2016-10-06

Linda Ibbotson : Fluksi meditaiv përmes imazheve


10384584_786861658049308_6894733799423357621_n

Linda Ibbotson

 Një ese petik për poezinë e poeteshës Hungareze Kinga Fabo , shkruar nga Linda Ibbotson

HELMI
Në këtë vështrim për paraqitjen dygjuhësore; publikimin Indonisian- Anglisht  fillimisht përshëndes arritjen, sfidën dhe punën e madhe që është bërë, përfshirë këtu edhe përkthimin e poezisë Helmi.
Poezitë e Kinga Fabos artikulojnë origjinalitet. Poema e parë “Isadora Duncan Dancing ’’vendos precedent,duke sjellë energji dhe ndjeshmëri me anë të imazheve të realizuar mrekullisht dhe fuqinë shprehëse dhe harmonike.
“Ashtu si skulpturë në fillim. Pastaj, sikur dielli u rrit në të, shembëllim i të gjatë “
Është sikur Kinga ia merr nga dora  hedhjen në vallëzim alegorik dhe përthehet si vals me shumë aspekte, duke zbuluar jo vetëm pasionin,bukurinë e figuracionit dhe deri në thërrime, duke u përfshirë në përvojat e  magjishme dhe ndershëmrisht kulmon në jehona metaforike.
Poema e saj më kujton  pjesë teatrale dhe shpreh ndjeshmërinë  intuitive, duke reflektuar mbi dhimbje universale që zakonisht ka tendencë të mbeten të varrosur në të çara të jetës.
Ajo përcjell një dëshirë të zjarrtë të thellë dhe  sikurse shprehet në vargnim, sepse kjo është sikurse ” Unë ekzistojnë vetëm në role. Unë i dua ngjyrat! Nuancat! “dhe flukset valore filozofike në të dy të vërtetat dhe të imagjinuarat “një Zen Koan Salingerish erdhi në Mendje / kjo / Cila mënyrë e lulediellit kthehet në natë /“citim nga poema ‘Snowqueensnowking’
Kinga ka një përdorim të gjallë dhe ndjellëse të gjuhës dhe ngjyrim fjalësh me strukturim vargnor që ekzalton me poetencë poetike dhe përcepcion.
“Kënga pikturuar në mur bie poshtë.” Dhe qarqet intuitive pastaj si “Hapje, deti u shfaq në gjumë.Krihja valët e tij. Një impuls nën skenë mbytur dimrit. Duke hedhur një buzëqeshje në plazh. “
Një libër  me poezi që deliron thellë në ndjenjat e dëshirës, breron me brishtësi, fjalë që
stimulojnër shqisat, çdo varg i stolisur me fije poetike,  ngjan një sfond i për në altar drite.
Një libër që pasuron shpirtin, një  mbresë leximore tërësisht e kënaqshme dhe kuptimplote.

Anna Costa : Do të mbledh flutura për praninë tënde


11954727_10205215074476123_990331162791132437_n (2)
Anna Costa poezi

***

Zemra lëngon copëzuar
zhvendos melankolinë
pika të dendura
lënë peng diç
në duart e një poezie.
Për qejfin tënd
Do të mbledh në ndjekje fluturat e  reja
Lulediej të rinj
Gjunjëzuar të të përkëdhel.
Durimi le ta kapërcen hendekun
Tej kufijve.
Unë do të lë ….
një dritë të qetë
atje ku nuk ka kurthe
një këndim atje
në udhëtim.
Një vështrim të fundit të lë
pas meje
Të lë …
një  neveri të vjetër
që qëndron vetëm
në zemrën time.

***

Shprehi e neveritshëme,
vështirë për të fjetur
djersitur e shprishur
përballem me zjarrmi rrethuar
Kishte vënë një zjarr aty ai
Ai derdhi pika pika pandërprerë praninë
Dhe i dilte  ëmbëlsia nga  lëkura
Ndjente aromë.
Si një dozë e arsenikut
Që shpon në buzë
grimcon kockat
Ai vjen në ëmbëlsinë e saj
Me rrëshqitje të ngadaltë që të ndez
flakën e kuqe të natës
një ndjenjë …
një dhembje afshrore
deri në  ekstazë.

PREKJE TË PËRVJEDHURA VALËZIMESH…


13043358_1084876518239286_3609022358019376735_n

Pasquina Filomena 

PREKJE E PËRVJEDHUR

Unë gjithmonë kam qenë e friksuar
Më dukej se më mungonte vetja
Dhe sytë e tu humbur në kohë
Fjalët e tua u preknin mes dy oqeaneve
Sytë e tu  hidhnin valsin e një ndjenje
Dhe në këto ditë pa erë
Pas tyre përkujdesja e fytyrës sime
Mbuloja me vello vjedhurazi
Që prekjet e mia  të ndjesh

ËNDRRIMTARE E VETME

Diçka përherë si e papritshme.
Mendime të kundërta me emocione.
Fjalët që nuk ndjekin gjeste.
Drita që bëhet hije.
Dhe pastaj  te unë që tërheq të gjithën,
Të gjithën deri të çmenduria.
Vetëm ose në mesin e njerëzve …
Përherë dhe thjeshtë një ëndrrimtare.

VALË E PAPRITUR

Të ndalura në brigjet sytve të mi
e gjelbërta sjell vetëm shpresë.
Ashtu me përmbjatje si dhe pse
për të cilën askush nuk mund të përgjigjet.
Vetëm deti është i aftë për të.
Por, kur ai vendos ta bëjë këtë,
valës së ashpër
i duhet shpirti im.

Mbresa leximi nga një punim më i gjatë për poezinë e poeteshës Vinita Agrawal

1

Vinita   Agrawal

E thjeshta dhe shumëdimensionalja , poetja universale Vinita Agrawal
Nga Laureta Petoshati

Lindur në Bikaner, Indi, më 18 gusht të vitit 1965 Vinita Agrawal bëri shkollimin e saj fillor në Kalimpong, të mesmin në Kalkuta dhe kolegjin në Baroda. Ajo mbaroi me Medalje Ari Masterin për Arte në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit Sayajirao Maharaja të Baroda-s  dhe në Kolegj fitoi bursën  nga Komisioni i Granteve Universitare për arsye të rezultateve të shkëlqyera.  Ajo është një shkrimtare e lirë dhe studiuese e pavarur por tërë kohën ajo ka mbetur një poete jo vetëm në shpirt, por dhe në botime.
Poezitë e saj janë botuar jo vetëm në shtypin e shkruat, por dhe në mediet dhe revistat elektronike. Janë të panumërta rastet kur ajo është botuar në media prestigjioze të tilla si  Asiancha, Constellations, raedleafpoetry, The Fox Chase Review, Spark, The Taj Mahal Review, Open Road Review, CLRI, Kritya.org, Touch- The Journal of healing,(Prekja – Gazeta e shërimit) Museindia, Everydaypoets.com, Letërsia Botërore Mahmag, The Criterion, The Brown Critique, Twenty20journal.com, Sketchbook, Poetry 24, Mandala, dhe në shumë të tjera duke përfshirë dhe futjen e poezive të saj në disa antologji ndërkombëtare. Poezia e saj u propozua si ndër më të mirat nga Vendimi Përfundimtar i CLRI në vitin 2011. Ajo ka fituar një çmim nga MuseIndia më 2010 dhe poezia e saj “Thoughts” (Mendime)  fitoi një çmim në konkursin Wordweavers në vitin 2013.
Përmbledhja e poezive të saj në librin e titulluar “Words Not Spoken” “Fjalët e pathëna” të botuara nga Sampark / Brown Kritika doli për publikun në nëntor të vitit  2013.
Ajo u ftua nga SAARC (Shoqata e Azisë Jugore për Bashkëpunim Rajonal) për të lexuar poezi të saj në Festivalin e Letërsisë SAARC në Delhi 2010 dhe po prapë në Delhi më 2011 dhe në Agra më 2011. Të mos harrojmë se bashkëpunimi rajonal përfshin tetë vende të Azisë Jugore që janë : Afganistani , Bangladeshi , Butani , India , Ishujt Maldive , Nepali , Pakistani dhe Sri Lanka, të cilat kanë ndërtuar dhe një universitet të përbashkët që është universiteti i Azisë Jugore ( SAU ), i cili është një Universitet Ndërkombëtar.
Vinita Agrawal vazhdon të botojë në gazeta të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare artikuj të spikatur  në lidhje me temat  e spiritualitetit dhe kulturës. Artikujt e saj janë botuar në Femina, The Free Press, Marwar, Himal, Defence and Security Alert (DSA), The Sevensisters Post, MindSpace Mag etj.
Vinita Agrawal si studiuese e spikatur ka mbajtur një kumtesë mbi çështjet gjinore në Budizëm në një konferencë ndërkombëtare në Sri Lanka në muajin shkurt të vitit 2012 dhe një tjetër për konferencën e Sakyadhita-s e mbajtur në Vaishali (Bihar) në janar të vitit 2013.
Ajo pëlqen shumë natyrën dhe është dhënë pas kafshëve, kopshtarisë, muzikës … dhe është ndjekëse e zemrës së saj në krijimtarinë e saj letrare.
Ajo është anëtare e përjetshme e INTACH (Trusti Kombëtar Indian i Trashëgimisë së Artit dhe Kulturës)- Periudha Indore që punon për ruajtjen e Trashëgimisë së Arteve dhe të Kulturës  të rajonit.
Vinita Agrawal është e martuar dhe ka një djalë i cili po vazhdon një Master  për prodhim muzikor në SHBA. Aktualisht ajo jeton në Mumbai, Indi dhe është aktive në jetën artistike dhe letrare ndërkombëtare. Poezitë e saj spikasin për temat me ndjeshmëri njerëzore, janë me mendime të thella, shumëplanëshe dhe paraqesin një kulturë të jashtëzakonshme të poetes Vinita Agrawal. Ajo shkrin natyrshëm, me një magji frymëzuese dhe mençuri kulturën perëndimore të Europës dhe Amerikës me atë të Azisë Jugore dhe veçanërisht atë indiane, të cilës ajo i përket, duke dhënë kështu një produkt poetik universal që është i përtypshim dhe i ndjeshëm për çdo mendje e shpirt njerëzor në çdo vend të botës.  Me shumë kënaqësi dhe përkushtim po sjell disa poezi të saj të botuar së fundmi në gjuhën shqipe, në gjuhën e Nënë Terezës së Kalkutës, e cila jetoi dhe ndërroi jetë aty ku Vinita ka kaluar ditët më të bukura të rinisë së saj.


Cikël   poetik nga  VINITA AGRAWAL

Përherë ti
Ishe ti në gjithçka dashuria ime.
Qysh nga dita që u kolovitëm
mbi rrënjët e ajrosura të fikut të Bengalit,
derisa gjithë barishtet poshtë u thanë tërësisht
në vjeshtën e fundit të jetës, ishte ti. Vetëm ti.
Ti më mësove stërhollimin e jetës
nëpërmjet fierit dhe drurëve me gjelbërim të përhershëm,
nëpërmjet pemëve që jetojnë në shkreti përjetësisht,
nëpërmjet ca të tjerave që u thanë dhe çelën përsëri
kur erdhi stina e re.
Ti më mësove si të thith aromën e luleve nga fotografitë,
më mësove si ti mbërthej imazhet e humusit, rrënjëve, diellit e flladit,
… përulësinë e degëve grindavece,
që mirëpresin gjethet pa push e me shkëlqim.
Këngët e mohimit unë i dëgjova te lulet e mollës,
melodinë e heshtur të tokës nga dheu ku është zhytur deri te lulja,
qetësinë e plotë nëpërmjet stuhive që u nënshtrohen lëndinave,
nga ku pastaj zhduken përgjithmonë.
Dashuria është e thjeshtë sa një trëndafil i egër me katër petale, i plotë.
Ka nurin e mjegullës së malit hedhur mbi xhufkat e boçës së pishës.
Është e ngrohtë sa një manushaqe fushe dhe një lulëkuqe e rrallë,
të vëna në një vazo mbi një tavolinë për dy vetë.
Sytë e tu ishin një oqean i kanelltë –kundërmues si vatra,
ku bashkohen të gjithë lumenjtë e mi, ku zhytem në muzg
dhe ndez zjarrin e qetë më mbrëmje. E njëjta natë,
që bën xurxull kalbësinë e njerëzve, duke i kthyer në spore të vagëlluara.
Ndonjëherë kur i ftohti dhe dridhërima kanë zaptuar zemrën time
dhe bota është bërë e errët,
ti ke mbajtur dorën time, më ke treguar nimfat e fshehura brenda shpatoreve.
ndaj unë kam qeshur … pastaj ti ke qeshur me mua.
11 shkurt 2015
Pema e fikut të Bengalit Inizio modulo

2
Në kërkim të dashurisë
Uria ime për dashuri
ka filluar të mbushë ajrin
Unë tani mund të mbaj rrezet e diellit me dhëmbët e mi
krahët e mi mund të mbajnë miliona bajt dhe gigabajt
Nuk ka rëndësi nëse tubat e Nju Jorkut
janë të bllokuara nga uji apo që Mumbai është
duke u mbytur nga shirat
për aq kohë sa rrugët e rrëshqitjes mbi valë janë të lira.
Truri im mund të nxërë çdo gjë që t’i japësh
çdo gjë që do të zërë vendin e dashurisë
qoftë edhe cipën kibernetike.

Mishërimi im
Pakti ndërmjet Krijuesit tim dhe meje është prishur
U prish dhe ëndrra ime e kotë e një jete të tërë
Me dhimbje jam kujdesur që të ikni
Dalëngadalë kam dëgjuar jetën të qetësohet
Thelbi që më largon mua nga vetvetja është vetja ime,
Sa paqe mund të marr si shkëmbim nga një tradhtare?
Shpresoj që një mikeshë e vjetër të vijë tek unë
Kështu që unë mund ta pyes atë
përse universi më çoi mua sonte në skajin e tij.
Unë po filloj që ti kuptoj dervishët
Sesi ua kalojnë dridhjen e tyre soditësve të pranishëm
Unë po filloj të kuptoj njerëzit që mbajnë koracë
në një domethënie të habitshme të mënyrës së jetesës
Unë jam e tradhtuar nga mishërimi im
ai i tregon të gjitha ato që ka,
Dashuria është burimi mbizotërues i ndihmës
Por unë jam e tradhtuar nga dashuria
Zgjidhjet që bën gjumi janë të ëmbla
lënë mëngjesin të thotë diçka.

4
Piktura “Light of the Incarnation (Drita e Mishërimit” nga Carl Gutherz

Thyerje

Dashuritë e mia të ardhshme mua s’më thonë asgjë,
Ky ankth pikëllues po më asgjëson fare,
Po më shpërndan në shtjella të padukshme ere,
Ku unë nuk jam ushqim as dhe për zogjtë.
Vragat e plagëve të mia shkojnë thellë midis besimit dhe Zotit
Tani unë s’di si të dashuroj as veten time
E humbas kthjelltësinë midis meje dhe thellësive të mia.
Nëse mundeni ju bëni vetëm këtë gjë për mua,
Më shfajësoni që jam e lindur femër,
Veçse më lini vetëm në ca shtigje të pashkelura
Me rrahjet që s’përjetoi zemra ime.

Dëshira e fundit
E mundur nga rënia e flokëve,
fytyra e saj i ngjan një bime
që ka mbetur  pa ujitur  për një kohë të gjatë.
Sytë e saj janë plot përgjërim –
si një fëmijë në një dyqan karamelesh.

Është e shtrirë atje, në atë shtrat tek
dhe nuk zë as gjysmën e tij;
Pjesa tjetër e mbushur me dëshirat e papërmbushura.
Shikimi i saj më ndjek ngultas kur i bëj stivë barnat e saj
brenda  kutisë së duhur, ditëve të duhura, shenjave të duhura.

Ne nuk guxojmë të flasim
për atë që jemi gati për ta humbur.
Ne më mirë të pohojmë
se asgjë nuk lihet e pambaruar.
Si – mbarështimi i një çifti lepujsh,
ngrënia e frutave durian,
shikimi së bashku e një filmi të viteve ’40,
kur ajo ishte vetëm një fëmijë,
dhe kosiste tejpërtej një fushë me lule kumaku
me një karrocë dore plot me këngë.

Por pastaj ajo thyen sfratin e lotëve –
thotë se ajo dëshiron të jetë aty pranë
që të marrë pjesë në dasmën e nipit të saj.
Fytyra ime bëhet shuk si një copë letre,
ai është vetëm pesëmbëdhjetë  vjeç… ajo kurrë s’do arrijë deri atëherë.
Pse duhet ta thoshte ajo këtë gjë?

Sigurisht që ti do të jesh… e them pa zë
natën, në dritën e lehtë të llambës,
unë shoh dëshirat e saj të holla e të brishta
që qëndisin me ar vetveten brenda mollëzave të saj të dala
dhe përshkojnë tejefund zemrës sime.
Unë shembem si një mur me tulla që s’ka llaç.

Shkruar më 20 mars 2015

Ngadalë

Në këtë pranverë të prerë përkorë si diamant
unë nuk mund të ngushëllohem.
Vdekja ime mbahet brenda formës së rregullt
me qepjet e fijeve metalike.
Posta është gjashtëmbëdhjetë frymëmarrje larg
por kurrë nuk sjell lajme të mira.
Kthimi mbrapsht prej jush lëndon një mijë herë më shumë
se mospërfillja e Manhattan-it.
Ç’ka mbetur në magazinë pasi ka ikur pranvera festive ?
Çfarë ka mbetur në magazinë?
Një kujdestar me uniformë ngjyrë blu ndoshta
e bart diku tjetër  magjistarin e dhimbjes sime.
Ky tumor jo-kirurgjik është një gjashtëvargësh i pavdekshëm
që trupi im ka krijuar nga rreziqet e pastrimit të tij.
Zemra ime është e trazuar
dhe vendgatim i erërave që të shpojnë.
Unë do të lë poezitë e këndshme
për faltoren e zemrës suaj.
S’ka gjë nëse jeta nuk është më mall rezervë
S’ka gjë nëse shiu mbush dokun e mbyllur të detit tim.


Përktheu nga origjinali në anglisht  Laureta Petoshati

Mbresa leximi nga cikli poetik i prezentuar  i Vinitës
“Kundruar nga kuadrantet e mbresës leximore të këtij cikli poetik, ardhur bukur në sfondin e vlerës  dhe magjepsja me tërë atë rezymim  joshës për të shijuar atë valvitje meditative deri në delirium jehonash, me aq ndërveprim  transmetimi dhe akuarel polimorfik dhe semiotikë evolutive, Vinita vërtetë denjësisht akomodohet në  përfaqësim elitar , ku diskursi i saj është  një  shembull  modern i emancipimit të ndjesorës.
     Në këto vargje Vinita ka bërë një shtegëtim të bukur poetik dhe duke u lëshuar thellësive asociative dhe duke iu ngjitur majave të meditimit, kompozicioni metaforik është qëndisur përmallshëm në gjergjefin përceptues,  në tërë atë shpalosje shpirtërore herë alegorike e herë me një narracion që tangjentojnë në imazhe dhe mesazhe koherente të qenësisë , nëpër orbita përgjërimi që lënë gjurmë e që fosforizojnë përtej mishërimit, që japin shpresë dhe lumturojnë, projektuar dhe  realizuar mrekullisht.
    Aq në simbiozë dhe në rezonim të saktë me idenë , motivin e trajton pa e lodhë lexuesin , e magjeps me mënyrën e emitimit të dilemave si shkak dhe sugjestionin si shkas. Kështu,valsi i atyre flakërimave lirike dashurore,loja e lirise poetike fluron sepse nuk ka imazhe statike, përvijohet jo nga pikniku iluzor i rënies së blertë ose si fanitje afshërore, por me përsiatjen rrezëllitëse sublimon energjinë asociative me dhembje dhe dashuri. Një shelbim, një bluetooth nga i cili merr dhe jep.
   Të  takohesh me këto poezi dhe duke u ankoruar me përkujdesje në molin përceptues prej lexuesi të joshë si një uvertyrë e këndëshme një rezymim: në këtë  buqetë poezishë  Vinita spektron me nuanca të bukura motivesh dhe atë shpalosje artistike të shfaqur me një çiltërsi emocionale duke gurgulluar poetikisht ashtu si prelud vendos sentencat e “stërhollimit të jetës” dhe duke vendosur me elegancë metaforike shtresa të bukura ndjenjash,vibracione që hetohen larg nga hijeshia e vargut e  dhe  e shprehjes, dendësisë estetike, nga kumton mesazhet nëpër kohë dhe hapësirë si binomi që ajo ia vendosë aksiomën meditative, nëpër bujtina shpirtërore mbanë të ngrohtë vokacionin edhe nostalgjik edhe idilik dhe në transversalen e tërësisë si në një shesh unaze timbri i leksikut vargnor hedh qendismën e bukur të fjalëve dhe vargjeve ,  në një mozaik i mahnitës përjetues.Ajo jep leksionin se si “ thithet aroma e luleve nga fotografitë”.
   Aty ku profilizohet qetësia në tinguj kurse fjala është më shume se e para pas Dashurisë, orkestrimi poetik zë fill si ndrojtje, si  nevojë për një kumt mbështetje;se jeta din të jetë edhe e tillë, poetja thërrmon indet motivore,shtrydhë gjëndrat limfatike të dhembjeve për hirë të sublimes universale  , duke mobilizuar antitrupat afshrorë,  që në hemisferat e shpresave të bëhet ndërlidhja me ligjin e tërheqjes që menditimi  të bëhet Eesencë. Pastaj, kur “dashuria bëhet si burim mbizotrues i ndihmës” dhe nga “cipa kibernetike” e teorive të fijeve në “miliona gigabajtë”  fluksi shpresëdhës  e transplnton dhembjen te  mbështetja  te vetja si subkoshiencë nganjëdhyese. Tërë ai shtegëtim pastaj si plojë shtërngimi, si intuitë polare të fortifikohet në Epiqendrëne Qetësisë.Pasthirrma nëntekstore ku mund të përfundoj edhe kuanti i fundit përgjërues i qenies si zhgënjim jepet përsëri nga fillimi në fund si kumt për kërkim të asaj esence të mbështetjes diku në dikend si ligj i universit , si ligj i lëvizjes ekuilibruese dhe altruiste.Kjo është magjia e tërë shpalosjes poetike e cila në planimetri kompozicioni, në simetri tredimenzionale,konvergjon në menyrën më të prekshme dhe më të thekshme në një frekuencë të këndëshme si ligji i thirrjes së të njejtave për ta shijuar si estetikë, si modelim matricor elitar figurativ dhe asociativ,refleksion i bukur nuancor në tërë prizmimin spektral të defilimit nëpër diagramin e mendjes në lëvizje që hedh parabolën intuitive përtej tundimit e përmes dashurisë deri në përndritje meditimi univerzal.Ajo me delikatesë sublime “ lë poezitë pë faltoren e zemrës”,asaj zemre dhe nga ajo zemër që përshpërisin nga aureolë pentagramesh shpirtërore tinguj përjetësimi.Ky është universi poetik i Vinitës nga ku tejmbushë  çdo mision interkomunikues shumëdimenzional.”

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...