Mediat ndërkombëtare shkruajnë për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës
Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Reuters shkruan se objekti i Kuvendit i cili ndodhet afër objektit të Qerverisë është sulmuar në orët e vona të së enjtes.
Rendësi kësaj ngjarje i kanë dhënë edhe mediat e rajonit si ato serbe.
Policia gjen motoçikletën e djegur, dyshohet të jetë përdorur gjatë sulmit në Kuvend
Policia e Kosovës ka gjetur një motoçikletë në afërsi të lagjes “Taukbahçe’.
Sipas informacioneve, dyshohet se kryesi i sulmit në drejtim të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës
Incidenti kriminal, ka ndodhur pas orës 23:00 të se premtes ndaj Kuvendit të Kosovës, derisa policia është duke u marrë me hetime të tjera.
Shpërthimi në kuvend, arrin edhe KFOR-i
Në vendin e ngjarjes ku edhe ka ndodhur një shpërthim brenda Kuvendit të Kosovës kanë arritur edhe ushtarë të KFOR-it.
Ndërsa Policia e Kosovës ndërkohë nuk ka dhënë asnjë detaj rreth këtij rasti, derisa rruga afër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës përkatësisht pjesa pas teatrit është bllokuar kretësisht.
Dyshohet që sulmi në Kuvend u bë me zollë
Burime brenda policisë së Kosovës bëjntë të ditur për mediat se shpërthimi se Kuvendi i Kosovës është goditur me zollë.
Goditja ka ardhur nga ish-gjykata komunale.
Predha ka rënë në trekëndëshin që gjendet te Kuvendi.
Policia e Kosovës ka rrethuar dhe ka mbyllur për qarkullim rrugën “Agim Ramadani”, buzë së cilës ndodhet ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.
Qytetarë të shumtë kanë dalë për të parë se çfarë po ndodh konkretisht atje, derisa është shkaktuar edhe kaos në trafik.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15.
* * * *
Një eksplodim i madh ka ndodhur para pak çastesh afër Kuvendit të Kosovës
Sipas informatave të para, shpërthimi ka ndodhur afër garazheve të Kuvendit të Kosovë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë speciale të Policisë së Kosovës që kanë rrethuar vendin.
Sipas Policisë, nuk ka të lënduar.
**************
**************
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës në orët e vona të së enjtes.
Haziri ka thënë se ky akt kriminal dhe i shëmtuar ka ndodhur vetëm një ditë pas debatit për demarkacionin dhe kohës së pushimeve të Kuvendit.
“Shpresoj se ky akt kriminal dhe me përmasa terroriste do të zbardhet sa më shpejt nga organet e drejtësisë”, ka thënë Haziri.
Sipas tij, ky akt do t’i kushtojë Kosovës në imazhin jashtë.
“Kuvendi i Kosovës është organi më i lartë I vendit ku është shpallur edhe pavarësia e Kosovës. Sulmi me një armë anti tank që ka mundur të jetë më pasoja fatali, është atak kundër shtetit. Ky akt po shihet se është i paramenduar, pasi që është zgjedhur vendi dhe koha”, ka thënë Haziri.
************
Daut Haradinaj ka reaguar pas raportimeve se u sulmua Kuvendi i Kosovës, duke shprehur keqardhje.
"Nëse vërtetë është gjuajtur Kuvendi i Kosovës siç po raportohet, ai është sulm mbi mua dhe gjithë ata që votuan për mua. Kjo duhet zbardhur urgjentisht pasi duket hapur se dikujt i nevoitet destabiliteti i këtij vendi, nëse janë të Kosovës duhet ta kuptojnë që kjo do të ndëshkohet herët a vonë", shkruan Haradinaj në Facebook.
**************