2016-10-08

Ish presidenti i federatës serbe të futbollit Tomislav Karaxhiç: Droni ishte vepër e Serbisë

tomislav-karadzic-680x430


Ish presidenti i federatës serbe të futbollit Tomislav Karaxhiç ka lëshuar një deklaratë të fortë ku pretendon se droni në Beograd ishte vepër e një tradhëtie të brëndshme. Sipas tij Ismail Morina ka qënë pjesë e një organizimi të kryer nga struktura brënda Serbisë.
“Droni në Beograd” ishte vepër e serbve. Këtë ka deklaruar ish presidenti i federatës serbe të futbollit që aso-kohe ishte në detyrë, Tomislav Karaxhiç. Fjalë që kanë tronditur opninion publik në Serbi me Karaxhiç i cili pretendon se Ismail Morina i cili njihet si personi që e lëshoi dronin në stadiumin e Beogradit, ishte thjesht një hallkë e një tradhëtie të ardhur nga brënda Serbisë.
” Nuk kam as dyshimin më të vogël se ajo që ndodhi në Beograd ishte një tradhëti e brëndshme. Ismail Morina mund të ketë qënë pjesë, por ka pasur mbështetje nga struktura serbe. Nuk mund ta besoj që dikush të vijë nga Shqipëria në Beograd, të ngjitet në çatinë e një kishe dhe të lëshojë një dron. Kjo nuk ndodh pa mbështetjen e dikujt këtu. Duhet guxim për të realizuar një operacion të tillë, të bësh gjithcka kundër vendit tënd, ekipit tënd dhe interesit kombëtar, në sytë e të gjithë Europës. Bravo.” deklaroi Karaxhiç për të përditshmen serbe “Informer”.
Ish kreu i federatës serbe, aludon gjithashtu se të njëjtët persona që organizuan lëshimin e dronit mbi Beograd janë përgjegjës edhe për ngjarjen e Xhenovas, ku huligani Ivan Bogdanov dogji flamurin shqiptar përpara ndeshjes Itali-Serbi.
Ndërkohë që më 14 tetor të vitit 2014 pas shfaqjes së dronit me flamurin e shqipërisë së madhe gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, nisi një dhunë e paprecedentë ku huliganët serb sulmuan lojtarët e kombëtares shqiptare.
Pas një betejë ligjore që zgjati për 9 muaj, gjykata e arbitrazhit sportiv i dha 3 pikët në tavolinë Shqipërisë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...