Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/05

Nji anmik në ditë


ERNEST KOLIQI

Tue bisedue para shum kohe me nji të dashun t’êmin, Shqiptar mendesquet e i rysun nëpër ngjarje të ndërlikueme të historís shqiptare, ra fjala mbi grindjet qi e shuejnë ndër né përpjekjen në daç politike në daç shoqnore e letrare. E më tregoi se nji herë në Tiranë Hasan Prishtina, Atdhetari i njoftun kosovar, ishte qênë sulmue keqas nga nji gazetar me nji artikull plot kritika t’ashpra. Hasan begu kishte do djelm si petrita mbas vetes. Njâni prej tyne, si mori vesht sulmin e pësuem nga zotnija i vet, i tha: – “Beg, m’ep lêjen të shkoj e t’i ap nji drû të shëndoshtë atij edepsyzit qi na ka dokanisë aqë randë… “. Atdhetari i Prishtinës i u përgjegj: – “Morè budallë, atij duhet t’i jemi mirnjohës. Deri sa bota më shajnë ndër gazeta e kafehaneve don me thânë se dishka vlej. Atëherë kur mos të flasin mâ kush për tê, nji njerí politiket ka mbarue… “.
Lazër Shantoja thonte: – “Për m’u bâ njerí i madh në Shqipní, duhet me fitue s’paku nji anmik në ditë. Gjindja kur ndigjojnë se dikush shahet pajadá e me ngulm, fillojnë e brehen nga kureshtja m’e njoftë, me dijtë pse përmendet e pse urrehet me aqë furí. Fitò nji anmik në ditë dhe syt e botës kanë m’u sjellun kah ti…”.

“Shêjzat”, 1973, n. 5-8.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...