2016-01-13

Adelheid Wolfl : Der Standard: Vetëvendosja merret me probleme të brendshme, AAK dhe Nisma kërkojnë vetëm pushtetin

Der Standard: Vetëvendosja merret me probleme të brendshme, AAK dhe Nisma kërkojnë vetëm pushtetin


Gazeta e majtë dhe liberale austriake ka shkruar një tekst për aktualitetin e Kosovës, ku tregohet mundësia e ardhjes së një ndërmjetësuesi për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë. 

Opozita: Kemi gaz lotsjellës edhe për seancat e reja të Kuvendit

Mes tjerash tregohen se AAK dhe Nisma kërkojnë vetëm pushtetin, ndërsa Vetëvendosja interesohet edhe për problemet e brendshme. Më tepër lexoni shkrimin e gazetares Adelheid Wolfl.

Image result for opozita gjuane me veze vetevendosje
Krishtilindjet ortodokse në 6 janar nuk kaluan në paqe: Kur pelegrinët serbë deshin të vizitojnë kishën në Gjakovë, u gjuajtën me vezë. Policia mbrojti pelegrinët duke bërë barrikadë mes tyre dhe protestuesve.
Image result for opozita gjuane me veze vetevendosje
Raste të ngjashme ndodhin secilin vit në Kosovë. Megjithatë rreziku është rritur ndjeshëm, sepse situata politikë është fragjile. Të shtunën përsëri është protestuar nga mijëra shqiptarë opozitarë kundër marrëveshjes me Serbinë. Ata gjithashtu lëshojnë sinjale edhe kundër serbëve në vend.
Image result for opozita gjuane me veze vetevendosje
Gazlotsjellës dhe Vezë
Besimi te pala e Kosovës ka rënë, sepse serbët pamundësuan integrimin e Kosovës në UNESCO. Opozita nga ana tjetër disa muaj rresht bllokon seancat parlamentare me gazlotsjellës dhe vezë. 
Image result for opozita gjuane me veze vetevendosje
Shtohen zërat se në Kosovë mund të vijë një ndërmjetësues, që jo patjetër duhet të jetë nga BE. Si fjala vjen, Matti Ahtisari ose edhe suedezi Carl Bildt, gjithashtu përmendet edhe Komisioni i Venedikut.
Image result for opozita gjuane me veze vetevendosje
Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës shkon më tepër negativisht sesa drejt zbatimit. Vetëm katër nga 17 marrëveshjet e nënshkruara janë zbatuar. Kriza bëhet edhe më e thelë, kur mendon perspektivën e humbur të të rinjve, që kanë papunësi dhe varfëri të lartë.
Image result for vetevendosje
 Për krahasim, 2008, 51,4% e shqiptarëve ishin të kënaqur me parlamentin e Kosovës, ndërsa kjo përqindje tani është vetëm 20. Ndërsa vetëm 13,9% besojnë në drejtësi. Kjo hap dyert drejt propagandës, ku partitë opozitare AAK dhe Nisma(Vetëvendosja nuk përmendet!), të joshura për pushtet, dëshirojnë rrëzimin e qeverisë.
Image result for opozita gjuane me veze vetevendosje
Partia e tretë opozitare Vetëvendosja fokusohet më tepër te problemet e brendshme, por është izoluar nga komuniteti ndërkombëtar. 

Image result for vetevendosje
Ekspertja e Kosovës, Johanna Deimel kërkon që kjo parti të merret me seriozisht dhe të vendoset kontakte me partitëtë tjera europiane.
Image result for vetevendosje
Populistët e majtë
Brenda partisë së majtë ka persona me pushtet – si kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. 
Image result for vetevendosje
Vetëvendosja është alternative e vetme për zëvendësimin e partive qeverisëse PDK dhe LDK, të cilat vlejnë si të korruptuara. Nëse Vetëvendosja përfundon bllokadat dhe dhunën, mund të ishte pjesë e zgjidhjes.
Image result for demostratat e 9 janarit 2016
Kjo do pritej mirë edhe nga BE, e cila së fundi mohoi liberalizimin e vizave për Kosovën. Arsyeja: 2015 erdhën shumë azilkërkues nga Kosova, megjithëse nuk kishin asnjë shansë për njohje të azilit

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...