20 të vdekur deri më tani në Hasanbeg, numri vazhdon të rritet. Siç raporton gazetari i portalit TetovaSot nga Hasnabegu familjet të trishtuara dhe shumë lot vazhdojnë për të gjetur të afërmit.
Siç mësoi portali TetovaSot nga 20 të vdekur 10 për momentin janë shqiptarë ku siç rrëfeu banori i Hanbegut kanë përjetuar tmerr njet sikur Cunami.
Shkaku është te unaza e jo te liqeni . Uji është mbledhur aty dhe ka shpërthyer përmby autoban dhe ka ardhur si Cunami.
“Deri në këto momente janë dy pleq shqiptarë njëri në Kamenik, dhe një plakë, është humbur një burrë shqiptarë me tre vajzat e veta dhe shoqen, pastaj prej në autoban e ka pru uji një burrë shqiptarë nga Xhon Kenedi sepse kufoma ka ardhë në oborin tonë dhe në xhep e kishte një letërnjoftim të një gruae shqiptare që rezulton të jetë edhe ky shqiptarë” shperhet me trishtim banori i Hasnbegut .
Ndryshe jozyrtarisht thuhet se janë deri në 30 persona të vdekur.
Së paku 15 të vdekur nga vërshimet në Maqedoni
Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Shkup, e kanë humbur jetën 15 persona, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Liza Bendevska, nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.
“Deri më tani kemi 15 viktima nga shirat e mbrëmshme, 22 janë të lënduar, përderisa 6 llogariten të humbur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre . Të gjitha viktimat janë nga Hasanbegu, Haraçina dhe Stajkovci”, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë Liza Bendeska, zëdhënëse dikasterit të policisë.
Mësohet se viktimat e goditura nga vërshimet, si pasojë e motit të ligë, janë nga lagja Hasanbeg e Shkupit dhe fshatrat e rrethinës së Shkupit; Harqinë dhe Stajkovc.
Gjatë natës së kaluar, por edhe sot, ekipet e Shtabit për Siguri dhe Shpëtim të qytetit të Shkupit po intervenojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut.
“Për momentin të gjitha ekipet e Shtabit janë në terren dhe po punojnë për ta lehtësuar komunikacionin”, theksohet në komunikatën për media nga qyteti i Shkupit.
Me këtë rast, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre dhe bllokojnë rrugët edhe ashtu të pakalueshme në këto lagje.
“Këtu është më kritike, duke pasur parasysh nga lagjia “Crna Gora” përmes Buliçanit erdhi sasi e madhe e ujit dhe është shpërndarë në Hasanbeg, dhe më pas ka shkuar në Inxhikovë.”
“Prezent janë ekipet e policisë dhe ushtrisë, zjarrfikësit dhe kompanitë private janë të përfshira me makinat e tyre, duke bërë gjithçka që munden."
"Qëllimi ynë është për të thyer rreth-rrotullimin, sepse ka rrëshqitje të tokës...shumë automjete dhe makineri janë sjellë për të pastruar rrugën”, ka deklaruar për mediet kryetari i qytetit të Shkupit, KoceTrajanovsnki, pasi ka vizituar pjesët e goditura nga vërshimet.
Përderisa banorët e lagjes Hasanbeg të Shkupit, duke rrëfyer tmerrin që kanë kaluar gjatë natës së kaluar, thonë se ndërtimet pa plan urbanistik dhe mos pastrimi i kanaleve ka bërë që uji të del nga rrjedhat e kanalizimeve, duke shkaktuar vërshimet.
Zyrtare: 15 viktima nga moti i lig në Maqedoni
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ka konfirmuar, se si pasojë e motit të lig, kanë humbur jetën 15 persona.
Alsat M raporton se viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i lig, që ka mbretëruar mbrëmë.
Nga reshjet, janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra
Ankth në Shkup, katastrofa e djeshme mund të përsëritet
Shkupi po përjeton një situatë kaosi, një ditë pas katastrofës natyrale që goditi rajonin.
Dje u regjistruan reshje shiu me 33 litra për metër katror dhe pati më shumë 800 goditje rrufesh, gjendje kjo shumë larg normales.
Sinoptikët thonë se do të ketë sërish reshje shiu me intensitet të lartë në rajonin e Shkupit dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë.
Kjo gjë ka shkaktuar ankth tek qytetarët, edhe pse Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov ka thirrur ushtrinë për të ndihmuar në evakuimin e banorëve nga lagjet më të dëmtuara dhe për të qenë në gadishmëri.
Dje u regjistruan reshje shiu me 33 litra për metër katror dhe pati më shumë 800 goditje rrufesh, gjendje kjo shumë larg normales.
Sinoptikët thonë se do të ketë sërish reshje shiu me intensitet të lartë në rajonin e Shkupit dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë.
Kjo gjë ka shkaktuar ankth tek qytetarët, edhe pse Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov ka thirrur ushtrinë për të ndihmuar në evakuimin e banorëve nga lagjet më të dëmtuara dhe për të qenë në gadishmëri.
Dyshohet për 5 viktima
Gazetari nga Shkupi, Muhamed Zekiri në rrjetin e tij social në Facebook, ka informuar se bilanci i viktimave nga përmbytjet në Shkup, jo zyrtarisht mendohet të jetë 5 viktima.
“Jozyrtare bilansi i vërshimeve ne Shkup është 5 viktima”, shkruan Zekiri në fb.
Nuk ka ende konfirmim as nga policia dhe as nga Qendra për menaxhim me kriza që u formua pas përmbytjeve të stuhishme në Shkup.
Ekipet e policisë, ARM-së, zjarrfikësve dhe shumë ekipet tjera kanë dalë në terren për të ndihmuar qytetarët e rrezikuar nga përmbytjet.
Në këtë pikë prioritet është që në kordinim me institucionet të japim ndihmën e parë atyre të cilëve është më se e nevojshme. Falë ndërhyrjes së shpejtë, shumica e njerëzve janë shpëtuar, tha sot kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski.
“U bëj thirrje qytetarëve ku nuk ka dëme të mëdha të jenë të qëndrueshëm. Kemi kërkesa nga të gjithë komunën e Gazi Babës për mehanizma dhe pompa. Plani do të bëhet së bashku me Shtabin e Krizave, sepse duhet të jepet përparësi atje ku bëhet fjalë për jetën e njeriut”, tha ai.
Ai më tej theksoi se qytetarët që duan të japin ndihmën e tyre duhet të kontaktoni Kryqin e Kuq, ose në qoftë se mund të vijnë në shkollë, në të cilën tashmë janë disa njerëz të cilët monitorojnë gjendjen nga katastrofa natyrore.