2016-01-18

MBRETËRIT ILIR-DARDAN-ALBAN TË FRANKËVE

Iliria 2



Frankët dolën nga Panonia e ilirëve dhe emigruan me në krye djalin e Antenorit, Sunno. Këta autorë i quajnë frankët si panonë, po ashtu dhe normanët, të cilët kishin të njëjtin gjysh, Antenorin. Rethaan Macaré në librin e tij “Oude Kronijk van Brabant”, në “Codex Diplomaticus Neerlandicus”, seria 2, pjesa 3 (publikuar nga Het Historisch Genootschap te Utrecht, Holland në 1855), jep të gjithë linjën dinastike nga Hektori deri te Karli i Madh i frankëve, që ishte dhe Duka i Brabanteve. Studiuesit e Mesjetës janë të një mendimi që dinastia mbretërore franceze e ka origjinën nga djali i Hektorit, që quhej Franko. Rethanan Macre jep dhe linjën e djalit të Hektorit, që qëndroi në Sikambri të Panonisë ilire. Priami i II, nipi i Hektorit të dytë, stërnipi i Priamit dhe Hektorit të Trojës, sipas tij filloi të qeverisë në Panoninë Ilire 1063-1036, dhe themeloi qytetin e Sikambrit, dhe që më vonë, kur emigrojnë, quhen si gjermanë. Pas tij vjen Enea 1063-1036 dhe Priami i III 976-965.


Selvi Brabon 965-916 ishte djali i Priamit të III. Ai pati 6 djem të quajtur Vandal që i dha emrin fisit të quajtur Gjerman të Vandalve, Polex që i dha emrin Polonisë së sotme, Ruso që shkoi në Rusi që e mori emrin sipas tij, Himu dhe Frixi që shkuan në Frigji dhe Brabon Selvia mbajti pushtetin e të atit. Pra siç e shohim nga kjo e dhënë që jep autori dhe fisi i Vandalëve që njihen si gjermanë, ashtu si dhe frankët dhe normanët që njihen po ashtu si gjermanë kanë dalë nga fisi ilir i panonëve.


Hektori III 881-847 në vitet që ai qeveriste vendin e tij, gjashtë heronj sikambrian, pra panonët emigruan për në Francën e sotme me 4000 veta. Ata ndërtuan një qytet që për nder të djalit të Priamit të quajtur Pari e quajtën Paris. Autori jep me radhë mbretërit në Panoni dhe thotë se djali i Hektor Brabonit 732-700, i quajtur Demfon martohet me vajzën e mbretit Anku Marku të Italisë, me të cilën pati Tarkuinin, i cili u bë mbret. Në historinë e Italisë ka një Demrat, që martohet me vajzën e Anku Markut, por burimet thonë se ai ishte nga Korinthi. Në fakt Panonia e poshtme ka qenë shtrirë deri në jug të Maqedonisë antike dhe kështu që nuk përjashtohet mundësia që Demrati apo Demfoni të jetë nga Panonia ilire. Një nga prijësit e Sikambrit në Panoni quhej Pylime (552-522) që pati tre djem; Priamin, Arkadhin dhe Makedon, nga i cili rrjedh dhe emri Maqedoni. Në fakt Maqedonia është quajtur Panoni nga Homeri kështu që autori mendoj se mund të ketë të drejtë kur thotë se emri Maqedoni ia dhanë panonët pasi të thuash Panoni dhe Maqedoni është e njëjta gjë
Në kronikën “Chronicle of Hunibald” jepet emigrimi i pasardhësve të Antenorit nga Iliria për në Francë. Trojanët kishin qëndruar në Paioni, e cila quhej edhe vet trojane, në fund të shekullit V p.l.k. filluan të emigrojnë drejt perëndimit. Ky është edhe grupi më i madh dhe më i rëndësishëm që krijoi edhe kombin francez. Antenori dhe pasardhësit e tij njihen edhe si etër të Frankëve, Normanëve dhe Vandalëve. Suno dhe Markomiri ishin pasardhës të Antenorit që u vendosën në Francë në 439 p.l.k. Ata ishin këshilluar me një prift, i cili iu kishte thënë të shkonin në perëndim, ku kishte shkuar Briti i Britonëve dhe që profecia i premtonte fitoren mbi galët dhe romakët

Më 439 p.l.k. ata lanë Danubin dhe lëvizën për në perëndim, ku u vendosën në lumin Ren me rreth 0.5 milion njerëz, përveç skllevërve, pra, një numër i madh njerëzish që do formonin një komb të madh.


Markomiri 444-416
………………………
Dioklea 341-302
……………………..
Besani i Madh 288-252
…………………………………
Meradaku 125-97.
…………………………….
Anthari 76-41
……………………
Mbretëria e frankëve

Franku 41-13
…………………….
Rathheri 66-87
……………………
Rishmir 87-111
……………………
Odomar 111-125
………………………
Markomir IV 125-146
……………………………….
Faraberti 163-183
………………………….
Hilderik 211-251
……………………….
Clodomir V 317-335
……………………………
Richimir II 335-348
……………………….
Teodomir 348-358
……………………….
Clodi V 358-376
……………………..
Marcomirus V 376-391
…………………………….
Dagobert II 391-396
………………………….
Pharamund 396-417
……………………………
Clodi VI 424-444
………………………..
Meroveus 444-456
…………………………
Hilderik II 456-459
…………………………
Clodove or Klovis 481-511
………………………………….
Dukdomi i Frankonisë Lindore

Genebaldi I 322-352
……………………………
Klodi II 487-503
……………………
Mbretërit e Brabantit (Austrazisë)
………………………
Mbretëria e Frizisë (Vendet e Ulta) 321 p.k.-775 erës së re.
…………………….
Dinastia e Habsburgve
………………………….
Dinastia maqedonase

Çfarë e lidh Maqedoninë me ilirët?


Maqedonasit ishin pellazgo-ilir. Në burimet antike ata dalin herë si ilirë, si maqedonas, si epriotë, si pellazgë dhe herë si Trojanë.
Maqedonët janë quajtur si paionë nga autorët antikë, por paionët janë një fis ilir, që ka banuar territoret e Maqedonisë dhe më gjerë, që nga koha e Homerit, Herodotit, madje edhe në kohën kur mbretëria Maqedonase ishte e fortë, një pjesë e saj quhej Paioni.
1 – Homeri tek [b]Iliada në bisedën që zhvillohet midis Akilit dhe Pelagonit, udhëheqësit të Paionëve, në Luftën e Trojës, i vë në gojë të Pelagonit këto fjalë për origjinën e tij:
“Jam nga Paionia pjellore dhe e largët burrave pajonë heshtgjatë u prij…fisi im vjen prej Aksit me rrjedh të gjerë”.[/b]

Lumi Aks është lumi Vardar i sotëm, që derdhet në gjirin e Selanikut dhe që është në zemër të Maqedonisë antike të Filipit dhe Aleksandrit të madh. Pra, sipas Homerit paionët janë maqedonas, por paionët janë ilir, atëherë edhe Maqedonasit janë ilirë.

2 – Straboni te Gjeografia thotë po të njëjtën gjë si Homeri: “Paionët në viset rreth lumit Aks të quajtur për këtë Amfaksitë”. Pra edhe Straboni i quan maqedonasit, Paionë.

3 – Herodoti te libri Historia përforcon të njëjtën gjë që ka thënë Homeri, por i shtrin më në lindje “Paionët që banonin rreth Strymoni”. Edhe për Herodotin tokat ku banonte popullsia e Maqedonisë quheshin, Paioni, pasi lmi Strymoni derdhet më në lindje të lumit Vardar, pra derdhen në truallin etnik të Maqedonisë.

4 – Apiani i quan paionët dhe panonët si i njëjti fis kur thotë se “Paionët janë një fis i madh pranë Istrit dhe shtrihen për së gjati që nga Japodët deri te Dardanët. Prej helenëve ata quhen Paionë, kurse prej romakëve quhen Panonë, të cilët përfshihen në Iliri”. Pra, Panonët dhe Paionët janë i njëjti fis dhe kanë pasur një shtrirje të gjerë.

5 – Straboni i quan të njëjtë nga ana etnike si Maqedonasit dhe Epirotët kur thotë se: “Edhe gjithë fiset deri në Korkyr disa i quajnë Maqedoni, për arsye siç thonë se banorët e këtyre krahinave përdorin edhe të qethurin edhe të folmen edhe mantelin edhe gjërat e tjera në mënyrë të ngjashme”. Kjo e dhënë e Strabonit dëshmon se maqedonët dhe epirotët kanë pasur të njëjtin etnicitet.

6 – Justini thotë se “Maqedonia më parë quhej e Emathia populli quhej pellazg e krahina Botia”. Pellazg janë quajtur dhe epirotët që do të thotë se maqedonasit dhe epirotët ishin një komb dhe sot meqë epirotët janë popullsi etnike shqiptare atëherë dhe maqedonasit ishin pellazgo-ilorë me një fjalë shqiptarë.
7 – “Paionia thonë se shtrihej deri në Pelagoni dhe Pieri, Pelagonia më parë quhej Oresti. Sikurse më parë edhe tani duket se paionët zënë një pjesë të madhe të Maqedonisë së sotme”. Orestët janë paion, por ata janë njohur edhe si fis Maqedonas, edhe si fis epirot, çka do të thotë edhe njëherë se epirotët, maqedonë dhe ilirët kanë qenë fise të së njëjtës etni.

8 – Po te Straboni “Maqedonia kufizohet nga Perëndimi me bregdetin e Adrias dhe nga Lindja me vijën paralele me këtë, e cila kalon nëpërmjet derdhjes së lumit Hebrit” (Maricë). Straboni quan Maqedoni një pjesë të territoreve të mbretërisë ilire.

8 – Gjeografi tjetër, “Ptolemeu, territoret e Maqedonisë i vendos nga Durrësi, duke mbaruar në jug me Amantët”. Pas Amantëve vendosë fiset epirote. Ai quan Maqedoni truallin historik të shtetit Ilir. Pra, të dy gjeografët më të mëdhenj të Antikitetit, quajnë territoret e Ilirisë si Maqedonase. Siç shihet koncepti Maqedoni përfshin tokat ilire të Adriatikut, që do të thotë se Maqedonia ka qenë një entitet politiko-shtetëror, ashtu si mbretëria ilire, epirote, por që ka qenë e së njëjtës etnie me to. Dardanët nuk bënin pjesë në mbretërinë ilire, kishin një mbretëri më vete, por ata quheshin ilirë, kështu edhe maqedonasit, kishin shtetin e tyre bashkim fisesh ilire, epirote, thrake fise të cilat ishin të një kombi.

9 – Një pjesë e ushtrisë së Aleksandrit të Madh rreth 6000-10000 ikën nga ushtria pasi Aleksandri, në gjaknxehtësi e sipër, vret të birin e dados së tij Lanika Mila. Aleksandri u bë aq shumë pishman, saqë donte të vriste dhe veten, por nuk e la garda që e ruante. Këta ushtarë iliro-maqedonas që ikën nga ushtria e tij vendosen në një vend midis Afganistanit dhe Pakistanit të sotëm.

Para disa vjetësh skenaristi James Hilton xhiroi dokumentarin Horizonte të Humbura, ku tregohej se banorët e atij vendi ishin të gjatë, të bardhë me flokë gështenjë. Ultësira ku jetojnë quhet Hundëza, që në shqip është hunda. Kjo ka marrë këtë emër ndoshta ngaqë fusha ku jetojnë mbyllet me një hundë midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vend moçalor quhet Balta, që si në shqip moçali është baltë. Gjuha që flasin është e ndryshme nga ajo vendase dhe quhet Burrusheski, pra gjuhë burrash, po në shqip. Ata hanë mish derri dhe pinë verë, edhe pse janë myslimanë ekzaktësisht siç bëjnë një pjesë e shqiptarëve myslimanë sot. Atje ndodhet një kala që quhet Qala e Aleksandrit, pra në shqip fjala qala është kala.

10 – Feverial citon Puarson dhe Coyx në “Saktësimin e Historisë së lashtë” kur thonë se “Maqedonia ia detyron origjinën e saj një kolonie pellazgësh të dëbuar nga Histioktida prej Kadasmëve rreth 1302 p.l.k. Ata u vendosën në Pind me emrin Maqedonas dhe u shtrinë deri në Emathia”. Kuint-Kyras dhe Plutarku shohin se midis Greqishtes e Maqedonishtes ekziston një ndryshim i thellë, saqë duke kuptuar njërën prej këtyre gjuhëve, nuk mund të kuptosh tjetrën” – “Maqedonasit nuk flisnin greqishst dhe për t’u amrrë vesh ishte e nevojshme një përkthyes”.

11 – Herodoti thotë se Aleksandrit, të birit të Amyntës, nuk iu lejua të merrte pjesë në Lojëra Olimpike, sepse nuk ishte grek.

12 – Se çfarë i lidhte maqedonët me grekët e tregon qartë Demosteni, i cili thotë për mbretin e Maqedonisë Filipin e II, të atin e Aleksandrit të Madh, kështu: “Jo vetëm që nuk je grek dhe nuk ke asnjë lidhje me grekët, nuk je as edhe një barbar nga ndonjë vend që mund të quhet me nder, por je një zuzar shtypës nga Maqedonia, që dikur nuk ishte kurrë në gjendje për të blerë një skllav të saktë”.
Fjalët e Demostenit e vulosin origjinën jo greke të Maqedonasve dhe tregojnë origjinën e tij barbare, që do të thotë i huaj. Territoret e Maqedonisë i kanë banuar me shekuj iliro-shqiptarët ashtu siç i banojnë edhe sot. Vet ekzistenca e shqiptarëve në këto territore që në mënyrë absolute është kombi më etnik i Evropës tregon qartë se shqiptarët i kanë banuar ato territore që prej mijëra vjetësh, kohë para Filipit dhe Aleksandrit.

Mbreti i parë i Maqedonisë sipas burimeve historike është Pelagoni, i cili mori pjesë në Luftën e Trojës si aleat i trojanëve. Dinastia maqedonase e ka fillesën me Keraunin në shekulin e nëntë para erës së re. Në shekullin e shtatë ka të dhëna për një mbret i quajtur Trimi. Pas tij qeverisën Perdika, Argoja, Filipi, Aeropi, Alketa.

Amynta 540-498 Me të cilin fillon historia e Maqedonisë, sepse ai ishte i pari mbret që lidhi marrëveshje me shtetet fqinje. Në këtë kohë Maqedonia ishte ende një shtet i dobët dhe vasale e Darit të Persisë, ashtu si dhe Thraka dhe një pjesë e ilirëve të Lindjes.

Aleksandri I 498-454

Ai nuk ishte shumë miqësor me persët, por sidoqoftë i shërbeu Persisë në kohën që ajo po pushtonte Greqinë. Nën Aleksandrinë e parë Maqedonia fitoi pavarësinë nga Persia. Ai shprehu dëshirën që të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të grekëve, por u fefuzua, sepse ishte barbar, pra, i huaj jo grek, pasi ato lojëra ishin vetëm për ata që ishin grekë.

Perdika II 454-413

Ishte djali i Aleksandrit dhe qeverisi Maqedoninë në një kohë shumë të vështirë kur fiset e saj ishin bërë autonome nga shteti qendror dhe në një kohë kur shtetet greke kishin hyrë në një luftë të gjatë me njëri tjetrin, gjë që ndikoi në të gjitha vendet fqinje, që nga Italia deri në Azi të Vogël. Në politikën e jashtme është treguar diplomat, sepse herë lidhej me Spartën dhe herë me Athinën, sipas interesave të shtetit të tij, gjë që solli përfitim prej Maqedoninë. Ai e shfrytëzoi luftën civile të grekëve për të forcuar shtetin e tij.

Arkelau 413-399. Ishte djali i Perdikës me një grua jashtë martesës. Për të siguruar pushtetin, zhduku të gjithë njerëzit e afërt që i kishte rivalë. Arriti të përfitoi shuma parash duke ndërtuar anije, të cilat ia shiti me çmime të larta AThinës, që në këtë kohë luftonte ende kundër Spartës. Ai ndërtoi rrugët e Maqedonisë dhe organizoi ushtrinë dhe kalorësinë. Arkelau vendosi kryeqytetin e Maqedonisë në Pela, që është një emër që i përgjigjet në shqipen e sotme fjalës Pela, femrës së kalit. Në Maqedoni ka pasur shumë qytete me emrin Pela, si Pelion, pasi Maqedonasit ishin shumë të dhënë pas rritjes së kuajve. Ai e shndërroi qendrën shpirtërore fetare të Maqedonasve, Dionin, në një qendër të rëndësishme. Ai u vra nga një shërbëtor i pallatit ndërsa po gjuante në pyll dhe ndoshta ka qenë një plan i përgatitur më përpara për ta eleminuar fizikisht. Tuqididi thotë se Arkelau ka bërë për Maqedoninë më tepër sesa bënë të gjithë mbretërit përpara tij. Pas vdekjes së Arkelaut, fillon një garë e madhe për pushtet dhe disa mbretër hipin e rrëzohen nga pushteti, deri në 392 vjen Amynta.
Amynta III 392-370. Erdhi në pushtet pas 10 vjet trazirash dhe vrasjesh, që vazhduan pas vrasjes së Arkelaut II. Ai luftoi me ilirët që e dëbuan nga pushteti në Maqedoni, por që më vonë u arrit një marrëveshje paqeje, që u firmos me martesën e tij me Euridikën, princeshën lynkeste të ilirëve, që në atë kohë shtrihej në territoret ku sot banojnë shqiptarët në Maqedoni në pjesën perëndimore të saj. Euridika pati tre djem dhe një nga ata ishte Filipi II, babai i Aleksandrit të Madh. Pra, pasardhës të gjyshes së Aleksandrit të Madh, janë shqiptarët që banojnë sot në ato territore ku kanë banuar paraardhësit e tyre prej mijëra vjetësh. Shqiptarëve u takon flamuri me diellin simbolin e Ilirëve, të mbajtur nga gjyshi i tyre Aleksandër, si edhe emri, Maqedoni.

Aleksandër II 370-368. Ishte djali i Amyntës dhe Euridikës së Lynkeste. Ai u fut në një sërë luftrash dhe aleancash për të mbrojtur pushtetin e tij, megjithatë nuk arriti të qeverisë, sepse u vra nga kundërshtari i tij politik brenda pallatit, burri i motrës, Ptolemeu.

Ptoleme 368-365. Ishte dhëndër i Amyntës dhe Euridikës, sepse kishte marrë vajzën e tyre për grua. Aleksandri II ishte djali i madh i Amyntës dhe pas vdekjes së tij pushteti i kaloi djalit të dytë Perdika III dhe regjenca i kaloi Ptolemenut.


Perdika III 365-359. Perdika vrau Ptolemeun që mbante realisht pushtetin në Maqedoni dhe siguroi fronin që i takonte. Perdika u vra në luftë kundër mbretit të ilirëve Bardhylit dhe froni i kaloi djalit të tij të vogël, Amynta IV me regjent Filipin II që më vonë e mori vetë pushtetin në dorë, sepse Maqedonia kërcënohej të zhdukej si shtet nga fqinjët e saj.

Filipi II i Maqedonisë 382-334 p.l.k.

Filipi ishte mbret i Maqedonisë gjatë viteve 356-334 p.l.k.. Ai lindi në vitin 382 p.l.k. nga një baba maqedonë dhe një nënë ilire nga Lynkestia e quajtur Euridike. Nga martesa me Amynten II, ajo lindi 3 djem dhe një vajzë”.Euridike ishte vajza e princit të lynkestëve, mbesa e mbretit ilir, gruaja e Amyntës së dytë mbretit të Maqedonisë, nëna e Filipit II dhe gjyshja e Aleksandrit të Madh.
Me vdekjen e të shoqit të saj, ajo së bashku me dhëndrin Ptoleme, morën realisht pushtetin në dorë në Maqedoni dhe Filipin e dërgoi peng në Iliri tek Lynkestët, për të garantuar marrëveshjen e paqes midis Lynkestisë dhe Maqedonisë, e vendosur që me martesën e princeshës Euridike me Amyntën. Pas Ilirisë Filipi dërgohet peng në Tebë.

Situata do të ndryshojë më vonë, pasi trashëgimtari i fronit maqedonas, Perdika vritet në luftë me ilirët, dhe froni maqedonas i jepet të birit të tij, Amynta, me regjent Filipin që kthehet në Maqedoni. Në vend plasë kontradikta për marrjen e pushtetit ndaj dhe Filipit iu dha kurora e mbretit të Maqedonisë.

Kështu në 359 p.l.k. Filipi, hipi në fronin mbretëror kur ishte 23 vjeç.


Jeta e Filipit II

Filipi gjatë viteve të adoleshencës kishte qëndruar peng në Lynkesti dhe Tebë nga ku mori shumë njohuri të artit luftarak. Ai ishte një burrë tipik maqedonas, të cilit i pëlqente të pinte, por edhe punonte shumë.


theopompi thotë se “Çështja e jetës që Filipi kuptonte më pak ishte velra e parasë” këtë zakon e trashëgoi dhe i biri i tij Aleksandri i Madh, i cili pasuroi të gjithë ata që e ndoqën nga mbas duke mos mbajtur asgjë për vete. Ai i kishte shumë për zemër gratë dhe binte në dashuri nga shkonte rrugës duke lënë shumë fëmijë të ligjshëm, dhe të paligjshëm.

Gruaja e parë e tij e ligjshme ishte ilirja Audata, me të cilën pati një vajzë, Kynën. Por më vonë gjërat do të ndryshonin pasi në ishullin e Samotrakës ai njohu një grua të bukur, princeshën epirote Olimpian, e cila me emrin e saj origjinal është quajtur Mirtal. Ishte e bija e mbretit Neoptolem I.
Siç thotë Vajgal, vizita e Filipit në Samotrakë pati rëndësi për historinë botërore se aty pa gruan me të cilën u martua, dhe që u bë nëna e Aleksandrit të Madh. Olimpia ishte një bionde e bukur me flokë me onde të mëdha. Ajo merrej me zbutje gjarpërinjsh, ishte shumë fetare, ambicioze dhe xheloze.
Marrëdhëniet mes Filipit e saj nuk ishin të mira, pasi ajo pretendonte se Aleksandrin nuk e kishte me të, por me Amonin, perëndinë më të lartë. Kjo e tërbonte Filipin, sepse ajo me Amonin, që ishte një gjarpër i pështirë, rrinte në shumicën e kohës, madje dhe flinte, fakt që do t’i jepte fund dashurisë së tij për të. Mohimi i atësisë së padiskutueshme të Aleksandrit, e xhelozonte pa masë Filipin, i cili urrente nëpërkën Amon, që i kishte rrëmbyer dashurinë e gruas, dhe atësinë e të birit.
Në fakt Olimpia si nënë e si besimtare e ndiente se nuk kishte lindur një mashkull dosido, por Aleksandrin, një nga burrat më të mëdhenj të njerëzimit, një burrë biblik.


Jeta politiko-ushtarake e Filipit të II

Qëllimi krysor i Filipit ishte zgjerimi i Maqedonisë, prandaj ai filloi të forcojë ushtrinë, duke formuar kalorësinë me 600 ushtarë, ndërsa këmbësoria ishte e pajisur me falanga prej 7 metrash dhe një shpatë të shkurtër, përkrenare dhe mburojën.

Fushatën kundër lynkesteve

Filipi fushatat e tij ushtarake në fillim i drejtoi kundër lynkestëve, fisit të së ëmës, sepse nuk mund të vazhdonte të varej nga ata, ndërkohë që pretendonte të zgjeronte territoret e shtetit të tij dhe për këtë duhet të kishte prapavijën e sigurt. Lynkestët që nga viti 423 p.l.k. kishin dominuar me politikën e forcën e tyre ushtarake në Maqedoni, por Filipi i detyroi që mos kishin më atë rol, sepse i mundi.
Dëbimi i kolonive greke nga territori maqedonas

Pas kësaj ai pushtoi dhe dëboi të gjitha kolonitë greke në gjirin e Selanikut, pasi i shihte si shkaktare të rrënimit të ekonomisë vendase. Në luftë për marrjen e kolonisë greke të Methanës ai humbi dhe njërin sy pasi u godit nga një grek me emrin Aster. Ai filloi të presë monedha ari, të cilët u përhapën kudo në botën tregtare, sepse futi në dorë disa miniera ari në vendet që pushtoi.

Pushtimi i Paionisë, Thrakisë dhe Skithisë

Më vonë zgjeroi territoret në Paioni, Thraki, Skithi, dhe në këto territore zhduku 200 koloni greke, duke e çuar kufirin në Helespont, ku sot ndodhen ngushticat e Dardaneleve e Bosforit, ndërsa në veri deri në Danub.

Pushtimi i Greqisë nga Filipi II

Fitoret kundër grekëve i festonte me komedi greke, pasi atij i pëlqente të qeshte e pinte gjithë ditën. “Athinës i dërgonte fjalë se kishte dashur që të spastronte brigjet e atdheut të tij prej kolonizatorëve të huaj, të cilët nuk kishin asnjë të drejtë mbi tokën maqedonase”. Pasi dëboi të gjithë kolonët grekë kudo në tokat e pushtuara prej tij, kërkonte marrëdhënie të mira me grekët, pasi tani donte t’i pushtonte dhe vetë ata.
Në botën greke këtë synim të Filipit ishin të paktë ata që e kuptonin, dhe njëri prej tyre ishte Demosteni, i cili njihet në histori për Filipiket, të cilat ishin fjalimet publike kundër barbarit Filip, që kërcënonte interesat e botës greke. Madje Demosteni mburrej se kur të shkonte në Maqedoni do e vinte Filipin me shpatulla pas murit, por në realitet kur shkoi s’tha asnjë fjalë, pasi nga natyra ishte shumë frikacak, ligjëronte kundër Filipit, por kur ishte larg.

Ai priste shkakun të pushtonte Greqinë e cila ishte e pasur, dhe preteksti erdhi kur në Pele, kryeqytetin maqedonas, vjen një lajmëtar nga Delfi, i cili i kërkon ndihmë Filipit për ndëshkimin e malësisë së Amfisas, pas ata kishin grabitur tempullin e Delfit. Kështu, çasti i ëndërruar për të pushtuar Greqinë erdhi nga vetë grekët, ai mori të birin Aleksandrin dhe u nis. Teba, mikja e tij ishte bërë me Athinën, të cilën e kishte ngritur në këmbë Demosteni. Kështu filloi një luftë maqedono-greke, ku Sparta e Arkadhia qëndruan asnjanëse.

Pasi pushtoi Amfisasin ai i propozoi Athinës dhe Tebës paqe, por ato nuk deshën. Atëherë në frontin kundër tebanëve vendosi të birin Aleksandër, i cili kishte përballë çetën e shenjtë tebane, të cilën e asgjesoi komplet dhe i shkoi në ndihmë të atit kundër Athinasve. Athinasit morën arratinë së bashku me Demostenin, i cili me filipiket e tij i kishte çuar në luftë.

Filipi ishte burrë i madh, ai nuk u tregua ashpër me të humburit, disa athinas të shquar i uli për të ngrënë në tavolinë me të pas fitores dhe lëshoi robërit e luftës, por nuk u soll kështu me tebanët, pasi ata e kishin ngrënë në besë se nga miq të tij ishin bërë armiq, duke u bashkuar me Athinën.
Kështu ai pushtoi tërë botën greke, përveç Spartës. Tani e kishte të lehtë të përdorte grekët si të donte për qëllimet e tij, duke i vrarë në sedër ai u kujtoi persët, armiqtë e tyre, por që në fakt ishin më tepër të Filipit, se sa të grekëve, të cilët putheshin e përqafoheshin me persët prapa krahëve të maqedonasve.

Megjithatë ai arriti t’i detyronte grekët që të merrnin pjesë në luftë kundër persëve dhe për këtë në vitin 337 p.l.k. u mblodh Kuvendi i Korinthit, në të cilin ai u bë komandant i ushtrisë greke. Kështu Filipi me luftë e me zgjuarsi arriti të vendosë nën sundimin e tij botën greke që ishte e pasur dhe ta përdorë atë si mashë për qëllimet e veta.

Bashkimi që i bëri Filipi me forcë botës Greke, ishte në të mirën e Grekëve, të cilët për shkak të xhelozisë e ambicies së tyre kishin pataksur botën e kohës, sepse i kishin larë në gjak territoret greke, në luftë me njëri-tjetrin.

Ajo që ndërpreu fushatën e Filipit kundër persëve ishte rënia në dashuri me një grua tjetër që quhej Kleopatra, e cila donte të bëhej mbretëreshë, ambicje që do t’i hante kokën asaj dhe Filipit.
Dashnorja e re e Filipit pretendonte të mënjanonte mbretëreshën e Maqedonisë, Olimpian. Në fakt ajo nuk i kishte bërë hesapet mirë pasi nuk kishte grua të matej me Olimpian, madje dhe as edhe vetë Filipi nuk merrej dot me të. Ajo e akuzoi Olimpian se Aleksandrin nuk e kishte me Amonin, por me një burrë tjetër të vdekshëm dhe se ia kishte dredhur Filipit, por që në fakt nuk diskutohej që Aleksandri ishte i biri i Filipit, sepse Olimpia nuk njihej si imorale.

Meqë Aleksandri s’ishte i Filipit dhe as i Zotit më të lartë, Amonit, ajo pretendonte të lindte trashëgimtarin e fronit. Filipi aq sa i fortë ishte në fushën e betejës, aq i dobët bëhej me gratë, sepse dashurohej marrëzisht prapa tyre, kështu ai ndau Olimpian dhe u martua me Kleopatrën. Por gjatë dasmës ndodhi një incident pasi një i afërm i nuses së re, uroi që së shpejti të lindë trashëgimtari i fronit. Atëherë Aleksandri, që ishte detyruar nga Filipi të merrte pjesë në dasmë, përmbysi tavolinën e tha “Pse kopil jam unë!”

Filipi ngriti shpatën të qëllonte të birin, por rrëshqiti e ra. Pas kësaj Aleksandri iku te fisi ilir i gjyshes në Lykesti për një vit dhe Olimpia në Epir te familja e saj. Filipi sulmoi Lynkestet, për të marë me forcë të birin por s’i mundi dot dhe nuk arriti të marrë Aleksandrin nga fisi i gjyshes, ku qe strehuar. Në betejën me Lynkestët, Filipi për pak humbi jetën. Pas një viti ai kërkoi të pajtohej me Aleksandrin, por ky i fundit vuri kusht që e ëma të kthehej në Maqedoni e të respektohej, kusht që Filipi e pranoi. Për të forcuar miqësinë me fisin e Olimpias, ai i dha mbretërit të Epirit, vëllait të saj, të bijën për grua të quajtur Kleopatra. Në dasmën e së bijës së tij Kleopatra me mbretin e Epirit, grekët, persët dhe Olimpia ngritën një komplot. Ata nxitën një ushtar të tij, i cili e vrau Filipin me thikë në zemër. Pas kësaj Olimpia vret nusen e re të Filipit së bashku me fëmijën e saj, dhe për këtë krim Aleksandri e qortoi ashpër. Në fronin maqedonas hipën Aleksandri i Madh.

Filipi mbetet i famshëm në histori se e bëri Maqedoninë nga një mbretëri të vogël malësore vasale të një fisi ilir të Lynkestëve, në një mbretëri të madhe, nga Danubi në Egje duke pushtuar edhe Greqinë. Ai ngriti një ushtri moderne për kohën pa të cilën Aleksandri nuk do të kishte pushtuar dot pjesën më të madhe të botës së atëhershme në një kohë rekord. Filipi ka një pjesë të meritës në veprën që realizoi Aleksandri.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë 356-323 p.l.k.


Aleksandri i Maqedonisë padyshim është burri dhe strategu ushtarak më i madh që ka njohur njerëzimi deri më sot. Sot për të fituar të drejtën e pasardhësit të tij, janë futur në garë shumë kombe, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me Aleksandrin dhe Maqedoninë antike. Cila është e vërteta? Cilës etnie i përket ai?


Etniciteti i Aleksanrit të Madh të Maqedonisë

1 – Emri i vërtetë mbretëror i Aleksandrit të Maqedonisë është Mirjamun Aleksandër (Alexander’s royal name Meryamun Setepenra Alexandro) Këtë emër e ka vendosur në një mbishkrim në Egjipt ku thuhet një citim dhe në fund vendoset emri i tij “Horus, the strong ruler, he ëho seizes the lands of the foreigners, beloved of Amun and the chosen one of Ra –meryamun setepenra Aleksandros”. Emri i Aleksandrit, Mir-jam-un do të thotë nga shqipja Mir-jam-un, jam mir unë. Pra, Aleksandri e ka emrin shqip të pastër.

2 – Babai i tij ishte Filipi II i Maqedonisë, i cili ishte gjysmë Maqedon dhe gjysëm nga fisi ilir i Lynkestëve të cilët banonin rreth liqenit të Ohrit dhe kishin kryeqytet Manastirin e sotëm.

3 – E ëma e tij ishte Mirtali ose Olimpia, princesha e Epirit, i cili në antikitet është quajtur nga autorët antikë grekë si popull “barbar” që ka kuptimin jo-grek, pra që nuk ka të njëjtën gjuhë dhe zakone me grekët dhe janë të shumtë autorët që i kanë quajtur me emrin pellazg. Epiri historikisht është banuar ashtu siç banohet edhe sot në pjesën më të madhe të tij nga rraca shqiptare.

4 – Në të gjitha të dhënat e autorëve antikë, Maqedonia asnjëherë s’është quajtur nga grekët si greke, por si barbare, pra jogreke. Autori Pompe Trogu që ka shkruar një vepër të plotë për Maqedoninë, e cila ka ardhur përmes Justinit, shprehet “Populli quhej pellazg, kurse krahina Beotia”.

Straboni i quan me gjuhë dhe zakone të njëjta si maqedonasit dhe epirotët pellazgë. Maqedonasit janë quajtur si paion, por paionët ishin ilirë që tregon se edhe maqedonët ishin ilir. Maqedonasit kishin një gjuhë të tyre që ndryshonte nga gjuha greke. Ka fakte të forta që ata flisnin me përkthyes dhe se Aleksandri, ushtrisë së vet i fliste maqedonisht dhe grekëve, greqisht, të cilën nuk e zotëronte mirë. Kur ka fakte që maqedonasit flisnin një gjuhë të ndryshme nga grekët atëherë si ishin grek kur nuk flisnin asnjë dialekt greke. Nëse ishte grek pse duhet që Aleksandri të mësonte greqisht?

Që këtu del se Aleksandri ishte 100 përqind ilir. Them 100 përqind sepse nga e ëma ishte epirot nga i ati 50 përqind ilir e 50 përqind maqedonas, por siç e pamë maqedonasit ishin pellazgo-ilirë, atëherë në dejet e tij rridhte 100 përqind gjak pellazgo-ilir, pra shqiptar.

Historia duhet të thotë të vërtetën dhe t’u japë shqiptarëve meritat që ata kanë në lindjen dhe rritjen e burrave të mëdhenj si Aleksandri. Grekët apo sllavët mund të pretendojnë Aleksandrin vetëm nëse plotësojnë një kusht, nëse në dejet e tyre rrjedh gjak iliro-shqiptar. Kur të vërtetojnë përqindjen e gjakut iliro-shqiptar në dejet e tyre, atëherë mund të pretendojnë se në raport me përqindjen e gjakut shqiptar që kanë, është edhe përqindja që u përket Aleksandri.

Kush është Aleksandri i Madh? Cila është jeta dhe vepra e tij?



Aleksandri lindi në një ditë vjeshte me stuhi në tetor të vitit 356 p.l.k. në pallatin mbretëror të Maqedonisë, ndërsa sipas gojëdhënave të popullit shqiptar ka lindur në Emathia dhe pasi u bë një vjeç, Mirtali e çon në Pela. Disa thonë se Emathia mund të jetë Mat i sotëm, por kjo mund të vërtetohet vetëm nga të dhënat arkeologjike në të ardhmen. Mirtali nëna e tij një natë para martese thuhet se kishte parë në ëndërr se një rrufe shkrepi mbi trupin e saj, ndërsa Filipi pa në ëndërr një natë pas martese sikur vulosi me unazën e tij me kokë luani trupin e Olimpias. Pra, nga ëndrrat që panë të dy prindërti e tij, ishte shkruar se do lindte një njeri i madh.
Profecia e Biblës për Aleksandrin

Po të shikosh me vëmendje Biblën te profecia e Danielit, lajmërohet që në shek. e 7 p.l.k. lindja e Aleksandrit. Kështu te profecia e Danielit te “Vegimi i dashit dhe Cjapit” thuhet: “Pashë një dash që godiste kundrejt perëndimit, drejt veriut dhe drejt jugut. Asnjë kafshë nuk mund t’i rezistonte, askush nuk mund të çlirohej nga pushteti i tij, kështu ai bëri atë që deshi, dhe u bë i madh ndërsa kisha parasysh këtë, ja ku po vinte nga perëndimi një cjap që përshkonte tërë sipërfaqen e dheut pa prekur tokën. Cjapi kishte një bri të madh midis syve të vet. E pashë që i afrohet, dhe të zëmrohet kundër tij pastaj i ra me bri dashit dhe copëtoi dy brirët e tij ndërsa dashi nuk kishte fuqi për t’i rezistuar kështu e hodhi për tokë dhe askush nuk mund ta çliroi dashin nga pushteti i tij. Cjapi u bë shumë i madh, por kur u bë i fuqishëm biriri i tij i madh u thye, në vend të tij dolën katër brirë të mëdhenj që drejtoheshin në të katër erat e qiellit”.

Po te Danieli shpjegohet “Dashi me dy brirë që ti ke parë, përfaqëson mbretin e Medisë dhe Persisë. Cjapi leshtor është mbreti i parë i Javanit dhe briri i madh që ishte mes syve të tij, është mbreti i parë. Briri i thyer dhe katër brirët që dolën në vend të tij janë katër mbretërit që do të dalin nga ky komb, por jo me të njëjtën fuqi të tij” Dashi ishte mbreti i Medisë e Persisë, të cilët në shekullin e 6 e 5 p.l.k. arritën të vendosin nën vasalitetin e tyre Maqedoninë e Thrakën, por duhet theksuar veç Greqisë.
Ndërsa cjapi me një brir është Aleksandri i Madh, i cili mundi mbretin e Persisë, Darin III që na paraqitet me simbolin e dashit. Ky cjap pushtoi Persinë e territore të tjera shumë shpejt, përreth 10 vjet, ashtu siç thuhet aty ku cjapi “përshkonte dheun pa prekur Tokën“, ashtu si e realizoi Aleksandri.
Briri i thyer në katër pjesë në drejtimet e erës ishte ndarja e mbretërisë së Aleksandrit nga gjeneralët e tij të një kombësie me të ashtu siç u nda në të vërtetë ndërmjet gjeneralëve të tij Ptolemeut, Lisimakut, Antipatrit, dhe Selekut.

Danieli e jep të njëjtën profeci te “Konflikte të ashpra deri në kohën e mbarimit” ku thotë “Atëherë do të dalë një mbret i fuqishëm që do të sundojë mbi një perandori të madhe dhe do të bëjë çfarë të dojë. Por kur të jetë formuar mbretëria e tij do të coptohet e do të ndahet në drejtim të katër erërave të qiellit, por jo midis trashëgimtarëve të tij dhe as me po atë forcë me të cilën ai mbretëonte, sepse mbretëria e tij do të çrrënjoset do t’u kalojë të tjerëve dhe jo trashëgimtarëve” Mbretëria e tij u ndaj midis katër gjeneralëve, por të së njëjtës kombësi me të, dhe jo midis trashëgimtarëve të tij, ashtu si ndodhi në realitet, sepse djemtë e tij nuk trashëguan asgjë.

Dhe sa për sqarim me emrin Jovan, Zoti në Bibël ka quajtur nipin e Nohut të birit të Jafetit që mitologjia thotë se pellazgët e mbajnë si gjyshin e tyre. Duke qenë se Aleksandrin në Bibël e quan bir të Jovanit, atëherë me këtë emër kuptohet popullsia pellazge e Maqedonisë e rrethinat gjë që vërteton se kjo popullsi është aq e vjetër, sa thonë dhe grekët e lashtë, të cilët thonë se me parë ka dalë pellazgu në tokë, se sa hëna. Pra, dhe para Zotit, Aleksandri s’ka të bëjë me kombësi tjetër, veç asaj më të vjetër evropiane që është quajtur pellazge që nuk është e ardhur por vendase.

Zoti bën fjalë për një mbret, populli i të cilit ka aty që nga koha e Nohut, dhe s’është i ardhur siç janë disa kombe që sot pretendojnë se janë pasardhës të Aleksandrit.

Zoti të birin e Jovanit, pra Aleksandrin, në Bibël e quan cjap, edhe Pirroja dhe Skënderbeu në kapelet e tyre vunë kokën e dhisë është kjo rastësi apo ata e kanë njohur Shkrimet e Shenjta ku flitet për të. Kjo është një temë interesante, që meriton të diskutohet më thellë. Një tjetër simbol që ka pasur Aleksandri, ka qenë shqiponja, të cilën e përdori si Pirroja dhe Skënderbeu, dhe sot shqiptarët e kanë në flamur dhe emrin e shtetit.

I dhanë këto detaje për të kuptuar lexuesi se sa i rëndësishëm është Aleksandri në hsitorinë botërore dhe atë të Zotit.

Jeta e Aleksandrit të Madh
Edukimi kulturor-ushtarak

Deri në dy vjeç për të u kujdes dadoja e quajtur Lanika Mila, të cilën e deshi shumë gjatë gjithë jetës së tij dhe më vonë për edukimin e tij, Mirtali solli nga Epiri një njëri të vetin të quajtur Leonidha, që e edukoi për 10 vjet. Ishte një djalë bjond me sy bojëqielli, lëkurë të trëndafiltë, tepër i bukur, dhe një paraqitje më tepër i ngjante Olimpias. Kishte marrë nga ajo zgjuarsinë, trimërinë, ambicien, besimin fetar, ndërsa nga Filipi besnikërinë, trimërinë, pijen dhe prishjen e parave.

Olimpia e mbante larg nga Filipi, pasi ajo po e rriste që ta bënte të madh; për të nuk ishte as më shumë e as më pak, por vet biri i Zotit më të lartë Amon dhe jo i Filipit. Nga ana tjetër Filipi donte ta shkëpuste nga influenca e Mirtalit që ta edukonte me artin ushtarak, gjë që e bëri shumë mirë ai dhe Leonidha. Filipi zgjodhi Aristotelin që ta edukonte me filozofi, letërsi. Marrëdhëniet e tij me Aristotelin nuk ishin aq të mira, pasi ai s’e vlerësonte shumë. Plutarku thotë se “Aristoteli shtypi në librat e tij disa nga parimet filozofike që u kishte mësuar nxënësve të tij. Aleksandri i dërgoi letër e tha: “Gjithçka na mësuat ju, ia bëtë të ditur gjithë botës, përsa më përket mua, do doja t’ua kaloja të tjerëve më fort në dituri se sa në fuqi e ndikim vetjak”. Pra këtu del qartë ambicia e dëshira e tij për të qenë i ditur më tepër se të tjerët. Në moshën 16 vjeç ai mbante pushtetin real në Maqedoni, kur Filipi ikte për fushata ushtaake.

Virtytet e tij si njeri

Aleksandri njihet në histori jo vetëm si strategu më i madh i njerëzimit, por edhe si një nga burrat me mendje dhe me zemër të madhe. Në histori ka disa ngjarje që çudisin të gjithë ata që i lexojnë. Kështu ishte sjellja e tij e mirë me familjen e Darit. Në betejën e Isos, ai zuri peng të gjithë familjen e Darit: nënën, gruan dy bijat dhe princin trashëgimtar të Perandorisë Perse, pra të birin e vetëm të Darit. Çuditesh nga marrëdhëniet e mira që mbajti me këtë familje për 10 vjet, edhe pse ai luftonte kundër Darit III. Nëna e Darit do të bëhej nënë e tij deri në fund të jetës, pasi ai e trajtoi atë si nënë, edhe pse luftonte kundër të birit të saj. Edhe ajo, nga ana e saj, e donte Aleksandrin sikur ta kishte bir, dhe u bë një nënë e dytë për të, madje, kur vdiq Aleksanri, ajo nuk duroi dot dhe vdiq pesë ditë pas tij. Ku është parë në histori që të dojë si birin e vet nëna e kndërshtarit.

Gruan e Darit e trajtoi si mbretëreshë dhe nuk lejoi ta prekte askush me dorë, madje as shfaqi dëshirën ta shikonte. Gjatë kohës që gruaja e Darit qëndronte në kampin e Aleksandrit, sëmuret rëndë dhe vdes. Aleksandri u prek shumë sikur ta kishte nënë. Qau, mbajti zi dhe agjeroi për të. I bëri varrimin si mbretëreshë. Dari s’e besoi kur i dëgjoi që ai ia kishte respektuar gruan dhe familjen sikur ta kishte të tijën, dhe thuhet se iu drejtua perëndisë dhe i tha: “Nëse mbretërisë persiane i ka ardhur fundi, po ju lutem që asnjë tjetër të mos hipë në fronin e Kirit, përveç Aleksandrit të Maqedonisë”.
Të dyja vajzat e Darit i trajtoi si motra dhe si princesha, madje ai së bashku me shokun e ngushtë do të martoheshin pas dhjetë vjetësh me këto dy princesha. Princin trashëgimtar të Persisë të birin e Darit e trajtoi si vëlla dhe e mbajti afër vetes. Është unikale në histori që një pushtues të sillet kaq mirë me robërit e vet. Kjo tregon fisnikërinë e këtij burri të madh edhe pse ende ishte 23 vjeç dhe kulturën e lartë të fisit të lavdishëm, nga ku ai kishte gjakun.

Të njëjtën gjë bëri edhe me vet Darin, kundërshtarin e tij më të madh, me të cilin luftoi për disa vite. Pas betejës së Guagamelës, truproja e Darit e kishte detyruar atë të abdikonte nga froni dhe pritej ta vriste. Kur mori vesh Aleksandri, u nis menjëherë me një grup të vogël kalorësish, por qe vonë se e gjeti Darin duke dhënë shpirt. Aleksandri e puthi në ballë Darin, duke i thënë “të betohem se këtë nuk e kam dashur kurrë” dhe dha urdhër të varrosej si mbret pranë familjes mbretërore perse.

Truprojën e Darit e kapi, dhe e lidhi midis dy pemëve, duke e shqyer më dysh, si ndëshkim për vrasjen e Darit. Edhe pse ishte vetëm 25 vjeç, ai e nderoi dhe e varrosi kundërshtarin e vet si mbret. Ai kishte bërë plan që Darin të mos e vriste, por t’i jepte një pjesë të mbretërisë dhe ta linte të jetonte si mbret me familjen e tij.

Në vitet e fundit të jetës u bë shumë nevrik dhe në gjaknxehtësi vrau të birin e dados Lanika Mila, i cili e shau duke i thënë se ti s’je biri i Zotit, se unë të kam shpëtuar jetën. Në fakt Aleksandri ishte shumë besimtar dhe e mbante veten sipas frymëzimit të nënës së tij si bir të Zotit, dhe nëse e kundërshtoje për një gjë të tillë, të ikte koka. Pas vrasjes u pendua aq shumë sa qau tre ditë e netë, dhe donte të vriste veten por s’e lanë rojat e tij. Pra pavarësisht faktit që ai ishte i pamëshirshëm me ata që e kundërshtonin, ai pendohej shumë, aq sa donte të vriste dhe veten kur u bënte keq atyre.
Aleksandrit nuk iu dorëzua Jerusalemi, sepse i qëndroi besnik Dari. Meqë ishte vend i shenjtë Aleksandri si besimtar që ishte, ia kishte frikën dhe nuk bëri luftë me të, por i kërkoi të futej në qytet që t’i bënte kurbane perëndisë së tyre, që pas disa shekujsh do të bëhej perëndia e pjesës më të madhe të njerëzimit. Priftrinjtë pranuan dhe Aleksandri bëri një dem kurban dhe u largua pa pasur në mend që ta pushtonte Jeruzalemin, i cili mbeti i vetmi vend i papushtuar, ndërkohë që të gjitha territoret rreth tij ishin pushtuar. Një gjeneral i tij i tha, si e nderove kryepriftin që mban anën e Darit dhe ai iu përgjigj: “Unë nuk nderova personin, por Zotin e tij. Madje, shumë historianë thonë që Aleksandri ndoshta e ka pyetur si besimtar që ishte nëse kishte ndonjë profeci për të Bibla dhe prifti duhet t’i ketë treguar profecinë e Danielit. Besoj se profecinë e Danielit ai dhe Olimpia e kanë ditur.
Ndërkohë që po ndërtonte flotën për të pushtuar tokat deri në Gjibraltar sëmuret rëndë dhe vdes shoku, Hefesti të cilin e kishte si vëlla.

Hidhërimi e tërboi. Nuk kishte njëri ta ngushëllonte për vdekjen. E humbi arsyen, dhe qau tri ditë mbi kufomën e tij, shkuli flokët dhe i qethi, preu jelet e kuajve dhe dha urdhër që të mbante zi gjithë Perandoria. Varrimin e tij e bëri në Babiloni në një monument madhështor. Në fakt atë e kishte pasur shok që nga fëmijëria dhe ishte i vetmi njëri besnik që kishte, sepse po të mos kishte qenë ai mundej që Aleksandri të ishte vrarë nga komplotet, ashtu si ndodhi menjëherë pas vdekjes së Hefestit.
Disa njerëz e akuzojnë Aleksandrin se ishte homoseksual, dhe se Hefestioni ishte dashnori i tij, që është tepër qesharake. Këta njerëz xhelozë për lavdinë e tij dhe ngaqë nuk mund të ëndërrojnë kurrë që të bëhen as hija e tij, duan të hedhin baltë mbi burrërinë dhe veprën e Aleksandrit, duke shpifur gjëra të tilla. E vërteta është se këta nuk kanë parë traditën e popullit nga ku lindi dhe u rrit Aleksandri që e vlerësonte shoqërinë, edhe sot te pasardhësit e tij direkt, që janë shqiptarët, dy meshkuj mbajnë shumë shoqëri me njëri-tjetrin, aq sa mund të japin jetën për njëri-tjetrin, dhe ky është një virtyt i mashkullit shqiptar. Ndërsa sot ka plasur një epidemi e madhe e homoseksualizmit, aq sa ka kombe, që gjysma e burrave janë zhburrëruar duke u kthyer në femra, meshkujt e kombit shqiptar nga ana sentimentale vdesin për femrat, madje janë të pangopur. Nuk duhet ngatërruar homoseksualizmi tek grekët të cilët e sollën nga Lindja e Mesme, me shoqërinë mashkullore që kanë shqiptarët, pasi Aleksandri në dejet e tij nuk pati as 1 përqind të gjakut grek sipas autorëve antikë grekë.

Jeta sentimentale

Ai ishte i frymëzuar nga nëna e tij që ishte hyjnor dhe pjesën më të madhe të adoleshencës e ka kaluar duke menduar për lavdi. Gjatë kësaj kohe Olimpia kujdesej për jetën sentimentale të princit hyjnor, duke i gjetur dashnore tokësore, siç thotë Vajgali.
Pasi filloi betejat në perëndim, ai u dashurua me një vejushë me të cilën pati një djalë që lindi gjatë rrethimit të Tirit dhe që i vendosi emrin Herkul, për nder të perëndisë së qytetit, i cili e ndihmoi ta pushtonte.

Pati një djalë dhe me një princeshë tjetër të një qyteti të quajtur Masaga, të cilit ia vuri emrin Aleksandër.

Gjatë kohës së pushtimit të Baktrinës, ai u dashurua me princeshën Roksana, të cilën e kishte rob lufte dhe mund të bënte çfarë të donte, por ai nuk e preku me dorë. Aleksandri i kërkoi dorën të atit të vet, të cilin e kishte mundur dhe u martua me të bijën e tij, e cila d lindte një djalë të quajtur Aleksandër pas vdekjes së tij. Komandantët Maqedonë nuk e donin një martesë të tillë, sepse ata pretendonin që mbreti i tyre të merrte një grua nga kombi i vet, andej nga kishin marrë gjithmonë mbretërit maqedonas si në Maqedoni, Epir, Iliri. Ata nuk e njohën dhe respektuan kurrë Roksanën si mbretëreshën e tyre, madje quanin bashkimin e tyre si bashkëjetesë dhe jo si martesë të vlefshme.
Para se të vdiste, u martua dhe me të bijën e Darit, të cilën nuk e preku me dorë për rreth 10 vjet të ngujuar në kampin e tij, deri ditën që u martua. Vajza e Darit, pas vdekjes së tij, vritet nga Roksana xheloze, e cila në atë kohë ishte shtatzënë dhe lindi djalin trashëgimtar të Aleksandrit, që nuk e trashëgoi kurrë të atin.

Jeta politiko-ushtarake e Aleksandrit të Maqedonisë.

Pas vrasjes së Filipit nga një komplot greko-persë me asistencën e veçantë të ish-mbretëreshës së shkurorëzuar Mirtali, në moshën 20 vjeç, Aleksandri mori fronin Maqedonas. Ai menjëherë filloi të përgatisë ushtrinë për në lindje, për luftë kundër persëve. Aleksandri kishte pasur përvojë në drejtimin e shtetit maqedonas, sepse Filipi kur ikte në fushata ushtarake e linte atë të kujdesej për Maqedoninë. Ai kishte marrë pjesë në disa beteja që në moshën 16-17 vjeç, ku midis të tjerave kishte shkatërruar Çetën e Shenjtë Tebane dhe i kishte shpëtuar jetën Filipit disa herë.

Grekët të cilët mendonin se me vdekjen e Filipit s’kishin më punë me Maqedoninë, filluan ta shihnin me mospërfillje Aleksandrin, por që shumë shpejt e panë se me kë kishin të bënin. Grekët filluan të shpallin pavarësinë nga Maqedonia, ndërsa Demostenit i qe dukur Aleksandri si “një budalla qesharak i padëmshëm” kjo tregon qartë se sa fjalë të pa menduara ka thënë Demosteni.

Betejat ushtarake

Bukuroshi hyjnor mori ushtrinë dhe doli një xhiro nga Greqia por sa mbërriti atje, nuk pati burrë t’i dilte para, as dhe vetë Demosteni. Grekët pranuan që ta njihnin si komandant të të gjithë Greqisë. Pas kësaj, ai shkoi deri në Danub ku kontrolloi territoret e pushtuara, dhe u kthye me të shpejtë se mori vesh që mbreti ilir Kliti, i cili mendonte të merrte kontrollin e Maqedonisë, meqë vdiq Filipi shkeli kufijtë maqedonas e po marshonte drejt Pelës.

Beteja e Pelionit.

Në Pelion u zhvillua beteja midis mbretit ilir, Kliti, i ndihmuar nga mbreti i Taulantëve, Glaukia me mbretin e Maqedonisë, Aleksandër. Në këtë betejë Aleksandri pësoi të vetmen dhe të fundit disfatë në jetën e tij, ku mbeti i plagosur rëndë me gurë në kokë, aq sa u hap lajmi se vdiq. Ushtria e mbretit ilir fitoi. Pra Aleksandri nuk e pati të lehtë të fitojë me burrat e fisit të tij që ishin aq luftëtarë sa ai. Por ai ishte gjeni ushtarak; pas tre ditëve kur ilirët mendonin se i shpartalluan, ai kthehet e sulmon në befasi dhe fiton, por nuk shkel më tej tokat ilire, sepse donte vetëm të siguronte prapavijën kur të nisej ndaj persisë.

Masakra e Tebës

Në kohën kur u plagos në kokë në luftë me ilirët, në Greqi u hap fjala se vdiq dhe grekët u ngritën në këmbë kundër pushtuesit maqedonas. Tebanët rrethuan garnizonin maqedonas që u mbyll në kështjellë për të luftuar. Aleksandri vjen me të shpejtë dhe i kërkon Tebës paqe, por përgjigjja e saj ishte se do bashkohej me Persët kundër Maqedonisë.

Persia kishte qenë armike e Greqisë më tepër se sa e Maqedonisë dhe tani që Aleksandri përgatitjej të luftonte kundër saj, grekët preferonin më mirë persët. Pa dyshim kjo e tërboi Aleksandrin, i cili së bashku me gjeneralët e mirë që i kishte lënë Filipi e mori mjaft lehtë Tebën që e kishte ngrënë në besë dy herë, një herë të atin e tij e një herë atë. Ndërsa Filipi u hakmor duke mos varrosur kufomat e mos çliruar robërit, hakmarrja e Aleksandrit qe e paparë.

Ai masakroi dhe vrau 6000 tebanë dhe shiti si skllevër 8000 të tjerë, shkatërroi Tebën deri në themel. Kjo masakër e parë e jetës së tij tmerroi tërë botën greke, që kishte ngritur krye, e cila filloi të hynte në garë se kush do i nënshtrohej më shumë. U pa se Aleksanri qe më i tmerrshëm se i ati dhe me të nuk bëhej shaka.

Pasi vuri në kontroll prapavijën, shiti pasurinë e tij për të mbajtur 30 mijë ushtarë dhe 5000 kalorës për një muaj, përshëndeti të ëmën, që e donte shumë dhe iku drejt Lindjes për të mos u kthyer më kurrë. Ndalesën e parë e bëri në Trojë, ku i bëri kurban heronjve të saj, pasi ai ishte i marrosur pas tyre dhe filloi të përgatitej kundër Persisë.

Beteja e Granikos

Dari III i dërgon një letër ku e këshillon që të kthehet në shtëpi tek e ëma, një kamzhik që tregonte se Aleksandri do rrahur, një top që të lozë dhe një arkë me flori që ta kishte si para xhepi. Dari e quante atë fëmijë të papjekur, mëndjemadh dhe kokëfortë. Aleksandri s’e prishi gjakun fare, mobilizoi ushtrinë dhe fiton në Graniko kundër ushtrisë së Darit, ku mbetën të vrarë dhëndri dhe kunati i Darit. Në ushtrinë e Darit kishte shumë mercenarë grekë me të cilët u hakmor rëndë duke i therur dhe lënë pa varrosur, ndërsa persët e vrarë i varrosi. Pjesën tjetër të grekëve që zuri robër, i dërgoi si skllevër në Maqedoni së bashku me plaçkën e luftës.

Pushtimi i Azisë së Vogël

Ai pothuajse pa luftë pushoi Friginë, Lidinë, Efesin që i hapën portat e qyteteve Aleksandrit pasi ishin të një race me të.

Problem i hapi kolonia greke e Miletit, që ishin të kënaqur nga Persia dhe i mbyllën dyert atij. Ai u tha se “Nuk pranoj të ndaj me të tjerët atë që më takon vetëm mua”. Rrethoi qytetin dhe e mori në këtë betejë, vritet i biri i Dados së tij Lanika Mila që quhej Kliti, si mbreti ilir. Miletasit filluan t’i tregojnë medaljet që kishin marrë në Olimpiadë, por ai u ktheu kurrizin, pasi s’i pëlqenin mburrjet e këtyre lojërave, se ndoshta për të s’përbënin burrëri të madhe.

Pas kësaj iu drejtua kolonisë greke të Halikarnasit, e cila si Miltei ia mbylli dyert. Aleksandri zhvilloi një betejë të ashpër, ku u vranë shumë Maqedonas midis tyre u vra dhe një princi lynkest Ilir i afërm i tij nga gjyshja, që pretendonte fronin e Maqedonisë. Qytetin e pushtoi dhe e rrënoi që nga themelet dhe shiti popullsinë si skllave. Ndërsa Aleksandri luftonte kundër persëve, Sparta bënte plane me Persinë të pushtonte Maqedoninë nga pas. Athina i lutej Aleksandrit që të lironte pengjet greke dhe nga pas thurte intriga e komplote kundër tij. Pushtimet vazhduan me marrjen e Gordonit dhe Kilkilisë.

Beteja e madhe në Isos

Në Isos u ndesh me ushtrinë perse që e komandonte vetë Dari III. Në këtë betejë ai arriti të thyejë krahun grek dhe të fitojë betejën, edhe pse ushtria e tij ishte e vogël. Fitoret e Aleksandrit i dedikohen dhe kësaj ushtrie pellazge apo albane, e cila kishte ushtarë tepër të zotë të cilët më vonë ishin ushtarët më të mirë të Romës, Bizantit dhe Perandorisë Osmane. Në këtë betejë ai kap rob familjen e Darit; nënën, gruan, vajzat dhe djalin e tij të vetëm, që ishte princi trashëgimtar i kurorës së Perandorisë Perse.

Beteja e Tirit.

Pas betejës së Isosit u dorëzuan qytet-shtetet e bregut lindor të Mesdheut, pothuajse pa luftë, por hasi vështirësi me Tirin e ndërtuar në ishull. Nabukodonosor, mbreti i Babilonisë e mbajti 13 vjet rrethuar dhe nuk e pushtoi dot. Aleksandri e kishte zakon që t’u bënte kurban perëndive kudo që shkonte pasi ishte shumë besimtar, madje ai nuk fillonte asnjë betejë pa therur vetë ndonjë dem, ky është një zakon që grekët e vjetër thonë se e kanë pasur pellazgët.

U kërkoi tirasve që të futej brenda paqësisht pa ushtarë për t’i bërë kurban perëndisë së qytetit, por ata s’deshën dhe kjo e tërboi Aleksandrin, që vendosi të pushtojë qytetin. Tiri i fenikasve, racë me grekët, ishte në ishull dhe Aleksandri nuk kishte flotë. Ai ishte kaq i vendosur të pushtonte qytetin, sa urdhëroi ushtarët që të ngrenë një pendë me dhe që të lidhte ishullin me tokën. Kjo kërkonte një punë të madhe dhe vite kohë, por ai ishte i vendosur ta bënte, sepse ata e kishin tepruar që s’e kishin lejuar që t’u bënte kurban perëndisë. Penda do ishte 800 m e gjatë e 50 m e thellë, gjë që është një çmenduri që kërkon shumë punë edhe me mjetet që nuk janë në dispozicion edhe sot. Ndërsa vazhdonte punën për pendën, atij i erdhën 224 anije nga vendet që kishte pushtuar, të cilat donin shkatërrimin e Tiros, sepse ai u bënte konkurencë të madhe në tregti.

Edhe pse e përfundoi pendën, ajo nuk i hynte në punë, sepse ishte e vështirë të pushtohej pasi kishte mure të larta, ndaj përdori flotën dhe fitoi. Kur pushtoi Tiron, lindi dhe djali i parë i tij me një robëreshë të cilit i vendosi emrin e perëndisë së qytetit që e kishte ndihmuar të fitonte, pra Herkul. Vrau si në Tebë rreth 8000 burra të Tirit dhe të tjerët i shiti si skllevër.

Pushtimi Egjiptit dhe Afrikës Veriore

Ai e mori Egjiptin pa luftë dhe atje i bëri kurban perëndisë Amon me të cilin thoshte se e kishte Olimpia dhe në grykderdhjen e Nilit themeloi Aleksandrinë. Gjithë Afrika bregdetare veç Kartagjenës, u dorëzua pa luftë. Ai nuk u mor me Kartagjenën, sepse kishte plan të ikte në lindje, dhe më pas do të kthehej përsëri të merrej me perëndimin. Në Egjipt, djali i gjeneralit të tij më të mirë, Hektori, u mbyt në Nil, ngjarje që e trishtoi shumë dhe për nder të tij bëri një therore të madhe. Ndërtoi tempullin e perëndisë Amon, që e zbukuroi me ar, sepse e mbante për baba shpirtëror që e ndihmonte.

Beteja e Guagamelës.

Para kësaj beteje vdes gruaja e Darit, të cilën e varros si mbretëreshë. Beteja e Guagamelës ishte më seriozja e jetës së tij, sepse do luftonte me 50 mijë ushtarë përballë ushtrisë perse prej 200 mijë ushtarësh. Tërë natën para betejës kishte parë zorrët e pulës si e kishte mësuar e ëma nëse do të fitonte apo jo dhe në mëngjesin e betejës nuk po çohej nga gjumi. Betejën e fitoi dhe Dari e la ushtrinë e iku.

Pushtimi i Babilonisë, Persepolit.

Duke u vënë në ndjekje të Darit, ai arriti t’i pushtojë këto dy qytete të mëdha e të pasura ku kapi një pasuri përrallore me ar e argjend, të cilën ua ndau me shumicë ushtarëve të tij.
Në një letër që dërgoi në Maqedoni, thuhet se nuk do të mjaftonin as 20 mijë mushka dhe 5000 deve ta trasnportonin arin që kishte në dorë. Kur mori vesh Olimpia bujarinë e tij që ishte e njëjtë me atë të Filipit, i shkruan dhe thotë: “Ti po i bën të gjithë mbretër dhe vetë po varfërohesh”. Në këtë kohë Aleksandri ishte 25 vjeç.

Pushtimi i Arianës që është Afganistani i sotëm, Baktrinës dhe Sogadianës.

Ushtria donte të kthehej por ai vazhdoi të pushtojë territoret më në lindje. Aleksandri shkoi deri në kufi me Kinën, ku gjeti një koloni greke, të cilët i theri të gjithë pasi grekët i konsideronte si tradhtarë të pabesë. Në Baktrinë u dashurua me të bijën e mbretit, princeshën Roksana, me të cilën u martua.
Pushtimi i Pakistanit të sotëm; ai po planifikonte të pushtonte Indinë, por ushtria e tij donte të kthehej në shtëpi, kështu nuk e kapërceu dot lumin Ind. Aty zhvilloi disa beteja që i rrezikuan seriozisht jetën. Në një nga këto beteja ngordhi dhe kali i tij i dashur që e kishte shoqëruar që nga mosha 12 vjeç dhe për nder të tij themeloi qytetin Bukefal. Ushtria donte të kthehej dhe kështu mori rrugën e kthimit për në Perëndim. Kur mbërriti në Persi ai dhe shoku i tij i ngushtë Hefestion u martuan me të dy princeshat perse, të bijat e Darit III, që i mbante që prej 10 vjetësh. Pas kësaj ai nxiti një epidemi martesash mes gjeneralëve e ushtarëve të tij dhe grave vendase. Pothuajse e martoi të gjithë ushtrinë; ushtarët kishin nga dy gra, një aty dhe një grua me fëmijë në Maqedoni e Iliri. Ndërkohë që po ndërtonte flotën për të pushtuar tokat deri në Gjibraltar, sëmuret rëndë dhe vdes shoku më i ngushtë i tij Hefestioni, të cilin e kishte si vëlla.

Vdekja e Aleksandrit

Pas vdekjes së mikut të tij më të ngushtë i cili u sëmur e vdiq pasi hëngri e piu 2 ditë, po në të njëjtën mënyrë i ndodhi dhe Aleksandrit. Atë e ftuan për të pirë disa miq të tij, dhe pas dy ditësh u sëmurë rëndë. Në ditën e dhjetë pasi u sëmur, edhe pse ishte duke vdekur, po përgatiste flotën për në perëndim dhe u bëri kurban perëndive dhe po atë ditë dha shpirt në Babiloni në datën 13 qershor të vitit të 13 të mbretërimit pa mbushur 33 vjeç të cilat i bënte në vjeshtë në vitin 323 p.k. Trupin e tij e mori me vete Ptolemeu, të cilit ia kishte lënë amanet, dhe e çoi në Egjipt, ku e ballsamosën. Trupi i tij ka qenë deri në vitin 30 p.l.k., por Augusti xheloz e dogji, sepse ndoshta donte të bëhej më i madh se ai. Historianët hedhin dyshim për vdekjen e tij ashtu si hodhi dhe e ëma Olimpia që e paralajmëroi se kush donte ta vriste, por ai s’e dëgjoi. Thuhet se nuk vdiq nga pija, por u helmua gjë që ka shumë mundësi, sepse po në të njëjtën mënyrë vdiq dhe shoku më besnik që kujdesej për jetën e tij, dhe ishte pengesë për eleminimin e Aleksandrit. Kështu eleminuan Hefestion të parin, i cili kishte zbuluar disa komplote për vrasjen e Aleksandrit dhe qe bërë pengesë për ata që donin vdekjen e Aleksandrit dhe më pas eleminuan vetë Aleksandrin. Gjeneralët u pasuruan shumë nga bujaria e tij dhe nuk donin të luftonin më drejt perëndimit, ku ai po përgatitej të shkonte. Pas vdekjes së tij, 5 ditë më pas, vdes e ëma e Darit. Ndërsa gruaja e tij xheloze Roksana vret gruan tjetër të tij, që ishte e bija e Darit bashkë me të motrën e saj. Perandoria u nda në 4 pjesë. Ptolemeu mori Egjiptin, Lisimaku mori Thrakinë e rrethinat, Antipatri Maqedoninë dhe Greqinë, dhe Seleuku, Sirinë. Roksana lindi djalë dhe i vendosi emrin Aleksandër.

Olimpia akuzoi Antipatrin se kishte helmuar Aleksandrin dhe filloi luftën me të; ajo mbeti e vdekur së bashku me dy gratë dhe dy djemtë e Aleksandrit, Herkulin 12 vjeç, dhe Aleksandrin 2 vjeç. Ai la një djalë me një princeshë në lindje i cili shpëtoi, por që nuk ishte trashëgimtar, sepse kush do të shkonte këtu e në kufij me Kinën të merrte të birin e tij për ta vendosur në fronin e Maqedonisë në një kohë kur disa gjeneralë të tij po ziheshin për pushtetin në Maqedoni. Kështu mori fund raca e tij e lavdishme.

Aleksandri njihet në historinë botërore si strategu më i madh ushtarak që ka njohur njerëzimi. Ai arriti që për një periudhë kohore prej 10 vjetësh të pushtonte pjesën më të madhe të botës së qytetëruar që njihej deri në atë kohë. Kufijtë e perandorisë shtriheshin nga Iliria në Perëndim, dhe deri në kufi me Kinën në Lindje. Në Jug nga bregdeti verior i Afrikës pa Kartagjenën dhe oqeani Indian dhe në veri deri në Danub në pjesën evropiane, dhe Azinë Qendrore në atë Aziatike. Kjo ishte perandoria më e madhe e krijuar në histori nga dora e një burri dhe për një periudhë kohe kaq të shkurtër. Ai mundësoi përzierjen e kulturave dhe qytetërimeve të asaj kohe, duke i afruar më tepër midis tyre. Krijoi qytete të mëdha dhe mundësoi rritjen e tregtisë midis kombeve të ndryshme, nga e cila përfitonte pjesa më e madhe e këtyre popujve.

Aleksandri është burri më i madh iliro-shqiptar, dhe më i madhi burrë që ka njohur njerëzimi. Kanë kaluar 2300 vjet nga vdekja e tij, do të kalojnë edhe shumë vite të tjera që do të nxjerrin burra të fuqishëm, por asnjëri prej tyre nuk ka për të qenë si Aleksandri, që me kalë dhe me këmbë arriti që për një periudhë kohe rekord të pushtojë sipërfaqe kaq të mëdha. Aleksandri meriton të quhet më tepër se i Madh, sepse kjo fjalë është tepër e vogël për të, sepse Zoti e ka privilegjuar atë mbi të gjithë burrat e tjerë të mëdhenj, duke i dhënë një fuqi që nuk e ka pasur asnjë njeri deri më sot në tokë.


Aleksandri IV 323-309
……………………….
Demetri I Poliorket 294-287
……………………………
Antigoni II 277-239
……………………….
Demetri II 239-229
…………………….
Filipi V 222-179
…………………
Perseu 179-168
……………………
Dinastia e Epirit

Mbretëria e Epirit shtrihej në Ilirinë e Jugut dhe përfshinte territoret nga Karaburuni në Prevezë dhe ndonjëherë kufijtë shtriheshin dhe më në jug. Epirotët ishin iliro-pellazgë. Shqiptarët e kanë banuar Epirin historikisht ashtu si dhe sot pjesën më të madhe të tij.

Dinastia mbretërore e Epirit e ka origjinën nga Pirro Aiakidi, djali i Akilit, që pas luftës së Trojës themeloi dinastinë Molose. Në vitet në vazhdim dinastia e Molosëve qeverisi të gjithë Epirin. Në fakt mbretëria në Epir nuk fillon me Pirro Aiakidin, sepse nga të dhënat e mëparshme Epiri ka pasur dhe mbretër të tjerë. Ajo që duhet theksuar është fakti se me djalin e Akilit fillon një dinasti që zgjati rreth një mijë vjet.

Aleksandri Molos ka qenë një nga mbretërit e dinastisë Molose që qeverisi Epirin gjatë kohës së Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Ndërsa nipi i tij shkonte drejt Lindjes, Indisë daja shkonte drejt perëndimit për të luftuar kundër Romës. Atë e ftuan në Itali fiset e tjera ilire që banonin atje dhe që kërkuan ndihmë për të mos rënë në pushtimin romak. Aleksandër Molosi shkon në ndihmë dhe arrin që të ketë disa fitore, por vdes duke e lënë për gjysmë fushatën që kishte nisur.
Pirro i Epirit 319-272 p.k.

Jeta e Pirros

Pirroja lindi në Epir në vitin 319 p.k., pra rreth 4 vjet pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, kushëriri i tij. Pausania thotë se “Neoptolemi babai i Olimbisë, dhe Arrypa gjyshi i Pirros ishin vëllezër, dhe kishin baba Alketën. Vetë Pirroja kishte baba Ajakidin”. I ati i tij ashtu si edhe xhaxhai i tij vdiqën në luftë kundër Maqedonisë se mbanin anën e Olimbisë pas vdekjes së Aleksandrit. Gjyshi i Pirros, dhe gjyshi i Aleksandrit të Maqedonisë ishin vëllezër, Olimpia e ëma e Aleksandrit me Ajakidin të atin e Pirros ishin kushërinj të parë, dhe Aleksandri me Pirron kushërinj të dytë.

Plutarku thotë se “Meqë populli nga urrejtja kundër të atit, (Ajakidit, i cili i erdhi në ndihmë kushërirës së tij Olimbisë në luftë kundër vrasësve të të birit të saj Aleksandër) kërkonte vdekjen e tij (Pirros). Atëherë këtë e morën fshehurazi dhe e shpunë tek ilirët, ia dorëzuan Berojës, bashkëshortes së mbretit Glaukia (mbretit Ilir) për ta mbajtur se edhe ajo ishte nga familja e ajakidëve (pra mbreti ilir, gruan e kishte epirote). Në këtë kohë Pirro ishte 2 vjeç, të cilin Glaukia e bëri bir për shpirt dhe e mbrojti nga Kasandri i Maqedonisë që e kërcënoi mbretin ilir me luftë. Kasandri kërkoi të blinte me para Pirron duke i ofruar Glaukias rreth 3000 kg argjend që ky ta dorëzonte, por Glaukia nuk pranoi. Maqedonasit kërcënuan por nuk bënë luftë me ilirët.

Pirro pati disa gra, pasi ai lidhi disa martesa politike për të forcuar pushtetin e vet. Gjatë kohës që iku në Egjipt ai u njoh me Antigonën, vajzën e Berenikes, njërës nga gratë e Ptolemeut. Këtë vajzë ajo e kishte pasur me Filipin II të Maqedonisë.

Ai u martua me të bijën e Filipit II të Maqedonisë, që ishte motra e Aleksandrit të Madh nga babai. Në fakt, nëse Antigona ka qenë vajza e paligjshme e Filipit, sipas Plutarkut, dhe motra e Aleksandrit, ajo do të ketë qenë të paktën 35 vjeçe, (sepse Filipi vdiq në 336 p.k., kështu që nuk mund të ishte më e vogël se kaq) dhe Pirro rreth 20 vjeç. Antigona ka qenë gruaja që Pirro ka dashur më shumë në jetën e tij, por vdiq shumë shpejt pasi i dha një djalë, ky fakt që e hidhëroi pa masë. Ai ia përjetësoi emrin duke ngritur një qytet me emrin e saj Antigona që sot ndodhet pranë Gjirokastrës.
Plutarku thotë se pas vdekjes së Antigonës, Pirro mori disa gra për arsye shtetërore, dhe rriti fuqinë e tij. Mori për grua princeshën nga fisi i madh ilir i paionëve. Mori princeshën ilire të bijën e mbretit Bardhyl II të Enkeledëve, që quhej Brikena, e cila i dha një djalë të quajtur Helen, dhe Lanasën të bijën e sundimtarit të Sirakuzës, që solli prikë Korfuzin, e cila i dha një djalë të quajtur Aleksandër. Pirroja ka dashur shumë Antigonën dhe Brikenën princeshën ilire.

Jeta politiko-ushtarake e Pirros

Pirro e kaloi të gjithë fëmijërinë e tij në oborrin mbretëror ilir, nga 317 p.k. deri në vitin 307 p.k. kur sipas Plutarkut mbreti ilir “e dërgoi me një ushtri të madhe në Epir, dhe e vendosi në fron”. Pra, ishte mbretëria ilire që e vendosi atë në fronin e Epirit, e rriti, dhe e edukoi. Sipas Plutarkut “në moshën 17 vjeçare kur kujtonte se e kishte siguruar fronin, iu desh të bënte një udhëtim, pasi njëri nga djemtë e Glaukias me të cilin qe rritur do të martohej”. Atëherë molosët (302 p.k.) u ngritën për të dytën herë dhe e dëbuan, ndërsa miqtë e tij i rrëmbyen pasuritë dhe thirrën në fron Neoptolemin”. Burimet historike e nxjerrin Pirron në Maqedoni, ku Demetri, mbreti maqedon i cili ishte martuar me motrën e Pirros, e çoi peng në Egjipt pasi humbi betejën me Ptolemeun e Egjiptit. Atje ai krijoi një miqësi të jashtzakonshme me ilirin, Ptoleme që kishte qenë gjeneral i Aleksandrit të Madh, dhe martohet me Antigonën të bijën e Filipit II.

Plutarku thotë se “kjo martesë e rriti më tepër emrin e Pirros, duke pasur dhe ndihmën e gruas së tij të mençur Antigona, ai arriti të mbledhë të holla dhe ushtarë dhe u nis për në Epir”. Në Epir u prit mirë dhe i propozoi paqe e miqësi mbretit Neoptolem, duke bashkëqeverisur me të, por shpejt midis tyre filloi sherri, sepse Neoptolemi po bënte plane ta eleminonte, kështu që Pirro e vrau para se ai ta vriste. Në këtë kohë, Antigona lindi djalë dhe Pirro i vuri emrin e të vjehrrit ilir, Ptoleme, i cili ishte njerku i së shoqes por, që ai e donte dhe e respektonte shumë.

Pasi forcoi pozitat në pushtet ai filloi përgatitjet për një politikë të jashtme agresive ndaj Greqisë, Romës, por edhe ndaj Maqedonisë, pasi e motra e martuar me mbretin Maqedon kishte vdekur. Pirro bashkoi pas vetes Prevezën, Akarnaninë, Amfilokin, dhe një pjesë të Maqedonisë, dhe u përgatit të sulmonte Maqedoninë. Lisimaku, mbreti i Thrakës dhe një ishgjeneral i Aleksandrit, nuk donte që ai të pushtonte Maqedoninë dhe nisi një letër fallco sikur t’ia kishte nisur Ptolemeu i Egjiptit, të cilin Pirro e dëgjonte shumë ku e këshillonte të mos sulmonte Maqedoninë. Pirro e kuptoi që nuk ishte letër e Ptoelemeut sepse përshëndetja ishte “Mbreti Ptoleme përshëndet mbretin Pirro”, kur zakonisht ai e përshëndeste “Babai i dërgon përshëndetje të birit”, dhe kjo e zemëroi shumë me Lisimakun. Të dy ushtritë nisen kundër njëra-tjetrës, por Pirro nuk takohet rrugës me Demetrin mbretin maqedonas, i cili hyn në Epir dhe shkatërron vendin, ndërsa Pirro hyn në Maqedoni, ku ndeshet me një pjesë të ushtrisë që kishte mbetur atje. Pra, të dy mbretërit nuk u ndeshën me njëri-tjetrin. Pirro nuk arriti fitoren që donte.

Lanasa, njëra nga gratë e tij, u bë xheloze ngaqë Pirro donte më shumë njërën nga gratë ilire dhe ikën në Korfuz, ku, për inat të Pirros martohet me mbretin e Maqedonisë Demetrin, i cili kishte qenë martuar më parë me Diademën, të motrën e Pirros, por që në këtë kohë siç e thamë ajo kishte vdekur.
Shpallja e Pirros mbret i Maqedonisë

Së bashku me Ptolemeun e Egjiptit, dhe Lisimakun e Thrakës, Pirro lufton kundër Demetrit dhe e rrëzon atë nga froni, duke u shpallur mbret i Maqedonisë, por për pak kohë pasi i ndau territoret e pushtuara Maqedonase me Lisimakun midis Lisimakut, dhe mbretit Pirro, të cilët pak më vonë vepruan si aleatë kundër Demetrit filluan grindjet. Më pas, Pirro e humbi Maqedoninë, sepse Lisimaku ishte nga Maqedonia, pavarësisht se sundonte në Thraki, dhe kishte shumë influencë atje, kështu që ai arriti të bindte ushtarët maqedonas dhe t’i kishte pas vetes.

Fitoret mbi Romën

Pirro synonte, ashtu si kushëriri i tij Aleksandri Molos, daja i Aleksandrit të Madh dhe vëllai i Olimbis, të luftonte ndaj Romës. Në vitin 281 p.k. tarentasit kaonë, sidomos plebejtë japigë (ilirë) të lidhur ngushtë tejembanë me Dodonën, e ndihmua Pirron me flotën e tyre gjatë çlirimit të Korkyrës kaone, prej maqedonasve.

Ishin fiset ilire apo pellazge të një gjaku të cilat kishin ndihmuar Pirron, që të çlironte Korfuzin nga Maqedonasit, të cilët u vendosën aty kur u martua gruaja e tij Lanasa me mbretin e Maqedonisë, Demetër Pliorketi.

Kjo ndihmë erdhi sepse kishte qenë Aleksandri Molos i cili i kishte ndihmuar ata kundër Romës. Këtu del dhe një fakt tepër interesant sepse kaonët e Italisë ndihmuan kaonët e Korfuzit. I gjithë ky fis i lavdishëm kaonësh ishte me origjinë nga Troja, të cilët u shpërngulën që atje dhe u vendosën në këto vise. Edhe pse kishte kaluar 1000 vjet në atë kohë, nga lufta e Trojës që ishin të një fisi, dhe i gjendeshin njëri-tjetrit, pavarësisht se ishin përtej Adriatikut.

Një vit më pas (pra në vitin 280) u nis me një ushtri prej 3 mijë kalorësish, 20 mijë këmbësorësh, 2 mijë harkëtarësh dhe 20 elefantë që i kishte marrë nga ata që solli Aleksandri i Madh nga India. Gjatë rrugës i zuri një stuhi dhe vetëm gjysma e ushtrisë doli në brigjet e japigëve.

Megjithëse me gjysmën e ushtrisë në betejën e parë, ai i mundi romakët dhe u bë zot i lëmit, por humbi shumë nga komandantët e tij më të mirë. Në këtë kohë i ndodhi një pabesi nga mjeku i tij, i cili i dërgoi një letër konsullit romak Fabricio, ku i kërkonte një shpërblim të mirë dhe nga ana tjetër, ai do t’i jepte fund Pirros dhe luftës.

Konsulli romak u tërbua nga pabesia e mjekut të Pirros dhe ndërmori një veprim tepër burrëror. Ai i dërgon letrën Pirros dhe e këshillon që të marrë masa të menjëhershme kundër doktorit. Në letër thuhej “Gai Fabric dhe Kuit Emil, konsuj romakë, i dërgojnë përshëndetje mbretit Pirro. Duket se nuk ke pasur fat, as në zgjedhjen e miqve, as në të armiqve. Kur ta lexosh këtë letër që na u dërgua ne do ta kuptosh se po lufton kundër njerëzve të ndershëm e të drejtë dhe u beson miqve të ligj e të pandershëm. Ne të vemë në dijeni, jo pse të duam të mirën, por n.q.s. do të pësosh ndonjë gjë, të mos thonë se ne romakët, duke mos qenë në gjendje të fitojmë luftën me trimëri, përdorim dredhi”. Pirro pasi e vërtetoi komplotin, e dënoi ashpër mjekun e tij dhe i dërgoi Romës njerëz për të biseduar për paqe. Në shenjë mirënjohjeje liroi të gjithë robërit romakë dhe po të njëjtën gjë bëri Roma duke liruar dhe ajo disa pengje të ilirëve vendas.

Por lufta vazhdoi me betejën e Askolit, ku morën pjesë dhe elefantët. Pirro arriti të fitojë edhe pse u plagos. Plaçkën e luftës ia dha fisit ilir të daunëve. Pas kësaj beteje Pirro deklaroi “n.q.s. do t’i mundim romakët dhe një betejë tjetër si kjo, do të humbasim plotësisht”.
Një natë para se të ndeshej për herë të tretë me Romën, pa një ëndërr që e tronditi shumë. Ai ëndërroi sikur i ranë të gjithë dhëmbët. Kjo ëndërr e shqetësoi, pasi ai e shpjegonte se do të kishte humbje të mëdha në ushtarë. Edhe sot po të pyesësh të gjitha gratë shqiptare plaka dhe të reja do të thonë menjëherë se rënia e dhëmbëve do të thotë vdekje. Është shumë interesante se edhe pse kanë kaluar mbi 2285 vjet që atëherë, përsëri në mendjen e popullit tonë, e njëjta ëndërr shpjegohet njësoj. Në këtë betejë ai humbi gjysmën e ushtrisë dhe sot fitoret me humbje të mëdha quhen “fitore pirrike”. Në të vërtetë atij i doli ëndrra siç e interpretoi.

Fitorja mbi Kartagjenën

Në 278 Pirros do i dorëzohej Sicilia pa luftë, por pas kësaj Kartagjena do të hynte në konflikt të armatosur për këtë zotërim territorial të saj dhe në betejën që do të zhvillohej midis tyre, Pirro fitoi.
Humbja me Romën

Ai e la Sicilinë për të luftuar përsëri kundër Romës. Në Maleventum në 275 p.k. sulmoi Romën me 23 mijë ushtarë, ku fitorja u buzëqeshi romakëve, sepse elefantët bënë rrëmujë të madhe.
Fitorja mbi Maqedoninë

Pas kësaj humbje u kthye në Epir dhe sulmoi sërish Maqedoninë ku sundonte i biri i Demetrit, Antigoni, me preteksin se ai nuk i kishte dërguar ndihmë në Itali. Pirro arriti që të mund maqedonasit shumë lehtë, sepse një pjesë e ushtarëve u dorëzua vetë.
Pa konsoliduar fitoren me Maqedoninë e thërriti Sparta që ta ndihmonte pasi kishin një luftë të brendshme për pushtet, por ai vajti e plaçkiti. Pas kësaj shkoi në Argos ndërsa luftonte me një ushtar vendas e ëma e tij e godet me një qoromillë në kokë, dhe humb ndjenjat. Në këtë kohë kali e tërheq zvarrë, dhe një ushtar që i shërbente mbretit maqedonas Antipatri II, përfiton nga rasti dhe i pret kokën. Kështu në vitin 272 p.k. në moshën 47 vjeçare vdiq dhe një nga strategët më të zotët të antikiteti me gjak iliro-shqiptar.

Pirro njihet si i madh në histori se ai mundi të luftojë, dhe fitoi mbi tre fuqi të mëdha ushtarake të botës. Fitoi mbi Maqedoninë që kishte bërë vetëm disa vite më parë një perandori deri në Indi, arriti të fitojë mbi Romën, që pas disa vjetësh do bëhej fuqia e vetme ushtarake në botën e atëhershme, por duhet thënë se fitoi, dhe mbi Kartagjenën në Sicili që ishte zonja e Mesdheut.
Tit Livi thotë se “pyetjes së Skipion Affrikanit (një komandant i famshëm romak, që luftoi e mundi Kartagjenën) drejtuar Hanibalit Kartagjenas se kush ishte sipas tij komandanti ushtarak më i madh, ai iu përgjigj: “Aleksandri mbret i Maqedonisë, i cili me një grusht ushtarësh shkatërroi ushtri të panumërta, dhe kishte arritur krahinat më të largta të botës ku askush nga njerëzit nuk shpresonte të arrinte. Në vend të dytë u përgjigj për Pirron, sepse ky ishte i pari që u mësoi të tjerëve si të vendosnin lëmin, dhe komandanti i tretë pa dyshim ishte ai vetë”. Autorët antik kanë vënë në dukje se Pirro më tepër kujdesej të merrte pushtetin se sa ta mbante”, që në fakt është e vërtetë. Megjithatë, të gjithë bashkëkohësit e tij e vlerësojnë si një nga mbretërit më të drejtë dhe pa të meta dhe mbi të gjitha si strateg ushtarak të madh.

Heleni, djali që kishte me iliren Brikena, të bijën e Bardhylit II, trashëgoi fronin në Epir, sepse Ptolemeu djali i madh kishte vdekur në një betejë ushtarake. Heleni, me ndihmën e armikut të të atit Antipatrit II mbretit të Maqedonisë, të cilin Pirro e kishte mundur, arriti të marrë fronin e Epirit. Kjo dhe njëherë tregon madhështinë e këtyre burrave të cilët luftonin me njëri-tjetrin, por për çudi, kur kundërshtari mbetej pa mbrojtje dhe dobësohej, i dilnin krah. Por nga ana tjetër ndihma për të trashëguar fronin i biri i Pirros ishte në kuadër të legjitimitetit të monarkive, të cilat sundonin me shekuj në këto shtete. Ajo ishte një marrëveshje ose një kod moral i fisnikërisë pellazgo-iliro-albane. Pirro, Aleksandri Molos dhe Aleksandri Maqedonisë ishin burrat më të mëdhenj që nxori dinastia e lavdishme e Ajakidëve, e themeluar që pas Luftës së Trojës nga Pirro, i biri i Akilit me Andromakën, gruan e Hektorit Trojan.

CIKËL POETIK NGA XHENC BEZHI

Picture
XHENC BEZHI



Lindur me 15.11.1961 në Gjakovë.

Shkollen e mesme në “Hysni Zajmi” Gjakovë dhe pastaj diplomon Gjuhë dhe letersi në shkollen e lartë pedagogjike “Bajram Curri”në Gjakovë. Ka punuar në arsim, dhe organizonte aktivitete të ndryshme kulturore pranë SH.L.P dhe amaterizmit në qytetin e Gjakovës nëpërmes trupes së Teatrit amator “Emin Duraku”.

Me shkrime merret prej shkolles së mesme, ka botue nëpër shtypin periodik të asaj kohe dhe në revisten lokale letrare “Shtigje”të klubit letrarë “Gjon Nikoll Kazazi në Gjakovë. Prej vitit 1992 pa deshiren e tij migron në Austri ku jeton edhe sot.


Nënë madhe

A e kishe
orën fjetur
kur vrazhdësia e moteve
na e vodhi dheun
ndër këmbë

kur bjeshkë lartat
u plasariten
e lumenj gjaku
ndanë brigjet

kur mushkrit
frymë s´u ngopen
e terri dritën nxiu

kur treqind grosh
kushtonte
vrima e një miu


Të ndërtojmë ura
puna tash u pa
brigjet t´na bashkohen
kala Rozafa

prej Sharri deri në Jon
veç një Marigone


të kemi veç një emër
emër shqiptar
apo si zogj
të qyqes të mbesim
te shpërndarë

5.03 2009


Dy para tre mbrapa

Nga njëherë
kujtojmë te rënët
ne përvjetor,
nuk ua dimë as varret
te gjorëve dëshmorë.

Qytetet natën
si metropole te rralle,
ditën grumbull mbeturinash
te vura mullar.

Ne mal as ne fushe
bujkun se vëreni.
plugun dhe sëpatën
ia ka ngrënë qeni.

Rruga integrimit
na ka dal me leqe.
dikush me qellim
ka hedh fare te keqe.

I kanë hekë dhe shenjat
qe tregojnë drejtimin,
te na kthejnë nga erdhëm
duket kanë qëllimin.

Si vallja e vdekjes
e Suljoteve te ngrata,
dy hapa përpara
e tre hapa mbrapa.

Për halle te popullit
kurrkush se kruan veshin,
vete i ka krejt fajet
ua ka leshu kopreshin.


Si këmisha me trupin
si koka me plisin,
udhëheqësit “e dashur”
janë lidh me bisnisin.




FYELL I RINISË



Janë këto pak vargje

të dalura

nga rruga

nga ara

nga shkolla

nga lëvrimi i diturisë

nga errësira e shtrydhur në dritë

nga disa vrima

në rripin e babës së pa epur

të dalura

kokrrat e thara të djersës

nën plisin prej reve të vrugtë rrufegoditur

të dalura nga të pa dalurat.



Gjakovë Prill 1982.





KRUSHKU I MERGUAR, SHKRUM SHPIRTI



Athua kullat mbulua i ka bari?

athua motrat digjen nga malli?

athua nënat presin të ngrata?

athua dita ndryshon nga nata?



Të fala Kosovë të çojmë nga mërgimi

jeta larg teje s`na sjellë pikë gëzimi

ditët e gjata netët pa gjumë

shpirti nga malli po behët shkrumb



Si tufë e trembur në vende tjera

pa diell,pa lule na vjen pranvera

ku stinë e vite shkojnë pa vënë re

un femiu i yt përjetë,o Mëmëdhe



Kur te vij dita jep kushtrim

Jam i gatshëm për rreshtim

mos ju njohtë as guri i varrit

kush s`vjen te vdes për dhe të t`parit.



Salzburg 10.05.1994.


MALLË



Sy të iu shikoj nuk kam

shoh vetëm sytë e juaj;

të pa tharë

o motër madhe, o mëmë

jetoni në mua ,pa mua

unë në dysh i ndarë

i vetmuar me shumë shokë

kalorësit e shekullit te ri

pa kalë.



Salzburg, 07 08 1994


MASAKRES SË TIVARIT



Tivar a u ngope gjak

Tivar a të patëm hak

Shpella ,deti a u ngopën

koka ,trupa e gjymtyrë

Rrugët në gjak a tu lanë

nga katërmijë e njëqind shqiptarë

në besë rob të nxënë ?



Gjakovë, Shtatorë 1992


NATA E PURGATORVE



Te lutem nënë

mos ndez qira për ne sonte

te mërguar jemi,por të vdekur jo.

Vdekjen kurrë se deshe

E qirinj gjithmonë të vdekurve u ndeze.

Ti i deshe djepat nënë;

në Evropë ninulla shqipe u këndohen nipave tu.

Lutu ne këtë natë

për të vdekurit

e këndo për ata që duan të jetojnë.

Lutu edhe për djemtë tu të shpërndarë,

e na mallko nënë

po nuk erdhëm ne dasmën e parë.

Edhe ne si ti

e urrejmë mërgimin

në gjumë e zgjuar

e ëndërrojmë bashkimin.



Salzburg 1994


NË PRITJE



Çdo agim të prita

në pjesën time

të qiellit e të tokës

i armatosur me durim

trupova Golgotën

gjanë e gjatë

në stacione të prita

çdo ditë çdo natë

e ti ngjalë e plagosur

binarëve të luftëpaqes

rrëshqet me mund

ti gëzosh ata

që të presin në fund



Salzburg 10.09 1994


PREMIERË



Në teatrin e Evropës

tragjedia në skenë, Kosova

Ballkani në rrezik.



Regjisori

sjell hellin

pjek mish të njomë

të kënaq ambiciet

e Zonjës plakë.



Aktorët

interpretojnë vdekjen

në token e ndezur flakë



Statistët

i ranë honorarit



Spektatorët

i fryjnë zjarrit

sipas skenarit të plakur.



Salzburg 11 .11 .1998



TRENI SHTEGTAR



Natën,ditën

në çdo stinë

treni bartë shtegtar,

të ndjekur,te rrahur

fajtor se janë shqiptar.

Në perëndim

gjeten “parajsën” që ua premtuan

refugjat, të huaj i pagëzuan.

me vete morën,

vetëm shpresën e kthimit

atje lanë çdo gjë

në mëshirën e shkatërrimit.



Salzburg 1998


KËPUCËT E LEHTA





Edhe sa na mbeti festa?
- pysnim të moshuemit,
edhe sa po do pranvera,
t’shkrihet akulli i lumit?

Prisni, djem, të dëhet bora,
të marrë udhë ndër vija,
ta shpëlajë shiu i pranverës,
e t’çeli qershija.

Sa ma shumë afrohej dita,
aq ma shumë zgjateshin netët,
e pafud na bahej pritja,
dimnin tash urrenim.

Plakë na ishin dordolecat,
çizmat lodhë edhe zhbirue,
gjith’ ma i ftohtë na dukej dimni,
edhe bora ish zverdhnue.

Ndoshta nesër, sa t’ zbardhë dita,
ndoshta nesër do të trokasë
dita e festes me kepuce te reja,
që t’vraponim jashtë ...

Po shpesh zgjoheshim plot trishtim,
“shkundeshin plakat", bora n’gju,
t’vjetra çizmet, hedhë m’njanë
duhej rishtas me i këkrue.

Andërr shihnim gjithë një dimën,
kur do t’vinte festa,
gjith’ një dimen tue dëshirue
këpucët tona t’lehta.


LULËZOI THANA

Gjethe të ashpra vizake,
i dru i fortë hiqesh.

Lulëzon e para
dhe e fundit piqesh.

Të brishtë sa s’thuhet
gardhin tënd thure.

Lis për mriz s’u bane kurrë,
mbete një shkurre.

( Ç )KURDISJE ORËSH

Bota luajti shenjat;
shtyni orën para,
e na fajësoi për vonesën.

Ne dalzotësit e fjalës
vazhdojmë me te moçmen...

t’ ngulim kambë
për saktësinë
e orës allaturka,
kurdis me të hoxhës.

NJË LINDJE E RE

Në mes territ e dritës,
dritëcunguem.

Në mes parajsës e ferrit,
gjatë të gjykuem.

Në mes dy lumejëve,
për stom përplasë,
të lagun e të palamë.

Në mes dy stolave
në gjujë si të ngujuem.

Në mes Përendimit e Lindjes
marrëzisht të flijuem.

KOSOVË

Thellë mbas mesnate
unë gjumëtretuni yt
përkund me mallë në kujtesë
një jetë të bjerrun,
një djep rreze ylberi,
një derë të hapun
në kopshtin me lule
një varr të qetë
në parkun e lirisë;
unë,
një pikë
nga gjaku i yt i bjerrun,
unë, plaga jote.

LULE MBI GUR

Kur gjuhën e kishim të lidhun,
varg mbinin tinëz lulet mbi gur.

Strukë në struherë,
të djeguna nga jugu,
të thame nga veri,
të laguna sa herë derdheshin retë.

Kur kacafyteshin vetëtimat
mbi rranjë shpatesh,
mbi maja malesh,
hapej qielli
e binte rrufe
mbi kullat e vetmueme të malësorëve;
andrrat për dragoj
baheshin synet
e shtoheshin prrallat “për ibret”.





Poeti Xhenc Bezhi, pasi që, repretoarin e tij me poezi në gjuhë shqipe e ka pasuruar dhe lexuesit shqiptar i ka dhënë një kënaqësi dhe relaks, qoft me ndjenjën kombëtare, qoftë edhe me konfrontimin me dukuritë négative të shoqërisë tonë, Ai, pra, Xh.Bezhi sot del edhe jashtë etnicitetit shqiptar, mèrr guximin dhe me plot suksese paraqitet në gjuhë Gjermane.

Urojmë që poeti të n’a përfaqësoj edhe në tregun letrar Gjerman me dinjitet dhe krenari për ne shqiptarët kudo që gjindemi…!



AUSWENDIG

Mein liebster Großvater –
dessen Schule
das Leben war,
rief mich
ihm zu helfen,
wenn er Holz schnitzte.

Sein Schnurrbart,
weiß wie der Schnee
mit den Spitzen nach oben gezwirbelt,
eine handbreit Lang,
wie ein Vordach
über dem Mund;
aus dem ein Pfeifen
wie Flötenmelodie,
mit unterschwelligem Stöhnen kam.

Auswendig gelernte Lieder
aus Lahuta e Malcisë
sang er mir vor,
um mich zu nähren
mit der Liebe zur Heimat.

Viel Wasser floss unter der Brücke,
seit ich ihn fragte:
„Großvater,
wer hat die Verse
so fein geschrieben?“

„Dein gebildeter Vater,
kann dir das besser erklären!
Ich weiß nur
es waren verbotene Verse eines Priesters.“
– Antwortete er mir.




BRIEF AN MEINEN KÖNIG

Vater der Nation,
Du, unser großer Kastriot
Lange habe ich dich gesucht
in Lezhe
in diesem Sommer
Doch alles vergebens;
Nicht in der Festung
Und auch nicht in der Kirche
Wurde ich fündig
Weshalb ich mich entschloss
Dir diesen Brief zu schreiben:

Türken –Türken, mein Vater
Sind wieder zurückgekehrt
Sie haben ihre Zelte aufgeschlagen
In Shkup und Ulqin
Wie auch in Tirana und Prishtina
Sind ihre Lager aufgebaut
Sie missbrauchen unser Land
Als wäre es der Garten ihres Vaters.

Sie kommen und sagen uns
Dass du, unser König
Dich nicht gut benommen hast
Und dass
Du ihnen keine Ruhe gelassen hast
Sie haben einen Hass aufgebaut
Deinen Anblick können sie nicht
ertragen
Auch nicht im Palast unserer
Scheinkönige.

Sie kommen und sagen uns
Das Albaner und Türken
Brüder gewesen wären,
Und dass Blut nicht getrennt werden darf,
Unsere Geschichte wäre Fehlerhaft verfasst
Worden und sie müsse erneuert werden.

Es ist Zeit für die Rückkehr,
Mein König,
Wir sind zu schwach,
Wir sind nicht im Stande Istanbul Paroli zu bieten,
Entweder kehrst du zurück,
Oder sie werden uns verjagen.



Müll

Zu wenige Eimer,
überfüllte Tonnen
von zu viel Müll.

Egal wo du hin blickst
man sieht nur Müll,
ob alt oder jung,
bunt oder schwarz.

Die Straßenkehrer
schaffen es nicht,
den Müll weg zu fegen,
da er sich bewegt.

Ein Müllberg,
im Adlerland.

Ob am Meer oder Strand,
man kann nicht näher treten,
ohne von Fliegen
belästigt zu werden.

Raben gehen baden,
und ich weiche zurück.



DER OBDACHLOSE

Er ist nicht wie die anderen,
seine Hosentaschen
immer leer,
mit Steinen füllt er sie;
Nicht um jemanden anzugreifen,
oder sich mit ihnen zu wehren.

Mit diesen Steinen umrandet er die Blumen.
Mit seinen krustigen Händen.
hat er sie in einer Ecke eingesetzt,
am Rande der Straße,
am Fuße der Staatsbrücke,
unter der er sich schützt,
wenn es regnet
oder ein Schneesturm weht.

Woher er die Pflanzen nimmt,
und den Willen,
oder wo er die Nacht verbringt,
weiß ich nicht,
ich sehe nur seine Hilfsbereitschaft
ohne Worte,
immer fürsorglich,
dass die Seele und die Augen
uns Freude machen
dir und mir.



EDEL
(D. G.)

Es war Winterende,
oder Spätherbst.
Glaube ich.

Frühling war es nicht,
denn Trauerweiden beklagten das.
Als ich den Dichter traf.

Umzingelt von Schnecken
vertrieb er mit einem Stock
böse Geister, falsche Lächeln und
verachtende Blicke.

Seine Feder
führte den rechten Weg,
und beseitigte Hindernisse,
um Brücken zu bauen.

Vielleicht ist das ein Zeichen,
dass der Frühling kommt.



FIEBER ZEIT

Eine matschige Sprache,
eine Sprache wie tropfender Schleim
am Ende von Wörtern,
sie sprachen in unser Land
öffneten Löcher
und pflanzten Schlangeneier ein.

Umsonst kochen wir Wasser zweimal
bevor wir trinken;
Land der Adler
Lässt Reptilien
Mäuse und Würmer wachsen.

Bevor wir uns erholt haben von
der Tuberkulose,
jetzt diese trockene Bronchitis,
die unsere Lungen beinahe vom Husten zerreißt.

Sind wir in der Vorhölle oder in der Hölle?
An welchem Ort werden wir verbrennen,
Wenn das Gehirn
im Schweiß schwitzt.



FREUNDSCHAFTSANKER

Segmente der Freundschaft,
wie die der Liebe.
Reichen bis hin zur Naivität.

Wie einen Anker,
Stück für Stück
in die Brust gesetzt.
Bis zur Obsession.

Doch wird er auch
Stücke des Lebens heraus reißen,
wenn das Vertrauen schwankt
und man den
Anker der Freundschaft wieder einholt?

– Denke darüber nach.



GESEGNETES BROT

Gesegnetes Brot
hatten wir vor uns
wenn das Dach
über unseren Köpfen zerbarst.

Der Himmel,
wie ein Monsun
hämmerte er hinein.
Mit den Kindern unter den Armen
flohen wir.

Einzig Schornsteine,
trotzten dem Flammenmeer,
übrig war,
die Hoffnung auf Rückkehr.

Die Hoffnung auf Rückkehr verblasst,
Priester segnen keine Brote mehr,
welche Trojas Pferde in sich bergen.



GESPRÄCH MIT DEM BRUDER AUF SKYPE

Ein einfaches Zimmer hier,
das Andere dort,
zwei Kontinente,
dazwischen
ein Ozean voller Sorgen,
ein Ozean voller Bitterkeit,
durch die Trennung zwischen ihm und mir.

Unsere Kinder,
knieten wie Statuen vor einem Altar
als sie erst ihn, dann mich betrachteten.
Sie konnten nicht glauben,
wer hier war, und wer dort.
So eine Ähnlichkeit war
zwischen uns.

Ein “Hallo” auf Deutsch,
ein “hi” auf Englisch.
Ah ja! – unsichere
Wörter auf Albanisch
aus kindlichem Mund.
Dennoch ist es ein
Herz und Blut.

Dann hat jemand,
(ich erinnere mich nicht mehr wer)
die Finger
zum zweiköpfigen Adler geformt.

In diesem Moment schien es,
als erleuchten die Räume
das albanische Emblem.
Aber die Sprache,
die Sprache stockte.

“Hallo” auf Deutsch,
“hi” auf Englisch.
Ah ja! – unsichere
Wörter auf Albanisch
aus kindlichem Mund.
Dennoch ist es ein
Herz und Blut.



GOOGLE EARTH

Dort wo Ereniku (Fluss) sie trennt
Und wo die Tabakubrücke sie wieder
zusammen bringt,
Meine Siedlung in der Stadt
Jeden Abend von oben aus
Suche ich mein Haus
Sehnsucht wird befriedigt
Gefolgt von verstärktem Verlangen
So allein,
unbemerkt,
auch von Jenen,
die bei den Eichen ruhen
und in Ewigkeit warten
ob jemand die Haustür öffnet.

Wir verschlungen vom Exil
wissen warum
kein Rauch vom Kamin aufsteigt.
Wir wissen auch,
warum keine Kinder im Hof zu sehen sind,
ob der Brunnen erschöpft ist,
oder wo die Nachbarn sind.
Nein das wissen wir nicht,
Google Earth
nur aus oberflächlicher Sicht.


PËRGATITI: FLORI BRUQI

Cikël poetik nga Beqir Buzuku



Beqir Buzuku

U lind në vitin 1948 në fshatin Tygjec të Dardanës, shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Dardanë. Studioi në SHLP, grupi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Gjilan.
Beqir Buzuku shkruan për fëmijë dhe të rritur. Përveç mbi 300 poezive, të botuara në “Zëri i rinisë. “Jeta e re”, “Zog mëngjesi”, “Pionieri” etj. ka botuar këto vepra letrare:


Veprat

| Pesha e ngjyrave (poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë, 1995,
| Etje për buzëqeshje (poezi për të rritur), Jeta e re, Prishtinë, 1995,
| Çupëza e ngjyrave (poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë, 1996,
| Përtej të sotmes, novelë fantastiko-shkencore (për të rinj), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 1997,
| Lahuria e lulemollëve (poezi për fëmijë), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 2001,
| Çelësat majë lapsi (poemë për fëmijë), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 2004,
| Rrëshqitje në udhëkryq (poezi për të rritur), Galabroi, Prishtinë, 2005 dhe
| Tri ditët e shtojzovalles (novelë për të rinj), Lidhja e Shkritmtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2009.
| Atdheu me dy zemra (poezi) bot. autorial 20014

Autori është përfshirë në botimet:

|(Prof.dr. Astrit Bishqemi) në "Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj", Elbasan, 2001, 2004 dhe 2008,
|(Prof.dr.A. Bishqemi) "Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj 1886-2009", Elbasan, 2009, në
|(Hasan Hasani):"Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001", Prishtinë, 2003 etj.


Beqir Buzuku është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës(LSHK). Jeton e vepron në Gjilan.
_________










Etj.

Jeton dhe vepron në Gjilan.




NË PESHOJË KOHE

Bota shikohet
me dy parë sy...
Me sy terri shohim natën
me sy drite
presim diellin,
diellin e së nesërmes.
Në vendnumërim
shtohet dergja e pritjes.
Me hapa përpara
shkurtohet rruga,
rruga drejt pikëcakut.
E ç’kuptim ka maksima
në udhëkryq:
Udha e gjatë
jeta e shkurtë,
udha e shkurtë e pasigurtë...
Ruletfati
ndodh na del mashtrim,
po mendjemprehtësia
e fundja dorëtakati
thonë sjell shpëtim.

HILJA

Në Dëbëllde e gjetiu
tkurret mezhda e tokës sonë,
kot ankohen fshatarët,
ankesat kurrë s’kanë peshë
për njerkën e për hileqarët.
Andej e këndej
të gjithë janë shqiptarë.
Pse u shty
guri i mezhdës së kufirit,
o hileqarë?!
Në tokën tonë stërgjyshore
Sikur t’ishim ardhacakë,
na shikojnë vëngërr,
paria jonë gjithnjë e përgjumur,
mrekulli sheh në ëndërr.


LUMI ME EMËR TË RI


Ibri s’është më Ibër
tash ka emër të ri:
K u f i...
Në mes të Mitrovicës
molla e sherrit,
në shpinë të Ibrit
mbi urë, mur.
Ndërtuesit e murit
sot na shkruajnë recetë
recetë për mu(l)ti jetë.
O ju kopshtarë,
të mollave të sherrit,
ne nuk i kemi sytë
për zyze të territ...
përtej lumit, përtej urës
shikohet në mes gishtash,
kur e lyp nevoja
nuk përdoret stopi...
Këtej çdo gjë hidhet n’peshojë,
çdo imtësi shikohet
me sy mikroskopi
Kosova e lodhur,
Kosova e tkurrtë
Meriton atë që synon.
Assesi imponim të shurrtë


IRRITIMI

Ca mjeshtër të padukshëm
gjenden diku,
në fundmoshën pus pa fund,
në trupin tonë ushtrojnë zejen e vet;
nisin të punojnë,
punojnë me dekretligje natyre,
dita-ditës na tisin energjinë,
mbjellin viruse e bakterie,
na e ndjellin pleqërinë.
Netët bëhen vite,
zgërdhihet pagjumësia,
peshëbjeshkën mbi shpinë
na e hedh plogështia.
Dhe më në fund
disi çdo gjë duket
sikur e përmbysur,
dielli i zbehtë,
qielli më i ngrysur.


KONTRASTE

N’kafene
dikush pi bukën e fëmijve t’vet
Mushkëritë gërrith tymduhani
Dreqi e i biri
aty kanë për t’hy,
pispilloset kamerierja
kronisti vjedh me sy.
Ndokund
n’dasmë valltarët prekun qiellin,
jehu i surlës e tupanit
posi bubullimë,
bën qetësinë copë e grimë.
Ndokund
dikush si M. Kuteli
në testament vulos porosinë,
shprush gjurmët e zhgënjimit,
n’mes jetëvdekjes
derën e vajit
e hap dorë e pikëllimit

MËDYSHJE


Shi e sqotë
porta me rezë
tavan i ëndrrës
plot krahnezë
Ngrohtësinë joshëse
e gllabëroi mjegulla
çatisë së shpresës
i mungojnë ca tjegulla


PENGESA


Kur hapërimi bëhet
me këmbë breshke
në shpinë na hudhet
një peshë bjeshke
Kur në qepalla
vërshon heshtja
zemrën përvëlon etja
Kur shtegu
është i ngatërruar
dikush Lulëkuqes
ia ndërsen
klyshëzit e tërbuar

ILAÇI

Shtatë pash thellë
fundos zymtësia
për t’pushtuar
majët e shkallëve
mungon fuqia
N’shkrumb të shpirtit
helm e pelim
mjegull e terr
një bashkëdyzim
Urë e dreqit
leqe-leqe
lypset shpikur një ilaç
lypset shporrur
ëndrrën e keqe


NJË PIKËPYETJE


Punët e vogla
kokorisjet
në shtrëngata
e po a trembet
muzgu nga mesnata

Sadik Krasniqi:Cikël poetik



Sadik Krasniqi ka lindur më 24 maj 1961 në Llukar të Prishtinës. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme si dhe studimet i ka kryer në Prishtinë.

Eshte diplomuar në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Pas studimeve ka punuar si arsimtar i Gjuhës Shqipe në fshatin e lindjes deri sa ka emigruar në Gjermani ku dhe jeton me familje. Eshte i martuar dhe ka tre fëmijë. Në Gjermani pervec punës eshte angazhuar edhe në veprimtaritë dhe aktivitetet që kanë pasur të bëjnë me Kosovën, sidomos gjatë luftës.

 Ka qenë kryetar i Bashkësisë Shqiptare "Iliria", shoqatë e cila është angazhuar për mbledhjen e ndihmave humanitare/materiale me të cilat është ndihmuar Kosova gjatë luftës. Me shkrime eshte marr si student dhe krijimet e tij jane botuar pothuaj në të gjitha gazetat dhe revistat e Kohës.

Ka botuar Poezi, Tregime si dhe vështrime kritike.

Poezitë e Krasniqit janë të përfshira edhe në përmbledhjen "Asht dhe gjak Arbëror" e cila eshte botuar para pak ditësh, e në të cilën janë përfshirë 12 krijues shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. 

Në Konkursin letrar të organizuar nga UPSH (Universiteti Popullor Shqiptar)në Gjenevë më 2005 eshte nderuar me çmimin e parë dhe të dytë për poezi.

Eshte edhe fitues i çmimit letrar "Agim Ramadani", 2006. 2 poezi te Krasniqit janë te përkthyera edhe në gjuhën frenge....

Degë ulliri në ëndërr*


Me malin e kallur mbi kokë
Ujiti lulet në verandë
Që fëmijët të kenë pranverë në dritare

Përmes etjes së zhuritur në lëkurë të gjarpërit
Kaloj hejzën e shkretëtirës
E në prehër mbaj thërmija buke
Të merr pakëz cicërimë
Fluturimi gri i dallëndyshës drejt vendlindjes

Në natën me hënën e kuqe
Në majë gishtrinjsh marr flakë në yll
Ta ndritërij rrugën e fjetur
Dhe ëndrrën e fëmijëve ta zë para agimit
E në atë ëndërr
Lë një zog një lule
Fytyrën e blertë të nënës e degën e ullirit

*Fituese e çmimit Agim Ramadani, 2006.


Shi dhe trok Kali


Në këtë natë me shi dhe trok kali
Shaloj hingëllimën e trembur
Mbërrij tek babai dhe varri i çelë
Zë çastin e ndarjes
E puthë të gjallë
Me urnën e pikëllimit
Ia marr lotin e mallit
Në thimbje më bie drita e kometës
E në qiell shndërrit nuri i tij




Ofshama bëhet flutur


(Rekuiem për shkrimet e djegura, ku kishte diç nga buzët, sytë dhe shpirti yt)


Për atë shpirt të djegur
Ofshama bëhet flutur
Fluturon në pranverën gri
Lëshon dhimbje në lulet e hirit

Për ata sy të shterë
Loti bëhet yll
Dhe bie si dritë
Mbi varret syçelë

Për ato buzë të hirta
Puthja bëhet mjellmë
Fërfëllima e krahëve të bardhë
dridh hënëzën e liqenit valëmall
Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xixellonjat


Flutura që s´ vdesin kurrë
Vetëm pranverat ndërrojnë
Prej lumit dalin ujore në brigje
Mbi grunaja qiellin zbresin

Ato bëhen yje larg hëne
Në xham në pikënatë duke i soditur bebëzat i përmallin
Duke lypur udhën qumështore për atdhe
Në ballin e bardhë të fëmijëve dritë engjëllore bëhen.


Unazë dheu


Erdhe me plis të djegur në majë
me faculetë të bardhë nëne
të lidhur katër cepësh me nyje malli
Për në shtëpi mora atë lot dhe

Ky dhe i Kosovës
mban erë molle
erë shpirti me duhmë zjarri
e vakësie t ´ëmblit të nënës
erë varri erë lirie

Mbrëmjeve në dritë të hënës
fëmijëve do t´ua sjell
Galdimit e Albinit
tri herë rreth koke
që tër natën të ëndërrojnë
se shëtisin në grunaja të bukës së re
me xixëllonja në ballë

Do t´ua sjell rreth koke
Albinit e Galdimit
t´ua nyjëzoj shpirtin me Kosovën
me unazën e dheut të përndezur
do ta shijojnë për çdo mëngjes
dhe do të mësohen me erën e tij
rrugës qumështore përmes qiellit
do t´ i pluhuros yjet me prushin e këtij dheu

Galdimi dhe Albini
Kosovën do ta gjejnë të bleruar
edhe pas njëmijë vjetesh
kur ta puthin për herë të parë
kanë për të ditur
se kan puthur Diellin e vet…


S´do ti a fal vetes

(Gjyshërve tanë)

S´do t´ia fali vetës
Qe s´e plaka një hije lisi me ju
Deri të gërvishej hëna në rrem
E t á mësoja dhembjet natës

S´do t´ia fali vetës
Që s´e ftohëm gurin
E t´ia mpia gjarpërit
Dhëmbin me helm

S´do t´ia fali vetës
Që s´e mësova
Orën e diellit mbi rërë
Që të dija të ligat e motit

S´do t´ia fali vetës
Që s´ua nxorra fjalët e ashtit
E të dija për shpirtin e gjakut
Në atë flakë që më digjte të gjallë.

*Fituese e çmimit te dytë në konkursin letrar të ''UPSH'' ne Gjenevë


Loti i jetës (kroit të çamurlisë)

Pikon lotin e gurit
mbi syrin e verbër
bebëses ia jep blerimin
dhe zë fill drita në liqe

Pikon shpirtin e ashtit
Shqiponja merr fluturimin
kalon ylberin
dhe hedh plisa mbi djepa

Pikon shkëlqimin mbi vetull
me puthje vajza zë diellin
hijet masin gjatësinë e jetës
me dridhjen e hënës së trembur

Pikon dhimbjen në gjak
fushat mbushen lulëkuqe
yjet zbresin mbi grunajat e Kosovës
ofshamja gjallëron frymëmarrjen.

*Fituese e çmimit te parë në konkursin letrar të ''UPSH'' në Gjenevë


*****


Sadik Krasniqi, geboren 1961 in Llukar bei Prishtina, absolvierte ein Studium der Literatur und albanischen Sprache in der Universität von Prishtina. Er ist Mitglied in vielen literarischen und kulturellen Verbänden in Deutschland und im Ausland. Von ihm sind bereits vier Gedichtbände veröffentlicht worden. Seine Gedichte sind auch in vielen Anthologien enthalten, und sind in die rumänische, französische und deutsche Sprache übersetzt worden. Bis heute hat er schon viele literarische Preise gewonnen. Sein Tätigkeitsfeld umfasst außer den Gedichten auch das Schrei- ben von Geschichten und die kritische Beobachtung von neuen Veröffentlichungen. Außerdem publiziert er auch verschiedene Schreiben. Er lebt in Deutschland.



Eiskalter Hintergrund

Tausende Lippen
...ungeküsst
Ein Meer voller Augen...
nicht eine Träne
So viele Herzen
ohne Trauer

Auf dieser wächsernen Menge
sieht nur Kleidung menschlich aus
einer roten Farbe wegen
auf dem eiskalten Hintergrund des Bildes
neben dem Maler
mit einer schwarzen Zigarre im Mund

Dibran Demaku :Rrjetet sociale dhe shqiptarët...



Dibran Demaku


Që me shfaqjen e telefonit të parë mobli(që dikush e quan telefon dore,dikush tjetër celular,ai tjetri Hendy,dikkush tjetër Nokia apo me emra të shumë të tjerë prodhuesëve )shqiptarët mbase janë populli më mobil i planetit!Shqiptarët janë ata që në ditët e sotme të telefonisë mobile,mund të rrijnë pa ngrën e pa pirë,por kurrësesi pa një telefon mobil!E tham pa një telefon mobil,sepse ata ikanë nga dy-e tre telefona mobil,varësisht prej kompanive të telefonisë mobile sa operojnë në teritoret e tyre administrative,Në Kosovë aktualisht operojnë tre operator të telefonisë mobile dhe shqiptarët atje duhet t`i kenë nga tre telefona,për secilën kompani nga një!Ditë më parë Qeveria e Rerpublikës së Kosovës e licencoi edhe kompaninë e deritashme ilegale të telefonisë mobile serbe dhe nuk do të ishte as risi e as habi e ditës nëse shqiptarët do të jenë të parët që do të vrapojnë e të kërkojnë numra nga ajo kompani serbesepse ato duan të dijnë më shumë për „Miqtë“ dhe „armiqtë“e tyre serbë.Pastaj vetëm kështu dhe në këtë mënyrë do të jenë në vend të parë në listën botërore si kombi më i mobilizuar!Këtë mobilizim të tyre askush në botë mos ta kuptojë gabimisht se shqiptarët na qenkan mobilizuar për ndonjë luftë apo sulm ndaj ndonjë shteti apo ndonjë kombi tjetër,sepse sa i përketë mobilizimeve ushtarake aktualisht shqiptarët si komb mund të rradhitën mbase në fund të listës botërore,pasiqë ata tashmë janë përcaktuar për paqe dhe nuk ka bir nëne që i mobilizin për luftë apo për mbrojtje të atdheut!Shqiptarët,mbase si askush tjetër në momentin aktualë janë më të armarosurit me telefona mobilë!Dhe për këtë ata ndihen krenarë dhe shumë të lumtur!Ata janëmbase të parët në Planet, që marrin vesh për tër të gjitha të rejat ngjarjet e ndodhura qoftë në tabanin kombëtar qoftë në atë ndërkombëtar.Dhe kjo ndodhë për shkak tër shkak të gjinshmërisë së tyre dhe te mjeteve të shumta elektronike të sotme që merren me plasimin e lajmit.Ata,pra shqiptarët,qoftëtelefonat e tyre të shumtë mobilë,qoftë kompjuterët e ndryshëm i mbajnë të ndezur për njëzetë e katër orë në ditë,në mënyrë që mos t`u shpëtojë asnjë lajmë pa u regjistruar!Nëse ndonjëri ka fat të keq që gjatë njëzetë e katër orëve të ditës,të ketë ndërprerje të elektrikut,ai apo ata shajnë sa munden me fjalët më të pista kompanitë e shpërndarjes së dritave,sepse në ato minuat apo orë pa drita ata mbetën pa lajmet më të reja që duhet t`i dijnë!Dhe nuk kanë faj sepse gjatë atyre minutave apo orëve,ata nuk do të dijnë se athua tezja në Gjermani i ka përfunduar qorapët për nipin e saj të vogël,apo halla në Amerikë a ka shkuar të shikojë ndeshjen e fundit të Bejsbollit!E tëra kjo në rrafshin kombëtar.Ndërkaq në rrafshin ndërkombëtar ata,përa ta minuta apo ato orë pa drita,kanë mbetur pa u informuar se cfarë ndodhi me këmbën e Kengurit Australian,i cil e lëndoi këmbën e tij gjatë një gare maratoni,apo çfarë do të ndodhë me Ariun e bardhë të Polit të veriut,i cili për shkak të ngrohjes globale,po e humbë terenin e vetë të jetesës?!Ndërkaq shqiptarëve me tre apo katër telefona mobil as që u shkon mendja të punojnë,sepse nëse zënë çfardo pune,atëherë do të jenë për tetë orë larg sferës së tyre të interesit,dhe sipas tyre nuk e vlenë barra qëranë pë një gjë të tillë!Sot pothuajse në të gjitha trojet etnike shqiptare ngdo të lëvizësh do të shohësh vetëm kalimtar me telefona afër veshit duke folur apo me telefona në dorë duke shkruar!Ata me telefona në dorë shkojnë edhe në punë,me telefona në dorë e kryejnë orarin e punës,me telefona në dorë dalin prej punës,me telefona në dorë drekojnë apo darkojnë në restorant,me telefona në dorë hyjne nëpër shitore të konsumit për të lerë gjërat e nevojshme,me telefona në dorë kalojnë rrogëve pa shikuar as majtas as djathtas nëse andej kajojnë mjete komunikacioni,me telefona në dorë drejtojnbë autpmjetet,me telefona në dorë ikin edfhe në toalet?!Ata,pra,shqiptarët,siç e cekëm edhe më lartë janë të mobilizuar për njëzetë e katër orë në ditë me telefona mobilë!

Por,shpëtimin e vetë dhe lirinë e vetë,shqiptarët e kanë fituar së fundmi me rrjetet e shumta sociale.Derisa për marrjen e numrave të telefonave mobilë shqiptarët ishin të detyruar të paraqisnin mjetet e nevijshme të identitetit,tash në rrjetet sociale ata mun të regjistrohen edhe me emra të rrejshëm e me identitet krejt tjetër,Natyrisht se këtë veprim nuk e bëjnë të gjithë shqiptarët,por disa nga ata që janë të prirur pë prapësi!Veqse kur i shikon të tërë ata shqiptarë të regjistruar me emra të huaj,domosdo do të shkojë mendja dhe do ta pyesësh vetën sa shqiptarë me prirje të mbrapshtë bëkan emër në gjirin e kombit tonë!Ti mund të hysh në cilën do faqe të rrjeteve sociale dhe atje mund të ndodhë që të të përshëndesë ndonjë Sergjo(natyrisht në fillim me fjalë të gjuhës angleze)dhe ti do të mendosh se ai është ndonjë italian apo spanjoll,apo ndonjë Rodrigo,që ti do të mendosh se është ndonjë kolumbian apo meksikan dhe për mirësjellje ia kthen përgjigjen dhe vetëm pas pak çastesh nga nan tjetër të vijnë fjalë të shkruara ,ndër më të pistat të gjuhës tënde,e që është gjuha shqipe! Dhe ti atëherë e kupton se ai Sergjo apo ai Rodrigo qenkan shqiptarë dhe tek matëherë të lind dyshimi se Sergjo apo Rodrigo mund të jetë ndonjë mik apo i afërm i yti!Dhe të kap sikleti,por s`ke çfarë bën?!Përveq si Sergjo apo Rodrigo,si miq të t`u të afërt mund tӕ paraqiten vëretë edhe të afërm të vërtetë,por me emra e mbiamra që ti as nuk i njeh dhe as i ke njohur kurrë!Ata në këtë mënyrë duan të të provokojnë dhe të mësojnë se cili je në të vërtetë,duke dashur që ta zbulojnë mendjen dhe shpirtin tënd në këtë mëmnyrë sekrete.Përvea kësaj ata,pra shqiptarët e regjistruar me emra e mbiemra të rrejshëm në rrjetet sociale,përveq prirjeve të mbrapshta dëshirojnë e shpresojnë të fitojnë ndonjë të mirë materiale,nga ndonjë i sinçertë,që ende nuk i di dhe ende nuk i ka mësuar lojërat e ndyera të matrapazëve dhe mashtruesve të ndryshëm nëpër rrjetet sociale.Kjo e tëra ngjanë me atë azilkërkuesin shqiptar(nga Shaipëria,Kosova apo viset e tjera etnike shqiptare,krejt një) të viteve të nëntëdhjeta kur kishte mugruar në një vend perendimor dhe për të fituar sam ë shumë para ishte regjistruar në shumë qendra azilkërkuese,natyrishtr me emra të ndryshëm.Dhe meqë në ato vite,vendet e europës perendimore ishin vërshuar nga azilkërkues të shumë na vendet e europës lindore dhe Ballkani(njësoj si tash nga vendet aziatike dhe afrikane)qendrat e regjistrimit nuk kishin as kohë e as mundësi që t`i indentifkonin të gjithë ata që hynin në shtetet e tyre,por i regjistronin ashut siç ata paraqiteshin me deklarata gojore pa asnjë mjet identifikimi.Dhe ky shqiptari ynë në një nga qendrat e azilkërkimit na ishte regjistruar me emrin Tokmak dhe mbiemrin Çeliku!Dhe ky Tokmaku në çdo fillim muaji i merrte të mirat materiale që i takonin ashtu siç i mirrte edhe të mirat materiale ne vendete e tjera me emër tjetër.Veqse çdo mashtrim e ka edhe fundin e keq për mashtruesin.Do ti që një ditë në emër të Tokmak Çelikut kishte ardhur një letër njoftuese në të cilën thuhej se Tokmaku e kishte fituar të drejtën e Asilkërkuesit,që do të thonte se ai do të mund të qëndronte sa të dëshironte në atë vend,vetëm duhej të sillte ndonjë mjet identifikues me të cilin do të konfirmonte identitetin e vetë!Tokmaku e kishte kuptuar gabimin e vetëdhe pas asaj dite ishte larguar pa nam e pa nishan nga ai vend –siçthotë populli.Mbase pastaj do të jetë paraqitur ne ndonjë tjetër qendër azilkërkuesish tash me ndonjë emër të ri që mund të ishte Qysqi Hekuri apo Limë Kallauzi?!...

Nga rrjetët e sotme sociale mund të dëgjohet lloj-lloj rrëfimi,që prodhojnë mendjet me prirje të mbrapshta të kombit tonë,që do të thotë-shqiptarëve.Në një rrë rrëfim thuhet:Një shqiptar në një vend perendimor ishte regjistruar me emër e mbiemër të rregullt në një nga rrjetët sociale.Nëpërmes të atij rrjeti ai kishte kontaktuar me shokë e miq të jetës së tij,me të cilët nuk kontaktuar vite të tëra.Andaj fal kësaj mundësie të re ai hynte çdo mbrëmje në llogarinë e tij të rrjetit social që të fliste me ndonjë mik apo të afërm të tij.Në një mbrëme sapo kishte hapur kompjuterin në ekran të tij i ishte shfaqur një pӕrshëndetje që i vinte nga dikush që as nuk e dinte dhe as i kujtohej se e njihte.Për mirësjellje i ishte përgjigjur përshëndetjes së të panjohurës,që mbase rasti e kishte dashur të ishte femër.Dhe menjëherë pas kthimpërshëndetjes,ekrani i kompjuterit të tij ishte mbushur me fjali që në fillim atë do ta befasonin:Shkruesja,pasi prezentohej me emër e mbiemër( i tillë ai emër ishte i regjistruar edhe në rrjetin social) kishte shkruar pa pikë e pa presje për fatin e saj të keq.Brenda pak çastesh e brenda pak rreshtash ajo i kishte vdekur babain dhe vëllain e saj!Një lajm aq i papritur ,edhepse i ardhur nga dikush që ai nuk e njihte)qtë e kishte tronditur.Ishte tronditur për fatin e keq të asaj vajze,e cila kishte humbur brenda pak ditësh dy anëtarë të dashur të familjes dhe pas kësaj fatkeqësie i kishte ndodhur edhe fatkeqësia tjetër sepse ajo ishte e detyruat të linte studimet(edhepse theksonte se ishte ndër studentet më të mira të Degës)dhe tash punontse si kamariere në një hotel të njohur! Fati i asaj femre e kishte tronditur dhe ai menjëherë i kishte poremtuar ndihmë materiale.Nga ana tjetër i kishte ardhur një falenderim dhe menjëherë pastaj një llogari bamkare ku ai mund të derdhte paratë e premtuara.Së bashku me llogarinë bankare i kishte ardhur edhe emri i asaj llogarie e që ishte një emër mashkulli dhe jo emri i asaj me të cilën kishte biseduar?!Ky ndryshim,sado i vogël në shikim të parë tek ai kishte zgjuar ndjenjën e dyshimit për të mos thënë të mashtrimit!Dhe pa e prishur fare terezinë i kishte shkruar asaj fatkeqes se përse numri i llogarisë nuk ishte i saj,por i një personi mashkull,ajo ia kishte kthyer flakë për flakë:-Ky është personi të cilin e ka autorizuar Dekani i fakultetit tonë për grumbullimin e ndihmave për studentët e varfër!Arsyetimi i ishte dukuir bindës dhe i kishte premtuar vajzës fatkeqe se paratë do t`derdhte në atë llogari që të nesëmen.Vajza fatkeqe e kishte falenderuar duke i thënë se nuk do ta harronte kurrë ndihmën e tij! Pasi i kishin uruar njëri-tjetrit natën e mirë kishin përfunduar mer shkrime.

Pasi kishte ikur vajza fatkeqe nga faqja e kompjuterit të tij,ai për kurreshtje kishte hyrë në faqen e saj të rrjetit social.Dhe për habinë e tij aty ai kishte parë shumë fotografi të asaj vajze të hareshme tek kërcente pothuajse gjysëmlakuriqe dhe e ngjitur pas një trupi të një djaloshi të bëshëm!Ato shkëndijat e dyshimi të pakmëparshëm vetëm sa i ishin shtuar dhe në ato momente kishte ndarë mendjen që paratë e mpremtuar mos t`i dërgonte të nesërmën por t`i linte për një ditë tjetër!Dëshironte të mësonte se si do të reagonte ajo vajzë(fatkeqe në bisedë),por mjaft e hareshme dhe e lumtur në fotografitë e rrjetit social.

Të nesërmën sao të hapte adresën në llogarinë e vetë të rrjetit social do të ballafaqohej me fjalët më fyese dhe më të pista të shqipes të shkruara tash nga një mashkull! Krejt i qetë dhe me gjakftohtësinë më të madhe ai do t`I shkruante atij që e shante dhe cili ishte ai derisda ky nuk e njihet!

-Jam hypësi i asaj met ë cilën ke shkruar ti mbrëmë dhe të cilës i ke premtuar para dhe nuk i ke dërguar!ia kishte kthyer ai bashkë me ca shajrje të tjera.
-Derisa ti qenke hypësi i saj,përse ajo kërkon lëmoshë nga të tjerët!-sikur e kishte pyetaur pa të keq ky.
-Po ty përse të shkrepi e të bisedosh me një të re more ahmak i derrit?!-ia kishte kthyer ai.
-Ajo e nisi e para dhe ua ankua se i kanë vdekur babai dhe i vëllai dhe ishte e detyruar që të ndërpriste studimet dhe të bënte punët e kamarierës dhe të të them të drejtën unë ndjeva dhimbje për të?!
-Atëherë përse nuk i dërgove paratë e premtuara,more matuf?!-sikur e kishte kërcënuar ai.
-Sepse e ndjeve erën e mashtrimit!-ia kishte kthyer ky.

-Ku e di ti ç`është mashtrimi, more matuf?! Ia kishte kthyer ai dhe kishte mbyllur faqen e llogarisë së vetë.
Sa mashtrues ka në këtë botë!-kishte nxjerrë një lloj klithme nga gjoksi ky dhe kishte mbyllur faqen e vetë të rrjetir social.

Rasti tjetët flet për një mashtrues të llojit tjetër.Një shqiptar sapo kishte hapur llogarinë e tij në një nga rrjetet sociale ishte provikuar nga një femër qӕ sipas fotos së saj në llogaqrinë e saj ishte një bukuroshe klasi.Dhe meqe ky ishte një qejfli femrash e kishte uruar llogarinë e vetë të rrjetit social që ia kishte dhënë një mundësi të tillë të artë për ta njohur një bukuroshe të tillë.Dhe kishte filluar të shkruante me bukuroshen për çdo mbrëmje,e ndonjëherë edhe ditën kur ishte i lirë.Dhe të gjitha shkrimet e tyre fillonin me o-fe e u-fe siç përfundojnë shkrimet në mes të dy të dashurve.Ky tipi ishte dhënë aq shumë pas bukuroshes së rrjetit social,saqë gruan e fëmijët sikur i kishte harruar nësew ata ekzistonin apo jo!Bukuroshja i ishte vizatuar në mendjen e tij dhe ai nuk e shqiste dot.Ndërkaq ajo për ta ndezur edhe më tepër i dërgonte herë pasë here pjesë të ndryshme të trupit të saj me të cilat e magjepste krejt.Ky pastaj mbetej me ditë të tëra duke i puthur ato pjesë të trupit të saj që i vinin në formë fotografie dhe të cilat i ëndërronte se një ditë do t`i prekte t`i e do t`i ndrydhte të gjalla dhe të shëndetshme ashtu siç ishin në fotografi!Bukuroshja i dërgonte foto vetëm me pjesë intimetë trupit të saj,ndërkaq foto nga fytyra nuk i dërgonte,pasi që ajo foton e saj e kishte në llogarinë e saj në rrjetin social.

Një mbrëmje,pas një kohe bukur të gjatë ajo Bukuroshja i kishte caktuar edhe takim duke i shkruar edhe adresën ku do të bëhej takimi.Në atë moment atij sa nuk i kishte pushuar zemra nga gëzimi!Pasi i kishin shkruar njëri-tjetrit ato fjalët e zakonshme të dashurisë me plotӕ puthje të zjarrta i kishin uruar njëri-tjetrit gjumë të ëmbël në natën para takimit të shumëpritur dhe të shumëëndërruar!

Ky tipi i magjepsur krejt nga lajmi i shumëpritur e kishte harruar komputrerin të ndezur.Derisa ai po ëndërronte se si vetëm pas pak orësh ai di ta puthte do ta ndrydhte e do ta shtrydhe atë trup magjik,në faqen e kompjuterit i ishte vizatuar një fotografi trishtuese për atë moment të gëzuar.Në ekranin e kompjuterit i kishte ardhur një trup lakuriq mashkulli,por pa kokë?!

-Kush tallet kështu me mua?! E kishte pyetur vetën ky tipi.Dhe kur,në momentin më të lumtur të jetës sime?!
I ishte afruar kompjuterit dhe për habin e tij fotoja kishte ardhur nga faqja e rrjetit social të Bukuroshes! Duke menduar se ajo në këtë mënyrë po tallej me te ky I kishte shkruar:-Përse ma dërgove këtë foto, kur unë pres foto tjetër nga ti zemra ime?!

-Sepse ky që më shiheth këtu, jam unë zemra ime!-ia kishte kthyer Bukuroshja.
-Mos ma prsh tash gëzimin që ma dhurove vetëm pak minuta më parë!-ia kishte kthyer ky.
-Përkundrazi!-ia kishte kthyer bukuroshja dhe kishte shtuar:-Desha vetëm që të ta tregoj trupin tim të vërtetë që nesër në taqkim most ë befasohesh!

-Të lutem mos më çmend!-i kishte shkruar ky.
-Pse a nuk pot ë pӕlqej si trup apo çfarë?!
-Unë jam vetë mashkull dhe nuk kam nevojë për trup mashkulli por për trup femre?!
-Ndërkaq unë jam mashkull dhe kam nevojë për trup mashkulli siç je ti!-ia kishte kthyer ai tjetri.
-Përse ku e ke pare ti trupin tim?!-ia kishte kthyer ky si me vaj

-Nëse nuk e kaqm pare do ta shoh!-I kishte kthyer ai tjetri dhe kishte shtuar.-Mos mendo t`I shmangesh takimit të nesërm, përndryshe unë të gjitha shkrimet tua do t`I publikoj në rrjetet sociale dhe pastaj ti krenohu me vetën tënde?!...

Dhe kur ky kishte dashur që t`i shkruante edhe fjalinë e fundit ai kishte ikur! Nuk lajmërohej më.Vetëm atëherë e kishte kuptuar gabimin e vetë! Por,tash ishte vonë!Ai tjetri që e kishte vërë tash sa kohë në lojë mund të ishte ndonjë mik i tij i cili pas kësaj bëme mund ta shantazhonte në çdo lloj forme që të dëshironte!Dhe pas ngjarjes së trishtueshme ai kishte mallkuar me shpirt rrjetet sociale dhe ata që i kishin zbuluar ato!...

Raste të tilla,mase edhe më të trishtuara se këto fliten plotë e përplotë për rrjetet sociale dhe shqiptarët.Andaj,shqiptarë ruajuni nga rrjetet sociale dhe nga shqiptarët!Sidomos nga shqiptarët që në ato rrjete regjistrohen me emra të rrejshë!Sepse pastaj me ata emra ata përveq s`e ju rrejnë edhe ju mashtrojnë!...

Jeta ka treguar katërcipërisht se shqiptarët,të fshehur dhe në prapavi,janë shumë të rrezikshëm!Ndërkaq kur të ballafaqohen me të vërtetën dijnë të jenë shumë lutës dhe të përulur!Fatkeqësisht!...

(Nëse dikush nga lexuesit do të dëgjojë rrëfime të tilla në raport me rrjetet sociale dhe shqiptarët,unë do të shkruaj edhe në të ardhmen!)

ENZIBILIZIMI I ÇESHTJËS KOMBETARE SHQIPTARE NËPËRMES LIBRAVE NË MERGATË


Historia e diasporës ende s’është shpalosur sa duhet.

Ajo padyshim është pjesë e historisë së gjatë të popullit shqiptar!



Keto ditë Biblioteka shtetrore e Mreterisë se Belgjikës u pasurue edhe më ca libra nga autotrët shqiptar,çoftë nga Mergimtarët,çoftë nga Kosova .Kjo ndermarrje është synim dhe përkushtimi më i mirë qe opinioni belg,evropian të njihet më historinë,

Luftrat çlirimtare,integrimi,të arriturat,sakrificat shumëvjeçare për egzistencë dhe ruajtjën e identiteti kombetar.Ketu në Bruksel jetojnë shqiptarët qe nga Faik Konica e këndej.

Ky vend u bë shtepia-atdheu i dytë i shumë shqiptrëve qe ia mësyen ditëve të veshtira dhe sot e kësaj dite e skan një vend e një bibliotekë,një klub kulturor në të cilin do tuboheshin shqiptarët e do të organizoheshin në njivel kombetar.Siq dihët Shqiptarët janë të shperndar gjith andej botës se përendimit.Shkollimi dhe integrimi ka berë qe një numër mergimtaresh të shkruajnë,botojnë ketu në Bruksel qe nga Faik Konica,Enver Hadri,Idriz Basha e deri në ditët e sotme.

Pra tani në mergatë ka poet,shkrimtar,publicist qe kanë hyrë ne analet e këtij shteti,enciklopedit e perendimit,çoft si shkenctar,si poet,si artist etj ..Nuk është ma ajo koha e puntoreve të krahut e sharragjive dhe zanatlive, punëve më të vështira !.

Janë shkollue dhe kanë arrijtë edhe grada shkencore shqiptarët.Sa për informim sot kemi :dy dr. Shkencash njeri ne lëminë shoqerore dhe tjetri në informatikë.Qe të dy këta dr. Janë kthye :njeri ne Univerzitetin e Shultit në Tetovë,tjetri ne AUK në Prishtinë.Ky është shembull inkurajues të cilën duhët ndjek edhe të tjeret.Kemi drejtor te institucioneve shendetsore,shkollave,deputet,etj.Por le ti kthehemi temës se ketij shkrimi.Deponimi i ca librave në mungesë siq thash më lartë të një Biblioteke të komunitetit shqiptar në at të Mreteris Belge.

Aty ku ka me mija e mija libra nga të gjitha shtetët dhe komunitetët qe jetojnë e veprojnë këtu.Andaj më iniciativën e autorit të ketyre rreshtave dhe më përkrahjën e autorëve këto ditë u deponuën :




1.Mr.Mehmet Gjoshaj :100 vjetori i Pavrësisë se Shqiperisë dhe 100 vjetori i pushtimit serbo malaziaz të Vilajetit të Kosovës.Botim i Muzeut të Republikës së Kosovës.



2.Kolonel Hajrush Kurtaj : »Në rrugën e lirisë « dhe mr .kolonel Hajrush Kurtaj »Lufta e UÇK-së në Zonë ,Zona Operatiuve e Nerodimews» ;Dorzimi i këtyre dy librave më amblemeën e UÇK-së në këtë bibliotekë të kryeqytetit të Evropës ka një rëndësi të veçantë.Sepse aty shifët se sa e pa mëshirshme dhe e pa barabartë ka qenë kjo luftë.Ketu duhët të jen edhe libri i prof.dr.Nusret Pllana(Radio Kosova e lirë),etj.

3.Prof. dr. Jusuf Osmani : »Serbias crimes Againist Childoren in Kosova(1998-1999),botim i Agjensionit të arhives se Republikës së Kosovës.Prishtinë 1912.“Krimet e Serbisë në Kosovë « 1998-1999 », në dy vëllime, si dhe libri “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë”,edhe në gjuhën anglishte përmbajnë të dhëna statistikore dhe analitike, Të cilat dokumentojnë historinë e vërtetë të asaj çka ndodhi në luftën e përgjakshme, viktimat e së cilës ishin kryesisht popullsia civile dhe femijtë.



4.Mr.Kurtesh Devaja. »Të molla e kuqe (1878-2012)»,Faik Konica 2013.Prishtinë.

 "Kur të rriteni dhe të shtoheni ju muhaxhirët e rinj, mos i lini trojet tona të Toplicës, se ato janë tokat e të parëve dhe kthehuni atje së paku t’i vizitoni varret dhe themelet e shtëpive të djegura e të bëra shkrumb e hi”. (Amaneti i muhaxhirëve të Toplicës).

5. Nexhmi Dibrani : »Përplasën Qyqet »,Prishtinë 2011.Poezi për femijë të cilat i mungojnë shumë këtij abijenti.U mungojne femijëve tanë mergimtar.
6.Halit Elshani : »Çeta e Brukselit(Mendime dhe opinione),Dukagjini 2007,Botim i ish Kryetarit të kesaj komune,z.Ali Lajqi .Ky libër ka edhe parathenjën në gjuhën angleze dhe at frenge.Historia e mërgatës është pjesë e historis se kombit,ajo ende s’shtë zbardhë sa duhët!

6.Halit Elshani : »Çeta e Gostivarit »,Desing nga Tetova,botim i Kuvendit komunal të Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani.Gjelë Gjelili Kalishta,bashkluftetar i Gjemë Gostivarit i cili për shtatë vjet qendroj maleve më pushkë në dorë për ruajtjen e Shqiperisë Etnike.Ai ka kalue të 100 tat,jeton ende këtu në Bruksel.Motoja e kaqakeve :

Një qind vjet një paqa jetë,
të gjitha kam për ti kalue kaqak,
e kurr nuk kam për tu pajtuar,
më pushtimin e Kosovës e coptimin e Shqiperis !

Halit Xh. Elshani

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...