2016-01-18

Skënderbeu - kryendërtuesi i shtetit shqiptar

Një biografi e shkurtër në shenjë të Përkujtimit të 548-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti - Skënderbeut



Shkruan Jahja Drançolli.

Për veprën dhe jetën e tij edhe sot ruhen mijëra dokument zyrtare, vëllime historike e letrare-artistike të shkruara në më se 20 gjuhë; u realizuan gjithashtu edhe vepra nga artet figurative, muzika, teatri, filmi, etj. Të pakta janë figurat mesjetare që kanë gjetur një pasqyrim kaq të gjerë e jetëgjerë në letërsinë botërore, siç ka gjetur Skënderbeu. Pothuaj i tërë opusi historiko-letrar e artistik kushtuar atij, ushqehet para se gjithash nga veprat e humanistëve arbërorë.

Iluministi frëng, Voltaire, shkruante: “Sikur perandorët bizantinë të ishin si Skënderbeu, perandoria e Bizantit, do të kishte qëndruar në këmbë” (1756). Po ashtu, janë realizuar qindra vepra nga artet, si, portreti nga G. Bellini (1466); nga muzika, libreta e operës nga kompozitori Vivaldi (1718); 173 vargje të poetit H. Longfellow (SHBA, 1863), etj.

Pas rënies së Krujës nën osmanët (1415), Gjon Kastrioti qe detyruar t’i dërgonte bijtë e tij peng në oborrin e sulltanit. Atje, Gjergji ishte konvertuar në mysliman dhe mori emrin Skënder, si dhe u edukua në shkollën osmane. Pas Betejës së Nishit (nëntor 1443), kur osmanët kishin pësuar, Skënderbeu, kishte braktisur forcat osmane, për tu drejtuar në Krujë, dhe atje më 28 nëntor 1443 u ngritë përsëri flamuri i Kastriotëve, që më pastaj do të ruante simbolikën historike në luftëra të popullit shqiptar për liri.



Ishte meritë e Skënderbeut, që mori përsipër për të themeluar Lidhjen e princave arbërorë në Lezhë më 2 mars 1444. Kuvendi i Lezhës u mbajt mbi bazën e traditave më të hershme arbërore dhe mori një sërë vendimesh të rëndësishme, të cilat përcaktuan edhe natyrën juridik-shtetërore. Me gjithë diversitetet, princërit pjesëmarrës në Kuvend u shprehën për bashkimin e tyre në luftë kundër pushtimit osman. Barleci theksonte se Kuvendi, “vendosi para së gjithash, se duhet hyrë në një aleancë dhe në njëfarë besëlidhje të përhershme me princërit dhe sundimtarët fqinjë [...]”. U vendos gjithashtu për formimin e një ushtrie federale; Besëlidhja e themeluar, është konsideruar si një lloj federate me një kryetarë të vetëm, që ishte Skënderbeu i quajtur, “i pari ndër të barabartit”. Krahas politikës së brendshme, rëndësi të madhe Skënderbeu i ka kushtuar edhe politikës së jashtme. Në skenën evropiane Skënderbeu kishte hyrë kur ajo ishte e përçarë, sikurse edhe Arbëria. Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Skënderbeun do të zëvendësonin një sërë diplomatësh, siç ishte, Pal Engjëlli, Gjergj Pelini i Novobërdës, Gjin Gazulli, të cilët kishin specializuar për çështje të marrëdhënieve të Skënderbeut me Raguzën, Shtetin e Papës dhe Mbretërinë e Hungarisë, që gjatë viteve 1443-1444, si dhe 1448-1456, Skënderbeu e kishte bërë shok Janosh Huniadin për të luftuar në Fushë Kosovë (1448).

Rezultatet e para do të shprehen me rekrutimin e luftëtarëve; Skënderbeu ishte i zoti t’u vinte për ballë fuqive të sulltanit me një ushtri prej 15000-20000 vetash, ushtri kjo që përmbysi shumë sulme osmane përgjatë viteve 1443-1468. Ka mbetur e pashlyeshme në dokumente relevante të kohës, disfata e Muratit II, të cilin e shoqëruan rreth 100.000 ushtarë, për t’i rrethuar fortifikatën e Krujës (1450). Përveç dokumenteve zyrtare fitoret e Skënderbeut janë vlerësuar lartë edhe nga kalorësi anglez, John Newport, një pjesëmarrës i luftërave të Skënderbeut.



Për t’i përmbushur detyrimet e Traktatit të Gaetës, Skënderbeu transferohet për të luftuar në Itali me 2.500 trupa. Në Barletta dhe Trani, ai arriti të mposhtë rivalin kryesor në Itali. Më 1462, Skënderbeu u kthye në Arbëri.

Pas mbrojtjes heroike të Krujës (1466/7), ku sulltani kishte angazhuar më se 150.000 ushtarë, Mehmeti II iu kishte drejtuar viseve tjera të lira arbërore për qëllime të shkatërrimit sistematik të vendit. Nuk u kursye askush. Vetëm në një rajon të ngushtë në vitin 1467, u vranë rreth 10.000 pleq, gra e fëmijë. Për ta përballuar gjendjen, Skënderbeu u kërkoi ndihmë në Romë, ku popullata kishte vërshuar qytetin për ta parë Heroin. Sipas një vendimi të Senatit të Venedikut (1467), bëhet e njohur: “Nëse pushtohet bregdeti i Arbërisë, Ruajna o Zot!, armikut nuk i mbetet gjë tjetër veçse të hidhet kur të dojë në Itali”. Skënderbeu, vdiq në Lezhë më 17 janar 1468 i sëmurë nga ethet violente, dhe u varros po aty.



Jahja Drançolli

Siguria kibernetike në rrezik edhe në Kosovë


Image result for nga kibernetika

Me avancimin e teknologjisë informative, siguria kibernetike, rrezikohet nga forma të ndryshme, nga grupet kriminale e radikale të hakerëve në tërë botën, e po ashtu dhe në Kosovë. Mirëpo, siguria kibernetike kërkon vëmendje më të theksuar dhe aktive nga nivelet e larta të shtetit.
Image result for nga kibernetika
Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare me teme "Siguria dhe kibernetike dhe privatësia" të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ARKEP dhe BQK.

Bedri Hamza, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, (BQK) tha se gjendja e teknologjisë është avancuar dhe rrezikshmëria është rritë në këtë fushë, transmeton kp . Ai tha se BQK nxitë dhe sanksionon sigurinë kibernetike në institucionet financiare.
Image result for nga kibernetika
Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se në vitin 2015, është hartuar strategjia kombëtare për rritjen e sigurisë kibernetike. Ai tha se kjo fushë kërkon trajtim nga ekspert të kësaj fushe, në mënyrë që Kosova dhe institucionet financiare, t[ mbrohen nga krimet kibernetike dhe të kenë siguri në privatësi.

Image result for nga kibernetika
Kibernetika është degë shkencore e cila merret me krijimin e diagrameve për sistemet e automatizuara. Kibernetika është shkencë mbi qeverisjen dhe komunikimin me qenjeve të gjalla dhe makina.Fjala Kibernetikë rrjedh nga fjala greke "Kibernete" që do të thotë timonier i anijes duke u nisur nga një analogji midis "timonierit" dhe "qeverisësit" apo "drejtuesit" pra siq shihet nga emri Kibernetika është shkenca mbi qeverisjen udhëheqjen dhe rregullimin.

Image result for nga kibernetika
Ajo u njoh si shkencë me rastin e botimit të librit të Norbert Winerit me titull "Cybernetics" dhe nëntitullin "Qeverisja dhe komunikimi me organizmat e gjalle dhe makina" libri i cili u botua ne vitin 1948 në Paris.

Leonardo Di Caprio flet pas nominimit në Oscar

Leonardo Di Caprio flet pas nominimit në Oscar
Nominimet për Oscar 2016, janë bërë publike të enjten në mëngjes dhe pothuajse askush nuk është surprizuar nga nominimi i Leonardo DiCaprios për rolin e tij në filmin “The Revenant”.
Pasi u vlerësua me çmimin në Goldem Globe tashmë DiCaprio është nominuar në ceremoninë më prestigjioze në botën e filmit.
“Jam shumë mirënjohës për Akademinë dhe njohjen e tyre për këtë film. Filmimi i ‘The Revenant’ ishte një nga eksperiencat më të dobishme dhe bashkëpunuese në tërë jetën time. Asgjë nga këto nuk mund të realizohej pa talentin, vizionin e vendosëshmërinë e Alejandro Gonzales Inarritu. Ekipi jonë i përkushtuar meriton që të ketë gëzimin e merituar në këtë moment. Së bashku, ne kemi krijuar një eksperiencë unike kinematografike. Faleminderit Akademi”, thuhet në deklaratën e Di Caprios.
Ky është nominimi i pestë për Leonardo DiCaprion dhe i fundit ka qenë në vitin 2013 për rolin e tij në ‘The Wolf of Wall Street’.

Një vepër poetike që rrëfen qartë për duart e pajtimit ...

Një  vepër poetike që rrëfen qartë për duart e pajtimit ...
Isak Hoxha është punëtor i arsimit. Ai vonë ka filluar të merret me artin letrar. Ndonëse vonë, ai gjer më tani ka botuar tri vepra letrare. Kur lexuesi i bien në duar veprat e tij, sikur këto frymëzime të tij të kthejnë në një kohë të rëndësishme për shqiptarët. Pra, këto “ngjarje” të kaluara e kanë nxitur autorin të shkruajë vargje, të cilat lexohen dhe shijohen me mjaft interesim nga lexuesit. Andaj, dashuria ndaj artit të shkrimit, Isak Hoxhën, arsimtar krijues, përherë e ka preokupuat dhe e ka nxitur që të jetë i pranishëm jo vetëm nëpër orët letrare, por të bashkëpununojë me disa revistat për fëmijë e të rritur në gjuhën amtare.
Siç dihet, dihet, Isak Hoxha është i lindur më 1945 në fshatin Cërnicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjilan. Shkollën e Lartë Pedagogjike - grupi Gjuhë e Letërsi Shqipe, ka kryer në Prizren. Ai rrjedh nga një familje me tradita të pasur atdhetare. Pas kryerjes së studimeve, punoi në disa vende me ditar në dorë. Gjer më tani ka botuar këto vepra: “Jehonë kënge”, “Duart e pajtimit” dhe e fundit ka botuar veprën me tregime “Besëfortët”. Jo vetëm kaq. Vepra e tij “Duart e pajtimit” është një tufë poezish që ngërthen në vete disa temat aktuale të jetës sonë, por edhe tema që “prekin” të kaluarën e popullit tonë të përvuajtur.
Pra, temat e kësaj vepre rrëfejnë dashurinë ndaj atdheut, ndaj luftës së drejtë të popullit shqiptar, por nuk mungojnë edhe temat e afrimit të njerëzve në mes vete, luftëtarët e njëpasnjëshme të popullit për liri, për personalitetet e shquara të kombit shqiptar. Në veprën në fjalë ka edhe tema të lira. Këto tema janë të larmishme, por me interes për botën e lexuesve të rinj. Në fjalorin e tij poetik “shijojmë” gjuhë e qiltërt të ambientit tonë tipik shqiptar. Ai shkroi për fjalën e ëmbël të poetit, shkronjën e ndrydhur, për kështjellëbardhën, për lulen erëmirë, për dy botëra, për orkestrën paqësore, për lojën me zjarr, për fjalët e burrit, shqiponjen si simbol, për këngën që ka erë atdheu, për ujin e vendit, për ditën e shenjtë, për kohën e labirintheve e disa poezi të tjera lirike, të cilat vargje janë të qiltërta dhe fort joshëse.
Në pasthënien e Misin Misinit, profsor, janë shtuar këto fjalë: “I tërë libri me poezi mpleks në vete kundërthëniet shoqërore, që reflektohen në të gjitha sferat e jetës dhe, në anën tjetër, autori bën ftesën për shtrirjen e dorës së pajtimit, si optimizëm për ardhmëri”. Ky reflektim ishte në një kohë për t’u bërë pajtimi i njerëzve në mes vete, sepse, vetëm duke u bashkuar, si një, fitorja ndër popull është e madhe. Ai shton se, në vepër veprojnë disa personazhe, të cilët pasqyrohen në poezitë e autorit, të cilët personazhe janë ata që kanë bërë sakrifica patriotike gjithëkombëtare.
Poezia “Të shtrijmë duart e pajtimit”, është një nga krijimet që dallohet në këtë vepër poetike të autorit në fjalë. Ai në vargjet e tij poetike, këndon: “Hajde të shtrijmë/ duart e pajtimit/ të këndojmë këngë/ gëzimi dhe lumturie/ ta gëzojmë të lumturin/ truall dhe emër/ hajde të marrim fyell/ çifteli dhe sharki/ me gëzim të komponojmë/ një të re melodi” (f.47). Këto janë vitet 1992, kur pajtimit të gjaqeve u printe i madhi i kombit, Profesor, Anton Çetta, i cili, me rininë dhe me shumë intelektualë të Kosovës, i priu lëvizjes për t’i pajtuar me qindra e mijëra gjaqe të popullit shqiptar. Ky gjest i tij human u përkrah nga të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse, populli ndjeu një zgjim dhe një vetëdijësim komëbar për t’u pajtuar vëllau me vëllanë.
Por, poezia më kryesore dhe me vlera është “Populli s’pajton me robërinë”, të cilën autori ia ka kushtuar tribunit të madh të kombit, Ramiz Cërnicës, i cili, në vitin 1945, në Lidhjen e Dytë të Prizrenit, ai e pohoi një J0 të madhe, i cili qe i vetmi atdhetar i këtij tubimi që kundërshtoi që Kosova të mbetet me Shqipërinë e jo me Serbinë.
Poeti i këndon këtij tribuni me vargje: “Këto fjalë/ bënë jehonë/ lëshuan rrënjë të thella/ në historinë tonë/ Kështu veproi/ delegati nga Cërnica/ për popullin e vet luftoi pa e ditur sakrificën” (27). Zatën, poezia e tij e kësaj vepre poetike na del si një art moralizues e pajtues, për faktin se, autori gjithmonë e ka pikëqëndrimin tek vetëdijësimi i popullit, i cili e shtriu dorën e pajtimit, për të mbizotëruar paqa tek secili njeri për të mos pasur mospajtime e kundërthënie në mes vete për gjakmarrje. Poezia e kësaj vepre është një këndim i angazhuar i autorit të veprës, sepse, ky art, të cilin e ka shkruar dhe kënduar autori, është një lloj “evokimi” artistik, por i mbarështruar në vargje poetike.
Andaj, poezia e ka ligjin e saktë. Ajo e ka “ligjin” e koncentracionit poetik. Këtë “ligj” e ka mbrojtur me ngulm poeti ynë i madh, Lasgush Poradeci, i cili ka thënë se, “më vështrië e kam të shkruaj në varg, se një studim”!. Pra, poezia e I. Hoxhës ka rrëfime të mira, por vuan nga poetizimi ose :këndimi” lirik. Ajo, si e tillë, na del “rrëfimtare” e situatave dhe e ngjarjeve të një kohe. Sidoqoftë, kjo është mënyra poetike e tij. Këtu më tepër vërehet optimizmi i poetit, i cili mbështetet tek fjala e poetit, sepse “fjala” e tij ka peshë.
Ai në poezinë e tij “Fjala e poetit”, shton: “Nëse fjalët e poetit/ i peshon mirë/ e kuptoni porosinë/ për ditën më të vështirë/. Pra, sipas autorit, fjala e poetit është ajo që “i jep vlerë e peshë/ stolisur si mbretëreshë/ i bën ballë çdo rrebeshi/ nëpër shtigjet të historisë/ me mjeshtri/ të artit të poezisë”(f.8). Sidoqoftë, vepra e Isak Hoxhës është me interes për të gjithë lexuesit dhe adhuririesot e artit petik. Tefik Selimi

Producenti Eshref Durmishi: Filmi "Shok" është rruga drejt Oscar-it

Durmishi: Filmi "Shok" është rruga drejt Oscar-it
Shpresoj që filmi "Shok" nuk ka me u përmend si filmi i parë që ka arritur në Oscar, por si i pari që e ka sjellë çmimin Oscar në Kosovë", ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Eshref Durmishi, producent dhe aktor në filmin "Shok".
Radio Evropa e Lirë: Nominimi për ndarjen e çmimit prestigjioz Oscar po cilësohet si suksesi më i madh në kinematografinë kosovare. Sa ka qenë i pritshëm për ju si producent dhe aktor kosovar ky nominim dhe si e përjetuat këtë moment?
Eshref Durmishi: Është një moment shumë i mirë për Kosovën dhe kinematografinë e Kosovës sepse është hera e parë që një film kosovar po nominohet në Oscar, në fillim kur e kemi bërë filmin nuk kemi menduar se do të arrijmë deri në nominimin për Oscar, por e kemi ëbrë një film me shumë dashuri dhe shume përkushtim, kemi dashur të tregojmë storiet tona nëpër botë.
Filmi ka pas një rrugëtim shumë të mirë në festivale botërore ku morrëm edhe shumë çmime, pastaj në përzgjedhjen prej 150 filmave u futëm në top 10-she dhe aty u rritën pritshmëritë, sepse me vet faktin se u futëm në 10-she, pastaj pritshmëritë u rritën që ne mundemi me qenë në 5-she dhe të nominuar, gjë që ndodhi dhe është e jashtëzakonshme.
Radio Evropa e Lirë: Na flisni pak për tematikën e filmit, pse u zgjodh pasqyrimi i luftës në Kosovë dhe cili ka qenë mesazhi që keni dashur të përcillni?
Eshref Durmishi: Jamie Donoughue, regjisori i cili e ka shkruajtur skenarin, ai ka qenë disa herë në Kosovë dhe e ka prekur historia e Kosovës nëpër çfarë ka kaluar. Prej storieve të njerëzve që i ka dëgjuar ai ka vendosur të shkruaj skenarin të bazuar në tri ngjarje të vërteta, që i ka shndërruar në një. Një nga ato ngjarje është një ngjarje e imja personale.
Jamie ka dashur të pasqyrojë shoqërinë mes dy shokëve, ai ka dashur të marrë anën humane dhe aktorë kryesorë janë dy fëmijë ku shoqëria e tyre vihet në rrezik. Ai ka dashur të jëtë shumë universal, përveç që e ka pasqyruar luftën duke i përcjellë këta dy fëmijë.
Tema është universale dhe bazohet në jetën e dy fëmijëve, sepse secili njeri në botë e ka një shok të ngushtë dhe secili ka mundur ta humbas atë shok.
Radio Evropa e Lirë: Si është pritur nga audienca filmi "Shok" në festivalet tjera ndërkombëtare ku keni marrë edhe disa çmime?
Eshref Durmishi: Filmi është pritur jashtëzakonisht mirë, kudo që kemi qenë nëpër festivale duhet ta përmend se kam qenë shumë i lumtur sa herë kemi dalur para publikut dhe e kemi parë gjysmën e sallës duke qajtur, e di që nuk tingëllon mirë të thuash se jam gëzuar kur e kam pa dikë duke qajtur, por ne e kemi arritur atë që kemi dashur, kemi arritur t'i prekim zemrat e njerëzve.
Radio Evropa e Lirë: Sa është e vështirë të realizohet një film në Kosovë duke marrë parasysh buxhetin dhe përkrahjen?
Eshref Durmishi: Nuk është e lehtë, me buxhetin që Qendra Kinematografike e Kosovës ka dhe me buxhetin që ndahet për filma, është vërtet shumë e vështirë, kemi pasur vështirësi shumë për ta bërë këtë film sepse buxheti ka qenë jo aq sa kemi pasur nevojë, por njerëzit kanë qenë të vullnetshëm të punojnë në këtë film sepse iu ka pëlqyer skenari dhe projekti.
Filmi është mbështetur nga QKK-ja me 25 mijë euro, por neve na është dashur shumë më shumë buxhet për ta realizuar. Fatmirësisht e kam pasur bashkproducentin Harvey Ascot që pjesën tjetër e ka gjetur në Angli.
Radio Evropa e Lirë: Sa keni pasur përkrahje institucionale për realizimin e "Shok" dhe sa ju nevojitet përkrahja pas nominimit për Oscar?
Qendra Kinematografike e Kosovës na ka ofruar 25 mijë euro dhe ajo ka qenë përkrahja e vetme financiare, ndërsa duhet ta falenderoj Policinë e Kosovës që ka bashkëpunuar duke na ndihmuar në lokacionet e xhirimet në lirim e rrugës. Përkrahje tjetër nuk kemi pasur deri tash, tash na duhet sepse në pjesën e parë të filmit tash, publicisten e kemi paguar me paratë tona ndërsa po shpresojmë se Qeveria, Ministria e Kulturës na kanë premtuar se do të na përkrahin sepse nuk është më filmi im, por është i Kosovës.
Radio Evropa e Lirë: Cilat janë pritjet nga edicioni i 88 i Oscar, ku edhe do të merrni pjesë. Sa jeni optimist për fitore?
Eshref Durmishi: Tash apetiti është rritur shumë, po shpresoj që ne vetëm kemi hy në histori të kinematografisë shqiptare, besoj shumë se kur të përmendet kinematografia shqiptare do të kujtohet menjëherë filmi "Shok", që ka arritur i pari atje. Po shpresoj që nuk ka me u përmend si filmi i parë që ka arritur në Oscar, por si i pari që e ka sjellë çmimin Oscar në Kosovë.

Renovohet Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë Ibrahim Rugova” në Prishtinë

Shtëpia e Pavarësisë “Ibrahim Rugova”, rihapet më 21 janar
Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë Ibrahim Rugova”, që është duke u rinovuar tash e sa kohë do të rihapet më 21 janar, pikërisht me rastin e dhjetëvjetorit të vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova.
Vehbi Miftari, këshilltar i ministrit të Ministrisë së Kulturës nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se me renovimin e këtij objekti do të shndërrohet ky muze në një qendër të kujtesës sonë politike, shkruan kultplus.
“Do të rihapet pikërisht në përvjetorin e dhjetë të kalimit në amshim të arkitektit të Pavarësisë së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugovës, më 21 janar”, ka shkruar Miftari.Po sipas tij, krahas kësaj rihapje, Muzeu i Kosovës ka hartuar konceptin për ekspozitën e përhershme, me të cilën do të dokumentohet përpjekja j

2016-01-17

NGA MANIFESTIM LETRAR ''FLAKA E JANARIT -2016" NË PEJË


Pejë,17 janar 2016.-


Sot nën organizimn e Shoqatës së Shkrimtarëve të Pejës, u mbajtë manifestimi i 33-të letrar *Flaka e Janarit -2016* në restorantin “Delta”në qytetin e Pejës.

Ketë manifestim letrar e përcjelli gjatë tërë kohës ekipi nga Prishtina . Klan Kosova.

Juria profesionale në përbërje prej tre anëtrëve : Vesel Zekaj , nga Peja ,Ajete Pavata,nga Gjakova dhe Flori Bruqi nga Prishtina ndanë tri shpërblimet për tri poezitë më të mira për këtë orë letrare.

Vendin e parë e zuri poezia e students Alberina Draga,nga Peja të dytin e poetit të mirënjohur Shefqet Dinaj nga Gjakova ,ndërsa vendin e tretë e zuri poezia e z. Zyrafete Berisha –Lushaj nga Deçani.

Për kontributin patriotik dhe letrar të Jusuf Gërvallës ,në "Flakën e Janarit-2016" në Pejë , foli me respekt dhe pietet Kryetari i Shoqatës së Lidhjës së Shkrimtarëve të Pejës , poeti Esat Loshaj, i cili tha:



.... Jusuf Gërvalla ishte një intelektual i jashtëzakonshëm, që me dijet e gjithanshme, vizionin politik dhe vendosmërinë atdhetare, së bashku me Bardhoshin dhe Kadri Zekën, me përkushtim të pashoq arritën të ngritin nivelin e organizimit dhe unifikimit të veprimtarëve shqiptarë në kuadër të lëvizjes kombëtare për lirinë e Kosovës.

Kryeministri Mustafa: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla trasuan rrugën e lirisë së Kosovës

Aktiviteti dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Jusuf Gërvallës dhe bashkëveprimtarëve të tij, pati ndikim vendimtar në dinamizimin e tërësishëm të lëvizjes kombëtare shqiptare kundër regjimit ish-jugosllav, duke mobilizuar elitën intelektuale dhe masat e gjëra të popullsisë, dhe duke rritur besimin në triumfin e pashmangshëm të vullnetit të popullit të Kosovës.

Vrasja e Jusufit, Kadrisë dhe Bardhoshit më 17 Janar 1982, ishte një goditje e rëndë për lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës, por ata u shndërruan në prijës shpirtërorë të kauzës për lirinë e Kosovës, duke trasuar rrugën e qartë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë.

Flori Bruqi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...