2016-10-08

U aftësua rruga deri te vendvrasja e at Shtjefën Gjeçovit

Rruga që shpie deri te vendvrsja e Gjeçovit në Rrezinë


Kërkesa e kamotshme e vizitorëve për të shtegtuar deri te vëndi i vrasjes së Gjeçovit, sivjet u përmbush me hapjen e rrugës një kilometërshe deri te pika kyç ku Gjeçovi u përball me pritën e organizuar nga pushteti serbo-jugosllav.

Pas vrasjes së Gjeçovit, më 14 tetor 1929, në Rrezinë të vreshtave të Zymit, vendin e vrasjes, sipas traditës së mire, e ruajtën hasjanët, ku sejcili kalimtar e hudhte nga një guralec për ta përkujtuar e përtrirë vend-vrasjen e prelatit – Martir Shtjefën Gjeçovit. Në këtë mënyrë, u formua “Leria e Gurëve” në pamje të varrit që gjendej në mes të rrugës e cila kalonte në të dy krahët e martirit të kombit.

Në vitin 1969/70, iu vu një shenj-simbolik betoni me mbishkrimin e tij nga Enti për Mrbojtjen e Monumenteve Historike të Trashëgimisë Kulturore në Prizren. Dhe, këto ditë u hap trasea e rrugës, u shtrua me gurë të shtypur dhe u ngjesh me cilindër ku u krijuan kushtet për të shkuar lirshëm edhe me makina deri te vendvrasja e At Shtjefën Gjeçovit. Planifikohet që në atë vend, së shpejti pritet të ngritet edhe një mini-obeliskë simbolike për ta pasuruar hartën e pikave kyçe të historisë së vëndit dhe të kultit. Dëshirë e përgjithëshme është që për çdo vjet, në Javën e Gjeçovit, të sjellim diçka të re, të rëndësishme e të dëshirueshme për vëndin.

Sivjet, menifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”, mbahet me 15 tetor 2016 në Zym dhe se është Vit-Jubilar nga se shenon 45-vjetorin e organizimit të manifestimit, pa asnjë ndërprerje duke botuar edhe nga një Almanak-vjetor për veprimtarinë e zhvilluar brënda dy manifestimeve.

Duhët të ndryshohet ligji pë deputetet e Kuvendit të Koosvës.

Kërko brenda në imazh Kjo ishte legjislatura më e dobët e mundshme në historinë e demokracisë së Kosovës.  Ndonëse një subjekt politik ki...