Një çift turistësh u rrëmbye për disa orë nga kanibalët në Guinenë e Re. Siç tregon 31-vjeçari londinez, që së bashku me të fejuarën amerikane, arriti që të arratisej nga xhungla.
Matthew Iovane – ylli i emisionit të Channel 4 “Shipwrecked”, dhe partnerja e tij Michelle Clemens, treguan për gazetën britanike “The Sun”, që po bënin shëtitje në xhungël, të hënë e kaluar kur u sulmuan nga dy burra me hanxhar në dorë.
Agresorët i zhveshën dhe më pas i lidhën sytë. “Kur më shqyen bluzën, mendova vërtetë se do na hanin”, tha Iovane. “Kishin në dorë një hanxhar me dorezë druri-tregoi sërish për të përditshmen-në fillim mendova se do të na grabisnin dhe tentova që t’i qetësoj, duke iu thënë që të merrnin gjithçka që donin.
Nisën që të më shtynin dhe kërcënonin’, me një anglishte të dobët, duke na thënë “do ju vrasim”. Më pas fatmirësisht ia mbathëm. “Nuk donim t’ia dinim për asgjë, donim që t’ia mbathnim. Kështu që nisëm të vraponim deri kur në një vend pamë një burrë në hyrje të fshatit”.
Ishte ai që dha alarmin, ndërkohë që banorët e zonës vrapuan për të ndihmuar çiftin: dy 31-vjeçarët, u transportuan më pas me një helikopter në kryeqytetin Port Moresby, ku morën edhe ndihmën mjekësore. “Plagët tek gishtat e mi janë kaq të thella dhe nuk jam e sigurt nëse ata do funksionojnë sërish”, tregoi Michelle Clemens. “Ishte një përvojë që na tronditi”, shtoi ajo.
http://www.gazeta-shqip.com