Nga Fritz RADOVANI:
KISHA E VAUT TË DEJËS KU ASHT
KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI
U HODH NË ERË
NGA FADIL YMERI ME 30 MAJI 1969
A e dini se edhe Gjergj KASTRIOTI –
Skenderbeu... ka “Dosje” ?!
Kandidati i KQ të PPSh, dhe sekretar i
PPSh në hidrocentralin e Vaut të Dejës, një nga mbeturinat anadollake të
Shkodres Fadil Ymeri, po ua shpjegonte një ditë një grupit të teknikëve të
Fabrikës së Pelhurave, i ulun në një tavolinë të mencës së saj, sesi para pak
ditësh, me urdhën të mikut tij “shokut” Ramiz Alia, kishte hjedhë në erë me
dinamit një nga veprat e artit të shekullit XIII, Kishën e Vaut të Dejës ku
asht kunorzue Skenderbeu.
Fadili po krenohej per këte “besim” që
i kishte vue detyrë PPSh... Me madhështi po ua shoqnonte me lëvizje duersh
“hudhjen në erë... si një dishka e mbrekullueshme... kur pa u shpernda gurtë,
Kisha kishte shkue një cope në hava, mandej ra e u shkatrrue!..”
***
Tashti,
me “ringjalljen”... Nuk dij se çfarë detyrash u ka ngarkue “partia dhe qeveria”
në vazhdim të shkatrrimit të Atdheut, trashigimtarëve të “veteranëve” që presin
urdhna!..
Qendra
e Tiranës asht kthye në një livadh të bukur kullose, jo vetem, per kalin e
Gjergj Kastriotit, po edhe per nëpunësit e ministrive... të cilët, vazhdojnë me
“besnikëri” me i qendrue parullës Ramiz Alisë: “Edhe bar do hajmë, po parimet
nuk i shkelim!”...
Qendra
e Tiranës më kujton një parullë që qarkullonte shumë vite perpara në Shkoder:
“Të bëjmë qytetin si fshatin!”... Ishte ajo kohë kur u pat mendue me shkatrrue Pjacen dhe qendren tek Kafja e Madhe... Besoj, ju kujtohet, që aty afer u hap kafe “Shangai”...
“Të bëjmë qytetin si fshatin!”... Ishte ajo kohë kur u pat mendue me shkatrrue Pjacen dhe qendren tek Kafja e Madhe... Besoj, ju kujtohet, që aty afer u hap kafe “Shangai”...
Na
ruej Zot mendjen e kokës!..
Me
të drejtë më thonte At Konrrad Gjolaj: “Asht fat i madh që “akademikët”
injorantë, as nuk kujtohen ku asht Varrosë Gjergj Kastrioti, se edhe ate e
kishin hjedhë në erë!...”
Melbourne,
Janar 2016.