2016-01-11

Enver Maloku, kronikani më i mirë i kohës së vet(2 shkurt 1954- 11 janar 2016)

 Enver Maloku.jpg


Enver Malokut "Gjuha e stuhisë", një përmbledhje tekstesh e komentesh që autori i ka shkruar në periudhën gjashtëmujore të një kohe shumë të stuhishme e dramatike për Kosovën, derisa vdiq tragjikisht nga një atentat më 11 janar 1999.

Librin e botoi shtëpia botuese "Faik Konica" në Prishtinë, kurse u shtyp në shtypshkronjën "Dukagjini" në Pejë. Librin e përgatitën Muhamet Hamiti dhe Safet Zejnullahu.



Në shkrimet e gazetarit Enver Maloku lartësohen vyrtytet e vlerat morale, njërëzore, kombëtare, por edhe damkosen aq guximshëm veset që i cënojnë ato vlera morale. Shkrimet e përmbledhura në këtë vëllim i përkasin kësaj periudhe dhe ato bëjnë një kronikë tepër të rëndësishme të ngjarjeve dhe kërkesave të asaj kohe, të artikuluara aq guximshëm e drejt nga pena dhe mendja e Enver Malokut.

Kjo kronikë për të gjitha ato ngjarje sot është pasqyra më e mirë dhe më besnike për një të kaluar të Kosovës. Natyrisht, ata që e kanë njohur Enver Malokun  dhe nuk kanë mund të presin se ai do të veprojë ndryshe, ndërkaq, ata që i ka goditur pena e tij, ata që ia kanë ndier fuqinë e saj, e ata kanë qenë kundër lirisë së Kosovës, s'kanë mund t'u bëjnë ballë shkrimeve të tija, prandaj edhe i bënë aq shumë prita, të cilat, megjithatë, nuk e tremben as atëherë kur nuk mundën ta godasin në atentatin e parë.
Image result for GJUHA E STUHISE ENVER MALOKU
Enver Maloku  nuk heshti, vazhdoi ta thotë fjalën e vet guximshëm, kurse ata, megjithatë, nuk u ndalën pa e këputur në gjysmë fjalën e tij, por edhe jetën e tij. Prandaj, fjalën e lirë, Enveri e pagoi edhe me jetën e vet. E fjala e lirë e tij ishte për lirinë e Kosovës, prandaj edhe jetën e dha për lirinë e Kosovës.

Në bisedën e fundit të tij për gazetën "Bujku", , i pyetur për shpërblimet që mund t'i jipeshin për punën e bërë, Enver Maloku përgjigjet: "Ndoshta ju befasoj me përgjigjen. Shpërblim mund të jetë likuidimi politik, moral dhe fizik.

Jemi në luftë dhe secili jemi kandidat potencial për t'u vrarë e likuiduar", të ketë thënë Enveri Maloku vetëm disa ditë para atentatit të kobshëm të 11 janarit 1999, kur vritet në atentatin e dytë Enver Maloku vetëm pse nuk deshi të heshtë për të mirën e Kosovës nga ata që nuk e deshën lirinë e Kosovës.

Titulli  librit,"Gjuha e stuhisë" në dukje të parë metaforik, në të vërtetë vetëm sa e shqipton të dhënën për një kohë shqiptare dhe për një karakter shqiptar që rroket me realitetet pa farë ngurrimi.

 Në këtë libër janë tubuar tekstet që Enver Maloku i ka shkruar për gjashtë muaj, nga dita në ditë, për aktualitetin e Kosovës në kohën e sprovave të mëdha.

Tekstet kur u shkruan kishin fuqinë e sharmin e artikulimit të çështjeve konkrete, të ditës. Tani këto tekste kanë vlerën e dëshmisë së ngjarjeve dhe vlerën e qëndrimit të një njeriu ilustrativ për këto ngjarje. Tekstet i bën më të fuqishme e më të qëndrueshme ruajtja e idesë themelore dhe plotësimi i saj me gjestin konkret e me fjalën e saktë: për lirinë e shqiptarëve, për pavarësinë e demokracinë e Kosovës.

"Le të mbeten gjallë vlerat njerëzore, thërret qëndrimi i Malokut në tekstet e tij. Kjo është një nder sepse nuk e thanë më kot latinët e vjetër se fjalët treten e shkrimi mbetet!

Enver Maloku si profesionist kurrë nuk ka folur e nuk ka shkruar publikisht për fenomenet që nuk i ka njohur, ngase e gjakonte të vërtetën e jo shpifjen".

 "Gati janë të pakalueshme deri më tash trajtimet e tij për kulturën në Televizoonin e Prishtinës. Mirëpo, më duket që kulmin e shkëlqimit të vet në iformatikë e ka arritur me lajmet e komentet në Informatorin e QIK-ut, kur ky institucion i drejtuar prej tij u bë informuesi më i saktë e më i besueshëm për Kosovën në botën shqiptare dhe në botën e huaj".

"Enveri e dinte që baza e lajmit është e dhëna, kurse stili është shkathtësia e krijimit të informatës për ta publikuar të vërtetën. Këtu hyjnë poashtu qëndrimi e guximi auotorial. Të gjitha këto veti e kërkesa përmbushin shkrimet e tij që mund të përkufizohen si komenete të ngjarjeve të ditës. Sa është e vështirë kjo gjini, madje në kohë të vështira, mund ta thonë kolegët e tij publicistë".

Image result for GJUHA E STUHISE ENVER MALOKU
Shkrimi i Enver Malokut është një shembull që sprovon lirinë e mendimit dhe lirinë e fjalës për të shpallur të vërtetën. Kjo nxjerr vetvetiu një mesazh për kolegët e tij, qofshin më të rinj apo më të vjetër: që liria e shprehjes nuk do të thotë shpifje dhe se rrena publike është e dënueshme.

 Enver Maloku që nga fillimet e tij në fushën e publicistikës kosovare kishte zënë vendin e kronikanit numër një kohës së rëndë që e përshkoi Kosovën nga vitet tetëdhjetë e këndej. Kjo u duk shumë qartë gjatë kohës së shkurtër sa ai punoi në Raditolevizionin e Prishtinës, gjeti shprehje shumë më shumë kur ai nisi punën në Qendrën për Informim të Kosovës, shpërtheu me tërë fuqinë magjepse të fjalës së shkruar në kohën kur Kosovën e përfshinë flakët e luftës.

 Gazeta e parë e mbrëmjes ndër shqiptarë, "Informatori" ishte projekti tjetër i Enver Malokut, ku u radhitën shkrimet që janë përmbledhur brenda kopertinave të librit "Gjuha e stuhisë" dhe do të qëndrojnë afër njëri-tjetrit, siç ishin afër njëra me tjetrën dhe të rënda, me pak dallime, ditët që këto shkrime i sollën në jetë.

 "Informatori" dhe komentet e Enver Malokut i bënë njerëzit që ta zgjasin ditën, të presin ekzemplarët e gazetës që u bë shumë shpejt e dashur për të gjithë, të mësojnë për të rejat që sillnin ditët e rënda të Kosovës dhe të shihnin atë kryesoren - çfarë ka shkruar Enver Maloku sot.

Ai që nuk i ka lexuar atëherë tekstet e Enver Malokut nuk e ka kuptuar kurrë drejt njërën prej epokave më të mëdha shqiptare, ai që këtë rast e lëshon edhe tash nuk do ta kuptojë kurrë drejt 1998-shin, vitin e madh e të rëndë të Kosovës, nuk do ta kuptojë kurrë 1999-shin, 'vitin e luftës dhe të lirisë', siç e cilësoi Enver Maloku, që në këtë vit i bëri dhjetë ditë e gjysmë jetë e njëmbëdhjetë kolumne.

 Enver Maloku herët u gjend në ndërtesën e vogël të Shoqatës së Shkrimtarëve, e cila në atë dekadë nuk ishte e saj, por ishte seli e një partie-lëvizjeje të formuar nga një grup intelektualësh, e cila u bë integruese e energjive të kombit dhe u priu veprimeve politike shtetformuese.

"Prova e këtyre energjive të shqiptarëve të Kosovës, ku ishte edhe Enver Maloku ishte e vështirë. Në të tilla prova futën vetëm guximtarët. E. Maloku ishte një veprimtar i guximshëm i çështjes kombëtare .

Nga viti 1993-1999, kur ai ishte në krye të saj,  QIK-u kreu punën e agjencisë kombëtare të lajmeve.

Kjo agjenci, i pari institucion informativ i Kosovës me adresën e vet në internet, sipas llogaritjeve të vetë E. Malokut për 8 vjet botoi 2330 informatorë të përditshëm shqip me rreth 100.000 informacione, mbi 1600 informatorë anglisht me 15.000 informacione, mbi 500 informatorë gjermanisht, por edhe frengjisht.

Këtë punë kapitale të QIK-ut E. Maloku e realizoi në bashkëpunim me mbi 2000 anëtarë të sektorit për informim të mbi 1500 aktivistëve të LDK-së, të cilit i sillnin çdo ditë atij qindra informata nga terreni.


Image result for GJUHA E STUHISE ENVER MALOKU

Enver Maloku u lind në fshatin Bradash të komunës së Podujevës më 2 shkurt 1954. U vra në Prishtinë më 11 janar 1999. Shkollën fillore e kreu në Bradash e Bajçinë, gjimnazin në Podujevë, kurse studimet për letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Një kohë ka punuar arsimtar në shkollën fillore të Bradashit, kurse prej vitit 1979 ka punuar në Televizionin e Prishtinës, në programin e kulturës. Enver Maloku, gazetari kryesor i kulturës në Televizionin e Prishtinës, para se ky të mbyllej nga pushtuesi serb më 1990, u bë në vitet nëntëdhjetë gazetari kryesor politik në Kosovë. Fillimisht ka punuar si gazetar/redaktor, ndërsa nga vitit 1993 ka qenë udhëheqës i Qendrës për Informim të Kosovës, e cila, nga themelimi më 1991, kreu punën e agjencisë kombëtare të lajmeve. Maloku për gati gjashtë vjet e udhëhoqi Qendrën për Informim, e cila kreu punë jo vetëm në rrafshin e informimit në Kosovë, po edhe të profilizimit e promovimit të gazetarisë kombëtare e kritike politike. Gjakimi i Kosovës së pavarur, me rend demokratik e rezistencë të përgjithshme ndaj okupimit serb, është pakëputshëm peri që lidhi shkrimet e Malokut në Qendrën për Informim të Kosovës apo në gazetat e të përkohshmet e tjera në shqip në Kosovë e gjetiu. Puna e Malokut, qëndrimi i tij kritik ndaj aktualitetit, por edhe qëndrimi në krye të një institucioni që po mbante barrën kryesore në informimin për jetën, luftën dhe mizoritë serbe në Kosovë, e vunë atë dhe familjen e tij para një varg kërcënimesh dhe rreziqesh. Herën e parë, në korrik të vitit 1998, atë e huqi plumbi i një atentatori të panjohur, që po e priste për ta vrarë në derë të banesës së tij. Mesazhi ishte shumë i qartë: kërkohej heshtja e Enver Malokut, heshtja e gazetarisë dhe e guximit për shprehje të lirë në Kosovë. Me meritën e Malokut dhe të kolegëve të tij fjala u shqiptua guximshëm e pacenueshëm dhe institucioni që drejtoi ai punoi si kurrë më parë në punë të informimit të opinionit të brendshëm e të jashtëm në kohë okupimi të egër e lufte të ashpër. Por, në pasditen e 11 janarit 1999, atentatorët tash ishin më shumë dhe, për fat të keq, nuk e huqën cakun. Pak metra prej banesës së tij në përdhesë të një blloku banesash në Breg të Diellit, në sytë e gruas dhe të fëmijëve, atentatorët e vranë Enver Malokun, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Prishtinës. Në komentet e kohës kur u vra, u tha me të drejtë se vrasja e Enver Malokut ishte vepër e qarqeve antishqiptare, të cilat kishin për qëllim të pengonin informimin në gjuhën shqipe, si edhe procesin për realizimin e lirisë e të pavarësisë së Kosovës.




Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova për kontributin e tij në shtetndërtimin e Kosovës, e ka dekoruar Enver Malokun me Urdhërin "Medalja e Artë e Pavarësisë".

Gjithashtu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqësia e Tij, z. Bujar Nishani, e ka dekoruar Enver Malokun me Medaljen "Urdhëri i Artë i Shqiponjës".

Image result for GJUHA E STUHISE ENVER MALOKU


Me iniciativë dhe nën Patronatin e Presidentit Rugova, për ta nderuar veprimtarinë e tij, më 12 korrik 2005 në Prishtinë, në vendin ku është vrarë, Enver Malokut i është ngritur një Monument.

Për nder të veprimtarisë së tij të pashoq, shumë rrugë e shkolla në Kosovë mbajnë emrin "Enver Maloku".

Botoi : "Gjuha e stuhisë" 2002


Mirënjohjet : Medalja e Artë e Pavarësisë nga Presidenti i Kosovës Dr Ibrahim Rugova.

Enver Malokut i janë ndarë dhjetëra mirënjohje Post Mortum në Kosovë dhe jashtë saj për veprimtarinë e tij.

Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...