2015-11-13

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri : Sa për kujtesë zotit Vangjel Tavo


Prof.dr. Eshref Ymeri

Siç është bërë e ditur nga mjetet e informimit masiv, para pak ditësh në Sarandë dikush kishte djegur flamurin grek të“Omonias”. Lidhur me këtë ngjarje, në një të përditshme të Tiranës, ishte botuar një deklaratë e deputetit Vangjel Tavo. Në atë deklaratë thuhej:
“Kërkoj nga strukturat e policisë që të zbardhin plotësisht këtë ngjarje, të identifikojnë autorët e saj, të cilët duhet të ndëshkohen nga drejtësia për këtë akt të rëndë ndaj simbolit të një vendi fqinjë dhe aq më tepër mik shekullor i Shqipërisë” (Citohet sipas: “Tavo: Drejtësia të zbardhë djegien e flamurit grek në Sarandë”. Gazeta “Koha Jonë”. 12 nëndor 2015, f. 6).

Me këtë rast, e quaj të arsyeshme të theksoj se djegia e flamurit grek nuk është një gjest që e nderon atëapo ata që e kanë kryer. Sepse me djegie flamujsh të huaj nuk zgjidhet gjë. Për më tepër që në kodin moral të shqiptarëve nuk ka qenë traditë fyerja e simboleve kombëtare të vendeve të huaja. Prandaj ky gjest është i dënueshëm dhe ata që e kanë kryer këtë akt duhet të përgjigjen para drejtësisë.



Vangjel Tavo

 Megjithatë, nga ky rast nuk duhet të vëmë kujën se flamuj vendesh të huaja digjen gjithandej nëpër botë dhe kjo nuk është ndonjë hata e madhe. Por nëndërhyrjen e deputetit Vangjel Tavo për ngjarjen në fjalë, më bëri përshtypje të thellë ajo pjesë e deklaratës së tij, ku ai Greqinë na e konsideruaka, demek, “mike shekullore të Shqipërisë!!!”.

Me këtë deklaratë, deputeti Vangjel Tavo shtrembëron të vërtetat historike në marrëdhëniet e shtetit grek me Shqipërinë. Më vjen keq që ai u ofron lexuesve, sidomos brezit të ri të vendit tonë, thjesht një të pavërtetë. Sepse e vërteta qëndron krejt ndryshe.

Se Greqia kurrën e kurrës nuk ka qenë“mike shekullore” e Shqipërisë, ashtu siç nuk është edhe në ditët tona.

Le të flasim me gjuhën e fakteve, duke u mbështetur në disa burime shkencore, në të cilat zbulohet natyra egërsisht armiqësore e Greqisë shoviniste ndaj vendit tonë, sidomos pas shpalljes së pavarësisë. Si burime kryesore më kanë shërbyer:
Image result for “Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949”. Shtëpia Botuese “GEER”. Tiranë, 2002.
“Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949”. Shtëpia Botuese “GEER”. Tiranë, 2002.



Image result for faik konica

Faik Konica 

“Shqipëria dhe Greqia. 1949-1990. Paqja e vështirë”.Shtëpia Botuese “Koçi”. Tiranë, 2004.
Autor i këtyre dy vëllimeve prej mbi 1000 faqesh,është Prof.dr. Beqir Meta, historian, drejtor i Institutit të Historisë.



Eqrem bej Vlora  dhe Sejfi Vllamasi


Përveç këtyre dy burimeve, janë shfrytëzuar edhe vepra të personaliteteve të tjera të shquara të historisë së kombit shqiptar, si Faik Konica, Eqrem bej Vlora dhe Sejfi Vllamasi.
Le t’i marrim faktet me radhë.

Së pari, disa ditë pas shpalljes së pavarësisë, shteti shovinist grek, tamam si bandit, dërgoi në ujërat e Gjirit të Vlorës kanonieret e veta dhe filloi bombardimin e qytetit, duke prerë, në të njëjtën kohë, edhe kabllon e lidhjes telegrafike me Italinë (shih: Eqrem bej Vlora. Kujtime, 2, f.18, 21-22).

Së dyti, në vitin 1913, kur populli shqiptar, ende i paorganizuar mirë në një shtet të centralizuar, për shkak të pazareve që po bënin Fuqitë e Mëdha në Londër për copëtimin e trojeve tona etnike, shteti shovinist grek shfrytëzoi pabesisht rastin për të kryer barbarizma në Shqipërinë e jugut.
Image result for harta e shqiperise etnike
 Ja se çfarë shkruan Faik Konica për ato çaste tragjike në një letër që u dërgonte nacionalistëve Dervish Duma dhe Andon Logoreci, më 6 dhjetor 1940: “Nuk do t’ju mërzis duke iu referuar historisë së shkuar, për t’ju treguar se çfarë i ka bërë Greqia Shqipërisë Jugore.., që do t’ju rifreskojë kujtesën rreth barbarizmave greke të vitit 1913: vrasje të shumta, djegie sistematike, përdhunime pa numër, madje edhe vajzash nën 15 vjeç” (vëllimi 4, f.276-277).

Image result for harta e shqiperise etnike


Së treti, me fillimin e Luftës I Botërore, shteti shovinist grek organizoi pabesisht në Jug të Shqipërisë të ashtuquajturën “lëvizje popullore” dhe formoi “Qeverinë Autonome Vorio-Epirote”, me qëllim që, në kundërshtim me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të 11-12 gushtit 1913 për përcaktimin e kufijve jugorë dhe juglindorë të Shqipërisë (edhe pse Greqisë i ishte aneksuar një ndër “thelat më të majme” të trojeve shqiptare - Çamëria), të realizonte aneksimin e “Epirit të Veriut”.
Image result for harta e shqiperise etnike
“Kjo formë qeverie ishte ngrehur nga qeveria greke, vënë në veprim prej saj, e paguar prej saj, e përkrahur politikisht dhe ushtarakisht prej saj” (Sejfi Vllamasi. Ballafaqime politike në Shqipëri. 1897-1942, f.73).

Image result for harta e shqiperise etnike

 Dhe “ndërkaq “bandat vorio-epirote” (8070 ushtarë grekë dhe vullnetarë kretanë, së bashku me oficerët e tyre të liruar nga ushtria e rregullt) kryen masakra të tilla të turpshme, që mund të krahasohen mbase vetëm me mizoritë e hunëve, siç tregojnë kronikat e Mesjetës” (Eqrem bej Vlora, po aty, f.39). Madje ushtria greke, në kulmin e Luftës I Botërore, e ripushtoi Shqipërinë e Jugut “dhe në mars rë vitit 1916 Greqia e shpalli, me dekret mbretëror, aneksimin e saj…” (Tensioni greko-shqiptar…, f.20).

Image result for harta e shqiperise etnike
Së katërti, pas Luftës I Botërore, në Konferencën e Paqes në Paris, kur Fuqitë e Mëdha përsëri po diskutonin për copëtimin përfundimtar të Shqipërisë mes ortodoksisë sllavo-greke, gjë që s’u realizua falë ndërhyrjes së presidentit amerikan, Uillson, kryeministri shovinist grek, Venizellosi, “u përpoq me të gjitha forcat të fitonte bekimin për realizimin e ambicieve territoriale në kurriz të Shqipërisë. Më 13 shkurt 1919 ai i kërkoi Konferencës aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia” ( po aty, f. 22).

Image result for harta e shqiperise etnike
Për realizimin e qëllimeve të veta aneksioniste ndaj Shqipërisë së Jugut, pikërisht në çastet e luftës për mbijetesë të kombit shqiptar, shteti shovinist grek ka vënë në funksionim edhe mekanizmin e shpifjes, e cila në Greqi është një “shkencë” me arritje shumë të shënuara. Falsifikimi i së vërtetës, mashtrimi dhe shpifja kanë qenë dhe mbeten tipare karakteristike të kodit moral të diplomacisa greke. Zhan Zhak Ruso thotë: “Të gënjesh vetveten për përfitime personale do të thotë të bësh një falsifikim, të gënjesh për një tjetër njeri do të thotë të mashtrosh, kurse të gënjesh me qëllim që të dëmtosh dikë do të thotë të merreshme shpifje”.

 Dhe shovinizmi grekokaragjoz ka shpifur pikërisht për ta dëmtuar kombin shqiptar. Kështu, Faik Konica, në një letër që i dërgonte Fan Nolit më 26 gusht 1940, e njoftonte si më poshtë: “… po ju komunikoj juve një lajm me rëndësi, nga një burim diplomatik grek i sigurt: Greqia ka përgatitur një memorandë për Konferencën e Paqes, ku do të provojë se Shqipëria është bërë një vatër panislamike dhe një sukursalë e Mustafa Qemalit” (vëll.4, f.218). Pra, diplomacia greke, për të “shpëtuar” Evropën nga “krijimi” i një vatre “panislamike” shqiptare, kërkonte që Shqipërinë ta fuste në “gjirin” e ortodoksisë greke. Gjynah që s’ia dëgjoi fjalën presidenti Uillson! Greqia për “të mirën” e krishtërimit evropian “po përpiqej”!

Behar Shtylla

Në një informacion të ambasadës sonë nga Moska për Behar Shtyllën, datë 8 tetor 1956, thuhej: “MPJ e B. Sovjetik i ushqeu shpresat e udhëheqjes shqiptare se mundësitë për vendosjen e marrëdhënieve me Greqinë ishin reale. Ajo njoftoi ambasadorin shqiptar në Moskë, se nga bisedimet me deputetët grekë dhe me të dërguarin special të qeverisë greke, kishte arritur në konkluzionin që tani Greqia dëshironte të përmirësonte marrëdhëniet me Shqipërinë, porse ajo gjente kundërshtim nga amerikanët” (Shqipëria dhe Greqia…, f.125).

Një shpifje tipike greke kjo, sa e poshtër, aq edhe cinike, që kishte si qëllim pikërisht armiqësimin edhe më shumë të Shqipërisë me SHBA. Po si qëndronte e vërteta? SHB vazhdimisht kanë qenë për normalizimin e marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë, jo vetëm sapo mbaroi lufta civile atje, por edhe në vijim, deri sa ato u vendosën faktikisht më 6 maj 1971. Le t’u drejtohemi fakteve që hedhin poshtë shpifjet e ulëta greke: “Ambasadori amerikan (në Beograd më 1949 - E.Y.)

Kanon pohonte: “Ne do të presim që zhvillime të tilla të bëjnë të mundur marrëdhënie të mira të Shqipërisë me Greqinë… dhe ta orientojmë Shqipërinë nga Perëndimi” (Tensioni greko-shqiptar…, f.625). Ja edhe një tjetër fakt i vitit 1963, që hedh poshtë shpifjen greke: “Me qëllim që Shqipëria të hapej drejt Perëndimit, amerikanët e mirëprisnin një dialog të saj me vendet perëndimore. SHBA dëshironin marrëdhënie të reja tregtare dhe, gradualisht, të zgjeronin njohjen diplomatike të Shqipërisë, duke pasur parasysh që kjo njohje të bëhej edhe nga Greqia” (Shqipëria dhe Greqia…, f.197).

Ja edhe një fakt i tretë i vitit 1966: “Qeveria amerikane e konsideronte çështjen e vendosjes së marrëdhënieve me Shqipërinë si një vendim, që duhej ta merrtë vetë qeveria greke, në bazë të interesave të saj dhe se qeveria greke ishte në gjendje të gjykonte për perspektivat dhe rrjedhojat më mirë se Vashingtoni. Qeveria e SHBA, as në të shkuarën, dhe as në të ardhmen, nuk kishte kundërshtuar dhe nuk do të kundërshtonte përpjekjet e qeverisë greke për të hequr gjendjen e luftës dhe për të vendosur marrëdhëniet diplomatike” (po aty, f.200).

Ja edhe një tjetër shpifje e vitit 1966 kundër Shqipërisë nga arsenali i shpifografisë greke, që kishte për qëllim armiqësimin e Evropës me Shqipërinë, një shpifje e fëlliqur kjo, që mbështetej edhe nga Moska, “mikja” e deridjeshme e popullit shqiptar:

“Ndërsa Tirana po përsëriste ofertat për normalizimin e marrëdhënieve, shtypi grek ngriti në këmbë opinionin vendas mbi rrezikun që i kanosej Greqisë dhe Evropës nga instalimi i raketave kineze në territorin shqiptar…

Ajo (Shqipëria - E.Y.) u krahasua me rrezikun që paraqiste Kuba për SHBA. Gazeta “Eleftheros Kosmos” theksonte se… ekzistonte mundësia që Kina komuniste të kërcënonte Evropën nëpërmjet Shqipërisë në të ardhmen…

 Pikërisht në këtë kohë, edhe Agjencia Sovjetike e lajmeve njoftoi se Shqipëria po ndërtonte një bazë raketash bërthamore me ndihmën kineze, rrezja e të cilave mbulonte gjithë zonën e Evropës” (po aty, f.204-205).

Si gjithmonë, edhe këtë herë diplomacia amerikane doli në mbrojtje të Shqipërisë: “… Departamenti i Shtetit e vuri në dyshim vlerën e këtyre informacioneve sepse: nuk kishte të dhëna që kinezët të kishin aftësi për ndërtimin e një baze të tillë; nuk kishin arsye të dukshme që të ndërtonin një bazë të tillë në Evropë dhe sepse as shqiptarët as kinezët nuk mund të fitonin ndonjë gjë duke ndërtuar një bazë të tillë.

Madje, përkundrazi, në rastin e ndonjë krize, ekzistenca e një baze të tillë do ta shndërronte Shqipërinë në një objekt primar goditjeje” (po aty, f.205).





Arvanitasit, themeluesit dhe drejtuesit e Greqisë moderne



Pas shembjes së komunizmit, në vitet 90-të të shekullit të kaluar, një tjetër pinjoll i shovinizmit grekomadh, një armik i betuar i kombit shqiptar dhe i kombit turk, një gjeneral ultrashovinist grek me emrin Nikolaos Grilakis, ish-këshillëtar i kryeministrit Micitaqis, në një libër me kujtime, të botuar në vitin 2001 me titull: “…zbuloj ngjarjet dramatike të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të 20-të në Greqi dhe në Ballkan, siç i jetova”, vazhdon të notojë në ujërat e fëlliqura me shpifjet e diplomacisë shoviniste greke dhe të shtetit shovinist grek.

Greqia nuk rri dot pa shpifje kundër kombit shqiptar. Në artin e shpifjes ajo gjen ngushëllim për mosrealizimin e objektivave “madhore” të shovinizmit grekomadh - kthimin e trojeve të Perandorisë Bizantine, për trashëgimtare të së cilës e mban veten edhe sot e kësaj dite.

Ky gjenerali Grilakis shkruan: “Personalisht e kisha bërë të qartë qysh në fillim se isha kundër një mendimi për dhënie ndihme partive të djathta në vendet myslimane, si Shqipëria, me mendimin se partitë e djathta shqiptare do të përfundojnë në serat e kultivimit të shtrirjes turke në Ballkan.

Parashikova, gjithashtu, se imamët e Turqisë shumë shpejt do të mbillnin në mendjet ateiste të shqiptarëve hashashin e myslimanizmit me idetë kanceroze të shtrirjes turke në Ballkan” (“Shekulli”, 8 maj 2004, f.3). I shkreti Grilakis! Megjithëse ishte në shërbim të kabinetit të djathtë të Micotaqisit, atë e paska torturuar dashuria përvëluese për të majtën shqiptare, së cilës, tërthorazi, gjenerali i gjorë ia zbulon keq ca vende delikate faqe miletit dhe e lë zbuluar, si tradhtare të çështjes kombëtare shqiptare: të majtës shqiptare nuk na i pëlqyekej“çallma” myslimane, ajo na qenkej e djegur për kamillafin e greko-ortodoksisë!



Në kujtimet e veta gjenerali Grilakis pretendon se kur e ftoi Kryepeshkopi Serafim për të biseduar lidhur me helenizimin e “Vorio-Epirit” pas rënies së komunizmit, ai nuk e vuri në dijeni kryeministrin Micitaqis.

(Vërejtja e redaksisë Floripress: Kryepeshkopi grek Serafim, emri i te cilit eshte Vissarion Tikas, ishte njeriu qe qendroi me gjate se te gjithe paraardhesit e  tij ne kete fron, per 24 vjet me radhe. Ai ishte caktuar si kryepeshkop i Greqise me 16 janar 1974 dhe atij i atribuohet shpallja e autoqefalise se kishes Ortodokse greke me 1975, si  dhe statuti i ri i kesaj kishe,F.B)

 Këto përralla gjenerali i zhgënjyer le t’ua shesë atyre grekëve që vuajnë nga trashtina e trurit, jo shqiptarëve. Deklarata shoviniste e Micotaqisit e 14 korrikit 1993 vërteton më së miri se sa “i painformuar” paska qenë ai për veprimtarinë armiqësore kundër Shqipërisë të prapavijave të kabinetit të tij kryeninistror!

Së pesti, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe fillimit të luftës italo-greke më 28 tetor 1940, shovinizmi grekomadh përsëri iu kthye realizimit të ëndrrës së vjetër për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, duke shfrytëzuar pabesisht rastin që vendi ynë e kishte humbur tashmë sovranitetin e vet dhe, si subjekt juridik, figuronte vetëm nën kurorën e Viktor Emanuelit III. “Duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe organizimin e dobët të sulmit italian, forcat greke e thyen shpejt atë dhe në mesin e nëntorit kaluan në kundërsulm. Më 22 nëntor grekët pushtuan Korçën, më 6 dhjetor Sarandën dhe më 8 dhjetor Gjirokastrën” (Tensioni greko-shqiptar…, f.50).

Së gjashti, pas prishjes së marrëdhënieve të Jugosllavisë me Shqipërinë në vitin 1948 dhe përfundimit gradual të luftës civile në Greqi, vendi ynë u gjend i rrethuar nga dy shtete armiq. Pikërisht këtë situatë të rrezikshme që po përjetonte Shqipëria shovinizmi grekokaragjoz u mundua ta shfrytëzonte pabesisht. Atij iu nxitën edhe më shumë epshet shoviniste për pushtimin e Shqipërisë së Jugut.

 “Në fillim të prillit të vitit 1949 qeveria greke i dërgoi një memorandum tjetër Londrës dhe Vashingtonit, i cili sugjeronte dhe argumentonte nevojën e pushtimit të Shqipërisë” (po aty, f.621). Disa muaj më vonë qeveria greke bëri një tjetër kërkesë këmbëngulëse për pushtimin e Shqipërisë. “Në gusht të vitit 1949 u zhvilluan luftimet vendimtare të UKG kundër gueriljeve. Qeveria greke e shtoi presionin ndaj aleatëve perëndimorë që ushtria e saj të lejohej të pushtonte territorin shqiptar” (po aty, f.622).

Së shtati, Greqia shfrytëzoi pabesisht edhe situatën e rrezikshme që u krijua për vendin tonë pas prishjes së marrëdhënieve të Bashkimit Sovjetik me Shqipërinë. “Udhëheqja shqiptare, tani në marrëdhënie krejt të ndryshme me Moskën, e ndiente se ajo po e kërcënonte, duke përkrahur synimet greke ndaj Shqipërisë së Jugut” (Shqipëria dhe Greqia…, f.166).

Synimet shoviniste të shovinizmit grekomadh i kishte përkrahur vetë Hrushovi në takimin që kishte pasur me Sofokli Venizellosin më 5 qershor 1960. Ndërkohë, “përveç deklaratave të hapura të qeveritarëve grekë mbi “Epirin e Veriut”, qeveria e Athinës kishte pyetur qeverinë austriake se cili do të ishte reagimi i saj në rast se Greqia sulmonte ushtarakisht Shqipërinë për të aneksuar Shqipërinë e Jugut” (po aty, f.169-170).
Së teti, me daljen në pah të acarimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën, shovinizmi grekomadh u hodh përsëri në veprime agresive kundër vendit tonë. “Qeveria greke…dha një sinjal tjetër se planet e saj kundrejt Shqipërisë së Jugut nuk ishin arshivuar.

Në vitin 1976, në parlamentin grek u aprovua një ligj i ri mbi emigracionin. Ai ishte shtojcë e ligjit të vjetër të Venizellosit, i cili ndalonte dhënien e shtetësisë greke emigrantëve me origjinë nga Shqipëria e Jugut, me synimin që, në rastin e zhvillimit të ndonjë referendumi të mundshëm, ata të votonin pro aneksimit të saj nga Greqia” (po aty, f.300).

Së nënti, në vitin 1990, kriza e regjimit komunist, që ishte në kulmin e saj, ashtu edhe periudha e gjatë e tranzicionit të vështirë, “e nxitën më tej aktivizimin e lobit grek, sepse ai pa hapësira të reja për të realizuar objektivat e tij të vjetra.

Vazhduan përpjekjet e qeverisë dhe të shtetit grek për të mobilizuar dhe nxitur diasporën si një vegël për zbatimin e politikës së saj ndaj Shqipërisë. Madje ajo ka krijuar një përvojë të madhe dhe mekanizma shumë efektive për të realizuar një politikë të tillë” (po aty, f.326).

Përveç organizimit të të gjitha strukturave shtetërore kundër Shqipërisë, shovinizmi grekomadh, në këto kushte, përveç lobit shovinist greko-amerikan, si gjithmonë në historinë e tij, nxiti për veprime të shpejta kishën shoviniste greke për helenizimin e Shqipërisë së Jugut. Gjenerali Grilakis kujton: “…më ftoi Kryepeshkopi i Greqisë,


 Serafimi, për të shkëmbyer pikëpamje rreth çështjeve të helenizimit të Vorio-Epirit pas rënies së komunizmit. E pranova me kënaqësi…” (“Shekulli”, 09 maj 2004, f.3).


 Pikërisht në kohën e amullisë politike dhe të varfërisë së skajshme që kishte pllakosur vendin tonë, shovinizmi grekomadh, si gjithmonë me pabesinë që e ka karakterizuar, harton “Planin Lotos”, në themel të strategjisë së të cilit qëndronte çlirimi i “Epirit të Veriut” nga “sundimi shqiptar”. Me hollësitë e këtij Plani lexuesi është njohur në fjalën e Kryetarit të SHIK-ut, zotit Bashkim Gazidede, të mbajtur në parlament në pranverën e vitit 1997 dhe të botuar në gazetën “Albania” më 04 mars 2004.

Së dhjeti, rënien e firmave piramidale dhe tragjedinë që shkaktuan neokomunistët socialistë në Shqipërinë e Jugut, të përkrahur tërësisht nga shteti shovinist grek, në bashkëpunim më tradhtarë shqiptarë, që sot ndodhen në në majat e politikës, shovinizmi grekokaragjoz u mundua ta shfrytëzonte pabesisht për të futur trupat e veta pushtuese në Shqipërinë e jugut.



 Në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, të transmetuar në TV “Top channel” më 18 mars 2004, Prof.Sherif Delvina deklaroi: “Më 1997 Greqia, përmes zonjës Ollbrait (Allbright), u kërkoi SHBA që të fuste trupat e veta në Shqipërinë e Jugut, por zonja Ollbrait u tha: “Po ç’do të bëjë Turqia? Do t’ju bjerë nga pas”. Dhe Greqia nuk u fut në Shqipëri”.

Ja, kjo ka qenë dhe është fytyra e vërtetë e shtetit shovinist grek, i cili e ka manifestuar me fakte armiqësinë e egër ndaj Shqipërisë, sa herë që kësaj i është dashur të përjetojë çaste kthesash vendimtare dhe situata të rrezikshme në historinë e saj të vështirë që prej shpalljes së pavarësisë.

Prandaj, përveç burimeve të sipërcituara, zoti Tavo mund të konsultohet edhe me burimet e mëposhtme me vlera shkencore të jashtëzakonshme në zbardhjen e të vërtetave rreth marrëdhënieve të Greqisë me Republikën e Shqipërisë.

Fillimisht, duke klikuar në Google, aimund të gjejë në internet:

1.“Kastriot Dervishi - Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetura”.

Këtu ndodhet korpusi i veprave të këtij Profesori të shquar të faktologjisë që zbulon lakuriq se ç’është Greqia, ç’është shovinizmi grekokaragjoz, ç’është kisha shoviniste greke në qëndrimin thellësisht armiqësor që kanë mbajtur që kryeherazi dhe që vazhdojnë të mbajnë deri tani ndaj vendit tone.
2 “Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007. Përgatitën: Dorina Topollaj, Qamil Xhani”.

Për dijeninë e deputetit Vangjel Tavo dhe të lexuesve të nderuar, në hyrje të kësaj dosjeje shkruhet:
“Këtu keni vetëm dicka, nga të tëra ato akte të turpshme e çnjerëzore, që kanë qenë të detyruar të heqin në kurriz shqiptarët falë “fatit” që kanë gjitonë “të civilizuar” e “djep qytetërimi”. Shikoni kulturën helene si rrezaton dhe shkëlqen.., rrezaton si dielli mbi gjakun e foshnjave që u këputën kokat, që nga Çamëria e deri në Përmet.

Lexoni dhe mos harroni.., lexoni dhe dëgjoni ndërkohë videon greke, sepse ata nuk qenkan ngopur akoma.., lexoni dhe mendoni se si do t’u vejë halli shqiptarëve me sharlatanë të tillë antishqiptarë, si politikanët tanë.., lexoni dhe mos harroni se jeni gjak nga ai gjak që është derdhur kot pa pikë faji.., lexoni dhe imagjinoni dhimbjen e shqiptarëve.., mos harroni kurrë varret e tyre...mos harroni as veten tuaj, sepse dhe neve që jemi gjallë, ashtu duan të na shohin - rrjepur e djegur.., lexojeni dhe shpërndajeni ku të mundeni këtë material…”.

Veç këtyre dy burimeve, deputeti në fjalë mund të lexojë edhe librat e mëposhtëm:

1. Nuri Dragoj. “Grekët dhe shqiptarët. Realitete historike” Shtëpia Botuese “Weso”, Tiranë 2009.

2. Rasim Bebo. “Artikuj dhe ngjarje. Pjesa I”. Botimet “Vllamasi”. Tiranë, 2012.

3. Rasim Bebo. “Artikuj dhe ngjarje. Pjesa II”. Botimet “Vllamasi”. Tiranë, 2013.

Në përfundim dua të theksoj se deputeti Vangjel Tavo duhet të shqetësohet jo dhe aq për djegien e flamurit, sesa për arsyen se pse e kanë djegur atë flamur.

Vallë nuk e kuptuaka ai që Greqia ka në fuqi Ligjin e Luftës me Shqipërinë, të cilin nuk dëshiron ta shfuqizojë në asnjë mënyrë? Sepse përmes atij ligji ajo vazhdon të mbajë “të konservuara” pronat e shqiptarëve në territorin e saj, kërkon të mohojë Çështjen Çame. Për pasojë, ajo, ligjërisht,është në gjendje lufte me Republikën e Shqipërisë.

Ka një “nyjë gordiane” në marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë: shteti grek, në hije, vazhdon t’i bjerë teneqesë për Epirin e Veriut, prandaj edhe shovinizmin e tij e kam quajtur dhe vazhdoj ta quaj grekokaragjoz. Shqiptarët me vetëdija të lartë kombëtare, me formim nacionalist, kërkojnë rikthimin e trojeve tona etnike deri në Artë e në Prevezë.

Kjo nyjë gordiane do të zgjidhet vetëm atëherë, kur neve të na rikthehen trojet tona që Greqia, me mbështetjen e shovinizmit evropian, vazhdon të na i mbajë të pushtuara ende.

Prandaj edhe banorëve autoktonë të Çamërisëqë dëshirojnë të shkojnë të vizitojnë varret e të afërmëve të tyre, shovinizmi grekokaragjoz ua gris pasaportat në kufi, me pretekstin absurd se Çamëria “nuk ekzistuaka”.

Santa Barbara, Kaliforni, 14 nëntor 2015






2015-11-12

Nga Fahri Xharra - Mos e harroni se edhe Imperatoria e Romes ”ishte ” serbe !


(Shkas i shkrimit : Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka deklaruar të martën në Nish se të gjithë janë të detyruar të ngrenë zërin në mbrojtje të Kosovës e Metohisë dhe “nëse ndodh përdorimi i forcës, duhet bëjmë çdo gjë që me hatër a me forcë ta kthejmë atë”.)
Serbët duke kërkuar në “kohën e humbur të tyre” gjetën shumë lokalitete të rëndësishme për civilizimin europian dhe atë botëror ,por më të rëndësishmit sipas tyre qenkan dy qytete romake dhe dy Pallate Mbretërore në tokën e Sërbisë së sotme. Në hulumtimet e tyre ,arkeologët serbë e “ kapën “ kohën në të cilën kishin lindur edhe dy imperatorë të cilët e kishin ndikimin të madh në shekujt pas tyre: Konstantini (306-337) dhe Justiniani (527-565)
Terenet tona -thot Dragoslav Srejoviq,janë organikisht të lidhura, Sërbia është Piemonti i Balkanit në aspektin territorial dhe kulturor. Ky ishte vendi më i plleshëm i krijimtarisë njerëzore, dhe pa e dijtur se çka ndodhur në këto anë – nuk ka as arkeologji ballkanike e as të asaj europiane juglindore e as botërore,
Sa më shumë që po i lexoj shkrimet serbe në lidhje me të “kaluarën “ e tyre të bujshme ,aq më shumë po mësoj të kaluarën tonë. Të dhemb zemra nga mohsat tonë të cilët mundohen në çdo mënyrë të të na bëjnë të huaj në tokat tona.
Serbët zbulojnë dhe nuk i mshefin ato që i zbulojnë në tokën e vjetër që tani e quajnë Serbi; arkeologët e tyre të vyejshëm me një ndjenjë të posaçme të krenarisë së vjedhur në vitin 1996 i kanë zbuluar gjurmat “bindëse “të trashëgimisë serbe si djep i civilizimit romak. Në afërsi të Negotinit , u zbulua mauzeliumi i shekullit të tretë. U gjetën ,kompleti i stolive të arit në 38 pjesë reprezentative i cili i përkiste nënës së Maximus Daias-it ,njërit nga katër perandorët romak nga periudha e katërshes.
Serbët , ia dijnë shumë për nderë pionerit të arkeologjisë Serbe dr. Janko Shafarik-ut ,i cili i pari që në vitin 1846 e ka përqëndruar vëmendjën e shkencës në vlerat e lokalitetitit arkeologjik ,që sot dihet se ishte pallati imperatorik i dhëndrit të Dioklecianit, Feliks Romulianit. Ai që në atë kohë Gamzigradin e futi në listen e venzbulimeve arkeologjike të cilat duhet ç`groposur” nën udhëheqjën e njeriut që i kupton gjërat”. Shafari-ku ,të gjitha zbulimet arkeologjike i bënte nën mbështetjen e Pricipatës së Sërbisë ,dhe shpenzimet mbuloheshin nga shteti.

Serbët e shofin aktivitetin e tyre arkeologjik,si një të mirë që e çon përpara historinë e Ballkanit. Ata thonë: “ Është koha e fundit që të gjuhët në mbeturinën e historisë teorija e “ ardhjës së Sllavëve” dhe se Ballkani dhe banorët e tij autoktonë janë të lidhura me arkeologjinë e popullit të tokave të këtij vendi( Pra, Serbët). Mandej e kanë edhe këte : se nëse nuk gjuhet teorija e ardhjës së tyre nga Rusia ,do të vazhdohet kolonializmi kulturor i Ballkanit. E kuptuam?
“ Zbulimet e reja janë përparim, për në rastin e Ballkanit duhet të këthehemi pak mbrapa ,disa hapa mbrapa ,para se të filloj përparimi” – thuhet nga ata.
Kjo shumë mirë nën kuptohet me dëshirën e tyre që të shlyhen gjurmët historike të një populli të dikurshëm e të sotëm- shqiptarëve.

Libri ,në mesin e qindra librave,Aleksandar Jovanoviq “Serbia vendlindja e Imperatorisë së Romës 2006 , e botuar në gjuhët kryesore të Europës :
“Sërbia, vendi ku linden 17 Imperatorë të Romës antike, e paraqet hapësirën e gjurmëve impresive të famshëshme të Imperatorisë( 27 prk- 476 psk). E gjithë kjo dokumenton që Serbët janë kreatorë dhe pronarë të kulturës themelore të Europës në tërësi, dhe që Serbët ishin gjithëmonë në Ballkan dhe asnjë tregim i trilluar e i qëllimshëm për njëfarë ardhje në Ballkan zoti e di në të cilën kohë ,më nuk qëndron. Sa më shumë zbulime dhe shkrime nga ana e jonë ,bazuar në dokumente dhe artifakte do të sjellë ujë të pastër në përhapjën e të vërtetës së vërtetë dhe të vërtetës së popullit të parë ,të vetëm dhe më të lashtë të Ballkanit – Serbëve”.

Serbët janë unikat në Europë në vjedhje të historisë : “ Nga burimet historike,të lidhura me Dioklenë,shënimi më i thukt është ai i Pop Duklanit, i cili në Udhëpërshkrimin e tij i përshkruan ndodhitë e rëndësishme që nga shek i IV deri te i IX-ti.. Në fillim ai ( pop Duklani) shkruan se paraardhësit e serbeve ,Gotët kanë ardhur në kohën e Carit Anastasi . Kjo lidhëshmëri e Gotëve me Serbë vjen në kohën e Arkixhakonit Tomas;për te ,Gotët dhe serbë shin “arianë”-heretik. Përktimin e Biblës gotike e kanë bërë Alanët (Serboijët) dhe që e çfrytëzonin në kishat e tyre, e cila gjë ishte vazhduar me ardhjen e tyre në këto anë që nga shekulli i I-IV .” dr. Jovan I.Deretiq “ Sërbia para Imperatorisë së Romës”
Ne jemi ende të ndarë ,ne ende debatojmë ,ne ende kërcënojmë për të vërtetën tonë të vjedhur nga serbët. E kisha shtuar edhe këtë nga Gjon Keka: “Shihet tepër qartë se te kombi ynë një pjesë e tij nuk është ende e lirë nga të gjitha llojet e supersticioneve sulltaniste si ato te veseve dhe sindromeve,gjë që kjo jo vetëm se e dëmton rrugëtimin e vendit por edhe i prish imazhin e identitetit europian të kombit shqiptar në përgjithësi” .Ta kemi të qartë edhe këtë ,se jemi duke vujatur shumë nga demagogjia e njerzëve të këqinj dhe heshtja e njerëzve të mirë.
Kushjemi? Ç ka jemi ? Për kënd jemi? E duam ne vetveten?
Ne shqiptarët e dijë vendlindjen tonë , ne e njomim gjeografinë tonë dhe ne e dimë se si mbimë në këto toka.
Ardhacakët , problemin më të madh e kanë në identifikimin e vetvetes ,duan të certifikohen në një adresë e cila nuk ishte e tyre, duan të bindin botën se janë nga aty ku gjenden sot ; nëse bota “hante” këto ,tani jemi ne që po asaj bote i tregojmë dhe, ajo deshi apo nuk deshi nuk mund t`i mbyllë sytë para të vërtetës së vërtetë historike.

Pse u dogjën xhamitë e Kosovës gjate luftës se 1999 -tes

Nga Fahri XHARRA/


Serbia nëpërmjet të elaborateve të Garashaninit, Çubriloviqit, Andriqit dhe më herët gjatë kohës së osmaneve në rend të parë e kishte synimin në ndryshimin e dhunshëm të strukturës etnike të Kosovës. Me raprezaliet e tyre qëllimi kryesor i tyre ishte jo mbrojtja e Evropës nga Islami, por zhbërja e shqiptarëve. Nëse për ministrin Davutoglu ”çdo xhami e shembur në Ballkan, çdo institucion islam, çdo element tradicional, janë një gur themeli i shkulur nga ndikueshmeria e Turqisë në këtë zonë, është e pashmangshme mbrojtja e gjallë e kulturës otomane-islame “ (Thellësia strategjike), atëherë duhet t`i themi se nëse e kanë kullotur livadhin, nuk do të thotë që t’iu jepet e drejta kadastrale mbi ato kullosa tona.

Djegja-e-xhamisë-së-ibrit-në-veri-të-qytetit-të-Mitrovicës-nga-forcat-serbe-më-1999

Kurse zonja Giselle Kurti-Clerc shkruan: ”Shqiptarët dhe historia e tyre janë ende objekt i dhimbshëm i manipulimeve. Kështu çdo popull tenton të përvetësojë një pjesë të historisë së tyre në mënyrën e një recepti, të një kuzhine, të së cilës i shtohen mëlmesa në mënyrë që historia ta ruajë shijen speciale të dëshirës së tyre.”.
Image result for djegja e xhamive dhe shtepive ne kosove
Serbia dëshironte që luftën tonë çlirimtare në Kosovë, ta kthejë në luftë fetare. Atëherë sikur lufta jonë të hidhej në përkufizimet fetare ajo luftë nuk do të kishte përfunduar kurrë. Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës iu bashkëngjitën me mijëra djem e vasha nga Kosova, shqiptarë e shqiptare nga Amerika, Gjermania, Franca, Zvicra, Britania e Madhe, të mos i përmend të gjitha shtetet, kurse propaganda serbe dhe ajo antishqiptare thoshte për mijëra muxhahedinë nga Lindja e Mesme dhe pjesëve tjera të botës që po iu bashkohëkan UÇK-së në luftë kundër Serbisë.
Image result for djegja e xhamive dhe shtepive ne kosove
Por, edhe më i keq ishte lajmi nga Pakistani, në tetor 1998, ku mbahej Konferenca Islamike “se separatizmi shqiptar në Kosovë e Metohi karakterizohej si “gjihad “.(luftë e shenjtë). Me të vërtetë, lufta e UÇK-s ishte luftë e shenjtë kombëtare por jo, kurrën e kurrës fetare.

Derisa para dhe gjatë luftës “raportohej” për ardhjen e luftëtarëve islamikë për t`iu bashkuar UÇK-së, gazeta “The TIMES”( Londër, 26. 11.1998) shkruante: ”Derisa për shqiptarët muxhahidinët paraqesin një katastrofë publike, presidenti Millosheviq e forconte regjimin e tij duke portretizuar luftën e Serbisë si luftën e tyre të mbrojtës së Evropës nga Islami. (Lufta e UÇK-së nuk ishte luftë fetare, zoti Davutoglu! Fahri Xharra )
Image result for djegja e xhamive dhe shtepive ne kosove
“The Scotsman”, më 30.11. 98, nga gazetari Chris Stephen raportonte nga Prishtina: ”Përafërsisht një e katërta e UÇK-s janë shqiptarë jomyslimanë dhe se gjatë gjithë kohës lufta me serbët ortodoksë, lufta e shqiptarëve nuk është luftë fetare por kombëtare.”

“The Scotsman” i cekte burimet e larta të UÇK-së: “ Është qëndrim i qartë se ne nuk i duam ata (muxhahidinët) në mesin tonë, dhe asgjë nga ata. Edhe pse ishim të këshilluar nga miqtë tanë, ne kemi pasur parasysh këtë edhe më herët“.
Image result for xhamite  dhe shpijat e kallura nga serbet gjate luftes clirimtare ne kosove
Pra , pse u dogjën xhamitë në Kosovë ? Historikisht shikuar , pas të gjitha dëbime të shqiptarëve musliman nga serbet për në Turqi , asnjëherë nuk iu është vuar zjarri objekteve fetare muslimane në Kosovë . Ishte një arsye. Serbia i kishte dhe i ka qëllimet e saja afatgjata për të cilat ne nuk jemi aspak të vetdijshëm . Ay është një kuzhinë antishqiptare , special e përgatitur për temperamentin e muslimanizmit tek shqiptarët. Pra : “Kështu që serbët e përvetësojë historisë tonë në mënyrën e një recepti, të një kuzhine, të së cilës i shtohen mëlmesa në mënyrë që historia ta ruajë shijen speciale të dëshirës së tyre.”.
Image result for djegja e xhamive dhe shtepive ne kosove
Kurthii tyre që botës t`ia servohej botë se luftën e kanë fetare ( anti isalm ) ishte djegëja dhe rrënimi i xhamive. Pa ata edhe në kohën më të egër të komunizmit nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
T`iu rikujtoj edhe një gjë ; ata e dogjën edhe ndërtesën e Lidhjes së Prizrenit (1878 ). Lehtas u kuptua qëllimi mashtrues i Serbisë , kur pas luftës na dolen pseudohistorianët dhe pseudoshqiptarët duke thënë që Lidhja e Prizrenit ishte e turqve otomanë ; edhe një “ pohim” serb se këtu luftohej islamizmi .Image result for xhamite  dhe shpijat e kallura nga serbet gjate luftes clirimtare ne kosove
Afër përgatitjes për UNESCO shkruhej :” “Sulmet mbi trashëgiminë shqiptarë të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999 ishin, në të shumtën e rasteve, të kryera nga formacione të armatosura të shtetit serb. Dëmet e shkaktuara ishin të tmerrshme dhe të jashtëzakonshme – por qeveria serbe deri më tani ka refuzuar t’i njohë këto dëme, dhe ajo nuk ka ofruar asnjë kërkim falje apo dëmshpërblim për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kosovës
Image result for djegja e xhamive dhe shtepive ne kosove
“Marrëveshja në Bruksel për Urën e Ibrit – Xhamia e Ibrit askund!”, ka shkruar analisti kosovar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, në faqen e tij në FB. Sipas tij “drafti i publikuar se si do të duket Ura e Ibrit pas marrëveshjes në Bruksel, parasheh park në vendin ku ka qenë Xhamia e Ibrit e djegur nga forcat serbe në Prill 1999”. “Çfarë perfiditeti perfekt me e legjitimu mosndërtimin e xhamisë më të vjetër të Mitrovicës” ka shkruar Spahiu me nota irrituese. “Inshallah nuk ua merr Zoti mendjen përfaqësuesve të Kosovës në Bruksel me pranu një gjë të tillë, dhe mos me e ba rindërtimin e Xhamisë së Ibrit pjesë të marrëveshjes”, ka thënë analisti kosovar.
Image result for djegja e xhamive dhe shtepive ne kosove
Kisha serbe akuzon: “Kisha Ortodokse Serbe duhet të kërkoj që Tribunali i ri për krime luftë të hetojë shkatërrimin sistematik të Kishave nga UÇK-ja në vitin 1999-2000”, ka shkruar Janjiq.”
Por e pamenduar ka qenë përgjegja e : “E menjëhershme ka qenë përgjigja e Selimit. “Në vitin 2000 nuk kishte UÇK. Por mund të bëni kërkesë që Qeveria serbe të përgjigjet duke e hetuar shkatërrimin e 325 xhamive”, ka qenë përgjigja e zv/ministrit (http://botasot.info/kosova/295087 )
Image result for djegja e xhamive dhe shtepive ne kosove
Edhe fëmijët parashkollor e kanë kuptuar strategjinë serbe të kundërshtimit në botë të çdo gjëje shqiptare . Kosova , po apo jo në UNESCO? Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë janë për jo . Serbia , me “madhështinë” e saj politike, diplomatike, mashtruese ka arritur që t`i bindë edhe vetë shqiptarët që kanë të drejt në kundërshtinë e tyre për jo në UNESCO.
Image result for djegja e xhamive dhe shtepive ne kosove

Të shkojmë radhazi ; pse Serbia i rrënoi mbi 200 xhamia (?) gjatë luftës së fundit në Kosovë / :, që të arrin shumë në planin diplomatik. Së pari që është duke bërë luftë fetara , gjë që është në mbrojtje të Europës nga islamizmi arabë turk. Ok, nuk i shkoi atëherë para , në dhe pas 1999-tës . Por ,fill pas hyrjes së të huajve ne filluam ta “bindim” botën që ishim viktimë e pravosllavizmimit serb . Mos më thuani që jo!Xhamit e rrënuara ! ah , xhamit e rrënuara ! ( aty mëshifej mashtrimi serb ).Ç fare vlere të lashtësisë historike kishin ato? (Vet Kosova është kundër UNESCO-Fahri Xharra )
Image result for djegja e xhamive dhe shtepive ne kosove
Mashtrimi serbe ende vazhdon !

“Dy historian kosovar, Jahja Drançolli dhe Muhamet Mala, deklaruan kundër ministrit serb Aleksandër Vulin, i cili ditë më parë deklaroi në Prizren se në UNESCO nuk kanë vend ata që dogjën kishat. O Vulin, kush na i dogji xhamitë? Përgjigje e mençur e historianëve tanë.

 Gjakovë,12.11. 15


Ne vitin 1912 , malazezët e kishin djegur vetem biblioteken e xhamisë se Hadumit në Gjakove , e jo xhaminë

2015-11-11

Kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar

Kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar

Studiuesja e re dr. Edelajda Cenaj zbulon anën e panjohur: “Lef Nosi filolog”, botimet “Naimi”

Libri i ri “Lef Nosi filolog” i Edelajda Cenajt-Çepajt, përfshirë në kolanën albanologjike të botimeve “Naimi”, është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e parë të shekullit XX.
Studiuesja ka bërë kërkime disavjeçare në rezervàtin e koleksioneve të Lef Nosit, një prej fondkrijuesve më të mëdhenj të burimeve arkivistike të Shqipërisë në të gjitha kohërat; si autor, si mbledhës dhe si kodifikues i tyre; si paraprijës i rrjetit arkivor kombëtar shqiptar. Për herë të parë, përmes këtij libri, kërkuesit shkencorë do të kenë në duar një udhërrëfyes të sigurt për një lundrim efektiv në fondet arkivistike të Lef Nosit në të gjithë arkivat institucionalë të vendit: në AQSH, në arkivat vendorë, si dhe në rrjetin e arkivave shkencorë dhe të trashëgimisë, që ruhen pranë institucioneve të dijes kombëtare shqiptare. Përveç përshkrimit arkeografik, paraqitet me qartësi edhe puna thuajse krejt e panjohur e Lef Nosit si ndërmjetës me albanologjinë e Perëndimit, siç ka qenë në traditën e studimeve shqiptare qysh në shekullin XVIII (M. Boçari për F. Pouqueville-in, T. Kavalioti për J. Thunmann-in, K. Kristoforidhi e A. Meksi për G. Hahn-in, D. Voskopojari për W. Martin-Leake-un, Th. Mitko për G. Meyer-in).
“I nisur si një projekt për njohjen, spikatjen dhe interpretimin e asaj pjese të trashëgimisë shkrimore e dorëshkrimore të Lef Nosit, që i takojnë letërsisë ose janë pranë saj (poezi e proza të shkurtra, publicistikë, përkthime e letërkëmbim), studimi është zgjeruar dhe thelluar edhe në disa fusha të tjera, si leksikologjia e leksikografia”, shkruan prof. Shaban Sinani në një vlerësim për librin. Studiuesja, përmes krahasimit me mbledhësit bashkëkohës të traditës gojore shqiptare, sidomos me françeskâjt e mdhâj të urdhrit të të vegjëlve, përveçon profilin e dallueshëm të Lef Nosit, që, ndryshe prej të parëve, shfaqi interesa jo vetëm për lloje e nënlloje të poezisë heroike, por dhe për rrëfenjën e shkurtër dhe fabulën e thjeshtë historike, duke e shfaqur të njëjtën sjellje edhe në gjuhë, larg puritanizmit dhe namuzit leksikor të Rilindjes e të kohëve të mëvonshme. Përmes një tjetër krahasimi, lexuesi sheh në pasqyrë të njëri-tjetrit tre botues dhe tri politika botuese: Lef Nosin me Kopshtin letrar, Jeronim de Radën me Fiamurin e Arbërit dhe Faik Konicën me Albanian.
Ndërsa, prof. ass. dr. Evalda Paci, Qendra e Studimeve Albanologjike, jep këtë vlerësim: “Një personalitet si Lef Nosi kishte kohë që duhej parë në një optikë sa reale, aq dhe serioze e mirëfilli shkencore. Duke pasë qenë ai vetë një personalitet me një formim të plotë human dhe shkencor, duke pasë qenë fort i prirur për të vjelë, përzgjedhur e për të lënë për brezat vlera të mirëqena të elementeve qenësore të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke pasë qenë, gjithashtu, ky i fundit i intencionuar të nxirrte në një dritë sa më të mirë shqipen, kulturën e popullit shqiptar dhe të trevave shqiptare që njihte më mirë...”.
Në këtë monografi për herë të parë bëhet i njohur një fjalor shqip-shqip i panjohur i Lef Nosit, me mbi 5 mijë njësi leksikore dhe me qindra idioma e fjalë të urta, që ruhet në arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Ndonëse në gjendje të dëmtuar, pasuria e këtij fjalori është krahasuar me fjalorët normativë të shqipes (1954, 1984), dhe në këtë proces janë bërë të njohura fjalët dhe kuptimet e munguara prej tij. Autorja ka përfshirë në librin e saj edhe disa sprova botimi të këtij fjalori, duke manifestuar formimin e saj si filologe dhe leksikografe. Ajo ka bërë kërkime përtej dorëshkrimit të këtij fjalori, për të hapur perspektivën e një botimi të plotë të fondit leksikografik të Lef Nosit.
Skeda e librit:
Titulli: Lef Nosi filolog
Autore: Edelajda Cenaj-Çepa
Gjinia: Studim monografik
Redaktor shkencor: Shaban Sinani
Recensues: Prof. as.dr. Albert Riska Prof. as. dr. Evalda PACI
Redaktor letrar: Naim Zoto
Botues: “Naimi” - Shtëpi botuese dhe studio letrare www.botimenaimi.com
ISBN: 978-9928-109-93-4
Copyright: Autore
Nr. i faqeve: 320
Çmimi: 1000 lekë.
Një jetëshkrim i shkurtër për Lef Nosin
Lef Nosi lindi në lagjen Kala të qytetit të Elbasanit më 9 prill 1877. Mësimet e para i mori në vendlindje. Më pas ndoqi gjimnazin grek të Athinës e po aty studioi për farmaceutikë, studime të cilat i ndërpreu pas dy vitesh. Kthehet në vendlindje dhe punon shumë si autodidakt për të fituar kulturë të gjerë. Nis dhe zhvillon një aktivitet të dendur patriotik, publicistik e studimor, duke u bërë një personalitet i njohur dhe me ndikim. Më 1909 zgjidhet nënkryetar i klubit Vllaznia të Elbasanit e po këtë vit themelon dhe drejton shoqërinë Afërdita.
Dha ndihmesë në punimet e Kongresit të Elbasanit (1909) dhe në hapjen e Shkollës Normale. Më 1912 zgjidhet ministër i Postë-Telegrafit në qeverinë e Vlorës. Më 1919-1920 është anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në vitin 1924 mbështeti Revolucionin Demokratik të Fan Nolit, periudhë gjatë së cilës mori postin e kryetarit të bashkisë së Elbasanit. Më 1943 zgjidhet deputet i Elbasanit, kryetar i Kuvendit Kombëtar dhe më pas anëtar i Këshillit të Naltë, detyrë nga ku pas pak kohësh dha dorëheqjen, e cila nuk iu pranua.
Pas ardhjes së komunistëve në pushtet arrestohet më 8 gusht 1945, i akuzuar si bashkëpunëtor i nazistëve dhe ekzekutohet më 20 shkurt 1946.
Lef Nosi, krahas aktivitetit patriotik e politik, u mor edhe me publicistikë si dhe mbi të gjitha me gjurmimin dhe mbledhjen e dokumenteve historikë, materialeve folklorike, etnografike, realizoi studime dhe botoi materiale me vlera albanologjike, si dhe spikati si bibliofil, filatelist, numizmat etj.
Më 1910 boton dhe drejton gazetën Tomorri (të parën gazetë të Elbasanit), gazetë të cilën e ktheu në një tribunë të mendimit kritik dhe kundërshtisë ndaj politikës represive të Xhonturqve. Pasojë e kësaj do të ishte arrestimi dhe dënimi i Nosit me vdekje, dënim i cili u anulua falë presionit të personaliteteve shqiptare të kohës.
Më 1918-1919 boton dhe drejton revistën letrare Kopështi letrar, një revistë me karakter letrar e didaktik. Në të u botuan pjesë letrare e punime nga studiues e letrarë të kohës (E. Haxhiademi, A. Xhuvanin etj.); u risollën shkrime të figurave me peshë (K. Kristoforidhi Gjaja e malsorvet); u botuan materiale të përkthyera nga vetë Nosi, pjesë të mbledhura prej tij (përmendim: tregimi Skënderbe në Gurtë të Bardhë, anektoda Katundari dhe e shoqja etj.); shkrime me natyrë poliedrike etj.
Boton më 1911 Abetare për shkollat fillore meshkujsh e femnash. Më 1912 Abetare për djelmoshat gegë, një abetare ku paraqiten dy alfabete të shqipes, ai i Shoqërisë së Stambollit dhe alfabeti i Kongresit të Manastirit.
Më 1919 boton Kangë Kombëtare, një përmbledhje me këngë folkloriko-patriotike të mbledhura prej tij por edhe krijime të autorëve të njohur shqiptarë të kohës. Në vitin 1925 Nosi boton Dokumenta historike për t’i shërbye historisë tonë kombëtare, në të cilin paraqiteshin një mori dokumentesh zyrtare të Perandorisë Osmane që kishin lidhje me shqiptarët, të kopjuara me besnikëri nga Nosi me qëllim vënien e tyre në funksion të çështjes kombëtare.
Por, pjesa më e madhe e punimeve dhe koleksionit të Lef Nosit gjendet në dorëshkrim, e ruajtur më së shumti në AQSH, AFIKP, AIGJL. Është një pasuri arkivore e përbërë nga dokumente, shkrime, dorëshkrime e punime studimore me natyrë biografike, politiko-shoqërore, gjuhësore, letrare, etno-folklorike, letërkëmbim me personalitete të kohës etj.
Gjithashtu, Nosi krijoi edhe një bibliotekë personale me mbi dhjetë mijë vëllime me vlera albanologjike dhe ballkanologjike, e cila sot gjendet në Bibliotekën Publike të Elbasanit dhe një pjesë në Bibliotekën Kombëtare.
Njëherazi Lef Nosi ka meritën e shpëtimit të dorëshkrimeve të Anonimit të Elbasanit, Dhaskal Todrit, Kostandin Kristoforidhit. Lef Nosi zotëronte disa gjuhë, anglisht, frëngjisht, greqisht, turqisht, italisht.
Pothuajse në mënyrë konstante ai mbante kontakte dhe bashkëpunonte me personalitete të kohës (përmendim bashkëpunimin me Norbert Joklin). Mbi të gjitha vlen të përmendet bashkëpunimi i ngushtë i Nosit me antropologen Margaret Hasluck, duke dëshmuar të vetmin rast në etnofolkloristikën shqiptare të bashkëpunimit të drejtpërdrejtë e të suksesshëm midis mbledhësit dhe studiuesit.
Një letër e Lef Nosit si ministër i Postë-Telegrafit në qeverinë e I. Qemalit.
Një letër e Lef Nosit si ministër i Postë-Telegrafit në qeverinë e I. Qemalit. Letra u është dërguar nëpunësve të postës në të gjithë Shqipërinë me rastin e njëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit:
Dita e sotme e indipendencës tonë kombëtare të cilën të huajët na e kishin grabitun që nga sot pes qind vjet asht ma e shenjta e ma e lumëta ditë për gjithë kombin Shqiptar. Sot stërgjyshënit tonë qi derdhën gjakun pa kursim për të mos e humbun atë, çojnë kryet nga varret edhe marrin pjesë në këtë kremtim të ngazëllushëm, edhe vllezënit tonë qi mbetën ndën zgjedhën e armiqvet, kremtojnë me zëmër bashkë me ne tyke pritur qi sot mot mot të jenë bashkuar me mamën Shqipënie. Tyke i lutun Zotit qi të mbushi gjith shpresat e dëshirat tona ju uroj përmot e gëzuar ditën e sotme.
Lef Nosi.
Kjo është një letër dërguar më 28 nëntor 1913 prej Lef Nosit nëpunësve të të gjitha zyrave postare e telegrafike të Shqipërisë, me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. AQSH, Fondi 32, Lef Nosi, Dosja nr. 54.
(Fragment nga libri “Lef Nosi filolog” i Edelajda Cenaj, botimet “Naimi”, Tiranë 2015)

Kosova dhe Turqia me bashkëpunim të gjerë në fushën e kulturës

Kosova dhe Turqia me bashkëpunim të gjerë në fushën e kulturës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti ministrin turk të Kulturës dhe të Turizmit, Yalçin Topçu, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet mes dy shteteve në fusha të ndryshme, veçmas në kulturë e turizëm.
Ministri Yalçin Topçu e falënderoi ministrin Shala për mikpritjen dhe njëkohësisht shprehu përkushtimin e Qeverisë turke që edhe në të ardhmen të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, sidomos në procesin e anëtarësimit në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare, siç është tani procesi i UNESCO-s.
Po ashtu, ministri turk Topçu foli për nevojën që Kosova të forcojë paqen dhe bashkëjetesën mes komuniteteve, në të mirë të një rajoni më të qetë dhe më stabil.
Ministri turk Topçu u shpreh për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës, edukimit dhe ekonomisë, si dhe premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë në këto fusha.
Ministri Shala e falënderoi ministrin Topçu për vizitën në Kosovë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës në shumë fusha, para si dhe nga procesi i pavarësimit e këndej, duke vënë theksin sidomos te ndihma që i jepet Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Ministri Shala gjithashtu u shpreh se bashkëpunimi me Turqinë ndihmon paqen dhe stabilitetin në rajon dhe krijon bazë për bashkëpunime në shumë fusha me rëndësi.
Ministri Shala theksoi se Kosova ka të përcaktuar rrugën e saj politike, që është integrimi në strukturat euro-atlantike, dhe në këtë pikë, perspektivat e dy vendeve tona janë të përbashkëta.
Ndërmjet ministrit Shala dhe atij turk Topçu u bisedua edhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore. Në këtë pikë, Shala përmendi ndihmën e vazhdueshme që TIKA dhe agjenci të tjera turke i kanë dhënë trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Ministri i Kulturës, Prof.Dr. Kujtim Shala shuan jetën kulturore të Prishtinës

Ministri Shala shuan jetën kulturore të Prishtinës

Bota Sot | 05.11.2015 10:54
Ministri Shala shuan jetën kulturore të Prishtinës
Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, brenda një kohë të shkurtër vrau jetën kulturore në Prishtinë.E fundit,festivali Skena UP rrezikon të mos mbahet për shkak të heqjes apo zvogëlimit të financimit.
Yje të ndryshme të kinemasë ndërkombëtare, këngëtarë, figura të tjera publike të huaja dhe shqiptare nga fusha të ndryshme, qindra studentë të huaj etj etj, që shpreheshin gjithë entuziazëm dhe pozitivizëm për festivalet të shumta të filmit,muzikës që organizoheshin rregullisht në Prishtinë, do të mbeteshin pa fjalë nëse do të kuptonin që shumica e këtyre organizimeve premtuese nuk mbahen më.
Ose, që rrezikohen të mbahen për arsye shumë banale, saktësisht, nga një vendim i ministrit të Kulturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kujtim Shala, i cili sikurse me sëpatë, ka shkurtuar në minimum financimin apo mbështetjen për këto festivale.
Duke vrarë përfundimisht jetën kulturore në Prishtinë, jetë e cila e pati dalluar Prishtinë viteve të fundit në raport me kryeqytetet e vendeve fqinje.
Ministri i Kulturës, Kujtim Shala prej se ka marrë udhëheqjen e këtij dikasteri ka “vrarë” festivalet kulturore të kryeqendrës. Jo vetëm që ka zvogëluar buxhetin për organizimin e tyre, por shumë prej tyre janë rrezikuar që mos të mbahen fare.
DAM Festival, Skena Up, PriFilmFest, Ars Kosova, Expo Art 40, Fryma e Re, Albaniada, Baushtellë, NineEleven, Pianisti i Ri, Kamer Fest, Re Musica, Galeria Qahili, Festivali RiDu, Galeria Open Art, Kosova Arkitektion Foundation, LambdaLambdaLambda, Rexho Mulliqi...etj,janë vetëm nga disa festivalet, të cilat janë janë përballur me probleme të ëmdha, pikërisht ëpr shkak të shkurtimit të mjeteve buxhetore nga Ministria e Kulturës që drejtohet nga Kujtim Shala.
Janë 28 organizata e festivale të cilat tashmë kanë krijuar një Rrjet të Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës në Prishtinë, të cilat kanë kërkuar shkarkimin e ministrit Shala, pikërisht për shkak të ndarjes së vockël të mjeteve buxhetore, duke bërë kështu ngufatjen për organizimin e këtyre festivaleve kulturore.
Fatos Berisha, drejtor artistik i “PriFest”, Festival i Filmit Ndërkombëtar, ka thënë për Rtklive se Ministri me veprimet e tija, duke shkurtuar buxhetin ka “vrarë” organizimin e festivaleve kulturore.Ai ka bërë të ditur se ministri Shala i ka ndarë vetëm 5 mijë euro për Festivalin që drejton për dallim nga viti paraprak që ishin dedikuar 22 mijë euro. Sipas tij, ky vendim i kabinetit të ministrit që të ndahen vetëm 5 mijë euro erdhi përkundër që komisioni i brendshëm i Ministrisë kishte propozuar që mbështetja për PriFest të jetë 15 mijë euro.
“Pse dhe si kanë vendosur kështu, në bazë të cilave kritere, askush nuk e di, përkundër kërkesës me shkrim për sqarime. Dhe kjo mostër ishte përdorur për pothuaj të gjithë aplikuesit në konkurs”, ka thënë ai.
Drejtori i “PriFest-it” tha se ishte pikërisht Ministria e Kulturës që patë paralajmëruar se në qershor të këtij viti do të hap konkurs të dytë për projekte në organizimin e festivaleve, pro që një gjë të tillë nuk e ka bërë ende.
”Kjo nuk ka ndodhur dhe u vërtetua që ishte blof dhe improvizim i momentit nga MKRS, në tentim të menaxhimit të situatës së krijuar pas vendimeve skandaloze të fillimvitit, kur i shkurtuan fondet shumicës dërmuese të festivaleve dhe institucioneve te pavarura të kulturës”, ka thënë ai. Sipas Berishës, kabineti i Ministrit, gjithashtu ka ndryshuar kokë në vete vlerësimet e komisioneve për projektet qe i kishte emëruar vet.
“Tani, pas gjithë këtyre veprimeve të turpshme brenda vitit që po lemë pas, erdhi koha që MKRS të hap konkurs për vitin e ardhshëm. Dhe, nuk shoh qe diçka ka ndryshuar ne qëndrimet arrogante dhe mospërfillëse kundrejt kërkesave te pandërprera të artisteve dhe organizatoreve të eventeve kulturore të pavarura për publikim të kritereve për konkurs, dhe inkuadrim të komunitetit në komisionet vendimmarrëse”, ka thënë ai.
Madje, ka drojën se shumica dërmuese e institucioneve të pavarura të kulturës ka rrezik që mos të aplikojë fare, nëse ministri Shala nuk ndërron qasjen dhe nuk publikon kriteret e konkursit dhe emrat e komisioneve. Drejtori artistik i “PriFest-it” është skeptik se vitin që vjen mund të ndryshojë diçka për të mire për aq sa kohë MKRS-ja ka një qasje të tillë në raport me institucionet e pavarura të kulturës.
Jo vetëm Berisha që kritikon Ministrinë e Kulturës për shkurtim të buxhetit, por i pakënaqur me veprimet e ministrit Shala është edhe menaxheri i Festivalit “SKENA UP”, Vullnet Krasniqi. Ai ka thënë se pa asnjë arsyetimin Ministria e Kulturës ka zvogëluar buxhetin për Festivalin “SKENA UP” nga 15 mijë euro sa ishte vitin paraprak, në vetëm 4 mijë euro për sivjet.
Sipas tij, ky shkurtim i buxhetit është një sulm ndaj institucioneve të pavarura të kulturës, e sidomos ndaj studentëve, sikurse është Festivali “SKENA UP”. “Fakti që Ministria e Kulturës na ka shkurtuar pa asnjë arsyetim buxhetin duke na dhënë vetëm 4 mijë euro me të cilat nuk mund të bësh asgjë, kemi refuzuar si shenjë proteste dhe indinjate për këtë veprim kundër festivalit të studentëve. Me këto para festivali është gati i pamundur të mbahet”, ka thënë ai.
Krasniqi porosit Ministrin e Kulturës Kujtim Shala që të merr mësim nga vendimet e deritashme, të cilat kanë shkaktuar krizë kulturore në Kosovë, e posaçërisht në Prishtinë.
“Pas vendimit të ministrit, Prishtina si qytet i kulturës ka vdekur. Prandaj presim që vitin e ardhshëm, ministri Shala mos bëjë gabimin e njëjtë në ndarjen e buxhtetit ”, ka thënë menaxheri i festivalit “SKENA UP” Vullnet Krasniqi.
Ndërkaq, Besa Luzha, drejtoresh e “Chopin Festival” thotë se shkurtimi i buxhetit nga ministri Shala ka sjell në një situatë që shumë festivale jo vetëm që të përballen me problem serioze, por edhe të kenë të pamundur organizimin e tyre.
“P.sh Jazz Festivali, një festival shumë i mirë, që ka pasur të mbahet në nëntor është anuluar , por fat të njëjtë fatkeqësisht kanë pasur edhe shumë festivale tjera”, ka thënë ajo.
Sipas saj ishte fyese që Ministria e Kulturës kishte planifikuar t’i ndajë vetëm 2 mijë euro për organizimin e ‘Chopin PianoFEST”, prandaj edhe në shenjë revolte ka shtuar ajo, janë refuzuar mjetet e planifikuara nga Ministria.
“Të indinjuar, kemi refuzuar ato 2 mijë euro dhe ia kemi dalë disi edhe pa mjetet simbolike te Ministrisë”, ka thënë ajo. Luzha thotë se i është bërë kërkesë ministrit Shala që të merret më seriozisht me ngjarjet që janë bërë ikonë dhe që kanë përfaqësuar në mënyrë dinjitoze shtetin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të kulturës.
Premtimet e Ministrisë së Kulturës, ka thënë ajo, për hapjen e një raundi të dytë të konkursit për organizimin e festivaleve s’ka qenë fare e planifikuar me vetë faktin që deri më tani nuk është hapur një raund i dytë i konkurrimit. Ndërkaq, edhe Drita Rudi thotë se është gjynah i madh që festivalet e mëdha dhe më traditë mos të kenë përkrahje financiare nga Ministria.
Por ,zyrtarë nga Ministria e Kulturës arsyetohen se ky dikaster qeveritar ka trashëguar borxh të madh gati prej 77 mijë euro, prandaj edhe e ka pasur të pamundur të ndajë buxhet më të madh për projektet kulturore. Ndue Ukaj, zyrtar për informim në MKRS ka thënë se ky dikaster qeveritar ka një kod buxhetor prej 805 mijë eurosh, më të cilin subvencionin fushën e kulturës. Në këtë kod, ka shtuar ai, hyjnë edhe subvencionet për festivale.
”Ne kemi trashëguar detyrime nga viti i kaluar, që lidhen me subvencionet në fushën e kulturës. Por, tash jemi në proces të vlerësimit dhe rishikimit të Rregullores për Subvencione dhe më pastaj do të punojmë që të saktësojmë shumën e fundit për shpalljen e dytë brenda muajit nëntor”, ka thënë Ukaj.

Ilir Demaliaj: “Guri i fundit i dominosë”

Ilir Demaliaj: “Guri i fundit i dominosë” (Video)
Protagonisti i njohur i protestave demokratike të vitit 1990 Ilir Demaliaj, sapo ka botuar librin e tij të ri me dëshmi historike “Guri i fundit i dominosë”. Zoti Demaliaj thotë nga Tirana se Shqipëria është përsëri edhe sot përballë të njëjtave sfida demokratike, si ato të vitit 1990. Ai thekson se pas 25 vjetësh të Lëvizjes Demokratike, klasa politike vazhdon të abuzojë me pushtetin, dhe të përfshihet në korrupsion e krime.25 vjet më parë autori Ilir Demalia ishte një nga të rinjtë më të guximshëm në ngjarjet e vitit 1990, të cilat kulmuan me shpërthimin e lëvizjes demokratike të vitit 1990.
Ai sapo ka botuar librin me dëshmi “Guri i fundit i dominosë” për ngjarjet e gjysmës së parë të vitit 1990, kur shumë të rinj kërkuan lirinë duke hyrë masivisht në ambasadat e huaja të vendosura në Tiranë.
Shoqëria shqiptare, thotë zoti Demalia, ende nuk ka ngritur një raport të saktë me të vërtetat e lëvizjes demokratike.
Aq më pak ka ndërtuar një raport me të vërtetën elita e asaj kohe dhe kompromentimi i saj me regjimin komunist.
Sipas tij, ende nuk është ndëshkuar e keqja e komunizmit dhe pa këtë ndëshkim nuk mund të ketë zhvillim moral dhe shtetëror.
Zoti Demalia thotë se në Shqipëri ende mungojnë dhe nuk respektohen liritë njerëzore, përveç lirisë së fjalës, e cila ka degraduar qysh nga parlamenti deri tek qytetarët.
Sipas tij, shqiptarët ende kanë një shoqëri të mbyllur, megjithë dëshirën për të arritur vendet demokratike.
Edhe tani, pas 25 vitesh, Shqipëria është guri i fundit i dominosë, thotë ai, duke u sjellë rrotull miteve të rreme të demokracisë së saj.
Zhvillimi i vendit me makina dhe pallate, i cili përmendet vazhdimisht si sukses, thotë autori Demalia, është në fakt një produkt kaotik i qeverive kaotike shqiptare, dhe mbi të gjitha nuk përputhet me papjekurinë e madhe demokratike të institucioneve në Shqipëri.
Ai theksoi se kudo nëpër Tiranë ka biseduar me njerëz të varfër dhe të frikësuar nga shteti, që i kujtonin atmosferën e diktaturës, sepse po mbizotërojnë korrupsioni dhe dhuna.
Me librin e tij Ilir Demalia ka sjellë dëshminë e tij të vërtetë mbi ngjarjet e vitit 1990 dhe kërkon që përmes dëshmive të sinqerta të të gjithëve të funksionojë edhe vetë demokracia shqiptare, mbi bazën e të vërtetës, vullnetit të mirë për ta zhvilluar vendin, pikësëpari duke respektuar të drejtat njerëzore dhe duke pastruar administratën nga abuzuesit e pushtetit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...