2016-02-16

Presidenca: Kerry kërkoi vetë takim me Nishanin, Rama të tërhiqet nga deklaratat fyese ndaj Presidentit

Presidenca: Kerry kërkoi vetë takim me Nishanin, Rama të tërhiqet nga deklaratat fyese ndaj Presidentit
Presidenca reagoi përmes Zëdhënëses në lidhje me deklarimet e bëra mbrëmjen e djeshme nga Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës së tij në emisionin “Dritare”mbi takimin e Presidentit të Republikës me Sekretarin e Shtetit, John Kerry në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
“Kërkesa e Sekretarit Kerry e përcjellë përmes Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri ishte një nder i veçantë dhe respekt ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit Nishani. i kërkojmë Kryeministrit të vendit të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj Presidentit të Republikës dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, pasi një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Milva Ekonomi, ja kush është ministrja e re e Ekonomisë…

Milva Ekonomi, ja kush është ministrja e re e Ekonomisë…
Milva Ekonomi qenë numri dy i një prej ministrive më të akuzuara për korrupsion për shkak të disa tenderave e koncesioneve, për të cilat kanë nisur edhe hetimet nga prokuroria. Ajo ka mbajtur prej afro 3 vjetësh postin e zëvendësministres së Shëndetësisë, në dikasterin e drejtuar nga Ilir Beqaj.
CV e Plotë:
Milva Ekonomi ka lindur në Tiranë në vitin 1962 dhe është nënë e dy vajzave.
Ka kryer studimet e larta në Statistikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Bujqësisë, dhe një Master në Administrim Biznesi ( MBA ) nga Universiteti i Tiranës. Ka kryer gjithashtu edhe formime të avancuara në fushën e statistikave ekonomike dhe sociale si dhe të manaxhimit në Byrone e Statistikave të Punës (SHBA), Eurostat (Luxemburg), Istat (Itali).
Ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave të Shqipërisë gjatë periudhës 1994-2005 duke kryer një sërë detyrash që lidheshin me ngritjen dhe institucionalizimin e statistikave zyrtare në vend.
Ka kryesuar Komisionin Kombëtar të Nomenklaturave dhe ka qenë për dy mandate anëtare e Byrosë së Konferencës së Staticienëve Evropianë KEE/OKB. Në vitin 2006 ajo zgjidhet anëtare e panelit të ekspertëve të projektit “PARIS 21” (OECD), ku punon mbi lidhjen e statistikave zyrtare me të drejtat e njeriut. Punon në këtë projekt deri në fund të dhjetorit 2007.
Më pas ajo u përfshi si ekspert kyç në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (EAR) në Kosovë, në projektin mbi Mbështetjen në Sistemin Statistikor dhe Përgatitjen e Rregjistrimit të Popullsisë në Kosovë 2007 – 2008.
Dha kontributin e saj si Këshilltar Afatgjatë i Statistikave Suedeze (Sida) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku punoi gjatë viteve 2008 – 2013, në hartimin e legjislacionit statistikor dhe ndërtimin e Programit Zyrtar të Statistikave Kombëtare. Ajo gjithashtu ka punuar në projekte të ndryshme me Agjencitë e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si Eurostat, ILO, UNODC, Ëorld Bank, Dfid, dhe FMN.
Ajo është anëtare e Institutit Ndërkombëtar të Statistikave (ISI) dhe Shoqatës Staticienëve të Ballkanit.
Ajo është një nga themeluesit e Institutit Agenda, një qendër kërkimesh ekononomike dhe sociale e themeluar në qershor të vitit 2006 në Tiranë.
Përgjate viteve ajo ka dhënë kontributin e saj në lëvizjen e gruas në Shqipëri duke qënë aktiviste në shumë nisma, por gjithashtu edhe në aksione të shoqërise civile. Ajo ka shërbyer edhe si anëtare e Këshillit Bashiak të Tiranës për periudhën 2000-2011.
Ka qenë lektore në Universitetin e Tiranës, Universitetit Bujqësor si dhe në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”.
Ajo ka shkruar disa botime ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtare në fushën e statistikave, zhvillimit social dhe ekonomik, si dhe të përkatësisë gjinore. Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane si dhe njeh gjuhën Franceze.

Mediat amerikane: Cani u shkarkua pa asnjë arsye. Ja prapaskenat!

Mediat amerikane: Cani u shkarkua pa asnjë arsye. Ja prapaskenat!
Lajmi për shkarkimin e ministrit të Financave ka gjetur një jehonë të gjerë në mediat ndërkombëtare.
Pas raportimit urgjent të agjencisë Reuters, disa prej mediave kryesore amerikane kanë në faqet e tyre lajmin për shkarkimin e Canit.
Rrjeti amerikan ABC, bazuar në një raport të Associated Press, thotë se Cani u shkarkua pa dhënë ndonjë arsye për këtë.
“Kryeministri shqiptar, Edi Rama, pushoi nga detyra ministrin e Financave të premten dhe emëroi ish-ministrin e Ekonomisë në këtë post, por nuk dha asnjë shpjegim për këtë lëvizje,” shkruan ABC News.
“Shkëlqim Cani, i emëruar ministër Financash në shtator të vitit 2013, mësoi për shkarkimin e tij ndërsa ishte në një takim me zyrtarë të lartë të financave ndërkombëtare, një burim pranë tij tha për Associated Press. Burimi foli vetëm në kushtet e anonimatit”.
“Gjatë drejtimit të Canit, borxhi i vendit u rrit nga 62 përqind e GDP-së në 73 përqind”.
Kurse Zëri i Amerikës raporton se shkarkimi i është komunikuar mbrëmë Canit.
“Kryeministri Rama i dha fund këmbënguljes së tij për të mos bërë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Mbrëmë ai i ka komunikuar ministrit të Financave Shkëlqim Cani vendimin për shkarkimin e tij, ndonëse sipas një komunikate të shpërndarë paradite nga qeveria, lihet të kuptohet se gjithshka ka ndodhur sot. Në momentin e njoftimit zyrtar të vendimit të shkarkimit, ministri Cani ka qenë në një takim pune me Bankën Botërore.
Zyra e kryeministrit nuk dha asnjë shpjegim për vendimin dhe motivet që e shtynë kreun e qeverisë për këtë lëvizje.
2015-a ka qenë një vit i vështirë për financat e vendit, të cilat u përballën me një gropë të madhe në realizimin e të ardhurave. Në mesin e vitit të shkuar qeveria rishikoi në ulje planin, duke e motivuar këtë lëvizje me ndikimet e konjukturave në tregjet botërore. Por edhe gjysma e dytë e vitit, pavarësisht pritjeve të reduktuara, rezultoi në rënie po të thellë të të ardhurave,” raporton Zëri i Amerikës.

Gazetarja shqiptaro-amerikane paralajmëron konflikte të reja në Ballkan

Gazetarja shqiptaro-amerikane paralajmëron konflikte të reja në Ballkan
Maqedonia rrezikohet gjatë kësaj vere nga një luftë e re. Shqiptarët do organizojnë kryengritjet në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Kështu shkruan në artikullin e fundit gazetarja e njohur shqiptaro-amerikane, Klara Buda.
Sipas saj, incidentet do të përfshijnë edhe Serbinë pasi do të aktivizohen mbi 1 mijë "terroristë të fshehur" në provincën e Sanxhakut të cilët kanë për qëllim tërheqjen e vëmendjes nga kryengritjet e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, shkruan gazetarja.
Ajo shprehet se, arritja e shpejtë e marrëveshjes politike në Shkup është në dëm të shqiptarëve të Maqedonisë pasi partitë maqedonase përtadisin një komplot pas shpinës së shqiptarëve të lënë pas dore.
"Faktikisht, shqiptarët me këtë marrëveshje politike jo që nuk fituan asgjë, por kanë humbur shumë. Kjo krizë politike ishte një mundësi që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve para faktorit ndërkombëtar t’i realizojnë problemet shqiptare në Maqedoni, por edhe kësaj here thjesht "u dështuan".
Shqiptarët e Maqedonisë edhe një herë ndoshta po bien viktima te "manipulimeve politike" të disa politikanëve të papërgjegjshëm. Shqiptarët vazhdojnë të mbeten pengje të politikave të erreta dhe të turbullta të shtetit një etnik maqedonas dhe të shqiptarëve të pandërgjegjshëm, ndoshta në saje edhe të tradhëtive të vet ndërkombëtarëve si gjithnjë. Në këtë rast shqiptarët siç duket janë lënë sërish në lundresën pa timon, lundresë e cila do të merr rrugën të ballafaqohet me përmbytje, shkruan Buda.
"Atëherë në këtë kontekst mund të ndërlidhet edhe deklarata e ISIS që kërcënon Ballkanin se: Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën, së shpejti do t’i pushtojmë! Në këto deklarata Maqedonia është e shënuar si një nga vendet që kanë për t’u pushtuar. Këtu janë Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja, Kosova dhe Shqipëria. Militantët, pas fitores në Serbi planifikojnë për të pushtuar Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën, dhe kështu ISIS të zgjerohet edhe në Ballkan! Ata thonë, "Gëzohuni Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonë, do ta kthejmë Sheriatin, ne jemi kalifati islam. Gëzohu edhe ti Obama, fitorja na takon neve, ne jemi bijtë e Islamit, ne jemi Kalifati islam”!? Dhe tani shtrohet pyetja; "Kush i përgatit këto skenare dhe komunikata në opinionin ballkanas? Këtu duhet hedhur sy në disa lojra dhe incidente në praninë tonë të afërt…?!{, shkruan mes tjerash në artikullin e fund gazetarja Klara Buda.
Një pjesë e madhe e analistëve paralajmërojnë trazira të reja në Ballkan, të cilaët do të shkaktohen për shkak të incidenteve ndëretnike dhe ndërfetare. Vendet më të ndieshme janë Bosnja, Sanxhaku i Serbisë, Kosova dhe Maqedonia, shkruan gazetarja ne "klarabudapost".

Nënkryetarja e Parlamentit Europian Lunacek Qeverisë dhe opozitës: Festoni Ditën e Pavarësisë ashtu si ju mësoi Rugova

Lunacek Qeverisë dhe opozitës: Festoni Ditën e Pavarësisë ashtu si ju mësoi Rugova
Nënkryetarja e Parlamentit Europian në një mesazh për Ditën e Pavarësisë ka thënë se Qeveria dhe opozita duhet të festojnë Ditën e Pavarësisë në frymë paqësore "ashtu siç i mësoi Ibrahim Rugova njerëzit e shtetit të ri".
Në një postim në Twitter, Lunacek ka thënë se nëse do të ketë dhunë në rrugë do të procesi i liberalizimit të vizave.
„Si mike e devotshme e republikës së re të Kosovës, do të prekesha thellë në rast se festa shndërrohet në ngjarje të dhunshme dhe destruktive’, tha mes tjerash Lunacek.
“Pas finalizimit të MSA-së dhe në rrugën e liberalizimit të regjimit për viza, ekzistojnë shkaqe të mira për të kremtuar pavarësinë. Por, sivjet Kosova do te duhej të përkujtojë fituesin e Cmimit Saharov (1998), Ibrahim Rugovën, i cili ndërroi jetë para dhjetë vitesh. Ai është ende simbol i pavarësisë së Kosovës, dhe ajo që është më e rëndësishme sot në politik, ai është simbol i përpjekjeve paqësore , poet dhe lider i madh i shqiptarëve të Kosovës për të ardhmen e tyre europiane,”, ka deklaruar Lunacek.
“Ftoj opozitën dhe qeverinë që sivjet ta shënojnë Ditën e Pavarësisë në mënyrën e veçantë kosovare, që Ibrahim Rugova ia mësoi njerëzve të shtetit të ri, Kosovës” ka shtuar ajo.
Lunacek “inkurajon të gjitha partitë politike të vazhdojnë të punojnë edhe pas tetë vjetorit në mënyrë konstruktive dhe në frymën europiane, në frymën e përkujtimit të traditvs së mirë kosovare të rebelimit civil pa dhunë”

Opozita me SMS fton qytetarët në protestë

Opozita me SMS fton qytetarët në protestë
Opozita e bashkuar përmes mesazheve telefonike (Sms) po i fton qytetarët të jenë pjesë e protestës së nesërme.
Në mesazh të dërguar nga Opozita shkruhet “Ftoheni të merrni pjesë në protestë nesër, me 17 shkurt, në ora 14:00, te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë. Për shtet me sovranitet!”, thuhet në mesazh.
Një gjë të tillë, opozita e kishte bërë edhe në të kaluarën. Mesazhet e tilla konsiderohen shkelje e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ky Ligj, në nenin 5 të paragrafit të parë, thotë se të dhënat personale mund të 

Si qytetar i Kosovës nuk mund të jem shumë i bindur që nuk do të ketë dhunë

Abdullahu: Përcaktimi i datës së protestës nuk është i pasherr
Profesori universitar, Faton Abdullahu, ka thënë në Info Magazine se zgjedhja e datës së protestës, pikërisht në ditën e Pavarësisë është bërë me një qëllim të caktuar.
“Përcaktimi i protestës në këtë ditë nuk është i pasherr, sikur dëshirohet që Opozita ta shfrytëzoj masën që do të mblidhet”, ka thënë Abdullahu.
Ai tha se protesta e nesërme mund të prodhojë edhe dhunë.
“Si qytetar i Kosovës nuk mund të jem shumë i bindur që nuk do të ketë dhunë, kjo më bën të dyshoj dhe të kem shumë rezerva sa i përket këtij reagimi”.
“Kauzë më e madhe se këto dy pika ka të bëjë me një lloj korrupsioni endemik, ky është thelbi”.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...