2016-01-16

Në Pejë nis edicioni mbarëkombëtar i 33 –ti me radhë “Flaka e Janarit 2016”


Prishtinë,16 janar 2016

Ne organizim te Shoqates se Shkrimtareve te Pejes, do te mbahet aktiviteti letrar *Flaka e Janarit -2016* ne restorantin *Delta* ne Peje, me fillim ne orën 12;00



Nga takimet letrare të vitit 2015

Në Pejë nën patronatin e kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Pejës ,nesër në mesditë nis manifestimi kulturor një ditor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2016”, i cili organizohet nën përkujdesjen e kryetarit SHSH dega në Pejë , z.Esat Loshaj ku për një ditë do të ketë aktivitete të shumta e të ndryshme, në kujtim dhe nderim të dëshmorëve Jusuf,Bardhosh Gërvalla,Kadri Zeka dhe dëshmorëve tjerë nëpër vite për lirinë e Kosovës.



Nga takimet letrare të vitit 2015

Me këtë rast në fjalën e tij në emër të SHSH –në Pejë , z.Esat Loshaj , I cili është edhe organizatori kryesori I këtij manifestimi poetik në Komunën e Pejës.

SHSH në Pejë ka bërë të gjitha përgatitjet që ky aktivitet shumëkulturor me karakter mbarëkombëtar, pikërisht këtë vit LSHK- shënon 33 vjetorin e themelimit, dhe duke qenë vazhdimësi e aktiviteteve kulturore në nderim dhe kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve në janarët e përgjakshëm për lirinë e vendit.

“Është janari ai që me vete mori djemtë dhe vajzat e Kosovës si kurban për lirinë që ne sot gëzojmë. Që nga Isuf,Bardhosh Gërvalla,Kadri Zeka, si dhe vargut të gjithë dëshmorëve të tjerë që Peja në janar i kujton me epitet të lartë, si figurat që dhanë jetën dhe gjaku i tyre është dhe mbetet histori e lavdishme e Pejës ,Dugagjinit dhe Kosovës.



Nga takimet letrare të vitit 2015


Ky manifestim që nesër ,nis rrugëtimin e vuajtjeve, persekutimit, dhunës dhe barbarisë serbe ndaj popullit më të vjetër në Ballkan - shqiptarëve. Ne të gjallët, do të jemi përherë borxhlinj të heronjve tanë, sepse ata dhanë jetën që ne sot të frymojmë lirshëm”, thotë ndër të tjera poeti Esat Loshaj.




Nga takimet letrare të vitit 2015

Kurse fjalën e e tyre poetike , do të thënë mbi 100 poetë nga të gjitha trojet shqiptare ,ngase janari është i shenjtë për të gjithë shqiptarët, sepse pikërisht me rëniet heroike në janar, ka nisur rruga e gjatë dhe e mundimshme e lirisë së Kosovës.



““Flaka e Janarit” është sinonim i respektit dhe i nderit për familjet e dëshmorëve dhe për veprat e mëdha të dëshmorëve.

Të ftuar në ketë enviniment janë :

Avdi Shkreli, Aver Husaj, Afrim Selimaj, Ali Lajci, Ardian Gashi-*Manxhi*, Alberina Draga, Dr. Ali Berisha, Afrim Shabi, Ali M.Lajqi, Ajete Beqiraj, Ajete Pavata, Bakir Kelmendi, Brahim Selimaj, Bajram Kelmendi, Besim Avdimetaj, Don Frane Sopi, Don Zhan Zefi, Driton Mujaj, Elbert Krasniqi, Ermira Isufi, Egjlane Begolli, Engelbert Zefaj, Enver Ulaj, Flori Bruqi, Faik Zekaj, Florije Rexhepaj, Florim Nikci, Frasher Rracaj, Fadil Grabovci, Gazmend Muhaxheri, Gezim Muhaxheri, Gezim Hasku *geza*, Isuf Nikci, Kreshnik Husaj, Kaltrine Gjocaj, Krenare Vokshi, Kreshnik Kreshnik Aliçkaj, Halil Gashi, Hysen Dervishaj, Hamjeta Miftari, Hivzi Muharremi, Hajdar Mekaj, Muharrem Kastrati,Myrvete Osmani, Mejreme Krasniqi, Nexhat Draga, Naim Maloku, Nebih Bunjaku, Nezhdet Shala, Orhan Gafurri, Shengyle Kelmendi-Gashi, Shaban Demaj, Shpresa Rama, Syzana Muriqi, Sokol Elshani, Skender Mulliqi, Smajl Smakaj, Sali Lajci, Sali Lukaj, Sadri Zekaj, Sejdi Blakaj, Lahe Avdullahu, Zija Miftari, Zyrafete Lushaj, Ylberza Gllogjani-Krasniqi, Radije Hoxha, Rina Cuka, Rame Mujaj, Tahir Cuka, Veton Mujaj, Vesel Berisha, Vesel Nikci, Vesel Zekaj, Xheladin Mjeku, Xhevdet Neziri, Xhavit Husaj, Zeqe Berdynaj, Sadullah Zeqiri, Agon Loshaj, Arbnora K. Loshaj, Isa Loshaj, Dukagjin Loshaj, ,Ukshin Jasharaj, Demush Tafa.,Marigona Kelmendi,. Ju mirepresim! diten e diel, me dt. 17 Janar ne oren 12,oo ne restorantin *Delta* ne Peje, Tel. kontaktues është: o44 328-719

Nga Flori Bruqi : Meditim pas një udhëtimi


your Profile Photo


Kush jam unë për të pritur gjithnjë 

Një copë liri po aq të vrarë 

Unë që tash e dy mijë vjet udhëtoj 

Me sagën e pikëlluar 

I përbuzur dhe i humbur nëpër botë


Vetmitar i përbotshëm lagur në shi 

Kur rri pranë këtij shatërvani 

Më ikin pasionet ngadalë 

Këtu në qytetin historik 

Mistika rri sall maraz


Përse s’jam përherë pranë tij 

Për t’i përqeshur lavdëruesit e marrë 

E Lumëbardhi ecën 

Pret t’ia them një romance 


Të dashurës t’i dhuroj trëndafila 

Në Rrasë të Zogut  me kantatë lirie 

Të mos humbas si Sizifi


Nganjëherë të afrohesha 

Për të ikur përgjithmonë nga shqetësimet


Kosharja

Asgjë s’është harruar 

Kanë ikur korbat para syve të mi


As koha e mjegullt nuk është më 

As besojnë se Trimi është kthyer 

Me një ferman si Skënderbeu 

T’ia japë Jusuf Gërvallës

Para kullës të ndodhë betimi


Rrugëve kryq pëshpëritin 

Shtëpitë akoma digjen 

Kohë më kohë diçka ikën


Uji dua të pi si në Bjelluhë 

Krojeve të Zhlebit


Ndryshimi absurd mund vdekjen 

Tek mbesin vetëm iluzionet 

Atdheu im s’më vret


Dhe martirët janë të shenjtë
Gjiri i Artës
Iliria po tkurret 

E dashura ime më ngjitet krahëve


Përgjërimi më djeg për gjithnjë 

Sesi m’i përbuzin të parët e mi 


Të shpërngulur verë e dimër


Kopshtet lënë bosh 

si hëna pa yje në qiell 


Joni mjerisht sonte përzihet me dallgë 

Gjarpri m’i kafshon plagët


Mbi Gjirin e Artës 

Digjen ëndrrat e kobshme 

Të Bubulinës


Gji i egër dhe grua e bukur 

Asgjë s’doli nga mallkimi i atdheut


Kënga e liqenit të Pogradecit

Nositë të butë të egër me zëra ritmikë 

S’lenin në heshtje as Lasgushin 

Dhe unë për çdo ditë lundroj 


në mendime si Erosi 

Të zhbëj intrigat e botës melankolike 


Në këtë rrugë hënore 

Duke shkelur bregut spërkatur nga valët 

Më ringjallen kujtime të së shkuarës 

pa helm të bëj një puthje reale 

jo si në përrallat e 1001-ve 


Dhe kur dielli ndrit mbi liqe 

Kufiri zhduket nga dashnorët e arratisur 

Besojnë se zgjohen me pasion


Për të përmbysur trishtimin e ëndrrës 

Me lot të shkrirë qesha si i çmendur


Engjëlli ikën një çast

Vetëm ëndrra për të dashur mungon 

Mbretëresha ime 

Ashtu siç më erdhe ditën e parë 

Mbase do vish sërish 

me aurorën magjike 

Për të mos u ndarë kurrë më


As isha unë që bëra diç për të larguar 

Shqetësimin e beftë 

Moj zonjë e humbur dherave të huaj 

Engjëllin e ngushëlloj


E ti dikur më thoshe 

më duaj 

Unë të thosha mos më duaj 

Dhe mos ik nga unë


Prishtinë 17 janar 2016.


Homazhe dhe akademi përkujtimore. Masakra e Reçakut

-Presidentja Jahjaga vendosi kurore lulesh në Kompleksin Memorial në Reçak dhe nderoi viktimat, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të shtatores së ambasadorit amerikan William Walker, që do të ndërtohet afër kompleksit/

15.01.2016 Reçak_3
-Në 17 vjetorin e masakres së Reçakut homazhe dhe akademi përkujtimore. Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë, masakruan, por edhe zhdukën, më shumë se 12 mijë shqiptarë, e në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.

Image result for REçAKU

Me homazhet që po zhvillohen në Kompleksin Përkujtimor dhe me një akademi po kujtohet sot në 17 vjetor masakra në Reçak, fshat i Kosovës në komunën e Shtimes, ku në 15 janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë.

Homeazhe në Kompleksin Përkujtimor të Reçakut bëjnë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Image result for REçAKU
Presidentja Jahjaga vendosi kurore lulesh në Kompleksin Memorial në Reçak dhe nderoi viktimat, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të shtatores së ambasadorit amerikan William Walker, që do të ndërtohet afër kompleksit, Gjithashtu, Presidentja Jahjaga mori pjesë në akademinë përkujtimore, që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.
Reçaku nderon William Walker me përmendore
Në fjalimin e mbajtur në këtë akademi, Presidentja Jahjaga tha, se në çdo përvjetor me dhembje dhe krenari kujtojmë më të dashurit tanë, njerëz të pafajshëm të vrarë në mënyrën më mizore – viktima të krimit kundër njerëzimit.

“Çdo përvjetor është dhembje e sërishme, një kujtesë e pashlyer e juaja, banorëve të Reçakut, dhe e të gjithë neve në Kosovë që e ndjejmë dhimbjen bashkë me ju. Reçaku, shënoi kthesën e madhe historike për Kosovën duke forcuar bindjen e bashkësisë ndërkombëtare se ndërhyrja për të shpëtuar një popull nga gjenocidi, ishte e paevitueshme”, tha ajo.
Image result for REçAKU
Reçaku, vijoi Jahjaga, është fundi i një historie të dhunës, të krimit dhe të vrasjeve dhe dëshmon sakrificën e madhe të gjeneratave të tëra për lirinë e pavarësinë e Kosovës, ai është gurë themeli i ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës.


Deçani sot nderon William Walkerin

“Reçaku është dhimbja dhe krenaria; fundi i një epoke të rëndë dhe hegjemoniste; është forca dhe guximi; vullneti për ta bërë një Kosovë më ndryshe – të qytetarëve të lirë dhe të pavarur! Njerëz të barabartë me këdo në botë!

Reçaku është një rrëfim i pandarë i një miqësie të përjetshme me SHBA-në dhe një lidhje e fuqishme me vendet e BE-së”, theksoi Presidentja Jahjaga.
Image result for REçAKU
Në vijim ajo tha se, përvjetorët në Kosovë kanë histori të dhembjes po aq sa e dhembshme është vetë historia e këtij vendi, që ka bërë përpjekjet e sakrificën e jashtëzakonshme në rrugën për liri dhe pavarësi. Përvjetorët shënojnë krenarinë e popullit, kujtimin e pashlyer për njerëzit e tij, ndajnë dhembjen për ata që kanë rënë dhe mbi të gjitha janë përkujtuesi më i mirë se e kaluara nuk mund të përsëritet, sepse e tashmja ndërtohet në paqe dhe mirëkuptim për të ardhmen më të mirë për gjeneratat e ardhshme.
Image result for REçAKU
“Është obligim yni që ta përmbushim amanetin e atyre që kanë sakrifikuar për një Kosovë më ndryshe – ku gërmadhat e luftës të mbesin pjesë e pashlyer e historisë; ku Atdhe është toka e të gjithëve që jetojnë në të pa dallim; ku perspektiva për të gjithë është shteti i qytetarëve dhe ku e ardhmja ndërtohet bashkërisht, në demokraci, liri dhe barazi.

Është zotim i të gjithëve për ta përmbushur vizionin e bërjes së shtetit të së drejtës – ku unë dhe ti – qytetarë të Republikës – kemi shanse dhe të drejta të barabarta, po aq sa edhe obligime për ta pasur shtetin e pakorruptuar dhe të fortë ekonomikisht. Është përkushtim yni për ta bërë një tokë të premtuar, një shtet të zhvilluar e të përparuar në të cilin secili do të gjejë perspektivën e tij pa patur nevojë që ta kërkojë diku tjetër”, u shpreh Jahjaga.
Image result for REçAKU
Dhe, vijo ajo, zhvillimi ynë varet nga vetë ne, po aq sa varet edhe rruga jonë drejt integrimeve nga puna dhe angazhimi ynë, nga pjekuria jonë për të gjetur mënyrat e bërjes së shtetit, bazuar në ligj dhe në Kushtetutë.
“Po aq sa dallimet tona politike të jenë pjesë e rivalitetit politik dhe jo armiqësisë politike dhe po aq sa dialogu të jetë themeli i zgjidhjeve për problemet. Ne kemi arritur deri këtu duke kaluar sfida dhe probleme; vite të rënda të përballjeve edhe në skenën e brendshme dhe posaçërisht atë ndërkombëtare. Ne jemi në gjysmë të rrugës për ta bërë shtetin – pjesë të pandashme të kombeve të lira dhe prandaj nuk mund të ndalemi dhe as të pushojmë; nuk mund të rikthejmë historinë dhe as të sfidojmë miqësitë”, theksoi Presidentja e Kosovës.
Image result for REçAKU
Jahjaga u shpreh më tej se, paqja ndërtohet me mund dhe ajo nuk mund të humbet.

“Gjuha jonë është gjuha e dialogut dhe jo e dhunës; është shtrirja e dorës së mirëkuptimit dhe jo e përplasjes; është përpjekje për të gjetur zgjidhje pa prekur shtetin, pa sfiduar institucionet dhe pa rrënuar themelin e tij. Në këto sfida politike do të na duhet që sërish të ulemi dhe të flasim, dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkëta – me gjuhën e dialogut”, theksoi Presidentja kosovare.
Image result for REçAKU
Kosova, tha Jahjaga, është amaneti i gjeneratave të tëra.

“Dhe ne nuk mund ta humbim shansin për ta bërë të plotë atë. Për ta bërë shtetin e krenarisë për të gjithë ata që sakrifikuan, për ne që sot po e ndërtojmë dhe për gjeneratat e reja që do ta gëzojnë.
Në çdo përvjetor, përkundër dhembjes dhe pikëllimit, ndjehemi krenarë për historinë tonë, për të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për të realizuar ëndrrën shekullore për Kosovën shtet të pavarur e sovran.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët!”, tha Presidentja e Kosovës, Jahjaga.
Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Kadri Veseli, bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Masakra e Reçakut” dhe në nderim të viktimave, vendosi një buqetë lule.

Duke e cilësuar 15 janarin ditë dhembjeje dhe krenarie, kryeparlamentari Veseli theksoi se përveç përkujtimit për të rënët, të cilët dhanë gjithçka që ne sot të gëzojmë lirinë, institucionet e Republikës së Kosovës janë të obliguara të punojnë çdo ditë rreth këtij ideali.
Image result for REçAKU
“Në këtë ditë të veçantë, i duhet bërë thirrje edhe ndërgjegjes njerëzore, e cila unifikoi bashkësinë ndërkombëtare, duke ftuar Konferencën e Rambujesë, pas së cilës pasoi intervenimi i NATO-s, si një arsye shtesë për të vazhduar dhe thelluar më tej partneritetin me SHBA-në dhe BE-në”, theksoi me këtë rast Veseli.

Pjesëmarrës në përkujtime, si edhe në vitet tjera të pasluftës, është edhe ambasadori amerikan William Walker, i cili derisa ishte shef i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e masakrës e cilësoi atë krim kundër njerëzimit.

Në akademinë përkujtimore ai është përshëndetur me duartrokitje dhe ovacione, me mirënjohjen dhe falënderimin e gjithëmonshëm.

Ndërsa, rreth dy muaj pas masakrës së Reçakut, aviacioni i NATO-s, në ndërhyrjen shpëtimtare për popullin e Kosovës, filloi bombardimet kundër caqeve të forcave kriminale serbe, të cilat zgjatën 78 ditë, deri në kapitulimin e Slobodan Milosheviçit, kreut shtetëror në Beograd, i njohur edhe si “kasapi i Ballkanit”, i cili përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.
Image result for REçAKU
Në Kompleksi Përkujtimor Masakra e Reçakut, në Murin e Përkushtimit janë skalitur në mermer fotografitë e 44 martirëve-dëshmorëve.

Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë, masakruan, por edhe zhdukën, më shumë se 12 mijë shqiptarë, e në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.
Image result for REçAKU
Në Kosovë, edhe pas mëse 17 viteve pas luftës, sipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, janë ende 1229 të pagjetur nga 6027 personat që nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidentoheshin të zhdukur, të lajmëruar nga familjarët, menjëherë pas luftës së përfunduar në 12 qershor 1999.
Të zhdukur ende të pagjetur janë 173 femra, 1056 meshkuj, 104 nën moshën 18 vjeçare, të cilët konsiderohen fëmijë sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit të Kosovës.
***
KRYEMINISTRI  ISA MUSTAFA: 

MASAKRA E REÇAKUT, DITË E DHIMBJES DHE E KTHESËS HISTORIKE

Prishtinë, 15 janar 2016/ Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa ka përkujtuar 17 vjetorin e Masakrës së Reçakut, duke theksuar se Kosova i përkujton me nderimet më të larta të rënët e kësaj masakre dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e Kosovës.
Image result for REçAKU
“Institucionet e Republikës së Kosovës, Qeveria, dhe të gjithë ne do të jemi të përkushtuar për të realizuar aspiratat për të cilat e kanë dhënë jetën të gjithë të rënët gjatë luftës në Kosovë. Masakra e Reçakut 17 vjet më parë ishte ditë e dhimbjes, por edhe ditë e kthesës historike, ditë e pikëllimit, por edhe ditë e fillimit të fundit të luftës, ditë e cila e mobilizoi botën demokratike për t’u bërë pjesë e përpjekjeve legjitime të popullit të Kosovës për fitimin e lirisë”, tha kryeministri Mustafa.
Më tutje, kryeministri Isa Mustafa, në këtë ditë shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e shtetit dhe të partneritetit me miqtë ndërkombëtar, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Evropian dhe me të gjitha vendet demokratike, duke thënë se kjo ishte aspiratë e të gjithë atyre që kanë rënë për liri, për pavarësi dhe për shtetin e Kosovës, i cili tani po ndërtohet.

*****

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë dhe humanisti i madh, William Walker do ta vizitoi sot Deçanin, ku do të nderohet me çmimin që mbanë emrin e Heroit të Kombit “Shkëlzen Haradinaj’’ dhe me “Mirënjohje Qyteti’’.

Sipas një njoftimi të Komunës së Deçanit, William Walker do të pritet në sallën e Asamblesë Komunale në ora 11:00nga kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili në nderim të të gjithë asaj që bëri në momentet më kritike për Kosovën 1998-99, do të nderohet me çmimet më të larta të këtij qyteti.

Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori William Walker, masakrën e Reçakut, në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, e pati cilësuar si një "krim kundër njerëzimit".
Masakra e Reçakut - më pas do të njihet si një nga ngjarjet kryesore, që ka shënuar një kthesë të madhe qysh në atë kohë, në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë e asaj kohe dhe Kosovën, duke i paraprirë të gjitha tyre çfarë ndodhën - që çuan deri tek fushata e 78 ditore e bombardimeve ajërore të NATO-s.

Shkruan: Flori BRUQI

POLEMIKA SHQIP

REAGIMI I MR.SCI. FLORI BRUQI, SHKENCËTAR NGA PRISHTINA
 7. maj 2007  
          

Libri "Polemika shqip" u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin



            E nderuar Redaksi,
            E lexova artikullin me titull “Nuk harrohet Reçaku” në web faqen tuaj.
            Turp për të dy “ekspertët” e shquar ligjorë; për patologët gjyqësorë, Otasheviq dhe Dobriçanin, të cilët gënjyen opinionin botëror për viktimat e shqiptarëve, të bëra nga Ushtria Jugosllave( VJ),Njësitë Speciale Serbe(SJP) dhe formacionet paramilitare serbe . Klikoni: http://www.novinar.de/index. php?s=flori+bruqi

            F. Bruqi: Po zgjidhet lëmshi i së vërtetës për Reçakun

            Ju transmetojmë letrën-reagimin për artikullin “Reçaku nuk harrohet” nga z. Bruqi, të cilin e kemi pranuar nëpërmjet postës elektronike.
            Z. Bruqi është, shkrimtar dhe shkencëtar nga Prishtina.

            E nderuar Redaksi,
            Së pari, gazetari juaj Vujadin Otasheviq botoi të pavërtetën, sepse Kosova është nën protektoratin e UNMIK-ut që nga viti 1999 dhe nuk është më “krahinë jugore e Serbisë”. E vërteta është se është një dhe e vetme - ajo e masakrës së Reçakut (Kosovë), të cilën e bënë Njësitet Speciale të Ushtrisë Jugosllave dhe MPb të Serbisë.
            Rrëfimi i prof. Dr. Vujadin Otasheviq dhe prof. Dr. Slavisha Dobriçanin në librin “Kosova - zëri i viktimave” është një kallëzim për fëmijë. Të dy shkencëtarët, para së gjithash, patologë të shquar me reputacion ndërkombëtar, ka qenë dashur të tregonin vetëm të vërtetën. E vërteta e fotografive të masakrës mbi fëmijë të pafajshëm dhe shqiptarëve të moshuar, më 15 janar 1999 në fshatin Reçak afër Shtimes (Kosovë). Librin nuk e kam lexuar, por e di tejet bukur seç kanë punuar patologët e njohur gjyqësorë lidhur me viktimat e pafajshme.
            Kurrfarë mashtrimi nuk ka ekzistuar nga ana e UÇK-së dhe gazetarëve të medias vendore dhe atyre ndërkombëtare. Mashtrimi ka ndodhur në “Qendrën e Medias” në Prishtinë, nga na e mjeteve serbe të informacionit, shërbimeve të inteligjenës së KOS-it të AJ dhe njësiteve speciale të SPb të Serbisë. Masakra ka ndodhur, dhe në atë masakër janë vrarë egërsisht shqiptarët e pafajshëm: - në vijim shihni 45 emra shqiptarësh.
            Në konfliktin me AJ, NjPS, NjSS të MPb të Serbisë, forcave të paramilitarëve radikalë të Vojisllav Sheshelit, ato të paramilitarëve të Zhelko Razhnatoviç - Arkan, me ç’rast janë vrarë në fushëbetejë ushtarët e UÇK-së - në vijim shihni emrat e 15 shqiptarëve dhe mbiemrat me vitet e lindjes.
            Patronët kryesorë të masakrës mbi qytetarët e pafajshëm - shih 19 emra dhe mbiemra serbësh.
            Shefi i Misionit Vëzhgues i OSbE-së në Prishtinë, gjenerali amerikan, Uiliem Uoker ka shpallur forcat serbe për kriminelë në Kosovë, dhe më pas ky ishte preteksti për bombardimet e NATO-s mbi Serbinë dhe Malin e Zi.
            Menjëherë pas kësaj, presidenti i SHbA-ve, bill Klinton paralajmëroi sulmin shkatërrues të NATO-s mbi Jugosllavinë. Presidentit iu bashkangjitën: Riçard Hollbruk, Uezli Klark dhe shumë prijës të shquar nga bota.
            Klikoni linket dhe do të bindeni se në ilën anë ishte e vërteta mbi masakrën e shqiptarëve në Kosovë, Z. S.Kostiq. Do të kishte qenë më mirë nëse do të shpenzonit më shumë kohë dhe energji për ngjarjet e vërteta, të ilat do t’i keni ankth sa të jeni gjallë, sepse ka Zot në këtë botë. Nga ana tjetër, ne i besojmë Zotit dhe të vërtetës!!!
            Urdhëroni të hapim polemikën, porse vetëm me argumente dhe jo me histori të rreme dhe propagandë, me të cilën z. Kostiq synon shpërlarjen e trurit (tanimë të shpërlarë fare) të POPULLIT TUAJ SERB!!!

            Flori Bruqi

            Pjesë nga libri “Polemika shqip”


KU E KE VARRIN, O GJERGJ KASTRIOTI ?!

Nga Fritz RADOVANI:

00-kisha1 

                 KISHA E VAUT TË DEJËS KU ASHT KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI
                                U HODH NË ERË NGA FADIL YMERI ME 30 MAJI 1969

A e dini se edhe Gjergj KASTRIOTI – Skenderbeu... ka “Dosje” ?!
Kandidati i KQ të PPSh, dhe sekretar i PPSh në hidrocentralin e Vaut të Dejës, një nga mbeturinat anadollake të Shkodres Fadil Ymeri, po ua shpjegonte një ditë një grupit të teknikëve të Fabrikës së Pelhurave, i ulun në një tavolinë të mencës së saj, sesi para pak ditësh, me urdhën të mikut tij “shokut” Ramiz Alia, kishte hjedhë në erë me dinamit një nga veprat e artit të shekullit XIII, Kishën e Vaut të Dejës ku asht kunorzue Skenderbeu.
Fadili po krenohej per këte “besim” që i kishte vue detyrë PPSh... Me madhështi po ua shoqnonte me lëvizje duersh “hudhjen në erë... si një dishka e mbrekullueshme... kur pa u shpernda gurtë, Kisha kishte shkue një cope në hava, mandej ra e u shkatrrue!..”
***
Tashti, me “ringjalljen”... Nuk dij se çfarë detyrash u ka ngarkue “partia dhe qeveria” në vazhdim të shkatrrimit të Atdheut, trashigimtarëve të “veteranëve” që presin urdhna!..
Qendra e Tiranës asht kthye në një livadh të bukur kullose, jo vetem, per kalin e Gjergj Kastriotit, po edhe per nëpunësit e ministrive... të cilët, vazhdojnë me “besnikëri” me i qendrue parullës Ramiz Alisë: “Edhe bar do hajmë, po parimet nuk i shkelim!”...
Qendra e Tiranës më kujton një parullë që qarkullonte shumë vite perpara në Shkoder:
“Të bëjmë qytetin si fshatin!”... Ishte ajo kohë kur u pat mendue me shkatrrue Pjacen dhe qendren tek Kafja e Madhe... Besoj, ju kujtohet, që aty afer u hap kafe “Shangai”...
Na ruej Zot mendjen e kokës!..
Me të drejtë më thonte At Konrrad Gjolaj: “Asht fat i madh që “akademikët” injorantë, as nuk kujtohen ku asht Varrosë Gjergj Kastrioti, se edhe ate e kishin hjedhë në erë!...”
Melbourne, Janar 2016. 


Temperaturat minimale në Republikën e Kosovës do të zbresin dukshëm diku nga -16 deri -19 gradë Celsius.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, mbrëmë vranësirat kanë filluar të marrin zhvillim të hovshëm të shoqëruara me uljen e dukshme të temperaturave, duke shndërruar reshjet e shiut në borë.
Kjo për shkak se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë siberiane.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, këto masa ciklonike do të ndikojnë në prishjen e këtij ekuilibri termik, i cili ishte plot tetë ditë të kaluara.
Mjekët alarmojnë për rritje të të sëmurëve nga gripi në Maqedonii
“Sipas parashikimeve numerike, sinoptike dhe atyre radarike, reshjet e borës do të vazhdojnë gjatë vikendit dhe në disa vende edhe në pjesën e parë të ditës së hënë. Karakteristikë e kësaj gjendje meteorologjike është edhe rënia e theksuar e temperaturave minimale të cilat ishin parashikuar qysh më herët, por që besueshmëria për një çrregullim enorm të motit sipas parashikimeve të fundit gjithnjë është duke u rritur”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

Apel për kujdes gjatë vozitjes, ulje e madhe e temperaturave javën e ardhshme (Video)
IHMK thotë se nga dita e shtunë e tutje vlerat e minimaleve dhe maksimalet do të jenë gjithnjë negative në termometër.

Nga dita e hënë e deri të premten IHMK thotë se temperaturat minimale do të zbresin dukshëm diku nga -16 deri -19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja herë-herë me vrull me shpejtësi mbi 18m/s.
“Në bazë të paralajmërimeve meteorologjike se do të ketë borë dhe acar gjatë fundjavës dhe javës që vjen, Komuna e Prishtinës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit”, thuhet në komunikatë të kësaj komune.
Bora mbulon pjesën perendimore të Maqedonisë


Sipas komunës, në kushte atmosferike ekstreme vështirësohet pastrimi i rrugëve nga bora dhe akulli, andaj Komuna e Prishtinës kërkon nga ngasësit e makinave që t’i kenë të gjitha pajisjet dimërore siç janë të obliguar me ligj dhe mos të dalin të papërgatitur në rrugë, pasi po e bllokojnë rrugën dhe po shkaktojnë kaos në qytet.
Po ashtu , komuna apelon tek pronarët e dyqaneve që ta pastrojnë borën në trotuar, para dyqaneve të tyre, siç parashihet në rregullore, në mënyrë që së bashku ta bëhet i mundur qarkullimi sa më i lehtë të njerëzve.
Ndryshe, kompanitë e pas trimit që në mëngjese janë parë në rrugët e kryeqytetit.



Policia apelon të kenë kujdes ata që shkojnë në Brezovicë


Pas reshjeve të fundit të borës, është shtuar fluksi i vizitorëve në Brezovicë .
Sot për në qendër të skijimit janë drejtuar një numër i madh i automjeteve si dhe autobusëve me nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nga të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës në ekskursione njëditore.
Autobusët që i bartnin këta nxënës kanë qenë pa pajisje adekuate dimërore dhe nuk kanë mundur që ti transportojnë nxënësit deri te qendra e skijimit. Kjo ka bërë që nxënësit me profesorët e tyre kanë qenë të detyruar që pjesën e rrugës prej rreth 10 km ta vazhdojnë në këmbë, për çka disa prej tyre nuk kanë pasur kondicion dhe kanë ngecur prapa grupeve dhe policia gjatë patrullimit në rrugën Brezovicë-Qendra e skijimit, kur ka hasur në këta nxënës, i ka transportuar deri te terenet e skijimit, ku numri i tyre ka qenë rreth 60 nxënës.
Policia apelon tek drejtorët e shkollave dhe organizatorët e këtyre ekskursioneve që të sigurohen se firmat transportuese t'i kenë autobusët e përgatitur me të gjitha pajisjet dimërore për kushtet e tanishme atmosferike, me qëllim që fëmijët mos të jenë të detyruar që të ecin këmbë dhe njëherit të jenë nën mbikëqyrjen e pandërprerë të përcjellësve të tyre e jo të ndahen nga grupi i shkollës, pasi që në këtë teren ka reshje të mëdha të borës dhe në çdo moment mund të rrezikohet siguria e tyre.
Bora vështirëson lëvizjen, aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Bora që ka filluar që nga mëngjesi ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugë. Si pasojë e kësaj në këto momente ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Orllat.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe sipas qytetarëve që kanë dërguar fotografitë, ka ndodhur për shkak se magjistralja Prishtinë-Pejë, nuk është duke u mirëmbajtur si duhet nga kompanitë. Megjithatë, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.


Një gjendje e vështirë për të lëvizur është edhe në autostradën e kombit, ku sipas gazetarëve të KP, deri vonë nuk ka filluar pastrimi.


Kosova është e 7-ta me çmime të naftës në Ballkan

Çmimet e derivateve të naftës


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon lidhur me çmimin e naftës në vendin tonë, ndërsa thotë se është ndër më të shtrenjtët në Europë.


Duke publikuar një listë të çmimeve të naftës sipas vendeve ai thotë se është pa koment nga hajdutëria.

“Pa koment nga buletini i hajdutërise qeveritare: Ja renditja e vendeve me naftën më të shtrenjtë për ditën e sotme. Shqipëria e para në Ballkan, e gjashta në Europë”, shkruan Basha në profilin e tij në Facebook.


Libri më i kërkuar nga politikanët në OKB

Ai është libri më i kërkuar në bibliotekën e Kombeve të Bashkuara. Çdo politikan i lartë e ka lexuar. Nuk është letërsi klasike apo diçka mbi politikat ndërkombëtare. Libri më i kërkuar nga politikanët sipas OKB është “Imuniteti për krerët dhe funksionarët e Shtetit për krimet ndërkombëtare”.
Është shkruajtur nga Ramona Pedretti, ish­studente në Universitetin e Luzernit. Është një tezë doktorature që shpjegon dhe ilustron llojet e imuniteteve që ekzistojnë për subjekte të caktuara.
“Është padyshim libri më i kërkuar i 2015, edhe më i kërkuar se klasikët e OKB apo dosierët e famshëm”, raporton zyra e shtypit të Bibliotekës së OKB. Por çfarë mund të mësosh nga ky libër? Sipas autores Ramona Pedretti, politikanët mund të njihen me dy llojet e imuniteteve, atë që mbron politikanët nga jurisdiksioni penal i shteteve të huaja, dhe ai që mbron politikanët që veprojnë për llogari të shtetit nga gjykatat e vendeve të tjera.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...