Të dy
Të dy heshtëm për një çast
dhe fjalët tona s’ di ku shkuan
në vend të tyre
dora u zgjat
dhe buzët e heshtura u bashkuan.
Poezi e shpirtit tim
Poezi e shpirtit tim
ti që më shplodh në dëshpërim
më ngazëllen, më ledhaton
ti je mike që s’ tradhëton
gjithe boten e largoj
kur me ty dua të shkoj
poezi e shpirtit që fuqishëm rreh
ti nuk e njeh hipokrizinë
sa e pastër je.
Diku në lartësi
Do doja të isha larg
larg nuk e di se ku
do doja ta thyeja këtë mërzi në ndonjë vend pa njeri
të mos dëgjoj , as se kush vdes
të mos ju them, as se kush vdes
atje diku në lartësi
të ndjehem vetë si perëndi.
Në sytë e botës
Në sytë e të tjereve, mund të jesh gjithkush
një princ i madh ose askush
hë flasim, flasim pa pushim
deri sa vdekja na mbërrin
por dhe pse jemi në përjetësi
nga bota lart nuk gjejmë qetësi.
Tek të shoh ty
Tek shikoj detin në sytë e tu
është si të jesh pranë tij
të shohësh flokët e argjenda
me ngjyrën e arit të krahasuar
do jesh patjetër e dashuruar
të shohësh buzën tënde kur flet
me një burim të pastër ngjet
kur etja shpirtin ta ketë marrë
të pish aty sa më parë.
Sërisht si herën e parë
Të takova sërisht
mu duk si herën e parë
të dy u puthëm, u prekëm
të dy kishim kaq zjarr
dhe pse kishim shumë kohë
që bashkë nuk ishim parë
u deshëm sërisht me mall
ashtu si ditën e parë.
Dashurova sytë e tu
Dashurova sytë e tu
më të bukurit sy
aty ishte deti i kaltër
aty edhe qielli blu
dashurova sytë e kaltër
më të bukurit sy, sytë e tu.
LEXONI :
http://floripress.blogspot.com/2015/10/bardha-alimeta-poetja-artistja.html