2016-01-21

Blendi Fevziu: Ibrahim Rugova, një histori e pabesueshme!


blendi fevziu
Nga: Blendi Fevziu
E shpalli Kosovën Republikë, ndërtoi një qeveri dhe institucione paralele, një shtet të tërë paralel dhe zhvilloi zgjedhje që e nxorën President. Për shumë vite me rradhë i bindi kosovarët se prosperiteti i tyre politik dhe historik do të vinte me atë mënyrë siç nuk kishte ardhur kurrë, me rezistencën paqësore, me një lloj gandizmi që nga këto anë të globit nuk ishte njohur kurrë
Nuk e di pse ngjarjet, rastësia, profesioni dhe padyshim koha që jetuam më bëri të jem pranë dhe një vëzhgues i vëmendshëm i karrierës së tij të jashtëzakonshme. Në Janar të 2006, ndërsa ecja pas kortezhit që përcillte arkivolin e tij, ndërsa shihja njerëzit që qëndronin në këmbë rrugëve të Prishtinës në një të ftohtë acar, minus 18 gradë, ndërsa dalloja sjelljen e rëndë dhe me tis mortor të familjarëve dhe bashkëpuntorëve të tij të vjetër, nuk e di pse ndjeva se të portretizoje Ibrahim Rugovën ishte thuajse e pamundur! T’i jepje emër atij personi dhe të orientoheshe midis asaj amalgame adhurimi, akuzash, dëshurie, dhimbjeje, por edhe urrejtjeje, do të kërkonte kohë, mund dhe padyshim shumë stil. A mund të shkruaj diçka për të, pyesja veten? A mund t’i jap një emër a portret? Ndërsa ecja pas arkivolit të tij, i humbur në një det njerëzish që zvarrisnin hapat ngadalë, me ritmin e makinës ushtarake që tërhiqte shtratin e topit ku qe vendosur arkivoli i tij. Jam i sigurtë se në gjallje nuk e kishte dashur këtë ceremoni; se shumë të tjerë mund ta ëndërronin, por për të, gjithçka formale nuk kishte vlerë, ose e kishte humbur vlerën prej kohësh. E kishte kuptuar se ai do të kishte një tjetër matës për lavdinë e tij dhe ky matës unikal, i ishte rezervuar shumë pak shqiptarëve të tjerë në historinë e saj.
Emrin e Ibrahim Rugovës e kisha dëgjuar herët, në mes të viteve ’80 – të, kur Ben Blushi, më kishte sjellë një libër që ky i fundit i kishte dhuruar gjyshit të tij, Dhimitër Shuteriqit. Ishte një studim letrar, një nga ata libra që pavarësisht lëndës që studionim na tërhiqnin pak, fare pak, por që kishte një lidhje dhe një emër interesant mbi të. E dija që ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe po kaq pakuptuar e dëgjova emrin e tij të asociouar me LDK – në. Vite më vonë, kur gazetaria filloi të gjurmonte fillesat e LDK – së, kur ithtarët e përdornin këtë si një avantazh të madh ndërsa kundërshtarët si një shenjë se ai ishte shitur ndërkohë, të zbuloje diçka brenda LDK – së ishte thuajse e pamundur. Një nga njerëzit që Qeveria komuniste e kohës e kishte ngarkuar të zbulonte enigmën e krijimit të LDK – së dhe rolin që Rugova kishte në të, Sofokli Lazri , më ka thënë po këtë gjë. Në verën e vitit 1998, ndërsa flisja me të në shtëpinë e tij të vjetër në Vuno, më sqaroi se kishte bërë seanca të tëra takimesh se e kishte pyetur Rugovën me detaje, por se kurrë nuk kishte marrë një përgjigje tjetër përveçse asaj që përmblidhej me një fjalë: Ja ashtu!
Nuk është çudi që të ketë qenë diçka e thjeshtë, banale, pa ndonjë plan të menduar mirë, një rastësi nga ato që jeta ka plot dhe që i dha Kosovës një lider. Por jo vetëm kaq, i dha asaj njeriun që transformoi ëndërrën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe që përpunoi një ëndërr të re, atë të Kosovës së pavarur. Një ëndërr që siç rrallë ndodh në botë, arriti të bëhej realitet. Madje thuajse e plotë, që në gjallje të tij.
Më ka qëlluar që ta njoh personalisht në prill të vitit 1992, ndërsa qemë ulur pranë e pranë në kafenenë e brendshme të Parlamentit të Shqipërisë. Ishte një kohë e vrullshme, kur PD sapo kishte ardhur në pushtet dhe rregullat strikte të parlamentit qenë bjerrur, në kafen e tij vërtiteshin politikanë e gazetarë dhe debati politik ishte më i prekshëm se në sallë. Qëlloi që filluam të bisedojmë për një temë fare banale, për ndihmat e vonuara të BE ndaj Shqipërisë dhe akuzat që ZP, gazeta e opozitës kishte bërë atë ditë. Seanca ishte në zhvillim e sipër e në kafe kishte fare pak vetë, kur ai befas më foli në emër. Isha ende 23 vjeç, gazetar i njohur në rrethet politike që nga lëvizja studentore, por nuk kisha asnjë lidhje e kontakt në Kosovë. Nuk e di nga më njihte, nuk e pyeta për këtë. Nuk e di a i kishte lexuar shkrimet e mia. Atë ditë, si shumë rrallë në herët e tjera, foli shumë. Aq sa mund të quhej “shumë” në të folurën e tij. Më tregoi për strukturat paralele në Kosovë, për shkollat e shtëpive, për emigrimin që po rritej shumë dhe mbi të gjitha për disporën kosovare në botë. Në tre takimet e mëpasme, në raste kur jam gjendur në të njëjtat ambiente me të, kurrë nuk ka folur aq gjatë, nuk ka qenë aq shpjegues. Më krijoi përshtypjen e një njeriu të mirë, por jo shumë të thellë. Më vonë, kam pasur bindjen se nuk ka qenë thellësia problemi i tij. Më shumë se sa i zgjuar, më shumë se sa politikan, ai ishte një misionar. Një nga ata njerëz që besonin tek diçka dhe ky besim kthehej në gjithçka. Ishte qëllimi i madh i jetës së tyre, mënyra e jetesës dhe ushqimi i vetëm i saj. Vite më vonë, në vitin 2000 duke folur për të, Sali Berisha më kishte dhënë po këtë shpjegim: Ai nuk është një politikan, por një misionar!
Me frymëzimin e një misionari ai kishte bindur njerëzit për një ëndërr të re, të bukur, por larg ëndërrës shekullore të shqiptarëve, bashkimit. Që prej vitit 1912 kjo fjalë kishte qenë gjithçka. Patriotët, politikanët, gazetarët, njerëzit e letrave, por edhe ata më të thjeshtët kishin folur vetëm për këtë gjë, kishin pasur vetëm këtë ëndërr, bashkimin. Bashkimin e Kosovës me trungun amë, me atdheun, Shqipërinë. Rugova kish ecur në një rrugë tjetër: nuk kishte folur për bashkim, për unifikim, për ndryshime kufijsh apo diçka tjetër. Kish ngritur kultin e Kosovës së pavarur dhe shtetit të saj, duke krijuar kështu një ëndërr të re, një ëndërr që fati e solli të bëhej realitet ende në gjallje të tij. Dhe ai pati fatin të ishte Presidenti i parë i Kosovës.
Në fakt edhe rruga që zgjodhi ishte po kaq e pabesueshme. Një rrezistencë paqësore, një lloj gandizmi që po ashtu fare pak ishte gandizëm. Një rrezistencë pa asnjë filozofi mbështetëse që vetëm ai besonte se do ta nxirrte fitimtar. Dhe që ai besoi se e nxorri, por pak mundësi ka që të jetë kështu. Nëse UÇK nuk do të kishte dalë, dhe doli si reaksion ndaj tij, Kosova nuk do të ishte kjo që është sot…
Por besoj se pikërisht kjo ishte pika e tij më e fortë. Më 1999, në mes të luftës, kur më shumë se 1 milion refugjatë kosovarë strehoeshin në Shqipëri, kur populli i tij po ikte si në një eksod biblik, ai befas u shfaq në TV duke folur me Millosheviçin. Ishte i qeshur, pa ndonjë gjurmë frike dhe pa ankth. Të paktën kështu dukej. Kishte qenë i detyruar të shkonte në atë takim? Kishte shkuar vetë, apo të dyja përziheshin bashkë? Kishte ende besim tek paqja që nuk e solli dot, apo ishte thjeshtë një sfidë ndaj UÇK –së? Vështirë ta thuash. Ai nuk foli më kurrë për këtë, nuk bëri asnjë deklaratë dhe as deshi ta shpjegoi në ndonjë intervistë. Thuajse ashtu në mister, ishte i mbrojtur më mirë. Refuzoi të fliste për të, refuzoi të vizitonte Shqipërinë kur arriti të dilte nga Kosova, refuzoi të merrte pjesë aktive në atë që quhej luftë dhe befas e çuditërisht nuk humbi aspak nga besimi dhe simpatia që kishte. Jam gjendur në Kosovë ditën që u kthye për vetëm disa orë, pas luftës në korrik 1999. Në konferencën e shtypit nuk tha asgjë, por asnjë gazetar nuk e nguti ta bënte këtë. U ngjetha atë moment. Në Shqipëri do ta kishin kryqëzuar, bombarduar me pyetje, do ta kishin quajtur tradhëtar. Në Kosovë asgjë. Ishim në shtëpinë e tij në Velani, dhe kur pyeta kolegët e tjerë ngritën supet: Nuk flet për këtë.
Në fakt nuk kishte folur siç nuk kishte folur për shumë gjëra të tjera në jetë. Nuk kishte kritikuar dhe as debatuar asnjëherë, me asnjë kundërshtar politik. Veç një deklarate për UÇK në mars 1998 në repertorin e tij politik nuk gjen asnjë sulm. Ishte një njeri që kishte shumë kundërshtarë, por që me heshtjen e tij nuk konsideronte të tillë asnjë.
Jeta e tij ishte po kaq e pabesueshme. Kishte lindur në një malësi të veçuar, një ndër vendet më të bukura që kam parë ndonjëherë. Ende foshnjë kish humbur babain dhe xhajën që qenë vrarë nga forcat komuniste jugosllave. Ishte rritur jetim, kishte arritur të shkollohej po falë komunistëve jugosllavë dhe madje, kishte arritur të ndiqte një kurs specializimi për letërsi krahasuese në Sorbonë në mes të viteve ’70 të. Në Prishtinën e kohës nuk ishte shquar për asgjë, përpos për oportunizëm. Nuk hynte tek guximtarët dhe as dukej se i admironte ata; nuk merrte pozicione publike dhe nuk mund të thoje se çfarë mendonte realisht. Dilte shpesh në TV dhe me fraza të zgjatura, fliste për një letërsi që pak kush e kuptonte në qytet. Letërsia e vjetër e Pjetër Bogdanit, një murg që kish jetuar plot 400 vjet më parë. Rastësisht ishte gjendur në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe po kaq rastësisht në krye të LDK – së. E kishte marrë kryesimin e saj, kur Rexhep Qosja, një ndër shkrimtarët më të njohur në qytet kishte refuzuar dhe ky refuzim kishte qenë rruga e tij drejt historisë!
Karriera politike kishte qenë po kaq e pabesueshme. E shpalli Kosovën Republikë, ndërtoi një qeveri dhe institucione paralele, një shtet të tërë paralel dhe zhvilloi zgjedhje që e nxorrën President. Për shumë vite me rradhë i bindi kosovarët se prosperiteti i tyre politik dhe historik do të vinte me atë mënyrë siç nuk kishte ardhur kurrë, me rezistencën paqësore, me një lloj gandizmi që nga këto anë të globit nuk ishte njohur kurrë.
Në fillim ishte mjaft aktiv me Shqipërinë, më pas, aty nga viti 1996, diçka u thye midis tij dhe vendit amë. I rralloi vizitat, refuzoi të zbresë në Rinas ndërsa kthehej nga Rambujeja me avionin ushtarak francez, edhe pse Presidenti Meidani dhe Kryeministri Majko e prisnin në sallën VIP bashkë me gjithë anëtarët e tjerë të delegacionit kosovar; tentoi të ndërtojë simbole krejt të tjera nga ato kombëtare e madje sajoi edhe një identitet të ri, kinse identitet, atë Dardan! Me shpresën se identiteti i ri, i munguar, do të mbushte boshllëkun që do të linte ai shqiptar. Nuk e di sa e arriti këtë. Besoj se ky ka qenë edhe dështimi i tij më i madh.
Po me atë befasim tronditës, por që nuk linte asnjë gjurmë në raportin e tij me vendin, befas deklaroi një ditë se ishte konvertuar në katolik. Cilido personalitet tjetër që do ta kishte bërë këtë në Kosovë do të ishte kryqëzuar ndërkohë. Ai jo! Si gjithnjë. Vijoi të lëkundej mes mosbesimit të disave, dyzimit, padijes, por gjithnjë triumfues. Në fakt e gjithë jeta e tij kishte qenë e tillë. Vështirë që një lider botëror, ose një gazetar i madh nga ata dhjetra që ai takoi në jetë të mund të japë një përkufizim të saktë për të. Vështirë që dikush të thotë se ai ishte një gjeni, por po kaq e vështirë që të thuash se nuk ishte askush. Ishte një njeri u çuditshëm, një misionar apo lider, quaje si të duash, që në momente të caktuara dinte të ishte brilant. I tillë qe edhe në një ndër momentet më të vështira të jetës së tij, në fund, kur mësoi se vuante nga kanceri. E trajtoi po me atë mospërfillje, po me atë lehtësi dhe thjeshtësi që kishte trajtuar gjithë problemet e mëdha në jetën e tij. Dhe jo vetëm të tijat, por edhe ato të popullit të tij. Dhe po kaq lehtë u largua… Një ditë Janari. Ishte ngrohtë dhe në Firence, ku ndodhesha për një takim Baton Haxhiu më telefonoi për të më thënë vetëm një frazë: Rugova vdiq!
Dy ditë më pas, ndërsa udhëtoja me avionin e Albanianairlines që dërgonte pothuajse gjithë personalitet e Shtetit Shqiptar në Kosovë, nuk e di pse mendova se vdekja e tij ishte akti i dytë i i bashkimit të Shqiptarëve pas eksodit të 1999. “Ra ky mort e u pamë” perifrazova një titull të Kadaresë. Asnjë mort tjetër, zyrtar ose jo, nuk kishte mbledhur kaq njerëz, nuk kishte koncentruar kaq dhimbje dhe dinjitet. Asnjëherë një ceremoni tjetër nuk kishte pasur një performancë të tillë. Njeriu që i kishte dhënë Kosovës një ëndërr, një ëndërr që e kishte besuar fillimisht vetë, po i bënte tani shërbimin e fundit, atë më madhorin: po i jepte një ceremoni dinjitoze si rrallë herë në historinë tonë. Ishte ftohtë, acar. Janari më i ftohtë në 37 vitet e jetës sime. Njerëzit qëndronin në këmbë, në dy anët e rrugës, me orë, me bindjen për t’i bërë homazhet e fundit njeriut që i kishte drejtuar për 16 vjet. Ai po ikte, duke lënë pas një vepër, një shtet thuajse të krijuar dhe një personalitet kompleks, plot ulje dhe ngritje, që askush nuk ka të drejtë ta gjykojë, veç historisë!

Ibrahim Rugova, një nga gjigantët e liderëve të viteve të ’90-ta

Në 10-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka përkujtuar atë përmes një postimi në Facebook.
 ruairi o connell 2
Shihni të plotë postimin e ambasadorit britanik:
Kam pasur nderin ta njoh, për pak kohë, Presidentin Rugova. Në javën time të dytë në Kosovë, si një diplomat i ri në vitin 2004, unë e kam shoqëruar Shefin e Misionit në një takim me të. Isha nervoz dhe i emocionuar. Presidenti Rugova ishte një nga gjigandët e brezit të liderëve të viteve 1990-ta që e drejtoi Evropën Qëndrore dhe Lindore nga represioni deri në demokraci. Por, ai ishte shumë i sjellshëm. Unë ende e mbaj kristalin që ai zgjodhi për mua në fund të takimit. Vizioni i Presidentit Rugova për një Kosovë demokratike, dhe besimi se bota nuk do ta braktisë Kos ovën, ka ndihmuar për të mbajtur gjallë shpresat edhe në momentet më të errëta. Në fund të jetës së tij, udhëheqja dhe vizioni i tij krijoi ” Ekipin e Unitetit” që siguroi unitet dhe bashkëveprim gjersa Kosova negocionte rrugën e vështirë drejt pavarësisë. Në funeralin e tij, unë e pashë respektin që bota kishte për të, dhe, sidomos për Kosovën. Ai kurrë nuk e pa pavarësinë, por ai e pa lirinë për të cilën luftoi.
U prehtë në paqe.

Rugova në Tribunalin e Hagës ndër të tjera mbron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.




Në video shihet ish-Presidenti i ndjerë i Kosovës,Akademik Prof.Dr.sc. Ibrahim Rugova, gjatë përballjes me personi e akuzuar si kriminel lufte, Slobodan Millosheviq në Gjykatën e Hagës.
I ndjeri Ibrahim Rugova në Tribunalin e Hagës ndër të tjera mbron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë kësaj video  kryqetniki serb Sllobodan  Millosheviqi i parashtron disa pyetje provokuese Ibrahim Rugovës, ku i thotë se ia ka bërë disa lutje atij.
Sllobodan Millosheviq: Ju thatë që UÇK-ja nuk ishte organizatë terroriste, pyetja ime është kështu; Në rast se UÇK-ja nuk ishte një organizatë terroriste, atëherë pse erdhët tek unë për të kërkuar që unë t’ju transferojë në një vend tjetër për ta shpëtuar familjen tuaj, pse erdhët?
Ibrahim Rugova: Unë thash që nuk është terroriste. As një shtet, as “State Departament” nuk e ka shpallur organizatë të tillë. Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën nga patriotët dhe kanë luftuar për Kosovën.
Ndërsa kur thoni se unë kam ardhur t’ju lus, nuk ju kam lutur. Kam kërkuar të dal jashtë Kosovës, sepse atëherë Kosova ishte e zbrazur, nuk kishte njerëz as bashkëpunëtorët e mi. Dëshiroja të dilja të mos vritem ndonjë ditë në ndonjë incident apo në kurdisjet që mund t’i ketë bërë regjimi.
Sllobodan Millosheviq: Aktet që kemi parë edhe shtypin perëndimor  në atë kohë tregon se gjenocid u bë kundër serbëve, ashtu është apo jo?
Ibrahim Rugova: Ju lutem, ju lutem… mos i përzini. Ju flisni për vitet 80, pastaj kaloni në fund të 90’ve. Prandaj nuk ka pasur gjenocid ndaj serbëve, është e kundërta, sidomos gjatë luftës ka pasur dhunë, të vrarë… Gjatë luftës ka pasur gjenocid ndaj shumicës shqiptare në Kosovë ku janë bërë shkatërrime të mëdha, ku janë vrarë rreth 10 mijë njerëz (ende nuk i kemi shënimet komplete) , janë zhdukur rreth 4 mijë, janë shkatërruar mbi 120 mijë shtëpi private e mijëra objekte shoqërore e publike.
Sllobodan Millosheviq: Zotëri Rugova, ju erdhët tek unë dhe më kërkuat që t’ju shpëtojë juve nga një vrasje të mundur të shkaktuar nga UÇK-ja. Më shikoni në sy dhe më tregoni a është e vërtetë kjo?
Ibrahim Rugova: Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë, nuk dëshirojë të përdorë fjalë të rënda por kjo është një gënjeshtër. Ka qenë kërkesë ndërkombëtare që unë të dal jashtë Kosovës.

Tungjatjeta Presidenti im Zoti Rugova!


Image result for rexhep shahu

Nga Rexhep Shahu

Dy theniet me te fundit per ty zoti President, thenie me germa te medha, jane ajo e ambasadorit Kristofer Hill qe tha se : Rugoven e prisnin dhe e takonin njerzit si te ishte Pape dhe ajo e fundit e lordit Robertson ish shefi i NATO qe tha keto dite ne Prishtine se Kosova eshte kjo qe eshte fale Rugoves dhe Amerikes.

Image result for nato dhe ibrahim rugova


Ne shijme fjale ndersa ti vazhdon te rrish e te na prish.

Këta janë 52 bashkëluftëtarët e parë të Adem Jasharit (Foto)

Dikush paska shkrue se UCK ka linde si reaksion ndaj teje. Ky fare shkruesi eshte shume larg teje, shume larg UCK e Kosoves. Ti zoti President je dakordue me presidentin e kohes ne Shqiperi, Ramiz Alia, per stervitjen e trupave ushtarake ne Shqiperi. Hajnat qe vjedhin merita nuk duan ta dine, por historia e din mire kete.



Ti qe kerkove intervenimin e NATO dhe ashtu u be, nuk mund te deklaroje si do trima shkurresh se ne clirohemi vete. Por ti deklaroje ne mbrojtje te luftes se shqiptaret po mbrojne pragjet e shtepive te tyre, kur dihej se avokatia jote ishte e jashtezakonshme dhe e padyshimte.



Po te perflasin se nuk je shpjeguar per takimin me Milosheviqin. Ata qe jane te deshperuar me ty, qe nuk munden te te njohin kurre, qe nuk ta falen kurre pse nuk u shkove ne studio apo pse nuk i lejove te te fusnin gishtat ne hunde, duhet te te shohin e te te degjojne ne perballjen tende me Milosheviqin ne gjykaten e Hages ne gjyq. Dhe nese e shohin ate perballje, mjafton per njerzit normale, e per ata qe urrejtjen e kane zanat kunder teje, nuk u mjafton as ajo perballje.

Image result for nato dhe ibrahim rugova

Paskan shkrue se ti ke refuzuar Shqiperine zoti President. Kjo eshte shpifje, ti nuk ke refuzue Shqiperine, por ke refuzue te takosh ata udheheqes te Shqiperise qe te quajten e te shpallen tradhetar. Por duan ta harrojne ata qe te akuzojne se ti refuzove Shqiperine.

 Ata nuk duan ta besojne se ti ishte trim, ishe idhnak i pashoq, ata nuk duan ta besojne se ishe ti e pastaj vinin te tjeret, ata nuk duan ta besojne se ti i zhbeje me heshtje dhe fjala jote me e rende ishte heshtja, shperfillja, zhberja.


Paskan thene per ty se ti nuk hyje te guximtaret. Idiotat! Po bash per ate qe ishte i semure me guxim te tha Bekim Femiu, kryeartisti, duke u mburre me ty, ne kafe ne Prishtine ne publik, se i ke koqet deri n'fund t'kamve... bash per deklaratat e tua ne Serbi e ne shtypin e huaj ne mbrojtje te shqiptareve e te Kosoves.

Po te mos ishe guximtar do te kishe ike, do te ishe fshehe si mi arash, si mi shkurresh, si komandant prrojnash e malesh.



Me tregonte Rifat Kukaj ne Zym te Hasit : Radio televizioni shqiptar dhe Dojcevele dhane lajmin se ne Prishtine kane mbete vetem serbe e qen. Rifati kishte dale ne kafe te nesermen dhe duke pi kafe e alkol me shoket, cakrronte goten duke bere ham - ham. Me vertetue lajmin e TVSH se ne Prishtine kane mbete do serbe e qen dhe jo shqiptare. Por ti President Rugova ne keto kohe ishe ne Prishtine ne shtepine tende.
Kadri Veseli_te varri i Rugoves
Paskan shkrue se ti tradhetove enderren e bashkimit kombetar dhe krijove Kosoven shtet te pavarur. Mjeranat nuk te kane degjue as lexue se qellimi yt final eshte bashkimi. Por per tu bashkue duhet te jesh se pa qene nuk mund te bashkohesh.


Duhej bere Kosova shtet, duheshin bere dy shtete shqiptare dhe pastaj eshte ne doren e tyre bashkimi.



Zoti President, sa me shume qe po kalon koha, ti po ngrihesh edhe me lart, nuk po te rroki dot, nuk po mundem me shkrue per ty sepse une po duhet me u marre me toksoret e perllomen ndersa ti je lart ne pidestal.






Tung Zoti President!

Isa Boletini dhe "Sheshi i Plisave"në Shkup


Mimoza Dajci     <dajci_mimoza@hotmail.com >                                             Today at 8:12 PM                                                                                   

Isa Boletini dhe "Sheshi i Plisave"në Shkup


Image result for mimoza dajci


Nga Mimoza Dajçi


New York

Më datë 23 Janar 2016 do të përurohet në Shkup shtatorja e Heroit tonë kombëtar Isa Boletini, iniciator i kësaj veprimtarie është Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore Shqiptare në Shkup Dr. Skënder Asani. Sipas nipit të Heroit Gazmend Boletini: - "Komuna e Mitrovicës është angazhuar të transportojë qytetarët e fshatit Boletin për në Saraj të Shkupit për të marë pjesë në këtë ceremoni të rëndësishme".



Dr. Skënder Asani

Ndër të tjera ai tha: "Unë besoj se ardhja e Isa Boletinit e përhershme në Saraj do të reflektojë pozitivisht tek shqiptarët, për shkak se ai ka dhënë jetën për bashkimin kombëtar. Kjo përmendore tha ai ngrihet pikërisht me rastin e 100 vjetorit, në ditën kur edhe është vrarë Isa Boletini".

Gazmend Boletini

Fatbardha Boletini   dhe Gazmend Boletini



Juristja Fatbardha Boletini nga Mitrovica, po mbesë e Heroit tonë kombëtar Isa Boletini, gjatë një bisede telefonike na tregon se busti i Heroit do të vendoset në Komunën Saraj pranë shkollës "Dituria", ku përveç familjarëve do të marin pjesë edhe liderë e patriotë nga Kosova, Shqipëria e treva të tjera shqiptare, njerëz të politikës, artit e historisë.

"Mendoj - thotë Fatbardha - se ky eveniment do të shërbejë si një mesazh paqeje dhe bashkimi për shqiptarët dhe një simbol që personifikon heroizmin e popullit tonë, çfarë trasmeton tek brezat trimërinë, guximin e dashurinë për atdheun e kombin tonë". 



Agim Bahtiri


Kryetari i Komunës në Mitrovicë Agim Bahtiri



Ndërsa Kryetari i Komunës në Mitrovicë Agim Bahtiri tha për median se vendosja e bustit të Heroit tonë kombëtar në Shkup do të ndikojë në bashkimin e faktorit shqiptar në Maqedoni dhe do të jetë një moment kyç që shqiptarët të ecin përpara drejt realizimit të aspiratave mbarëkombëtare. 





Busti i Heroit Isa Boletinit në Isniq 



Busti i Heroit Isa Boletini që do të vendoset në Saraj të Shkupit është i lartë 3.69 m dhe ka për autor skulptorin e njohur durrsak Idriz Balani. 



Idriz Balani.

Po në Shkup më datë 22 Janar do të mbahet një simposium shkencor ku do të promovohet edhe libri me titull "Isa Boletini në lëvizjen kombëtare shqiptare" bashkëpunim i parë ky mes tre institucioneve historike të Shqipërisë, Kosovës e Shkupit.





Nga ceremonia e vendosjes së bustit të Heroit kombëtar Isa Boletini në Isniq-Kosovë


Cermonia në Saraj do të mbahet nën drejtimin e Ali Mehmetit dhe do të shoqërohet me një koncert të pasur artistik, që do të fillojë në orën 12.00, ndërsa përurimi bustit do të bëhet në ora 13.00. 

Tek Sheshi në Saraj do të ketë edhe një improvizim të Kullës së Boletinëve përballë Bustit të Heroit dhe sheshi do të marë emrin "Sheshi i Plisave". 

Image result for lulzim bashaImage result for kadri veseli

Lulzim Basha dhe Kadri Veseli

Nga politikanët shqiptarë deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarjen e tyre Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha.

(Shënim: Autorja e kësaj kronike rrjedh nga Famija e Boletinëve)

2016-01-20

Përkujtime për (mos)harrim: Turp injorimi i Filmit mbi luftën e UÇK-së të Dibran Fyllit Erald Selca


Erald Selca


Shkruan Erald Selca:

...

Në Fushë-Kosovë u mbajtë një festival filmi i quajtur Hyjnesha në Fron dhe ku prezentë ishin një mori filmash të metrazhit të shkurtë por pa asnjë dyshim filmi më i mirë ishte filmi i patriotit ,ish luftetarit te oreve të para të UÇK-së Dibran Fyllit nje ish i burgosur politik ,një shkrimtar aktor dhe regjisor i mrekullushëm dhe një njeri human i cili tash e një jetë punon me forcat e veta pa mbeshtetje institucionale.

Filmi QYTETI I ZI u injorua nga juria e shkrete dhe e gjore vetem pse kishte tematike luften e fundit Clirimtare vuajtjet persukutimet rezistencen ndaj okupatorit gjenocidial serb ,autori dhe regjisori i mirenjohur Dibran Fylli nuk mund rrije indiferentete dhe per hire te brezave te rinje angazhohet dhe shkruan qofte poezi te shumta per deshmoret ,bene libra e filma qe e ajo e kaluare e lavdishme te mos harrohet .

Por disa kozmopolitan disa trushpelare disa horra te financuar nga qarqet surroiste-soorosit, nuk duan filma mbi luften sepse medemek keta filma nuk jane ne trendi aktual disa po duan ta harrojme terrorin serb nuk duan te flitet ne libra per krimet serbe nuk duan dokumnetare televiziv nuk duan filma se prishet Bashkimi-vllazerimi i pakos Ahtisari .

Drejtueseve te Jurise duhet te ju vije turp i madh sepse po te mos ishte lufta e UCK-se gjaku i mijera deshmoreve te kombit ata nuk do kishin mundesi te organizonin dot ate festival filmi mjere ai popull qe injoron vlerat e veta gjakun e derdhur qe injoron sakrificen sublime te tij.

Dibran Fylli bashkeluftetari im dhe Eprori im i nderuar dikur nuk ka jetuar kurre per poste e lavde ,por gjithe jeten modestisht po ja kushton kombit nganjehere me ngjason me Haxhi Zeken dhe Hasan Prishtinen te cilet dhane cdo gje per atdheun ky edhe pronat e veta i ka shitur qe te afirmoj luften e drejte Clirimtare dhe para opinionit boteror ta demaskoj Serbine Hitleriane .

Dibrani nuk vuan per cmime e dekorata se nuk punon per to ,por ne qe e ndjekim veprimtarine e tij jemi te indinjuar tejmase dhe me pelqyen reagimet e luftetares e shkrimtares Rajmonda Malecka ,intelektualit Flori Bruqi ,luftetarit nderuar Abit Haziraj etj.

Keta te moderuarit qe injorojne filmat me tematike luften Clirimtare gjate luftes kane qene ne Stankovec dhe Bllace ,Ulqin dhe Durres duke u rrezitur kur ne jepnim atomin e fundit per lirine tone te femijeve tone .

Lavdi luftes se shenjte te UCK-se respekt dhe admirim pendes dhe punes se madhe te Dibran Fyllit ketij kolosi te shqiptarizmes .

http://www.tetovasot.com/

Cikël poetik nga Raimonda Maleçka








Image result for raimonda maleçka

 Raimonda Maleçka


Emri: - Rajmonda
Mbiemri: - Maleçka
Atësia: - Bujar
Vitlindja:- 11.03. 1970
Vendlinda: - Tiranë
Vendbanimi: - Tiranë

Shkollimi:

Arsimi 8 vjeçarë 1977-1985 Tiranë, Shkolla Tetë-Vjeçare “Xhezmi Delli”
Arsimi i mesëm 1985-1989 Shkolla e Mesme e Përgj. “Partizani“ Tiranë,
Arsimi i Lartë: Gjuhë-Letërsi dhe Gazetari.

Pas Universitar


Akademia Diplomatike Shqiptare- 25 shtator deri më 25 dhjetor- kursin Marrëdhënie Ndëkombëtare dhe Diplomaci

Akademia Diplomatike Shqiptare-22 janar deri më 16 shkurt-kursin Lidership dhe Manaxhim Krizash


Akademia Diplomatike Shqiptare-6 Gusht deri më 27 Gusht –kursin Aftësi Negociuese

Puna:

-Gazetare në gazetat “Gazeta Shqiptare”, gazeta “Atdheu”, gazeta “Rilindja”, gazeta “Kosova”,
gazeta “Koha e Re ”, gazeta “Ora e Shqipnisë” , gazeta “Bulevard”...

-1998 Kryeredaktore e gazetës “Kushtrimi”.

-1998, aktiviste e çështjes kombetare, në Shqipëri-Kosovë, Lugina e Preshevës dhe trevat shqiptare nën-Maqedoni. Bashkëpunëtore e mediave shqiptare në të gjithë këtë hapësirë.

-1998-luftëtare e UÇK-së, bashkë me babin tin Bujar Maleçka dhe korrespondente e revistës “Mbrojtje...“ organ i Ministrisë së Mbrojtjes Tiranë.

-1999 (pas luftës së Kosvës), angazhuar në TMK (Zona e Dytë) si gazetare dhe më vonë në Bazën e Logjistikës Prishtinë.

-1999 redaktore dhe skenariste e asamblit të TMK-së në Prishtinë.-04.04.2005-04.04.2006 e burgosur në Shkup për arsye politike( e dënuar 10 vjet, mbajtur një së bashku me babain)


Kontribute intelektuale dhe publiçistike:

1-“Ëndërra lozonjare’, poezi , botuar në vitin 1998

2-“Tungjatjeta Kosovë“, poezi, botuar në vitin 1998

3-“Prelud pavarësie“ , poezi, botuar në vitin 2000

4-”Nëpër ditët e dhimbjes dhe lirisë së Kosovës”, analizë dhe opinion shkencorë për çështje e Kosovës, botuar në vitin 2001

5-”Shqiptarët e kanë Brenda vetes së tyre lirinë”, libër analitik dhe interviste për zhvillimet politike të shqiptarëve nën-Maqedoni, botuar në vitin 200

6--“Tokë arbnore” antologji poetike për të rënët e luftës, botuar në vitin 2004

7-“Ora e Kombit” , monografi , botuar në vitin 2005

8- “Jasharët, kujtesa jonë e përjetëshme”, pelud kujtese për familjen Jashari, botuar në vitin 2000

9-Haradinaj dhe Rendi i Ri Botërorë, analizë politiko-historike, botuar në vitin 2007

10-“Hashim Thaçi dhe beteja e fundit”, analizë monografike, botuar në vitin 2008

11.-Hasi mes Luftës dhe Lirisë, libër historik-monografik, botuar në vitin 2010

12-Redaktore e disa librave historik të shkruar për luftën dhe UÇK-në.

Etj.

Mirënjohje dhe Vlerësime, nga organizata dhe shoqata të ndryshme

Nga Shoqata Atdhetare për të rënët e Kombit Shqiptar – Me titull- Mirënjohje e Kombit-Tiranë 2001

Nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare-Vlerësim për vëprimtarinë aktive, ne kontribut te çështjes kombëtare, 17.10.2003

Nga Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, Prishtinë-,më 20.05.2004

Nga Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë-Dega Tiranë-Çertifikatë –me titullin- NDERI I SHOQATËS, më 14.05.2006.

Nga Kosova Fshati Zojzë me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore të dëshmorit Sinan Thaçi- më 29.04.2006 Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇK-së

Nga Shoqata e Veteranëve, Invalidëve dhe familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë-Metvegjë-Bujanoc- më 25.09.2006

Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇPMB-së.

Nga Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare-Dega në Prizren- Falenderim për kontributin e dhënë në luftën e UÇK-së, më 28.11.2006

Organizata e Veteranëve të Luftës së Preshevë-Metvegjë-Bujanoc-më Gusht-2009 Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇPMB-së

Nga Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, dega Therandë- më 10-06-2011 Mirënjohje për Kontributin e dhënë për invalidët e UÇK-së.

Nga Biblokteka e Qytetit të Kukësit më 26-10-2011. Mirënjohje për kontribut të çmuar në pasurimin e fondit të biblotekës të qytetit të Kukësit.



*******




Nga Raimonda Maleçka





Tokë e Drenicës mbjellë me eshtra

‎- Ep’ për Drenicën e Shaban Polluzhën
Tokë e Drenicës mbjellë me eshtra
luftëtarësh,
Me eshtra fëmijësh të vegjël mbjellë,
U bënë shi e breshër për armiqtë
në dimra,
E lulëkuqe Kosove për drenicasit
në pranverë.
Toka e Drenicës mbjellë me stuhi
dhe kështjella,
Djem e burra si lisat e lartë
nëpër shkëmbinj,
Të gjithë burra të lindur si 100 vjeçarë,
Të gjithë vdekur djem të rinj…
Ashtu si Drenica për Kosovën u bë
kujtesë,
Kështjellë lirie e kështjellë burrash
me nderë e besë,
Luftë pas lufte mbetur më e fortë,
E pamposhtur asnjëherë, flamur në pranver.
Kangët e Mujit e Halilit, Elez Alinë
e të tjerë,
Që shqiptarët mos të shuhen kurrë,
Shaban Polluzhës ja rritën zemrën,
Ja rritën shtratin dhe e bënë burrë…
Herë me hasmin, herë me armikun,
Drenica në luftëra në çdo vjet,
Te malsori Shaban Polluzha,
Legjenda e Veriut derdhë përjetë…
Bëhej burri shkëmb e mal,
Kur oshëtinte zani i lirisë,
Bahej engjëll e bahej dhimbje,
Kur derdhej loti i fëmisë.
Nëpër grykat e Drenicës,
E la zanin Ai – Shaban Polluzha,
Asnjë ditë si mungoi Drenicës,
As Kosovës në kohë me luftëra.
Mijra vite të kalojnë,
Qindra vite a më shumë,
Drenicakët burra – bese,
Për historinë do rrijnë pa gjumë.
Mbetur asht’ në fjalët e burrit,
Mbetur vrull në dejet e rinisë,
Me mijra vjet aty do të jenë,
T’i ushqyejë rrënjët e lirisë…


Kangë dhimbje është loti i nanës 


(Shkelzen Haradinaj)


Kangë dhimbje është loti i nanës 
që kraharorin kaq kohë ia lag,
Ah, sikur dhe njëherë i biri i saj të vijë,
S’ndalet monolog i nanës nga mëngjesi
në mbrëmje,
E i mat ditët e pritjes me kujtimet e të 
birit fëmijë.
Dhe një ditë nuk ndal mall e dhimbje e saj,
Jetë e të birit rrjedh nëpër mallëngjimin
e heshtur,
I shkon anë e m’anështëpis së vjetër,
E vazhdon dhimbja “rrugën” në rroba
zie veshur.



Kangë vajtimi asht dhimbja e motrës
për vëllanë,
Në pritjen e tij të pamundur asht ba qyqe,
Ku, ku, si zogu i dhimbjes nëpër bjeshkë
e shkretina,
Dhe motra e luftëtarit kështu, s’mund 
të qe ndryshe.

E n’shtrat rinorë me petka dasme e gëzimi
i kujtohet trimi,
Rritë në dhe të huaj a nën sytë e hasmit të zi,
Ah, sikur të ishte sot, këtu para meje e nanës,
Veç i gëzuem do të ishte për ne dhe vetëm ai.
E asht baladë djali e vllau për motrën,
N’gjokset e shtrenjta i shtrëngon mungesa
e vllaut e djalit,
Merreni këtë këngë e vereni në gojën 
e rapsodit,
Ta këndojë në odë, në dasëm, në mort,
në fushë a në vetminë e malit.
Trazohet za i vjetër i burrnisë shqiptare 
anës oxhakut,
Konak, po konak ka pasë përherë dera 
e shqiptarëve,
Dhe pse dhimbja për djalin lëmsh në
grykë i rrin babait,
Një rudhë tjetër në ballë ia ka msye 
si shenë e të vrarëve.
E nga thellinat e derës së shpisë e kah moti,
Fillojnë e vijnë të rënët, burrat, trimat 
e martirët me radhë,
S’ka dert pse oda e madhe mbushet me 
bjeshkë e ura lumejsh,
Kuvend ka për të gjithë sido me ardhë.

E pra, erdhën të vjetër e tr ri kur deshën
nana, motra e babai,
Lot në sytë e nanës, kangë vajtimi motra,
e rrudhë të re babai,
Mos thoni se nuk erdha, unë në ju jam,
Dhe pse ndoshta ndonjë ditë mungon vëllai.


Gusht-2012



Kumanovë – na çil konak




(Ismet Jashari)


Anë e m’anë rrugëve të Kosovës,

Varg i njerëzve shtohet lumë,
Në altar po vijnë,shqiptarët...
Dilni, na prisni, jemi shumë.
Derë e madhe,derë e lirisë,
Deri në agime miqtë i pret,
Si kjo ditë e dhembshur gushti,
I pret miqtë nga mijra vjet...
Kumanovë deliri i trimave,
Pse s’na del në krye të malit,
N’qafë shkëmbinjsh si s’po dukesh,
N’qindra flamunj kuq e zi,
Herë na dukesh, herë na zhdukesh.
Trimat s’kanë gjumë, ne po presim,
Kemi ardhë prej shumë larg,
Nga Europa e Shqipëria,...
Dil Ti vetë, na çil konak.
S’dimë se nga t’i hedhim sytë,
A po vjen nga Qafa e Duhlës,
Me gjak plagësh që kullon,
A vrapon grykës së Llapushnikut,
Me pluhur rrugësh që zbardhëllon.
Ndoshta vjen nga Malet e Berishës,
Malet e Blinajës e Pishat e Shtimes,
Nga Tërpeza e Lladrovci,
Ku shenja lanë plagët e dhimbjes.
Nga Luzhnica po të thërrasin,
Lëre qetësinë, iki varrit,
Kumanovë harroi të gjitha,
Me 62 trimat e tu,
Kumanovë prap rri në prita.
Kumanovë bir i shqiptarisë,
Këtu do të vijmë dimër a verë,
Me 62 lisat e lirisë,
Në altar na prit përherë.
Ismet Jashari qëndron në Orizare,
Me një amanet:- shokë,vëllezër e motra,
“Kujdes tradhëtin.....-
mos e lini luftën deri në bashkim!”
Ta bëjmë Dardaninë,si ka qenë që moti,

Ta bëjmë Shqipërinë ,si në kohën e Kastriotit!

Shkup,23.08.2003





Pesë yje shqiptarie

( Tahir Sinanit, Lefter Koxha,Skerdilajd Llagami, 
Ndriçim Koxha,Pajtim Roci….)

Malet e luginat e Shqiptarisë,
Për çdo stinë rrisin lule shumë,
Gjaku i të rënëve mbetur tek toka,
Bëhet lule, dallgë, diell e lumë.
Lot e dhimbje për Tahir Sinanin,
Përkundin sytë e një nëne që dhembin,
N’Gostivar e la fytyrën trimi,
Pa ja heq sysh Tropojën e Shkëlzenin.
Në kuvend Tomorrit të vet në Berat,
Prej Shkupit, Lefter Koxha i ban za,
Në e ndjeni mungesën time,
Dilni kujtoni shekujt në kala
Nga Sellcë e Keqe për në Tiranë,
Ka aq kohë shkojnë e vijnë lajme,
Vetëm Skerdilajd Llagami nuk mund
të përgjigjet,
T’ia pushojnë dhimbjet kësaj nane.
Thinjët si flokët e nanës Gjallica në pritje,
Pajtim Roci vallë pse s’po kthen nga Shkupi,
Rrugët s’janë në dimër, njerëzit shkojnë e vijnë.
Por, trimi s’tundet, në palët e flamurit ngrirë…
Dhimbje përcjellin mbrëmjet e Librazhdit,
Një piskamë drejt Shkupit s’do hesht,
Pëshpëritje për Ndriçim Koxhën thonë
dhe yjet,
Nga mbrëmja në mëngjes….
Ne pritëm, që ju të vini, por ju
nuk erdhët kurrë,
As në dimër, vjeshtë, pranverë a verë,
Po kudo ku ngrihet një flamurë,
Ju do të mbeteni midis nesh…
Malet e fushat e shqiptarisë,
Në çdo verë rritur lule shumë,
Gjaku i të rënëve, mbetur tek rrënjët,
Bëhet lule, dallgë, diell e lumë.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...