2016-10-08

Struktura demografike (etnike) e popullsisë në Republikën e Shqipërisë

Shqipëria ka 2.815.749 banorë. Shqiptarët jetojnë edhe në vende të tjera të Ballkanit, në Kosovë 1.9 mil., mbi 800.000 jetojnë në Greqi, 500.000 në Maqedoni dhe gati 80.000 mijë shqiptarë jetojnë në Preshevë  (Bashkësi nën administrimin Serbë), 30.000 ne Mal te Zi.

Në Itali, 900.000 afër 300.000 arbëreshë Këtu nevoitet citim. 200.000 në SHBA dhe mbi 5.000.000 shqiptarë në Turqi

. Shqipëria ka pakica e veta, deri në vitin 1990 afërsisht mund të kenë qenë rreth 25.000 pakica grekofone të shpërndarë në Shqipëri dhe kryesisht në vendet pakicave të qyteteve të Sarandës dhe Gjirokastrës. Përveç pakica grek në Shqipëri, ekzistojnë edhe minoritete të tjera, të cilat janë.



Piramida e popullsisë





Popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2016 është 2.886.026 banorë duke pësuar një rënie prej 6.276 banorësh, krahasuar me atë të 1 Janarit 2015. Nga kjo popullsi, 1.461.326 janë meshkuj dhe 1.424.700 janë femra. Raporti gjinor i popullsisë së Shqipërisë është 102,6 meshkuj për çdo
100 femra. Mosha mesatare e popullsisë është 34.7 vjeç.

Ngjarjet demografike dhe ndikimi i tyre në ndryshimin vjetor të popullsisë.

Lindjet: Gjatë vitit 2015 numri i lindjeve në Shqipëri ka qenë 33.221, nga të cilët 17.365 ishin meshkuj dhe 15.856 ishin femra. Raporti gjinor në lindje për vitin 2015 ishte 109,5 meshkuj për çdo 100 femra.

Vdekjet: Gjatë vitit 2015 në Shqipëri kanë ndodhur 22.422 vdekje, nga të cilat 11.839 ishin meshkuj dhe 10.583 ishin femra. Shtesa natyrore për vitin e kaluar ka qenë 10.799 persona. Emigrimi: Në vitin 2015, u vlerësua të jenë larguar nga vendi 42.922 persona ku 52,6 % e zinin meshkujt. Imigrimi: Në të njëjtin vit numri i imigrantëve në Shqipëri u vlerësua të jetë 25.846 persona. Migracioni neto gjatë vitit të kaluar ka qenë -17.076. Rrjedhimisht popullsia e Shqipërisë ka pësuar një rënie prej 6.277 personash (10.799 shtesa natyrore -17.076 migracioni neto).

Ndryshimet vjetore të komponentëve demografikë: Gjatë vitit 2015 numri i lindjeve ka pësuar një rënie prej 2.539 lindje ndërkohë numri i vdekjeve është rritur me rreth 1700 persona krahasuar me vitin 2014.

Gjatë vitit 2015 migracioni neto në Shqipëri në krahasim me vitin 2014 pësoi rënie me rreth 1000 persona.

Popullsia më 1 Janar 2016 sipas qarqeve. Qarku Qarku me popullsinë më të lartë në Shqipëri mbetet
Tirana me 811.649 (28,1%) banorë, e ndjekur nga Fieri me 312.488 (10,8%) dhe Elbasani me 298.913 (10,4%) banorë. Qarqet me popullsinë më të ulët në vend janë Gjirokastra, Kukësi dhe Dibra, respektivisht me nga 70.331, 84.035 dhe 134.153 banorë. Nga të gjitha qarqet vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë njohur rritje të popullsisë, ndërsa popullsia e të gjitha qarqeve të tjera ka pësuar rënie. Qarku me rritjen më të madhe të popullsisë është Tirana me një rritje vjetore prej 1,36 %, ndërsa qarku me rënien më të lartë të popullsisë është Gjirokastra me një rënie vjetore prej 2,57 %. Qarku me raportin gjinor më të lartë është Dibra me 108,0 meshkuj për 100 femra, ndërkohë që në qarkun e Tiranës ky raport është më i ulëti me 99,5 meshkuj për 100 femra.

http://www.instat.gov.al/media/322938/pop_1_janar_2016.pdf




pop 1 jana 16 al

http://www.instat.gov.al/media/322938/pop_1_janar_2016.pdf

Rritja e popullsisë


                       Rritja e popullsisë në Shqipëri
Popullsia në Shqipëri
2010
2001
1989
1979
1969
1960
1950
1945
1930
1923
  3,195,000
  3,073,734
  3,182,400
  2,590,600
  2,068,200
  1,626,300
  1,218,900
  1,122,000
  833,600
  814,400
Popullsia në Shqipëri
VitiBanorë20122.815.749
20103.550.000
20013.073.734
19893.182.400
19792.590.600
19692.068.200
19601.626.300
19501.218.900
19451.122.000
1930833.600
1923814.400


Pakica Greke

Sipas të dhënave zyrtare pakica kombëtare me e madhe qe jeton ne territorin e Republikës se Shqipërisë është pakica greke, por ne realitet minoriteti me i madh ne vend është Komuniteti Egjiptian. Popullsia e saj, sipas te dhënave nga Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe i Banesave i vitit 1989 është 58.758 banore.Këtu nevoitet citim[Cito burimet] Pjesa dërrmuese e saj jeton ne jug te vendit, ne 40 fshatra te rrethit Gjirokastër, 35 fshatra te Sarandës, 16 fshatra te Delvinës, 3 fshatra te Përmetit dhe 7 fshatrat e Himares.

Pakica kombëtare greke është pakica e pare e njohur nga shteti shqiptar dhe mund te thuhet se çështja e pakicave kombëtare ne Shqipëri ka qene identifikuar për një kohe te gjate me pakicën greke.

Pakica Arumun


Ky është minoriteti i dyte për nga numri pas egjiptianeve,kurse minoriteti i trete është ai grek. Vendbanimet e komunitetit vllah/arumun në Shqipëri datojnë



qysh herët në histori dhe Iliri. Ata kanë qenë për një kohë të gjatë të integruar në të gjitha aspektet e jetës së vendit me popullatën e përgjithshme, duke dhënë kontributin e tyre dhe duke promovuar vlerat e shoqërisë shqiptare.

Vllehët/arumunët zyrtarisht në Shqipëri janë të njohur si minoritet linguistik. Popullsia me origjinë vllahe/arumune kryesisht është vendosur në Shqipërinë Jugore dhe në Shqipërinë e Mesme. Vllahët kanë ruajtur zakonet dhe traditat e tyre. Në fillim të vitit 1999 ata kanë themeluar shoqatën kulturore, e cila organizon aktivitete artistike me pjesëmarrjen e grupeve folklorike. Komuniteti ka botuar në gjuhën arumune libra për historinë dhe literature.

Romët

Meçkarët janë fisi më i madh rom dhe më i vjetër në Shqipëri. Ata jetojnë në qytetet e Tiranës, Durrësit, Lushnjes, Fierit dhe Vlorës dhe janë marrë tradicionalisht me bujqësi dhe kultivim në ferma.

Çergarët në Shqipëri kanë ardhur në dy drejtime ; njëri nga Maqedonia e sotme, të cilët në fillim u vendosën në qytetin e Korçës dhe më vonë dhe deri më sot shumicën e tyre i gjejmë në qytetin e Peqinit ; dhe tjetri nga Mali i Zi dhe Serbia të cilët u vendosën në zonën e Shkodrës rreth vitit 1920. Në zonat qendrore të Shqipërisë, çergarët merreshin me tregtinë e kuajve, dhe krijimin e prodhimeve artizanale (si p.sh. kazanë rakie, ibrikëve prej bakri, dhe sitave), që më pas i shisnin në fshatrat përqark.

 Fisi i Arlinjve emigruan nga Turqia për në Greqi, dhe më pas në Shqipëri, gjatë një emigrimi të popullsisë në 1920 ndërmjet të dy vendeve të përmendura. Fillimisht të vendosur në qytetin e Korçës, ata më vonë migruan në Pogradec, Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fushë Krujë.


Ata kryesisht ishin tregtarë të vegjël, dhe aftësitë e tyre tradicionale përfshinin tregtinë e kuajve, artizanatin dhe thurjen e koshave. Bamillët është një tjetër fis i cili ka ardhur së bashku me çamët.

Ata i gjejmë sot në qytetin e Gjirokastrës, pjesërisht në Levan dhe Fshatin Rom të Fierit. Shumica e familjeve bamille, shquhen për trashëgiminë muzikore. Kurtofët erdhën në qytetin e Fierit rreth 60 vjet më parë nga territori i Maqedonisë së sotme, dhe profesionet e tyre përfshinin tregtinë e vogël dhe artizanatet.

 Tradicionalisht romët jetonin një jetë shtegtarësh, por që prej viteve ‘30 shumica e fiseve Rome u kthye gradualisht në gjysmë-shtegtues apo edhe totalisht të qëndrueshme.

 Të tjerë u vendosën në vendqëndrime të qëndrueshme gjatë periudhës së socializmit.

Maqedonasit

Jeton në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës ne Korçë, si dhe në disa fshatra të tjera në rrethin e Dibrës. Numri i tyre në Shqipëri mund të luhatet nga 1.000-



2.000. Minoriteti maqedon ndodhet i përqendruar në zonën e Prespës që shtrihet në verilindje të qytetit të Korçës, 30 km larg tij. Kjo zonë është e vendosur në skajin juglindor të territorit shqiptar në kufi me Maqedoninë dhe Greqinë. Sipërfaqja e zonës së Prespës është 213,9 km².

 Popullsia aktualisht përbëhet nga 418 banorë. Vija përgjatë liqenit të Prespës me kufirin shqiptar është 35 km. Gjatë kësaj vije shtrihen të 9 fshatrat minoritare të zonës së Prespës që janë: Liqenasi (Pustec), Lajthiza, Zaroshka, Cerja, Shulini, Gollombopi, Gorica e Vogël, Bezmishti dhe Gorica e Madhe.

 Nga pikëpamja administrative, të 9 fshatrat minoritare përbëjnë një komunë me emrin Komuna e Liqenasit sipas emrit të fshatit Liqenas që është më i madhi.

Ky fshat e ka pasur emrin Pustec, por më vonë emri i tij dhe emrat e fshatrave të tjerë janë shqipëruar. Në takim me banorët vendas, u kërkua që fshatrat të quhen me emrat e tyre në origjinë : Pustec, Gollomboq, Bezmosht, etj. Drejtuesit e qeverisjes vendore u shprehën të gatshëm për ta pranuar këtë kërkesë.

Malazezët

Ky minoritet fare i vogël jeton në veri të Shkodrës. Serbët kanë marrë statusin e minoritetit vitin e kaluar. Komiteti Shtetëror për Minoritetet është organizuar në mars të vitit 2005 dhe është vënë në vartësi të Qeverisë Shqiptare.

Ky komitet ka në përbërjen e tij edhe një përfaqësues të komunitetit serbo-malazez.



Struktura gjinore dhe moshore e popullsisë së Republikës së Shqipërisë


0-4 vjet : (meshkuj 86.190 veta / femra 78.215 veta)
5-9 vjet : (meshkuj 96.123 veta / femra 86.587 veta)
10-14 vjet : (meshkuj 121.080 veta / femra 113.597 veta)
15-19 vjet : (meshkuj 136.547 veta / femra 133.697 veta)
20-24 vjet : (Meshkuj 128.846 veta / femra 116.157 veta)
25-29 vjet : ( Meshkuj 99.316 veta / femra 93.660 veta)
30-34 vjet : (Meshkuj 79.880 veta / femra 85.009 veta)
35-39 vjet : (Meshkuj 79.323 veta / femra 89.110 veta)
40-44 vjet : (Meshkuj 89.428 veta / femra 98.063 veta)
45-49 vjet : Meshkuj 95.164 veta / femra 98.836 veta)
50-54 vjet : (Meshkuj 98.325 veta / femra 98.245 veta)
55-59 vjet : (Meshkuj 81.909 veta / femra 81.743 veta)
60-64 vjet : (Meshkuj 66.213 veta / femra 65.131 veta)
65-69 vjet : (Meshkuj 52.352 veta / femra 51.556 veta)
70-74 vjet : (Meshkuj 45.662 veta / femra 47.391 veta)
75-79 vjet : (Meshkuj 31.332 veta / femra 32.842 veta)
80-84 vejt : (Meshkuj 15.512 veta / femra 19.769 veta)
85+ vjet : (Meshkuj 7.720 veta / femra 15.260 veta)


Referencat


http://www.instat.gov.al/media/212545/shqiperia_ne_shifra_2013.pdf


^ Instituti i Statistikës: Popullsia 2001-2008; Russell King, Nicola Mai: Out of Albania
– From risis migration to social inclusion in Italy, Berghahn Books, New York 2008, ISBN 978-1-84545-544-6

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...