2016-10-06

DANIELA VOICU : GJUNJËZUAR DERI NË RRETHINAT E PREKJEVE…

13094309_10154042355420256_9004676921245010703_n


NË RRUGËT  GJUNJËZUESE

Në rrugët gjunjëzuese
lutjeve
nga ëndërrat me aromë dragonjësh
njerëzit janë peng
dritës virtuale në palmat e drejta
duke vezulluar me kërshëri -qerpikëve
duke numëruar nga dy e nga dy
me radhë
duke dëgjuar pak zemrat-qiellit..
Sa prej nesh janë akoma këtu
T’i përqafoj të gjithë
Dhe kjo e pazakoshme
Të quhet dashuri?

 NJË FARË GJYSMËKOHE PASIGURIE

Në një farë kohe pasigurie
qielli përhap qetësinë
në hedhjet e përjetshme
ku
Çdo re
Bart  gishtrinjtë ëdërrues
në  krahët e fëmijëve
plot me flutura

NYJE KËMBËSH TË NGJESHURA

Unë ngjesha nyjet e këmbëve të mia
duke vrapuar tutje e më larg
pa ritëm
nga e nesërmja
te çdo trembëdhjetë orët.
Përpara ishte
vërshimi
nga i cili  rilindëm
duke jetuar në paqë
matanë
dhe andej
së dashuruari.

 NË RRETHINAT E PREKJEVE TE MIA

Në rrethinat e prekjeve te mia
fjalët drithërojnë te çdo presje
fshihen nga çdo pikë
Fjalët  rrudhen në grushtin e tyre
Në këtë poezi të quajtur kohë
Ku ende bartë rërë, në shpatullën e majtë
Orë rëre deri në përsosmëri
në zhveshtinën
e kohës sonë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...