2016-09-04

Florim Zeqa : Të bashkuar, por jo të barabartë në shenjtërimin e Nënës Terezë!


Të bashkuar, por jo të barabartë në shenjtërimin e Nënës Terezë!


Florim Zeqa

Dhe nëse vërtetë, e kanë lehtësuar aq shumë arkën shtetërore eskortat qeveritare nga vizita paraprake në Rio dhe kjo e fundit në Vatikan, atëherë liderët shtetëror mund t'i drejtohen popullit zemërgjerë që po i mbanë në pushtet, përmes një aksioni humanitar me moton; "Ta ndihmojmë Qeverinë"!

Nga e mbrëmja e 3 dhe e diela e shenjtë e 4 Shtatorit 2016, u bë realitet thënia e vjetër italiane; "Tutte le strade portano a Roma", që në shqip i bie: "Të gjitha rrugët të çojnë në Romë", ku mijëra shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare, mërgimtarët nga shtetet evropiane dhe gjitha kontinentet ia mësynë kryeqytetit italian, Romës, respektivisht sheshit Shën Pjetër pranë Selisë së Shenjtë-Vatikanit, për të shijuar nga afër çastet më kulmore të shenjtërimit të Nënës Terezë. Mërgimtarët nga të gjitha anët, të prirë nga respekti dhe dashuria, krenaria dhe gëzimi, me ngrohtësinë e zemrës dhe shpirtin human, në mënyrë vullnetare pa llogaritur koston e shpenzimeve dhe gjatësinë e rrugës, në mënyrë vetanake dhe të organizuar u nisen drejt Vatikanit për të qenë prezent në ngjarjen më madhore të këtij shekulli, të papërshkruar me fjalë dhe fotografi, e cila vetëm mund të përjetohet me thellësinë e shpirtit.

Gëzimi i mërgimtarëve "Sot u hap qielli, shqiptarët i dhuruan botës shenjtoren "Saint Tereza " nuk ka gjë më të çmuar, nuk ka gjë më të bukur, e falënderoi Zotin që më dha mundësinë ta përjetoj këtë madhështi", ishte shprehur një nga mërgimtarët e ardhur nga SHBA-ja e largët. Ky ishte vetëm një përshkrim i ndjenjës, që mijëra bashkatdhetar e kanë përjetuar në ditën e 4 Shtatorit në sheshi Shën Pjetër në Vatikan. Për lexuesit e këtyre rreshtave, po e shkëpus një detaj interesant, që pakkush nga bota shqiptare e ka të njohur. Nënë Tereza me rastin e marrjes së çmimit 'Nobel', me 11 Shtator 1979, shumën e ndarë për këtë çmim, që në atë kohë ishte në vlerë prej 6 mijë dollarësh, ajo nuk e pranoj për vete, por vendosi t'ua dërgoj të varfërve dhe të sëmuarve të Kalkutës. Po ashtu Nënë Tereza refuzoi edhe darkën e mbrëmjes të organizuar me rastin e çmimit 'Nobel'. Kjo erdhi si shprehje e vlerave humane dhe dashurisë njerëzore që posedonte shenjtëresha e parë shqiptare. Të nisur nga ky fakt, eskortat qeveritare nga Prishtina dhe Tirana së bashku me përfaqësitë diplomatike, do duhej të deklaroheshin paraprakisht para nisjes për në Romë, se do të shkojnë me shpenzimet e tyre pa e dëmtuar buxhetin e shtetit, si shenjë bamirësie e solidarizimi, duke vendosur që shumën e llogaritur të shpenzimeve nga buxheti i shtetit t'ua ndajnë të varfërve, të sëmurëve për shërim dhe njerëzve me nevoja të veçanta.

Drekat e darkat e shijshme me pije alkoolike Bazuar në numrin e madh të zyrtarëve nga dy shtetet shqiptare, e në veçanti nga Kosova, shuma e shpenzimeve të tyre, duke filluar nga shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit dyditor në Romë, drekat e darkat e shijshme me pijet alkoolike dhe freskuese me siguri i arrijnë shifrat enorme. Të paktën, në ditën e shenjtërimit të Nënës Terezë, ditën e ballafaqimit me vlerat hyjnore, ishte dashur që qeveritarët sikurse bashkatdhetarët të ndjehen të barabartë në të gjitha aspektet, duke i lënë anash privilegjet që ua mundëson pushteti,...ashtu sikurse shqiptarët nga e mbarë bota, që nuk i ndau përkatësia fetare, por i bashkoi krenaria e të qenit i njëjti gjak që kishte shenjtëresha jonë, e madhja Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza

Publikimi i shpenzimeve qeveritare Nëse vërtetë liderët shtetëror, pjesë- marrës në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë dëshirojnë t'u përmbahen prononcimeve të tyre publike, siç ishte ai i kryeministrit të vendit, po citoj: "Ne të gjithë duhet të marrim nga pak nga shembulli i Nënës Terezë...", atëherë ato fjalë të mëdha që i thanë duhet t'i demonstrojnë në vepër, me mbulimin e shpenzimeve nga xhepat e tyre për vizitën e tyre në Vatikan. Meqenëse kjo nuk ka gjasa të ndodhë, janë të obliguar t'i bëjnë publike aspektet financiare dhe numrin e eskortës qeveritare për vizitën që i bënë Vatikanit, pasi veç u deklaruan për pasurimin "shpirtëror" nga shenjtërimi i Nënës Terezë. Dhe nëse vërtetë, e kanë lehtësuar aq shumë arkën shtetërore eskortat qeveritare nga vizita paraprake në Rio dhe kjo e fundit në Vatikan, atëherë liderët shtetëror mund t'i drejtohen popullit zemërgjerë që po i mbanë në pushtet, përmes një aksioni humanitar me moton; "Ta ndihmojmë Qeverinë"! E rëndësishmja është se bota e civilizuar, në veçanti kombi ynë u pasurua me një shenjtore me rrënjë dhe gjak shqiptari! Shenjtërimi i Nënë Terezës jep për të kuptuar dhe besuar se fisnikëria e shpirtit autentik akoma frymon dhe thërret si kushtrim për bashkim me njëri-tjetrin në përballje me sfidat e jetës bashkëkohore.

Çështja shqiptare në Maqedoni dhe perspektiva





(Prioritetet e shqiptarëve në Maqedoni për ndalimin e diskriminimit dhe sigurimin e progresit të përgjithshëm)


Abdulla Mehmeti

Për zgjidhjen e drejtë të çështjes së shqiptarëve në Maqedoni, duke e konsideruar si çështje me prioritet në nivel kombëtar, deri në zgjidhjen përfundimtare të saj, i tërë potenciali politik, ekonomik dhe intelektual, fillimisht duhet të orientohet në këto çështje:

Të formohet me çdo kusht Këshilli koordinues i subjekteve politike shqiptare në Maqedoni (parti, lëvizje dhe koalicione), i cili çështjet e pazgjidhura me interes kombëtar t’i bashkërendojë ndaras nga interesat e ngushta partiake;
Të vendoset moratorium për subjektet politike shqiptare, në afat të pacaktuar, për trajtimin e çështjeve me interes kombëtar në nivel të subjekteve politike, duke ia bartur këtë kompetencë ekskluzivisht Këshillit koordinues të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni;
Të formohet një organizëm i përbashkët (lidhje, bashkim), me përfaqësues të organizatave joqeveritare, shoqatave profesionale dhe subjekteve të tjera jopolitike, i cili do të ketë karakter këshillëdhënës për zhvillimet politike, ekonomike, kulturore dhe çështje të tjera me interes të përgjithshëm, për politikat zhvillimore afatgjata të shqiptarëve në Maqedoni;
Të formohet urgjentisht Qendra informative shqiptare, me kuadër profesional të dëshmuar dhe me përvojë, duke siguruar edhe hapësira të përshtatshme dhe pajisje të nevojshme, e cila do të merr përsipër mbledhjen e informatave nga tërë hapësira shqiptare në Maqedoni dhe jo vetëm, për punën e institucioneve të pushtetit, në nivel qendror dhe lokal, si dhe për zhvillimet tjera të përgjithshme në vend, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit të brendshëm dhe të jashtëm. Kjo qendër duhet të mbledh dhe shpërndajë çdo ditë lajme dhe informacione të besueshme për çështjet e sipërpërmendura, në gjuhën amtare dhe në disa gjuhë botërore, si anglisht, gjermanisht, frëngjisht etj. Një herë në muaj të përgatit buletinin e ngjarjeve më të rëndësishme në vend, ndërsa kopje të tij t’u drejtohen institucioneve më të rëndësishme të vendit, përfaqësive diplomatike në vend dhe institucioneve relevante ndërkombëtare;
Të formohet një Fondacion kombëtar, i cili do të drejtohet nga Oda Ekonomike Shqiptare në Maqedoni (aktualisht OEMVP), me përfaqësues të subjekteve ekonomike më të fuqishme të shqiptarëve në Maqedoni dhe disa veprimtarë të dëshmuar të çështjes shqiptare në Maqedoni, e cila duhet të ndihmohet edhe nga filialet e saj që do të hapen në shtetet tjera ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, sidomos në shtetet e BE dhe SHBA. Detyrë e këtij Fondacioni duhet të jetë mbledhja dhe destinimi i mjeteve financiare dhe të mirave të tjera materiale dhe jo materiale, për zhvillimin ekonomik, arsimor, kulturor dhe shkencor, për nevoja emergjente, si dhe për qëllime të tjera humanitare dhe bamirëse;
Të formohet një Këshill kombëtar për reforma thelbësore në arsim, planifikim afatgjatë dhe politikë zhvillimore të arsimit dhe shkollës shqipe në Maqedoni, në të gjitha nivelet, nga entet parashkollore deri në arsimimin universitar dhe pasuniversitar;
Të formohet një Qendër kombëtare për ngritje profesionale dhe specializim të kuadrove në botën e jashtme, e cila me mbështetjen e fondacioneve ndërkombëtare, ndihmën dhe përkrahjen edhe të qeverive të vendeve mike, do të përgatisë dhe specializojë kuadro të ri për udhëheqje dhe menaxhim me institucionet politike, ekonomike, kulturore dhe arsimore të vendit në të ardhmen. Seleksionimi i specializantëve të ri do të bëhej sipas një Rregullore të miratuar nga Bordi kombëtar (vendor) dhe Bordi ndërkombëtar i emëruar nga Këshilli i fondacionit të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo Qendër do të merrte përsipër të përzgjedh, së paku në 5 vjetët e ardhshëm, nga 70-100 studentë dhe studente të reja, me rezultate të larta në studime, të cilët do të qëndronin së paku 1-3 vjet për specializim dhe ngritje profesionale në institucionet e njërit nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe SHBA, në fushën profesionale të tyre;
Të formohet një Gjykatë e Nderit, nga profesionistë të dëshmuar, me vlera morale dhe kombëtare, e cila do të paraqesë raporte me mendime dhe vlerësime publike, vjetore dhe periodike, për pastërtinë e figurës së secilit funksionar, udhëheqës institucioni, organi shtetëror dhe publik, si dhe për bartësi të çfarëdo funksioni tjetër me interes të përgjithshëm shoqëror. Mendimi dhe vlerësimi për mundësitë e implikimit të mundshëm të personave bartës të detyrave me përgjegjësi shoqërore dhe kombëtare, do ta luftojë në mënyrë të drejtpërdrejtë kriminalitetin, korrupsionin, nepotizmin, paaftësinë profesionale dhe çfarëdo implikimi në afera të ndryshme, të cilat janë në kundërshtim me normat morale dhe traditën kombëtare të shqiptarëve;
Me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare kompetente, në botën e jashtme të formohet Banka për Zhvillim e Shqiptarëve të Maqedonisë, e cila do të kujdesej për financimin e projekteve kapitale me rëndësi ekonomike dhe shoqërore, për shqiptarët në veçanti dhe për vendin në përgjithësi.
Sipas nevojës, në të ardhmen të krijohen edhe organizma të tjerë, të cilët do të kujdesen për zhvillimin dhe përparimin e vendit, sidomos të vendbanimeve shqiptare në Maqedoni, me nivel të ulët të zhvillimit ekonomik, si dhe për përmirësimin e mirëqenies së shqiptarëve dhe të qytetarëve të tjerë në Maqedoni, me çka do të krijohen kushte për parandalimin e shpërnguljes masive të shqiptarëve jashtë atdheut dhe kthimin e të shpërngulurve në vendlindje.

(Poshtëshënim: Iniciativën, mbështetjen profesionale dhe financiare për krijimin e këtyre organizmave për avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni e merr përsipër Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Nju Jork – Shkup).



2.Shqiptarët në njësin nr. 6 zgjedhore, humbin së paku 10 deputetë


Sipas sistemit zgjedhor aktual, Maqedonia është e ndarë në 6 njësi zgjedhore. Deputetët shqiptarë i fitojnë mandatet kryesisht në njësitë zgjedhore 1, 2, 5 dhe 6.

Numër më të madh të votuesve shqiptarë ka njësia nr. 6, përkatësisht rajoni i Pollogut, plus Kërçova dhe Dibra. Në këtë njësi, në zgjedhjet e derisotme parlamentare janë zgjedhur zakonisht afër 15 deputetë shqiptarë, ndërsa 5 deputetët tjerë nga kjo njësi u takojnë nacionaliteteve të tjera.

Mashtrimi qëndron në faktin se, njësia nr. 6 përfshin 1/4, ose së paku 25% të popullsisë së përgjithshme në Maqedoni, me mbi 500 mijë banorë, nga afër 2 milionë banorë sa ka gjithsej Maqedonia, sipas të dhënave zyrtare. Atëherë shtrohet pyetja: Pse në këtë njësi zgjedhore zgjidhen vetëm 20, në vend se 30 deputetë, ose 25% e numrit të përgjithshëm të deputetëve, prej 120 sa i ka Parlamenti i Maqedonisë, sipas 25% të numrit të përgjithshëm të popullsisë në Maqedoni, sa ka njësia zgjedhore numër 6?! Pra, njësia zgjedhore numër 6 përbën 25% të numrit të përgjithshëm të popullsisë, ndërsa përfaqësohet me afër 17 %, ose 8 % më pak! Ky është absurd dhe diskriminim i hapur, apo jo?!

Sipas matematikës së thjeshtë, kjo domethënë se, nga kjo njësi zgjidhen 10 deputetë më pak (afër 8 % e numrit të përgjithshëm prej 120 deputetëve).

Nga kjo njësi zgjedhore, edhe disa deputetë të tjerë shqiptarët i humbin me manipulime të tjera, të përllogaritura mirë nga organet e pushtetit, kuptohet me prapavijë politike. Që domethënë se, vetëm në këtë njësi zgjedhore shqiptarët humbin së paku 10 deputetë.

Edhe nga tri njësitë tjera zgjedhore, 1, 2 dhe 5, ku shqiptarët janë shumicë, ose në numër të konsiderueshëm, si në Shkup, Kumanovë, Strugë etj., shqiptarët humbin së paku edhe 7 deputetë të tjerë.

Realisht, në Parlamentin e Maqedonisë, nëse do të eliminoheshin këto anomali të sistemit zgjedhor, nëse do të plotësoheshin standardet dhe siguroheshin kushte normale për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, shqiptarët do të siguronin së paku 42-45 deputetë, jo 27 deputetë sa i kanë aktualisht në Parlamentin e Maqedonisë.

Sa për ilustrim, nga numri i përgjithshëm i banorëve të Maqedonisë, prej afër 2 milionë banorë, del se afër 1 milion e 800 mijë janë votues, ose 90 % e banorëve të vendit! Ndërsa, në njësinë zgjedhore nr. 6, ku shqiptarët janë shumicë, nga 500 mijë banorë, në listën e zgjedhësve janë përfshirë vetëm afër 300 mijë votues, ose 60% e numrit të popullsisë së kësaj njësie. Pse ekzistojnë gjithë këto dallime, nga 90% në 60%, me ndryshim prej 30%, kur duhet të zbatohen të njëjtat ligje dhe të plotësohen të njëjtat standarde?!

Atyre që kjo analizë u duket e pabesueshme dhe joreale, le ta marrin kalkulatorin para vetes dhe le t’i përllogaritin, madje sipas të dhënave zyrtare: Numrin e përgjithshëm të banorëve sipas njësive zgjedhore, numrin e përgjithshëm të votuesve sipas njësive zgjedhore, numrin e votuesve për një deputet sipas njësive zgjedhore dhe përbërjen e popullsisë në këto njësi, që të sjellin përfundimet si më sipër, me kusht që këto llogari të mos i bëjnë anëtarët e Qeverisë, zyrtarët e Entit Shtetëror të Statistikës, anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, drejtuesit e partive politike dhe organet e sigurimit të shtetit, sepse të gjithë këta vërtet kanë probleme me matematikën, politikën dhe demokracinë.".

3.Ja sa kanë lindur,martuar dhe vdekur për 3 muaj në Maqedoni!


Në tremujorin e tretë të vitit 2016 në Maqedoni janë evidentuar 5.559 fëmijë të lindur gjallë, që është për 2,8 për qind më pak nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

Zvogëlimi prej 1,6 për qind është vërejtur edhe në numrin e personave të vdekur në tremujorin e dytë dhe arrin 4.777, ndërsa prej tyre 55 janë foshnje të vdekura.

Rritja natyrore arrin 782 persona, që do të thotë, për kaq persona, numri i fëmijëve të sapolindur është më i madh nga numri i personave të vdekur.

Në tremujorin e dytë të vitit janë lidhur 3.194 martesa, që është për 14,6 për qind më pak se vitin e kaluar. Në këtë tremujor janë regjistruar edhe 279 divorce.




4.Maqedonia duhet të ribëhet shtet me koncept të ri



Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, nga regjistrimi i fundit i banorëve, familjeve dhe banesave, në vitin 2002, Republika e Maqedonisë ka pasur gjithsej 2.022.547 banorë.

Ndërkaq, regjistrim i ri i popullsisë në këtë vend nuk është bërë një kohë të gjatë. Regjistrimi i rregullt i banorëve të vendit, i filluar në vitin 2011, u anulua me arsyetim për mungesë të klimës politike në vend. Por, ekspertët e kësaj çështje kanë konstatuar se regjistrimi ka dështuar për shkak të dyshimeve të bazuara për zvogëlimin e madh të numrit të popullsisë, si dhe ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë në këtë vend.

Gjatë viteve të fundit, edhe pse nuk jepen të dhëna zyrtare të sakta, mendohet se Maqedoninë e kanë braktisur së paku 300 mijë qytetarë të saj, kryesisht për shkaqe ekonomike, por edhe për shkaqe politike dhe të tjera.

Së paku 200 mijë qytetarë të këtij vendi, me përkatësi etnike maqedonase, e kanë braktisur vendin për të siguruar të ardhme më të mirë, në Australi, Kanada, SHBA dhe shtetet e Evropës Perëndimore.

Po ashtu, vetëm gjatë dekadës së fundit, mbi 100 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi në drejtim të SHBA-ve dhe shteteve të Evropës Perëndimore, në mungesë të perspektivës në vendin e tyre.

Mbi 200 mijë qytetarë të Maqedonisë viteve të fundit kanë marrë shtetësi bullgare, të cilët e konsiderojnë veten bullgarë, ndërsa atyre u mohohet e drejta e deklarimit të lirë sipas bindjes së tyre. Në asnjë cikël të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni nuk është paraparë rubrikë për pakicën bullgare, si për bashkësitë tjera etnike, edhe pse dihet që historikisht në Maqedoni jeton një pakicë bullgare në numër të konsiderueshëm.

Në anën tjetër, mbi 100 mijë qytetarë shqiptarë të besimit ortodoks dhe po aq qytetarë me përkatësi tjetër etnike, sidomos vlleh, shprehin tendenca të hapura për t’u rikthyer në identitetin e tyre të natyrshëm, për shkak të humbjes së privilegjeve që i kanë gëzuar gjatë regjimit të mëparshëm.

Gjithashtu, një numër i madh prej disa dhjetëra mijë banorësh me përkatësi sllave nga Maqedonia e Egjeut, që i sjelli pushteti komunist nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, për mungesë të perspektivës kanë filluar të largohen me shumicë nga Maqedonia.



Numri i përgjithshëm i votuesve

Numri i përgjithshëm i trupit votues në Maqedoni, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2014 ka qenë 1.780.128 votues.

Nga analizat e fundit, sipas organeve kompetente të këtij shteti, është konstatuar se afër 500 mijë qytetarë të përfshirë në listën e përgjithshme të votuesve, janë fiktivë.

Nga të dhënat e mësipërme del se, prej afërsisht 2 milion banorë, vendin e kanë braktisur së paku 300 mijë banorë.

Afër 400 mijë banorëve vendës u mohohet e drejta e deklarimit të lirë sipas përkatësisë etnike, 200 bullgarëve, 100 shqiptarëve ortodoksë dhe afër 100 mijë qytetarë të tjerë, sidomos vllahëve.

Ndërsa, afër 1/3 e qytetarëve në listën e përgjithshme të votuesve dyshohet se janë fiktivë.



Nevoja për ridefinimin e konceptit të shtetit

Nga kjo del se, Maqedonia nuk ka mundësi të mbijetojë si shtet nacional, sepse asnjëri prej nacionaliteteve të këtij vendi nuk e përbën shumicën, prej së paku 50% të qytetarëve, që t’i njihet e drejta e shtetformimit, sipas parimeve universale të së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, me ndryshimet e reja të domosdoshme të Kushtetutës së këtij vendi, Maqedonia duhet të definohet si shtet i qytetarëve të saj, pa dallim të përkatësisë etnike, gjuhësore dhe fetare.


Problemet kyçe

Përderisa, gjendja në vitin 2016 vazhdon të jetë e paqartë me numrin e banorëve dhe të qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa në Listën e përgjithshme zgjedhore në Maqedoni është konstatuar, nga organeve kompetente të shtetit, se janë përfshirë afër 500 mijë votues fiktivë, ose afërsish 1/3 e numrit të përgjithshëm të votuesve në vend;
Kur, ekspertë të kësaj çështje dhe disa përfaqësues të partive politike maqedonase kanë deklaruar se, mbi 200 mijë qytetarë me përkatësi etnike maqedonase duhet të fshihen nga lista zgjedhore, pasi ata që e kanë braktisur përgjithmonë Maqedoninë;
Për sa, Maqedonia përmes ligjeve raciste vazhdon t’ua mohojë të drejtën për shtetësi një numri të madh të qytetarëve të vet shqiptarë, duke mos e respektuar kushtetutën e vendit dhe konventat ndërkombëtare, ku mbi 50 mijë shqiptarë të Maqedonisë ende mbeten pa shtetësi;
Deri sa, nga vetë organet e shtetit është konstatuar se mbi 40 mijë shqiptarë të Maqedonisë janë fshirë nga lista zgjedhore, dhe për këtë skandal të pashembullt Këshilli Shtetëror Zgjedhor deklaron se nuk ka informata, ndërsa organet tjera kompetente të shtetit dhe partitë politike heshtin;
Edhe përkundër nënshkrimit të Marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike në vend, me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, më 20 qershor 2016, edhe më tej shumica e qytetarëve të këtij vendi mbeten të pashpresë se kriza politike dhe ekonomike mund të zgjidhet në një të ardhme të afërt.

Pyetje të domosdoshme

Cili është roli i vërtetë ndërmjetësues i faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës politike në këtë shtet?

Cila është rëndësia praktike e marrëveshjes për dalje nga kriza politike mes katër subjekteve politike më relevante (dy shqiptare dhe dy maqedonase), e nënshkruar në Shkup, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar?
Cilat janë garancitë se zgjedhjet e ardhme parlamentare, të parapara të mbahen në dhjetor të këtij viti, do të jenë të lira dhe demokratike, për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë politike dhe ekonomike?
Sa mund të jetë e besueshme kjo marrëveshje, kur palët nënshkruese të saj janë po ato subjekte që me politikat e tyre të gabueshme vetë e krijuan këtë krizë të thellë politike dhe ekonomike në vend?

Përfundime

Nga kjo situatë mund të konstatohet se, nuk janë fajtorë qytetarët e Maqedonisë, shqiptarët dhe maqedonasit si shumicë, as qytetarët e nacionaliteteve të tjera pakicë, për krizën politike dhe ekonomike në vend, por fajet qëndrojnë në konceptin e shtetit dhe mungesën e mekanizmave ligjorë për llogaridhënie para qytetarëve nga partitë politike, të cilat e kanë udhëhequr vendin deri më sot, ndërsa në anën tjetër, lejohet që shteti të mbijetojë vetëm në saje të mbështetjes nga faktori ndërkombëtar, në planin politik dhe financiar, për interesa gjeostrategjike të caktuara.
Në këtë gjendje të krijuar, qytetarët nuk shohin asnjë perspektivë nën udhëheqjen e subjekteve politike që aktualisht e qeverisin vendin, të bindur se ato janë fajtorët kryesorë për krizën aktuale, me dyshime të bazuara se udhëheqësit e po këtyre subjekteve, gjatë viteve të fundit kanë qenë të interesuar vetëm për tjetërsimin e pasurisë së shtetit dhe fare pak janë kujdesur për mirëqenien e qytetarëve dhe sigurimin e progresit shoqëror dhe ekonomik të vendit.
Nga ana tjetër, borxhi i përgjithshëm i shtetit ndaj institucioneve të jashtme financiare vazhdon të rritet në disa miliardë dollarë, ndërsa dyshohet se garnitura politike aktuale ka tjetërsuar afërsisht 6 miliardë dollarë nga pasuria e shtetit dhe qytetarëve të tij.

Zgjidhja

Kjo gjendje ua imponon qytetarëve të këtij vendi, sidomos shqiptarëve, si dhe faktorit ndërkombëtar, të kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë për tejkalimin e krizës politike dhe ekonomike në vend, përmes mbajtjes së një Konference Ndërkombëtare për Maqedoninë, për ribërjen e këtij shteti me koncept të ri, duke u bazuar në realitetin historik dhe etnik të këtij shteti, sipas parimeve universale të së drejtës ndërkombëtare.

AKADEMIK PROF.DR.ABDULLAH MEHMETI : SHËN TEREZA U LIND NË SHKUP TË SHQIPËRISË


Në dokumentet e sotme të shenjtërimit të Nënë Terezës është shkruar vendlindja e saj: Shkup, Shqipëri. Këto dokumente të shpërndara nga Selia e Shenjtë janë zyrtare, ndërsa të njëjtën përmbajtje e ka edhe dokumenti me të cilin Nënë Tereza u shpall botërisht Shën Tereza, pas shenjtërimit të saj, më 4 shtator 2016, në Vatikan.

Përmbajtja e këtyre dokumenteve zyrtare të Selisë së Shenjtë ka nxitur reagime në Shkup, kryeqytetin e sotëm të Maqedonisë, duke pretenduar se ky akt i Selisë së Shenjtë mund të jetë një skandal që duhet të përmirësohet. Por, reagime zyrtare për këtë çështje ende nuk ka, përveç disa reagimeve individuale në rrjetet sociale dhe mediat e vendit.



Shën Tereza u lind më 26 gusht 1910, në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Në kohën kur u krijua Republika e Maqedonisë, në vitin 1944/45, ajo kishte plot 35 vjet moshë, prandaj, nëse do të shkruhej në dokumentin zyrtar të Selisë së Shenjtë se Nënë Tereza u lind në Maqedoni, kjo do të përbënte një të pavërtetë dhe skandal.

Në kohën kur u lind shenjtorja Terezë në Shkup, ky qytet ka qenë me shumicë shqiptare dhe i ka takuar Shqipërisë, si Vilajeti i Kosovës.

Selia e Shenjtë asnjëherë nuk i pranon viset e okupuara si të huaja, siç ishte atëherë Shkupi nën Perandorinë Osmane.

 Edhe sot, ky qytet njihet nga Selia e Shenjtë si qyteti më i madh shqiptar në gadishullin Ilirik, pavarësisht nga ndarjet administrative dhe sajesat politike të kohës, të cilat janë kalimtare, të përkohshme dhe të paqëndrueshme në rrjedhat e historisë.

Administrata e Selisë së Shenjtë nuk ka bërë thjeshtë një gabim teknik, por e ka përmirësuar një padrejtësi historike ndaj kombit shqiptar. Selia e Shenjtë e din se Nënë Tereza nuk është shenjtorja e parë, as e fundit, që raca shqiptare i fali njerëzimit.

 Prandaj, kombet që i dhanë botës kaq shenjtorë dhe figura me përmasa botërore, nuk guxon të mbetet pre e pushtimeve, falsifikimeve dhe sundimeve barbare, as sot, e as në të ardhmen.

Fotografia e profilit të Abdulla Mehmeti
   Abdulla Mehmeti: 

 Në lidhje me këtë çështje, në një portal në gjuhën shqipe vërejta se shumë individë që shkruajnë komente me pseudonime, me emra të rrejshëm. të fshehur, ose të stisur.

Këtë nuk mund ta kuptoj, pse e vërteta të mos thuhet hapur, me zë të lartë dhe me guxim.

Vetëm kështu mund të mbrohet e vërteta.

 Seç mu kujtua këto çaste një thënie e mençur: Shumë njerëz lindin meshkuj, por pak jetojnë dhe vdesin burra!

Shenjtërimi i Nënë Terezës pushton mediat ndërkombëtare

Image

Shenjtërimi i Nënës Terezë në sheshin Shën Pjetër në Vatikan është pasqyruar në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Alsat Maqedoni shkruan: Nënë Tereza shpallet Shën Tereza.

Papa Francesku shpall të shenjtë Nënë Terezën, murgeshën shqiptare e cila u kujdes për të varfërit e të varfërve, citon britanikja The Telegraf.
Mother Teresa, head of the Sisters of Charity, works with some of the lepers in Calcutta on December 7, 1971.
“Papa Francesku shpall Shenjt Nënë Terezën. Sfidoi të pushtetshmit , fajtor të varfërisë” mbizotëron në titujt e të përditshmeve italiane.

“Shën Tereza” është kryeartikulli i të përditshmes amerikane CNN.

Nënë Tereza e Kalkutës tashmë është e Shenjtë shkruajnë mediat spanjolle.

Pope Francis

Mesha e shpalljes së shenjtërimit të humanistes është ndjekur nga 600 gazetarë prezentë dhe është transmetuar në shumë prej vendeve të botës.

http://edition.cnn.com/2016/08/30/asia/mother-teresa-gautam-lewis/index.html

http://edition.cnn.com/2016/08/30/asia/mother-teresa-sainthood-how-to/index.html



Media captionAs the Pope declared Mother Teresa a saint, cheers rang out from the crowd of thousands in St Peter's Square
Mother Teresa, revered for her work with the poor in India, has been proclaimed a saint by Pope Francis in a ceremony at the Vatican.
Francis said St Teresa had defended the unborn, sick and abandoned, and had shamed world leaders for the "crimes of poverty they themselves created".
Tens of thousands of pilgrims attended the canonisation in St Peter's Square.
Two apparent cures of sick people after Mother Teresa's death in 1997 have been attributed to her intercession.
In India, a special Mass was celebrated at the Missionaries of Charity, the order she founded in Kolkata (Calcutta).
Pope Francis, the VaticanImage copyrightREUTERS
Image captionPope Francis led the canonisation ceremony
Cardinal Angelo Amato read a brief biography of Mother Teresa's work, then asked the Pope to canonise her in the name of the Church.
Pope Francis responded: "We declare and define Blessed Teresa of Calcutta to be a saint and we enrol her among the saints, decreeing that she is to be venerated as such by the whole Church."
The Pope said Mother Teresa had spent her life "bowing down before those who were spent, left to die on the side of the road, seeing in them their God-given dignity".
He added: "She made her voice heard before the powers of the world, so that they might recognise their guilt for the crimes of poverty they themselves created." He then repeated: "The crimes of poverty they themselves created."

Pope FrancisImage copyrightAP

Shining a light: Analysis by BBC's Caroline Wyatt

Despite the intense heat, the atmosphere among the pilgrims in St Peter's Square was one of joy, and the service a celebration of the life of this extraordinary woman.
Teresa was born an ethnic Albanian, and the Albanian flag was much in evidence, as was the distinctive white habit, trimmed with blue stripes, worn by the nuns of her order, the Missionaries of Charity.
In his homily of St Teresa's work, Pope Francis said she had shone a light in the darkness of the many who no longer had tears to shed for their poverty and suffering. It was clear that her life reflected the kind of Church that this Pope is trying to build: one that shows mercy to all and offers practical help for the poorest and for all those in need.
Although critics have sought to portray St Teresa as a sinner and a hypocrite, her supporters have been just as vocal in her defence, challenging those critics to live their lives the way St Teresa did, before they cast the first stone.

Hundreds of Missionaries of Charity sisters attended the event, along with 13 heads of state or government.
Some 1,500 homeless people across Italy were also brought to Rome in buses to be given seats of honour at the celebration - and then a pizza lunch served by 250 nuns and priests of the Sisters of Charity order.
Tens of thousands attended the canonisationImage copyrightREUTERS
Image captionTens of thousands attended in St Peter's Square
Nuns in Kolkata watch the ceremonyImage copyrightAFP
Image captionNuns at the Mother House in Kolkata watch the ceremony
One pilgrim, Charlotte Samba from Gabon, told Associated Press: "Her heart, she gave it to the world. Mercy, forgiveness, good works. It is the heart of a mother for the poor."
Large TV screens were set up at Mother House in Kolkata for the Vatican ceremony.

Worldwide acclaim

Mother Teresa founded a sisterhood that runs 19 homes, and won the Nobel Peace Prize.
But she was not without her critics, as some people noted a lack of hygiene in the hospitals run by her sisterhood, and said she accepted money from dictators for her charity work.
Media captionWho was Mother Teresa?
She died in 1997 - aged 87 - and was beatified in 2003, the first step to sainthood.
In 2002, the Vatican ruled that an Indian woman's stomach tumour had been miraculously cured after prayers to Mother Teresa, despite the doubts of her husband.
Pope Francis cleared the way for sainthood last year when he recognised a second miracle attributed to her.
Her work complements Francis' vision of a Church that serves the underprivileged.
Her canonisation is a centrepiece of his Jubilee Year of Mercy.
Media captionA woman who said she experienced Mother Teresa's first "miracle" describes what happened
Born in 1910 to ethnic Albanian parents, Agnese Gonxha Bojaxhiu grew up in what is now the Macedonian capital, Skopje, but was then part of the Ottoman Empire.
Aged 19, she joined the Irish order of Loreto and in 1929 was sent to India, where she taught at a school in Darjeeling under the name of Therese.
In 1946, she moved to Kolkata to help the destitute and, after a decade, set up a hospice and a home for abandoned children.
She founded the Missionaries of Charity in 1950. The sisterhood now has 4,500 nuns worldwide.
Nuns belonging to the global Missionaries of Charity, walk past a large banner of Mother Teresa ahead of her canonisation ceremony, in Kolkata, IndiaImage copyrightREUTERS
Image captionNuns belonging to the Missionaries of Charity order are still active in Kolkata
Worshippers gather around the tomb of Mother Teresa inside the Mother house in Kolkata, India, Saturday, September 3Image copyrightAP
Image captionMother Teresa is buried in Kolkata and worshippers can visit her tomb
She achieved worldwide acclaim for her work in Kolkata's slums, but her critics accused her of pushing a hardline Catholicism, mixing with dictators and accepting funds from them for her charity.
It often takes decades for people to reach sainthood after their death, but beatification was rushed through by Pope John Paul II.


Gazetari Ekrem Krasniqi: Politikanët shqiptarë po turpërojnë Shën Terezën

Gazetari shumëvjeçar në Bruksel, Ekrem Krasniqi ka thënë se politikanët shqiptarë janë e kundërta por edhe armiqtë më të mëdhenjtë të misionit të Nënës Terezë, kjo pasi ajo ndihmoi e dha tërë jetën për varfëritë, kurse, politikanët shqiptarë në pushtet dhe në opozitë tërë jetën morën nga të varfrit.

Ai në një opinion ka thënë se në rast se politikanët shqiptarë duan ta nderojnë misionin e Nënës Terezë, ata duhet ta krijojnë fondin Shën Tereza, dhe të japin 10 përqind të pagave dhe honorarëve që marrin.

Ja opinioni i plotë i gazetarit Ekrem Krasniqit:

Është tipike për politikanët shqiptarë që të turren para kamerave në ngjarje të këtilla madhore dhe mediatike sikur shenjtërimi i së dielës nga Vatikani i Nënës Terezë.

Gonxhe Bojaxhiu ndihmoi e dha tërë jetën për varfëritë. Politikanët shqiptarë në pushtet dhe në opozitë tërë jetën morën nga të varfrit. Politikanët shqiptarë janë e kundërta por edhe armiqtë më të mëdhenjtë të misionit të Nënës Terezë.

Ky dallim është dallimi midis Nënës Terezë dhe politikanëve shqiptarë të cilët edhe këtë të diel u dukën nëpër mediat vendore dhe përfituan nga ceremonia e Vatikanit.

Pagat dhe përfitimet e tjera që marrin nga të qenurit në politikë përmes institucioneve qendrore dhe lokale këta politikanë i bënë plotësisht në mënyrë të kundërt dhe me asgjë të përbashkët me jetën dhe misionin e Gonxhes së Shenjtë.

Të gjithë këta politikanë thanë se kr enohen me Nënën Terezë. E unë them se Nëna Terezë do të turpërohej nga këta njerëz sepse ata tërë jetën nuk dhanë gjë për të varfërit por morën nga ta shumëçka dhe gati gjithçka pasi që ua morën votën.

Kosova ka përplot të varfër dhe të vuajtur në të njëjtën kohë që ka politikanë me jetë komode përtej mase duke marrë nga qytetarët e Kosovës.

Po deshët të pretendoni se ju krenoheni me Nënën Terezë, e kam fjalën për misionin e saj dhe jo origjinën, atëherë unë kam një ide dhe propozim për ju.

Hapeni Fondin Nëna Terezë dhe faleni për çdo muaj 10 % të pagës dhe të honorarëve tuaja aq kohë që të merrni pagën tuaj nga buxheti i Kosovës, sepse kjo pagë e juaja vjen nga puna e qytetarëve të Kosovës, taksat e tyre.

Por dyshoj shumë se ju keni nevojë për mua që t’ju jap një ide të këtillë. Dyshoj edhe më shumë se ju do t’i përgjigjeni pozitivisht kësaj ide je dhe propozimi që po ua bëjë publikisht.

Por megjithatë po ua bëjë këtë testim të pretendimeve tuaja mediatike se sa jeni të sinqertë kur flisni dhe shkruani për Gonxhe Bojaxhiun.

Jepni edhe ju për të varfëritë që nga tash e tërë kohës sa ju të keni paga e honorarë nga buxheti i Kosovës. Mjaft keni marrë nga të varfrit. Mjaft ua shkatërruat jetën bashkëkombësve të Nënës Terezë.

Një fond i këtillë do të mund të kishte shumë destinacione. Pjesa më e madhe e tij do të duhej të dërgohet tek ata që nuk kanë mundësi për shërim, strehim, edukim… Nuk e keni vështirë për të gjetur adresat e tyre, sepse i keni té gjitha né listat partiake pér té shkuar e t’ua merrni votat.

Në të njëjtën kohë, ky fond do të duhej të administrohej nga të varfërit e Kosovës, e assesi nga ju. Përmes këtij fondi do të mund të punësoheshin qindra qytetarë të varfër (përmes administrimit të tij) me seli në Prishtinë e degë nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Nderojeni Nënën e Shenjtë Terezë duke krijuar këtë fond dhe duke dhënë 10 për qind të pagave dhe honorareve tuaja për çdo muaj. Përndryshe, nuk mund të besoj tjetër pos se ju jeni shembulli më i mirë i turpërimit të misionit dhe emrit të saj.

Nderojeni sakrificën dhe misionin e Nënës Terezë nëse e dini domethënien e fjalës nder dhe solidaritet.

Që të dy këto fjalë maten me xhepin dhe xhirollogaritë tuaja. Topi i lojës (testimit) është në anën tuaj.

Qeveritarë, parlamentarë e zyrtarë të tjerë, jepni 10 për qind të pagave dhe honorarëve tuaja dhe më bindni se e kam gabim kur them se ju jeni duke e turpëruar në mënyrën më të vrazhdët Shën Terezën.

Imami nga Drenica, Osmani mendon që Nëna Terezë nuk duhet të respektohet

Po të kishte Shtet ky njeri do të ishte në burg !



Osman Musliu


Imami i xhamisë në Drenas, Mulla Osmani, mbështet idenë që Nëna Terezë nuk duhet të respektohet, dhe këtë mund ta shohim në një postim që e ka në profilin zyrtar të Facebook. Imami Osman ka shpërndarë statusin e një qytetari ku ndër të tjera në atë shkrim theksohej se Nëna Tereza qëlloi të ishte me kombësi shqiptare por kjo është krejt aksidentale.

Në shkrim thuhet se Nënë Tereza i kontriboi mizerjes, injorancës dhe shtypjes së njeriut

Ja postimi i qytetarit që ka shpërndarë Imami nga Drenica

"Nënë Tereza: shenjtore e kapitalizmit dhe opium për shqiptarët.

Një nga arsyet pse Nënë Tereza u bë kaq e famshme është pikërisht sepse ajo legjitimoi aventurat kapitaliste që e ndanë botën në dy taborre: në të varfër dhe të pasur. Nënë Tereza shfrytëzoi fenë për ta arsyetuar dhe justifikuar këtë ndarje. Ajo kërkoi nga të varfërit jo vetëm që ta pranonin varfërinë por edhe ta donin atë sepse Zoti, sipas saj, i do më shumë të varfërit. Kështu ajo legjitimoi dhunën, shtypjen dhe barbarizmin e kapitalizmit që i detyroi këta njerëz të jetojnë në varfëri të skajshme. Natyrisht që të pasurit do ta duan, do ta shpërblejnë me çmime dhe para e do ta bëjnë shenjtore. Nënë Tereza ama duhet të shpallet shenjtore e kapitalizmit, jo e krishterimit sepse Krishti nuk qëndroi duarkryq, nuk e pranoi dhunën e perandorisë romake në heshtje, nuk u dekorua me çmimet më të larta të perandorisë por u kryqëzua, u trajtua si kriminel, si rebel dhe si armik i sistemit perandorak. Se çfarë e bashkon Nënë Terezën me Krishtin mbetet mister për mua. Krishti luftoi për të varfërit, Nënë Tereza për të pasurit; Krishti luftoi për drejtësi dhe barazi, Nënë Tereza për pabarazi dhe për mbulimin e padrejtësive. Jo! Nënë Tereza nuk është shenjtore e Krishtit por e shkeljes mbi të, mbi trashëgiminë e tij të luftës për barazi dhe liri. T'i kërkosh njeriut ta dojë varfërinë është njëlloj sikur t'i kërkosh të dojë pushtimin, dhunën dhe shtypjen sepse varfëria është të gjitha këto. Nënë Tereza i kontriboi mizerjes, injorancës dhe shtypjes së njeriut. Qëlloi të ishte me kombësi shqiptare por kjo është krejt aksidentale. Ajo i shërbeu një ideologjie që nuk mund të respektohet nga njerëzit që e duan veten."

Sead Zimeri

Image

Kadare: Shën Tereza e thirri Bill Clintonin dhe i tha 'biri im bëj diçka për shqiptarët e mi'





Është thënë shumë herë se Nënë Tereza, tashmë Shën Tereza, gjatë luftës në Kosovë e ka thirr presidentin e atëhershëm amerikan Bill Clinton, dhe e ka lutur të ndërhyjë për të sjellë paqen.

Këtë e ka vërtetuar shkrimtari Ismail Kadare, i cili thotë se Nënë Tereza e thirri Clintonin dhe i tha “Biri im bëj diçka për shqiptarët e mi”.

“Nënë Tereza ka marrë në telefon Bill Clintonin dhe i ka thënë: Biri im bëj diçka për shqiptarët e mi”, ka thënë më parë shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare!

“Duke ja thënë kjo Nënë e Kishës, Clintonit, ai çlirohet nga ç´do skrupull moral, sepse atij po i thotë një njeri i shenjtë. Ajo theu ligjin e fesë për popullin e saj, theu rregullin e fesë për shqiptarët e saj. Me këtë ajo i ka larë të gjitha. E turpi ynë i përbashkët është për sharjet ndaj Nënë Terezës”, u shpreh Kadare në gjykimin e tij për Nënë Terezën.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...