2016-10-06

PREKJE TË PËRVJEDHURA VALËZIMESH…


13043358_1084876518239286_3609022358019376735_n

Pasquina Filomena 

PREKJE E PËRVJEDHUR

Unë gjithmonë kam qenë e friksuar
Më dukej se më mungonte vetja
Dhe sytë e tu humbur në kohë
Fjalët e tua u preknin mes dy oqeaneve
Sytë e tu  hidhnin valsin e një ndjenje
Dhe në këto ditë pa erë
Pas tyre përkujdesja e fytyrës sime
Mbuloja me vello vjedhurazi
Që prekjet e mia  të ndjesh

ËNDRRIMTARE E VETME

Diçka përherë si e papritshme.
Mendime të kundërta me emocione.
Fjalët që nuk ndjekin gjeste.
Drita që bëhet hije.
Dhe pastaj  te unë që tërheq të gjithën,
Të gjithën deri të çmenduria.
Vetëm ose në mesin e njerëzve …
Përherë dhe thjeshtë një ëndrrimtare.

VALË E PAPRITUR

Të ndalura në brigjet sytve të mi
e gjelbërta sjell vetëm shpresë.
Ashtu me përmbjatje si dhe pse
për të cilën askush nuk mund të përgjigjet.
Vetëm deti është i aftë për të.
Por, kur ai vendos ta bëjë këtë,
valës së ashpër
i duhet shpirti im.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...