2016-11-06

Ja kush deshi ta vrasë Trumpin

Ja kush deshi ta vrasë Trumpin
Personi i cili bëri që Donald Trump të nxirrej jashtë skenës nga agjentët e Shërbimit Sekret, ka thënë se mbështetësit e kandidatit republikan u kthyen kundër tij, ndërkohë që mbante një poster që shkruante “Republikanët kundër Trump”.

Njeriu, i cili e identifikoi veten si Austyn Crites nga Reno, i tha “The Guardian” se ai po mbante posterin në një tubim, kur përkrahësit Trump filluan ta sulmonin derisa e hodhën në tokë.

33-vjeçari, i cili thotë se ka qenë anëtar i Partisë Republikane për rreth 6 vjet.

Ka pasur skena paniku në këtë tubim të Trump, me sa duket i nxitur nga britma se të paktën një person në turmë po mbante një armë.

Qindra njerëz ikën nga pjesa e prapme në panik ndërkohë që Trump u nxor me nxitim nga skena.

Hillary Clinton dhe Donald Trump kanë pikëpamje shumë të ndryshme mbi marrëdhënie që Shtetet e Bashkuara duhet të kenë me Rusinë

Hillary Clinton dhe Donald Trump kanë pikëpamje shumë të ndryshme mbi marrëdhënie që Shtetet e Bashkuara duhet të kenë me Rusinë dhe në mënyrë të veçantë me udhëheqësin e saj Vladimir Putin.


Gjatë debatit të fundit televiziv, kandidatët patën këtë shkëmbim fjalësh:


"Putini nuk ka respekt për këtë person (Hillarinë)," tha Trump.

"Kjo është për shkak se ai (Putini) dëshiron të ketë një kukull si president të Shteteve të Bashkuara", u pëgjigj Clinton.

"Ju jeni kukull ", u përgjigjen Trump.

Gjatë fushatës, Trump ka folur mbi dobinë e bashkëpunimit me Rusinë, sidomos kur bëhet fjalë për luftën kundër Shtetit Islamik. Clinton ka deklaruar nevojën për t’i bërë ballë Putinit, dhe akuzon udhëheqësin rus si mbështetës të Trumpit dhe se është përfshirë në sulme kundër demokratëve.

Dy javë para zgjedhjeve, Putin hodhi poshtë akuzat duke i quajtur ato absurditet absolut.

"Gjatë fushatës zgjedhore, borxhi i qeverisë, dhuna me armë dhe probleme të tjera të pazgjidhura, duhet të jenë temë e diskutimit. Por me sa duket elita nuk ka asgjë për të thënë për të qetësuar publikun. Pra, është më lehtë për të shkëputur vëmendjen e njerëzve rreth hakerëve rusë, spiunëve, agjentëve dhe kështu me radhë," tha Putin.

Putin tha gjithashtu se qeveria e tij do të punojë me cilido kandidat që populli amerikan zgjedh.

Pa marrë parasysh se cili kandidat fiton, falë aleatëve në mbarë botën dhe pozitave të tyre si dy prej vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, marrëdhëniet SHBA-Rusi do të jenë një faktor i rëndësishëm gjatë katër ose tetë vjetëve të ardhshëm.

Gjnerali shqiptar Fuad Ramiqi: Nuk ekziston asnjë shqiptar që do të bënte sulme terroriste në Kosovë

fuat ramiqi




Udhëheqësi i LISBA-s, Fuad Ramiqi, u shpreh i indinjuar me mënyrën në të cilën mediat kanë raportuar për rastin e fundit të të arrestuarve.

“Jam i sigurt se nuk ka asnjë element terrorist në Kosovë”.

“Të japësh lajm se janë arrestuar për helmim të ujit!.. Kësi deklarimesh nuk lëshojnë as palët në luftë”.

“Nuk ekziston asnjë shqiptar që do ta bënte një gjë të tillë”.

“Të japësh një lajm kësisoj është katastrofë, por duhet të merren të gjitha masat nga mekanizmat institucionalë që mos të ndodhë asnjë gjë, por jo të dilet me deklarata të tilla”.

“Unë jam i bindur se Kosova nuk është e rrezikuar nga ISIS. Nuk ka grupe. S’ka celula”.
“Ata nuk kanë asnjë motiv për të bërë diçka në Kosovë”.

Edhe Haki Abazi deklaroi se aksionet “spektakulare” të arrestimeve dhe forma e tillë e shfaqjes krijon imazh të keq për Kosovën, por gjithashtu edhe panik te qytetarët.

“Nuk duhet kjo formë e intervenimeve spektakolare, sepse paniku është i thellë kur flitet për ISIS-in”.
“Kjo krijon imazh të keq për shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
“Në anën tjetër, islami i Kosovës nuk ka ndonjë relacion me atë që sot konsiderohet Islam Politik”.
“Shoqëria kosovare nuk duhet të identifikohet me ISIS-in”.

“Por, gjithmonë ka individë që mund të kenë qëllime të këqija, për këtë shteti i ka mekanizmat e vet”.
“Nëse ata kanë arritur të shkojnë deri te Badovci pa i vërejtur askush, atëherë shteti ka dështuar në këtë rast”.
Mysafirët ndërkaq patën një përplasje kur Ramiqi tha se sheriati është ligji më funksional i mundshëm.

“Nuk është qëllimi ynë që të vendosim sheriat në Kosovë, por sheriati është sistemi më i mirë, sepse është i rregulluar nga Allahu”.

Por, sipas, Abazit, deklarime të tilla mund të ndikojnë për të keq dhe të influencojnë shtresat e caktuara shoqërore.

“Ky vlerësim se sheriati është sistemi më i mirë mund të indoktrinojë njerëzit e tjerë, prandaj duhet të sqarohet mirë se çfarë nënkuptohet më këtë”.

Abazi foli edhe për mënyrën e trajtimit të këtyre fenomeneve, porse ai tha se është i bindur që kosovarët vështirë influencohen dhe nuk tërhiqen nga rruga europaine.

“Hapësira për të radikalizuar kosovarë është shumë e vogël”.

“Është e kotë, sepse vlerat kombëtare te ne janë shumë më të fuqishme”.

“Gjithsesi, e drejta në besim është e paraparë me kushtetutë dhe me ligje”.

Sipas Abazit, “lufta ndaj elementeve ekstremiste duhet të bëhet duke kontrolluar aspektin financiar të organizatave të caktuara”.

“Demokratizimi i institucioneve dhe punësimi nuk lejon elementë ekstremistë”.

Lufta kibernetike SHBA-Rusi, rrezikon internetin






Hakerat e Pentagonit ia kanë dalë të hyjnë në sistemet e komandës së Kremlinit, duke i bërë të arritshëm dhe të ekspozuar ndaj sulmeve të mundshme të hakerave, nëse kjo do të konsiderohej e nevojshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rast se do të ekzistonte një kërcënim ditën e zgjedhjeve presidenciale amerikane, të martën e ardhshme.


rusi shba

Lajmi konfirmohet nga bërja publike e disa dokumenteve sekrete të shërbimit amerikan të inteligjencës, të cilat janë në duart e rrjetit televiziv NBC. Ndërhyrje ka pasur dhe në rrjetin elektrik dhe në atë të telekomunikacionit të Rusisë.

Nga letrat del në dritë se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërhyrë në struktura dhe infrastruktura kritike të Rusisë, ashtu si kjo e fundit, të paktën sipas mediave amerikane, ka bërë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
BERLIN, GERMANY - AUGUST 20: Symbolic feature with topic online crime, data theft and piracy and hacker, here the silhouette of a person with a laptop in his hands, on Augut 20, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Thomas Trutschel/Photothek via Getty Images)
Ekspertët shpjegojnë se si po përgatitet beteja kibernetike, e cila mund të ketë pasoja dhe në ndërprerjen e internetit. Administrata e Barak Obames po merr në konsideratë një sulm kibernetik nga Guccifer 2.0 – të konsideruar si pjesë e shërbimit rus të inteligjencës – si një akt të vërtetë lufte ndaj të cilit duhet reaguar.

Moska ka replikuar me anë të zëdhënësit të Kremlinit Dimitri Peskov, duke thënë se ka marrë masat për të siguruar sistemin e saj informativ dhe është në gjendje të përballet me cdo kërcënim të mundshëm kundër saj nga vende të tjera.

At Nikolla Marku: Greqia të mos ndërhyjë në punët tona, kujton ende se Jugu i Shqipërisë i përket asaj, nuk do ketë veto për integrimin



Prifti i Kishës së Shën Mërisë në Elbasan, At Nikolla Marku, ka komentuar përplasjen e Athinës zyrtare me qeverinë shqiptare, lidhur me prishjen e ndërtesave të paligjshme në Himarë. At Nikolla Marku deklaron se, fatkeqësisht ekzistojnë ende segmente të errëta në Greqi që pretendojnë se Jugu i Shqipërisë i përket shtetit helen. Pra, çështja nuk qëndron te disa banesa në Himarë. At Nikolla Marku bën thirrje për bashkëpunim, fqinjësi të mirë, që çështjet e vjetra të zgjidhen me dialog. Ndërkaq, At Nikolla Marku kritikon rolin e Vangjel Dules në zgjidhjen e çështjeve mes Greqisë dhe Shqipërisë, ndërsa e akuzon atë se flet me gjuhën e Janullatosit. Më tej At Nikolla Marku shprehet se Greqia nuk mund të vendosë veton ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian pa ia konfirmuar Komisioni Europian. Ai i bën thirrje Greqisë dhe sidomos segmenteve të errëta të shtetit grek, që të heqin dorë nga mllefet e vjetra dhe të ulen e të gjejnë gjuhën e fqinjësisë së mirë, duke e larguar shpirtin dhe zemrën nga e keqja. Prifti i Kishës së Shën Mërisë në Elbasan thotë se Greqia nuk mund të ketë interesa për Jugun e Shqipërisë, kur atje flitet shqip, duke i bërë thirrje shtetit helen që të tregohet më gjakftohtë dhe largpamës. Ndërkaq, duke iu referuar kërcënimeve dhe hakmarrjes së shtetit grek, i cili ka kthyer shqiptarë në kufi dhe ka nisur prishjen e pasaportave shqiptare, At Nikolla Marku i bën thirrje Komisionit Europian, që të marrë masa pasi nëse Greqia do të lihet e lirë, në ditët në vijim do të vazhdojë të kthejë emigrantë të tjerë shqiptarë.

-Si e shihni përplasjen mes Athinës zyrtare dhe qeverisë shqiptare, për prishjen e disa banesave në Himarë?

Dy shtetet, kur janë fqinj, kur kanë një histori duhet të shkojnë mirë me njëri-tjetrin, duhet të kenë harmoni. Por kurrsesi nuk mund të ndërhyjnë në çështje intime të pushtetit politik dhe të institucioneve që e drejtojnë shtetin. Unë mendoj se kryeministri ynë dha një përgjigje të drejtë pavarësisht nga intonacioni, nga mënyra e të shprehurit, por thelbi i bisedës është shumë i qartë. Z.Dule, në vend që t’i thotë kryeministrit a keni mundësi që t’i ndihmoni këta njerëz që dalin nga banesat e jashtëligjshme? Sa mund të bëni ju dhe sa mund të bëjë ai vetë si kryetar i PBDNJ? Sa mund të bëjë shoqëria për t’i ndihmuar këta njerëz? Nga njëra ana edhe ligji zbatohet, por nga ana tjetër, edhe lëshohet zëri i ndihmës. Pra, nuk jemi ne shkaktarët e duelit. Gjithmonë e ka krijuar Greqia. Dule ka një rol shumë të vështirë, sepse ai në Shqipëri është për ura bashkimi. Dhe ai mendon se ka punuar për këtë çështje. Por në momentin e parë që ai i kërkon llogari kryeministrit në Parlament të një vendi kur ai vetë është minoritar, kjo nuk është e drejtë! Populli jonë dhe Greqia janë miq, kanë shekuj që jetojnë në një truall në Gadishullin e Ballkanit, dhe ne s’kemi nevoja për udhëheqësa dhe politikanë që ulërasin e bërtasin, që kanë mbeturina dhe lakra në kokë e kanë pretendime territoriale siç ka Greqia. Ne shqiptarët e respektojmë popullin grek; edhe në kohët më të vështira, ne i kemi ndihmuar dhe ata na kanë ndihmuar neve në proceset demokratike. Të pëlcasë një konflikt për disa shtëpi banimi, kjo nuk është vepër e drejtë! Greqia duhet të jetë më gjakftohtë, më largpamëse, të krijojë ura bashkimi dhe jo ura lufte. Z.Dule duhet të gjente një gjuhë tjetër, jo pse ia prishe minoritarëve? Dalin disa mendime patriarkale, të kota dhe territoriale. Unë bëj thirrje që të hidhet pas shpine i gjithë ky mllef, por të thuhet e vërteta siç është. Dhe cila është e vërteta? Zbatimi i ligjit. Kryeministri është në rrugën e së vërtetës. Pse duhet të trembet Greqia dhe të lëshojë thirrje në të gjithë botën për çështjen çame? Unë në tokën që jetoj dhe jam shqiptar, patjetër që ajo tokë i përket Shqipërisë! Epiri dihet që ka qenë pjesë e Shqipërisë së Jugut. U ndryshuan kufijtë në 1913, por ne nuk i kërkojmë dot llogari Europës. Por të paktën mos të bëhet luftë dhe të vendoset ura bashkimi. T’i kërkosh hesap kryeministrit të një vendi tjetër, kur vetë je minoritar, mua më duket koncept i padrejtë. Duke zbatuar ligjin dhe duke iu referuar traditave të popullit tonë, ne do të jemi në rrugë të mbarë. Kur unë kam qenë student për Kishën Ortodokse, Dule ishte përkthyes, ishte goja e Anastas Janullatos në atë kohë. Ai ka bërë edhe shumë gabime të tjera; ai është një sheref i lindur, i uritur, por këto janë gjëra që i përkasin atij. Unë mendoj se duhet të gjendet rruga e bashkimit dhe e të dialoguarit. Diplomacia nuk mund të përdoret mes dy shteteve që janë fqinj, por për çështje më kardinale. P.sh, kur plas lufta dhe jo për sherre të vogla, pse u prish shtëpia. Këto probleme të vogla mund të kalohen me pjekuri shumë lehtë. Disa segmente të veçanta në Greqi, që akoma mendojnë se Jugu i Shqipërisë është pjesë e Greqisë, ata bëjnë shumë gabime. Atyre që u janë prishur shtëpitë në Himarë, mund të jenë grekë, turq, italianë, etj. Nuk e ka ngritur zërin njeri tjetër. As Anastasi nuk duhet të rrinte në Shqipëri, nëse i referohemi Biblës.

-Gjatë këtyre ditëve Greqia ka intensifikuar sulmet ndaj shtetit shqiptar. A duhen marrë seriozisht kërcënimet e Greqisë për bllokimin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian?

Nuk mund të vendosë veton një shtet ndaj një shteti tjetër, se ashtu i teket. Janë disa shtete në Komunitetin Europian që vendosin nëse duhet të pranohet vetoja e atij shtetit tjetër apo jo. Pra, ose ia rrëzojnë veton ose ia mbështesin. Ne nuk mund të jetojmë nën tutelën e një politike të fqinjësisë me armiqësi, por duam një fqinjësi me miqësi. Neve sado që jemi shtet i vogël na janë mohuar shumë gjëra, por mbi të gjitha na është mohuar identiteti i emrit. Vetoja është masë ndëshkimi që nuk i shkon një shteti si Greqia, e cila ka kohë që ka hyrë në BE, që është fqinj me ne dhe kemi një histori të përbashkët. Vetoja është një gurë peshe edhe për ata edhe për neve. Çështja çame të zgjidhet me paqe. Vetoja është paaftësi, zemërligësi, shpirt i keq, një kërcënim.

-Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama se Akropolin e shpëtoi një shqiptar dhe se në atë periudhë flitej shqip, ka acaruar më tej marrëdhëniet me Greqinë. Deklarata të tilla me karakter nacionalist, a rrezikojnë të hapin konflikt dhe të destabilizojnë rajonin, apo ka ardhur koha për të thënë të vërtetën?

Unë nuk e quaj nacionalizëm veprimin e kryeministrit, por patriotizëm. Kur thua të vërtetën dhe e mbron atë në mënyrë dinjitoze, kjo nuk quhet nacionalizëm. Pra, të vërtetën e mbështet dhe e suporton pa luftë. Akropoli është vepër e shtetit grek, por se ka dalë dikush ka folur shqip, kjo nuk do të thotë se duhet të ruash inatet e vjetra. Këta njerëz që kanë akoma pretendime se Jugu i Shqipërisë është i tyre, Kisha Ortodokse është filial i Kishës Greke, duhet t’i heqin nga mendimet e tyre. Asnjë vend i botës nuk ka PBDNJ. Nuk është e nevojshme. A mos vallë në Shqipëri ka egërsi? Pra duhet bashkëpunim dhe gjërat të zgjidhen mes paqes dhe harmonisë.

Intervistoi: Eneida Jaçaj

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar tërthorazi një mesazh të fortë Greqisë që të qëndrojë larg deklaratave në lidhje me pronat në Himarë.

Kryeministri Edi Rama ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’i kthyer përgjigje Athinës zyrtare pas përplasjes me shtetin shqiptar për çështjen e Himarës.

Postimi i plotë i Kryeministrit shqiptar Edi Rama 

Kjo gravurë e vjetër e Athinës e 1670 (qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene Rizo-Rangabe, “…popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare”), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit, i cili më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.

LEXO: Edi Rama në “Shtëpinë e Bardhë” të artit në New York

Një histori e tillë e një qyteti që dikur ishte sipas historianëve e dëshmive autentike, qytet kryesisht shqipfolës, nuk e bën absolutisht atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëve Athina diçka u ka borxh në historinë e saj të jashtëzakonshme. Dhe, tamam po kështu, nëse Himara përjetoi me arqipelagët grekë dhe greqishten si “lingua franca” të Orientit, nëpërmjet shkëmbimeve detare një bashkëjetesë të afërt e të frytshme, kjo nuk e bën atë absolutisht një krahinë greke; aq më shumë që popullsia e saj, në të gjithë aktet ndërkombëtare, për të mos folur veç për Historinë, njihet thjesht e vetëm si SHQIPTARE.


athina-1670

‘Vendi i tolerancës’, komentuesit kundër mendimit të Ramës dhe BBC: Po i hamë kokën njëri-tjetrit

Edi Rama në rrjetet sociale Facebook e Twitter është bërë shkak për reagimin e komentuesve.

Rama ka postuar lajmin e mirë publikuar nga BBC, që fton të interesuarit të udhëtojnë në vendin e famshëm për tolerancën, sikundër e cilësojnë shpesh të huajt vendin tonë.
Por duket se komentuesit nuk ndajnë një mendim as me Ramën e as me BBC, pasi sipas tyre realiteti është ndryshe.
“Ne vendin me te famshem per tolerancen qe na tregojne te huajt dhe ate realen qe e kemi vete. Ate tolerance qe gjendet vetem ne tituj portalesh dhe qe ne realitet i hamë koken njeri tjetrin. Ne ate realitet qe populli trajtohet si dele dhe qe mes veti jane ujqer. S’me pelqen kjo tolerance, duket shume siperfaqesore”-replikon një komentues.
rama1

Sa për kujtesë Kryeministrit Rama(Ripostim)



Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri



Në faqen e internetit “Opinion” të datës 31 tetor 2016, lexova këtë informacion me titull:“Rama provokon Greqinë: Akropolin e keni falë guximit të një shqiptari”.

Dhe më poshtë vazhdonte informacioni:

“Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një hartë të Athinës së shekullit të 16-të. Rama thekson se Akropoli është ende në këmbë falë kurajës së shqiptarit, Gjergj Dushmanit”.

Së pari, faqja e internetit “Opinion” me ç’të drejtë shkruan se “Rama provokon Greqinë”? Kryeministri Rama nuk e ka provokuar Greqinë absolutisht. Autori i këtij iformacioni në faqen e lartpërmendur të internetit, a e di kuptimin e foljës provokoj, të përdorur në këtë kontekst, në të cilin do të thotë “e nxit dikë me qëllim të keq që të veprojë haptas e të zbulojë kështu synimet e mendimet e veta”?


Pra, Kryeministri Rama nuk e ka provokuar fare Greqinë, por i ka thënë një të vërtetë të kulluar, paçka se Greqia i trembet së vërtetës si djalli vetëtimës.

Së dyti, në faqen e internetit të gazetës “Shekulli” të datës së sotme, 01 nëntor 2016, lexova artikullin me titull:

“Deklarata për Akropolin: mediat greke reagojnë ashpër kundër Ramës”.

Me këtë rast, më bëri përshtypje të keqe një deklaratë e “ProNews”, e cila citohet në artikullin në fjalë:

“Injoranca e Kryeministrit shqiptar është për të qeshur”.

Kjo deklaratë më revoltoi tej mase. Më revoltoi për arsye se Kryeministri Rama, pavarësisht se është udhëheqësi i një formacioni politik të majtë që sot qeveris vendin, me të cilin, si qytetar i Republikës së Shqipërisë me bindje të djathta, unë jam në opozitë, ai është Kryeministër i mbarë popullit shqiptar, pra, edhe Kryeministri im, dhe kam respekt për formimin e tij, si një intelektual me kulturë të gjerë

Por duhet t’i kujtoj Kryeministrit Rama se Athina zyrtare nuk ka respekt për figurën e tij. Sepse Janullatosi, si emisar i saj në Tiranë, e ka fyer haptas kur plasi sherri për kishë-gërmadhën e Dhërmiut: nuk shkoi të trokiste në zyrën e Kryeministrit Rama dhe të diskutonte me të, por shkoi të konsultohej me Tsiprasin.

Greqia ndërhyn në mënyrë skandaloze në punët tona të brendshme, por çuditërisht, Kryeministri Rama ka heshtur.

Përfaqësuesi i kryeministrit grek Tsipras, Makropoulos, që ishte i ftuar në kongresin e partisë së Vangjel Dules, iu drejtua Kryeministrit Rama që ishte i pranishën në atë kongres:

“Si ka mundësi që ju, zoti Kryeministër, i keni në koalicion qeveritar pasardhës të atyre që kanë bashkëpunuar me nazistët gjermanë gjatë luftës?” (“Tema online”. 14 qershor 2016).

E kishte fjalën për partinë e Shpëtim Idrizit.

Domethënë, Athina karagjoze kërkonte t’i jepte leksione Kryeministrit Rama se me cilat formacione politike shqiptare duhet të bëjë aleanca në strukturimin e qeverisë. Por Kryeministri Rama, në vend që t’i jepte një përgjigje asgjësuese përfaqësuesit shovinist të Tsiprasit me emrin Makropoulos, vendosi të heshtte dhe të largohej. Ky ishte një qëndrim fyes ndaj vetvetes dhe ndaj dinjitetit të Republikës së Shqipërisë.

Këto dy raste dëshmojnë për dy qëndrime fyese, të cilat dy emisarë të Greqisë kanë mbajtur ndaj Kryeministrit Rama. Këto qëndrime të revoltojnë.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Rama shkon në festën e ortodoksisë, të organizuar nga Janullatosi, ku i ftuar ishte edhe shovinisti me damkë serb, Irinej, i cili, sipas artikullit me titull “Rama kundër serbit Irinej: Politikë në një festë fetare”, të botuar po sot në faqen e internetit të gazetës “Shekulli”, paska deklaruar se “Kosova është tokë e shenjtë e Serbisë”. Kryeministri Rama është shprehur kundër Irinejit dhe paska bojkotuar darkën e shtruar. Ka vepruar shumë mirë. Por Kryeministri Rama nuk mund të mos e dijë që shovinisti Irinej, sapo hipi në fronin e kishës shoviniste serbe pas vdekjes së paraardhësit të tij Pavle, deklaroi:

“Ne do të kthehemi në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh”.

Pas kësaj deklarate, shovinistit Irinej i duhej ndaluar me ligj hyrja në trojet shqiptare dhe nëse do të tentonte të hynte, duhej arrestuar. Por e pabesueshme është deklarata e Kryeministrit Rama:

“Politikë në një festë fetare”.

Vallë të mos e dijë Kryeministri Rama që kisha serbe dhe kisha greke janë komisare politike në shtetet e tyre? Dhe se veprimtaria e tyre nuk lidhet absolutisht me punët e fesë, me punët e Zotit. Veprimtaria e tyre është tërësisht politike dhe ka në themel vetëm strategjinë afatgjatë për zhbërjen shkallë-shkallë të kombit shqiptar me kalimin e shekujve. Sepse qoftë Serbia, qoftë Greqia, në themel të politikës së tyre kanë një ideologji shoviniste, të mbrujtur në shekuj nga komisari i tyre politik – feja ortodokse.

Prandaj, që Kryeministri Rama të lërë gjurmë në histori, siç u shpreh fill pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2013, le të marrë guximin dhe të mos lejojë hyrjen në territorin shqiptar të shovinistit Irinej dhe të dëbojë Janullatosin nga Shqipëria, në mënyrë që të rivendosë autoritetin e vet dhe të ngrejë dinjitetin e Republikës së Shqipërisë para shovinizmit serbokaragjoz dhe grekokaragjoz. Kam shumë respekt për horizontin e gjerë kulturor të zotit Rama dhe më gëzon shpirti që ua bëri shumë mirë shovinistëve karagjozë grekë për punën e Akropolit. Por e ftoj që të hapë edhe shumë “defterë” të tjerë, për t’u mbushur mendjen grekëve se cila ka qenë dhe cila është Greqia e vërtetë, të cilën Presidenti Karamanlis, në vitin 1981, e quante me shumë të drejtë “një azil të çmendurish”.

Dëshiroj t’i kujtoj Kryeministrit Rama një thënie të artë, për të cilën jam i bindur që nuk mund të jetë jashtë horizontit të tij kulturor, një thënie kjo e shekullit XIV:

“… duke ditur vesin e grekëve, që sa më pak të gjejnë burra që t’ju thyejnë dhëmbët, aq më tepër shtyhen përpara me potere e kërcënime dhe, përkundrazi, kur hasin ndonjë burrë të vërtetë, jo vetëm përulen, por arrijnë sa të poshtërojnë veten” (Xhovani Bokaço. “Dekameroni”. Botim i plotë. Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Tiranë 1993. Vëll. 3. f. 217. Përkthyes: Ali Hashorva).

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...