A u beka Daçiqi me pro-shqiptar sesa disa shqipfoles tradhtare te mbeshtetur nga sherbimet e tij te
Mona Agrigoroaiei
Ministri i jashtem i Serbise, Daçiq, pati nje deklarate “te cuditshme”, ku u shpreh se << një referendum […] për bashkimin e Kosoves me Shqiperine eshte “nje ide e shkelqyer, pasi per kete çeshtje ne flasim prej 20 vjetesh. Bashkimi i Kosoves me Shqiperine eshte thelbi i politikes se tyre”. Ai tha se me kete rast, bashkesia nderkombetare mund te shohe se Serbia ka pasur te drejte. “Populli shqiptar ne Shqipeëri ka ushtruar te drejten e vetevendosjes dhe se pakica e shqiptareve te Kosoves ne kuader te Serbise nuk e ka kete te drejte”, deklaroi ai.>> ( http://botapress.info/referendum-bashkimi-kosove-shqiperi-dacic-ide-e-shkelqyer/ )
A u beka Daçiqi me pro-shqiptar sesa disa shqipfoles tradhtare te mbeshtetur nga sherbimet e tij te inteligjences?! Jo!!!!!
Kjo deklarate e ka tre kuptime te fshehura.
Njeri kuptim eshte ironik ose talles
E dyta eshte per te nxjerre te lare Serbine qe te thote qe: Ja Serbia e do bashkimin e Shqiperise me Kosoven dhe nuk e pengon ate.
Dhe e treta eshte nje fraze qe thote qe bashkesia kombetare do te kuptoje se Serbia ka pasur te drejte.
Serbet i konsiderojne shqiptaret si muslimane, si njerez te prapambetur me probleme, te dhunshem etj etj etj dhe bashkimi i Shqiperise me Kosoven, sipas serbeve, mund te rrise problemet dhunen etj. etj. etj. dhe me kete serbet i thone Evropes, <
Por, eshte fakt se serbet e ndertojne identitetin e tyre kombetar mbeshtetur tek konceptet fetare dhe jo tek perkatesia etnike.
Pra, feja eshte me e rendesishme se sa etnia per serbet.
Ndersa ne shqiptaret e mbeshtesim identitetin tone kombetar mbi etnine dhe gjakun e nuk e kemi shume problem fene.
Dhe, eshte fakt historik se kishat e vjetra ortodokse serbe i kane ndertuar shqiptaret ndersa serbet i vodhen keto kisha padrejtesisht dhe i quajten te tyret duke ndertuar mbi keto kisha edhe identitetin e tyre fetaro-kombetar atehere serbet kane bere sakrilegj ne emer te besimit ne zot te cilit i perkasin.
Serbet, akuzojne shqiptaret per fanatike muslimane, por ne emer te fanatizmit te tyre ortodoks kane vrare pa arsye qindra dhe mijera shqiptare dhe sot kur nuk i vrasin dot me.
Mire, zoti Daçiq, populli i Shqiperise e ka te drejten e vetevendosjes, po populli i kosoves? A nuk jane shqiptare si ata qe jetojne ne Shqiperi si ata qe jetojne ne Kosove?
Pse serbet bejne ndarje midis shqiptareve te Shqiperise dhe shqiptareve te Kosoves?
Apo sepse ky eshte interesi i Serbise qe t’i mbaje te ndare qe te sundoje token e Kosoves?
Nese kemi logjike dhe arsye atehere te perpiqemi te jemi objektive dhe te mos e perdorim arsyen per te perligjur dhe justifikuar interesat tona personale dhe kombetare.
Nese Daçiq perdor arsyen dhe logjiken per te justifikuar politikat serbe mbi Kosoven, atehere kjo eshte fyerje per inteligjencen njerezore dhe perdhosje e dinjitetit te qenieve njerezore.
Ju, zoteri Daçiq nuk jeni bere “papritmas” pro-shqiptar, por mbeteni i njejti shizofren paranoik dhe urrejtes patologjik i shqiptareve…(!)
Mbase do te shtoja edhe disa fjale per formen e prezantimit te deklarates ne gazeten “Bota Sot”,
gazete qe ka ruajtur qe nga titulli sensin talles dhe ironik te deklarates se Dacicit, gje qe nuk paraqet dot nje fakt te paqellimshem, por ruan kursin antishqiptar historik te gazetes me te urryer te Kosoves.
Kjo “Borba Danas” e Prishtines ka qindra mijera shkrime kunder ribashkimit kombetar shqiptar dhe UCK dhe ruan te njejten sens antikombetar dhe pro-serb.