Anna Costa poezi
***
Zemra lëngon copëzuar
zhvendos melankolinë
pika të dendura
lënë peng diç
në duart e një poezie.
Për qejfin tënd
Do të mbledh në ndjekje fluturat e reja
Lulediej të rinj
Gjunjëzuar të të përkëdhel.
Durimi le ta kapërcen hendekun
Tej kufijve.
Unë do të lë ….
një dritë të qetë
atje ku nuk ka kurthe
një këndim atje
në udhëtim.
Një vështrim të fundit të lë
pas meje
Të lë …
një neveri të vjetër
që qëndron vetëm
në zemrën time.
***
Shprehi e neveritshëme,
vështirë për të fjetur
djersitur e shprishur
përballem me zjarrmi rrethuar
Kishte vënë një zjarr aty ai
Ai derdhi pika pika pandërprerë praninë
Dhe i dilte ëmbëlsia nga lëkura
Ndjente aromë.
Si një dozë e arsenikut
Që shpon në buzë
grimcon kockat
Ai vjen në ëmbëlsinë e saj
Me rrëshqitje të ngadaltë që të ndez
flakën e kuqe të natës
një ndjenjë …
një dhembje afshrore
deri në ekstazë.