2016-08-07

Në spitalin e qytetit të Shkupit “Shën Naum i Ohrit” janë sjellur mbi 30 të plagosur

Në spitalin e Shkupit janë sjellur mbi 30 të plagosur me plagë të rënda

Në spitalin e qytetit të Shkupit “Shën Naum i Ohrit” janë sjellur mbi 21 të plagosur, të gjithë me thyerje të këmbëve dhe duarve, ndërsa ata me fraktura po i nënshtrohen operacionit.

Në Qendrë Emergjente, janë sjellur 11 persona me fraktura dhe plagë të thella.

Është sjellur edhe një fëmijë 8 vjeç tek i cili është konstatuar vetëm vdekje e tij.

Daily Mail : ISIS marshon në Londër

Mediat angleze njoftuan për një marshim të lirë të ISIS në rrugët e Londrës. Gazeta angleze Daily Mail, në një artikull me titull “ Na mashtrojnë” ka publikuar historinë e një të riu i cili sapo është liruar nga burgu është anëtarësuar në radhët e grupit terrorist ISIS në Siri.
ISIS marshon në Londër
Mark Kahsari 25 vjeçar, sapo është kthyer në mysliman. Ai pasi ka luftuar në radhët e ISIS në Siri, është kthyer në Angli dhe tashmë lëviz lirshëm në Londër.

Në kohën kur kryeqytetet e vendeve evropiane si Parisi dhe Brukseli kanë përjetuar akte terroriste, Bernard Hogan komandanti i policisë thotë se sulme të tilla në Londër varen nga koha dhe në këto kushte parashtrohet pyetja se si një person i tillë lëviz lirshëm në rrugët e Londrës?

Kahsari ka luftuar në qytetin Tel Abidh në Siri. Kjo ka ndodhur në kohën kur ky qytet mbahej i pushtuar nga grupi terrorist ISIS. Në raportin e kësaj gazete thuhet se përkrah grupeve terroriste kanë luftuar 850 anglezë. Kahsari ka qëndruar në Siri për dy muaj.

Vërshimet, Brukseli reagon para Qeverisë së Maqedonisë



Brukseli zyrtar ka reaguar para Qeverisë së Maqedonisë për vërshimet që goditen mbrëmë Shkupin dhe Tetovën.
Vërshimet, Brukseli reagon para Qeverisë së Maqedonisë
Përderisa ende nuk ka asnjë reagim nga Qeveria e Shkupit, komisionari evropian për zgjerim, Johannes Hahn, ka ngushëlluar familjet e të përmbyturve dhe ka shprehur gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale Hahn shkruan: “Ngushëllimet e mia për familjet e të përmbyturve në Shkup dhe Tetovë. Bashkimi Evropian është i gatshëm të ju ndihmojë”.

Mimoza Enver Dajçi : Intervistë me ish Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA William Perry

William Perry


Përshëndetje Z. Perry!
Përshëndetje!
Ju falenderoj që jeni sot i pranishëm në faqet e shtypit shqiptar!
Faleminderit edhe juve!
Si ish Sekretar i Mbrojtjes Amerikane, si i shikoni sot raportet e SHBA me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes?
Kur isha Sekretar i Mbrojtjes, para shumë vitesh, Shqipëria sapo kishte evoluar nga pjesë e Paktit të Varshavës, në një shtet me çështjet e veta të pavarura të sigurisë. Në atë periudhë, shpenzova një kohë të konsiderueshme duke punuar me Presidentin e Shqipërisë si dhe Ministrin e Mbrojtjes, në mënyrë që të ndihmonim Shqipërinë të arrinte një mbrojtje kombëtare të pavarur, partnershipin me NATO-n dhe atë çka quhej Partnershipi për Paqe.
Shqipëria mori pjesë në disa ushtrime paqeruajtëse me forcat e NATO-s. NATO ndihmoi në profesionalizimin e ushtrisë sipas standardeve të shteteve demokratike. Shqipëria dërgoi individë, oficerë të rinj, në shkollat tona për trajnim në SHBA. Në atë kohë Shqipëria ishte duke avancuar në mënyrë të pëlqyeshme drejt krijimit të një ushtrie të përshtatshme për një shtet demokratik. Gjatë këtij proçesi, pata rast të vizitoja Shqipërinë tre herë, gjë që është e pazakontë për një Sekretar Amerikan të Mbrojtjes.
Nëse më lejohet, a shikoni tek Shqipëria një partner të sigurtë dhe aleat të mirë përsa i përket strategjisë ushtarake?
Kam bindjen se po. Vendi juaj ka qenë definitivisht një partner shumë i mirë gjatë kohës që unë isha në këtë detyrë. Kishim marrëdhënie të afërta dhe oficerët shqiptarë vinin për trajnim në SHBA e oficerët amerikanë punonin me ta për të krijuar një program trajnimi të ngjashëm me programet tona në Fort Benning, Georgia. Më duhet të përmend këtu se nuk jam shumë i azhornuar me zhvillimet e 5 apo 10 viteve të fundit, por Shqipëria ka qenë një partner shumë i mirë në atë kohë dhe nuk ka arsye pse të mos vazhdojë të jetë kështu.
Sa dhe në çfarë mënyre SHBA, e ka mbështetur Shqipërinë në aspektin ushtarak?
Në kohën që isha në atë post, kishim një program shumë të fuqishëm për pjesëmarrjen shqiptare në programe ushtarake. Përfshi këtu oficerë shqiptarë që vinin për trajnim në USA si dhe oficerë amerikanë që punonin me ushtrinë shqiptare për programe trajnimi. Kishim një program të fortë Amerikë-Shqipëri, si dhe një program akoma më të fuqishëm ku Shqipëria mori pjesë në programin e NATO-s që quhej Partnershipi për Paqe. Marrëdheniet midis dy vendeve kanë qenë shumë të afërta në ato kohë. Nuk mund të komentoj se si gjërat janë zhvilluar ndër vite, si dhe për gjendjen e tashme, pasi informacioni im nuk është i azhornuar.
Në një nga vizitat e mia në Shqipëri, mora me vete edhe bashkëshorten time. Ndërkohë që unë kryeja vizitat e mia me Presidentin dhe Ministrin e Mbrojtjes, ajo kryente gjithashtu vizita me zyrtarë të tjerë e bashkëshortet e tyre. Vizituan një spital ushtarak që ishte në gjendje të mjerueshme për sa i përket pajisjeve dhe riparimeve. Kur ime shoqe u kthye në Amerikë, ajo u interesua që garda kombëtare amerikane, të shkonte në Shqipëri gjatë trajnimit të tyre veror. Kështu që ata shkuan për gati 6 javë, me sa mbaj mend dhe ndihmuan në rehabilitimin e spitalit duke e konvertuar kështu nga një spital që kishte shumë nevojë për pajisje, në një spital modern. Pajisjet e radiologjisë erdhën nga bazat amerikane në Gjermani. Kjo nuk ishte një iniciativë zyrtare, por akte individuale qytetarie dashamirëse humane, duke përdorur pajisje zyrtare të forcave Amerikane që kishin tepruar në Gjermani, në kohën kur trupat amerikane po largoheshin nga Gjermania. Kështu që pajisjet i transferuan në Shqipëri. Garda amerikane që punonte atje, veproi nga zemra dhe bashkë arritën të transformonin spitalin ushtarak, në një spital efektiv funksional modern. Qeveria shqiptare ishte shumë e kënaqur me atë çka arritëm të bënim në atë kohë dhe i dhanë sime shoqe medaljen “Nënë Tereza”, për të cilën ajo është shumë krenare. Ky ishte një nga kontaktet tona më të afërta me Shqipërinë ndër vite. Me siguri kjo nuk figuron nëpër rekorde zyrtare, pasi siç ju tregova, gjithçka u krye në mënyrë dashamirëse humane. Shqiptarët dhe amerikanët punuan nga afër për të arritur këto rezultate.
Kush ja akordoi Çmimin Zonjës tuaj?
Çmimi u lëshua nga Presidenti i Shqipërisë, i cili ngarkoi Ministrin e Mbrojtjes për akordimin e tij. Ministri erdhi në SHBA dhe gjatë një ceremonie që u mbajt në Pentagon, në emër të Presidentit të Shqipërisë e nderoi bashkëshorten time me medaljen “Nënë Tereza”.

Kur ka qenë vizita juaj e parë në Shqipëri?
Hera e parë në Shqipëri ishte në 1994, pasi isha emëruar Sekretar i Mbrojtjes së SHBA.
Kosova sot është e pavarur, por përsëri ka probleme madhore në veri të vendit veçanërisht në Mitrovicë. Ju personalisht si i shikoni zhvillimet në Kosovë, sa është e gatshme SHBA për të qetësuar situatën atje dhe si janë raportet e mbrojtjes SHBA – Kosovë.
Nuk jam një burim i mirë për të përshkruar situatën e tashme atje, pasi nuk jam në qeveri tani, ndaj nuk marr informacione të detajuara siç merrja kur isha Sekretar i Mbrojtjes. Çfarë di, janë ato që lexoj nëpër gazeta. Kështu që nuk mund t’ju jap një koment të mirë-informuar.
Gjatë kohës që ishit Sekretar i Mbrojtjes Amerikane keni patur rast të vizitonit Kosovën?
Jo, nuk kam patur rast me sa mbaj mend.
Po në Shqipëri kur keni qenë për herë të fundit? 
Gjatë kohës që isha ende Sekretar i Mbrojtjes së SHBA, në vitin 1996.
Keni plane ta vizitoni përsëri Shqipërinë?
Nuk kam plane për në Europë. Mosha bën të vetën dhe tashmë nuk udhëtoj më aq shpesh.
Dr. Perry, gjatë kohës kur ishit Sekretar i Mbrojtjes, keni kontaktuar disa herë me ish ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Safet Zhulali. Ç'mund të na thoni me konkretisht, se si e keni njohur Zhulalin?
Zhulali nuk kishte background profesional ushtarak, por ishte shumë inteligjent dhe njeri me integritet. Kemi punuar shumë nga afër së bashku. Ishte një eksperiencë e mirë të mësuari për të, se si të bëhej Ministër i Mbrojtjes së vendit meqënëse nuk kishte background të tillë. Ai punoi shumë në atë drejtim. Kisha një opinion të lartë për të. Përveç marrëdhënies të mirë profesionale kishim gjithashtu edhe një marrëdhënie të mirë personale.
Sipas jush, cili ishte roli i Zhulalit në transformimin e ushtrisë shqiptare drejt një ushtrie të standardeve të NATO-s?
Ai ishte Ministri i Mbrojtjes së vendit, kështu që ishte në krye të këtyre përpjekjeve. Por duhet përmendur këtu se ishin edhe individë të tjerë ushtarakë profesionalë, gjeneralë, kolonelë, të cilët ishin shumë të vendosur të transformonin ushtrinë shqiptare në një ushtri moderne dhe efektive, e me padurim prisnin të shihnin këto ndryshime. Ata punonin nën liderishipin e Ministrit, por ndërmerrnin edhe iniciativa gjithashtu. Pra ishte përpjekje e përbashkët me ushtarakët profesionistë, të cilët punuan shumë në këtë drejtim.
Përveç Ministrit e Presidentit, u takova dhe krijuam relata të afërta edhe me shumë profesionistë të tjerë të fushës së mbrojtjes, që nga gjeneralët deri tek oficerët më të rinj. Vizitova disa nga bazat e tyre ushtarake disa herë. Fola me trupat e mbajta fjalime. Pra marrëdhënia jonë nuk ishte vetëm me Ministrin por edhe me ushtrinë.
Me Zhulalin keni nënshkruar Dokumentin e Partneritetit për Paqe. Si u arrit deri këtu?
Partnershipi për Paqe erdhi shumë herët në mandatin tim. Objektivi ynë kryesor ishte që të arrinim që shtetet e europës lindore që kishin qenë anëtare të Paktit të Varshavës, të bëheshin anëtare aktive në Partnership. Kështu që i vizitova të gjitha këto shtete dhe u takova me Presidentët përkatës, si dhe Ministrat e Mbrojtjes, e gjeneralët, që t’i inkurajoja jo vetëm t’i bashkoheshin Partnershipit, por edhe të bëheshin anëtarë aktiv. Për disa nga këto vende, si psh për Shqipërinë në veçanti, qëllimi ishte edhe të sillnin disa nga oficerët e tyre të rinj më të mirë për trajnim në SHBA.
Mbaj mend se një oficer i ri shqiptar, mbase kapiten apo major (nuk më kujtohet emri pasi kanë kaluar shumë vite), ndoqi një trajnim rigoroz “Rangers” në Georgia, SHBA. Ky është trajnim për ushtarakët elitë dhe i riu shqiptar e përfundoi kursin shkëlqyeshëm. Pasi u kthye në Shqipëri, implementoi një program trajnimi të ngjashëm për ushtaret shqiptarë. Gjatë njërës prej vizitave të mia në Shqipëri, më ftoi në një demonstrim. Ai mblodhi të gjithë të rinjtë që po trajnoheshin dhe më kërkoi që të mbaja një fjalim për ta. Në momentin që unë u ngrita për të marrë fjalën, edhe ata brofën në këmbë e më përshëndetën me të njëjtën mënyrë tipike siç bëjnë edhe Rangers në Amerikë. Ai i kishte trajnuar më së miri. Ndoqa nga afër një nga trajnimet e tyre që ishin gjithashtu shumë rigoroze dhe preçize si në Amerikë. Mbeta shumë i impresionuar.
 Sot këtë bisedë po e zhvillojmë në një nga universitetet më prestigjoze në Kaliforni dhe Amerikë. Ç’farë detyre mbuloni ju pranë këtij institucioni?
Prej 20 vitesh punoj këtu si profesor, minus 4 vite që shkova në Washington, DC për të shërbyer si Sekretar i Mbrojtjes së SHBA. Jam Profesor Emeritus pasi jam tërhequr nga detyra aktive. Vazhdoj të jap lektura por jo më rregullisht siç bëja më parë. Stanford-i është një vend shumë i dashur për mua. Këtu kam studjuar edhe unë. Siç e shihni edhe ju, është një kampus i mrekullueshëm. Zë një vend të veçantë në zemrën time.
Kam jetuar këtu pothuajse gjithë jetën time së bashku me familjen, me dy shkëputje, e para në vitet 70-të për të shërbyer si NënSekretar i Mbrojtjes në fushën kërkimore dhe inxhinieri, dhe pastaj në vitet 90-të ku mora postin e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA. Përndryshe kam qenë gjithnjë këtu, qoftë në krye të një kompanie mbrojtjeje elektronike që kam krijuar (me seli jo larg prej këtu) ose duke punuar si profesor.
Dmth pasi kryet studimet e larta, iu dedikuat fushës së mbrojtjes pasi e ndjetë se mund të jepnit më shumë në këtë fushë?
Ishte viti 1954 me sa mbaj mend, gjatë kohës së Luftës së Ftohtë. Ishin vite të rrezikshme. Unë kisha qenë në ushtri dhe ndjeva një obligim për të shërbyer më tej, kështu që ju dedikova kësaj fushe.
A keni studentë shqiptarë pranë këtij universiteti? 
Nuk kam të dhëna për këtë, por me siguri që po. Kemi shumë studentë të huaj. Ecën nëpër kampus gjatë vitit akademik dhe të duket sikur je tek kombet e bashkuara, pasi ka njerëz nga mbarë bota këtu.
Në SHBA po zhvillohet fushta për zgjedhjet e ardhshme Presidenciale. Si e shikoni situatën?
Jam i shqetësuar për disa nga deklaratat që një nga kandidatët për President, Z. Trump, është duke bërë. Ndër të tjera, ai ka sugjeruar se NATO nuk është e rëndësishme. Mbase kjo nënkupton një keqkuptim për të mirat që NATO ka bërë, për disa prej të cilave folëm këtu sot. Shpresoj që nëse do të zgjidhej President i SHBA, Z. Trump do të ketë oportunitetin të ndryshojë pikëpamjet e tij mbi këtë çështje. Nuk kam ndonjë koment tjetër përsa i përket proçesit zgjedhor në SHBA.
Duke përfunduar bisedën këtu me ju Dr. Perry, ç’farë do t’i uronit Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ndodhen?
Do t’i uroja Shqipërisë që demokracia e tyre të stabilizohet në mënyrë të palëkundur, ekonomia të përmirësohet, dhe njerëzit të jenë të lumtur, të kenë prosperitet e të jenë të lirë. Shqipëria është një vend shumë i bukur. Kam vizituar dhe udhëtuar nëpër shumë pjesë të vendit. Shqiptarët që kam njohur janë njerëz shumë të zotë, shumë inteligjentë, për të cilët kam një opinion të lartë. Shqipërisë dhe shqiptarëve që kam njohur, i dërgoj përshëndetjet e mia më të ngrohta. I uroj një të ardhme të lumtur. Keni kaluar kohëra shumë të vështira në të shkuarën. Nga vendet e Traktatit të Varshavës, Shqipëria në veçanti ka pasur një qeverisje shumë të egër. Por njerëzit janë shumë të fortë dhe të qëndrueshëm, kështu që i keni mbijetuar atyre vështirësive. Besoj se Shqipërinë e pret një e ardhme e shkëlqyer.
Faleminderit!
Faleminderit juve!

Përmbytjet në Maqedoni

20 të vdekur deri më tani në Hasanbeg, numri vazhdon të rritet. Siç raporton gazetari i portalit TetovaSot nga Hasnabegu familjet të trishtuara dhe shumë lot vazhdojnë për të gjetur të afërmit.
Siç mësoi portali TetovaSot nga 20 të vdekur 10 për momentin janë shqiptarë ku siç rrëfeu banori i Hanbegut kanë përjetuar tmerr njet sikur Cunami.
Shkaku është te unaza e jo te liqeni . Uji është mbledhur aty dhe ka shpërthyer përmby autoban dhe ka ardhur si Cunami.
“Deri në këto momente janë dy pleq shqiptarë njëri në Kamenik, dhe një plakë, është humbur një burrë shqiptarë me tre vajzat e veta dhe shoqen, pastaj prej  në autoban e ka pru uji një burrë shqiptarë nga Xhon Kenedi sepse kufoma ka ardhë në oborin tonë dhe në xhep e kishte një letërnjoftim të një gruae shqiptare që rezulton të jetë edhe ky shqiptarë” shperhet me trishtim banori i Hasnbegut .
Ndryshe jozyrtarisht thuhet se janë deri në 30 persona të vdekur.

Së paku 15 të vdekur nga vërshimet në Maqedoni
Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Shkup, e kanë humbur jetën 15 persona, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Liza Bendevska, nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.
“Deri më tani kemi 15 viktima nga shirat e mbrëmshme, 22 janë të lënduar, përderisa 6 llogariten të humbur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre . Të gjitha viktimat janë nga Hasanbegu, Haraçina dhe Stajkovci”, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë Liza Bendeska, zëdhënëse dikasterit të policisë.
Mësohet se viktimat e goditura nga vërshimet, si pasojë e motit të ligë, janë nga lagja Hasanbeg e Shkupit dhe fshatrat e rrethinës së Shkupit; Harqinë dhe Stajkovc.
Gjatë natës së kaluar, por edhe sot, ekipet e Shtabit për Siguri dhe Shpëtim të qytetit të Shkupit po intervenojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut.
“Për momentin të gjitha ekipet e Shtabit janë në terren dhe po punojnë për ta lehtësuar komunikacionin”, theksohet në komunikatën për media nga qyteti i Shkupit.
Me këtë rast, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre dhe bllokojnë rrugët edhe ashtu të pakalueshme në këto lagje.
“Këtu është më kritike, duke pasur parasysh nga lagjia “Crna Gora” përmes Buliçanit erdhi sasi e madhe e ujit dhe është shpërndarë në Hasanbeg, dhe më pas ka shkuar në Inxhikovë.”
“Prezent janë ekipet e policisë dhe ushtrisë, zjarrfikësit dhe kompanitë private janë të përfshira me makinat e tyre, duke bërë gjithçka që munden."
"Qëllimi ynë është për të thyer rreth-rrotullimin, sepse ka rrëshqitje të tokës...shumë automjete dhe makineri janë sjellë për të pastruar rrugën”, ka deklaruar për mediet kryetari i qytetit të Shkupit, KoceTrajanovsnki, pasi ka vizituar pjesët e goditura nga vërshimet.
Përderisa banorët e lagjes Hasanbeg të Shkupit, duke rrëfyer tmerrin që kanë kaluar gjatë natës së kaluar, thonë se ndërtimet pa plan urbanistik dhe mos pastrimi i kanaleve ka bërë që uji të del nga rrjedhat e kanalizimeve, duke shkaktuar vërshimet. 

Zyrtare: 15 viktima nga moti i lig në Maqedoni
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ka konfirmuar, se si pasojë e motit të lig, kanë humbur jetën 15 persona.
Alsat M raporton se viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i lig, që ka mbretëruar mbrëmë.
Nga reshjet, janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra

Ankth në Shkup, katastrofa e djeshme mund të përsëritet
 
Shkupi po përjeton një situatë kaosi, një ditë pas katastrofës natyrale që goditi rajonin. 
Dje u regjistruan reshje shiu me 33 litra për metër katror dhe pati më shumë 800 goditje rrufesh, gjendje kjo shumë larg normales. 
Sinoptikët thonë se do të ketë sërish reshje shiu me intensitet të lartë në rajonin e Shkupit dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë.
Kjo gjë ka shkaktuar ankth tek qytetarët, edhe pse Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov ka thirrur ushtrinë për të ndihmuar në evakuimin e banorëve nga lagjet më të dëmtuara dhe për të qenë në gadishmëri.

Dyshohet për 5 viktima
Gazetari nga Shkupi, Muhamed Zekiri në rrjetin e tij social në Facebook, ka informuar se bilanci i viktimave nga përmbytjet në Shkup, jo zyrtarisht mendohet të jetë 5 viktima.
“Jozyrtare bilansi i vërshimeve ne Shkup është 5 viktima”, shkruan Zekiri në fb.
Nuk ka ende konfirmim as nga policia dhe as nga Qendra për menaxhim me kriza që u formua pas përmbytjeve të stuhishme në Shkup.
Ekipet e policisë, ARM-së, zjarrfikësve dhe shumë ekipet tjera kanë dalë në terren për të ndihmuar qytetarët e rrezikuar nga përmbytjet.






Kryetari i Gazi Babës: Ju lutem na ndihmoni!



Në këtë pikë prioritet është që në kordinim me institucionet të japim ndihmën e parë atyre të cilëve është më se e nevojshme. Falë ndërhyrjes së shpejtë, shumica e njerëzve janë shpëtuar, tha sot kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski.

“U bëj thirrje qytetarëve ku nuk ka dëme të mëdha të jenë të qëndrueshëm. Kemi kërkesa nga të gjithë komunën e Gazi Babës për mehanizma dhe pompa. Plani do të bëhet së bashku me Shtabin e Krizave, sepse duhet të jepet përparësi atje ku bëhet fjalë për jetën e njeriut”, tha ai.

Ai më tej theksoi se qytetarët që duan të japin ndihmën e tyre duhet të kontaktoni Kryqin e Kuq, ose në qoftë se mund të vijnë në shkollë, në të cilën tashmë janë disa njerëz të cilët monitorojnë gjendjen nga katastrofa natyrore.

Çarshia e Gjakovës eçon Mimoza Kusari-Lilën në Prokurorinë Themelore në Gjilan



Mimoza Kusarit-Lilës, kryetare aktuale e Komunës së Gjakovës, shumë shpejt do t`i duhet ta vizitojë Gjilanin, në cilësinë e të dyshuarës për shpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas burimeve tona shumë të sigurta brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në këtë Prokurori janë dy kallëzime penale kundër kryetares së Komunës së Gjakovës, zonjës Mimoza Kusari-Lila,shkruan Gazeta Kosova Sot.
Çarshia e çon Mimozën në Prokurori
Ajo dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare në Komunën e saj. Hetimi ka të bëjë me një tender për rinovimin e një rruge të çarshisë së këtij qyteti, ku ka qenë e paraparë të investojë edhe një organizatë ndërkombëtare dhe një vendore. Komuna, të cilën e udhëheq zonja Mimoza KusariLila, nuk i ka kryer obligimet sipas marrëveshjes dhe dyshohet të ketë pasur shpërdorim të këtyre mjeteve të dedikuara për këtë qëllim. Gjithashtu, në Prokurorinë Themelore në Gjilan është në hetim e sipër edhe një kallëzim penal ndaj zonjës Mimoza Kusari-Lila, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtruar nga një qytetar- zyrtar nga e njëjta komunë, gjithnjë me dyshimin për vepër penale të shpërdorimit. Sipas këtij burimi nga PTH-ja në Gjilan, hetimet sapo kanë filluar dhe janë në rrugë e sipër për të vërtetuar nëse eventualisht mund të provohet vepra penale për të cilat mund të ngritët aktakuza. I kontaktuar nga "Kosova Sot", në lidhje me këtë rast, kryeprokurori i kësaj Prokurorie në Gjilan, Jetish Maloku, ka thënë se për momentin gjendet jashtë Kosovës, por përmes telefonit ka pohuar se kundër kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka kallëzime penale. Sipas tij, njëri rast i është dërguar në kompetencë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit,e të cilin rast e ka hetuar deri vonë Prokuroria Speciale e Kosovës. Kryeprokurori Maloku nuk ka specifikuar se për çfarë vepre penale po hetohet kryetarja e Gjakovës, zonja Kusari-Lila.

2016-08-05

Nji anmik në ditë


ERNEST KOLIQI

Tue bisedue para shum kohe me nji të dashun t’êmin, Shqiptar mendesquet e i rysun nëpër ngjarje të ndërlikueme të historís shqiptare, ra fjala mbi grindjet qi e shuejnë ndër né përpjekjen në daç politike në daç shoqnore e letrare. E më tregoi se nji herë në Tiranë Hasan Prishtina, Atdhetari i njoftun kosovar, ishte qênë sulmue keqas nga nji gazetar me nji artikull plot kritika t’ashpra. Hasan begu kishte do djelm si petrita mbas vetes. Njâni prej tyne, si mori vesht sulmin e pësuem nga zotnija i vet, i tha: – “Beg, m’ep lêjen të shkoj e t’i ap nji drû të shëndoshtë atij edepsyzit qi na ka dokanisë aqë randë… “. Atdhetari i Prishtinës i u përgjegj: – “Morè budallë, atij duhet t’i jemi mirnjohës. Deri sa bota më shajnë ndër gazeta e kafehaneve don me thânë se dishka vlej. Atëherë kur mos të flasin mâ kush për tê, nji njerí politiket ka mbarue… “.
Lazër Shantoja thonte: – “Për m’u bâ njerí i madh në Shqipní, duhet me fitue s’paku nji anmik në ditë. Gjindja kur ndigjojnë se dikush shahet pajadá e me ngulm, fillojnë e brehen nga kureshtja m’e njoftë, me dijtë pse përmendet e pse urrehet me aqë furí. Fitò nji anmik në ditë dhe syt e botës kanë m’u sjellun kah ti…”.

“Shêjzat”, 1973, n. 5-8.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...