2016-11-03

Policia e Kosovës : Nenkoloneli i PK z. Nehat Thaçi do ta vazhdojë punën aty ku e ka lënë

Policia: Nehat Thaçi do ta vazhdojë punën aty ku e ka lënë


Policia e Kosovës bëri të ditur se nënkolonel Nehat Thaçi pas lirimit nga burgu do t’i vazhdojë punët dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës.

Policia theksoi se në asnjë rast arrestimi i tij nga ana e autoriteteve serbe nuk do të ndikojë në motivimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, duke përfshirë edhe komunitetin serb.

“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit pas lirimit të nënkolonel Nehat Thaçi ju njoftojmë se nënkolonel Nehat Thaçi do të vazhdojë punët dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës, duke qenë i përkushtuar dhe profesional në përmbushjen e të gjitha objektivave në të mirë të rendit, ligjit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e PK-së.

BUZËQESHJA E VENDINDJES, PËR SHKRIMTAREN BUKURIJE BUSHATI…

Skicë:

Nga: Murat Gecaj

1.
Shkrimtaren Bukujrije Bushati e kam takuar dhe njohur një vit më parë, kur ajo erdhi në kryeqytetin tonë. Me atë rast, ajo përuroi romanin e radhës, “Prostitutë më bëri nëna), në “Ak Art Gallery”,me Azem e Vjollca Kuçanën. Por edhe më pas ne i mbajtëm lidhjet tona miqësore, përmes Internetit. Pasi i dërgova asaj disa pyetje, përgatitëm e publikuam, në shtyp dhe në Internet, bisedën me titullin:”Librat e mi i kam si gishtat e dorës”(Tiranë,tetor 2015).Aty Bukurija rrëfen disa episode nga jeta e saj, por dhe flet për librat e botuar e planet për të ardhmen.
Ja, përsëri kjo mike krijuese, me  disa libra të botuar, këto ditë njoftoi në FB, se është rikthyer për vizitë në vendlindje, pra në Durrës (orgjinën e ka nga Shkodra), nga Frankfurti i Gjermanisë, ku jeton familjarisht, tash 23 vjet.
Nga qyteti i lindjes, ku përherë gjen frymëzim, ajo publikoi këto radhë domethënëse e mallëngjyese: “Kjo vjeshtë më dhuroi buqeta rrezesh, dielli dhe buzëqeshjesh, në vendlindje....Se mos është rasti i parë!...Sa herë vij këtu, stinët nxjerrin nga sendyku: PRANVERE…Sot kam dalur në bregdet…Mrekullia e ka folenë këtu!...”.
2.
Për t’u çmallur dhe për të shkëmbyer mendime, si për krijimet e botimet, ajo ftoi sot, për kafe, në Librarinë “Agolli”, miq e dashamirë të letërsisë. Përveç meje, aty ishin edhe Gjikë Kurtiqi, Zhuljeta Grabocka me bashkëshortin, Et’hem Çipi, Klaudia Malaj e të tjerë.
Siç është e kuptueshme, tema kryesore e bisedave tona ishin librat, si ata të botuar ose që presin radhën e botimit. Për kërshërinë e lexuesit të këtyre radhëve, shënoj këtu, se shkrimtarja e talentuar Bukujrije Bushati ka publikuar pesë romane, me tematikë për të rriturit: “Pafajësi nëne”(shqip e italisht) e “Arta”, “Borjana”(Tiranë, 2011), “Enigma ime, Lira”(Tiranë, 2014) dhe atë, që përmenda në hyrje të kësaj skice. Ndërsa për famijë ka botuar vëllimin e parë të romanit “Një mik i mirë”(Tiranë,2013). Po atë vit, botoi përmbledhjen me tregime, “Buzëeshje, me gjurmë lotësh”.
Kjo autore ka provuar edhe që të shkruajë poezi të fryëzuara. Për këtë gjë flet edhe vëllimi poetik “Shpirti im vagabond”(Tiranë, 2012). 
Siç na tregoi edhe në takimin e sotëm, shkrimtarja Bukurije Bushati i ka të përfunduara tre romane të tjerë. I pari e ka marrë subjektin nga jeta në Gjermani dhe i dyti nga qyteti i Venecies së Italisëë e Brazili. Asaj iu ka dhënë mundësia që ta vizitojë Moskën e ish-Lenngradin. Kështu, që andej e ka marrë temën edhe për një roman tjetër, gjithashtu të mbaruar.
…Pas bisedave tona të këndshme, pse jo dhe me paksa humor, bëmë disa fotografi kolektive, të cilat janë kujtim i paharruar për ne. Gjithashtu, Bukurija na dhuroi disa nga librat e saj. Me shënime dashmirëse, ajo më dha romanin “Enigma ime, Lira” dhe botimet më të reja, esetë poetike: “Pesh’ore shpirti”(Tiranë, 2016) e “3 gojë, të pangopurat e jetës sime”(Tiranë, 2016).
Duke u ndarë me shkrimtaren mike Bukurije Bushati, i shprehëm kënaqësinë për këtë takim dhe i uruam asaj shëndet të mirë, me gëzime e lumturi, vetjake e familjare dhe vazhdimin e krijimeve e botimeve, sa më cilësore. Gjithashtu, uruam që përsëri të takohemi, në raste të tilla të bukura.
Tiranë, 2 nëntor 2016

"Derte shpirti" të Fiqri Shahinllarit

Dertet e një shpirti qelibar  ( ese)
                      

                       

Nga  Përparim   Hysi



Jam disi i "vonuar" në këtë esenë time, për librin "Derte shpirti" të Fiqri Shahinllarit. Kur them kështu, jo pa shpoti më kujtohet një thënie e Napoleon Bonopartit, që, kur ishte në qejf, u thotë një ditë atyre çirakëve të tij: "  Më vishni ngadalë, se kam një punë me nxitim". Këtë shpotinë e dytë e kam si përjetim nga një bregase, tashmë afër  nëntëdhjetave, që i thoshte burrit të saj ( qe kolonel dhe komandant brigade):- Niazi (është fjala për timkushëri, të ndjerin,Niazi Hysi), kur të marrësh rrogën ti, ma jep në sy të djemëve (kish katër djem dhe të katër  në punë), që të bëjnë dhe  ata siç bën ti. Bregasja është nga Vunoi dhe, sado ortodokse, është nga ato "Jetot" për t'u vënë në buxhak. Sa mirë  do më vinte që, edhe për kaq sa shkrova, asaj Amali (Malikos aq të mirë,siç e thërresim ne), të venë e t'ia lexojnë këtë pasazh të shkurtër që jo më kot e pranëvë në këtë ese timen. Të katër djemtë e Malikos aq të mirë, me familjet e tyre, janë në kurbet dhe ajo rron e vetme,këtu, në Tiranë. Kur e takoj, ia puth duarët me dashuri se ka qenë dhe është kapedane.
                                            *    *   *  
Lexuesit do të ma marrin si një lajthitje këtë pasazhin e Bregases aq të mënçme. Po kështu ka ndodhur dhe me mua në raport me Fiqriun. Unë e kam mik dhe dashamir Fiqriun dhe isha nga të parët që e mora darovën e tij. E mora, po,"ngaqë kisha një punë me nxitim", u "vesha" ngadalë. Dhe ç'ndodhi? "Rrogën" e parë, para syve të mi, ia dha, i përkushtuari,Illo Foto, i cili, më dha dhe "dackën" e parë. Pa m'u ftohur faqa, nga "dacka" e ngrohtë e Illo Fotos, kur tak: edhe më e fortë nga Profesor-Doktor, Hektor Veshi.
Ata shkruan dhe, ndërkaq, Fiqriu, kish hapur "dorën" dhe më tregonte "rrogën" që kish marrë. Unë shkruaj vet dhe, pse mos them, kur bëjnë sikur mos më vënë re, nuk ndjehem mirë. Jo vetëm nuk ndjehem mirë, por më duket vetja si ajo fshesa, që, pasi është përdorur për të pastruar shtëpinë, tak dhe e flakin pas derës. Ka ndodhur jo vetëm me mua, por me shumë prej nesh që shkruajmë.
Se, sado në kapitalizëm, por mardhëniet autor- botues janë të tilla që duhet të vësh kujën. Botuesit të pasur, autorët të varfër. Kur thotë i madhi Dritëro në një nga poezitë e tij:" Mishin Babai, kockat këlyshi". Po të jjenë mirë "Baballarët"  e botimeve, pa për ne: edhe kockat janë tepër.
                                                    *    *    *  
Fiqua erdhi nga Amerika dhe më përpara iku, se sa erdhi. E dyta herë që e takoi si"të ardhur", por tek e vija re,sikur t'i bëja rontgenin e shpirtit, e gjykova si një "shpirtvrarë" apo si një njeri që ish "vikitimë" e  sindromës të të ikurit nga vendi, nga një e keqe që e sëmbonte thellë-thellë diçka. Po unë e kam pirë për 12-vjet me radhë këtë "kupë sokratike" dhe nuk gjeja fjalë për t'ia malcuar, sado pak, atë dhimbje që nuk ka ilaç. Me të emigruarët e moshës së tretë ndodh ajo thënia proverbiale që u tha për ata që, nga zorbelaja, morën pjesë në luftë. Remarku e ka gëdhndur mbi gur sentencën:" Edhe, nëse nuk u prekën nga ciflat e predhave apo të granatave, prapë se prapë, ata erdhën të plagosur". Ja, të tillë, janë mosha  e tretë në emigrim,sado atje kanë bijtë e tyre dhe, për të thënë të drejtën, krahasuar me SHqipërinë, rrojnë goxha më mirë.
                                                       *    *   *  
Dhe, kur shkruaj për "Derte shpirti", përsëri do t'i kthehem Dritëroit. Gjithmonë të thënat i illustroj me shëmbuj se më është bërë zakon që kur  demonstroja para nxënësve. E marr si pikëreferimi Dritëronë, se më kujtohet një intervistë e tij e hershme, kur sapo kish botuar "Në rrugë dola". Në vija të  "trasha", mbaj mend  një pyetje të gazetarit:- Ju, punoni si gazetar ( gazetar qe aso kohe Dritëroi), a nuk ju pengon gazetaria për të shkruar poezi? Dhe Dritëroi i urtë dhe i mençëm:- Përkundrazi. Gazetaria ma mpreh penën dhe ma bën plug. Kjo intervistë me Dritëronë është bërë heret, por në themel qëndron ajo:- Gazetaria ma mpreh penën.
Parë nga kjo anë, Fiqri Shahinllari, është si një fshat që duket dhe nuk do kallaus. Veçse është"fshat" i bukur. Duke "shartuar" gazetarinë (i tillë ka qenë tërë jetën), me letërsinë, ai ka arritur që të na japin deri tani 7 libra, ku, në vizionin tim,"Lisi mbi shkëmb", është "Lisi" që gjelbëron me hijen e tij të madhe, gjithë librat e tjerë.
Jo më kot  i shtoi atributin"shpirt qelibar". I tillë është në jetë dhe me penë. Ta jep shpirtin në dorë dhe rrëfen babaxhançe. Derdh kujtimet vetiake dhe aq bukur i "derdh", sa ti, si lexues, bie e ngrihesh me ndjesitë që ka përjetuar autori. Herë-herë  zë e shqetësohesh për atë"Bardhën" që ikën në gjumë si  somnabull dhe përpiqesh të  pranëvësh, të njohur të tu që vuajnë nga kjo"ikje", si"shkeljexhindesh" në kujtesën popullore. Por"dertet" e Fiqriut janë si"dëngje mbi shpatullat tërë plagë" dhe zënë e kullojnë. Një penë e kultivuar në "kudhrën e gazetarisë" i ngjet  një si"kurthi" që ai ta ngre me marifet dhe ti, o bie brenda, o vuan "grackën e Damianos"( në marrë hua një temë nga shahu). Sa shpëton nga Bardha, të fanepset  Katrina, ajo çupa gazmore që prish fejesë që në djep. Fiqua të bën dhe ty  si lexues që atij"dhëndrrit me një dhëmb prej floriri" jo vetëm t'ia shkulësh atë, por mundësishta ta kapësh me shqelma  bythëve ( më falni për banalitetin).
Kur lexon "Derte shpirti", nuk di ku të ndalosh më parë. Këto "derte", në tenton t'i sendërtosh, të ngjajnë me ato "gurët e sokakëve ku ke shkelur me këmbë dhe tani, në brenga kujtimesh, sikur zë i shtrydh dhe,sado janë"gurë", prej tyre, për çudi, pikon mall. Mall dhe dhimbje. Këtë e sheh tek "Letrat nga Australia" dhe ca më tepër në elegjiaket në prozë dhe ca, më drejtpërdrejt, në vargje.
Tek ligjëron për nënën e  babanë, nuk bën asgjë tjetër, por zë dhe u heq korën"plagëve" të neve, të moshuarëve, që, porsi Fiqua, nuk i kemi më  prindërit tanë. Por kjo dhimbje zë e rrit amplitudën e vet nëë elelgjitë për Dekanin e prozës (atributi është imi), i ndjeri,Petraq Zoto që, veç tjerash, është dhe dhimbja ime e madhe. Po kështu për mikun  tim virutal (dhe jo vetëm imi), për ZIKO KAPURANIN, një lirik i papërsëritshëm. Mungojnë ato "tepsitë"  që shkëmbenim me njëri-tjetrin, ai në Greqi dhe unë  në Florida. Dhe ja tek m'i sjell si të gjallë Fiqua aq i mirë.
Tek i shikoj poezitë e Fiqos, sado në disa syresh ka shpoti, theksi bie tek malli që e bluan përbrenda .Kjo duket, sidomos, në poemën"Luadhi i jetës, gjylja e kohës". I them Fiqos dhe gjithë "Fiqot" e moshës sime e më tej:- Nuk ka shkrim në prozë apo në vargje që zbutë mallin e madh për Atdhenë. Ilaçi është vetëm kthimi. Unë e kam bërë dhe nuk i kthehem këtij vendimi, sado që nuk kam shtëpi ku fut kokën.
Dhe, sa për të tjerat, që janë objekt tek "Derte shpirti", duhet të them vetëm kaq:- Studiuesi Illo Foto dhe Profesor-Doktor Hektor  Veshi, vunë mbi ballin e Fiqos, një dafinë.Unë një degë ulliri që të gjelëbërojë ky shpirt i bardhë dhe qelibar.
                               Tiranë, 3 nëntor 2016

Slobodan M.Vujiçiq, kryetar i Shoqatës dhe Unionit të Malazezëve në Kosovë: Lista Serbe po bojkoton institucionet e Kosovës, por jo pagat dhe benefitet


Slobodan M.Vujiçiq, kryetar i Shoqatës dhe Unionit të Malazezëve në Kosovë, përmes një letre dërguar medieve u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të njohin realitetin dhe së bashku me të gjitha bashkësitë tjera etnike të ruajnë paqen e fituar dhe të ndërtojnë një Kosovë më të mirë dhe të begatë.

Kjo letër, siç thotë Vujiçiq, vjen pas “deklaratave të disa deputetëve, sidomos deklarata se ‘marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve janë në nivelin më të keq’”.

“Edhe pse ata janë betuar se do të kujdesen për pasurinë e përbashkët dhe do të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve të tyre, Lista Serbe, me qasjen e vet negative po bën gjithçka për të destabilizuar situatën. Një sjellje e tillë e zyrtarëve të Listës Serbe është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet”, shkruan në letrën e tij përfaqësuesi i malazezëve në Kosovë.

Kjo, sipas tij, është një vazhdimësi e politikave të tyre , siç i quan ai, ‘cirkuzanteske’.

“Lista Serbe po bojkoton institucionet, megjithatë, nuk po i bojkotojnë pagat dhe benefitet tjera nga institucionet e Republikës së Kosovës – fakt që portretizon karakterin e tyre amatoresk”, ka shkruar më tej Vujiçiq.

Sipas tij, përpjekjet e tyre për t’i ikur realitetit është dëshmi e dobësisë dhe paaftësisë së tyre për të qenë përfaqësues të subjekteve të cilave ata i përkasin.

“Prandaj, ne i bëjmë thirrje serbëve të Kosovës që të shikojmë në faktet dhe jo deklaratat e pabaza, të cilat u shkaktojnë dëm pikërisht serbëve nga Kosova. Kjo është arsyeja pse ne duam të besojmë se serbët e Kosovës do të njohin realitetin dhe se së bashku me të gjitha bashkësitë tjera etnike të ruajnë paqen e fituar dhe do të punojnë për të ndërtuar një Kosovë më të mirë dhe të begatë”, thuhet në letrën e Vujiçiq.

"Slloba i Vogël" alias Ivica Daçiq falënderon Rusinë për qasjen kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB

Daçiq falënderon Rusinë për qasjen kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB

Ministri i Jashtëm i Serbisë,  "Slloba i Vogël" alias Ivica Daçiq, përsëriti se vendi i tij nuk do të ndërmarrë sanksione ekonomike kundër Rusisë.

“Serbia, në përputhje me politikën e saj, nuk do t’iu bashkohet sanksioneve evropiane anti-ruse”, tha Daçiq në Suzhdal të Rusisë, ku po merr pjesë në një takim të Komitetit serbo-rus për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik.

Perëndimi ka ndëshkuar Rusinë me sanksione për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.

Daçiq tha se Serbia i është falënderuese Rusisë për veton mbi një rezolutë për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe për votën kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, tha se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë po zhvillohen vazhdimisht.

“Për Rusinë, Serbia është partner strategjik në Ballkan”, tha Rogozin.

LIBRI I BARDHË I SERBISË


SHKRUAN FLORI BRUQI

Analistët  e UDB-ës  dhe  BIA-së  serbe kanë  bërë  "analiza" të ndryshme  në këto viete e fundit të pas luftës  për  aktivitetin e Komandantevë  si dhe  të ushtarëve  të UÇK-së(gjatë dhe pas luftës në Kosovë).

Në bazë të informatave  që ata kanë mbledhur në teren , e kanë  shkruar edhe "Librin e Bardhë",që Agjencioni Floripress,po e boton sot  për herë të parë  të plotë në internet .
Verzioni serbisht më shkronja çirilice gjëndet i publikuar këtu: 

https://www.scribd.com/doc/96277601/Bela-Knjiga-2003-Srpski

Kjo Listë e çlirimtarëve herë pas herë është publikuar në internet .E njajta me siguri  i ka shërbye Prokurisë Speciale ,që ngrisë dhe akuzojë çlirimtarët tanë në Gjykata dhe Tribunale Speciale.


Klikoni(kap - ngjitë nëpërmes www.google.com-it) tekstin e mëposhtëm ku do ti gjeni të gjitha CV e të akuzuarve shqiptarë (çlirimtarë ) në "Dosjën e Bardhë Serbe"  :



https://www.scribd.com/doc/96277601/Bela-Knjiga-2003-Srpski





Bela Knjiga 2003 Srpski
Scribd is the world's largest social reading and publishing site.

SCRIBD.COM


Këtu janë pothuaja  emrat dhe mbiemrat e të  gjallëve dhe atyre të vdekur  që janë të akuzuar tash e disa vjetë nga UDB-a gjegjsisht BIA .

Sigurimi   Serb ,me siguri e ka furnizuar  me të dhëna të rreme edhe  parlamentarin  e BE-së z. Dick Marti,për akuzat e tij që janë  bërë për çlirimtarët  që  e çliruan  vendin tonë nga Shteti  Serb .

NATO-ja  dhe UÇK-ja ishin ata që e çliruan Kosovën nga kthetrat 100 vjeçare serbosllave.

Të dhëna  e UDB-ës  dhe KOS-it  serb për aktivitetin e  komandantëve dhe ushtarëve UÇK-së ,që gjëjaata kanë kryer krime  në Kosovë  janë mbledhë nga shumë  dëshmitarë  shqiptar  që kanë qenë dhe janë të mbrojtur nga Policia e UNMIK-ut,EULEX-it  tash e disa vjetë në Kosovë.


Një pjesë të madhe të fajit e ka edhe Brukseli, sepse si zakonisht i mbyll sytë para akteve të tilla të Serbisë, duke e minimizuar peshën e tyre. Aktet e tilla e minojnë çdo shpresë dhe dialog të frytshëm për një përmirësim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, synim ky kryesor i Brukselit .
Një numër i zyrtarëve të lartë të Kosovës, përfshirë edhe ata partiakë, bazuar në njoftimet e autoriteteve në Prishtinë, janë ndaluar në të kaluarën, siç është thënë, në qendra të ndryshme në Evropë, mbi bazën e flet-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Republika e Serbisë.

MPJ do të vazhdojë ta përcjell këtë situatë të re të krijuar dhe absurde me Serbinë, duke e ngritur në nivelet më të larta me miqtë tanë ndërkombëtar, SHBA-të dhe BE-në, si dhe tek të gjitha shtetet mike. Misioni ynë diplomatik në Beograd, ashtu sikurse edhe institucionet e Kosovës po koordinojnë në vazhdimësi hapat për t’ua siguruar mbrojtjen e nevojshme ligjore dhe njerëzor shtetasve të Kosovës të arrestuar së fundi .
Po ashtu, MPJ bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht.
Njëkohësisht, MPJ do të kërkojë edhe nga shtetet e tjera në rajon dhe BE, sikurse e ka bërë deri më tani, të mos i marrë parasysh fletarrestimet e Serbisë për qytetarët e Kosovës

Autori i këtyre rreshtave si gazetar investigues (më përvojë dyzetë vjeçare ,autor i 40 librave) shpeshëherë ka shtruar pyetje publike  për  institucionet relevante të BE-së,Serbisë dhe Kosovës,duke pyetur   pse nuk gjykohën kriminelet serb  që kanë kryer krime ordinere në Kosovë(nga viti 1989 e deri me tash) ...Përgjigje asnjëherë nuk ka marrë...


Lidhur  më të bëmat e ushtrisë,milicisë dhe paramilitarëve serbo-malazez,rus etj., autori i këtyre rreshtave ka shkruar edhe libra si dhe shumë tekste në medie elektronike dhe të shkruara ku deri më tash asnjë shkrim nuk është i demantuar !

Nëpërmes www.google.com-it bëni copy-paste librin tim "Polemika shqip"(Polemikat janë zhvilluar nga ana e ime me akademikët në mediumet serbe dhe deri me tash janë të pa demantuara....Hë për hë në vend që të zhvillohën polemika të tilla nga opinionistët tanë apo vetë Qeveria e Kosovës,këto polemika i kam zhvilluar unë më Akademikët dhe Akademinë serbe !)....



Libri :

http://www.sa-kra.ch/polemikaship.htm



Libri "Polemika shqip" u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin


Po veçojmë edhe këto tekste në internet,që lexuesi i thjeshtë mund ti gjejë këto argumente në internet

1.


http://floripress.blogspot.com/2014/11/nga-flori-bruqi-dhe-hajriz-sejdiu.html


Nga Flori Bruqi dhe Hajriz Sejdiu :Shqiptaret , gjenocidi sllav në Kosovë,UÇK-ja dhe NATO.


2.


http://floripress.blogspot.no/2016/08/flori-bruqi-krimet-e-kriminelit.html?view=mosaic#!

Flori Bruqi: Krimet e kriminelit Sllobodan Millosheviq në Kosovë


3.

http://floripress.blogspot.com/2015/08/flori-bruqi-krimet-serbe-ne-ish.html

Flori Bruqi :Krimet serbe në ish republikat jugosllave më theks të veçantë në Kosovë


Etj.

*******




Shefat e Sigurimit Serb (1991 - 2008)

Deri më tani Serbia e ka shfrytëzuar në mënyrë të përkryer krizën e mandateve të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, sepse misioni ndërkombëtar i UNMIK-ut e më pas ai i EULEX-it, edhe pse të deklaruar për “neutralitet” politik, e kanë mbajtur haptazi anën e Serbisë. Madje, UNMIK-u shtypi në të gjitha pozicionet vullnetin e popullit duke u shndërruar në një autoritet kolonial, gjë që prodhoi revoltën e vitit 2004, që e solli vdekjen klinike të tij.

Po ashtu edhe EULEX-i ka ardhur në Kosovë pa mandat të qartë, për vet faktin se Bashkimi Europian (BE) nuk ka qëndrim unik ndaj shtetit të Kosovës, ngase pesë shtete anëtare të BE-së (Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania) nuk na kanë njohur ende si shtet.

Në fakt, me politikën që po e ndjekë, Serbia është pengmbajtëse e integrimeve europiane të Ballkanit Perëndimor, duke ia ekspozuar poshtërimit vet Bashkimin Europian, në rast të tejzgjatjes ose të dështimit të këtij integrimi.

Për realizimin e këtyre qëllimeve, e në veçanti për realizimin e projekteve serbomëdha ndaj Kosovës, Serbia i ka vënë në dispozicion të gjithë mekanizmat e saj. Në realizimin e këtyre qëllimeve Rusia konsiderohet sponsorizues i destabilitetit në Kosovë, në ish-shtetet e ish-Jugosllavisë dhe në Ballkan, duke e mbajtur anën e Serbisë me çdo kusht, duke tentuar të ketë një rikthim të ndikimit rus në rajon. Për t’i arritur qëllimet dhe për ta mbajtur gjendjen në tension të vazhdueshëm pos disa sektorëve të MUP-it, KOS-it, sektorit të shërbimit sekret, që vepron në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, BIA-s, xhandarmërisë e segmenteve të tjera, Serbia e vuri në veprim edhe “Drejtorinë për Vrasje”, të ashtuquajturën “Drejtoria e Gjashtë” e Shërbimit sekret serb.

Sipas një raporti hetues të BIA-s (për nevoja të prokurorisë) thuhet se kjo drejtori e ka mbyllur aktivitetin e saj në vitin 2001, mirëpo ky konstatim formal i shërbimit sekret serb, duhet të shikohet dhe të konstatohet nga prizma të tjerë të vërtetësisë nëse është mbyllur me të vërtetë, apo vazhdon punën me dukje tjetër.

Në vitin 1999, në kuadër të Qendrës së Sigurimit Shtetëror serb në Beograd, ishte formuar edhe një njësit i veçantë për likuidime, ekzistenca e të cilit u bë publike vetëm një dekadë më vonë. Në përfundim të mandatit të regjimit të Millosheviqit, Qendra e Sigurimit Shtetëror në Beograd, në mënyrë të jashtëligjshme e themeloi Drejtorinë e Gjashtë (Šesto Odeljenje Centra DB u Beogradu), e njohur si “Drejtoria për Vrasje” (Odeljenje DB za ubistva), nën përkujdesjen e të cilës, rezulton të jenë kryer krime monstruoze, vrasje politike dhe ekzekutime enigmatike të kundërshtarëve politikë në Serbi, por edhe jashtë saj.


Ratko Romiq, kryeshef i “Drejtorisë së Gjashtë” 

Siç bëhet e ditur, “Drejtoria e Gjashtë” apo ”Drejtoria për Vrasje” është formuar më 22 nëntor 1999, me vendim të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, në kohën kur kryeshef i Sigurimit Shtetëror serb ishte Radomir Markoviq, menjëherë pasi ishte bërë publike përfshirja e Sigurimit Shtetëror në vrasjen e katër aktivistëve-funksionarëve të Partisë SPO të Drashkoviqit (Veselin Boshkoviq, Zvonko Osmajliq, Dragan Vushuroviq e Vuçko Rakoçeviq), në magjistralen e Ibrit, më 3 tetor 1999, dhe se ka vepruar deri më 27 shkurt 2001, kur është nënshkruar vendimi për shpërbërjen e saj (!).

Veprimtaria e “Drejtorisë për Vrasje” e Sigurimit Shtetëror serb është trajtuar në një raport tepër sekret të BIA-s (Agjencisë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë), të datës 4 prill 2011, të përgatitur për zyrën e prokurorit në rastin gjyqësor kundër Millan Radonjiqit, shefit të Sigurimit Shtetëror serb në Beograd, Ratko Romiqit, kryeshef i “Drejtorisë së Gjashtë” dhe Stevan Bashtës, shef i Drejtorisë së Tretë (kundër ekstremizmit) të Sigurimit Shtetëror Serb, të akuzuar për përgatitjen e atentatit kundër Vuk Drashkoviqit në Budvë, më 15 qershor 2000.

Ndonëse kjo drejtori për vrasje ishte formuar jashtë të gjitha rregullave dhe procedurave standarde ligjore dhe nuk kishte asnjë përshkrim të fushëveprimtarisë apo detyrave, në raportin e BIA-s lidhur me veprimtarinë e “Drejtorisë së Gjashtë”, të përgatitur dhjetë vjet më vonë për nevoja të gjyqit, thuhet se detyra e kësaj drejtorie ishte “për përgatitje dhe realizim teknik” (“za pripremu i tehničku realizaciju”), duke shtuar se terme të tilla nuk janë përdorur normalisht në Sigurimin Shtetëror serb (DB).

Duke cituar një deklaratë të shkurtër të kryeshefit të “Drejtorisë së Gjashtë”, Ratko Romiq, thuhet se kjo drejtori është formuar “për kryerjen e shërbimeve të fshehta dhe aktiviteteve operative jashtë vendit” (“za vođenje obaveštajno-operativnih aktivnosti u inostranstvu”).

Sipas medieve serbe, del se kjo drejtori është krijuar nga vetë kreu politik serb. “Drejtoria për Vrasje” është konsideruar si një lloj policie politike e Sllobodan Millosheviqit, i cili e ka mbajtur pushtetin me dhunë në Serbi dhe në ish-Jugosllavi, nëpërmjet dhunës, shantazhit, terrorit dhe luftërave që i ka zhvilluar në hapësirat e ish-Jugosllavisë, duke bërë krime, masakra, gjenocid e zhdukje masive të popujve joserbë në këto hapësira.

Në këtë kontekst duhet vënë në dukje se “Drejtoria e Gjashtë” (“Drejtoria për Vrasje”) ishte e ngarkuar edhe me detyra të veçanta politike në “ribërjen e kombit” në Serbi dhe në mbajtjen gjallë dhe në pushtet të Sllobodan Millosheviqit dhe të kreut mafioz që aso kohe e udhëhiqte shtetin e Serbisë.

Struktura e kësaj drejtorie ishte plotësuar me profesionistë dhe kriminelë të rryer, të cilët ishin veshur me petkun e sigurimit shtetëror të Serbisë dhe mbështeteshin nga strukturat më të larta politike të kohës. Ky njësit kishte kryer disa nga krimet më monstruoze ndaj personaliteteve të rëndësishme në Serbi.

Krahas vrasjeve politike dhe likuidimeve misterioze, ekipet e kësaj drejtorie njëkohësisht thuhet të jenë marrë me zhdukjen e dëshmive dhe të dëshmitarëve të krimeve të luftës në gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë, pra edhe në Kosovë.

Ndonëse e ashtuquajtura “Drejtoria e Gjashtë” për shkaqe konspirative përbëhej vetëm nga pesëmbëdhjetë persona:

1. Ratko Romiq - kryeshef, i dënuar për pjesëmarrje në atentatin kundër shkrimtarit Vuk Drashkoviqit;

2. Millan Nikoliq, i ngarkuar me punë teknike, tash i punësuar në Telenor;

3. Millutin Ateleviq, i ardhur në “Drejtorinë e Gjashtë” nga Njësia për Operacione Speciale JSO (Jedinice za Specijalne Operacije), tash i sistemuar në Departamentin për Siguri në kabinetin e kryeministrit serb;

4. Dejan Filipoviq, pjesëtar i Xhandarmërisë;

5. Dejan Careviq, para sistemimit në “Drejtorinë për Vrasje” kishte punuar si avokat, tash është shef i kabinetit të ministrit të Drejtësisë në  qeverinë  e Aleksandër Vuçiçit ;

6. Radosllav Srgjan Babiq, i ardhur nga JSO në “Drejtorinë e Gjashtë”, tash në Zhandarmërinë e Serbisë, kandidat për shef të Inteligjencës;

7. Sllavisha Arsiq, po ashtu kishte ardhur nga njësitë e JSO-së në “Drejtorinë e Gjashtë”, tash me detyra në Xhandarmërinë e Serbisë;

8. Zhivojin Joviçiq, shofer i Millan Radonjiqit, kryeshef i sigurimit shtetëror serb;

9. Branisllav Duniq,

10. Dragosllav Todoroviq, i ardhur nga JSO, tash në polici;

11. Zhelko Mandiq, i ardhur nga JSO, tash me detyra në MUP-in serb;

12. Dushan Kupreshanin,

13. Zoran Matarkiq, nuk janë dhënë shënime shtesë për punën dhe pozicionin e tyre sot…

Shumica prej pjesëtarëve të “Drejtorisë për Vrasje” sot kanë pozita të larta në qeverinë  e Aleksandër Vuçiçit , në polici, xhandarmëri dhe në institucionet qendrore të Serbisë.

Goran Petroviqi, kryeshefi i parë i Sigurimit Serb, i emëruar në janarin e vitit 2001.

“Drejtoria për Vrasje” kishte fuqi të jashtëzakonshme dhe të drejtë që të angazhonte në operacionet e saj çdo pjesëtar aktiv të Shërbimit Shtetëror serb, e në veçanti pjesëtarët e Njësisë për Operacione Speciale (JSO). Deri më tani janë ndriçuar vetëm disa vrasje të kundërshtarëve të Millosheviqit, që i ka kryer ky njësit brenda Serbisë, por nuk është trajtuar profili i vrasjeve të tilla nëse kanë ndodhur në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Vojvodinë, Maqedoni, Kosovë e në Mal të Zi.

Po ashtu nuk është trajtuar profili i vrasjeve të tilla nëse kanë ndodhur edhe në shtetet e perëndimit. Në Serbi është tentuar që të mbyllet kapitulli i këtij dikasteri të pashembullt të vrasjeve, duke thënë se dëshmitë për punën e “Drejtorisë së Gjashtë” janë zhdukur, dhe se askush nuk di ose nuk do të flasë për to. Madje as Goran Petroviqi, kryeshefi i parë i Sigurimit Shtetëror Serb, i emëruar në janarin e vitit 2001, pas ndryshimeve të tetorit të vitit 2000, kur në Serbi kishte një (pseudo) tranzicion kah demokracia.


VEPRIMTARIA KRIMINALE E “DREJTORISË SË GJASHTË”

Në raportin e përmendur të BIA-s, të hartuar rreth punës dhe veprimtarisë së “Drejtorisë së Gjashtë” të sigurimit sekret serb thuhet se me Njësitë për Operacione Speciale JSO (Jedinice za Specijalne Operacije) të Drejtorisë së Gjashtë, kanë qenë të ngarkuar Radosllav Srgjan Babiq (43) vjeç dhe Dragosllav Todoroviq (38). Në qendrën e Sigurimit Shtetëror (DB), në Beograd përveç të lartpërmendurve nga radhët e JSO-së janë transferuar edhe pesë pjesëtarë të JSO-së, prej të cilëve Zhivojin Joviçeviq (53) ka qenë shofer i Millan Radonjiqit, shef i qendrës në Beograd. Sipas raportit të BIA-s, në strukturën e Drejtorisë së Gjashtë ishin paraparë vetëm kryeshefi, zëvendësi, sekretari administrativ-teknik, katër pjesëtarë me kualifikim superior për përgatitje dhe realizim teknik dhe tetë pjesëtarë me përgatitje të lartë profesionale për përgatitje dhe realizim teknik. Deri vonë nga raportet zyrtare, dihej vetëm për tre veta: kryeshefin Romiq dhe dy pjesëtarë të JSO-së. Në një deklaratë të mëvonshme të kryeshefit të Drejtorisë së Gjashtë, Ratko Romiq, të dhënë për nevoja të gjyqit, thuhet se ky njësit ishte formuar për të “zhvilluar aktivitete zbuluese-operative në botën e jashtme”.

Duke pasur parasysh se kryeshefi i “Drejtorisë për Vrasje” të Sigurimit shtetëror serb, Ratko Romiq (49), është i akuzuar edhe për vrasjen e gazetarit Sllavko Çuruvija gjatë kohës së luftës (11 prill 1999), pra para themelimit zyrtar të kësaj drejtorie, dhe se vrasjet politike me të njëjtat karakteristika kanë vazhduar edhe para por edhe më vonë në Serbi, por edhe në shtetet tjera të ish-Jugosllavisë, vështirë të besohet se aktiviteti i “Drejtorisë për Vrasje” të ketë pushuar në fundshkurtin e vitit 2001, apo se aktiviteti i saj të jetë kufizuar vetëm brenda territorit të Serbisë.

Duhet përmendur se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, më 9 qershor 1999, përkatësisht pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe tërheqjes së forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe nga Kosova, megjithatë pjesa dërmuese e Brigadës 125 të Motorizuar të ushtrisë jugosllave (UJ), e cila gjatë luftës në Kosovë komandohej nga gjenerali Dragan Zhivanoviq, ka mbetur me detyra speciale në Kosovë, për të vazhduar me realizimin e objektivave të shërbimeve sekrete serbe. Pjesëtarët e kësaj brigade të mbetur prapa në Kosovë ishin urdhëruar t’i heqin gradat dhe uniformat ushtarake dhe të familjarizohen me ambientin, të kërkojnë ndihmën e KFOR-it dhe të ankohen sa më shumë tek strukturat ndërkombëtare për pasiguri dhe për mjedis të pasigurt për t’i krijuar vetes rehati dhe komoditet për veprim.

Gjenerali Dragan Zhivanoviq, komandant i Brigadës 125 të Motorizuar të UJ'së,gjatë luftës në Kosovë 1998 - 1999.

Pjesëtarët e mbetur prapa në Kosovë të Brigadës 125 të Motorizuar të UJ-së, urdhrat për veprime diversive i kanë marrë fillimisht nga komandanti i kësaj brigade Dragan Zhivanoviqi. Nga pjesëtarët e kësaj brigade u formuan një varg organizatash ilegale, u kryen në vazhdimësi akte dhe veprime që ia zbehnin imazhin Kosovës në arenën ndërkombëtare. Por këto grupe vazhdimisht tentuan dhe vazhdojnë të tentojnë ta destabilizojnë gjendjen në Kosovë në mënyrë të organizuar. Njëkohësisht duhet përmendur se kanë qenë të urdhëruar të bëjnë kidnapime të caktuara të përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare e të qytetarëve të Kosovës, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës. Kidnapime të tilla të paligjshme po ndodhin edhe sot e kësaj dite nga xhandarmëria serbe, ku në disa raste në pikë të ditës janë kidnapuar qytetarë serbë dhe u janë dorëzuar organeve të drejtësisë në Serbi, gjë që është shkelje e rëndë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Për realizimin dhe kryerjen e veprimtarisë të saj, “Drejtoria e Gjashtë” e Sigurimit shtetëror serb, siç u tha më lartë, i ka pasur në dispozicion edhe pjesëtarët e njësisë për operacione speciale JSO të inkorporuar në OSA (të ashtuquajturën “Ushtria Çlirimtare Serbe”), të cilat është e dokumentuar se kanë kryer një varg vrasjesh dhe aktesh tjera terroriste në Kosovë jo vetëm gjatë kohës së luftës, por edhe pas luftës. Pra, veç tjerësh, “Drejtorisë së Gjashtë” i kanë bërë shërbime edhe disa pjesëtarë të JSO-së, në krye me Millorad Ulemekun - Legijan, i cili më vonë është burgosur dhe dënuar në Serbi, për organizimin e vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, me pretekst se ka bashkëpunuar me perëndimin në dëm të interesave të Serbisë. Tashmë është e ditur publike se që nga viti 1999 e deri më 2003, JSO - Njësia për Operacione Speciale (JSO), si njësi ekzekutive e RDB-së, e cila udhëhiqej nga Millorad Ulemek - Legija, ishte i vetmi institucion serb që nuk i kishte shkëputur marrëdhëniet me Kosovën.

Millorad Ulemek - Legija, Shef i Njësisë për Operacione Speciale (JSO),si njësi ekzekutive e RDB-së.

Millorad Ulemek (i njohur edhe me mbiemrin Llukoviq), i takonte stafit më të ngushtë të Millosheviqit dhe linjave më të besueshme të tij. Në luftën e Bosnjës, të Kroacisë dhe të Kosovës njihet me emrin Legija, ish-komandant i njësisë së tmerrshme “Beretat e Kuqe”, ku ishin mbledhur kriminelët më të dëshmuar në luftë nga të gjitha njësitë policore, ushtarake e paraushtarake serbe, të cilët kanë kryer masakrat më të tmerrshme mbi popullsinë civile.

Pra, me veprimtarinë e “Drejtorisë së Gjashtë” ndërlidhen njësitet e JSO-së dhe të forcave speciale policore PJP (Posebne Jedinice Policije), që ishin njësite të RDB-së, të cilat kryen masakra të tmerrshme në Kosovë, përfshirë edhe masakrën në Likoshan e Qirez, masakrën kundër Familjes Jashari në Prekaz, masakrën në Reçak, në Lybeniq, në Mejë e Korenicë, etj. Faktikisht, Njësia për Operacione Speciale JSO gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) e la tërësisht kazermën e vet “13 maj” në Beograd për të luftuar në Kosovë, duke pasur bashkëpunim të ngushtë me “Tigrat” e Arkanit, “Belli Orlovi” (“Skyfterët e Bardhë”) të Sheshelit, me të ashtuquajturat njësi të rregullta të MUP-it e të Ushtrisë Jugosllave.


2016-11-02

Nga takimet tona letrare ....


Image result for lidhja e shkrimtareve e kosoves

"Drini poetik","Mitingu i poezisë" ,"Takimet e Gjeçovit" pa dyshim janë manifestimet më të vjetra letrare në Kosovë.

Image result for lidhja e shkrimtareve e kosoves

Në Kosovë mbahen dhjetëra manifestime letrare që kanë fizionomi të njëjtë (të gjitha kanë tribunë, orë letrare dhe japin shpërblime), por mungojnë manifestimet shëtitëse, ato bienale dhe manifestimet jubilare e përkujtimore


Image result for lidhja e shkrimtareve e kosoves


Në qendra të ndryshme të Kosovës tash e disa decenie me radhë mbahen shumë manifestime letrare. Ato janë edhe të nevojshme, sepse në radhë të parë krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me krijues, por edhe nxisin dhe frymëzojnë brezet e reja për krijimtari, pastaj afirmojnë letërsinë, zgjojnë dashurinë për lexim, recitim e aktrim, si dhe gjatë atyre manifestimeve përkujtohen figura të shquara të krijuesve letrar e të lëmive të tjera.

Image result for kastriot manifestim letrar ne Prishtine

Tash për tash në Kosovë mbahen afro 20 manifestime letrare, si "Takimet e Gjeçovit" në Zym të Hasit, "Drini poetik" nga LSHK në Prizren, "Mitingu i poezisë" në Gjakovë, "Gjurmë të Gjeçovit" në Janjevë, "Takimet e don Mikel Tarabulluzit" në Stubëll, "Takimet e poeteve" në Vushtrri, Sofra poetike "Ymer Elshani" në Gllogovc, Takimet "Hivzi Sylejmani" në Prishtinë, "Azem Shkreli" në Pejë, "Kepi i Shpresës së Mirë - Fahredin Gunga" në Mitrovicë, Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë nëpër Kosovë, "Flaka e Janarit" në Gjilan, "Ditët e Lidhjes" në Prizren, "Kadri Kadriu" në Besianë, Ora e Madhe Letrare "Dritat poetike"  nga Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" në Kastriot  e kështu me radhë.

Image result for kastriot manifestim letrar ne Prishtine


 Padyshim se manifestimi më i vjetër letrar, që mbahet në Kosovë, janë "Takimet e Gjeçovit", të cilat me emërtimin "Në kujtim të Gjeçovit" (kur mori pjesë edhe ministri i arsimit dhe kulturës së Shqipërisë Ernest Koliqi) filloi të mbahet që nga viti 1941 (e u mbajten edhe në vitin 1942 e 1943), kur u ndërprenë për t'ia rifilluar përsëri, por tash me emërtim "Takimet e Gjeçovit" në vitin 1971, e që pandërprerë mbahen deri në ditët e sotme. Në anën tjetër, manifestimi i dytë më i vjetër është edhe "Mitingu i poezisë", i cili mbahet tash e 40 vjet (por ka pasur edhe ndërprerje për shkaqe të ndryshme), pasojnë "Muzgjet e Prizrenit", që pas Luftës Çlirimtare të Kosovës u riemërtuan në "Ditët e Lidhjes" e kështu me radhë.

Image result for kastriot manifestim letrar ne Prishtine


Manifestimet letrare me fizionomi të përsëritura/Nëse i analizojmë fizionomitë e këtyre manifestimeve letrare atëherë del se që të gjitha kanë pothuajse fizionomi të njejtë. Themi kështu pasi që të gjitha fillojnë me tribuna letrare, pastaj që të gjitha kanë orë letrare, si dhe në të gjitha jepen shpërblime.

Image result for "Mitingun e poezisë" gjakove

 Bie fjala, në "Takimet e Gjeçovit" ka tribunë letraro-shkencore, mbahet "Ora e Anton Pashkut" dhe jepet shpërblimi "Atë Shtjefën Gjeçovi" për një të arritur kulturore në nivelin kombëtar, në "Mitingun e poezisë" mbahet tribuna letrare, pastaj disa orë letrare në terren, ora e madhe letrare, jepet shpërbilimi (nga Klubi letrar "Gjon Nikollë Kazazi") për veprën më të suksesshme të botuar në mes dy manifestimeve, si dhe kumtohen emrat e anëtarëve të rinj të sapopranuar në LSHK, në "Takimet e Hivzi Sylejmanit" mbahet tribuna, ora letrare, jepet shpërblimi (pa dallim zhanri) për vepër jetësore "Pjetër Bogdani", si dhe shpërblimi "Hivzi Sulejmani" për vepër më të suksesshme në prozë të botuar në mes dy manifestimeve, pastaj në manifestimin "Sofra poetike - Ymer Elshani" mbahet tribuna, ora letrare, jepet shpërblimi "Sofra", në "Karvanin e shkrimtarëve për fëmijë" mbahen orë letrare dhe në fund tribuna ku edhe jepet çmimi për veprën më të suksesshme të botuar në mes dy manifestimeve, në "Takimet e poeteve" mbahet tribuna, ora letrare dhe jepen shpërblimet për poezitë më të suksesshme të lexuara, në "Takimet e don Mikel Tarabulluzit" mbahet tribuna letrare dhe ajo historiko-gjeografike rajonale, pastaj ora letrare dhe jepet shpërbilimi për poezitë më të suksesshme të lexuara, në "Flakën e Janarit" mbahet tribuna, ora letrare dhe shpërblehen poezitë e lexuara në orë letrare e kështu me radhë, që do të thotë se kjo është përafërsisht edhe fizionomia e manifestimeve të tjera letrare që mbahen në Kosovë. Nga kjo del se manifestimet letrare që mbahen në Kosovë përafërsisht kanë fizionomi të njejtë, por që kanë përmbajtje dhe emërtim të ndryshëm. Po ashtu, këto manifestime kryesisht organizohen nga klubet letrare, seksionet e LSHK-së, nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, por ka edhe manifestime, siç është ai "Kepi i shpresës së mirë - Fahredin Gunga", që duke i shfrytëzuar njohtësitë organizohet nga njerëzit që punojnë në Ministrinë e Kulturës, përkatësisht manifestimi "Gjurmë të Gjeçovit", që mbahet në Janjevë organizohet nga punonjësit e Drejtoratit të Kulturës së komunës së Lipjanit.


Në anën tjetër, manifestimet letrare në Kosovë financohen pothuajse vetëm nga Ministria e Kulturës, përveç "Takimeve të Gjeçovit", që mbahen në Zym, të cilat kryesisht financohen nga zymjanët, por edhe nga Ministria e Kulturës, përkatësisht "Gjurmë të Gjeçovit" që ndihmohen nga Drejtorati komunal i Kulturës së Lipjanit.

Image result for kastriot manifestim letrar ne Prishtine

Në fakt, këtu edhe qëndron mosseriozoiteti i drejtorateve apo edhe i vet Ministrisë së Kulturës, përkatësisht i LSHK-së, të cilat asnjëherë deri më tash nuk e panë të arsyeshme të mbajnë me organizatorët dhe bartësitë e manifestimeve letrare një debat, ku do të përcaktoheshin në radhë të parë emërtimet e manifestimeve, pastaj edhe fizionomitë dhe përmbajtjet e tyre, në mënyrë që të mos derdhën mjete për gjëra të njejta, por që përmbajtjet dhe fizionomitë e manifestimeve letrare të avancohen dhe të begatohen, e njëherësh edhe të përcaktohen kriteret e financimit (bie fjala nuk është në rregull që manifestimet të financohen vetëm nga Ministria e Kulturës, por shumicën e mjeteve manifestimet duhet t'i sigurojnë nga banorët e vendeve ku mbahen ato, sikurse edhe nga Drejtoratet komunale të kulturës apo edhe nga donatorët tjerë).

Image result for kastriot manifestim letrar ne Prishtine

Po ashtu, manifestimet duhet të organizohen nga institucionet tona të kulturës, si dhe nga krijuesit letrar, dashamirët e kulturës në vendet ku mbahen manifestimet, kurse duhet të përkrahen dhe mbështeten materialisht nga institucionet e kulturës (qofshin ato komunale apo të Ministrisë së kulturës së Republikës së Kosovës ), por në radhë të parë duhet të mbështeten materialisht nga vendet ku mbahen manifestimet, në mënyrë që të ndihet nevoja e mbajtjes së manifestimeve në vendet ku mbahen ato.

Image result for kastriot manifestim letrar ne Prishtine

Shpërblimet - çmimet të jenë në funksion të afirmimit

Është e natyrshme që në manifestimet letrare të jepen edhe çmime e shpërblime në mënyrë që të stimulohet, nxitet por edhe të njihet kontributi i krijueseve letrar.

Image result for lidhja e shkrimtareve e kosoves

Tash për tash nëpër manifestime jepen shpërblime e çmime letrare për vepra më të suksesshme të botuara në mes dy manifestimeve përkatëse, apo për vepra jetësore, por edhe për poezi të lexuara në manifestime, përveç që në "Drinin poetik" në Prishtinë,Prizren,Gjakovë, "Mitingun e poezisë "
në Gjakovë , "Takimet e Gjeçovit" etj.që  jepet çmimi për një të arritur në kulturë në nivelin kombëtar- ndërkombëtar , si dhe për interpretim jepet "Unaza e Katit" (lexo: Katarina Josipit).

Image result for lidhja e shkrimtareve e kosoves

Megjithatë, është e udhës që nëpërmjet shpërblimeve apo çmimeve të ngrisim ura të afirmimit letrar me kombet tjera të Evropës apo të botës. Këtë e bënë tash për tash vetëm LSHK.

Image result for drini poetik

Në fakt, është koha kur në këto mamofestime letrare të inaugurohet shpërblimi apo çmimi i veprës më të suksesshme letrare të botuar në mes dy manifestimeve përkatëse, e cila do të shpërblehej me përkthimin e saj në gjuhë të botës, sepse vetëm kështu do të arrinim afirmimin e veprave më të suksesshme të krijuesve tanë, por edhe të krijimtarisë tonë letrare.


  1. Image result for drini poetik


Manifestimet të mos mbahen vetëm sa për t'u mbajtur

Nëse vizitohen manifestimet letrare që mbahen në Kosovë fitohet përshtypja se shumica sosh mbahen vetëm sa për t'u mbajtur.

Themi kështu sepse në to, bie fjala, nuk ka kriter se sa lexime të poezive duhet të bëhen, apo duhet të lexojnë të gjithë krijuesit që marrin pjesë ( fjala vije në "Kepi..." lexuan mbi 40 krijues e bile edhe u ftuan edhe krijues që nuk merrnin pjesë).

 Në "Mitingun e poezisë" në Gjakovë apo edhe në "Takimet e Don Mikelit" në Stubëll ftohen të lexojnë përherë më shumë se 40 sish.

Ndërkaq, në "Takimet e Gjeçovit" në Zym pothuaj se asnjëherë nuk kanë lexuar më shumë se 15 poetë.
 Dhe, si për çudi asnjëri organizator i manifestimeve letrare që mbahen në Kosovë nuk publikon konkurs për t'u paraqitur ata që dëshirojnë të lexojnë e prej tyre të zgjedhen diku 10-15 veta, sepse më shumë lexime kalon në monotoni dhe bie interesimi i pjesëmarrësve për t'i përcjellë krijuesit.

“Takimet e Gjeçovit" më të organizuarat

Image result for takimet e gjeqovit

Hiq "Takimet e Gjeçovit", që përcillen nga më shumë se tre- katër mijë dashamirë të fjalës artistike (e ndonjë herë edhe më shumë), në manifestimet tjera letrare, që mbahen nëpër Kosovë, gati se përherë më shumë ka krijues se dashamirë të fjalës artistike, përkatësisht pothuaj se askund nuk bëhen më shumë se 30-40 dashamirë të këtyre manifestimeve.


Në fakt, "Takimet e Gjeçovit" dallojnë edhe për shumëçka tjetër. Bie fjala, në ato "Takime...", që mbahen në Zym, që të mos bëhen monotone, përherër kërkohen forma të reja për mbajtjen e manifestimit.

 Tribuna në Zym tash e sa vjet mbahet në formë të mjuzikëllit artistik, që po zgjon shumë interesim te pjesëmarrësit e manifestimit, pastaj atje përherë manifestimi përcillet edhe me aktivitete të tjera kulturore (koncerte të muzikës moderne, klasike, balet, rite popullore, valle, folklor, ekspozita të librit, ekspozita figurative apo të kostumografisë vendore, ngritje të amfiteatrit (me afro 1000 vende), ngritje të monumentit të Atë Shtjefën Gjeçovit (afro gjashtë metra i lartë), vizitë varrezave të krijuesëve (Sh. Gjeçovit, L. Palajt, A.Pashkut, K. Josipit, Nënës Tereze (përmendorja në Zym) H. Lekajt e kështu me radhë), por sivjet në Zym në kuadër të "Takimeve..." u hap edhe Muzeu i Zymit, që paraqet aktrakcion për manifestimin dhe interes për kulturën shqiptare në Kosovë e më gjerë. Me format e reja që atje vazhdimisht hulumtohen edhe manifestimi begatohet, për pjesëmarrësit manifestimi po është më interesant, ndaj edhe për çdo vjet në Zym shtohet numri i dashamirëve që e përcjellin këtë manifestim.


 Në fakt, Zymi duhet t'u shërbej si shembull se si organizohen manifestimet letrare dhe jo vetëm ato.

Të mbahen edhe manifestime të reja



Në shtetet me kulturë të avancuar, që kanë përvojë më të begatshme në organizimin e manifestimeve kulturore, kanë edhe manifestime letrare, por edhe të tjera, shëtitëse, manifestime jubilare, manifestime bienale e manifestime përkujtimore.

 Mu për këtë është koha e fundit që edhe institucionet dhe asociacionet tona të kulturës të shtrojnë këtë çështje në rend dite, në mënyrë që aty-këtu ndonjërin nga manifestimet tona letrare ta mbajnë një vjet në një qytet e në vjetin tjetër në qytetin tjetër, përkatësisht që ndonjërin nga manifestimet ekzistuese apo të rejat, që nesër shtrohet nevoja për t'u organizuar, të mos mbahen për çdo vjet, por ato të mbahen në çdo dy vjet, përkatësisht në çdo pesë vjet e kështu me radhë.

 Po ashtu, është më se e domosdoshme që manifestimet letrare të përcjellen edhe me koncerte të muzikës klasike, me ekspozita të krijimtarisë figurative, të kostumografisë, të etnografisë, të fotografisë e të tjera, në mënyrë që manifestimet letrare të lidhen edhe me fusha të tjera të kulturës.

Sidoqoftë, është koha që të mendohet edhe për këto probleme, përkatësisht për ndërtimin e mirëfilltë të fizionomive të manifestimeve letrare, të përmbajtjeve të tyre dhe të begatimit të përmbajtjeve të manifestimeve letrare që mbahen në Kosovë, në trojet etnike shqiptare apo edhe në diasporën shqiptare në botë.

Drejt përdrejt nga Manifestimi letrar "Dritat poetike" të Shoqatës së Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" të Kastriotit në organizimin e drejtorit Bedri Neziri e nën patronatin e kryetarit te komunës  z.Xhafer Gashi ,sot me 2  nëntor 2016 nga ora 17:00 ne Hotelin " Castell "
ne Muzhakë( ish Milloshevë). 

Në këtë manifestim "Dritat poetike" 3 , të tretin me radhë që është bërë tradicional në përkujtimin e 27-vjetorit të rënies së dësh,morëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ,vlenë theksuar  që Asociacioni i Shoqatës së Shkrimtarëve "Fahri Fazliun" me Kryetarin Bedri Nezirin ,ishin mjaftë të organizuar në pritjën e poetëve nga të gjitha trevat shqiptare. 


Poezitë e tyre i paraqitën 40  poet nga të gjitha trevat shqiptare. Këtë mbrëmje-festë të bukur poetike e begatuan rapsodët; Gjon Frroku nga Lezha e Tahir Seferi nga Shkupi, të cilët kënduan këngë për Dëshmorët Afrim Zhitia e Fahri Fazliu dhe këngë për flamurin kombëtar e bashkimin kombëtar.



Transmetimin  letrar tradicional "Dritat poetike" në Kastriot në TV mund ta përcillni nesër, më 3 nëntor 2016, e enjte në " TV MITROVICA", nga ora 19:30.


Flori Bruqi 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...