Gazeta më e madhe austriake Kurier.at, ka shkruar një artikull për aktualitetin e Kosovës me autore Ingrid Steiner-Gashi.
Dhunë me të gjitha format – së fundi edhe me gazlotsjellës, koktej Molotov dhe përleshje me policinë.
Protesta e fundjavës në Prishtinë, udhëhequr nga nacionalistët radikalë doli jashtë kontrollit.
Mijëra persona marshuan drejt kryeqytetit të shtetit të vogël ballkanik, Kosovë, për të rrëzuar qeverinë. Ajo përfundoi me dhunë, disa zjarre masive dhe arrestime të shumta.
Partia kryesore opozitare, Vetëvendosja, po udhëheq një luftë të fuqishme politike kundër kryeministrit Isa Mustafa (LDK) dhe ministrit të jashtrëm Hashtim Thaçi (PDK).
Qeveria pas dy vjetësh bisedime ka arritur së fundi një marrëveshje “normalizimi” me Beogradin, mirëpo shumica e popullit të Kosovës e kundërshton atë.
Ata frikësohen se nga kjo marrëveshje serbët e Veriut mund të krijojnë një shtet paralel brenda Kosovës.
Me të gjitha artet ka luftuar Vetëvendosja për ta abroguar këtë, duke përdorur edhe gazlotsjellës në parlametin e Prishtinës, ku prej tetorit, praktikisht është i bllokuar.
Krahas saj, edhe partitë e vogla Nisma dhe AAK-ja e kryeministrit kohëshkurtër Ramush Haradina kërkojnë rrëzimin e qeverisë.
Tërbimi i votuesve
Realisht dhuna dhe kriza politike në Kosovë është si akumulim i zgjedhësve prej disa vite më parë.
Realisht dhuna dhe kriza politike në Kosovë është si akumulim i zgjedhësve prej disa vite më parë.
Gjatë zgjedhjeve parlamentare, 2014, shumë banorë të Kosovës prisnin dënimin me votë të elitës politike që ishte fajtorja kryesore e korrupsionit masiv.
Ata kishin shpresë, por falë një triku, ish kryeministri hashim Thaçi luajti me kartën e Gjyqit Kushtetues duke krijuar aleancë me LDK-në. Pas krijimit të qeverisë së re shumë votues e parandjenjë, "që gjërat në Kosovë nuk do përmisohen".