2016-11-06

Gjnerali shqiptar Fuad Ramiqi: Nuk ekziston asnjë shqiptar që do të bënte sulme terroriste në Kosovë

fuat ramiqi




Udhëheqësi i LISBA-s, Fuad Ramiqi, u shpreh i indinjuar me mënyrën në të cilën mediat kanë raportuar për rastin e fundit të të arrestuarve.

“Jam i sigurt se nuk ka asnjë element terrorist në Kosovë”.

“Të japësh lajm se janë arrestuar për helmim të ujit!.. Kësi deklarimesh nuk lëshojnë as palët në luftë”.

“Nuk ekziston asnjë shqiptar që do ta bënte një gjë të tillë”.

“Të japësh një lajm kësisoj është katastrofë, por duhet të merren të gjitha masat nga mekanizmat institucionalë që mos të ndodhë asnjë gjë, por jo të dilet me deklarata të tilla”.

“Unë jam i bindur se Kosova nuk është e rrezikuar nga ISIS. Nuk ka grupe. S’ka celula”.
“Ata nuk kanë asnjë motiv për të bërë diçka në Kosovë”.

Edhe Haki Abazi deklaroi se aksionet “spektakulare” të arrestimeve dhe forma e tillë e shfaqjes krijon imazh të keq për Kosovën, por gjithashtu edhe panik te qytetarët.

“Nuk duhet kjo formë e intervenimeve spektakolare, sepse paniku është i thellë kur flitet për ISIS-in”.
“Kjo krijon imazh të keq për shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
“Në anën tjetër, islami i Kosovës nuk ka ndonjë relacion me atë që sot konsiderohet Islam Politik”.
“Shoqëria kosovare nuk duhet të identifikohet me ISIS-in”.

“Por, gjithmonë ka individë që mund të kenë qëllime të këqija, për këtë shteti i ka mekanizmat e vet”.
“Nëse ata kanë arritur të shkojnë deri te Badovci pa i vërejtur askush, atëherë shteti ka dështuar në këtë rast”.
Mysafirët ndërkaq patën një përplasje kur Ramiqi tha se sheriati është ligji më funksional i mundshëm.

“Nuk është qëllimi ynë që të vendosim sheriat në Kosovë, por sheriati është sistemi më i mirë, sepse është i rregulluar nga Allahu”.

Por, sipas, Abazit, deklarime të tilla mund të ndikojnë për të keq dhe të influencojnë shtresat e caktuara shoqërore.

“Ky vlerësim se sheriati është sistemi më i mirë mund të indoktrinojë njerëzit e tjerë, prandaj duhet të sqarohet mirë se çfarë nënkuptohet më këtë”.

Abazi foli edhe për mënyrën e trajtimit të këtyre fenomeneve, porse ai tha se është i bindur që kosovarët vështirë influencohen dhe nuk tërhiqen nga rruga europaine.

“Hapësira për të radikalizuar kosovarë është shumë e vogël”.

“Është e kotë, sepse vlerat kombëtare te ne janë shumë më të fuqishme”.

“Gjithsesi, e drejta në besim është e paraparë me kushtetutë dhe me ligje”.

Sipas Abazit, “lufta ndaj elementeve ekstremiste duhet të bëhet duke kontrolluar aspektin financiar të organizatave të caktuara”.

“Demokratizimi i institucioneve dhe punësimi nuk lejon elementë ekstremistë”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...