2015-11-13

Jeta e “Nënë Terezës” mes polemikave

Nënë Tereza, humanitarja më e madhe e njerzimit është kthyer sërish në qendër të vëmendjes botërore për shkak të punës së saj si misionore.

5






Në Indi po vazhdon polemika pas deklaratës së një lideri hindus, i cili kishte thënë se puna humanitare e Nënës Terezës kishte vetëm një objektiv, për të konvertuar njerëzit në të krishterë. “Shërbimi i Nënë Terezës do të ishte i mirë. Por shërbeu duke pasur vetëm një objektiv, për të konvertuar individët, të cilëve u shërbente në të krishterë”, kishte thënë Bhagwat. Politikanët e opozitës kanë kritikuar deklaratën e tij derisa shumë indianë kanë shprehur zemërimin nëpër rrjetet shoqërore. Por kjo deklarat nuk u prit mirë nga shumë banorë dhe pushtetar të Indisë.  “Nënë Tereza ua kishte kushtuar jetën të varfërve”, ka theksuar lideri i të krishterëve në New Delhi, ati Savarimutu. “Nënë Tereza s’do të duhej të ofendohej në këtë mënyrë”, ka deklaruar lideri i opozitës, Rajiv Shukla. Nënë Tereza, e cila kishte punuar për më shumë se 50 vjet duke ndihmuar të varfrit në Kalkuta, kishte themeluar organizatën “Misionarët për bamirësi” dhe ishte shpërblyer edhe me çmimin “Nobel” për punën e saj, më 1979. India po ashtu kishte njohur kontributin e shqiptares së shquar, duke e nderuar me çmimin “Perla e Indisë”, çmimin më të lartë civil në vend.

Kjo deklarat nuk u prit mirë edhe nga shumë qytetarë shqiptarë, ku “Nënë Tereza” është një nga personalitetet më të njohura shqiptare. Nënë Tereza është një nga përfaqësueset më të denja shqiptare sot në botë, ku i tërë kombi shqiptar krenohet me misionin e saj humanitar.
Pёr popullin tonё, Nёnё Tereza ёshtё modeli dhe personifikimi i kulturёs tё harmonisё fetare, ajo eshte pjese e kujtesës kolektive dhe e ndërgjegjies tё popullit shqiptar.
Po si e njohin shqipatarët Nënë Terezën?

0











Prof Dr Lutfi ALIA, ka botuar një shkrim në lidhje me njohjen e Nënë Terezës nga kombi shqipar. Sipas tij, dita kur Nënë Tereza mori çmimin Nobel, shënoi një faze të re të njohjes tё gruas të famëshme në botë, që i pushtoi zemrat e shqiptarëve, kudo ndodheshin.
Nënë Tereza u pёrmend për herë të parë në shtypin shqiptar tё diasporёs dhe me pas nё shtypin kosovar, në gazetën “Rilindja”, me 25 tetor 1979, me botimin e telegramit të Titos drejtuar Nënë Terezës me rastin e marrjes së çmimit “Nobel”.
Gazeta “Rilindja”, më 10 korrik 1986, njoftoi takimin e Nënë Terezës me Fidel Kastron dhe në gusht 1989 pёr vizitën e parë në Tiranё.
Nё Shqipёri, Nёnё Tereza u bё e njohur vetёm pas vizitёs historike nё javёn e parё tё gushtit 1989. Ardhja nё atdhe u pasqyrua me lajme të shkurtёra, ku u njoftua vizita, pa tё dhёna tё tjera përcjellëse por vetёm: “Mbërriti për vizitë private Nënë Tereza”, si dhe njoftoi takimet me personalitetet shtetёrore dhe politike të asaj kohe.
Në gusht 1989, gazetat “Zëri i popullit”, “Bashkimi”, “Zëri i rinisë” dhe ATSH shkruajnë në pak radhë, se Nënë Tereza bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe në varrin e nënës dhe te motrës së saj etj. Gjithashtu dhe TV shtetёror transmetoj disa pamje nga kёto aktivitete, tё shoqёruara me komente tё shkurtёra
Nё vitin 1990 nisi një valë artikujsh me përshkrime, me informime dhe me qëndrime intelektuale për figurën e Nënë Terezës, çka ndikoi dukshëm ne intensifikimin e njohjes me misionaren shqiptare.
Nё kompensim të mosnjohjes dhe mohimit në të kaluarën të figurës të shkupianes së shquar, shtypi shqiptar nxitoi të ndjekë kronologjinë e jetёs tё motrёs katolike dhe aktivitetet humanitare tё Misioneve te Dashurisë nëpër bote, duke u afruar pranë Nёnё Terezёs, me ndjesi nderimi dhe krenarie dhe pse me 60 vjet vonesë.
Don Lush Gjergji, bibliografi i Nёnё Terezёs, ёshtё ndёr tё parёt qё shkruajti një seri artikujsh nё gazetёn “Rilindja” tё Kosovёs dhe nё vitet nё vazhdim botoi 15 libra, tё dedikuara jetës dhe veprës së saj si motër katolike dhe si misionare humanitare. Shumica e kёtyre librave janё pёrkthyer nё mbi dhjetё gjuhё tё huaja.
Ngurtësinë e shtypit shqiptar, e theu pёr herё tё parё shkrimtari, gazetari dhe diplomati Luan Rama, i cili në vitin 1990 botoi në revistёn “Ylli” shkrimin “Fytyra e ndritur e humanizmit”, ku e përshkroi portretin e Nënë Terezës tonё, madje theu dhe tabut e kohës, pasi tregoi dhe pёr aktivitetin e saj si motër katolike dhe si misionare humanitare, nё ndihmë për të varfërit.
Nё vitin 1990, Drita Siliqi, nё njё shkrim nё revistёn “Shqiptaria e Re”, i pёrcolli publikut shqiptarë emocionet e vizitёs sё dytë dhe dekorimin e Nёnё Terezёs me urdhërin “Naim Frashëri”, që i u akordua me rastin e 80 vjetorit tё lindjes. Drita Siliqi, kёto dy ngjarje i trajtoi me rëndësi të madhe për jetёn dhe kulturёn shqiptare.
Po në vitin 1990, gazetari Petro Dhimitri, nё gazetёn “Bashkimi”, botoi shkrimin: “Nënë Tereza e mbarë botës”.
Don Lush Gjergji kishte botuar disa libra dhe shumё shkrime nё shtypin periodik kosovar dhe botёror, ku pasqyronte jetёn dhe veprёn si misionare katolike dhe humanitare tё Nёnё Terezёs, por ato nuk njiheshin nё Shqipёri, madje si materiale me karakter fetar ishin tё ndaluara tё hynin nё vendin tonё.
Nga viti 1991 shtypi kosovar sjell intervistat e para me Nënë Terezën, ku çfarë përpiqej të mohohej nga qarqet ekstremiste, e pohoi Ajo me vetë gojën e saj duke thënë: “Unë jam Tereza e Kalkutës, por me origjinё dhe me gjak jam shqiptare …
Nё prill të vitit 1993, gazeta e pavarur “Shqip”, botoi mesazhin historik tё Nёnё Terezёs drejtuar popullit shqiptarё, ndёrsa gazetat e tjera dhe kanalet e shumta televizive mbajtёn qёndrim indiferent.
1























Shkaqet  kësaj heshtje të gjatë janë historike.
Është i njohur fakti se regjimi komunist, pёr shumё vite ia ndaloi ardhjen nё atdhe dhe kjo ishte arsyeja e largimit në kohë e njohjes së Nënë Terezës nga shqiptarët. Kjo heshtje, ky borxh i madh moral ndaj Nёnё Terezёs, u kompensua pas vizitёs sё parё dhe nё vizitat e më vonёshme, kur shumë gazetarë, shkrimtarë, piktorë, skulptorë, analistё dhe sociologё në Shqipëri, ne Kosovë dhe në diasporë, u bënë shume aktivë në prezantimin e jetёs dhe tё veprave së saj, ndёr tёcilët rendis: Dr. Don Lush Gjergji, Luan Rama, Drita Siliqi, Petro Dhimitri, Ismail Kadare, Anton Nikё Berisha, Ali Podrimja, Visar Zhiti, Frank Shkreli, Gjin Gjomarkaj, Don Prend Kola, Rrok Berisha, Imzot Rrok Mirdita, Klajd Kapinova, Engjell Koliqi, Perparim Kabo, Liliana Verdho, Pjetër Pepa, Aurel Plasari, Mehmet Gëzhilli, Abdullah Zeneli, Genc Leka, Elvi Sidheri, Marjan Sebaj-Sopi, piktorёt Maks Velo, Lumturi Blloshmi, Agim Sulaj, skulptorët Thoma Thomaj, Luan Mulliqi, Armida Laçej, N. Nini, S. Spahiu, V. Rakaj, kineasti Gani Mehmetaj etj, etj.
Nё vitin 1994, Donika Omari përktheu në gjuhën shqipe librin “Tereza e Kalkutës, Lapsi i Zotit”, vepër e gazetares italiane Franka Zambonini,kёsisoj opinioni shqiptar e njohu më mirё figurën e shqiptares më të shquar të shekullit.
Ndarja nga jeta e misionares shqiptare mё 5 shtator 1997 dhe zhvillimi i ceremonisë mortore nё Kalkuta, shënuan kulmin e jehonës në mediat shqiptare, të cilat shkruanin në një zë: “Bota shqiptare sot në zi!”; “Bota sot është jetime!” etj.
Në 1997 në Muzeun Historik Kombëtar, nisi puna për të mbledhur bibliografinë e shkrimeve për Nënë Terezën, material i shpërndarë në shumë zëra bibliografikë në botё dhe në Shqipëri, të shtrira nga viti 1969, kur u botua libri i parë në gjuhë të huaj, me autor Peter Dwan: Aposte of the unwanted Mother Tereza(Melburn, Australi) dhe deri në vitin 2003, kur pёrfundoi sistemimi i bibliografisë kronologjike tё Nёnё Terezes, qё u botua në një libёr të veçantë.
 Duke filluar nga viti 1990, populli shqiptar, kisha katolike dhe institucionet shqiptare, filluan të kremetojnë pёrvjetorin e lindjes e nga 19 tetori 2003 edhe festën e kultit te lumturimit të Nënë Terezës. Më 2007, në pёrkujtim të 10-vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës, Biblioteka Kombëtare prezantoi për herë të parë arkivin e bamirëses dhe fondin antikuar me dorëshkrime të shёnjtorëve të Shqipërisë. Më 20 – 30 gusht 2010, në pёrkujtim tё 100 vjetorit të lindjes të Nënë Terezёs, Biblioteka Kombёtare hapi nё Tiranё ekspozitën “Shqi-përia vend shёnjtorësh”, ku figura e saj zinte njё vend qendror. Ekspozita u vizitua nga shumё njerёz, sidomos nga moshat e reja. Këto dy festa janë bërë tradicionale për shqiptarët, dhe kremtohen me ceremoni e aktivitete të shumta fetare, kulturore dhe artistike, qё bёhen mё tё bukura dhe mё dinamike nga pjesmarrja masive e rinisë, por dhe e banorёve tё besimeve tё tjera fetare.
Ky admirim dhe nderim nuk ёshtё rastёsi, por shprehje e respektit ndaj besimeve dhe tё figurave tё shquara tё gjitha besimeve fetre.
Por si ndodh jo rrallë me ne, paradoksi shqiptar i pёrfshiu dhe dy festat e Nёnё Terezёs. Kësisoj, 102 vjetori i lindjes nuk u pёrkujtua si duhej nga institucionet dhe nga mass media, qё pothuajse e harruan kёtё festё, pёr pasojё 26 gushti 2002 kaloi si një ditë e zakonëshme.
2









Me këtë amnezi alla-shqiptare, sikur u plotësua dëshpërueshëm një nga kredot e saj, pasi Nënë Tereza nuk dёshironte ceremoni dhe as veneracione vetjake, andaj porosiste të mos merreshin me të duke e lavdëruar, por të donin njëri-tjetrin si dinte të donte ajo, çka e kishte shprehur qartё e fuqishëm në mesazhin drejtuar popullit shqiptar më 30 prill të vitit 1993, që u botua në gazetën e pavarur “Shqip” dhe qё mbetet mesazhi i parë historik, i dhënë nga Nënë Tereza në Shqipёri.
Ndërsa në Shqipëri u harrua, Kosova i festoi pёrvjetoret me shumë aktivitete, po ashtu dhe shqiptarёt e Maqedonisë, kremtuan 102 vjetorin e lindjes tё Nënë Terezës shqiptare, të shkupianes së famёshme.
Përvjetori i lindjes dhe dita e shpalljes e lumturumia Nënë Tereza, kremtohen rregullisht në Hindinë hinduiste, ku ajo punoi per 70 vjet duke ndihmuar tё varfёrit dhe ku dha dritë dhëmbshurie kundër tё gjitha errësirërave dhe të asaj që davaritej mbi atdheun e vet dhe që e donte më gjithë forcën e shpirtit.
Kёto dy pёrvjetore festohen dhe nё shume vende tё tjera te botёs, duke filluar nga Italia fqinje, deri nё Australi; nga USA, deri nё Ban-gladesh; nga Danimarka deri nё Burkina Fasso e nё Afriken e Jugut, ku ipeshkёvitё dioqezane tё kёtyre vendeve, nuk harrrojnё tё organizojnё mesha dhe aktivitete nё nderim tё veprёs tё Nёnё Terezёs.
Përse me ne shqiptarёt ndodh të harrojmë, çka nuk duhet harruar?
Dihet dhe nuk dyshohet se Nënë Tereza është shqiptare, e ka thënë ajo vetë, madje sa më shumë vite kalonin e sa mё shumё i rritej fama, aq më shpesh e përsëriste. Nё tё gjitha vendet e botёs, shtypi shkruan: Motra shqiptare, Nënë Tereza shqiptare, humanitaria e shquar shqiptare, Nёnё Tereza shqiptare e Kalkutёs etj,
Bota e njeh dhe e shpreh pёrkatёsinё shqiptare tё Nёnё Terezёs, por rëndësi ka sa ndihen vetё shqiptarët të Nënë Terezës dhe sa janё ata të lidhur me dashurinё e saj hyjnore?
Nuk ka dyshime se Nënë Tereza ёshtё e jona, të gjithё e duam dhe e nderojmë, por ne duhet të mësojmë ta duam më mirë dhe më shumë Nёnёn tonё tё shёnjtё e njёkohёsisht tё respektojmё e tё duam dhe veten tonё, tё respektojmё e tё duam dhe të tjerët.
Institucioni i kujtesës tonë kolektive nuk duhet ta lërë kalendarin e vet, që ta mbulojë pluhuri e tё harrojmё festat e Nёnё Terezёs.
Ne jemi ato që kujtojmë, thotë një poet i madh europian, por ne jemi dhe ato që harrojmë, ka shtuar me dëshpërim poeti Visar Zhiti.
Të mësohemi ta mbajmë dhe ta nderojmë Nënë Terezën, ashtu si e respekton dhe e nderon e gjithё bota, qё Ajo e ka pushtuar me dashurinё dhe me veprat e shumta shpirtёrore dhe humanitare.
Ne duhet tё kuptojmë se populli shqiptar e ka pjese tё vetёn Nene Terezёn, këtë vlerё tё çmuar kombёtare e gjithёbotёrore, por duke e harruar, i krijojmë vetes një boshllёk të ndjeshëm shpirtёror e kulturor, ndërsa në imazh, krijojmë zbehje të panevojёshme para botës.
4
Nënë Tereza ka bërë shumë për Shqipërinë dhe Shqipёria i detyrohet shumë.
Ajo i pёrket tё gjithё shqiptarёve kudo ku janё nё botё, por ne duhet të dimë të marrim shumë nga vlerat dhe virtytet e saj dhe t’i aplikojmë në jetën tonë të përditëshme.
Nënë Tereza erdhi shume herё nё Shqipёri, madje rrinte gjatё dhe ndjehej e lumtur nё atdheun dhe me fisin e vet, si e theksonte shpesh. Vinte si vajza e shtёpisё, si motёr katolike dhe si misionare humanitare dhe populli ynё e priti dhe e nderoi nё gjithё madhёshtinё e saj.
Nёnё Tereza, ishte figura me e fuqishme e ekumenizmit dhe e dialogut ndёrfetar, andaj e takonin dhe e nderonin tё gjithё katolikё, myslimanё, ortodoksё, bektashi, protestantё, laikё, agnostikё dhe ateistё, ajo ishte Nёna e tё gjithё shqiptarёve.
Edhe pse ishte motёr katolike, nderimi dhe kremtimet e figurёs sё saj, zyrtarisht nё Shqipёri morёn karakterin e një procesi laik, për arsye se kultura shqiptare, për vetë tiparet historike dhe kulturore tё bashkёjetesёs dhe harmonisё ndermjet katёr besimeve fetare, e ka më të lehtë t’i pёrvehtësoi personazhet, që nuk njësohen vetëm me një fe të caktuar, por edhe i nderon dhe klerikёt e feve tё tjera, kur ato shquhen nё veprimtaritё patriotike pёr unitetin kombёtar .
Katolikët shqiptarë e adhurojnë kultin e Nënë Terezës sipas kano-neve tё tyre fetare, ndёrsa pёr banorёt e besimeve tё tjera ёshtё mё i pёrshtatshёm modeli laik, pasi hynё mё lehtё në kulturën kombëtare. Tashmё, populli ynё i ka njёsuar Skënderbeun, Ismail Bej Vlorёn dhe Nënë Terezën, si figurat mё tё shquara tё historisё shqiptare dhe nё kёtё mёnyrё ka shprehur aftësitë kulturore duke i kombëtarizuar kёto tre figura tё shquara përtej identiteteve fetare.
Figura e Nёnё Terezёs sintetizon elemente ekumenike e ndërfetare, që dallohen lehtë në kredon e veprimtarisë së saj tё shquar nё shёr-bim tё njerёzve qё vuajnё, pavarёsisht nga pёrkatёsia fetare, ashtu si i ka konkretizuar keto tipaare dhe në veshjen e veçantё tё urdhёrit Misionaret e Dashurisё.
Nё Shqipёri, katolicizmi i Nënë Terezës nuk pёrceptohet në mënyrë të njëtrajtёshme, ndersa vlerat njerëzore dhe kulturore që përfaqëson, pёrceptohen lehtёsisht, njëlloj nga tё gjithё dhe nga banorёt e besime-ve tё tjera fetare.
Kombёtarizimi i figurёs tё Nёnё Terezёs u arrit shumё vonё, shumё dekada pasi ishte ndёrkombёtarizuar si personazh i shquar nё realitetet multifetare, ku sherbeu me pёrkushtim dhe ku fitoi jehonё mediatike nё saje tё vlerave njerёzore, qё realizoi me veprat e saj fetare dhe humanitare.
Proçesi i kombёtarizimit e kultivoi figurёn e Nёnё Terezёs nё kultu-rёn e sotme shqiptare, me identitetin e saj shqiptar, por pa insistuar nё ekskluzivitet, pra pa e “privatizuar” nё nivel kombёtar, ndryshe nga ndёrkombёtarizimi, qё ndoqi rrugёn e pёrgjithёsimit nga tё gjithё popujt e botes, tё cilёt shpejt i pёrvehtёsuan vlerat e mёdha shpirtёrore, shoqёrore, kulturore dhe morale tё Nёnё Terezёs.


6








Kur Nёnё Tereza u shndёrrua nё njё figurё tё shquar, kur e pushtoi botёn, kur u bё e famёshme, fqinjёt tanё ballkanas u zgjuan dhe pёrgatitёn grackёn, duke pretenduar sejcili pёrkatёsinё etnike tё saj.
Maqedonёt, qё nuk janё shqiptarё, ngritёn nё Shkup dhe shtёpinё muze tё Nёnё Terezёs dhe duke filluar nga tabela bazoriliev nё portёn kryesore dhe treguesit e materialeve tё ekspozuara, i kanё shkruar nё gjuhёn bullgare arkaike, pra jo nё gjuhen shqipe, por kjo pёrpjekje qёllimkeqe nuk mund ta ndryshoi dhe as tё fshehi tё vёrtetёn, pёrka-tёsinё shqiptare tё Agnes Gonxhe Bojaxhiut – Nёnё Terezёs.
Dihet dhe nuk dyshohet se Nënë Tereza është shqiptare. E ka thënë ajo vetë dhe sa më shumë vite kalonin dhe sa mё shumё i rritej fama, aq më shpesh e përsëriste, madje e ka shprehuar publikisht nё shumё predikime liturgjike nё gjuhёn shqipe nё Maqedoni, nё Kosovё, USA, Belgjikё, Francё, Itali, Australi etj.
Kёtë fakt e ka deklaruar kisha katolike e ka theksuar Papa Gjon Pali II, e pasqyron gjёrёsisht shtypi i huaj, duke e përsёritur gjithёnjё e mё shpesh: Nënë Tereza shqiptare e Kalkutёs, Nёnё Tereza humanitaria e shquar shqiptare etj.
Pas ndarjes nga jeta e Nёnё Terezёs dhe kur u bёnё publike “letrat sekrete” edhe shtypi shqiptar u pёrfshi nё kritika, madje tentoi tё çmitizoi figurёn e saj dhe nё kёtё fushatё sulmesh shtjerrkeqe ata gjetёn mbёshtetje dhe nga disa fraksione ekstremistash myslimanё.
Kjo marrёzi allashqiptare ishte vazhdim i farsave, qё luhen pёr tё çmitizuar Gjergj Kastriotin – Skёnderbeun dhe Ismail Bej Vlorёn.
Si duket nje kategorie shqiptarёsh, u pёlqen tё bёhen prototipa tё thёnies “nemo propheta in patria – asnjё profet nё atdhe”.
Disa nga gazetarёt, qё drejtuan kёtё fushatё, shkruanin se kultivimi i figurёs tё Nёnёs Terezёs kishte karakter artificial, njëlloj si ishte bërë me Skënderbeun, madje nёn ndikim e kёtyre opinioneve, u arrijt deri aty sa disa elemente ekstremiste nё Shkodёr, kundёrshtuan ngritjen e shtatores tё Nёnё Terezёs nё qytetin e tyre, ndёrkohё, qё nё shumё vende tё botёs, janё ngritur e vazhdojnё tё ngrihen shtatore, janё vёnё bazorilieve, buste; emёri i saj i ёshtё dhёnё shesheve, rrugёve, shkollave, spitaleve, çerdheve tё femijёve, jetimoreve, aeroporteve; emёrin e saj e mbajnё shume shoqata humanitare e kulturore etj.
Edhe pse Nёnё Tereza nuk ёshtё shpallur shёnjёtore, shtatoren e saj e kanё vendosur nё disa kisha katolike shqiptare, por jasht kufi-jeve administrative te Shqiperise. Shtatoria e parё u vendos nё kishёn katolike tё Shёn Ndout nё Tuz (Mali i Zi) dhe mё pas ne kishat katolike tё komuniteteve shqiptare nё New York dhe Detroit.
Shtatoret e Nёnё Terezёs janё ngritur nё disa qytete tё Kosovёs si nё Pejё, nё Mitrovicё, nё Prishtinё, Klinё etj.
Nё Shqipёri, shtatorja e parё e Nёnё Terezёs, ёshtё vepёr e skulp-torit Thoma Thomaj, e inaguruar nё vitin 2003 nё pjesёn anёsore tё sheshit tё shkallёve tё Universitetit Politeknik tё Tiranёs. Vendosja nё kёndin anёsor tё sheshit tё shkallёve tё Univeristetit e fshehu shtatoren nga shikimi i popullit, njё vendim absurd e qellimkeq i organeve shtetёrore, qё morёn njё vendim tё tillё.
7
Nё vitin 2007, njё tjetёr shtatore e Nёnё Terezёs, vepёr e artistit kosovar Luan Mulliqi, u ngrit nё sheshin para Aeroportit Ndёrkom-bёtarё “Nёnё Tereza”nё Rinas. Ky monument i ngjashёm me njё kryq, qё bashkon hyjnoren me tokёsoren, shpreh idenё, se çdo vizitor që zbret në Tiranë, të ndjejë urimin e mirëseardhjesnga Nёnё Tereza.
Pёr motive teknike (varianti “zyrtar”), kjo shtatore ёshtё hequr, kёsisoj Shqipёria ka mbetur vetёm me njё shtatore tё Nёnё Terezёs, vepёr e artistit Thoma Thomaj, qё u hoq nga sheshi para shkallёve tё Universitetit Politeknik dhe e vendosёn nё mjediset e brendёshme tё aeroportit nё Rinas, pikёrisht nё ditёt kur nё Tiranё do tё mbёrrinte pёr vizitё Papa Françesku.
Ky veprim i çuditshem, dёshmon se shteti dhe institucionet shqiptare nuk i ka dhёnё vendin e duhur nderimit tё Nёnё Terezёs.
Nё Shqipёri, Nёnё Tereza ёshtё pak e studiuar, çka sugjeron se do tё duhet të studiohet dhe tё spjegohet jo vetem nga teologёt, por dhe nga analistёt, sociologёt, historianёt, antropologёt, filozofёt, pёr tё mos u harruar me mospërfillje snobe, sepse figura e saj ka të bëj me identitetin tonё kombëtar.
Gjatё fushatёs me kritika nga disa organe tё shtypit shqiptar, nuk munguan përpjekjet për te instrumentalizuar figurën e Nënë Terezës. Nga të gjitha llojet e instrumentalizimit, ai me karakter politik shkakton më shumë reagime.
Spektakli shijekeq i klasës politike shqiptare, që nё vitet e fundit paraqitet e përçarë para qytetarёve, gjatë kremtimeve tё pёrvjetorit tё lindjes dhe tё kultit tё lumturimit, tregon se nuk ekziston një projekt i përbashkët kulturor për Nënë Terezën dhe se palët politike dhe ato institucionale dyshojnë dhe akuzojne njëra tjetra për instrumentalizim të figurës së shёnjёtores, ndërkohë që duhet të punojnё së bashku për një laicizim të figurës së saj edhe nga pikëpamja politike.
Ky lloj instrumentalizimi politik ёshtё pёrbuzur dhe kundёrshtuar nga populli, qё nuk e pranon hipokrizinë e politikёs, sepse vepra e Nënë Terezës është diametralisht e kundërt me atё të një pjesë tё politikanëve dhe e klasës drejtuese shqiptare.
Politika nuk duhet ta shfrytёzoi figurёn e Nёnё Terezёs pёr qёllimet e saj meskine, pasi jo vetëm instrumentalizimi, por edhe dizomogjeniteti i aktivitetve, rrezikojnë te biem ne retorikë, që e cënon madhёshtinё e figurës sё saj, ёshtё njёlloj si të ngrejmë shtatore pa bazament.
Kremtimet e pёrvjetorёve tё Nёnё Terezёs, do të shndërroheshin në rituale tё ftohёt, në se mungon vijushmëria, nё se mungon projekti kulturor i pёrbashkёt dhe vullneti për t’i dhёnё vendin e merituar vlerave tё saj shpirtёrore, morale, kulturore dhe humanitare.
Kёshtjellat mediatike, që ngrihen me pompozitete në rast kremtimesh, janë më të rrezikshme se heshtja e tyre.
Në se ideja është ta bёjmё Nënë Terezёn ikonën e shqiptarizmës moderne, kjo duhet të vijë natyrshëm, nga “shenjtërimi” i saj në shoqëri, nga përvehtёsimi dhe respektimi i vlerave të saj, përndryshe, do të kemi një ikonë të mangët, pa përmasën e tretë, pa idealet të cilat ajo punoi dhe i kushtoi gjithë jetën.
Shteti, qeveria, politikanet dhe gjithe shqiptarёt duhet tё rikujtojnё fjalёt e Papa Gjon Pali II, me 25 Prill 1993, gjatё vizitёs nё Shkodёr kur tha: “… Shqipёria e sotme mund tё jetё krenare nёse jeton idealet e bijёs sё saj Tereza Bojaxhiu … E ardhmia e Shqipёrisё ёshtё e sigurt deri kur njerёzit e sotёm tё ndjekin shembullin frymёzues dhe ndёrtues tё kёsaj bije tё dashur e tё shquar, tё bekuarёs Tereza Bojaxhiu”.
3

Ja se si cilësohen tatuazhet, në një libër nga ku duhet të mësojnë studentët në Kosovë

Jo vetëm libri “Kriminalistika” i Vesel Latifit ka defekte brenda përmbajtjes. Një tjetër libër po kritikohet nga një studente e mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, e cila ka postuar pjesë të librit në rrjetin social Facebook.
Ja se si cilësohen tatuazhet, në një libër nga ku duhet të mësojnë studentët në Kosovë

Derisa në librin e Veselit kritikohej përmbajtja “viktimat e dhunës seksuale kryesisht janë ato femra që janë mendjelehta edhe të përdala”, në librin “Patologjia e përgjithshme” shkruhet për tatuazhet.

KosovaPress gjen se autorë të librit “Patologjia e Përgjithshme” janë Lutfi Alia dhe Suzana Manxhuka Kerliu, të cilët tatuazhet po i quajnë “Një marrëzi rinore të papërgjegjshme”.

“Tatuazhi. Është formë pigmentimi ekzogjene, i provokuar nga hyrja në inde e lëndëve ngjyruese, ose kur këto pigmente futen artificialisht në lëkurë me teknikën e punkturës. Pigmentet me ngjyra të ndryshme, sapo hyjnë në lëkurë, kapen nga makrofagët e dermës, ku mbeten të burgosur për gjithë pjesën mbetëse të jetës së personit, që dëshmojnë për një të kaluar të largët, kur ishte kryer një lloj marrëzie rinore e papërgjegjshme”, shkruhet në librin e dy profesorëve Alia dhe Kërliu.

Kush ishim ne para 400 vjetësh? SANXHAKU I SHKODRËS (III)

Nga Prof. Dr. LUTFI ALIA: Kush ishim ne para 400 vjetësh? SANXHAKU I SHKODRËS (III)
-Kronika e Mariana Bolice Kotoranina, për vizitat në Sanxhakun e Shkodrës në vitin 1614-

Pjesa e pestë e Dukatit (Sanxhakut) të Shkodrës është Podgorica, një qytezë e vogël, por e rrethuar me qendra të shumta banimi, që në tërësi përbëjnë 900 shtëpi, ku shumica absolute janë banorë kristianë.

Qyteti ngrihet ne brigjet e siperme te lumit Moraça, per te cilin folem dhe me siper.

Ky lum, ne anen e djathte te rrjedhes zbritese drejt Shkodres, e ndane Malin e Zi nga malet e larte e te pa arritshem, qe shtrihen ne te majte te lumit. Ne keto shkrepa te thepisur e të larte, jetojne shqipëtarët, malësoret kryengritesa, që luftojne kundër pushtuesve turq.

Keto male jane larg 60 milje nga Shkodra.

Ne vazhdim fisnikja Kotoranina pershkruan lumenjt qe pershkojne territoret per rreth e qe derdhen ne liqenin e Shkodres, si lumi Povia (buron mbi Plievic), qe drdhet ne lumin Moraça dhe qe eshte i pasur me trofta, me krap dhe ngjala. Lumi Ribniza, i pasur me trofte (te medha deri 10 – 15 libre). Ky lum buron ne malet e fshatit Slatica dhe bashkohet me lumin Moraça afer Podgorices, Lumi Zievna buron ne malet e Kuçit e pasi frmon nje liqe te vogel, vazhdon per 15 milje, afer Garlit bashkohet me Moraçen. Ne kete lume peshkohen trofta dhe tenke te vogla. Lumi Sitnica, buron ne malet e fshatit Beri te Lieskopolie, rrjedh permes fushes per 5 milie dhe derdhet ne Moraça. Ne kete lum peshkohen tenk, luzzi dhe skorance. Morazça buron ne Moraça, nje fshat ne Hercegovine dhe pasi pershkon 120 milje, derdhet ne Liqenin e Shkodres afer Zhabjakut.

Nje banor mysliman i Podgorices, eshte i shquar per peshkimin ne lumenjet e ne liqenin e Shkodres, madje kap trofta (deri 7 pellembe te gjata), qe vijne nga liqeni dhe peshq te çdo tipi dhe i shet ne nje dyqan qe ka hapur ne qytet.

Ne Podgorice dhe rrethinat banojne mbi 2200 burra luftetare, shumica absolute katolike, nder te cilet 250 jane te armatosur me pushke (arkebuxhier), te tjeret jane kalores te armatosur me shpata, me heshta, me topuza e me harqe.

Sanxhakbeu dhe pse e ka rezidencen ne Shkoder, shpesh shkon ne Podgorice, pasi atje ka livadhe te shumte, ku i leshon kuajt te kullosin lirshem dhe te argetohet me peshkimin si vete dhe rojet qe e shoqerojne (150 ushtare te armatosur me pushke dhe 100 me ushta e shpata).
Sanxhakbeu, çdo pranvere shkon te shetisi, te pushoje e te argetohet ne keto territore.

Ushtria turke e komanduar nga spahite, vazhdimisht kryen ekspedita neper fshatrat e malesise.

– Ne Kelmend (Climenti), repartet turke komandohen nga Nasuf Pasha i Stambollit.

– Ne Biellopauliç, komandon milicia turke e Podgorices.

Ne vazhdim, kronika e fisnikes Kotorrnina tregon per komandantet e reparteve turke, qe komandohen nga malazez, serb dhe shqiptare te konvertuar ne muhamedane si:

– Ne Kuç, ne Bratonosiv dhe ne nje pjese ne Plaves, jane ushtaret turq te komanduar nga Meduni, ndersa ne pjesen tjeter te Plaves, ushtria komandohet nga Zuassi i Podgorices.

– Ne Hot, komandant eshte zoti Zaffer Zaus dhe Rexhepçelepi Haziçi.

– Ne Vasoeviç, eshte komandant Mehmet Aga Gllavatoviçi, qe eshte dhe Mytesarifi

– Ne Sllatice eshte zoti Bego Sinanbegoviç

– Ne Rapsh komandon spahiu (komandanti i kavalerise) Hazo Monçeloviç.

– Ne Skarlia (Scarglia) dhe ne Kastrat (Castratti), komandon zoti Hazaga Hadroviç.

Ne qendrat e banimit jane dhe Vojvodet, qe jane ekzekutuesit e drejtesise, per te thene me sakte jane gjyqtaret, qe ndeshkojne kedo qe ngre krye kunder turkut, si dhe kedo qe shkel rregullat dhe ligjet, duke i denuar me burg dhe me gjoba te renda.

Ne vazhdim jep te dhena per fshatrat qe shtrihen ne veri-lindje te Podgorices
– Daibabe, ka 60 shtepi, me 140 burra, me prijes Dabac Vukshini (Dabaz Vuchssin).
– Goriciani, ka 67 shtepi, me 130 burra, me prijes Vulatco Peiov.
– Gargli ka 80 shtepi me 185 burra, me prijes Vuco Juvanov.
– Golubovaz ka 100 shtepi, me 245 burra, me prijes Nixa Lachicev (Niksa Lakiçev).
– Curillo (Kurrila), ka 30 shtepi, me 78 burra, me prijes Daio Nicellizin.
– Plavniza (Pllavnica) , ka 80 shtepi, me 220 burra, me prijes Nico Raizev (Niko Raicev).
– Gostigli (Gostili), ka 70 shtepi, me 200 burra, me prijes Rado Strepeov.
– Moranovich (Moranovviç), ka 40 nshtepi, me 95 burra, me prijes Dabo Marcov (Markov).
– Bischian ka 70 shtepi, me 177 burra, me prijes Pavich Jovanov.
– Vuragn (Vuranja), ka 45 shtepi, me 97 burra, me prijes Peio Nixin (Peio Nikshini).
– Samaris, ka 57 shtepi, me 170 burra, me prijes Brato Mipov.
– Beris Lavzi (Berisha), ka 40 shtepi, me 79 burra, me prijes Rado Nicov.
– Slatiza (Sllatica), ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Lassa Paios (Paio Lassa).
– Vuladni, ka 60 shtepi, me 130 burra, me prijes Andrin (nuk e shkruan emerin).
– Gruda, ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Gassan Gergelov.
– Tusi (Tuzi), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Giev Gievi (Gjev Gjevi)

Ne rrethinat e Grudes dhe te Tuzit shtrihen 17 fshatra, me banore katolike te ritit roman, si ata qe baojne ne shpatet e malit Verzi.
Ne kroniken e Mariana Kotorranina, rezulton se sa here flet per shqiptaret i referohet besimit katolik te ritit roman, ndersa kur flet per malazezet dhe serbet i identifikon me ritin ortodoks, qe ajo shpesh e shkruan riti servo-greke. Kur flet per banoret turq, i referohet asaj pjese te vogel te popullates te ketyre trevave, qe eshte konvertuar ne musuman. Kjo menyre shkrimi eshte perdorur shume gjate mesjetes, por dhe ne shekujt e me vonshem, si rezulton ne shkrimet e shume prej kronikave te ketyre periudhave.

Mbi Sllatice, ne majen e nje kodre, qe shtrihet ne kembet e malit, eshte nje shesh i bukur, ku jane rrenojat e qytetit antik te Diokleas, i ndertuar nga perandori romak Diocletiano (me origjine nga keto treva ilire). Mbeturinat e mureve rrethuese te qytetit jane 6 milje te gjata.

Nga germimet e kryera, jane zbuluar blloqe te bukura mermeri, statuja dhe kolona te vendosura ne bazamente guri te forte, qe jane mbetje te tempullit, qe ishte ndertuar ne pjesen me te larte te qytetit Dioklea. Gjithashtu jane zbuluar pllaka te shumta mermeri, me shkrime latine, me emerin e Paulo Emilio (komandanti i legjioneve romake, qe pushtoj Ilirine dhe shkatteroj e dogji mbi 70 qytete-keshtjella). Ne keto rrenoja jane zbuluar dhe monedha te shumta ari dhe argjendi.

Turqit ne Podgorice i merrnin keto mermere dhe me karro i dergonin ne furrat e gelqereve.

Ne vazhdim do te pershkruaj kryengritesit, qe jane ngritur kunder turqeve, qe banojne nder male, fortesa natyrale. Keto male fillojne ne kufi me Heregovinen dhe vazhdojne ne kuroren e maleve deri ne Shkoder. Jane gjithesej 11 fshatra, 5 te banuar me malazeze dhe shqiptar te besimit ortodoks dhe 6 fshatra te banuar me shqiptar te besimit katolik, te ritit roman.

Fshatrat ortodoks jane:
– Riovci, me 50 shtepi, me 120 burra, me prijes Ivanis Rodognin (Rodonjin).
– Bielopaulichi (Bjellopauliçi) me 360 shtepi, me 800 burra, me prijes Neneza Latinovich
(Latinoviç) dhe Batrich Tomasevich (Batrik Tomasheviç).
– Piperi, me 270 shtepi, me 700 burra, me prijes Raoslav Bosidanov.
– Bratonosich (Bratonosiç) me 87 shtepi, me 260 burra, me prijes Stanoje Radognin (Radonjin).
– Vassoevich (Vasoeviç), me 90 shtepi, me 280 burra, me prijs Nicolla Hotasev e Late Loiof.
Fshatra katolike te ritit roman:
– Chuzzi Albanesi (Kuçi Albanez), me 490 shtepi, me 1500 burra me prijes Lale Drecalov et Neco
Raizcov (Neko Raizcov). Kuçianet jane trima te shquar.
– Climenti (Kelmendi), me 178 shtepi, me 650 burra, me prijes Smail Prentasev et Pedda Sucha,
Banoret e Kelmendit jane luftetare te vendosur.
– Rapsa (Rapsha), me 80 shtepi, me 260 burra, me prijes Prenc Castrat (Prenk Kastrati).
– Hotti me 212 shtepi, me 600 burra me prijes Maras Pappa (Marash Papa).
– Scariglia (Skarilia) me 30 shtepi, me 80 burra, me prijes Messa Porubba.
– Castratti (Kastrati), me 50 shtepi, me 130 burra, me prijes Prenk Bitti

Ne pjesen mbi malin e Kuçit, saktesisht mbi Guidde, ne nje gryke te malit, e vendosur ndermjet dy kodrave te bukura, ne pjesen e rrafshit, eshte qyteti i vogel i Medunit. Keshtjella e vendosur ne nje pike strategjike, eshte pothuajse e shkaterruaar nga sulmet e turqeve, kur pushtuan kete zone.

Ne pjeset e mbetura te keshtjelles, eshte vendosur garnizoni turk me 200 ushtare teper te eger e te rrezikshem, te komanduar nga Agaj dhe te ruajtur nga dizdari (roja i keshtjelles).

Kohe me pare se turqit te pushtonin Podgoricen, Albanine dhe Malin e Zi dhe rrethinat, ne Medina zoteronte konti Giovanni, qe e kishte seline ne Zhabjak. Pushtuesit turq, nen komanden e Mraher Aga e sulmuan disa here. Ne mbrojtjen e qytetit ndihmua dhe njerezit e Cernoviçit, ndonese me pare e kishin sulmuar Medinen per t’i grabitur medinasit.

Ne keto luftime te ashpra, Mraher Aga pati humbje te renda ne ushtrine e tij, megjithate mundi ta pushtojne e te behet zot i vendit.

Ne keto luftime pesoj demtime dhe Cernoviçi, madje ketu filloj humbja dhe e shtetit te tij.
…!

Në një rrafshnalte te gjere, ne brigjet e lumenjeve te vrullshem e plot me peshq, shtrihet zona e Plaves, e banuar nga popullate malazeze dhe shqiptare, pjesa e gjashtë e Sanxhakut te Shkodres.- Ne fakt popullata malazeze kishte pesuar shpesh sulme dhe plaçkitje nga malesoret e Kelmendit, qe banonin prane kesaj zone.

Banoret e Plaves dergonin ne Kotorr 200 kuaj te ngarkuar me thase te mbushur me lesh dhensh dhe me mallra te tejra si dylle, djathe, drithra. Keto karvane udhetonin tre dite e tre net per te arritur ne tregun e Kotorrit.

Per t’u mbrojtur nga sulmet dhe plaçkitjet e kelmendasve, turqit ndertuan nje keshtjelle, ku u vendos nje garnizon i vogel turqish, qe ndikoj per t’u nderprere plaçkitjen e banoreve te Plavës.

Në Plave jane disa qendra banimi me malazeze dhe me shqiptare:
– Trapane, me 72 shtepi, me 187 burra, me prijes Dragoe Lacov (Lakov).
– Slatka, me 72 shtepi, me 78 burra, me prijes Dragoe Lacov (Lakov).
– Tresgnivci, me 29 shtepi, me 57 burra, me prijes Andria Bojos.
– Slarieka, me 63 shtepi, me 130 burra, me prijes Vuceta Raicev.
– Bosechi (Bozeki), me 80 shtepi, me 200 burra, me prijes Vucassin Raizev (Vukshin Raizev)
– Cechugni (çekunji), me 42 shtepi, me 100 burra, me prijes Dmiuhar Jovov.
– Giulichi (Xhiuliçi), me 33 shtepi, me 67 burra, me prijes Laco Milov (Lako Milov)
– Cormasi (Kormasi), me 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Vuchssan Lallecin (Vuksan Lalecini).
– Pannosieniza, me 70 shtepi, me 150 burra, me prijes Tomas Bratichiev (Bratiçev).
– Seole, me 40 shtepi, me 190 burra, me prijes Hotas Nicollin (Nikolin Hotas).
– Lug, me 60 shtepi, me 130 burra, me prijes Boje Lalov.
– Arssaniza (Arsanica), me 67 shtepi, me 148 burra, me prijes Nico Millov (Niko Millov).
– Ulottini i vogel, me 53 shtepi, me 112 burra, me prijes Pero Ivancev.
– Ulotini i madh, me 90 shtepi, me 210 burra, me prijes Pecin Boi
-Jovoino, me 29 shtepi, me 60 burra, me prijes Bojo Vaxin (Bojo Vakksin).
– Comorani (Komorani), me 37 sshtepi, me 73 burra, me prijes Vuchssan Nicov (Vuksan Nikov).
– Joancovich (Joankoviç), me 47 shtepi, me 100 burra, me prijes Rado Vuchov (Vukov).
– Ribassi, ka 90 shtepi, me 220 burra, me prijes Vulatro Juvanov.
– Crusuno (Krusuno), ka 49 shtepi, me 110 burra me prijes Dabisev Bracov (Brkov).
– Grad, ka 60 shtepi, me 140 burra, me prijes Vuch Honessin (Vuk Honesini).
– Trepka, ka 70 shtepi, me 157 burra, me prijes Lale Nicov (Nikov).
– Dossago, ka 80 shtepi, me 180 burra, me prijes Lale Boiov.
– Gustigne (Gustinja), ka 100 shtepi, me 237 burra, me prijes Bello Juvanin.

Ne Gustinje, 1 ore larg nga Kelmendi, ne majen e nje kodre, ne vitin 1612, turqit ndertuan nje fortese, me mure rrethuese 400 hapa. Fortesa kishte tre ura levizese, qe gjate nates ngriheshin. Kjo keshtjelle mbante 200 ushtare kembesor dhe 50 kuaj te kaloresve te gardes. Kjo keshtjelle u ndertua nga turku Sem Zaus, komandanti i Podgorices, sepse taksat (timarin), qe mblidhte nga popullata malesore e Pllaves dhe e Gucise, grabiteshin nga Kelmendasit. Zaus Aga i kerkoj ndihme Stambollit, qe ta ndihmonte per te perballuar rrezikun e kelmendasve. Kekreses se tij i u pergjijgj Hasuf Pasha, qe i dergoj finncimin e duhur per te ndertuar kete keshtjelle. Dua te theksoj se kelmendasit grabisnin vetem turqit, qe kihin mbledhur timarin (taksa per te ardhurat ne natyre).

Malesoret e Kelmendit ishin ngritur kunder turqeve ne vitet 1612 dhe 1613. Ishin rreth 5380 kryengrite, qe banonin nder male pothuajse te paarritshem dhe qe nuk paguanin timarin pushtueve turq. Malesoret ishin shume te lidhur mes tyre e ndones jetonin ne varferi, ndihmonin njeri tjetrin Malesoret ishin te armatosur me shpata, me harqe, topuza dhe me pak pushke, por jo me shume se 100 pushke.

Ne vitin 1612, Stambolli dergoj nje ekspedite ndeshkimore, te komanduar nga i biri i Mehmet Pashes, qe e kishin vrare ne divan, gjate nje audience ne Banja Luka te Bosnies.

Ekspedita turke e perbere nga 25 000 ushtare, u nis nga Podgorica kunder kelmendasve. Ne keto luftime te ashpra turqit kapen rober, kryesisht femije dhe gra, ndersa turqit lane ne beteje mbi 300 ushtare, me plaçka e kuaj, qe i kapen kryengritesit.

Ne vitin 1613, Stambolli dergoj nje ekspedite tjeter te komanduar nga Asllan Pasha, qe mobilizoj ushtar nga 7 Sanxhaqe (Prizren, Peje, Dukagjin, Kazanjiç, Elbasan, Zadrima dhe Shkodra), qe pasi u bashkuan dhe me mobilizimin e 15 000 turqeve ne Malin e ZI, organizoj 60 000 ushtar. Per 24 dite keto ushtar u sterviten ne Podgorice dhe me pas u nisen drejt Kelmendit. Fillimisht, Asllan Pasha urdheroj vetem te vezhgohet levizja e popullates ne disa fshtara kryesore te Kelmendit e me pas urdheroj kapjen e 80 grave dhe femijeve, qe i derguan si skllever ne Turqi. Me pas mori 15 rober nga fshatrat e tjera dhe 1000 dukate gjobe.

Malesoret kelmendas u kishin krijuar prita marshimit te regjimenteve turke, e ne nje nga keto luftime mbeten te vrare 30 turq dhe 50 kuaj.
Ushtaret turq, te tmerruar nga sulmet e malesoreve, u kthyen ne Podgorice. Ne keto rrethana, komandantet e regjimenteve turke, kerkuan ndihme nga garnizoni i Castel nuovo (Novi Pazar), qe kryen reprazalje te egra kunder popullates malesore. Ne Vasovikio dogjen 85 shtepi dhe kapen 60 gra dhe femije, qe ishin fshehur ketu, per tu mbrojtur. Gjate terheqies per ne Podgorice, turqit i vrane roberit e pafajshem.

Ne kete levizja antiturke u ngriten dhe banoret e sanxhaqeve te tjere, si psh ne Kazanjiç vrane 70 turq, ndersa ne Peje 60 turq dhe 80 kuaj. Gjate terheqies per ne Podgorice, kur turqit po kalonin ne nje shteg te ngushte, te quajtur Lugu i Kusef, malesoret kryengrites vrane 40 ushtar turq dhe moren 70 kuaj dhe mushka me ngarkesat. Gjithashtu, kryengritesit shkembyen 152 malesor qe ishin rober te turkut dhe moren 1000 dukate demshperblim, per 160 turq qe kishin zene rob.

Kjo qe ju tregova, thuhet se ka ndodhur me malesoret kelmendas deri ne 10 nentor 1613.

Ne vazhdim, Mariana Kotorranina pershkruan intinerarin dhe pikat e ndalimit te postiereve,qe dergonin letra nga Kotorri deri ne Kostantinopoli (ne gjithe kroniken, Kotorranina perdor vetem emerin Kostantinopoli dhe asnjehere emerin Stambolli).

Udhetimi i Mariana Kotorranina vazhdon dhe jasht Sanxhakut te Shkodres, kesisoj ajo viziton Durresin, Lezhen (Alessio) dhe Krujen e ne shenimet e saj na jep disa te dhena te rendesishme:
Ne rrugen nga Buna deri ne Durres vizitova:
– Pulagni (Pulanji), ka 20 shtepi me 50 banore.
– Renesi (Rrensi), ka 100 shtepi me 200 banore.
– Qyteti Alessio (Lezha), ka rezidencen peshkopi. Qyteti ka 500 shtepi dhe mund te organizoj
mbledhjen e 700 burrave te armatosur; me prijesl Nasor Castelnovo.
– Matthia (Bregu i Mates), ka 40 shtepi e 100 burra te armatosur.
– Omuragni (Omuranji), ka 20 shtepi dhe 50 burra te armatosur.
– Lazzi (??), ka 100 shtepi dhe 250 burra te armatosur.
– Sanbasto, ka 40 shtepi dhe nxjerr 100 burra te armatosur. Nga ketu shkohet ne Kruje, qe eshte larg
vetem 4 milje.
– Kruja eshte qytet mbreteror, selia e te madhit kapidan Gorgio Castriotti Skanderbeg. Qyteti ka
kalane mdheshtore, qe eshte e ndertuar ne majen e nje kodre.
– Xegagni (Kseganji), ka 20 shtepi dhe nxjerre 50 burra te armatosur.
– Bellagni, ka 40 shtepi e nxjerre 100 burra te armatosur.
– Pres (Preza) eshte nje cittadella (qyteze), me keshtjellen te ndertuar ne majen e nje kodre dhe rreth
saj jane disa qendra banimi. Preza ka rreth 150 shtepi dhe nxjerre 350 burra te armatosur.
– Lazi (Laçi), ka 300 shtepi e nxjerre 700 burra te armatosur.
– Sanzach (Sanxhaku), ka 150 shtepi e nxjerre 370 burra te armatosur.
– Santa Lucia d’ Arzenta (Shen Luçia e Erzenit), ka 50 shtepi, te vendosur ne anen tjeter te lumit e
nxjerre 150 burra.

– Durazzo (Durresi), qytet antik i Albania, shtrihet buze detit, ne nje gji te gjere. Eshte nje port i rendesishme. Agaj i Durresit, eshte turk, quhet Elesbegh.

Durresi ka pak banore. Prane qytetit ndodhen dy fshatra:

– S. Nicolo di Guai (Shenkolli), ka 10 shtepi me 35 banore.
– Selletta (Selita), me 100 shtepi dhe me 250 burra te armatosur.

Ne kete kronike te pasur, Mariana Kotorranina jep informacione dhe per thellesine e lumenjeve ne gryke derdhjet ne det, duke filluar nga Buna e deri ne Vlore.

– Buna, si kemi theksuar arrine 5- 6- 7 kembe thellesi, qe favorizon lundrimin e çdo barke, anije dhe galerave te vogela.

– San Zuane di Madua, ka uje me 3 – 4 kembe thellesi.

– Prin (Drini), nga ku shkohet ne Alessio (Lezhe), ka uje me thellesi 4 kembe.

– Mattia (Mati), ka uje me 4 kembe thellesi.

– Ismo (Ishmi), ka uje me 5 kembe thellesi.

– Santa Anastasia ponta di Redoni, eshte port.

– Shen Piero jasht Redoni, eshte port.

– Arzenta (Erzeni), ka uje me 3 kembe thellesi.

– Cavo de Palli (Bishti i Palles), nga ana e Durresit eshte port.

– Cavo de Lachi, eshte port.

– Bascotto (Bashota), ka uje me 3 kembe thellesi.

– Pollona (Apollonia), ka uje me 4 kembe thellesi.

– Vovissa (Vjosa) ka uje me 5 kembe thellesi.

– Vallona (Vlora), eshte port.

Ne fund te kronikes, autorja ben nje bilanc permbledhes te qyteteve, fshatrave, te shtepive dhe te burrave luftetare te Dukatit te Shkodres, qe mund te mblidhen per te luftuar per çlrimin nga pushtuesit e eger turq.
Pjesa e I. Mali i Zi: ka 90 fshatra, me 3524 shtepi e mund te mobilizoje 8027 burra, nga te cilet 800 te armatosur me pushke (archebuggieri), te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza.

Banoret e Malit te Zi jane te gjithe te ritit ortodoks (servo-greco).

Pjesa e II. Antivari (Tivari), permban 17 fshatra. Pa qytetin mobilizohen 885 burra per te luftuar, ndersa se bashku me qytetin 2762 burra, nga te cilet 400 te armatosur me pushke, te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza. Banoret ajne malazeze dhe shqiptar te ritit roman.

Pjesa e III. Dolcigno (Ulqini), nuk ka fshatra dhe mobilizon 800 burra, 400 te armatosur me pushke. Ulqinaket jane njerez te mire, lundertar dhe pirate. Shumica e banoreve jane shqiptare

Pjesa e IV. Scuttari (Shkodra). Perfshine 105 fshatra, qe se bashku me qytetin kane 3544 shtepi dhe mobilizojne 9240 luftetare, nga te cilet 1200 te armatosur me pushke, te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza. E gjitha fshatrat banohen nga Albanesi katolike te ritit roman.

Pjesa e V. Podgorizza, me qytetin dhe qendrat e banimit per rreth si dhe me 17 fshhatrat, ka 1697 shtepi, mobilizon 4376 burra, nga te cilet 300 te armatosur me pushke, te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza.

Malesoret kryengritesa jetojne ne 11 fshatra, 6 me banore katolike te ritit roman dhe 5 ortodokse.

Ne perberje te 11 fshatrave jane 2347 shtepi dhe mobilizojne 5380 burra te armatosur. Malesoret jane shqipetare dhe malazeze.

Pjesa e VI. Pllava, permban 23 fshatra, me 1360 shtepi dhe mobilizojne 3016 burra te armatosur, nder te cilet 100 pushkatar dhe te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza.

Citta Nova (Novi Pazar), ka 200 ushtar me rroge, te armatosur me pushke dhe 50 kaloresa.

Zuppa ka 25 fshatra, me 742 shtepi, me 1468 burra te armatosur, nder te cilet 250 me pushke.

Dukati (Sanxhaku) i Shkodres ka 8 qytete; 1. Antivari (Tivari). 2. Dolcigno (Ulqini). 3. Scuttari (Shkodra). 4. Drivasto (Drishti). 5. Zabiach (Zhabiaku). 6. Podgorica. 7. Medun. 8. Citta Nova (Novi Pazar)

Ne territoret rreth ketyre qyteteve jane 288 fshatra, me 14 099 shtepi, qe mund te mobilizojne 35499 luftetare, nder te cilet 3650 mund te armatoosen me pushke.
——————-
-Mbyllje e pjesës së tretë dhe krejt Ciklit “Sanxhaku i Shkodrës”-
———
– Shenim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica të qytetit Siena –Itali.
(Per VOAL, nga Italia, Maj, 2013)

Prof. Dr. LUTFI ALIA

KATEGORITË ETIKO – MORALE TË KANUNIT TË LEK DUKAGJINIT



Vështrim historik, si Hyrje për një Cikël shkrimesh-

Inspirimi per t’i u dedikuar studimit dhe analizes te Kanunit te Lek Dukagjinit, lidhet me nje deshire timen te hereshme dhe me jeten time ne Sienen fatdhenese, ne kete qytet me tradita, kulture dhe mikèpritje, te njejta me ata te vendit tim-
Image result for Lutfi ALIA
Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)

Në historinë e popujve, një vend të veçante kane legjendat, gojëdhënat, tregimet per kreshniket dhe per ndodhite e lashta, te cilat dhe pse kane mbetur me autoresi anonime e shumica nuk jane shkruar në libra, në fakt i kanë rezistuar kohes, sepse jane transmetuar gojarisht e të pa ndryshuara brez pas brezi nga populli. Keto aspekte të tradites popullore, janë një thesar i çmuar dhe pjese integrale të historisë dhe e kultures të popujve. Duke evokuar kete te kaluar, hyjme ne kontakt e zbulojme ate, qe nuk eshte shkruar e kesisoj, shtojme dhe hallka te tjera munguese ne zinxhirin e ngjarjeve dhe te fakteve te shumta te historise te popullit tone.

Ne historine e popullit shqiptare, tradita ka rol te veçante, sidomos kur flitet per Kanunin e Lek Dukagjinit.

Kanuni perbente bazat jurdike dhe etiko-morale te shoqerise shqiptare, pra perfshine ligjet, rregullat, normat, zakonet, doket, te cilat dhe pse nuk kane qene shkruar, kane mbijetuar me shekuj, sepse jane ruajtur me fanatizem ne kujtesen e te pareve dhe jane transmetuar gojarisht nga populli yne, me te njejtin mekanizem si jane ruajtur dhe transmetuar gjuha e bukur shqipe, folklori i pasur, zakonet fisnike dhe historia e jone e gjate dhe e lavdishme.

Për Kanunin është shkruar shumë, por ende nuk është shterur zbulimi i vlerave themelore e te veçanta, që permban kodi i te drejtes zakonore shqiptare. Inspirimi per t’i u dedikuar studimit dhe analizes te Kanunit te Lek Dukagjinit, lidhet me nje deshire timen te hereshme dhe me jeten time ne Sienen fatdhenese, ne kete qytet me tradita, kulture dhe mikèpritje, te njejta me ata te vendit tim. Banimi ne Siena ka ndikuar gjeresisht ne zgjerimin e kultures dhe te formimit tim profesional, qe me ndihmuan te rikuperoj vitet e humbura ne nje te kaluar munduese dhe te jetoj ne harmoni me boten e re.

Kontakti im i parë me Siena ishte 19 nentori i vitit 1993. Hyra ne Sienen e mbyllur ne nje pejsazh mjergullor, qe e kishte fshehur qytetin e ngritur mbi tre kodra te rrafshta, ndersa mbi perden e mjergulles, ngriheshin te lira silueta e kulles se Manxhia, majat e kembanareve te kishave te shumta dhe bedenat e kullave te gurit. Siena e vjeter shtrihet brenda keshtjelles se lashte, e ndertuar me tulla te kuqerremta e te nxira nga koha. Muret e larte ndryjne ne brendesi shtepite e ngritura njera mbi tjetren ne pjerresite e kodrave, te ndara e te bashkuara me rrugica te ngushta, te hijezuara e te shtruara me kalldrem te hirte. Kjo qyteze e vogel, rrethohet ne periferi nga panorama te gjelberuara, qe e qarkojne si nje kornize e hijeshme e gjalleruese.

Hyra ne pjesen e vjeter te qytetit nepermjet portes Kamolia, qe hapet ne pjesen veriore te keshtjelles. Mbi harkun e siperm te portes, lexova nje shkrim ne latinisht: “Cor Magis Tibi Sena Pandit – Siena e hap zemren per bujtesit”, nje surprizë e bukur, qe ishte per mua si nje urim mirseardhje ne kete qytet te vogel e misterioz, qe me ka pritur e mbajtur me shume dashuri dhe respekt.

Per çdo udhetar qe ka kaluar dhe qe ka jetuar ne Siena, shkrimi i gdhendur ne mermerin e harkut te portes Kamolia, nuk asht vetem nje pershendetje, ose nje urim i thjesht mireseardhje, por shpreh kulturen e mikepritjes, te solidaritetit, te miqesise dhe shume humanizem, virtyte keto qe i bejne krenar banoret e Sienes.

Të papriturat e Sienes vinin rradhaz njera pas tjetres. Kesisoj, kur kaloja neper rrugicat e kalldremta te qytetit, banoret e Sienes, te rritur dhe femije, ndonese nuk me njihnin, me pershendesnin me nje perzemersi admiruese, si te isha i njohuri i tyre i kahershem e kjo me bente te lumtur, se u ballafaqova me nje kultur mikepritje e njejte si ne vendlindjen time, në Martaneshin shqiptar. Duke njohur jeten senese, mesova se banoret brenda mureve te keshtjelles ishin organizuar ne 17 kontrada (lagje), institucione qytetare, te individualizuara, qe ne mesjete (nga shekulli XIII) me emertime te çuditeshme e luftarake si Pantera, Aquila – Shqiponja, Lupa – Ulkonja, etj, me flamuret perkates dhe stemat eraldike te veçanta, por ajo qe me befasoj dhe me shume ishte fakti se seicila nga kontradat kishte Statutin e vet, me ligje, me rregulla, me norma etike dhe morale shume te ngjashme me ato te Kanunit tone të Lek Dukagjinit.

Jetesa ne kete mjedis teper miqesor e mikeprites, e lehtesoj shume pershtatjen dhe integrimin tim ne jeten e ketij qyteti te vogel, te bukur, magjik dhe misterioz. Ne bisedat me kolege e miqte senes, shpejt konstatova se shume prej tyre e njihnin Shqiperine dhe flisnin me respekt e simpati, por disa prej tyre, kishin dhe pasakatesira historike, madje dhe na paragjykonin ne shqiptaret si nje popull i eger e hakmarres, te ndikuar ende nga kanuni mesjetar. Te gjithe shqiptaret ne emigrim jane ndeshur me keto opinione demigruese, qe na kane lenduar shume, por nuk na kane thyer e nuk na kane perulur. Keto rrethana me nixiten te shkruaj e te botoj ne shtypin italiane aspekte nga historia e kultura shqiptare e ne veçanti per raportet historike e kulturore ndermjet Shqiperise dhe Italise e sigurisht dhe me Sienen. Gjate kohes se lire, qe kryesisht e kaloja ne biblioteken komunale, duke biseduar me miken time Paola Lambardi (punonjese e bibliotekes), me tregoj se ne vitet ’80 kishte njohur e kishte pasur miqesi me nje refugjat shqiptar, qe kishte qene avokat, i cili quhej Pandi Frasheri, madje me tha se kishte botuar ne italisht nje liber mbi kanunin. E kerkova dhe e gjeta librin me titull qe me intrigoj: “La famiglia albanese, fonte della civiltà europea – Familja shqiptare, burim i qyteterimit europian”, i botuar ne Spoleto – Umbria ne vitin 1947, shkruar nga Avokati Pandi M. Frasheri.

Eshte nje liber i vogel, por i pasur ne permbajtje. E lexova me nje fryme e mbeta i mahnitur nga menyra e trajtimi historik dhe shkencor te disa nga aspekteve themelore te Kanunit.

Pandi Frasheri eshte lindur ne Korçe ne 6 korrik 1907. Pas perfundimit te Liceut te Korçes, shkoj per studime ne Itali, ku u diplomua ne drejtesi ne Universitetin Sapienza te Roma e me pas u rikthye ne atdhe, ku ushtroj profesionin e avokatit, madje dhe ne veri te vendit, ku u njoh me hollesisht me te drejten zakonore shqiptare.

Ne fund te vitit 1944 iku ne Itali, ku jetoj per 38 vjet, me banim per kohe te gjate ne Siena, ku dhe vdiq ne 12 dhjetor 1982. Ne vitn 1993, i biri i Nirvan Frasheri, qe nuk e kishte pare te atin qe nga viti 1944, shkoj ne Siena dhe i mori eshtrat e të atit e i kthej në atdhe e i varrosi në Durrës.

Gjate kohes qe banonte ne Itali, Pandi Frasheri shkroj dhe botoj kete liber per Kanunin.

Libri i Pandi M. Frasheri “La famiglia albanese, fonte di civiltà europea”, eshte nje studim i thelle, nje analize historike, juridike, sociale dhe kulturale e qyteterimit shqiptar ne pergjithesi dhe e te drejtes zakonore shqiptare ne veçanti. E reja qe sjell ky studim eshte analiza e familjes fshatare shqiptare, bazuar ne te drejten zakonore, pra funksionimi i familjes sipas kanunit te Lek Dukagjinit.

Autori e analizon familjen shqiptare krejt ndryshe nga botimet e shumta gjate regjimit komunist, sepse Pandi Frasheri e ka kryer këtë studim shkencor, i pa ndikuar nga paragjykimet ideollogjike enveriste.

Pandi Frasheri e analizon familjen shqiptare me kompetenca juridike e ne kontekstin historik dhe social, duke treguar e argumentuar, se familja shqiptare funksionon si nje shtet ne miniature dhe organizimi kushtetues i ketij minishteti eshte sa totalitar, po aq dhe republikan, demokratik, aristokratik dhe humanitar ne te njejten kohe.

Ne pjesen e pare te librit, autori shkruan per origjinen e lashte te shqiptareve, si pasardhes te linjes etno-kulturore pellazgo-ilire, duke vazhduar me nje veshtrim te shkurter te historise te Shqiperise, ku evidencon ne veçanti periudhen e lavdishme te Gjergj Kastriotit, ne rezistencen heroike kunder turqeve.

Ne kapitujt ne vazhdim, autori trajton aspektet sociale dhe strukturen e familjes, rolin e kryefamiljarit (i zoti i shtepise) dhe te gjithe pjestareve te tjere, si dhe raportet ndermjet pjestareve te familjse, rregullat dhe normat etiko-morale, qe rregullojne mardheniet brenda familjes, por dhe ne raport me farefisin, me fqinjet ne brendesi te lagjes, te fshatit e te krahines, trajton martesen, divorcin, detyrimet e familjes dhe rolin ne kohe lufte etj.

Ne nje kapitull te gjere, autori analizon rolin e Kanunit ne rregullimin e raporteve ekonomike dhe tregetare te shoqerise shqiptare, perparesit ne disiplinimin e te drejtes se prones.

Ne nje kapitull te veçante analizon bajrakun dhe bajraktarin, rolin e tije ne shoqerine shqiptare te atyre viteve.

Ne kapitujt ne vazhdim, autori ndalet ne trajtimin e aspekteve juridike dhe sociale te hakmarrjes dhe gjak-marrjes, duke i dhene prioritet aspekteve te pajtimit dhe shuarjes te gjaqeve, te kesaj plage te vjeter e te rende, qe e ka martirizuar popullin tone, sidomos malesine e veriut. Trajtimi i gjere i problematikes te faljes se gjakut, e ben teper aktual kete liber.

Kete analize te kujdeseshme historike, juridike dhe etiko-morale, autori e ka bazuar ne te drejten zakonore shqiptare, duke zberthyer dhe evidencuar vlerat e perparesit, qe kane ndikuar ne autokonservimin dhe vazhdimësinë e kombit tonë, prandaj me të drejte autori e vlereson Kanunin si burim i qyteterimi jo vetem per shqiptaret, por dhe në dimensione europiane.

Pasi “zbulova” kete liber, u a rekomandova shume miqeve te mi italiane, sidomos atyre qe shprehnin skep-ticizem ndaj Shqiperise dhe shqiptareve. Ne kete menyre, ky liber u be objekt diskutimesh rreth aspekteve te veçanta te kanunit, por ne keto biseda konstatoja se miqt e mi italiane, shume gjera ose nuk i kishin kuptuar, ose i interpretonin ne menyre te gabuar. Kete situate e nderlikonte me shume nje rrethane tjeter. Miqte e mi italiane shfrytezonin njohjet me shqiptare te tjere dhe ata me qe nuk kishin asnje njohuri per Kanunin “djallezisht” e kufizonin informacionin e tyre vetem ne planin e hakmarrjes dhe te gjakmarrjes. Ndonese unë insistoja, duke u thene se hakmarrja e gjakmarrja jane nje pjese e vogel e aspektit juridik te kanunit, ndersa ne pjesen me te madhe trajtohen e drejta e prones, e drejta e tregetise, rregullat ne marredheniet familjare e shoqerore, e drejta ekleziastike etj, ata vazhdonin te insistonin per rolin negativ te hakmarrjes e gjakmarrjes.

Keto mendime me lendonin shumë e shpesh herë debati hynte ne nje rrugë pa krye e pa nje mirekuptim. Per te dale nga kjo situate, kerkoheshin studime me te thella per te spjeguar dhe interpretuar aspektet e veçanta dhe vlerat juridike e sociale te kanunit.

Me qe keto debate zhvilloheshin ne nivel intelektualesh, mendova se opinioni italiane ka nevoje per nje informacion te veçante e me te sakte per Kanunin e Lek Dukagjinit. Kesisoj, fillova te studjoj mbi kanunin dhe arrita te perfundoj nje esse komplekse, qe e dergova per botim, duke i shtuar dhe librin e Pandi Frasherit.

Keto ishin motivet kryesore, qe me nxiten te botoj kete esse per Kanunin e shqiptareve, ku eshte prezantuar historia e tij, roli i legjislatorit te pare princit Leka i III Dukagjini, kontributi i madh i legjislatorit te dyte At Kostantin Shtjefen Gjeçovi, duke vazhduar me nje paraqitje sintetike te struktures dhe te funksioneve te Kanunit dhe ne veçanti te vlerave te tij, sidomos te kategorive etike dhe morale te shoqerise malesore, ne shtratin historik dhe kultutor te cilit, lindi dhe u zbatua e drejta zakonore shqiptare, etika, morali dhe rregulli shoqerorë.

Botimi i ketij libri u realizua me kontributin e miqeve te mi, si te bashkeatdhetarit tim Çlirim Muça, drejtori i shtepise botuese “Albalibri – Milano”, i cili me inkurajoj e me mbeshteti ne integrimin ne nje vellim te esses time dhe te librit te Pandi Frasheri; pra u botuan dy monografi në një.

Ne veçanti i jam mirenjohes Nirvan Frasherit, djalit te Pandi Frasheri, i cili me zemergjeresi shembullore, me dha autorizimin per botimin ne kete liber dhe te sudimit, qe kishte botuar i ati në vitin 1947.

Para se ta dergoja per botim, libri u lexua nga shume miq italiane si Prof Guido Morgese, Prof Piersante Sestini, Prof Senio Sensi, Prof Giuseppe Marcianò, Prof Franko Belli, Prof Fabio Berti etj, te cilet me inkurajuan per ta botuar, madje Prof Franco Belli beri parathenien e librit, ndersa Prof Fabio Berti shkroj epilogun.

Ç’FARË PËRFAQËSON KANUNI I LEK DUKAGJINIT?

Njohurite e para per Kanunin e Lek Dukagjinit i kam marre heret ne femijeri, nga gjysherit e mi, qe me trgonin ngjarje ku shkelqente mençuria salomonike e pleqeve ne Kuvendet, ne jeten shoqerore e ne veprimtarite luftarake, me pershkruanin kufijt e paprekshem te pronave, qe mbroheshin nga ligjet e hekurta te Kanunit, por me tregonin dhe dramen e Kanunit, te mbushur me ngjarje te dhimbeshme te hakmarrjes e te gjakmarrjes.

Ne vitin 1964, im ate, me dhuroj “fshehurazi” librin e at Shtjefen Gjeçovit “Kanuni i Lek Dukagjinit”, botim i vitit 1933, me parathenie te shkruar me shume art e kulture nga At Gjergj Fishta. E lexova me nje fryme, por mosha e re dhe njohurite e pamjaftueshme ne kete fushe, me krijuan shume veshtiresi per ta kuptuar dhe per ta interpretuar. Ne vitet e studimeve universitare, kam lexuar shume botime kushtuar Kanunit, por gjithmone jam gjendur perballe artikujsh te mbushura me kritika ideologjike, qe krijonin vetem konfuzion.

Kanuni eshte e drejta shqiptare, Jus Albanicae e pa shkruajtur, por e ruajtur me fanatizem nga populli, eshte nje veper me vlera te medha juridike, etiko-morale, kulturore dhe historike.

Kanuni qe ne zanafillen e tij e deri ne fillimet e shekullit XX, ka rregulluar te gjitha raportet ndermjet individeve, familjes (kanuni e percakton familjen themelin e shoqerise shqiptare) e ne veçanti percakton raportet ndermjet familjeve, fiseve, lagjeve, fshatrave, krahinave, atdheut dhe ne raportet nderkombetare, pra per kohe te gjate ka drejtuar dhe administruar te gjitha aspektet e jetes te shoqerise shqiptare.

Nuk duhet te harrojme, se kur flasim per rolin dhe forcen e Kanunit, ndodhemi ne nje shoqeri mesjetare dhe me vone ne nje shoqeri feudale, kur nuk ushtrohej asnje pushtet shteteror ne kuptimin e vertetete dhe modern te fjales, ose kur ky pushtet ishte shume i dobet e sidomos kur ishte i diktuar nga pushtuesit e huaj.

Pra jemi ne periudhen e gjate historike nga mesjeta deri në fillimin e shekullit XX, kur shoqeria shqiptare urbane drejtohej nga statutet qytetare (Statutet e Shkodres, te Durresit, te Drishtit, te Ulqinit etj), ndersa pjesa masive e popullates rurale, e qeveriste jeten, aktivitetet politike, sociale dhe ushtarake sipas rregullave dhe normave, qe diktonte Kanuni, e Drejta Zakonore Shqiptare, qe me te drejte eshte quajtur “Jus Albanicae”, qe ka qene aktiv dhe eshte zbatuar ne menyre aktive per shume shekuj ne trojet shqiptare.

Faktet dhe dokumentat historike deshmojne se gjate pushtimit te gjate e mizor turk (1479 – 1912), Kanuni i Lek Dukagjinit ishte akti i vetem juridik i mbetur ende ne fuqi, qe funksiononte si nje e “drejte paralele”, madje mbizoteronte mbi ligjet e perandorise Otomane, mbi Sheriatin (ligjet Islame) dhe mbi ligjet dhe te pushtuesve te tjere qe kishin invaduar trojet shqiptare. Kjo eshte nje veçori historike, qe e dallon popullin tone nga vendet e tjera ballkanike, qe i ishin nenshtruar teresisht pushtetit turk.

Kanuni eshte institucion shqiptar, eshte histori institucionale, por dhe “idea e formuluar”, eshte mendja dhe shpirti i shqiptareve, i ngjizur ne shekuj ne traditen gojore, i ruajtur, i mbrojtur me fanatizem dhe i transmetuar si nje mesazh, i cili duhet kuptuar, zberthyer dhe pervetesuar ne menyren si eshte formuluar dhe transmetuar, pa u ndryshuar ne forme dhe ne permbajtje.

Kanuni eshte tradita juridike e lidhur ngushtësisht me historinë e Shqiperisë, me identitetin e popullit tone, me krenarinë e te qenit shqiptar dhe te origjines sone se lashte pellazgo-ilire.

Populli shqiptar i ka dhene Kanunit emerin e Lek Dukagjinit, sepse gjithmone ka menduar e ka insistuar se ishte Princi Leka i III Dukagjini ai qe e shkroj, pra e konsiderojne si legjislatorin e parë të Kanunit.

Per shume shekuj, Kanuni mbeti nje veper kolosale e pa shkruar, por i ngulitur ne kujtesen e pleqeve, qe me besnikeri e pedantizem e ruajten dhe i u a mesuan brezave pasardhes, duke garantuar pandryshueshmerine dhe vazhdimesine e ligjeve dhe te rregullave.

Kanuni u be publik vetem ne fund te shekullit XIX, me botimet periodike te At Zef Valentini dhe me pas i kompletuar nga At Shtjefen Gjeçovi, i cili gjate viteve 1898-1929, mblodhi, i sistemoj e i kodifikoj ne 2000 faqe dorshkrime. Kanuni u botua ne vitin 1933, pas vrasjes te At Shtjefen Gjeçovi nga shovinistet serb. Permbledhja e vepres te Gjeçovit u botua me titullin “Kanuni i Lek Dukagjinit” me parathenie te shkruar nga At Gjergj Fishta.

Per Kanunin e Lek Dukagjinit eshte folur e eshte shkruar shume, nga shqiptaret dhe me shume nga studiues te huaj, por shumica absolute e studimeve kane qene perqendruar ne analizen e aspekteve juridike e sociale te fenomenit hakmarrja – gjakmarrja. Ne kete plan mund te themi se kanuni per kohe te gjate ka qene objekt i kritikave, aq sa gjate regjimit komunist u arrijt deri ne ostraçizem, pra u ndalua te studjohej kanunin e ne kete menyre u harruan e u lane menjane dhe vlerat historike, sociale, kulturale, fetare dhe sidomos etiko-morale.

Theksoj se Kanuni nuk eshte vetem nje veper e te drejtes, nuk eshte vetem nje bashkesi ligjesh dhe normash, por eshte nje kryeveper, Një Mit, qe ka formen e nje Kushtetute, me pasuri universale kulture dhe historie.

Ne fakt, me shume se nje permbledhje e thjeshte ligjesh dhe rregullash administrative, Kanuni i Maleve Shqiptare eshte nje kompleks jurdik dhe social, qe perfshine dhe normat etike, morale, kulturore dhe fetare, te cilat nuk i perkasin e nuk kane te bejne me aspekte ngushtesisht juridike.

Autonomia lokale dhe sistemi i vetqeverisjes te komuniteteve malësore shqiptare, qeverisja e jetes kolektive dhe aktivitetet e individeve, familjes, grupeve shoqerore, organizimi i ekonomise, bujqesise, tregetise, traditat shoqerore dhe luftimet kunder armiqeve, nuk do te ishin organizuar e nuk do te kishin vazhduar gjate, pa strukturen e solide te ligjeve qe permban Kanuni.

Vepra madheshtore e At Gjeçovit, eshte permbledhja organike dhe me e plote e te drejtes zakonore shqiptare.

Konceptimi i Kanunit nga At Gjeçovi pershine konceptimin juridik, social, fetar dhe etiko-moral, prandaj ne kete plan Kanuni eshte prova se e drejta zakonore eshte shprehur si norma, eshte sistemi i’organizimit te jetes sociale, eshte shpirti shiptar, etika e tij, morali i tij, krenaria e tij, nderi i tij, eshte Besa eshte betimi

Kanuni garantonte vazhdimesi te jetes sociale, percaktonte institucionet e qeverisjes, detyrat e pergjitheshme e te veçanta te drejtimit te shoqerise shqiptare. Te gjitha aspektet themelore te jetes humane, si familia, martesa, trashegimia, qeverisja lokale, tregetia. merdheniet tregetare, bujqesia, akttivitetet prodhuese, blegtoria, e drejta e kullotes, mbrojtja e te drejtave elementare, e drejta e fjales dhe liria, veprimtarite shoqerore, institucionet fetare, rregullat e sjelljes shoqerore, kriminaliteti, gjykata, aktivitetet proçeduriale civile dhe penale, arsimimi, sherbimi ushtarak, lufta etj, te gjitha keto ishin te rregulluara me ligje, me rregulla dhe norma te sakta, qe transmetoheshin gojarisht nga pleqt, nga prinderit, femijeve.

Pra kuptohet se qe ne lashtesi, Kanuni ne fakt ishte e ka funksionuar si Kushtetuta e shqiptareve.

Detyra e pleqesisë dhe e kryefamiljareve, nuk ishte te bente ligje dhe rregulla te reja, por te interpretonte faktet per seicilin rast ne veçanti, ne baze te ligjeve, rregullave dhe normave te vjetra te Kanunit, qe ata i ruanin si thesar i çmuar ne kujtesen e tyre te hekurt.

Per te kuptuar Kanunin, eshte e domozdoshme te njihet origjina e popullit shqiptar, historia e tij e pasur dhe identiteti i tij kombetar shume shekullor. Ne kete kend veshtrimi rendesi te posaçme ka njohja e institutit te Beses shqiptare dhe te koncepteve etiko-morale Nderi dhe Njeriu i Nderit, Fjala e Nderit, Burrënia etj, qe e kane origjinen qe ne lashtesi e jane trasheguar brez pas brezi ne menyre solide dhe qe identifikojne dhe personifikojne figuren e shqiptarit ne bote, madje jane transmetuar te pandryshuara e te pa influencuara nga ndikimet e pushtuesve te huaj, qe kane tentuar te shtypin e ta asimilojne popullin tone, por qe kurre nuk arriten ta ndryshojne identitetin etnik, shpirteror dhe kulturor te shqiptarit.

Vlen te theksoj dhe nje aspekt tjeter te veçante, qe ka te bej me gjuhen dhe leksiokun e perdorur per formulimin e ligjeve, rregullave dhe normave te Kanunit, qe eshte nje objekt i veçante studimesh, deri tani jo te plota. Kush ka lexuar Kanunin, veren se asht nje veper me nje stil gjuhesor te veçante, me shprehje me formulim lakonik, me argumenta te prezantuara ne menyre sintetike e ne senteca, shpesh me konceptim folozofik, qe shprehin horizontin dhe nivelin e kultures te hartuesve te ketyre ligjeve, rregullave, normave dhe metanormash, mbi bazen e te cilave percaktohet dhe identiteti i formimit kulturor te hartuesve te Kanunit.

Flitet dhe shkruhet Kanuni (ne numer njejes) dhe ne fakt eshte percaktim i drejte, pasi Kanuni eshte Një e i vetem, pavaresisht se njihet me emera te ndryshem, madje dhe pse identifikohet me emera krahinash e rajonesh te ndryshme te trevave te banuara nga shqiptaret.

Kesisoj, e drejta zakonore shqiptare e njohur masivisht me termin Kanuni, quhet dhe “Ligji i vjeter”, “Ligjet e lashta”, “Ligjet e maleve”; “Ligji i ligjeve”, “Kanuni i vjeter”, ose quhet me emera te perveçem si “Kanun i Lek Dukagjinit”, “Kanuni i maleve”, “Kanuni i Skenderbeut”, “Kanuni i Mirdites”, “Kanuni i Malesise se Madhe”, “Kanuni i Martaneshit”, “Ligji i Dibres”, “Kanuni i Çermenikes ose i Must Ballgjinit”, “Kanuni i Kurbinit”, “Kanuni i Laberise”, “Kanuni i Papa Zhuli”, “Ligjet e Shpatit”, “Rregullat e Idriz Suli”, “Kanuni i Çamerise” etj etj.

Po e perseris, keto emertime nuk provojne se jane kanune te veçanta, perkundrazi Kanuni eshte Nje, ligjet, rregullat dhe normat etiko-morale ne parim jane te njejta, ndersa keto emertime te veçanta shprehin vetem krahina, bashkesi krahinash dhe territore te veçanta ku zbatoheshin ligjet e maleve. Nga kjo paraqitje kuptohet se Kanuni ishte i aplikuar ne territore te gjera te banuara nga shqiptaret, nga veriu ne jug dhe jo vetem ne Malesite e Veriut siç thuhej gabimisht e me tendence vite me parë.

Ne se do t’i analizojme ne veçanti e do t’i krahasojme keto tipe Kanunesh, do te konstatojme se diferencat jane te pa konsiderueshme, ndersa rezulton se te gjithe keta Kanune kane te perbashket ligjet e Maleve, pra me qarte perfaqesojne te drejten zakonore, qe zbatohej ne te gjitha territoret e banuara nga shqiptaret dhe ku kane qeverisur e rregulluar jeten publike dhe private te komuniteteve te shumta te banuara nga veriu dhe ne jug te trojeve shqiptare, duke krijuar kushtet per nje konvergjence admiruese ndermjet ligjeve, rregullave, parimeve morale, fetare dhe civile.

Pasi u rezistoj me shekuj pushtimeve te shumta dhe presioneve te huajve per ta çfuqizuar e çdukur, me se fundi me shpalljen e Pavaresise dhe krijimin e Shtetit Shqiptar me 28 Nentor 1912, Kanuni filloj te humbi fuqine vepruese. Me ligjet e reja qe aprovoj Parlamenti i pare shqiptar, Kanuni u çfuqizua, duke u shnderruar ne nje “bote te mbyllur”, nje “opus finito”. Dhe qeveria e Lushnjes ne 1920, aprovoj ligje te reja, qe i a hoqen fuqite ligjore te Kanunit. Me pas, me ligjet e aprovuara gjate mbreterimit te Zog I (1926 – 1939), Kanunit i u hoq e autoriteti i te drejtes dhe nga kjo kohe Ligji i Maleve “u ngri” dhe pushoj te veproj si ligji themelor i shoqerise shqiptare.

Megjithe keto veprime e masa kufizuese, shumica e normave etiko-morale te Kanunit vazhdonin te ishin aktive e vepruese dhe per shume vite, sidomos ne popullaten e malesive.

Regjimi komunist e bllokoj teresisht, duke e deklaruar “opus proibitum” (veper e ndaluar), kesisoj fshiu dhe ate qe ende ruhej ne popullaten malesore, madje hakmarrjen – gjakmarrjen, me ligj e konsideroj krim dhe aplikoj denime te rende per kedo, qe ishte bartes i ketij aktiviteti kriminal. Gjate regjimit komunist, ne periudhen e te ashtuquajtureve revolucionarizime, Kanuni u kritikua rende si ligj mesjetar, me norma dhe moral patriarkal e kesisoj, frika e pengoj vazhdimin e studimeve, duke erresuar dhe vlerat historike, etike dhe kulturale.

Natyrisht ne nje shtet modern, ligjet e rrgullat e Kanunit e humbin forcen vepruese, ndersa ne nje shtet te dobet, ku nuk realizohet shteti i te drejtes, ku nuk veprojne ligjet, krijohet nje terren i pershtatshem per rishfaqien dhe riaktivizimin e aspekteve më negative te Kanunit, si vetegjyqesia, hakmarrja – gjakmarrja e aspekte te tjera negative, qe lendojne progresin dhe modernizimin e shoqerise shqiptare.

Ne menyre te padiskutueshme, hakmarrja dhe gjakmarrja jane veprime barbare, jane produkt i ndergjegjies tragjike tribale te subjekteve primitive dhe te forcave te erreta, qe kerkojne te shkaterrojne jeten dhe vlerat humane e kulturore te popullit shqiptar. Gjate ketij tranzicioni te gjate, te gabuar e mundues, Shqiperia vazhdon te mbetet e ndryme ne krizen morale, çka ka sherbyer si nje terren per riaktivizimin e hakmarrjes-gjakmarrjes, si ate te lidhur me inate e mllefe te vjetra e te reja, qe çuan ne riaktivizimin e hakmarrjeve të vjetra, qe nuk e kishin lare gjakun me gjak, nje barbarizem i vertete tribal, qe ka krijuar situata te renda ne popullaten malesore. Krahas shume vrasjeve per keto motive te uleta tribale, eshte krijuar dhe nje situate dramatike sociale, unikale ne Europe e me gjere, eshte rishfaqur ngujimi i mbi 12 000 banoreve, burrave, femijeve dhe grave, qe kane gjetur si rruge per te shpetuar jeten, mbylljen dhe izolimin, ne kullat e ngujimit e te izolimit nga jeta shoqerore.

Për herë të parë në historinë 100-vjeçare të shoqërisë sonë me shtet të mëveçëm, që me së shumti ishte diktatorial dhe më së paku demokratik, u riaktivizua hakmarrja – gjakmarrja tribale, madje fatkeqesisht po quhen jo vetëm nder, por edhe detyrime morale dhe jetike, ku “gjaku lahet vetëm me gjak”, pra jo me ndëshkimin e Ligjit të Shtetit të së Drejtës, ku, si dëshmon Motër Kristina Faber: “Kanuni gjallon ndër ne si një fe dytësore”, pra Kanuni po vepron më fuqishëm dhe se fetë. Uroj qe kjo situate te ndryshoje dhe populli shqiptar te rikthehet ne rrugen e modernizimit e te jetes demokratike, per t’u bashkuar me vendet e tjera te Europes.

Ne mbyllje te kesaj hyrje te gjate, deshiroj te shtoj se studimet shkencore mbi Kanunin, pavaresisht sa te thella e te gjera jane, perfaqesojne vetem nje pjese te vogel te thesarit te madh, qe fsheh Kanuni i Maleve Shqiptare, çka sugjeron se eshte nje veper e pashtereshme, eshte nje pasuri e madhe e historise dhe e kultures shqipetare, qe shtron si detyre studimet sistematike e multidisiplinare jurdike, psikologjike, sociologjike, etike, morale, fetare- mitologjike.

STUDIMET ITALIANE MBI KANUNIN E LEK DUKAGJINIT.

Kanuni ka nxitur interesin dhe te shume studiusve dhe lexuesve italiane. Per here te pare Kanuni i Lek Dukagjinit u botua ne Itali, si veper e plote ne vitin 1941, nga Qendra e Studimeve Shqiptare e Akademise te Shkencave te Italise. Ne vitin 1997, Shtepia Botuese BESA ne Leçe, botoj “Il Kanun, le basi morale e etiche della società albanese”, ndersa ne 10 vitet e fundit studimet e botimet jane te shumta dhe pjesa me e madhe i jane dedikuar aktualizimit te fenoemnit hakmarrje – gjakmarrje, por nuk kane lene menjane dhe aspektet etiko-morale. Ne te gjitha keto studime e botime rezulton se Kanuni i Lek Dukagjinit vleresohet si Kodi i te drejtes zakonore shqiptare, ose Jus Albanicae, si permbledhja e ligjeve te shoqerise shqiptare e ne te njejten kohe dhe si kodi etiko- moral, aspekte keto, qe nuk kane qene shkruar, por qe jane transmetuar nga kohet antike, deri ne ditet tona, duke kontribuar ne veteqeverisjen e popullit shqiptare gjate gjithe historise se gjate e munduese.

Salvatore Villari ne librin “Le Consuetudini giuridiche dell’Albania” shkruan: “Kanuni eshte nje kod i te drejtes zakonore, thellesisht i mbjelle ne ndergjegjien e popullit shqiptar.

Giuseppe (Zef) Valentini, ne librin “La legge delle montagne albanesi nella relazione della missione volante” shkruan: “Me Kanun kuptohet i tere kompleksi i parimeve, i institucioneve dhe i normave tradicionale shqiptare, qe funksionojne pavaresisht nga e drejta shteterore”.

Emanuela C. Del Re ne librin “Albania punto a capo” Roma 1997, shkruan: “Duke folur per Shqiperine, se fundi do te perfundosh duke diskutuar per Kanunin”.

Patrizia Resta, ne librin “Il Kanun, le basi morale e giuridiche della società albanese”, shkruan:“Kanuni i Lek Dukagjinit permbledh ligjet dhe normat zakonore, te transmetuara gojarisht nder shekuj, qe u shnderruan ne kod, kur u mblodh dhe u shkrua nga At Shtjefen Gjeçovi, legjislatori i vertete i tradites juridike shqiptare”.

Prof Fabio Berti, ne epilogun e librit shkruan: “Kanuni mbetet ende nje mit, qe evokon diçka misterjoze dhe te panjohur, pasi ne Kanun jane ngulitur mençuria e moçme dhe irracionalizmi, aktualisht ne shume aspekte te çdukura, por nga ky liber na bejne t’i shikojme shqiptaret me nje optike tjeter, jo si nje popull i humbur e pa dinjitet, por nje popull krenar, me hsitorine e tij te gjate dhe me nje bashkesi traditash me vlera dhe jo ashtu si prezanton Gianni Amelio ne filmin e tij Amerika. Pra Kanuni eshte nje veper monumentale, eshte nje pasuri e kultures dhe e te drejtes zakonore shqiptare, qe pasqyron si eshte ndertuar ne shekuj tradita shqiptare”.

Prof Franko Belli ne parathenjen e librit shkruan: “Kanuni i Lek Dukagjinit i transmetuar gojarisht gjate shekujve, si burim i vetem i te drejtes, qe ka rregulluar jeten shoqerore te nje populli te martirizuar dhe pa ligje te tjera, u mblodh dhe u kodifikua ne fillimet e shekullit XX nga Ati Sh. Gjeçovi, madje ende mbetet i dukshem ne jeten e shoqerise shqiptare, ne menyre te veçante parimet etiko-morale, qe perbejne thelbin e Kanunit si besa, fjala e nderit, miku, vllazerimi, burrenia etj.”.

Studiuesi i apasionuar i kanunit, Donato Martucci, ne punimet e tij te shumta thekson: “Me Kanunin e Lek Dukagjinit, Shqiperia ishte vene perballe jo vetem kodifikimit te zakoneve, qe rregullonin jeten shoqerore, por me shume kishte kodifikuar strukturen etike dhe morale. Kanuni prezantonte nje sistem interpretimi dhe vlerash te nje universi simbolik, qe i respektonin te gjithe, duke filluar nga individet, te cilet me keto vlera integroheshin ne shoqeri, ku benin pjese si anetar te saj dhe seicili i prezantuar me identitetin e vet.

LEK III DUKAGJINI, LEGJISLATORI I PARË I KANUNIT.

Shekulli V (pas Krishtit) – Bazuar ne rrethana historike dhe legjendat e kohes, nje kronist i shekullit VII (pas Krishtit), shkruan se ne shekullin e V, nje tribu e Goteve, nen komanden e Duka Gentius (ose Gjini), zbriti nga Dalmacia dhe u vendos ne Shkoder. Perandori i Bizantit Teodosio II – i riu (Perandoria Romane e Lindjes), e emeroj Duka Gjinin si Sebastocrator e tij (mekembes), madje i dha dhe detyren e Magister militum per Dalmacine (pra e emeroj Gjykatesi ushtarak). Me fuqizimin e pushtetit, Duka Gjini (Gentius), pushtoj te gjitha territoret ndermjet Shkodres dhe Durresit, ku dhe pershtati ligjet dhe rregullat Gote, duke i ndaluar ligjet romane dhe rregullat lokale.

GJAKMARRJA.

(ESE)

Ndër plagët më të vjetra (hershme) të Shqipërisë dhe shqiptarëve është GJAKMARRJA.

Ajo është si një oqean, i cili gllabëron pa mëshirë çdokënd sido-kurdo të lëvizë nëpër të. Është pikërisht kjo gjakmarrje, e cila po frenon në një mënyrë a një tjetër prosperitetin e Shqipërisë drejt rrugës së zhvillimit. Mos mendoni se është një fjalë goje. Absolutisht që jo, sepse gjakmarrja ka shumë faktorë dëmtues në shoqërinë shqiptare.

Gjakmarrja është fatkeqësisht e kahershme në viset tona. Vlen të theksohet se vitet e fundit, fatmirësisht, ajo ka pësuar njëfarë rënie. Ndofta një rezultat i tillë mund të përligjet me faktin se shoqëria jonë është bërë më e ndërgjegjshme, më tolerante, më e edukuar, më e arsimuar etj. Gjakmarrja ka qenë dhe është më evidente veçanërisht në viset malore veriore të Shqipërisë. Kjo lidhet me shkaqet e prapambetjes kulturore-edukative të këtyre njerëzve. Shkollimi relativisht i ulët, natyrisht ka ndikuar në rritjen e numrit të gjakmarrjeve në vendin tonë. Besoj se këto janë disa nga të shumtët shkaqe, që e dërgojnë individin e shoqërisë sonë drejt këtij akti brutal.

Pak vite më përpara, gjakmarrja shikohej si një plagë e vjetër po e po, por edhe e pashërueshme. Por a ka plagë që nuk shërohet?! A ka dhembje që s’mund të minimizohet apo të parandalohet?! A ka ndërgjegjësim që kjo plagë të kapërcehet? Sa ndikon shoqëria dhe politika në shërimin apo parandalimin e kësaj plage?

Vitet kanë ecur dhe Shqipëria na servir probleme të shumta, por gjithmonë duke mbartuar një problem të madh me vete: «Gjakmarrjen». Besoj se duhet një zgjidhje sa më efikase dhe largpamëse, që ky problem të minimizohet. Dhe këtë mund ta bësh fare mirë edhe ti, o njeri; edhe unë, edhe ata, edhe…

Vërtet e hapa këtë plagë dhe ndoshta s’bëra mirë, megjithatë disa gjëra duhen sqaruar. Doktor i mirë është ai, i cili e zbulon plagën dhe tenton ta shërojë atë. Çfarë dua të them me këtë? Dua të them se, vërtet hodha në ajër fjalën «gjakmarrje», por ç’duhet të bëj unë me këtë fjalë? Unë e di fort mirë, se ç’duhet të bëj. Duhet t’i tregoj të gjithë shoqërisë sonë se si mund të kontribuojmë në shërimin e kësaj sëmundjeje, e cila po na merr njërëzit e dashur, si: nënën, babain, motrën, vëllanë…

Turp! Turp e shkuar turpit! A ka gjë më poshtëruese për një komb sesa të vriten njerëzit e të njëjtit gjak e së njëjtës farë dhe për çfarë? Për një vijë uji ndarëse, për një copë toke, për një fjalë goje, për një shikimhedhës të pafajshëm. E ç’mund t’i thuash kësaj: «O derrnjeri»?!

Këto akte të ulta që pengojnë zhvillimin e mëtejshëm progresiv të vendit tonë, duhet të largohen nga mendja jonë. Ne duhet të ndalojmë vetveten karshi fodullëkut të pamatë e të përditshëm që na përfshin. Ne duhet të tregohemi të matur dhe të kujdesshëm. Ne duhet të tregohemi zemërgjerë dhe tolerant me njëri- tjetrin. Ne duhet ta duam jetën tonë, në mënyrë që të vlerësojmë edhe jetën e tjetrit. Ne duhet t’i shikojmë në sy fëmijët tanë, përpara se të veprojmë. Ne duhet të shikojmë zemrën që kullon gjak «kuq e zi», përpara se ta drejtojmë koburen. Ne duhet ta duam lirinë, përpara se t’ja marrim atë tjetrit. Ne duhet t’i buzëqeshim së keqes dhe duhet të sensibilizojmë të mirën. Ne duhet t’i themi me plot gojën: «NDAL GJAKMARRJES». Fol njeri, nëse të kushtojnë shumë këto gjëra! Po fol de, në beson Perëndinë! Fol! Fol!

Shqipëria sapo është anëtarësuar në NATO, tani është drejt liberalizimit të vizave dhe drejt aplikimit si vend anëtar i BE-së. Ky është një hap drejt zhvillimit dhe duhet vlerësuar. Por që të arrijmë më të mirë e më të shëndoshë drejt Europës, duhet ta ndalojmë GJAKMARRJEN. Të jeni të sigurt që diçka e tillë nuk ka ndonjë kosto të madhe për vendin tonë. E vetmja kosto që mund të ekzistojë është sensibilizimi i publikut shqiptar se: «GJAKMARRJA VRET». Duhet t’i tregojmë me patjetër asaj kategorie njerëzish se jeta është gjëja më e shtrenjtë që Ai lart na ka dhuruar. S’ka të drejtë askush të ma heqë mua të drejtën për ta shijuar këtë jetë. Cënimi i saj përbën një krim dhe Europa, në të cilën ne po aderojmë, garantimin e jetës e ka gjë primare. Si të tillë ne duhet ta vlerësojmë dhe respektojmë jetën dhe lirinë e tjetrit. Ky njeri-shqiptar nuk duhet të bie «pre» e marrëzisë, gjaknxehtësisë, zemërimit etj., por duhet të ulin kokën dhe të ruajë qetësinë. Në mënyrë më të thjeshtëzuar, ajo ç’ka unë dua të them është se, njeriu duhet të vlerësojë jetën e tij dhe kështu ai as nuk do të pengojë dhe as nuk do të pengohet nga askush.

Si përfundim, do të dëshiroja që të mos mbetej çdo gjë vetëm në letër. Tema e gjakmarrjes është mjaft e gjërë dhe sinqerisht nuk do të lodhesha së shkruari ditë-natë, por më mirë është që ato ç’ka thashë të vihen në praktikë, në jetë, duke filluar nga unë i pari dhe duke vazhduar me ju të dashur lexues. Pra, të gjithë ne duhet të sensibilizojmë publikun e gjerë shqiptar me moton e vetme: «EUROPA po na pret, por jo me GJAKMARRJEN që VRET».

(Gazeta “Aktualitet Rinor”, Nr. 11, Viti i VI-të, maj 2009, fq.10, Ese nga Redan Bushati, Viti IV F)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...