Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/01/10

Jo zëvendësim i një qeverisje kriminale me zullumqarë të ngjashëm!

Reagon edhe Jusuf Buxhovi: Kosova po rrezikohet nga puçistët e shumtë
Shkrimtari Jusuf Buxhovi, njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur për situatën e fundit politike në vend.
Ai ka thënë se shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit dhe sipas tij, kjo fitore e madhe historike, e cila thuajse përmbyll konceptin e Rilindjes Kombëtare për përkatësinë tonë perëndimore, nuk duhet lejuar të rrezikohet nga piromanët e as nga puçistët e shumtë, që sot, me detyra të shumta dhe anë të ndryshme, po veprojnë bashkërisht.
Postimi i plotë i Buxhovit në profilin e vet në “Facebook”:
Porosia e ditës:
Shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit. Kjo fitore e madhe historike, e cila thuajse përmbyll konceptin e Rilindjes Kombëtare për përkatësinë tonë perëndimore, nuk duhet lejuar të rrezikohet nga piromanët e as nga puçistët e shumtë, që sot, me detyra të shumta dhe anë të ndryshme, po veprojnë bashkërisht. Kjo duhet të pengohet nga inteligjencia e Kosovës dhe patriotët e shumtë që nuk kursyen dije dhe gjak për të. Ata duhet të bashkohen rreth një lëvizjeje të madhe kombëtare, që do të marrë përgjegjësinë për heqjen nga skena politike e atyre që për vite të tëra vendin e kanë rrënuar pamëshirshëm ndërkohë që, me të njëjtin avaz, vazhdojnë ta kthejnë në plaçkë!. Pra, kërkohet ndryshim rrënjësor i botëkuptimit politik e bashkë me të edhe i gjendjes dhe jo zëvendësim i një qeverisje kriminale me zullumqarë të ngjashëm!


No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...