2016-10-06

Revista të rralla: Zëri i së vërtetës - The voice of Truth




Revista , numër 1/02, N.J. USA




Revista , është një revistë: “e përkohëshme, diturake-mjeshtërore-dokore” që botohet në Nju Xhersi (New Jersy) të Amerikës që nga viti 1988, del dy herë në vit dhe drejtohet nga veprimtari dhe atdhetari i Lumës Essat Bilali .

Shikuar në strukturën dhe konceptin e saj, mund të thuhet se kjo revistë është një kontuinitet i vazhdimësisë së revistave kombëtare që janë botuar prej shekujsh, siç ka qen “Flamuri i Arbërit” i De Radës, “Zëri i Shqipërisë” Anastas Kolluriotit, “ Albania ” e Faik Konicës, “Krahu i Shqiponjës” i shkrimtarit çam Bilal Xhaferri, “Lidhja” e Antonio Belushit e kështu me radhë.

Intelektuali e veprimtari i shquar Essat Bilali ka lindur në Bicaj të Kukësit, është nipi i patriotit Muharrem Bajraktari. Ai qyshë në vegjeli detyrohet ta braktisë atdheun ku shkollimin fillor pjesërisht e kryen në Gostivar kurse gjimnazin në Prizren. I takon brezit të dr.Sadri Fetiut dhe me sa di edhe Eshtref Ademajt.

Më vonë regjimi jugosllav e detyron ta braktisi edhe Kosovën dhe ai vendoset në Amerikë. Atje ka studiuar shkencat shoqërore dhe ato natyrore. Për zbulimet shkencore është paisur me dy mikropatente gjë që e kanë bërë të pasur!

Thënja se artin e krijojnë shtresat e larta të aristokracisë, e dëshmon edhe përpjekja e Essat Bilali t për të nxjerrur revistën e tij “Zëri i së vërtetës” që trajton çështje politike, historike kulturore dhe të tjera, disa prej të cilave prezentohen edhe në gjuhën angleze. Ky veprimtar i shquar dikur ka sponzorizuar edhe të përmuajshmen kulturore “Luma” që e drejtoi poeti i ndjerë Agim Spahiu dhe më pas Zana Spahiu. Kurse më vonë edhe revistën “Dy Drinat”, revista këto me seli në Kukës.

Në numrin 1/02, të revistës “Zëri i së vërtetës”, në faqen e parë është prezentuar në gjuhën angleze shkrimi historik i dr.Muhamet Tërnavës, “Popullsia e Kosovës në shekullin e XIV-XVI.”, shkrim ky i cili vazhdon edhe në faqen 3 dhe 4 të kësaj reviste. Në faqen e dytë botohet një Rezolutë e Ligës Shqiptaro-Amerikanë drejtuar Kongresit Amerikan për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, që mban datën 20 qershor 2002.

Një vend të veçantë dhe në një hapësirë voluminoze kanë zënë kujtimet e shkrimtarit Naum Prifti i cili flet rreth fatit të dramës “Rrethimi i bardhë”. Me shkrime të karakterit ndriçues të shumë ngjarjeve të errëta të historiografisë së nëpërkëmbur (sidomos të krahinës së Lumës), është trajtesa “Betejat e reja nuk fitohen me dyfeqet e vjetra” që kanë për autor Neshet e Essat Bilali n, të cilët mirren kryesisht me ndriçimin e figurës së Muharrem Bajraktarit, përkitazi me “Qëndrimin e M.Bajraktarit ndaj forcave partizane në Lumë”.

Në faqet e këtij numri të revistës në fjalë, do të gjejmë edhe letra e korrospodenca, të ndryshme, si dhe një shënim “In memoriam” për Tahir Kërnajën, veprimtar i njohur në SHBA. Në faqet letrare prezentohet një ese letrar i Shefqet Dibrani t, përkitazi me një letërkëmbim poetik të Agim Spahiut me të bijën Iden. Po ashtu nëpër këto faqe do të gjejmë edhe shënime përvjetorësh si ai për revistën “Luma” si dhe mjaftë poezi që kanë rastisur në këtë numër të janë nga poetët e trevës së Lumës siç janë: Agim Spahiu, Hysen Shehu, Ismail Bytyçi, Ida Spahiu e ndonjë tjetër.

Shikuar në përgjithësi revista “Zëri i së vërtetës – The Voice of Truth” e Essat Bilali t si tërsi është një perlë e rrallë dhe e domosdoshme për t’u arkivuar nëpër arkivat dhe bibliotekat tona me rëndsi të veçantë.

Revista botohet nën patronazhin e “LUMA Co” dhe ka këtë adresë: P.O. Box 184, Ridgefield, N.J: 07657 USA . E-mail: Luma38@aol.com

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...