Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/05

Provokimi ri i grekëve, Kotzias rrëfen çfarë i ka thënë Bushatit për çështjen çame

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka mohuar pretendimet e bëra nga homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati se “të dy vendet i kanë paraqitur një “jo-letër” Bashkimit Evropian që përfshinte një referencë edhe për pretendimet e komunitetit çam në Shqipëri".
Provokimi ri i grekëve, Kotzias rrëfen çfarë i ka thënë Bushatit për çështjen çame
“Referenca e vetme në atë “jo-letër”, - tha Kotzias për “Alpha Radio” të mërkurën, - “ishte se çështja nuk është e negociueshme për shtetin grek”.

Lajmin e publikon gazeta më e madhe greke “Ekathimerini” sipas të cilës komuniteti çam në Shqipëri pretendon se pasuria e tyre u konfiskua nga shteti grek, kur ata u dëbuan nga Greqia veriperëndimore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gazeta shkruan se Athina ka hedhur poshtë pretendimet e tyre, duke thënë se ata ishin bashkëpunëtorë të nazistëve, dhe nuk e njohin atë si një çështje.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...