Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/08

Thaçi dekoron shkrimtarin Dritëro Agollin e nuk dekoron ata që kontribuan më shumë për Kosovën

drit

Ambasada e Kosovës në Shqipëri, me anë të një njoftimi për media tregon se nesër, presidenti Hashim Thaçi do ta dekorojë shkrimtarin e njohur shqiptar Dritëro Agolli.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, më 3 tetor 2016 , në ora 14:10, do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli dhe me këtë rast do ta dekorojë shkrimtarin shqiptar për kontributin e tij në letërsinë shqipe, si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Sipas këtij njoftimi, Thaçi po ashtu do të dekorojë edhe personalitet tjera shqiptare nga fusha e kulturës dhe shkencës për rolin e tyre të veçantë në shërbim të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Presidenti  i Kosovës ka harruar pa dekoruar eruditët shqiptar  :Prof.DrEshref Ymerin, Akademik Prof.Dr.Skënder Kodra ,Prof. Rasim Bebo,Prof.Dr.Vedat Shehu,Shkrimtarët Rexhep Shahu , Vasil Tabaku,Izet Durakun, Zef Pergegajn , Hyqmet Haskon, këngëtarin Arif Vladi etj.e shumë studiues të tjerë që kanë  bërë më shumë se sa Dritëro Agolli, në sensibilizimin  kombëtar dhe ndërkombëtar të  Kosovës!

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...