2016-01-16

Homazhe dhe akademi përkujtimore. Masakra e Reçakut

-Presidentja Jahjaga vendosi kurore lulesh në Kompleksin Memorial në Reçak dhe nderoi viktimat, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të shtatores së ambasadorit amerikan William Walker, që do të ndërtohet afër kompleksit/

15.01.2016 Reçak_3
-Në 17 vjetorin e masakres së Reçakut homazhe dhe akademi përkujtimore. Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë, masakruan, por edhe zhdukën, më shumë se 12 mijë shqiptarë, e në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.

Image result for REçAKU

Me homazhet që po zhvillohen në Kompleksin Përkujtimor dhe me një akademi po kujtohet sot në 17 vjetor masakra në Reçak, fshat i Kosovës në komunën e Shtimes, ku në 15 janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë.

Homeazhe në Kompleksin Përkujtimor të Reçakut bëjnë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Image result for REçAKU
Presidentja Jahjaga vendosi kurore lulesh në Kompleksin Memorial në Reçak dhe nderoi viktimat, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të shtatores së ambasadorit amerikan William Walker, që do të ndërtohet afër kompleksit, Gjithashtu, Presidentja Jahjaga mori pjesë në akademinë përkujtimore, që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.
Reçaku nderon William Walker me përmendore
Në fjalimin e mbajtur në këtë akademi, Presidentja Jahjaga tha, se në çdo përvjetor me dhembje dhe krenari kujtojmë më të dashurit tanë, njerëz të pafajshëm të vrarë në mënyrën më mizore – viktima të krimit kundër njerëzimit.

“Çdo përvjetor është dhembje e sërishme, një kujtesë e pashlyer e juaja, banorëve të Reçakut, dhe e të gjithë neve në Kosovë që e ndjejmë dhimbjen bashkë me ju. Reçaku, shënoi kthesën e madhe historike për Kosovën duke forcuar bindjen e bashkësisë ndërkombëtare se ndërhyrja për të shpëtuar një popull nga gjenocidi, ishte e paevitueshme”, tha ajo.
Image result for REçAKU
Reçaku, vijoi Jahjaga, është fundi i një historie të dhunës, të krimit dhe të vrasjeve dhe dëshmon sakrificën e madhe të gjeneratave të tëra për lirinë e pavarësinë e Kosovës, ai është gurë themeli i ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës.


Deçani sot nderon William Walkerin

“Reçaku është dhimbja dhe krenaria; fundi i një epoke të rëndë dhe hegjemoniste; është forca dhe guximi; vullneti për ta bërë një Kosovë më ndryshe – të qytetarëve të lirë dhe të pavarur! Njerëz të barabartë me këdo në botë!

Reçaku është një rrëfim i pandarë i një miqësie të përjetshme me SHBA-në dhe një lidhje e fuqishme me vendet e BE-së”, theksoi Presidentja Jahjaga.
Image result for REçAKU
Në vijim ajo tha se, përvjetorët në Kosovë kanë histori të dhembjes po aq sa e dhembshme është vetë historia e këtij vendi, që ka bërë përpjekjet e sakrificën e jashtëzakonshme në rrugën për liri dhe pavarësi. Përvjetorët shënojnë krenarinë e popullit, kujtimin e pashlyer për njerëzit e tij, ndajnë dhembjen për ata që kanë rënë dhe mbi të gjitha janë përkujtuesi më i mirë se e kaluara nuk mund të përsëritet, sepse e tashmja ndërtohet në paqe dhe mirëkuptim për të ardhmen më të mirë për gjeneratat e ardhshme.
Image result for REçAKU
“Është obligim yni që ta përmbushim amanetin e atyre që kanë sakrifikuar për një Kosovë më ndryshe – ku gërmadhat e luftës të mbesin pjesë e pashlyer e historisë; ku Atdhe është toka e të gjithëve që jetojnë në të pa dallim; ku perspektiva për të gjithë është shteti i qytetarëve dhe ku e ardhmja ndërtohet bashkërisht, në demokraci, liri dhe barazi.

Është zotim i të gjithëve për ta përmbushur vizionin e bërjes së shtetit të së drejtës – ku unë dhe ti – qytetarë të Republikës – kemi shanse dhe të drejta të barabarta, po aq sa edhe obligime për ta pasur shtetin e pakorruptuar dhe të fortë ekonomikisht. Është përkushtim yni për ta bërë një tokë të premtuar, një shtet të zhvilluar e të përparuar në të cilin secili do të gjejë perspektivën e tij pa patur nevojë që ta kërkojë diku tjetër”, u shpreh Jahjaga.
Image result for REçAKU
Dhe, vijo ajo, zhvillimi ynë varet nga vetë ne, po aq sa varet edhe rruga jonë drejt integrimeve nga puna dhe angazhimi ynë, nga pjekuria jonë për të gjetur mënyrat e bërjes së shtetit, bazuar në ligj dhe në Kushtetutë.
“Po aq sa dallimet tona politike të jenë pjesë e rivalitetit politik dhe jo armiqësisë politike dhe po aq sa dialogu të jetë themeli i zgjidhjeve për problemet. Ne kemi arritur deri këtu duke kaluar sfida dhe probleme; vite të rënda të përballjeve edhe në skenën e brendshme dhe posaçërisht atë ndërkombëtare. Ne jemi në gjysmë të rrugës për ta bërë shtetin – pjesë të pandashme të kombeve të lira dhe prandaj nuk mund të ndalemi dhe as të pushojmë; nuk mund të rikthejmë historinë dhe as të sfidojmë miqësitë”, theksoi Presidentja e Kosovës.
Image result for REçAKU
Jahjaga u shpreh më tej se, paqja ndërtohet me mund dhe ajo nuk mund të humbet.

“Gjuha jonë është gjuha e dialogut dhe jo e dhunës; është shtrirja e dorës së mirëkuptimit dhe jo e përplasjes; është përpjekje për të gjetur zgjidhje pa prekur shtetin, pa sfiduar institucionet dhe pa rrënuar themelin e tij. Në këto sfida politike do të na duhet që sërish të ulemi dhe të flasim, dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkëta – me gjuhën e dialogut”, theksoi Presidentja kosovare.
Image result for REçAKU
Kosova, tha Jahjaga, është amaneti i gjeneratave të tëra.

“Dhe ne nuk mund ta humbim shansin për ta bërë të plotë atë. Për ta bërë shtetin e krenarisë për të gjithë ata që sakrifikuan, për ne që sot po e ndërtojmë dhe për gjeneratat e reja që do ta gëzojnë.
Në çdo përvjetor, përkundër dhembjes dhe pikëllimit, ndjehemi krenarë për historinë tonë, për të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për të realizuar ëndrrën shekullore për Kosovën shtet të pavarur e sovran.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët!”, tha Presidentja e Kosovës, Jahjaga.
Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Kadri Veseli, bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Masakra e Reçakut” dhe në nderim të viktimave, vendosi një buqetë lule.

Duke e cilësuar 15 janarin ditë dhembjeje dhe krenarie, kryeparlamentari Veseli theksoi se përveç përkujtimit për të rënët, të cilët dhanë gjithçka që ne sot të gëzojmë lirinë, institucionet e Republikës së Kosovës janë të obliguara të punojnë çdo ditë rreth këtij ideali.
Image result for REçAKU
“Në këtë ditë të veçantë, i duhet bërë thirrje edhe ndërgjegjes njerëzore, e cila unifikoi bashkësinë ndërkombëtare, duke ftuar Konferencën e Rambujesë, pas së cilës pasoi intervenimi i NATO-s, si një arsye shtesë për të vazhduar dhe thelluar më tej partneritetin me SHBA-në dhe BE-në”, theksoi me këtë rast Veseli.

Pjesëmarrës në përkujtime, si edhe në vitet tjera të pasluftës, është edhe ambasadori amerikan William Walker, i cili derisa ishte shef i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e masakrës e cilësoi atë krim kundër njerëzimit.

Në akademinë përkujtimore ai është përshëndetur me duartrokitje dhe ovacione, me mirënjohjen dhe falënderimin e gjithëmonshëm.

Ndërsa, rreth dy muaj pas masakrës së Reçakut, aviacioni i NATO-s, në ndërhyrjen shpëtimtare për popullin e Kosovës, filloi bombardimet kundër caqeve të forcave kriminale serbe, të cilat zgjatën 78 ditë, deri në kapitulimin e Slobodan Milosheviçit, kreut shtetëror në Beograd, i njohur edhe si “kasapi i Ballkanit”, i cili përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.
Image result for REçAKU
Në Kompleksi Përkujtimor Masakra e Reçakut, në Murin e Përkushtimit janë skalitur në mermer fotografitë e 44 martirëve-dëshmorëve.

Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë, masakruan, por edhe zhdukën, më shumë se 12 mijë shqiptarë, e në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.
Image result for REçAKU
Në Kosovë, edhe pas mëse 17 viteve pas luftës, sipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, janë ende 1229 të pagjetur nga 6027 personat që nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidentoheshin të zhdukur, të lajmëruar nga familjarët, menjëherë pas luftës së përfunduar në 12 qershor 1999.
Të zhdukur ende të pagjetur janë 173 femra, 1056 meshkuj, 104 nën moshën 18 vjeçare, të cilët konsiderohen fëmijë sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit të Kosovës.
***
KRYEMINISTRI  ISA MUSTAFA: 

MASAKRA E REÇAKUT, DITË E DHIMBJES DHE E KTHESËS HISTORIKE

Prishtinë, 15 janar 2016/ Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa ka përkujtuar 17 vjetorin e Masakrës së Reçakut, duke theksuar se Kosova i përkujton me nderimet më të larta të rënët e kësaj masakre dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e Kosovës.
Image result for REçAKU
“Institucionet e Republikës së Kosovës, Qeveria, dhe të gjithë ne do të jemi të përkushtuar për të realizuar aspiratat për të cilat e kanë dhënë jetën të gjithë të rënët gjatë luftës në Kosovë. Masakra e Reçakut 17 vjet më parë ishte ditë e dhimbjes, por edhe ditë e kthesës historike, ditë e pikëllimit, por edhe ditë e fillimit të fundit të luftës, ditë e cila e mobilizoi botën demokratike për t’u bërë pjesë e përpjekjeve legjitime të popullit të Kosovës për fitimin e lirisë”, tha kryeministri Mustafa.
Më tutje, kryeministri Isa Mustafa, në këtë ditë shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e shtetit dhe të partneritetit me miqtë ndërkombëtar, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Evropian dhe me të gjitha vendet demokratike, duke thënë se kjo ishte aspiratë e të gjithë atyre që kanë rënë për liri, për pavarësi dhe për shtetin e Kosovës, i cili tani po ndërtohet.

*****

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë dhe humanisti i madh, William Walker do ta vizitoi sot Deçanin, ku do të nderohet me çmimin që mbanë emrin e Heroit të Kombit “Shkëlzen Haradinaj’’ dhe me “Mirënjohje Qyteti’’.

Sipas një njoftimi të Komunës së Deçanit, William Walker do të pritet në sallën e Asamblesë Komunale në ora 11:00nga kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili në nderim të të gjithë asaj që bëri në momentet më kritike për Kosovën 1998-99, do të nderohet me çmimet më të larta të këtij qyteti.

Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori William Walker, masakrën e Reçakut, në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, e pati cilësuar si një "krim kundër njerëzimit".
Masakra e Reçakut - më pas do të njihet si një nga ngjarjet kryesore, që ka shënuar një kthesë të madhe qysh në atë kohë, në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë e asaj kohe dhe Kosovën, duke i paraprirë të gjitha tyre çfarë ndodhën - që çuan deri tek fushata e 78 ditore e bombardimeve ajërore të NATO-s.

Shkruan: Flori BRUQI

POLEMIKA SHQIP

REAGIMI I MR.SCI. FLORI BRUQI, SHKENCËTAR NGA PRISHTINA
 7. maj 2007  
          

Libri "Polemika shqip" u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin



            E nderuar Redaksi,
            E lexova artikullin me titull “Nuk harrohet Reçaku” në web faqen tuaj.
            Turp për të dy “ekspertët” e shquar ligjorë; për patologët gjyqësorë, Otasheviq dhe Dobriçanin, të cilët gënjyen opinionin botëror për viktimat e shqiptarëve, të bëra nga Ushtria Jugosllave( VJ),Njësitë Speciale Serbe(SJP) dhe formacionet paramilitare serbe . Klikoni: http://www.novinar.de/index. php?s=flori+bruqi

            F. Bruqi: Po zgjidhet lëmshi i së vërtetës për Reçakun

            Ju transmetojmë letrën-reagimin për artikullin “Reçaku nuk harrohet” nga z. Bruqi, të cilin e kemi pranuar nëpërmjet postës elektronike.
            Z. Bruqi është, shkrimtar dhe shkencëtar nga Prishtina.

            E nderuar Redaksi,
            Së pari, gazetari juaj Vujadin Otasheviq botoi të pavërtetën, sepse Kosova është nën protektoratin e UNMIK-ut që nga viti 1999 dhe nuk është më “krahinë jugore e Serbisë”. E vërteta është se është një dhe e vetme - ajo e masakrës së Reçakut (Kosovë), të cilën e bënë Njësitet Speciale të Ushtrisë Jugosllave dhe MPb të Serbisë.
            Rrëfimi i prof. Dr. Vujadin Otasheviq dhe prof. Dr. Slavisha Dobriçanin në librin “Kosova - zëri i viktimave” është një kallëzim për fëmijë. Të dy shkencëtarët, para së gjithash, patologë të shquar me reputacion ndërkombëtar, ka qenë dashur të tregonin vetëm të vërtetën. E vërteta e fotografive të masakrës mbi fëmijë të pafajshëm dhe shqiptarëve të moshuar, më 15 janar 1999 në fshatin Reçak afër Shtimes (Kosovë). Librin nuk e kam lexuar, por e di tejet bukur seç kanë punuar patologët e njohur gjyqësorë lidhur me viktimat e pafajshme.
            Kurrfarë mashtrimi nuk ka ekzistuar nga ana e UÇK-së dhe gazetarëve të medias vendore dhe atyre ndërkombëtare. Mashtrimi ka ndodhur në “Qendrën e Medias” në Prishtinë, nga na e mjeteve serbe të informacionit, shërbimeve të inteligjenës së KOS-it të AJ dhe njësiteve speciale të SPb të Serbisë. Masakra ka ndodhur, dhe në atë masakër janë vrarë egërsisht shqiptarët e pafajshëm: - në vijim shihni 45 emra shqiptarësh.
            Në konfliktin me AJ, NjPS, NjSS të MPb të Serbisë, forcave të paramilitarëve radikalë të Vojisllav Sheshelit, ato të paramilitarëve të Zhelko Razhnatoviç - Arkan, me ç’rast janë vrarë në fushëbetejë ushtarët e UÇK-së - në vijim shihni emrat e 15 shqiptarëve dhe mbiemrat me vitet e lindjes.
            Patronët kryesorë të masakrës mbi qytetarët e pafajshëm - shih 19 emra dhe mbiemra serbësh.
            Shefi i Misionit Vëzhgues i OSbE-së në Prishtinë, gjenerali amerikan, Uiliem Uoker ka shpallur forcat serbe për kriminelë në Kosovë, dhe më pas ky ishte preteksti për bombardimet e NATO-s mbi Serbinë dhe Malin e Zi.
            Menjëherë pas kësaj, presidenti i SHbA-ve, bill Klinton paralajmëroi sulmin shkatërrues të NATO-s mbi Jugosllavinë. Presidentit iu bashkangjitën: Riçard Hollbruk, Uezli Klark dhe shumë prijës të shquar nga bota.
            Klikoni linket dhe do të bindeni se në ilën anë ishte e vërteta mbi masakrën e shqiptarëve në Kosovë, Z. S.Kostiq. Do të kishte qenë më mirë nëse do të shpenzonit më shumë kohë dhe energji për ngjarjet e vërteta, të ilat do t’i keni ankth sa të jeni gjallë, sepse ka Zot në këtë botë. Nga ana tjetër, ne i besojmë Zotit dhe të vërtetës!!!
            Urdhëroni të hapim polemikën, porse vetëm me argumente dhe jo me histori të rreme dhe propagandë, me të cilën z. Kostiq synon shpërlarjen e trurit (tanimë të shpërlarë fare) të POPULLIT TUAJ SERB!!!

            Flori Bruqi

            Pjesë nga libri “Polemika shqip”


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...