2016-10-06

15 Strategji te provuara qe te rritni vizitoret e faqes tuaj tani

Pyete nje bloger apo nje posedues faqeje interneti se cka do te deshironin me se shumti dhe pothuaj se gjithemone pergjigja eshte e njejte: me shume vizitore ne faqen e tyre.


Por kjo nuk eshte nje arritje e lehte. Me aq shume permbajtje sa ekziston ne internet,aq shume faqe,artikuj, te vjetera dhe te reja, shume bloger kane veshtiresi qe te arrijne qe njerezit t'ua vizitojne faqet e tyre dhe pikerisht per kete shume blogje te mira kane deshtuar.

Si te i rrisni vizitoret ne faqen tuaj pa pagese dhe shpejte ?


Ekzistojne shume menyra per te e rritur trafikun ne faqen e juaj, por sot, une do te ju tregoje strategjite me te mira dhe te provuara se funksionojne qe ekspertet me te mire te SEO-se i perdorin ne faqet e tyre.

Ja menyra me e mire qe te gjeneroni trafik vizitoresh ne websajtin tuaj pa pagese:


Rritni vizitoret e faqes


1.Perdoreni Google alerts per ide per artikuj te rinje

Permbajtja e artikullit tuaj duhet te permbaje informacione tekstuale me vlera te larta te hulumtuara me pare me koncepte unike.
Permbajtja e juaj duhet me qene ne kohe,relevante,inspiruese,edukuese ose e jashtezakoneshme.

Por pike se pari, ju duhet qe te e zgjedhni nje teme per artikullin tuaj qe terhjek vizitore - pra nje tematike trend.



Pra qe te e dini se cka te shkruani ne blogun tuaj ose ne blogun e klientit tuaj ju mundeni qe te rregulloni - kurdisni Google Alertet specifike per industrine (tematiken) e faqes tuaj.

Ne kete menyre ju do te informoheni ne kohe nga Google per gjithecka qe ndodh ne tematiken tuaj dhe cka eshte trendi apo e popullarizuar tani. Pra ju do te keni shume informata ne temat trendi te fushes tuaj dhe do siguroni shume ide per postimet e ardheshme te blogut tuaj.

Si te i rregulloni Google njoftimet me tematike specifike ?


Kurdisja e njoftimeve nga Google eshte shume e lehte, vetem hapeni  Google Alerts, dhe ne vendin e kerkimit shkruani tematiken specifike qe jeni i interesuar te njoftoheni nga Google.

Per shembull, nese ju jeni te interesuar per SEO, vetem shkruani SEO ne vendin e kerkimit dhe klikoni kerko, pastaj ju do te prezentoheni me tematiken SEO, klikoni opcionet e avancuara dhe zgjedhni cka eshte me e mira per ju dhe shkruani emailin tuaj ku ju do donit qe te ju vijn njoftimet nga Google.

Ne opcionet e avancuara une do ju preferoja qe te i zgjedhni keto pergjigje:

 Keshtu ju do merrni nje email ne dite  dhe do te keni mundesi lehtesist te e lexoni.

Sources:   Automatic - Ju do keni mundesi te zgjedhni disa burime si nga blogjet,lajmet,forumet,etj por me se miri eshte te e lini automatike pasi keshtu ju nuk do humbisni asgje nga temat me te mira.

Language:   English - Ju mund te zgjedhni cilen do gjuhe qe ju pershtatet me shume por ju preferoj gjuhen angleze.

Region:      Any region - Cfardo regjioni eshte me se miri.

How many:  Only the best results - Lereni qe Google te zgjedh cila eshte permbajtja me e mire e tematikes se caktuar.

Deliver to:   Write your email. Shkruani emailin tuaj ku deshironi te i merrni njoftimet tuaja.

Imazh: Si te i kurdisni Njoftimet e Google per SEO-n tuaj
Imazh: Si te i kurdisni Njoftimet e Google per SEO-n tuaj

Duke i lexuar cdo dite tregimet / artikujt me te mire dhe me te popullarizuar (trendi) ne tematiken specifike te zgjedhur nga ju, me siguri ju do perfitoni shume ide per te shkruajtur artikuj ne blogun tuaj, prandaj mos humbni kohe me shume dhe shkoni tek Google Alerts qe te merrni ndihme nga ky sherbim fantastik dhe falas i Google.

2.Shtoni komponentet virale ne web faqen apo blogun tuaj


Cka jane komponentet virale?


Butonat e shperndarjes sociale: Beni qe butonet social brenda artikullit te jene shume vizive dhe sigurohunu qe vizitoret te jene te nxitur qe te shperndajne artikujt e juaj.

Vleresimet dhe Votimet: mund te gjenden zakonisht ne faqet per shitje (e-commerce) per vleresimin dhe votimin e produkteve ne shitje qe gjenden aty por shume bloger gjithashtu tani jane duke perdorur vleresimet dhe votimet poshtu ne artikujt e blogjeve te tyre.

Komentet e vizitoreve: Komentet jane me shume rendesi per postimet e blogjeve nga aspekti i SEO-se dhe poashtu kane rendesi per te krijuar nje komunitet ne faqen tuaj.

Bejeni te lehte qe te shperndahet linku i faqes tuaj: Shikoni ne fund te artikujve ne blogun tim qe gjendet nje hapesire ku shkruan Shperndajeni linkun lehtesisht, kjo eshte me shume praktike per autoret e blogjeve apo faqeve tjera qe te shperndajne linkun e postimeve te faqes tuaj lehtesisht.
Sigurohuni qe te shtoni linkun per URL, kodin HTML per te krijuar lidhje dhe kodin BB per te krijuar lidhje ne forume te ndryshme.
Nese keni mundesi ju gjithashtu mund te krijoni banner per faqen e juaj me nje kod te HTML nen te per dikend qe deshiron qe te kreditoj/linkoj faqen e juaj ne kete menyre.

Infografikat: jane menyre shume e mire per te krijuar trafik viral ne faqen tuaj sepse vizitoret zakonisht i pelqejne imazhet shume me teper se sa permbajtjen tekstuale. Sigurohuni qe te  beni te mundur qe grafikat lehte te vendosen ne faqet e tjera duke vendosur nje kod HTML nen grafiken apo imazhin ne faqen e juaj per kreditimin e grafikes nga ata qe e fusin ne faqen e tyre.

3.Shkruani tituj qe terhjekinvemendjen dhe krijoni imazhe kualitative qe bien ne sy


Strategjia per SEO mundet me u gjalleru vetem duke shkruar titujt e postimeve qe terhjekin vemendjen dhe duke krijuar imazhe kualitative. Disa tipe te titujve arrijne te terhjekin me shume sa i perket shperndarjeve sociale, trafikut dhe pozicionimit ne makinat e kerkimit.

Titujt e tipit sic jane: Titujt me Listime, "Cysh me" / "Si te" dhe titujt me pyetje zakonisht japin reultate me e shumti sa i perket shkalles se klikueshmerise.

Hulumtimet tregojne qe lexuesit kane tendence me shume te shperndajne titujt emocional dhe pozitive ne rrjetet e tyresociale.

Studimet hulumtuese kane treguar se fjalet me te klikuara jane:


  • Qysh me /Si te
  • Keshilla
  • Truke
  • [Listime-numra relative]
  • Pa Pagese/Pa Pare
  • Ju/Ti
  • Postim Blogu/Artikull Blogu
  • Pse
  • Me se miri
  • Shume mire


Ju mund te eksperimentoni duke perdorur keto fjale qe ndryshe quhen "modifikuesit e titullit" ne titujt e postimeve tuaja.

Duke perdorur modifikuesit e titujve ju do te mund te merrni vizitore nga makinat e kerkimit nga personat qe perdorin fjalet kyce me bisht te gjate (long-tail keywords) ne kerkimet e tyre ne makina kerkimi.

Gjithashtu ekziston edhe nje mjet pa pagese per te analizuar titujt e faqeve ne gjuhen angleze te cilin une per veti e perdori shume shpesh per blogjet e mia ne gjuhen angleze, fatekeqesisht nuk funskionon edhe per gjuhen shqipe dhe nuk ekziston ndonje alternative e tille per gjuhen tone.

Me kete mjete ju do te mund te i analizoni titujt per fjalet emocionale,te fuqise, fjalet e zakoneshme, te pazakoneshme,etj..

Ku do te shikoni ju menjehere pasi qe te shihni titullin?


Shumica prej nesh do te shikojne ne imazhin nen titull, i cili zakonisht e determinon se a do te qendrojme qe ta lexojme artikullin apo do te klikojme butonin back dhe do ikim shpejt pa e lexuar fare ate.

Prandaj sigurohuni qe te futni imazhe shume te mira apo edhe infografika ne artikullin tuaj.

Gjithashtu perdorni pershkrimin e imazheve, pershkrimin alt dhe titujt e imazheve me fjalet kyce te artikullit.

Perdorni fjalet "imazh" ose "foto" ne pershkrimin alt dhe jo alt te imazheve tuaja.

4. Perdorni faqet shperndarese mbamendese dhe pinterest per trafikun referues nga mediet sociale


Duhet ta kuptoni marketingun e mediave sociale. Sa me shume kuptoni dhe dini per faqet sic janeDigg,Yelp,del.icio.us,Facebook,etj., aq me mire ju do te jeni ne gjendje qe te garoni ne makinat e kerkimit.
Imazh: Perdorni Rrjetet Sociale qe te Rritni Vizitoret
Imazh: Perdorni Rrjetet Sociale qe te Rritni Vizitoret

Bashkojuni duke u regjistruar ne faqet e popullarizuara shperndarese sic jane Digg,Del.ico.us apo edhe Stumble Upon.

Nese nje nga postimet e juaja eshte postuar ne njeren nga keto faqe, vizitoret e ketyre faqeve do te mund te votojne per te apo edhe te japin vleresime per postimin tuaj.

Nese permbajtja juaj eshte e mire,problem-zgjidhese dhe emocionale atehere lehtesisht mund te behet virale dhe te sjell trafik te madh vizitoresh ne faqen e juaj.

Perdorni Pinterest-in: 


Njerezit jane ne menyre te natyreshme te terhjekur nga imazhet atraktive, kualitative ne forme te magazinave.

Informacioni mundet me u proceduar shume shpejt kur pranohet si imazh.

Pinteresti e ben te mundur qe te sherbej imazhe te bukura,shperndarese qe te sjell me shume trafik ne faqen tuaj.

Sipas Mitt Ray nga Social Media Examiner ekzistojne 6 hapa qe te sjellin me shume trafik ne faqen tuaj nga Pinteresti:


  • Optimizoni faqen tuaj
  • Dizajnoni permbajtjen qe te mbeshtet qellimet tuaja
  • Behuni Strategjik me Orarin tuaj per postuar ne Pinterest
  • Dizajnoni Imazhet e Ngushta
  • Shkruani Pershkrimet ne Detale
  • Testoni Kohe te Ndryshme per Postuar ne Pinterest


5.Krijoni permbajtjen duke krijuar vlere dhe duke zgjedhur problemet


Krijoni permbajtje qe do te ofroje vlera per audiencen e targetuar ose permbajtja juaj duhet te ofroje zgjidhje per problemet me te cilat jane duke u ballafaquar audienca e juaj.

Shumica e njerezeve qe vijn ne blogun tuaj per heren e pare jane aty per nje gje te vetme e ajo eshte gjetja e pergjgjeve per problemet e tyre.

Prandaj pasi u tha kjo, ju duhet krijoni "permbajtje problem zgjidhese" per lexuesit tuaj sa me shpesh qe mundeni.

6. Optimizo faqet ekzistuese para se te krijoni te reja


Auditoni faqet e juaja ekzistuese me mjetet e auditimit per SEO Brenda Faqes (On Page SEO) te cilat mund te gjenden ne internet dhe duke u bazuar ne rezultatet e ketyre auditimeve beni ndryshimet e domosdosheme ne keto faqe.

Pasi qe te kompletoni kete hap, pastaj hapeni Google Search Console shkoni ne seksionin Search Traffic pastaj Search Analytics dhe filtroni fjalet e kerkuara duke klikuar te gjitha opsionet si Impresionet,Klikimet,CTR (shkalla e klikueshmerise) dhe Pozita ( ne radhitjen e Google).

Pasi te i keni plotesuar te gjitha ato opsione klikoni aty ku lexon pozita dhe keshtu do fitoni radhitjen ne baze te pozites ne Google per fjalet kyce te kerkuara ne Google.

Imazh:Permiresoni faqet ekzistuese permes Search Console
Imazh:Permiresoni faqet ekzistuese permes Search Console

Ne maje te tabeles do te jene fjalet kyce per te cilat ju gjendeni ne faqe te pare ne Google, por tani harroni ato, rregullojeni numrin e reshtave  qe te shihen "500 reshta" dhe ecni teposhte derisa ju do te shihni poziten mesatare prej 11 deri ne 20, pastaj shikoni ato fjale kyce qe jane duke u ranguar ne keto pozita.

Impresionet do te ju tregojne se sa keto fjale kyce jane te kerkuara ne Google dhe se a ia vlene qe te tentohet per te u ranguar me mire per keto fjale kyce.

Nese e gjeni ndonje fjale kyce qe ka volum te mjaftueshem te kerkimit ( me shume impresione) dhe qe ia vlen per te u ranguar, atehere ju mund te klikoni pikerisht mbi ate fjale kyce ne seksionin Search Analytics te Google Search Console dhe pastaj selektoni Pages per te pare faqet kryesore me te cilat rangoheni per ate fjale kyce.

Pas kesaj hapi tjeter eshte qe ta futni ate fjale kyce si pjese e SEO-se se asaj faqe dhe pastaj te e optimizoni ate faqe edhe me shume si p.sh: duke bere lidhjet (inter-linking) ndermjet vete faqeve te brendeshme te blogut tuaj gjithemone duke bere linkimin/shkruar linkun e kesaj faqe prej faqes brenda blogut tuaj por qe ka me shume reputacion. Reputacionin e faqeve brenda blogut te faqes tuaj mund ta shikoni me mjetet si Ahrefs,Moz Site Explorer etj,..
Gjithashtu mundohuni qe te i siguroni disa backlinks ( lidhje nga blogje apo websajte tjera) drejt kesaj faqe te blogut tuaj.

7. Inkorporoni eksperiencen e perdoruesit (UX) si pjese e strategjise tuaj per SEO


Eksperienca e perdoruesit ka menaxhuar te rritet prej nje faktori te vogel e te parendesishem ne nje influence te madhe kur vjen puna per tek SEO.

Imazh: UX dhe SEO
Imazh: UX dhe SEO

Duke krijuar eksperience te mire perdorueseve te blogut ne menyre te kujdeseshme, te ndjesheme ndihmon qe vizitoret e websajtit tuaj te e perceptojne permbajtjen pozitivisht duke inkurajuar shperndarjen, regjistrimin, rikthimin e vizitoreve dhe krijimin e linqeve inbound.

Kushtoni vemendje te vecante per:


  • Shpejtesine e faqes,
  • Responsivitetin e faqes,
  • Kompatibilitetin (Perputheshmerine) per Platforma te ndryshme,
  • Linkimin (Lidhjet) brenda blogut apo websajtit ne menyre konstruktive,
  • Strukturimin e permbajtjes ne menyre te rregullte,
  • Zvogelimin e shkalles se kercimit (Bounce Rate),
  • Evitimin e perdorimit te reklamave kercyese (pop up) dhe intersticiale,
  • Konsideroni lexueshmerine,
  • Ndreqni linqet e prishura,
  • Krijoni faqet 404 dhe bejini miqesore,
  • Zvogeloni kohen e renies se faqes ( down time) shkaku i serverit te dobet.


8.Kontaktoni personat me influence qe te e shperndajne permbajtjen tuaj


Kjo eshte nje strategji me shume rendesi dhe duhet implementuar me shume kujdes.

Kontaktoni njerezit me influence ne fushen tuaj dhe ne menyre indirekte pyetni nese do te jene te interesuar qe te shohin permbajtjen (artikullin) tuaj, por asnjehere mos i pyetni direkt qe te shperndajne artikullin tuaj, sepse nese i pyetni direkt dhe nese dukeni ne syte e tyre si person bezdises atehere rrezikoni qe te ju konsiderojne si spammer.

Nese ndokush nga njerezit me shume influence ne fushen tuaj e vlereson artikullin tuaj, atehere mos harroni qe te i falemenderoni dhe nese ndodh qe edhe te e shperndajne artikullin e blogut tuaj atehere do behet shume mire per ju sepse do te perfitoni shume si nga aspekti i SEO-se e po ashtu edhe nga aspekti i trafikut te vizitoreve.

9.Hiqeni cdo forme te permbajtjes se dyfishte nga websajti juaj


Websajtet me www.domain.com dhe domain.com duhet qe te ridrejtohen ne te njejten URL.

Gjithashtu konfiguroni serverin tuaj ashtu qe edhe IP adresa e faqes tuaj te ridrejtohet tek domaini i websajtit tuaj.Kjo eshte veshtire te behet dhe ne shumicen e rasteve kerkon qe ju te kontaktoni me perfaqesuesin e kompanise se hostingut ku faqja juaj eshte e hostuar per te bere te mundesheme nje gje te tille.

Variacionet e faqes kryesore apo kryefaqes: Shikoni linkun e faqes kryesore neper te gjithe websajtin dhe largoni prej urls variacionet si /index.html, /index.php, /index.htm,etj...
Po ashtu ridrejtoni keto variacione drejt domainit te faqes tuaj pa variacione, p.sh: ridrejtoni url-ne: domain.com/index.html ne domain.com

10.Perdorni mjetin e Google-së  per ndryshimin e adreses kur ridrejtoni nje Domain


Nese keni ne posedim ndonje domain te vjeter e qe e keni ridrejtuar ne menyre 301 permanente tek domaini i ri dhe nese ndonjeri prej ketyre domainave nuk eshte i verfikuar permes Google Search Console atehere ju sugjeroj qe te i verifikoni.

Imazh: Ndryshimi i adreses
Imazh: Ndryshimi i adreses

Ju mund te i verifikoni keto domaine permes keshillave qe jepen direkt ne Google Search Console dhe ne kete rast me se miri eshte qe te i verifikoni duke krijuar nje DNS TXT rekord.

Pastaj, perdorni mjetin e Google per ndryshimin e adreses qe gjendet ne Google Search Console, qe te i tregoni vet Google's adresen e re per keta domaina te vjeter.

Ky proces funksionon shume me mire per SEO se sa vetem nje ridrejtim 301.

11.Shtoni nje thirrje per veprim ne fund te artikullit tuaj


Shtoni nje thirrje solide per veprim ne fund te cdo postimi tuajin, thirrje e cila mund te i udhezoj lexuesit tuaj qe ose te lexojne edhe ndonje postim tuajin, te abonohen ne listen tuaj per marrjen e lajmeve me email, te klikojne ndonje link per ne faqen tuaj shitese apo thjesht te bejne dicka qe ju kerkoni.

Ju me te vertet mund te ju kerkoni vizitoreve tuaj gjithecka qe eshte e rendesishme dhe ka vlere per ju dhe nese ata jane te kenaqur me artikullin tuaj qe sapo e kane lexuar atehere shumica prej tyre do te i pergjigjen pozitivisht kerkeses tuaj.

12.Krijoni brendin e juaj profesionale ne Websajtet e komunitetit


Kjo eshte nje strategji e vjeter por duhet thene qe ende funksionon nese realizohet ashtu sic duhet, por ju nuk duhet qe kete ta beni per te fituar backlinkse sepse atehere ju shume lehte do te mund te konsideroheshit si spammer nga aneteret e komunitetit ku ju do te postoni.

Vendi me i mire te filloni eshte qe te ju pergjigjeni pyetjeve qe njerezit i bejne ne Quora dhe duke ju ndihmuar ata anetare qe te i zgjidhin problemet e tyre dhe duke ju ofruar zgjidhje me njohurit tuaja pikerisht per ato probleme.

E njejta gje mundet me u be edhe ne websajtin Yahoo Answers, e cila gjithashtu ka nje komunitet te madh dhe mundet me sjell trafik te madh vizitoresh ne faqen tuaj.

Vlen te theksohet se si Quora e po ashtu edhe Yahoo Answers jane faqe ne gjuhen angleze dhe vizitoret jane foles te gjuhes angleze prandaj si strategji kjo nuk mund te perdoret per faqet ne gjuhen shqipe.

Ju mundeni gjithashtu te beheni anetare ne Forumet apo Blogjet te ngjashme me tematiken e blogut tuaj dhe behuni aktiv atje qe viheni re.

Ne internet ekzistojne Forume pothuajse per gjithcka edhe per cdo tematike, ju vetem duhet qe te i gjeni ato.

Menyra me e lehte per te gjetur Forumet me tematiken qe ju e kerkoni eshte duke kerkuar ne Google ne kete menyre:

Imazh: Si te i gjeni forumet relevante me tematiken e faqes tuaj
Imazh: Si te i gjeni forumet relevante me tematiken e faqes tuaj

"Fjala kyce" + Forum""Fjala kyce" + Forums

Zevendesoni "Fjalen kyce" me tematiken e faqes tuaj, p.sh: "SEO" + Forum .

13.Futini linqet e brendeshme ne faqen e juaj gabuese 404


Pa marr parasysh se sa mundohemi qe te reduktojme linqet e prishura ne websajtet tona, gjithemone do te ekzistojne disa linqe te prishura te jashtme apo te brendeshme.

Prandaj eshte kaq e rendesisheme qe te kemi faqen per gabime te krijuar vet e cila faqe ju ndihmon per te naviguar me mire ne faqen tuaj dhe nganjehere ne vend se te perdorim faqen 404 gjenerike (qe ekziston vet pa e krijuar ju), ju mund te tentoni te dizajnoni edhe vet dicka te lezeteshme dhe argetuese.

Por cka nese faqja juaj 404 eshte argetuese per vizitoret tuaj por gjithashtu edhe ndihmese sepse ju mund te vendosni ne te disa linqe te brendeshme ne faqen tuaj 404?!

SEO eksperti Neil Patel ne blogun e tij shpjegon se si ai gjithemone krijon faqe 404 te krijuara vet e qe permbajne nje imazh kreativ dhe rreth 25 deri 50 linqe te brendeshme te websajtit.

Ai thote se , keshtu ne kete menyre ju mund te rrisni numrin e faqeve te cilat do te indeksohen nga makinat e kerkimit.

14.Bashkojuni HARO-se dhe pergjigjuni pyetjeve relevante


HARO eshte faqe qe i bashkon gazetaret dhe blogeret e ndyshme ku zakonisht blogeret sherbejn si burime te lajmeve.

Tentoni qe te perdorni websajtin HARO: "Help a Reporter Out" dhe keshtu nese ndonje gazetar krijon ndonje link drejt faqes tuaj atehere keni arritur shume, sepse keto linqe kane vlere te madhe sepse zakonisht vijn nga kompani te medha mediatike dhe me reputacion te madh.

SEO eksperti Brian Dean ne blogun e tij Backlinko shpjegon se si me perdore HARO-ne qe te perfitojm backlinke prej domaineve me autoritet te madh.

Imazh:Bashkojuni HARO-se si Burim per te fituar linqe
Imazh:Bashkojuni HARO-se si Burim per te fituar linqe

a. Ju duhet te i bashkoheni HARO-se duke u regjistruar si burim,

b.Pastaj ju do te merrni tri emaile ne dite prej gazetareve/reportereve qe kerkojne per burime per lajmet e tyre,

c.Ju duhet te ju pergjigjeni atyre pyetjeve/kerkesave me kredencialet e juaja (mos harroni qe te linkoni blogun tuaj) dhe me disa keshilla te dobisheme.

Prandaj mos humbni kohe me shume dhe bashkojuni HARO-se sa me pare.

15.Rifreskojeni permbajtjen e artikullit tuaj te publikuar i cili veq ka qene viral me heret dhe ne kete menyre ju do mund te rangoheni per fjalet kyçe shume kompetitive


Nese keni publikuar me pare artikull qe ka qene viral, definitivisht konsiderojeni se si te e rifreskoni permbajtjen e atij artikulli ne menyre te rregullte kohe pas kohe, ashtu qe te mos mbeshteteni ne vetem at shtytjen e pare.

Arsyet per kete rifreskim jane qe te siguroheni se ju ne menyre konstante krijoni mundesi qe te promovoni, reklamoni dhe fitoni linqe dhe shperndarje.

Ne kete menyre pas nje kohe dhe pas disa ripublikimeve ju mund te rangoni me at permbajtje/artikull edhe per disa fjale kyce shume kompetitive.

Tani seriozisht te gjitha keto strategji jane shume lehte te zbatueshme dhe nese me te vertet deshironi qe te rrisni trafikun e vizitoreve ne websajtin tuaj atehere me te vertet nuk ka asnje arsye per ju qe te mos filloni te i zbatoni keto keshilla qe tani.

Ju nuk keni nevoje qe te i zbatoni keto keshilla te gjitha menjehere, por filloni te pakten me njeren prej tyre... sepse tani eshte ne doren tuaj qe ta beni faqen tuaj te sukseseshme.

Nese ju ka pelqyer ky artikull atehere ju lutemi perdorni mjetet e shperndarjes sociale qe gjenden ne faqe dhe shperndajeni kete artikull me miqt e juaj ne media sociale si ne Facebook,Twitter,etj...

Nese keni ndonje pyetje shtese rreth rritjes se trafikut me vizitore ne faqen tuaj atehere thuajini opinionet e juaja ne seksionin e komenteve me poshte.


CIKËL POETIK NGA LAURETA PETOSHATI





Rikthim ne Ventotene - Laureta Petoshati



TI  VOGËLUSH ME DIALEKT

Ti vogëlush me dialekt,
ti lule gishti, filiz mes baltës,
tingujpërzier, cigare shet,
në udhëkëmbimet e Tiranës. 
çmimet rriten më shpejt se ti,
çanta me libra, halle, rëndon,
dhe pse duhanin, unë, nuk e pi,
ky shpirt, cigare nga ty, kërkon.
Ti vogëlush me dialekt,
i bukur si një perëndi
Tirana është kryeqytet,
ti vogëlush, kryenjeri.
Nuk je lypsar, me punë lyp jetë,
E sotmja, të ardhmen përditë ta merr
Hënëza në sy, ty, të rrëshqet,
Ndërsa sytë tanë.. zhyten në terr.





KAM PARË DETIN TË QAJË



Kam parë detin të qajë,
i shtrënguar në dhimbjen e tij të pamasë.
Kam parë detin të qajë,
I kufizuar në hapësirën e tij të mos flasë. 

Kam parë detin vaj në vaj,
që lante fytyrën me lotët e kripur,
të cilët i thaheshin buzës, m’u në skaj,
kur heshtja shpotiste tronditur. 

Kam parë detin të qajë
me dënesën që zbon pulëbardha, albatrosë,
cila tokë këtë det, vaj me det, do ta mbajë
varur pezull si në fije peri?! O Zot, Mos!

O Zot mos qoftë e thënë, 
se nuk është hënë e ngrënë
por veç një det i tharë
shpërbëhet në një varr!

Kam parë detin të qajë,
lotët i rigonin me dritëhije,
thoshte: - i gënjyer jam, kam faj,
nuk kuptoja se brenda meje nuk kisha yje,
yjet në gjirin tim janë pasqyrim,
më vjen të plas si u gënjeva nga ky ndijim!

Kam parë detin të qajë,
detin vaj që vajtonte me lot të thatë
dhe yjet në qiell, në kupolë, atje në majë, 
dënesa e tij i lante në shëmbëllim të qartë. 

Pse qan me vaj, pa faj, i ndjeshmi det, 
ti s’je gënjyer, ke ëndërruar se je poet!


NINULLË BORZILOKU




Nga poshtë – lartë me kate si karusel
lulet e bardha dantellë mbi vel
si në shatërvanë parfumi del.

Kur vetmia e lodhja më bëhen tok
këpus një bisk nga ky borzilok
mbi nënkresë e mbaj sikur ta kem shok.

Ëndrra të merme pafundësisht më flet,
më thur poezi me freskinë e vet
më jep dashuri dhe kur kjo e vret.

Qetësia e çlodhja më bëhen tok
m’i sjell një bisk me borzilok
i vetmi mbret që e kam shok.
Një mik për kokë!




KU SHKON TI, MARIA




Maria, Maria, ku shkon ti Maria,
të mungon vetvetja apo vetmia?!

Ecën me bluzën e endur me mjegull.
Ku do ta vësh këmbën? E gjen një tjegull,
të kuqe, thyer si zemra jote Maria,
copëtuar nga malli dhe nga dashuria.

Maria, Maria, ku shkon ti Maria,
ty dhe gjolit, buzët ua plasarit zjarrmia,
puthjen përmbi buzë era ta gllabëron
për ta shpënë atje ku më shumë shijon.

Mes ngjalash të gjolit ecën dhe ti ngjalë,
e tejkalon çdo gjë, çdo ligj dashuria,
Zotit edhe njerëzve u thua: Më fal!
Pëshpërit me të qarë: Ave Maria!

Maria, Maria, ku shkon ti Maria,
të mungon vetvetja apo vetmia?!

Shkon te vendi i shenjtë, te nënkresa,
në shtratin ku kokën mbështeti Hyjlindesa,
me emrin e së cilës të pagëzoi shpresa,
që në vendin tënd e mban gjallë veç besa.

Maria, Maria, ku shkon ti Maria,
ishulli është i vetëm, e vetme vetmia,
prej rrezesh argjendi i thatë nis një shi,
rrëzëllen mbi ujë dhe nuk lag njeri.

Ç’është ky shi Maria që e sheh veç ti,
kur shkon te laguna me kishën përbri,
ku ullinjtë këndojnë se zogjtë nuk migrojnë,
vajzat mes dafinash ëndrrën e takojnë.

Veshur mafor blu, ky vend në të gjelbër,
ku shkon ti moj vajzë, kush je, a ke emër?
Kush është emri yt, ai, i vërteti,
paçka se Maria të flet gjithë qyteti.

Maria, Maria, prit pak ti Maria,
hyjnore, mallëngjyese vjen pas dashuria:
ti emrin Maria e mban si brerore,
por unë ty të njoh: je një zambak Vlore.


PUTHJA


Kjo puthja mbi buzën time çdo të jetë?-
pyeti goja kureshtare. -
Nëse është veprim i shenjtë,
unë pastaj nuk do flas fare!

Veshi tha: - Duhma shpirti që s’rrëfehen,
mërmërima, psherëtima,
si refren në timpan ngelen
rrahje zemrash në gulçima!

Syri tha: - Buzët kthehen në petale,
trëndafila të kuq, frymorë,
me ca rremba që nuk ndalen,
prush, me një vegim qiellor!

Hunda tha: - Erëmojnë papushim,
përsosmëri të purpurtë,
trille zogjsh në fluturim,
gjethnajë në hovin e gurtë!

Gishtat thanë: - Ne prekim me mollëza
ç’gjurmë nga puthja do të ketë,
çfarë gdhend fryma apo shkronja,
kur buza është fron i shenjtë.

Dashuria tha: - Mbi buzë unë s’ula dy vetë,
por dy shpirtra në ngazëllim,
bashkë në rrëzëllim të kthjelltë,
e gjithë kjo për hatrin tim!

Buzët e detit, në përjetësi të puthen presin,
Ndaj çdo gjurmë mbi rërë fshin dallga me furi
Shpirtrat e dashuruar mbi buzë njerëzore ecin,
Ndaj dallgë e dashurisë i mbështjell të dy!

Vazhdoi: - Unë nuk fshij gjurmë, gdhend ndjenjë,
Shkëlqej dielladritas me farfuri,
puthja dhe në ëndërr vjen më gjen,
jam një tempull ku shpirti zgjuar rri!

Gjuha tha: - I lëpiva buzët ja, aty,
ku në një puthje dy shpirtra bëhen një,
qiellza mbeti e shushatur në dalldi,
ç’shije të magjishme mbi buzë shpirti lë!

Kur mbi buzë të çlodhej shpirti doli,
goja u dridh nga puthja dhe më s’foli!




Laureta Petoshati - Rikthim në Ventotene


Picture

Personazhe reale si Llazar Fundo, Isuf Luzaj, Stavro Skëndi, Skënder Muco, pastaj Enver Hoxha, Hysni Kapo te shndërruar pastaj në personazhe letrare... Histori, letërsi apo masoneri politike... Kjo është “kurthi” që i ngre me mjeshtëri lexuesit autorja e romani “Rikthim në Ventotene”, Valbona Petoshati. Të përpiqesh të rindërtosh historinë e një kombi nëpërmjet letërsisë është padyshim një akt sa i lartë, po aq dhe tepër i ndërlikuar. Laureta Petoshati ka ditur ta realizojë në mënyrë mjeshtërore të gjithë këtë proces.
Romani “Rikthim në Ventotene” është fryt i një pune të palodhshme hulumtuese disavjeçare në lëmin e historisë dhe për më tepër në hulumtimin dhe gjurmimin e përpjekjeve të intelektualëve shqiptarë të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, kryesisht atyre të internuar nga fashizmi në ishujt e Italisë, si pjesë e debatit për përpilimin e dokumentit historik si Manifesti i Ventotenes që do të ishte bërthama e realizimit të ëndrrës së Europës së Bashkuar.

    Titulli: Rikthim në Ventotene Autori: Laureta Petoshati ISBN: 978-9928-109-39-2 Faqe: 590



Përgatiti: Flori Bruqi

Nga Flori Bruqi : Cikël poetik nga Rudina Merkuri



Rudina Merkuri,lindi më 10 qershor 1970 në Vlorë. Megjithëse është diplomuar në degën e Infermierisë në Fakultetin e Shëndetit Publik dhe master shkencor në po këtë degë, pasioni për botën e letrave e ka shoqëruar që nga fëmijëria e saj e hershme e deri më sot. E ritur dhe edukuar në një familje mjaft të kulturuar, Rudina është kultivuar me dashurinë për librin. Aty ajo në çdo frazë gjen vetëveten, ndërton atë botë që në realitetin e sotëm nuk e gjen, duke rikrijuar një tjetër realitet, atë që vetëm shpirti artistik i saj mund ta bëjë. Profesioni e lidh me njerëz të ndryshëm e në çdonjërin prej tyre Rudina gjen grimcat e duhura të cilat me pas i shërbejnë si muza frymëzimi. Ne krijimtarinë letrare të saj gjen të verbalizuara vargje poetike dedikuar mrekullisë natyrore të qytetit te saj të lindjes, traditave tona kombëtare, bukurisë femërore dhe vlerave njerëzore. Lexuesi depërton në çdo varg duke u mrekulluar dhe magjepsur nga pena poetike e Rudinës e cila kristalizohet në vargje të lira që zgjojnë tek lexuesi një lloj meditimi që imponon admirim. Shumë prej krijimeve të Rudina Merkuri janë botuar në gazeta dhe revista prestigjioze dhe me dy libra është vlerësuar dhe me çmime speciale.

Ajo në çdo frazë e gjen vetveten, E ndërton atë botë që në realitetin e sotëm nuk e gjen, duke rikrijuar një realitet tjetër atë që vetëm shpirti artistik i saj mund ta bëjë. Profesioni e lidhën me njerëz të ndryshëm e në çdonjërin prej tyre Rudina gjen grimcat e duhura të cilat me pas i shërbejnë si muza frymëzimi. Ne krijimtarinë letrare të saj gjen të verbalizuara vargje poetike dedikuar mrekullisë natyrore të qytetit te saj të lindjes,traditave kombëtare, bukurisë femërore dhe vlerave njerëzore. Lexuesi depërton në çdo varg duke u mrekulluar dhe magjepsur nga pena poetike e Rudinës e cila kristalizohet në vargje të lira që zgjojnë tek lexuesi një lloj meditimi që imponon admirim. Shumë prej krijimeve të Rudina Merkurit janë botuar në gazeta dhe revista prestigjioze dhe me dy libra është vlerësuar dhe me çmime speciale.

Gazetat dhe revistat në të cilat janë botuar poezitë e Rudina Merkurit: Antologjia“Sa-Kra-CH“, Antologjia Maja Cajupiane, Antologjia Rumune, Gazeta ‘Bota Press‘, Gazeta ‘Telegraf‘, Gazeta ‚‘ALB-DREAMS‘, Gazeta,‘Kritike Letersi,Rumune, Gazeta ,‘Poezi nga autore Vlonjat“, Fituese e Konkursit ‚‘Maja Cajupiane‘. Gjithashtu botime në revistën: Dituria - Suedi, Obelisk -Tirane,Agjencioni Floripress,Agjencioni Floart-Press etj....








DITËT TONA TË LODHURA

U lodh mendimi ynë,
heshti,
në murosjen e ngrehinës,
hon-hienash,
u vranë ditët tona,
ç’veshët lëkurën,
në poren e një qelizë jete,
helm mbollët.
Atë ditë fytyra djall,
qeshi,
vrau ditët tona,
u bë shumë ftohtë,
shumë ngricë mendimi.
Të ngrirë si akujt,
u futët në rrëpirat e gurëzat,
e mpleksur,
të vrazhdë e të hidhur,
si rrahja e një shuplake burri.
Kjo jetë e mprapshtë,
më e ndrydhura,
në nervin e paralizës
Ah ditët tona,
pa jetë,
me gjak që çfryn,
e zverdhur,
e zhubravitur,
në kolapsin ngatërestar.
Ngushticë e tij ,
mbetën,
pjesëza,
rrotulla që lëvizin,
si për inerci,
në vorbullën e jetës.
Ecim,
varg gjurmë gjaku,
të rradhës lëmë,
ndoshta dielli i shpresës,
rëzëllen në supet e rënduara,
nga pesha e gjatë...


IKONAT TREGUAN...

Kërkohet pak jetë,
në një ishull të shkatërruar,
duhet kompozim tingujsh,
që gjaku në dejtë i ngrohtë të rrjedhë,
mes ashpërsisë,
në një diell të vonuar,
që dallgët
të mbushen me nimfa njerëzore,
të tjetërsohen,
të lindin bregun e harruar.
U përgojua jeta,
se gjoja mbi tokë,
kish taksuar,
se gjoja mbi dhimbjen,
derdhi lot të ftohtë,
dhe njerëzit buzë rrugës,
i kish mohuar.
Një mëngjes,
dëshmimtarët mbi tavolinën e Zeusit,
përkthyen listën e emrave,
se flaka në mesin ë janarit,
i kish tradhëtuar,
në mes të stoikëve,
ikonat treguan....



ECJE NË RRËNJË DRITE

Ti
ngele njeri sentimental,
buzëqeshe
kur të vodhën emrin e mirë,
hodhe diell,
kur ata zbrazën stuhinë,
ece ballëlart,
kur deshën të të shkelnin,
brënda hijeve të lodhura,
hodhe rrënjë drite.
Braktise shekullin mediokër,
i u ngjite pemës jetësore,
në shumëfishimin,
e rrëfenjave të ulkonjës.
Kur të rrokulliset pabesia,
shirat e dimrit intrigues,
do enden greminave të shkretëtirës..


Zemrën ia ktheu në lule

Kur ti je pranverë,
copat e ditës,
derdhen në ujëra të ëmbla,
zgjohet shpirti i lëmuar,
i një dallge të haruar,
që derdh në breg,20160305-merkuri.jpg
Rudina Merkuri

udhëkryqe,
erë lozonjare,
violinat e harruara,
afër një bacë plot simfoni,
sytë erëmbushur,
nga një dallgë e fuqishme,
që zemrën ia ktheu në lule.

Kur të zbrisni afër saj,
mos e zgjoni,
sythin e një dege të njomë,
afroni duar,
ka të puthura,
flutura të dashuruara,
që freskojnë sytë e një mëngjesi…


KANE NISUR TE SHPRISHEN DITET..

Kanë nisur të shprishen ditët,
pemët pa ajrosje shumë,
një akull shuajti zjarrin,
bota ka dhimbje shumë.
Ka nisur të trembet jugu dhe veriu,
shqepje deri në katrahurë,
po hapet vrimë e gjerë,
retina tjerur shumë.
Me kot grimoheni ,
në gushën e një pëllumbi,
kallami pret të tërhiqet,
vaj medet kusuri.
Ndaj mbrapsht kthehuni,
lyhuni mirë me pomadë,
të fshihen vragat në gjumë,
dhe kolla e thatë.....


TI DHIMBJE....

Ti dhimbje,
je det i kripur qe shfryn,
ne vule perandorake,
ne gjëmimin e rrashnaltave që gulcojnë,
ne ishujt e vetmuar ne katarakte.
Je zhveshur ne minutat qe shkojnë,
ne sekondat që përflasin,
në sinonimet më të cuditshme njerzore,
në orët biblike që dridhen nga shenjtëria.
Për të hequr vargonjt e padukshëm,
pastrova shpirtin në ene gjaku,
i dashuruar u dorzova,
në zemra të hutuara,
në një plevicë malli....


***


I NJOMUR -NË DJEP TE LASHTË

Brumrat jetësor u ndanë,
ne mish e tru që zjejnë,
ne grepat e algat qelizor,
ne dridhërimat kockore,
që si tjegulla te renduara,
mbajnë një thes me halle.
Ne ëndrrat kukafsheh,
qe zbresin matanë pllajave.
Ndaj sa jam i gjalle,
nyjën endacake,
shtrëngoj fort,
si nokdaut pres grushtet,
që i huaji me jep.
I mbledh gjuhët enigmatike,
i bëj zap,
qe nesër kontinenti te vishet,
i njomur, me djep të lashtë.


JE E IMJA…

Nese ke ngjyra per mua;
eja,
si nje flutur plot ar,
si nje mengjes ku vishen,
rrezet krizalde;
si nje zabel ku shkundet,
harku im i kulluar,
Ku preket nje varke,
nga nje dallgezim i haruar.
Je e imja,
pas rrekezes gurgulluese,
ku luajne hijet kolorite.
Fli ketu e cuditshmja ime;
Capkenia,
metafora rreshqitse,
ku derdhet fjala e shkruar.
Bej c duash,
vetem lajmerohu,
agimi vjen duke kenduar….

JUGA E BARDHE….

Ka nje pyll te blerte,
aty ku zbret perroi duke qeshur,
ku trendafilat prekin fshehurazi,
faqet e asaj,
ka nje drite buzeqeshje,
ne thellesi te poreve,
ku fundoset hiri i merzive,
ku gjymtyra dridhet,
nga zemra e ngrohte.
Ka nje ere ciltersie,
ku gezimi sapo lindi,
nga “Juga e bardhe”..



NGA DASHURIA PER TE….

Kaq e embel ishte ajo vajze,
sa stinet u bene nje me pranveren,
kaq e bardhe ishte ajo vajze,
sa lulet e qershive,
bene pakt me eren.
Kaq lehte fluturoi,
sa iku u be ere,
mes kraheve dhe debores.
Nga dashuria per te,
endrat paguan shpirtin,
qe iluzionet te zgjoheshin;
vetem ne mengjes…..

DUEL I QIELLIT ME TOKEN..

Duke germezuar eren e qiellit,
te munduarit hoqen barerat e verbera,
qe kishin mbire si gjuhe thike,
ne shpine te detit.
U desh te grisej dhe mali,
qe si brisk u pergjysmonte jeten.
Brenda pikes se nje uji ,
me mijera shigjeta,
shpuan gjethet e trendafilit,
ne britma kercelli.
Kur u pa se gjak e qelb po rrithte,
u zhvillua dueli,
hena nudo u zhduk,
per te mos pare,
kamzhikun ne shkembenjt e verdhe..

PO SHKOJ TE THEM-KETU ESHTE NGROHTE….

Gdhihemi me kercime,
ecim ne lekure portokalli,
per pak arome,
ngarkojme thase mendimi,
pastrojme dritaret ne koral zanor.
E rasim qiellin ne koke,
per pake start e mendim hyjnor.
Mbremja xhunglen ditore e vrapon,
ne kodrat pa formule magjike,
perqafon.
Rrjedhin endrat shtratore,
plot zhurme;
amfetamine ne koke.
Po shkoj te them,
se kjo eshte toka,
tramvaj ushqimi,
lumturi cmendurore,
ne shtrat epshor,
dridhje ngasherimi,
per pak krahe te hapur fort….


DUART E TOKES..


Duart e tokes,
shume dhimbje kane,
jane mavijosur ne shekuj,
c peshe qe mbajne,
jane terhequr krahet,
ne ecje toksoresh,
jane mbajt shenime,
eshte prekur kaq gjate,
dikush i preu damaret,
dhe toka ,
s merr fryme rehat,
dikush i shtypi brinjet,
dhe dheu u be bajat,
nje tjeter i mblodhi te qaret,
ne shpirtin qe mbante nje harte.
A e dini c eshte zemra e nje toke?
Frymarja juaj e gjate,
eshte rrenja,
ku ti toksor hodhe dashurine,
ne arin qe i c vat cdo cast,
eshte mali i ngjitjes,
eshte deti i pare,
qysh ne kohera ti toksor,
nuk do hidhje asnje hap.
Eshte pragu ku ti qesh,
dhe qave si i marre,
me token i ndave dertet,
dhe pranveren aty prane….


KUR FIKET NJKË YLL

Kur shkund një djersë të acaruar,
aty dhe ëndrra është zhgënjim,
kur digjesh nga vapa i tjetërsuar,
aty kthehesh në trishtim.
Se dot vetën se mendoje
të ulur i vetëm në një lëndinë,
nj çerdhe a lis i vjetër,
bënte me jetën një ujdi.
Ndizma sadopak cigaren,
të zhdukem pas në harresë,
dikur i lodhur nga gërryerja,
me zor s‘do mbash dot
mjegullën ne zverk.
Pastaj kthim
nuk do kesh,
në bluarje kockash a kusur,
si yll i futur i vonuar,
do digjesh,
pa zhurmë e bujë...


KALËROJ MBI MALLIN

Aty ku gjumi gjeti ëndrrën,
për mall,
Aty kalëroj unë,
me të panjohurën trill,
në trëndafilin e vetëm,
ku vjeshta për zili,
e kish mbrojtur.
Zgjodha agimin,
nga errësira pa rrugë,
që kraharori
të hidhte vallen e kujtesës,
syth lastar,
në një buzëqeshje të fshehur.
Brodha brenda shikimit tënd,
netët me fshihnin,
në gardhet e shtëpive pa mirazh.
Me fol për heshtjen prej guri,
nëse mundesh,
që nesër pranverat e largësive,
mos t’i mbjell në tokë të huaj...


ZGJOHU !

Ç’ më jep mendimi jot,
fjalët e tua shikim deti,
gjuhët e çuditshme,
kërkojnë fillin,
nga çelën sythet,
mëngjeset e tua
në përplasje jete,
dritë.
Është koha të njohësh veten,
ku je,
ku shkon,
pse ishte ajo qe zgjoi
qerpikun tënd.
Beso si qiri që digjet
pranë një flake,
te fsheh ty,
kryqëzimin e faqeve të njomura,
hijen e hapave
nga ku ëndrra foli atë.
Më fol për dritën,
më fol për tangon,
që krismat lindje panë.
Me prit ta shohim
bashkë qiellin,
beso në atë që quhet lartësi,
ne te vetmin zjarr ne toke,
ne te vetmin shikim,
ku e puthura u varr,
nga një sy blu,
në të vetmin gurë jetësor,
që nga zgjimi
dëboi tabutë...


TOKA “SKLLAV FRYMOR “

Nënat lindin jetën,
natyra çel dritën,
shtigje
ku unë shtrihem,
trupëzohem,
kristalizohem,
futem në gremëzimet,
të thënat e të pa thënat e pllajave,
lëndinave,
sekreteve ne fund te detit,
ku era derdh,
brengën njerëzore,
humbëtirat,
magjinë e një dashurie sysh,
puset e thella ,
shpirtrat e lodhur,
qetësinë mister
qe nga lindja
e deri kur perëndimi,
mblodhi hiret,
çastin kur toka
u bë skllav frymor.


SHI UJËVARASH

Ku ti kap pragjet e tua te lodhura,
kujtesën qe ra sivjet nga lëngata.
I morri era prej flokësh,
i futi ne zgavra fundoseshe,
i humbi vijën e jetës,
që nesër vetmia të vallëzonte
vallen e shkretëtirës.
Hijet postare
rrezuan hartimin tënd,
lëshuan brenga,
trupë lëshuar,
pinë dëshirat e tua,
që nesër dëbora
mos të gdhinte e bardhë.
E megjithatë ti prapë,
fluturove,
u zgjove,
shtyve murin,
hape ditët,
zgjidhe nyjën nga rruga,
për faktin se aty kish filluar
te lindte "shi ujëvarash".


TROKIT

S’po gjej një copë qiell,
të nxjerrë shpirtin hije rënd,
Mbi ujera të humbas,
mbi syprinën e gotës e gotës,
që nesër heshtja të gjej parajsë.
Mos u plak o dashuri,
gotë e argjend,
ëndërr e pikuar qelqi,
dhimbje lëndinash
ku drita virgjërore,
zbriti humnerat e botës.
jeto në pafundësi,
trokit mallin,
kap kataraktet e mia,
ndiz zjarr ne buzët e rreshkura,
mblidh hapat,
vështro drejtimin,
ne vrapin e ëndërrimeve të mia.

2016-10-05

Fan Noli origjina e tragjedise

MOIKOM ZEQO - Writer and archaeologist

NGA MOIKOM ZEQO


Kur mendon vetëtimthi se sa shumë libra janë shkruar (apo shpërdoruar, mistifikuar, ose destruktivuar) për origjinën e Tragjedisë, e kupton mirëfilli se të bësh një ese lakonike kërkohet sqimë dhe guxim i madh intelektual.

Por Fan Noli nuk është nga ata që tuten ose katalogojnë fjalë të rëndomta. Fan Noli si mjeshtër i analizës zgjedh fjalë kryesore. Një fjalë e tillë është fjala “Tragjedi”. Fan Noli pa dyshim e ka lexuar kryeveprën e filozofit Fridrih Niçe “Origjina e Tragjedisë”. Niçe qe edhe filolog i klasit të parë i greqishtes së vjetër dhe njohës i madh, i jashtëzakonshëm i “filozofëve parasokratikë”, d.m.th. i natyrëfilozofisë joniane. Fan Noli në studimin e tij të kursyer kërkon të ravizojë kuptimin historik të termit “Tragjik” dhe evoluimin kuptimor, nga rituali i kryehershëm mitologjik në atë të konvencionalitetit, që zëvendëson Theofaginë me lindjen skenike të një arti, që qe një revolucion i madh mendor në kohëra. Fan Noli shënon se: “Tragic. Është një huazim frëng nga lat. dhe greq., që përbëhet prej prapashtesës -ic dhe temës trag- nga ???????, cjapi, në këtë rast Satiri, një hyjni gjysmë njeri e gjysmë cjap, shoku i Bakut ose i Dionisit. Lidhja ndërmjet cjapit dhe tragedy, që fjalë për fjalë do të thotë Cjapi ritual ose Cjapi i himnit, mund të kuptohet lehtë nga ata që janë pak a shumë të familjarizuar me fetë primitive totemiste.

Cjapi me siguri ka qenë një cjap totem, që u bë me trajtë njeriu më vonë si Baku dhe Dionisi, ose u bë gjysmë njeri si Satiri, Silenusi dhe Pani, të cilët megjithëse e kishin ndërprerë zhvillimin e mëtejshëm, përsëri i ruanin tiparet fizike të padyshimta të cjapit totem origjinal, e pikërisht këmbët e cjapit dhe brirët e cjapit. Ashtu siç ndodh me të gjitha ritet e tjera totemistike, adhuruesit mbanin lëkura cjapi dhe maska cjapi, kërcenin me furi rreth altarit dhe në fund flijonin një të ri fatkeq, të veshur si cjap dhe që përfaqësonte hyjninë totem vetë. Festa kurorëzohej me ????????, pra duke ngrënë mishin e djaloshit që përfaqësonte totemin. Ky ishte një lloj përbashkimi i shenjtë primitiv, kanibalësh, një bashkim me Zotin, një bashkim fizik, sepse ky ishte i vetmi që ata mund ta kuptonin. Më vonë, në vend të cjapit totem njeri u vu një cjap i vërtetë. Si pasojë, rituali i cjapit ishte me të vërtetë tragjik, në atë kuptim që e marrim ne sot. Nuk kishte asgjë për të qeshur për ata që e kryenin ritin. Po çfarë këndonin ata në atë rit të egër? Natyrisht, historinë e pasionit të cjapit të tyre totem.

Prandaj ka qenë një tragjedi në vargje dhe këngë, e cila u bë një tragjedi në realitet kur ndodhi flijimi i njeriut dhe kur grigja e përfshirë nga frika e adhurimit hyjnor mori pjesë nga gjaku dhe mishi hyjnor. Kështu lindi tragjedia greke me prologun e saj të egër. Po si ndodhi që më pas doli komedia? Kjo është një histori më e këndshme, nëse mund të ketë ndonjë gjë të lezetshme pas kësaj perëndingrënieje. Adhuruesve u shpërndahej verë dhe atëherë niste qejfi me të gjitha paturpësitë aristofanike jo vetëm me fjalë, po edhe me vepra të prekshme e të hapura. E gjitha kjo ishte fe, fe mistike, fe orgjish. Nga kjo ne fituam tragjedinë greke dhe i harruam gjithë të tjerat. Por në vitin 1500 kemi një epilog të shënuar. Disa amatorë italianë të së ashtuquajturës Camerata fiorentine vendosën ta rigjallëronin tragjedinë e vjetër greke dhe krijuan operën e sotme. Dhe në mes të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Vagneri mendonte se ai ishte duke kompozuar tragjedi të vërteta greke, ashtu si këndoheshin në Athinë në kohën e Eskilit.

Epo mirë, nga ky iluzion ose deziluzion ne fituam operat e Vagnerit, për të cilat është përgjegjës dijetari dhe filozofi Niçe para të gjithëve. Po le t’i kthehemi problemit tonë. Fjalë të afërta: Etimologjia e tragos është e pasigurt. Disa e lidhin fjalën me lat. turgere; disa të tjerë, si Prellvitz, me isl. hve-dur, ariesi, ie. *tr-g, *???????, *???????. Kjo nuk është shumë bindëse, prandaj më mirë ta lëmë mënjanë. Për prapashtesën -ic shih në fillim.

Kuptimi: (1) Që ka të bëjë me tragjedinë; (2) me zgjerim kuptimi: solemn, katastrofik, ogurzi, që sjell vdekjen, ashtu siç e sillte me të vërtetë në ritin e lashtë të cjapit. Treshja e cjapit: Tragacanth, goat-thorn / gjemb cjapi/; goat-carriage / karrocë /; goatee, goat-beard / mjekër cjapi/. Një treshe e trefishtë, që nuk ka të bëjë fare me ndonjë cjap, hyjni ose gjë tjetër, por që po e shoh në shënimet e mia ja tek është: route, rout, rote. Të gjithë këta fëmijë kanë lindur po nga ajo nënë. Emri i kësaj nëne është Mater Rupta. Fan Noli nënvizon burimin e pasigurt etimologjik të fjalës “Tragos”. Fjalët e përafërta i lidh me një hyjneshë lindore Mater Rupta. Kjo tregon edhe shtegtimin kuptimor të etimologjive, por edhe të qytetërimeve mitologjike.


(Moikom Zeqo ka lindur më 3 qershor 1949, në qytetin e Durrësit. Më 1971 është diplomuar në Universitetin e Tiranës për filologji dhe letërsi. Më vonë është diplomuar për histori dhe arkeologji si dhe ka bërë studime pasuniversitare në Romë, në Athinë, dhe në Washington D.C.. Ka punuar si redaktor letrar në gazetën “Drita” dhe arkeolog dhe specialist i artit të lashtë pranë Akademisë së Shkencave. Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”. Është autori i 62 librave me poezi, prozë, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë. Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj. Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet më të mëdha dhe të njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe. )

Floripress

Mediet britanike e radhisin Ismail Kadarene ne top 5 per çmimin Nobel

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është shpallur edhe këtë vit kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi. Deri më 10 tetor 2016  janë shpallur datat dhe një pjesë e çmimeve “Nobel” në fushat e tjera. Akademia suedeze njofton shkurt se Çmimi Nobel për Letërsi do të jetë më vonë. Ndërkohë, faqet e specializuara britanike të basteve e kanë radhitur shkrimtarin shqiptar në mesin e 5 më të preferuarve për vitin 2016.

Mediet britanike e radhisin Kadarene ne top 5 per Cmimin Nobel


Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është shpallur edhe këtë vit kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi.

Deri më 10 tetor janë shpallur datat dhe një pjesë e çmimeve Nobel në fushat e tjera. Akademia suedeze, njofton shkurt se Çmimi Nobel për Letërsi do të jetë më vonë.

Ndërkohë, faqet e specializuara britanike të basteve e kanë radhitur shkrimtarin shqiptar në mesin e 5 më të preferuarve për vitin 2016.

Janë po këto lista që një vit më parë kishin radhitur në vendin e katërt fituesen e Nobelit 2015, Svetlana Alexievich, deri në atë kohë një emër jo shumë i njohur, botërisht.

Në krye të listës, ashtu si dhe vitin e kaluar është shkrimtari japonez, Haruki Murakami. Ai ndiqet në këtë listë nga Adonis, poeti sirian, që jeton në Paris.

Në vendin e tretë vjen Ngugi Wa Thongo dhe i katërti është Philip Roth, edhe ky një kandidat që prej vitesh është në krye të listës së Ladbrokes.

I pesti renditet Ismail Kadare, i cili një vit më parë renditej i 7-ti.

Nuk dihet, se kur Akademia suedeze do ta shpallë datën e ndarjes së Çmimit Nobel në Letërsi, ndërkohë që shpresat për Kadarenë po shtohen, sepse nga viti në vit po vjen duke u ngushtuar edhe nga fusha e rivalitetit.

Ismail Kadare deri më sot është nderuar me disa nga çmimet më prestigjioze në botë, për letërsinë si “Man Booker Prize” e më gjerë.

Pavarësisht kësaj liste, në mediat botërore po komentohet se kush do ta fitojë Nobelin, sillen rreth tre kandidatëve: Haruki Murakami, Adonis dhe Ismail Kadare.

Kadare në një rrëfim ekskluziv ka treguar si e pret çdo vit nominimin prej Akademisë suedeze.

Prej kohësh është folur se në Akademinë suedeze të Nobelit nga Shqipëria janë dërguar shumë letra anonime, me qëllimin për t’i bllokuar dhënien e çmimit.

Natyrisht Kadare ka pasur një përgjigje për Nobelin, jo vetëm për të si shkrimtar.

A do të ishte mirë të kishim një Nobel? Kadare thotë: “Po do të ishte imazh shumë i mirë për vendin tonë përballë prapësive. Do t’i kishte dhënë imazh, si vend i vogël me gjuhë të lashtë…”

Pak kohë më parë shkrimtari ka treguar se ka dashur të shikojë Arkivin me letrat anonime të dërguar nga Shqipëri kundër tij, në Akademinë suedeze.

“Një ditë madje mua dhe Helenën na ftoi një prej tyre për drekë. Iu luta të hyja në Arkiv, doja të shikoja letrat anonime për mua, por refuzoi. Iu luta të më thoshte çfarë shkruanin, por ai më tha vetëm një rast që iu është dukur të gjithëve grotesk. Se ishte grotesk nuk do të thotë se nuk ishte marrë në konsideratë sado banal të ishte. Aq të çuditur me këto “anonime” shqiptare”, ka treguar Kadare.

Jo pak herë ka ndodhur që në prag të çmimit Nobel, kur është përmendur emri Kadaresë ka nisur “fushatë” kundër të tij, në mënyrë absurde që ky çmim të mos mbërrijë në Shqipëri.

Ndërsa ne, jemi njohur nga shkrimtari me një rast të përmbajtjes së një prej letrave anonime të shqiptarëve kundër shkrimtarit, që mbahet në arkivin e Akademisë suedeze.

Shkrimtari tha se i kanë treguar për një letër anonime ku mes të tjerash ishte shkruar se me veprën e tij, “sulmohet gjuha shqipe”, se Kadare nuk shkruan në gjuhën shqipe.

“Kjo ishte vërtet groteske dhe e pakuptueshme”, thotë shkrimtari.

Nxitur nga kjo ngjarje, Kadare ka treguar se botuesi i tij ekskluziv, në Francë botoi gjithë kolanën në gjuhën shqipe si dhe frëngjishte, duke ua bërë dhuratë Akademisë suedeze.

Ndërsa bota letrare në Shqipëri këtë vit ka qenë e përfshirë në festimin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

Është quajtur viti i Kadaresë.

Po ky vit e ka sjellë shkrimtarin edhe më shpesh në vendin e tij. Prej kohësh arkivat po zbulojnë e qartësojnë një situatë etike por edhe estetike mbi autorin dhe veprën, sidomos asaj që mbahet një nga veprat monument të krijimtarisë kadareane në diktaturë, “Dimri i vetmisë së madhe”.

Për herë të parë, këtë vit, ky roman pati një edicion kritik nga studiuesi Matteo Mandala. Vepra në dorëshkrim, kaloi një aventurë gjyqësore, pasi deri para pak vitesh mbahej me forcë nga e veja e ish-diktatori.

Kadare është shprehur se kishte frikë mos e digjte, pasi ishte e vetmja kopje që ekzistonte në dorëshkrim. I vetmi në origjinal.

Ndërsa ka vlerësuar punën e studiuesit arbëresh, Mandalasë, mbi dorëshkrimin në deshifrimin dhe zbulimin e tekstit.

“E kam shkruar dhe daktilografuar direkt dhe kam punuar mbi tekstet e daktilografuara. Ajo ishte kopje e vetme. S’ka tjetër. Mahnitem kur e shikoj, se sa kam punuar, shkruar prishur e ndrequr. Ishte një tekst mjaft delikat. Donte shumë kujdes sepse për një fjali mund të të ikte gjithë libri…”,ka rrëfyer shkrimtari për këtë anë të errët, të panjohur të procesit të veprës, si kulturë filologjike që kryhet për herë të parë për një autor bashkëkohor të cilit i ka “ardhur” vepra nga diktatura, nëpër shumë procese “censure”, duke i shpëtuar kartonit.

Ky densitet veprimtarie letrare në 80-vjetorin e lindjes, merr me vete edhe përkimin tjetër me afrimin e ndarjes së çmimit Nobel.

Edhe para ditësh mediat ndërkombëtare kanë lançuar një listë me nominuesit e këtij viti, ku Kadare renditet sërish, edhe këtë herë në një listë të ngushtë, i pesti në kandidaturë për marrjen e çmimit.

Është Akademia e Shkencave të Shqipërisë që ka bërë sërish propozimin për Kadarenë, në krye të këtij viti për të marrë çmimin Nobel në Letërsi.

Drejtuesja e departamentit të albanologjisë në Akademinë e Shkencave, akademikja Floresha Dado, ka thënë se ai është një titull i merituar për shkrimtarin Ismail Kadare.

Në këtë vështrim nominimi për Nobel i Kadaresë ka qenë motivuar gjithnjë, duke u përkrahur nga pjesa e shkrimtarëve dhe intelektualëve më me integritet.

Ndërsa në një bisedë me shkrimtarin duket se kjo histori ka tjetër perceptim. Pyetjes sonë për këtë marrëdhënie kaq të gjatë me Nobelin, Kadare e ka marrë me indiferentizëm, si një proces pothuaj i mbyllur për të, aq edhe zhgënjyes.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...