dhe shkencëtarja Sabile Keçmezi-Basha, kraharorin ma bën të digjet dhe të tymojë. Itakë, gërsheti im i përgjakur, më le të dua, më le të përqafoj, tek ti kam një pik të gjakut tim, të stërgjyshërve të mi të mohuar. Suksese, dhe jetë të gjatë autores!/rajonipress/

Rrustem Geci – Dortmund

Rreth dy vëllimeve me poezi të Sabile Keçmezit – Bashës

Image result for “Kohë epileptike” i Sabile Keçmezit - Bashës


Prof.Dr.Begzad BALIU

POEZIA SI PËRJETIM HISTORIK DHE ESTETIK



Image result for Sabile Keçmezit - Bashës


(Rreth dy vëllimeve me poezi të Sabile Keçmezit – Bashës)



Në vend të hyrjes

Çështja e parë me të cilën jam ndeshur kur kam vendosur të shkruaj një paraqitja për poezinë e Sabile Keçmezit - Bashës ka qenë dysia e saj në jetën tonë kulturore. Në kafen e mëngjesit, tek po u flisja kolegëve për paraqitjen që do t’i bëja poezisë së saj, më ka rastisur t’i dëgjoj jo më pakë se tri njohje të angazhimit intelektual, krijues e profesional të saj: brezi më i vjetër e kujton poeten që formohej në fushë të dijes politologjike, brenda historisë, e kjo do të thotë se konceptet politike i shikonte me sytë e historianes; një brez më i ri, e identifikonte me krijuesen që merret paralelisht me studime historike të periudhës së re dhe me poezi, mbase si reagim kundër pamjes së zymtë të historisë sonë; ndërsa një brez tashmë më i ri më fliste për poeten, e cila ‘duket se merret dhe e njeh edhe historinë’ shumë mirë, sepse më parë se sa me kujtesën historike, të cilën e reflekton në krijimtarisë letrare, merret me dokumentin, si dëshmi e përhershme e historisë. Parametra të tilla vlerësimi sigurisht nuk e thonë, e aq më pakë e reflektojnë, gjithë përmasën hulumtuese, vlerësuese dhe përcaktuese të biografisë së saj, e megjithatë përmbajnë elemente të cilat duhet nderuar në jetën tonë kulturore dhe shkencore. Biografia letrare Sot është vështirë t’ia përcaktosh vendin z.Sabile Keçmezi-Basha më shumë si krijuese apo studiuese në rrethet shkencore dhe kulturore dhe ky nuk është qëllimi ynë, në një kohë që vepra e saj shkruhet, botohet e vlerësohet paralelisht, pavarësisht nga njëra apo tjetra. E, megjithatë, që në fillim dua të identifikoj pikërisht këtë rrjedhë. Profesoresha e historisë Dr. Sabile Keçmezi-Basha fillimet e saj krijuese i bëri në një kohë krijimi të karrierës dhe jetës së saj familjare. Ndoshta kjo është arsyeja pse veprat e saj fillestare poetike janë më intime, familjare, sociale, duke filluar me krijimet letrare të poezisë për fëmijë, e kjo do të thotë se fillimisht qëndronte larg prirjes për të parë botën me sytë e intelektuales dhe aq më pak të historianes. Fillimisht temat e krijimtarisë letrare të saj ishin të ndërlidhura përgjithësisht me temat jetësore, si dhe të përshkruara me elemente etnografike, të cilat shpalosen që në titujt e ballinave të veprave të saj: Nusja e gurtë (poezi), “Rilindja” 1989 dhe Dy lule ka mami (poezi), “Pionieri” 1993; për të përmbysur e errësuar idilën e saj jetësore, që vinte si rezultat i prishjes së imazhit për botën që e rrethonte, me titullin e vëllimit poetik Kohë epileptike (poezi), “Jeta e Re” 1996. Në këtë mënyrë krijuesja e ëndrrave fëmijërore dhe rinore, bëhet bartëse e paradigmave të temave të mëdha shoqërore dhe pse jo edhe kombëtare, me poezitë e vëllimit Ëndrrat e trishta (poezi), “Rilindja” 2000, me romanin Nata pa kornizë, LSHK 2008 dhe me dramën Hadi, një vepër fundamentale e reflektimit të dhunës në Kosovë dhe përjetimit të saj si univers historik. Në këtë rrjedhë, bota e saj krijuese e shtrirë brenda shprehësisë unike të krijueses do të stabilizohet vetëm me botimet e viteve të fundit: Malli për Itakën (poezi), LSHK 2008, Kodi i pritjes (poezi), LSHK, Prishtinë 2010, Metaforë iberike, (poezi), LSHK, 2011 dhe me vëllimin poetik Kujtesën e ka kapur skleroza (poezi), LSHK, 2011, dy prej të cilave po i paraqesim këtu, jo për të vlerësuar gjithë përjetimin dhe transponimin estetik të poetes, tashmë të shpërfaqur përtej krijimtarisë letrare të brezit të saj, po edhe për të përudhur e saktësuar referencat më të reja të poetikës së poezisë së saj. Kujtesa, etnografia dhe historia Vëllimi me poezi Kujtesën e ka kapur skleroza, ndoshta më shumë se poezitë e vëllimeve të tjera, përmbledh ato preokupime jetësore, konceptuale, krijuese dhe estetike të periudhës së parë dhe të dytë të krijimtarisë së saj letrare, në të cilat aq dendur shpërfaqen kujtesa, etnografia, historia dhe bota shpirtërore, që janë njëkohësisht disa nga përbërësit më të pranishëm të poezisë së saj. Në këtë vëllim që më shumë se sa dialog është komunikim i brendshëm me kipcin e saj si subjekt dhe me lexuesin njëkohësisht, bëhet biografia e kujtimeve të saj (e pasuruar me ornamente etnografike: unaza (Vizatoj unazën / në gishtin e djathtë, 10); fustani i nusërisë etj., dhe biografia e atdheut të saj, e pasuruar gjithashtu me shenja të gjeografisë e të historisë së tij: - Arbëria (Në Arbëri këto ditë / Ka pasur shumë furtunë /Dhe ka rënë skrrotinë e keqe, 34); - Kosova (Përtej Oqeanit / Më shkruante ATHDHEU/ (...) Nga Kosova, 69); - Çamëria (Kipci i Bilal Xhaferrit/Nëpër zaje të përflakura/Do të udhëtojë për Çamëri, 16);-Kufiri (Për çdo ditë të lume/ Ma luan kufirin, 8); -Molla e Kuqe: (Kujtesën e ka kapur skleroza/ Dhe harruar ka sytë e Atdheut/ Te Molla e Kuqe, 7); - Rozafa (Arkitektura e shpirtit përimtohej / e Rozafa më qante në prehër..., 7) etj).Prej poetes, që në përditëshmërinë e saj identifikohet me profesionin e historianes së historisë bashkëkohore, pjeseë e së cilës ndonjëherë është bërë edhe vet, edhe nuk mund të pritej një mesazh tjetër. Vëllimin e përbëjnë ndarjet Kujtesen e ka kapur skleroza, Udhët e atdheut, Emrat që mungojnë, Anatomia e pritjes, Mëkati pa mëkat dhe Atdheu më shkruan letra. Cikli i parë i poezive shtron problemin e zbehjes së kujtesës dhe ridimensionimin e saj në rrethana të caktuara, duke përfshirë këtu edhe brejtjen e kësaj ndërgjegje për tërësinë që tashmë kthehet në shenja referuese për objekte, identitete, monumente gjeografike, kufij etnografikë, ndërlidhje historike etj. Ky komunikim me historinë, ngjarjet, kontekstet, si dhe ndërlidhjet me përvojën dhe situatat e sotme individuale dhe kolektive. Në ciklin e dytë tema bartet në situatën aktuale, por motivi i shikimit të saj mbi përvojën historike ruhet dendur. Tashmë nuk ridomensionohet historia, por rrethanat e reja që përbëjnë, përkatësish rindërtojnë historinë: uni, hapësira gjeograike, vendlindja e tkurrur brenda një rruge dhe një kafeneje, si referenca ndaj përgjegjësisë historike: Veriu, Kroi i Vitakut, Prishtina, lagjja “Elita”, kujtesa e babait etj. Po këtë rrjedhë ka edhe cikli i tretë i poezive: veç se tani nuk identifikohen objektet, shenjat historike a gjeografike, por kryesisht situatat dhe përvoja vetjake apo rrethana të brendshme: kujtesa për situata të përgjithshme, zhvillimet shoqërore dhe sidomos rivlerësimi për përvojën historike, për të mos thënë mungesa e shenjave dhe ndikimi i tyre në ndërdijen tonë. Cikli Anatomia e pritjes sikur lidh përvojën e temave të cikleve të mëparshme dhe të ndonjë sugjerimi për temat që do të pasvijnë në ciklet e mëpastajme Mëkati pa mëkat dhe Atdheu më shkruan letra, shoqëruar edhe me diskursin më emocional, për të mos thënë më lirik dhe më intim. Në ciklin e mëparshmëm historia bëhet strumbullar i identifikimit dhe i rrëfimit, ndërsa në ciklet në vazhdim historia e ruan statutin e shenjës, ndërsa intimja dhe lirizmi deri në vetërrëfim përshkojnë gjithë zhvillimin e strukturës poetike të poezive. Poezitë e këtyre cikleve, si ato: Desha të vij mbrëmë, Për pak ndodhi mosardhja apo Eh, sa shumë besova, qofshin veç e veç, qofshin si tërësi, plotësojnë mesazhet e poezive me karakter kryesisht reflektiv dhe refuzues për të kaluarën, apo poezive me prirje nostalgjike për veten dhe ‘tjetrin’.Si të tilla poezitë e këtij vëllimi përfaqësojnë një tërësi motivesh përmbajtësore, strukturash ndërtuese dhe përmasash kuptimore jo vetëm të këtioj vëllimi po edhe të atyre që ka shkruar më parë dhe madje edhe të atyre që do të shkruajë më vonë. Dalja nga hapësira historike e etnikumit Vëllimi i fundit me poezi Metaforë iberike hap horizintin kërkues në poezinë e shkrimtares Sabile Keçmezi-Basha. Nuk është fjala këtu vetëm për kërkimet motivuese apo temat e karakterit jasht-historik të etnisë. Nuk është fjala as për kërkimet e brendshme që dalin si pjesë e largimit nga përvoja kombëtare e temave historike, një temë kjo mjaft e pranishme në poezinë e saj, por për reflektimin e dy botëve, dy kulturave dhe transponimin e tyre nga njëra te tjetra dhe përballë njëra-tjetrës.Vëllimin Metaforë iberike e përbëjnë katër cikle: Pse me pikëpyetje, Atdheu më shkruian letra, Metaforë iberike, Të kujtohet baba dhe Kujtesë e grisur. Shikuar nga aspekti i kërkimit dhe sidomos i strukturimit të poezive edhe ky vëllim poezish është vazhdim i vëllimit të mëparshëm, qoftë me mënyrën se si i percepton situatat e çastit, qoftë me mënyrën se si i transponon rrethanat paralele. Cikli i parë hapet me tema dhe situata që ndërlidhin marrëdhëniet e krijueses me përvojën historike dhe bashkëkohore - me Kosovën, përkatësisht me lirinë e saj si proces dhe si përgjegjësi e ndërdijshme jona ndaj saj. Dhe, si për të përmbushur përgjegjësinë ndaj saj autorja ndërlidh largimin nga Kosova në një ambient tjetër - Spanjë, përkatësisht Iberi, po kaq afrues, me disa poezi (Kosova dhe Andora, 12; Kur të nisesh për udhë 15) dhe me referenca të tjera etnohistorike e gjeografike (Kuq e zi, 16; Në Katalonjë mbrëmë / çdo gjë ishte e kuqe, 13), të cilat bartin tash jo vetëm kipcin e narratores, autores apo edhe të heronjve të saj, po edhe gjithë atdheun (Në Andora / Atdheu im kishte ardhur para meje, 12), për t’ia bërë të mundur vazhdimin e kërkimit të unit të saj si të ishte brenda ambientit të Kosovës.Pasi ka identifikuar disa nga shenjat bazike të njohura qoftë përmes historisë, qoftë përmes fushave të tjera të qytetërimit iberik, të cilat këtu, jo vetëm i ruajnë shenjat historike a simbolike, po disa herë marrin edhe karakter përafrues dhe ridimensionues, që autorja t’i kthehet edhe njëherë temës, të cilën e gjejmë edhe në vëllimin e parë: komunikimin me atdheun në distancë (Atdheu më shkruan letra, Vetmi, Desha të vij mbrëmë), një motiv ky përgjithësisht i munguar viteve të fundit, pavarësisht letërsisë shqipe të krijuar dendur në mërgim.Cikli Metaforë iberike hap gjerësisht temën e kërkimit qytetar, intelektual, krijues dhe estetizues të botës iberike në poezinë e Sabile Keçmezit – Bashës. Në letërsinë shqipe nuk mungojnë temat e mëdha apo të thella të fytyrës Lindore a Perëndimore (europiane a orientale), kryesisht në udhëpërshkrime të ndryshme (Arbëreshët e Italisë, Kina, Lindja e Afërt etj.) apo vepra në fushë të prozës (Hasta la Vista, Koncert në fund të dimrit etj), por zor të gjesh një vepër letrare, përkatësisht një vëllim me poezi, që ta ketë paraqitur me kaq përkushtim fytyrën qytetëruese dhe estetike të një vendi a të një popullit sikur është vëllimi Metaforë iberike.Pamjen përkushtues të temave dhe mesazheve të tyre në vepërn poetike të Sabile Bashës e përcaktojnë që më parë poezitë: Gernika, Në Barcelonë, La Rambla..., Andora, Kur të shkoni në Andorë etj. Fillimisht ato sjellin mesazhin e kërkimit, kërkimit kryesisht deskriptiv të temës (Mos më thuaj se ke bredhur nëpër botë/ Po që se nuk ke gjezdisur/ rrugëve të Barcelonës fosforeshente, 27), që do të përshfaqet në gjithë librin nga udhëtimet e saj në Spanjë, për të hyrë më tej edhe në botën estetizante të përjetimit të këtij udhëtimi (O zot, / Mos më fol për çmedurinë / Po që se nuk ke qeshur e qarë/ me Salvador Dalin/ duke pirë kafenë / në mëngjese të murrme, 27).Në këtë rrjedhë të poezisë së saj autorja ka sjellë jo vetëm ambientin iberik (një dysi historiko-estetike të tij), si një vend i veçantë i Europës Perëndimore, ku bashkohen fuqishëm tragjikja dhe liria, pasqyruar njëkohësisht edhe në situata të tilla apo të përafërta me ambintin e Kosovës dhe me botën shpirtërore e materiele të krijueses sonë. Poezitë e këtij vëllimi janë përshkuar me shenja gjeografike e historike të hapësirës iberike, si dhe me simbole kombëtare, letrare e krijuese të këtij ambienti: Andora, Gernika, Barcelona, Pikaso, Salvador Dali, Van Gogu, Don Kishoti, Franko, Kosta Brava, Konti i Monte Kristos, Servantesi, Lorka etj, të cilave iu përgjigjen po kaq shenja referuese e identifikuese të atdheut dhe shenjave historike e etnike të krijueses:-Kosova (Kosova e dyzuar qëndron / Në kornizën e Gernikës, 46);- Mic Sokoli (... Stër-stër gjyshi im/ Kishte synuar ëndërrën e kuqe/ Në fushën bukanike / Në gjoksin e Mic Sokolit, 28);-Gjyshi (Gjyshi im / Shumë kishte dashur / (...) Të ledhatonte Gernikën / Me fije bari, 29);- Adem Jashari (Bisedova gjatë / Me Gernikën / Nëse kishte vend / Për të nxënë / Adem Jasharin, 31);-Onufri (Dua ta takoj Onufrin / Më tha / Në kuqezi / Te Shegët mistike, 50);-Doruntina (Kush të solli/ /Në Katalonjën plakë / Doruntinë e lodhur ..., 57) etj.Poezitë e këtij vëllimi do të mundë të shquheshin këtu edhe për dy arsye të tilla: e para, se kanë shënuar jo vetëm një përmasë shumë më të gjerë kërkimi të krijueses, të cilën e gjemë më pak në vëllimet e mëparshme, për të mos thënë se ajo jo vetëm ka ruajtur temën e përhershme të kërkimeve të gjertashme, por e ka shtrirë atë edhe në përmasa më të gjera universale; dhe e dyta, sepse autorja jonë ka arritur të ruajë me sukes një standard domosdo të përfillshëm të ndërtimit artistik të gjithë poezisë së saj brenda të të gjithë cikleve. Ndoshta kjo është arsyeja pse brenda këtij vëllimi ishtë botuar edhe njëra prej poezive më të bukura të saj Gernika dhe janë realizuar disa nga vargjet më emblematike të poezisë së saj.Në vend të përfundimitDy vëllimet e fundit me poezi të shkrimtares Sabile Keçmezi-Basha, Kujtesën e ka kapur skleroza (2011) dhe Metaforë iberike (2011) shënojnë një hap cilësor në krijimtarinë artistike të saj. Përmasa e këtij vlerësimi mbështetet në disa nga premisat e krijitarisë së saj dhe të krijimtarisë artistike të poezisë së sotme shqipe përgjithësisht. Në radhë të parë poezia e saj e këtyre dy vëllimeve vazhdon temën dhe intencën e kërkimit, të cilën e ka filluar edhe në dy vëllimet e mëparshme, por tash me realizime shumë më të arrira artistike; ndërsa në radhë të dytë, tema si edhe ambienti i kërkimit zgjerohet jo vetëm në përmasa të gjeografisë kombëtare por edhe në përmasa të reflektimit të saj me tema dhe raporte të tyre gjeografike universale. Kjo ka të bëjë edhe me shenjat përkatësisht simbiolet e kësaj poezie, të cilat shfaqen e ridimensionohen jo vetëm brenda kodit kombëtar të përjetimit të tyre, por edhe në përqasje me referencat e tyre historike, etnografike, gjeografike e gjuhësore të popujve të tjerë. Me të gjitha këtë elemente, si dhe me përbërës të tjerë brenda saj, poezia e botuar së fundi e shkrimtares dhe historianes njëkohësisht, Sabile Keçmezi-Bashës, përvijon një arrtje të re dhe një horizont të ri të pritjes nga lexuesi, gjithësesi.

Duke lexuar vëllimin poetik “Kohë epileptike” të Sabile Keçmezit – Bashës


KRONIKA ARTISTIKE E NJË KOHE



Nga PROF DR. SHYQRI GALICA

shgalica@hotmail.com

Autore e më shumë se pesëmbëdhjetë veprave shkencore e letrare, prof. dr. Sabile Keçmezi - Basha, ka dëshmuar prirjen e saj duke arritur rezultate edhe me krijimet e veta në poezi, prozë dhe në dramë, që janë dëshmi e afinitetit dhe e dashurisë së saj për ta plotësuar artikulimin e një pjese të kërkesave të saj edhe në aspektin letrar-artistik. Krahas kërkimeve shkencore, që në një mënyrë do të kenë shërbyer edhe si provokime për shkrimin letrar-artistik, ajo ka provuar kërkimet e veta edhe në letërsi, madje duke arritur rezultate në të tri gjinitë e artit letrar.

Një vëllim i botuar në një kohë tejet të turbullt, në rrethana simptomatike, me një kurajo dhe qëndrim jo gjithnjë konsekuent, me titull “Kohë epileptike” (1993), Sabile Keçmezi – Basha sfidon tërë atë shqetësim jetësor që po rëndonte mbi këtë popull të shtypur e të torturuar me dekada, kurse atmosferën do ta ndiejë dhe do ta përjetojë krahas mijëra të shtypurve, e cila bagazhin krijues të kësaj poeteshe e bën tejet interesant dhe të qëndrueshëm në konceptimin artistik të jetës.

Gjithsesi si njohëse e rrethanave historike dhe aktuale, këtë realitet do ta përjetojë dhe do ta përjetësojë në mënyrë të veçantë, duke sjellë në botën poetike segmente që e bëjnë këtë mjedis edhe më dramatik, sepse dramat po e shoqëronin në çdo hap, kurse jeta po rëndohej vazhdimisht duke sjellë kështu para sprovash edhe popullin, edhe individin. Si krijuese, Sabilja do të shpërthejë me vargun e saj për ta artikuluar nëpërmjet vargut poetik atmosferën e nderë si një peshë dhe një dilemë ndërmjet pacifizmit dhe luftës, që ndonjëherë do të ngelë ndërmjet dilemash duke kërkuar identitetin e njeriut tonë.

Por duke u përballur dhe me rrethana tepër të vështira nën pushtim, madje duke njohur dhe psikologjinë e pushtuesit, poetesha do të këndojë nëpërmjet vargut poetik për dukuritë, situatat, ngjarjet etj., të cilat “do t’i regjistrojë” figurativisht si një historiane e zellshme, së cilës nga syri nuk i kalon pothuajse asgjë që meriton të trajtohet në një shoqëri që po përjetonte gjithë ato katrahura. Ngjarjet i sheh me peshën që kanë, atmosferën e ndërton në frymën e zhvillimeve aktuale, të cilat do të eskalonin shkallëshkallshëm, siç ishin veprimet e minatorëve:

Mos më lejoni të fle
në këtë shtrat prej guri
se lotët mund të më bartin
maje mali si Sizifi.

Këto vargje të fuqishme janë dëshmi e pezmit, e tensionimit të situatës së nderë, që tashmë po merrte dimensione më të gjera, shtrirje më serioze e më masive. Ky çast prandaj provokon poeteshën të futet në botën e fuqishme të minatorit, e cila do të marrë përmasa në zhvillimet e mëtejshme, madje në forma ndër më të ndryshmet për të arritur dhe te kapja e armëve:

m’i kanë verbuar
mëngjeset e bardha
me ngjyrë errësire
në prehrin tim.

Toni meditativ dhe shqetësimi krijues gërshetohen në filozofinë poetike të kësaj vepre, duke sjellë një imazh që bart realitetin e kohës, me një gjuhë metaforike që përjetohet si një refleks komunikimi, duke bartur natyrisht një mesazh të qartë te receptuesi.

Diskursi poetik shtrin gamën e tij nga çasti deri te dukuria, me një perceptim aktiv dhe një ligjërim komunikues, që të kujton dialogun, i cili nga poezia në poezi sikur thellohet dhe zgjerohet me idetë, pikëpamjet e qëndrimet ndaj realitetit. Këtë realitet, prandaj, do ta kuptojë edhe lexuesi i nesërm nëpërmjet këtij vargu, i cili ka një strukturë që përcjell ngarkesa emocionale, estetike e kuptimore, të cilat gjithsesi kanë të bëjnë dhe me situata të rënda (ora policore, dosjet policore, pushtimi). Mirëpo, del nga ky varg dhe optimizmi për një të nesërme tjetër, e cila do të kërkonte sakrifica dhe mund për të arritur në liri.
Image result for “Kohë epileptike” i Sabile Keçmezit - Bashës
Vëllimi poetik “Kohë epileptike” i Sabile Keçmezit - Bashës është dhe një kronikë e atyre viteve të rënda që përjetoi populli ynë, i cili sjell dhe mesazhin konkret se përpjekjet shekullore kanë bërë që sot të komunikojmë të lirë dhe të lirë të jetojmë.

Prof.Dr. Shyqri Galica: Krimet monstruoze serbe kundër shqiptarëve në syrin e kamerës




Zeqir Bekolli, “Dëshmi për krimin serb në Kosovë” 
(“Evidence of serbian crimes in Kosovo”), Prishtinë, 2014  Prof. dr. Shyqri Galica



Kohë më parë ka  dalë nga shtypi edhe një album fotografish me legjenda për krimet e bëra nga policia dhe ushtria serbe në Kosovë në periudhën e pushtimit serb dhe të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Autori i librit të parë për luftën e lavdishme të UÇK-së, Zeqir Bekolli, të cilin e publikoi në një kohë të tensionuar, në kohë lufte, me titull “Drenica në stinët e UÇK-së” (1998), që pa dyshim do të ndikonte në sensibilizimin e opinionit publik dhe të rritjes së radhëve të UÇK-së, duke sjellë të dhëna të pakontestueshme për heroizmin e Adem Jasharit dhe të familjes e të bashkëluftëtarëve të tij, që po sfidonin terrorin e barbarinë serbe si Mic Sokola modernë.

 

Qëndresa dhe sakrifica e jashtëzakonshme për lirinë e atdheut

Si publicist e krijues, Zeqir Bekolli do të shkruajë dhe dy monografi për dëshmorët tanë, Gani Helshani e Bejtë Rexhepi, pastaj dramën “Krismat e lirisë”, romanin “Fatet tragjike” dhe librin publicistik “Të pathënat për luftën e Kosovës”. Po të shikohen në ritmin e kohës, të rrethanave dhe të ngjarjeve të zhvilluara, këto vepra japin një kronologji të jetës sonë nën pushtim, të artikuluar nëpërmjet disa zhanreve historiko-dokumentare e letrare në kontekst të të gjitha përpjekjeve për lirinë e bashkimin e trojeve të këtij vendi. Mirëpo, me veprën më të re, albumin e dëshmive me fotografi, në shqip e anglisht, Dëshmi për krimin serb në Kosovë, Zeqir Bekolli ka arritur të paraqesë dhe një anë tjetër të realitetit tepër të hidhur të historisë sonë të re, qëndresën dhe sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë e atdheut, duke filluar nga gjërat më elementare deri te larja e tokës shqiptare me gjakun e njomë të bijve dhe të bijave më të shtrenjta të atdheut. Pos një hyrjeje fare të shkurtër, i tërë albumi përbëhet nga fotografi, ku pjesa dërrmuese janë origjinale, janë bërë nga dora e autorit. Ndërkaq, legjendat japin sqarimet elementare, njoftime për vendin, personat dhe ngjarjet, të cilat e konkretizojnë mesazhin që del nga albumi, e bëjnë më funksional dhe më të qartë për receptuesin. Në këtë kontekst duhet kuptuar dhe lufta e fuqishme e UÇK-së, luftëtarët e së cilës po përballeshin me një ushtri e polici që nuk po zgjidhte asnjë mjet për ta nënshtruar e poshtëruar këtë popullatë.



            Pasojat e luftës edhe sot ndihen shpirtërisht e fizikisht midis nesh

Albumi “Dëshmi për krimin serb në Kosovë” është realizuar në katër pjesë: “Mbijetesa”, “Masakrat”, “Rrënojat” dhe “Cremoni varrimi”. Të gjitha këto zhvillime barbare janë zënë me syrin e kamerës në kohën aktuale, që autori ka arritur t’i aktualizojë edhe pas kaq kohësh me përkushtimin dhe dashurinë për të paraqitur shumëçka, madje për herë të parë, sepse një pjesë e njerëzve tanë as kanë kaluar nëpër këto katrahura të Drenicës e as kanë dëgjuar deri në detaje. Por ky album edhe njëherë do t’ua bëjë të njohur njerëzve të botës që sot ngjarjet tragjike të Kosovës i trajtojnë si ngjarje ndoshta të rëndomta, pasojat e të cilave edhe sot ndihen shpirtërisht e fizikisht midis nesh. Kjo pasqyrë dinjitoze e sakrificave dhe e dashurisë për lirinë, të cilën vazhdimisht autori Zeqir Begolli e ka paraqitur nëpërmjet shkrimeve publicistike e dokumentare, pra, është dhe një fakt tjetër që flet për qëndresën, mundin dhe përkushtimin e popullit të Kosovës dhe të Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të saj.
Albumi me fotografi e legjenda përkatëse është dhe rrjedhë e punës së autorit për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë edhe aktualisht për të diskredituar akuzat që dalin nga qarqet serbe e të botës, por dhe një përkujtues për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej populli i Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe bijtë e saj më të mirë na e sollën këtë ditë që të kujtojmë fitoret e lavdishme dhe të jetojmë të lirë.

Në Tiranë u botua libri i Vaso Çubrilloviqit “Shpërngulja e shqiptarëve”

Rexhep Shahu

U botua libri i Vaso Çubrilloviqit “Shpërngulja e shqiptarëve”

(Botohet për herë të parë si libër me vete në shqip nga Klubi i Poezisë, Tiranë, mars, 2015. Botues Rexhep Shahu, pergatit Izet Duraku, sponsor Flamur Lutfi Hoxha, recenzent prof. Nezir Bata).

Emrin e akademikut serb Vaso Çubrilloviq shumëkush mund ta ketë dëgjuar ndonjëherë në jetë. Shummëkush e ka lakuar këtë emër herë për t’u shfaqë i dijshëm, patriot, trim me fletë a nacionalist. Shumëkush ka gënjyer e mashtruar se e din çfarë ka shkruar ky akademik serb, i çmuar si kryearkitekt i shfarosjes së shqiptarëve.

11065314_1592837534297035_818333220_o

Por në masën më të madhe të gjithë janë gënjyer e kanë gënjyer veten e të tjerët. Vaso apo Vasa Çubrilloviqin nuk e kanë njohur shqiptarët, nuk e kanë ditë se çfarë ka shkruar ai kundër shqiptarëve, nuk e dinë se ai ka hartuar dy traktate sekrete, platforma apo referate, quaji si të duash, kundër shqiptarëve, për shpërnguljen, shfarosjen e zhbërjen e shqiptarëve. Sa herë ikin, dëbohën, shpërngulen apo përzihen shqiptarë prej atdheut të tyre, të duket se si për inerci zbatohen në një mënyrë apo tjetër platformat e Vaso Çubrilloviqit.

Në mars 2015, Klubi i Poezisë, Tiranë që i ka kapërcyer me kohë dilemat, duhet apo s’duhet, bën apo s’bën, i botoi si libër më vete për herë të parë të dy platformat sekrete të Vaso Çubrilloviqit, në libër me 120 faqe, me autor Vaso Çubrilloviq, të pa fshehura, të pa strukura apo maskuara nën kopertina e ballina mashtruese, siç edhe ka ndodhë, të përcjella me një parathënie serioze prej poetit e shkrimtarit Izet Duraku.

Teksa lexon dy platformat shkencore të akademikut, politikanit e shtetarit të lartë serb, Vaso Çubrilloviq, i cili ka qenë anëtar i Akademisë serbe të shkencave dhe anëtar i Akademisë ruse të shkencave, i cili ka qenë dy herë ministër në Jugosllavi, (njërën platformë ia drejtoi mbretit serb me 7 mars 1937 dhe tjetrën mareshallit Tito me 3 nëntor 1944), ndjen se të drithëron e rrënqeth gjakftohtësia, akullsia, saktësia, qartësia e pëfeksioni në hartimin e porositjen e krimit akademik shtetëror serb kundër shqiptarëve, kundër racës shqiptare.

Shqiptarët, nga i vogli te i madhi, për gjatë pothuaj një shekulli, i kanë ra më së shumti çiftelisë dhe nuk kanë ditë çfarë është shkruar e thënë për ta nga fqinjët tanë, nga akademikët e shtetarët fqinj, që kanë menduar dhe vepruar sa kanë mundë të shfarosin e zhbëjnë shqiptarët. Shqiptarët vetëm janë mahnitë sa të saktë dhe ngulmues kanë qenë serbët në shpënguljen, shfarosjen e zhbërjën e tyre dhe e kanë zmadhuar e përcjellë ndër breza frikën prej serbëve dhe urrejtjen ndaj tyre.

Mbi 90 përqind e zyrtarëve shqiptarë në hapsirën e tyre jetike, për gjatë gati një shekulli, zyrtarë të ultë, të mesëm, të lartë e shumë të lartë, ku janë e ku s’janë, nuk kanë ditë pothuaj asgjë për platformat shfarosëse të Vaso Çubrilloviqit, jo më t’i kenë lexuar, studiuar, apo reaguar, përjashto ndonjë thashethem të dëgjuar si fall maxhypesh.

Mbi 90 përqind e studentëve shqiptarë, as ata të historisë e shkencave shoqërore, të pothuaj një shekulli, ku janë e ku s’janë, nuk dinë pothuaj asgjë për platformat shkencore akademike të Vaso Çubrilloviqit për shpërnguljen e shfarosjen e shqiptarëve. Nuk dinë studentët se nuk kanë ditë e nuk dinë pedagogët e profesorët e tyre.

Ndërsa për nxënësit a gjimnazistët shqiptarë nuk bëhet fjalë të dinë ndonjë gjë për këtë akademik serb, nuk mund t’ia dinë as emrin, ose më e shumta, mund ta marrin për sportit, futbollist, trajner apo këngëtar serb.

Mosnjohja në Shqipëri e Vaso Çubrilloviqit dhe platformave të tij antishqiptare mbase shpjegohet me mendimin, “ç’na duhet ne Çubrilloviqi, ç’na ka bërë ne…”. Sepse, jo nga populli, por nga kuzhinierët e çorbës tonë të ftohtë e të prishur ka ekzistuar e dominuar mendimi dhe veprimi se në   ne nuk hyn Kosova. Thuhej ligësisht se Kosova e problemet e saj përjetohen në Veri, sikur çeshtja e Çamërisë u përjetoka vetëm në Jug. Thuhej pa zë se Kosova është diçka jashtë nesh, përtej nesh, Kosova është Jugosllavi, është Serbi dhe pse duhet të hyjmë në konflikte me Jugosllavinë, e cila pati sjellë ustallarët e saj si MiladinPopoviqin, Dushan Mugoshën, etj, për hedhjen e themeleve dhe ngritjen e Partisë Komuniste Shqiptare, si bijë besnike e Partisë Komuniste Jugosllave.

Ndërsa pse nuk njihet e nuk studiohet Çubrilloviqi në Kosovë e në trojet e tjera shqiptare, këtë nuk e di, nuk gjej ndonjë arsye tjetër veç frikës se po cënojmë e po prishim bashkim-vëllazërimin dhe frikës prej pushtetit të injorancës me të cilin janë të dënuar kudo shqiptarët nga vetja e tyre.

Gazeta Koha Ditore në Kosovë, pas luftës për Kosovën, e ka botuar në faqet e saj “Shpërngulja e shqiptarëve” ndërsa platformën e dytë të Çubrilloviqit e ka botuar në një libër të tij me titull Shpërngulja e shqiptarëve, autor R. Qosja, por dy platformat e akademikut serb botohen për herë të parë si libër më vete në gjuhën shqipe nga Klubi i Poezisë, Tiranë.

Po nuk njohëm fqinjët, ne nuk njohim vetën. Nuk kemi ku e shohim pasqyrimin e vetes tonë më shumë e më qartë se sa te fqinjët. Nëse do të njihemi, do të duhemi se në fund të fundit, jemi të dënuar të duhemi, të bashkëjetojmë e bashkëpunojmë ose të vritemi e shuhemi.

Të mos lajthisim më tej duke u bërë popull e komb i mashtruar i mediave internacionaliste, por sa të mundim të bëhemi popull e komb i librit.

Duke lexuar Çubrilloviqin çdo shqiptar ka me fillue me e dashtë më shumë veten e tij, atdheun e tij, ka me fillue me u ndje më shumë shqiptar dhe më krenar që është shqiptar.

SHPËTIM IDRIZI TRADHTOI ÇAMËT



Çamët kanë kritika të forta për kreun e partisë së tyre, Shpëtim Idrizi. Gjatë një mbledhje të Senatit Çam në Durrës, janë kërkuar zgjedhje për strukturat e PDIU-së, ndërsa në adresë të kreut të partisë janë hedhur shumë akuza, për mënyrën e keqe të drejtimit dhe vonesën në dorëzimin e Rezolutës Çame në Kuvend. Gjithashtu, çamët akuzojnë kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi, se ka mashtruar në lidhje me punësimin e një studioje ligjore, që do të trajtojë çështjen çame në nivel ndërkombëtar në Britani dhe nga një senator në kongresin Amerikan.

Image result for SHPETIM IDRIZI

Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje, sulmojnë kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, se deri tani nuk ka bëre asgjë për këtë komunitet dhe shprehin shqetësimin se "përfaqësuesit çam në politikë, shitën detin me votat tona. “Shpëtim Idrizi shiti çështjen çame, u mor vetëm me targa e patenta dhe bëri PDIU-në si doganat.

Rezoluta Çame në Kuvend është tepër e vonuar”, thanë përfaqësuesit e komunitetit çam. Teksti i Rezolutës nuk është botuar akoma në “Fletoren Zyrtare. Pra, me këtë zvarritje të rezolutës, vazhdon talljen Shpëtim Idrizi. Aleanca Kuq e Zi i fton çamët të votojnë për këtë parti, duke e cilësuar pa parime koalicionin e PDIU-së me Ramën.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, firmosi pak ditë më parë marrëveshjen me kryeministrin Rama për përfshirje në qeveri, si dhe për zgjedhjet e 21 qershorit. Kjo ulje ne kolltukë të përbashkët me partinë e grekut Vangjel Dule, është një tradhti e hapur ndaj çështjes Çame.
Image result for SHPETIM IDRIZI
Edhe Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar koalicionin, pa parime dhe tradhti ndaj komunitetit çam. vendimin e PDIU-së për të hyrë në koalicion me Ramën. Në një deklarim për mediat, AK e ka cilësuar paradoks marrëveshjen e PDIU-së me PBDNJ, drejtuar nga Vangjel Dule.
Poshtërsia e Shpëtim Idrizit, ka arritur kulmin, kur kërkon kandidimin e Fatos Nanos për president, këtij, “mohuesi të kombit, këtij tradhtari të kombit, që më 2004 urdhëroi largimin e deputetëve socialit nga parlamenti, të mos votonin “Rezolutën Çame”. Shpëtim Idrizi, pjellë bastarde e Fatos Nanos, po bëhet një armik i Shqipërisë, më i keq se vetë greku, (shën im). Tani Shpëtim Idrizi bashkohet me Dulen, se tani është koha të propozohet Nano si president. Shpëtim Idrizi ka deklaruar konkretisht: “Në diskutimin tim kërkova që kandidat për President të jetë Fatos Nano, një figurë e spikatur, që ka marrë dakordësi dhe ka axhendë në BE … Do preferonim që si kandidat sa më konsensual i PS, të kandidoje liderin e saj historik”. (nga gazeta “DITA”)
Image result for SHPETIM IDRIZI
Ja çfarë ka ndodhur këto ditë me komunitetin çam, me pasojat që kanë sjellë veprimet nervoze të kreut të PDIU-së Idrizi: “Të ashtuquajturit përfaqësuesit tanë, na premtuan Çamërinë, na thanë që do të shkonim së shpejti në Çamëri, madje u caktua edhe 27 Qershori i vitit të kaluar, që do të mblidheshim në Gumenicë, na premtuan që të moshuarit tanë s’do t’i ndalonte më njëri në kufi, madje na thanë, që të gjithë së bashku të organizuar me autobusë, do t’i çonin ata drejt e në Çamëri. Premtuan që këtë Vit të Ri do të ishte gati Memoriali i Varrezave të Kllogjërit dhe shtëpia e Hasan Tahsinit, e shumë fjalë e premtime të tjera si këto, veçse për konsum publik. Premtuan që progresi drejt Çamërisë do të ishte i pakthyeshëm dhe do të ishte i prekshëm për të gjithë.”
Image result for SHPETIM IDRIZI
Plot 100 milionë lekë të reja, ose e thënë ndryshe, 1 milion dollarë fitoi më 13 Shtator një kompani e quajtur “Blumar” për ndërtimin e varrezave monumentale të çamëve në fshatin Kllogjer të Sarandës. Një investim i majmë, por i duhur, për komunën “Markat” e cila drejtohet nga PDIU. Por, sikurse zbuloi dhe vizita e zotit Idrizi, punimet për këto varreza kishin degraduar në një “punë rutinë” madje ende të papërfunduar edhe pse zoti Idrizi shkoi gjithë pompozitet dhe me “gërshërë në dorë” dy ditë më parë.” Gazeta “DITA” “I rikthehet sot çështjes së këtyre varrezave, pasi sikundër referojnë një sërë dokumentesh zyrtare, rezulton se zoti Idrizi dhe lidershipi i PDIU-së, ndonëse rrahin fort çështjen çame, por demagogjia kësaj here ka kaluar caqet e lakmisë së të gjallëve, lakmia është shtrirë edhe në territorin e të vdekurve, dhe martirëve të vdekur çame.”


Ulliri i tharë i “çështjes çame”

Në 30 qershor 2012 në Qafë-Botë, të Kllogjërit, u zhvillua ceremonia e fillimit të ndërtimeve të varrezave të 2960 viktimave të Çamërisë. Në përurim të punimeve për ndërtimin e varrezave, përfaqësues të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti mbollën një rrënjë ulliri, si guri i parë i themelimit të Çështjes Çame”.

Image result for SHPETIM IDRIZI
Këto varreza, ka thënë atëherë Idrizi, janë detyrimi moral për paraardhësit, prandaj ai i quajti këto varreza, “pikë kthese për Çështjen Çame”. Por siç dëshmon kjo foto e shpërndarë online nga të rinj të komunitetit çam, ajo rrënjë ulliri, e mbjellë për të përkujtuar gjenocidin grek ndaj popullsisë çame, është tharë. “Nga thatësira e harresës, e shpërfilljes, dhe fidani i ullirit të tharë është një gur varri i…pa varr!” – shkruajnë të rinjtë e Lëvizjes Çame dhe shtojnë: “67 vjet më parë, në tokën e tyre, Çamëri, u vranë rreth 3000 vetë, kryesisht gra, pleq e fëmijë, ndërsa rreth 2960 të tjerë vdiqën në kufirin e Çamërisë me Shqipërinë, në Kllogjër. Çfarë ka penguar deri më sot, që të vazhdohen punimet për ndërtimin e varrezave të viktimave të gjenocidit grek?... Dhe ku? Në tokën tonë. Ndërkohë, kur grekët, për të respektuar të vrarët e tyre, po bëjnë gjithçka në tokën tonë, zhvarrosin të parët tanë në Boboshticë e Kosinë dhe me kockat e tyre po rindërtojnë varreza të ushtarëve të tyre? Tharja e ullirit simbolik vetëm 6 muaj pas mbjelljes nga thatësira e harresës dhe e shpërfilljes, është plagë e rëndë e turpit që bie mbi udhëheqësit e PDIU-së”.
Image result for SHPETIM IDRIZI
Senati Çam, një organizatë ombrellë, që grumbullon të gjithë komunitetin çam, është mbledhur më pas në Durrës, për të diskutuar situatën e krijuar në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ky senat vendosi: Mandatimin e “Lëvizjes Çame” për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit. Koordinimin e të gjithë aktorëve politik brenda komunitetit Çam, me një qëllim të vetëm: për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Senati Çam është i bindur se mungesa e deritanishme e koordinimit mes përfaqësuesve të tij politik, ka rezultuar si hapa prapa në rrugën e zgjidhjes të çështjes çame. Me besimin se Lëvizja Çame ka pjekurin, energjinë dhe patriotizmin, për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit çam dhe i kërkohet që në mënyrë të menjëhershme të angazhohet në plotësimin e detyrave të ngarkuara nga Senati.
Image result for SHPETIM IDRIZI
Por tërhiqet Idrizi, dështon përballja televizive Dojaka-Idrizi që duhej të transmetohej në Ora News. Të premten në darkë, një panel gazetarësh dhe Pëllumb Xhufi, Artur Dojaka dhe Tahir Muhedini kanë diskutuar mbi çështjen çame dhe hapat politikë të pamjaftueshëm që po ndërmerren në këtë drejtim. Gjatë debatit televiziv ka pasur një kërkesë për përballje mes kreut të PDIU-së Idrizi dhe kreut të Lëvizjes Çame të mandatuar nga komuniteti për përfaqësim politik në 23 Qershor, Artur Dojaka. Ora News, pranë stafit të emisionit të Tares kanë konfirmuar për gazetën “DITA” se Idrizi është tërhequr nga përballja televizive.

Image result for SHPETIM IDRIZI

​ Sipas Senatit Çam në Durrës , çështja e rezolutës çame është e vonuar. Ndërkohë ata akuzojnë kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi se ka mashtruar në lidhje me punësimin e një studioje ligjore që do të trajtojë çështjen çame në nivel ndërkombëtar. Senati kërkon që brenda PDIU të ketë zgjedhje të reja për strukturat, duke akuzuar se kryetari Idrizi ka e ka shitur çështjen çame. Sipas tyre, Idrizi e ka kthyer PDIU-në si doganat dhe po merret vetëm me targa e patenta.
Image result for SHPETIM IDRIZI
Kandidati çam për Fierin në takimin e Fierit, është shpallur kandidati për deputet i çamëve në këtë qark, që do përfaqësojë Lëvizjen Çame në zgjedhjet e ardhshme. Quhet Nimet Musaj. “Ju kujtohet studioja ligjore e huaj që do mbronte çështjen çame? Ku është tani? Shpëtim Idrizi e di, por edhe ne e dimë të vërtetën. Është mirë që ai ta sqarojë se përse keqpërdori emocionet e komunitetit çam për një çështje kaq të ndjeshme! – akuzuan të pranishmit në takimin e Fierit”. “Fokusim në 5 qarqet ku ka përqendrim të komunitetit çam dhe të hapur për koalicionet para dhe pas zgjedhore” – janë synimet politike të Lëvizjes Çame për 23 Qershorin. Deklaratat e para politike erdhën pasi Senati Çam e mandatoi Lëvizjen Çame të përfaqësonte politikisht komunitetin në 23 qershor.

Image result for SHPETIM IDRIZI
“Duke pasur parasysh situatën e vështirë, konfuze dhe të përçarë në të cilën gjendet Komunitetin Çam aktualisht, duke pasur parasysh mungesën e rezultateve të prekshme nga përfaqësimi i deritanishëm politik, si mosparaqitja e Rezolutës për Çamërinë në kohën e duhur dhe vonesa e aprovimit të saj, dështimi i përpjekjeve të deritanishme për të filluar ndjekjen juridike ndërkombëtare të Çështjes Çame, mbetjen në minorancë dhe pas dore të komunitetit Çam në administratën shtetërore, mungesa e strukturave të mirëfillta politike, duke vërejtur me dhimbje mungesën fizike dhe shpirtërore të Shoqatës Çamëria, aktiviteteve dhe strukturave të saj: Senati Çam sot vendosi: Mandatimin e Lëvizjes Çame për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit. Koordinimin e të gjithë aktorëve politik brenda komunitetit Çam me një qëllim të vetëm: për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale – thuhet në deklaratën e Senatit... Presim, duke ju uruar sukse dhe dalçi me faqe të bardhë për ÇAMËRINË ZONJË!

Rasim Bebo Addison Chikago prill 2015

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...