Përleshjet mes protestuesve dhe policisë u zhvendosën nga qendra e kryeqytetit në lagjen “Ulpiana”, atje ku protestuesit bllokuan rrugët me kontejnerë të mbeturinave, ndërsa vazhduan ta gjuanin policinë me koktej molotovi e me gurë.
Ekipet e KTV-së dje gjatë gjithë kohës kanë përcjellë protestën në katër fronte, ndërsa në lajmet qendrore janë transmetuar pamje të përmbledhura të kësaj dite. Në ato pamje është parë një protestues i cili i drejtohet Policisë së Kosovës me një mjet që në dorë e mban sikur të ishte armë zjarri, apo ‘shotgun’ siç e cilësuan disa media në vend.
Megjithatë, nëse i shohim pamjet origjinale në kualitet të lartë, shihet qartë se protestuesi në dorë mban një fishekzjarr të drejtuar kah forcat e rendit. Kamerat kanë kapur edhe momentin kur shpërthen pranë policëve fishekzjarri i hedhur nga protestuesi, por që nuk është raportuar se ka lënduar dikë.
Për më tepër, ju ftojmë ta shikoni videon e shkëputur nga lajmet e mbrëmjes së KTV-së ku shihet qartë ngjarja.
http://koha.net/?id=27&l=92837