Një dokument domethënës, që lidhet me botimin e librit “Dimri i vetmisë së madhe” në Francë, ishte prezantuar në ekspozitën shoqëruese të Artit të Ndaluar.
Dokumenti është i majit të vitit 1973. Letra zbulon se ka pasur disa negociata për botimin e librit “Dimri i vetmisë së madhe” mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadës Shqiptare në Francë me shtëpinë botuese franceze “Hachete”.
Megjithatë, nga Komiteti Qendror i Partisë jepet udhëzimi që ky botim të mos bëhet dhe të ndërpriten të gjitha bisedat diplomatike për çështjen e botimit të romanit të Ismail Kadaresë. /
Shqiptarja.com