2016-11-11

Familja Dehari shpjegon se pse zyrtarët e Vetëvendosjes i shoqëronin në burg kur vizitonin Astrit Deharin



Avokati Tomë Gashi, i cili është angazhuar nga familja e Astrit Deharit, në “Rubikon” të KTV-së, ka folur për provat dhe hetimet e deritanishme në rastin Dehari.

Avokati Gashi, duke përshkruar këto prova, ka thënë se mbetet çështje e mjekësisë ligjore identifikimi i shenjave të gjakut, nëse ato ishin vetëm të Deharit ose edhe të dikujt tjetër, transmeton Koha.net.
“Nuk mund të them se është vrasje apo vetëvrasje, mirëpo mund të them që të gjitha mjetet e përgjakura që janë gjetur është çështje e mjekësisë ligjore të identifikojë nëse shenjat e gjakut janë vetëm të Astritit apo edhe të dikujt tjetër”, ka thënë Gashi.


PROKURORISË SË SHTETIT

PËR: Kryeprokurorin e shtetit z.Aleksandër LUMEZI

NGA: Tomë GASHI, përfaqësues juridik i familjës së Avni Dehari nga Prishtina
Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjës Avni Dehari nga Prishtina paraqes këtë:

KALLËZIM PENAL

Kundër :
I Personave përgjegjës të Drejtorisë Regjionale të Policisë së
Kosovës në Prizren
II Personave përgjegjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme-
Agjencioni i Kosovës për Forenzikë
III Të gjithë personave përgjegjës që identifikohen gjatë hetimeve
nga Prokurori kompetent
Shënimet tjera të personave përgjegjës të sigurohen zyrtarisht.

Aktivisti i Lëvizjës ”Vetëvendosje” Astrit Dehari nga Prishtina sipas urdhëresës së Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) nga Policia e Kosovë (PK) është paraburgosur më 30.08.2016.

Së bashku me Astrit Deharin janë paraburgosur edhe pesë aktivist të tjerë të Lëvizjës Vetëvendosje z.Petrit Ademi, z.Atdhe Arifi, z.Egzon Haliti, z.Frashër Krasniqi dhe znj. Dea Batusha.

Sipas kërkesës së PSRK-së Gjyqtari i Procedurës Paraprake i Gjykatës Themelore në Prishtinë z.Vehbi Kashtanjeva më aktvendimin e datës 01.09.2016 kundër Astrit Dehari, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti është caktuar masa e paraburgimin në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa kundër z.Petrit Ademi, Frashër Krasniqi dhe Adea Batusha është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Sipas kërkesës së PSRK-së, Gjyqtari i Procedurës Paraprake të gjithëve i ka vazhduar paraburgimin dhe masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë deri më 29.11.2016.

Më 05.11.2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren nga asfikësia (pengesa në frymëmarrje) ka vdekur Astrit Dehari i moshë 26 vjeçare.

Të njejtën ditë më 05.11.2016 nga Drejtori i Policisë Regjionale të Prizrenit z. Nexhmi Krasniqi është publikuar njoftimi se kinse Astrit Dehari ka vdekur për shkak të marrjës së barnave nga të cilat kinse ka rënë në komë dhe kinse ka vdekur gjatë rrugës për në Spitalin e Prizrenit.

Më 07.11.2016 në Istitutin e Mjekësisë ligjore është bërë obdukcioni dhe është konstatuar se
Astrit Dehari ka vdekur nga asfikësia (pengesa në frymëmarrje) të shkaktuar sipas ekspertëve nga mjetë i fortë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren shumë herë ka deklaruar se janë marrë të gjitha provat në vendin e ngjarjës e që në këtë rast ka qenë dhoma ku ka qëndruar Astrit Dehari, si dhe nga Qendra e Paraburgimit në Prizren ndër të tjera janë marrë edhe video incizimet të cilat sipas urdhërit të tij më 05.11.2016 i kanë marrë Hetuesit policor të Prizrenit.

Kryeprokurori ka deklaruar shumë herë publikisht se provat janë të sigurta dhe se të njejtat janë dërguar edhe në Agjencionin e Kosovës për Forenzikë në Prishtinë, dhe se e vërteta për vdekjen e Astrit Deharit mund të zbulohet vetëm pas publikimit të rezultateve nga Instituti i mjekësisë ligjore dhe nga Agjencioni i Kosovës për Forenzikë.
Për shkak se Astrit Dehari ka vdekur në Institucionin shtetëror – në Qendrën e Paraburgimit në Prizren të gjithë kompetentët kanë kërkuar hetime të pavarura dhe të pa ndikuara duke përfshirë Kryeminsitrin e Kosovës z.Isa Mustafa, Kryetarin e parlamentiti z.Kadri Veseli, Minsitrën e Drejtësisë znj.Dhurata Hoxha, Kryeprokurorin e shtetit z.Aleksandër Lumezi, Kryeprokurorin e Prokuroisë Themelore në Prizren z.Sylë Hoxha si dhe shumë përfaqësues të tjerë të Institucioneve shtetërore, përfaqësues të Partive politike.
Hetim të pavarur dhe të pa ndikuar ndër të tjera kanë kërkuar edhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtëme të Britanisë së Madhe z.Boris Johnsen dhe shumë perosnalitete të tjera publike.

Më 10.11.2016 në media janë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë së Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe të njejtat janë publikuar edhe sot më 11.11.2016 dhe të njejtat pamje janë publikuar edhe në Youtube.

Sot më 11.11.2016 në orën 11.53h jam informuar nga Kryeprokurori i Prokurosrisë Themelore në Prizren z.Sylë Hoxha se Prokuroria ende nuk disponon me raport nga Agjencioni i Kosovës për Forenzikë sa i përketë analizimit të video incizimeve të marrura më 05.11.2016 nga Qendra e Paraburgimit në Prizren.
Duke pasur parasysh që sipas urdhërit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren z.Sylë Hoxha video incizimet nga Qendra e Paraburgimit në Prizren janë marrë më 05.11.2016 nga Policët- Hetuesit e Policisë Regjionale në Prizren, ata kanë pasur në posedim video incizimet si prova materiale për tu analizuar.
Sipas njoftimit të Kryeprokurorit z.Sylë Hoxha këto video incizime pastaj janë dërguar nga Policia e Prizrenit në Minsitrinë e Punëve të Brendshme –Agjencioni i Kosovës për Forenzikë.
Duke e ditur se në Policinë e Kosovës ekziston zingjiri komandues dhe ekzistojnë formular për të ruajtur –identifikuar zingjirin e rujtjës së provave, atëherë fare lehtë mund të identifikohen:
I Personat përgjegjës të Drejtorisë Regjionale të Policisë së Kosovës në Prizren;
II Personat përgjegjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme-Agjencioni i Kosovës për Forenzikë;
III Të gjithë personat tjerë përgjegjës që identifikohen gjatë
hetimeve nga Prokurori kompetent, e të cilët kanë keqpërdorur poziten apo autoritetin zyrtarë për zbulim të paautorizuar të informacionit konfidencial në çështjen e hetimit të vdekjës së aktivistit të “Vetëvendosjës” Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Përgjegjësit i kanë dhënë mediave informacione konfidenciale- pamjet nga Kamerat e sigurisë nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, e për të cilat informata janë vënë në dijeni (i kanë poseduar) gjatë ushtrimit të profesionit të pjesëtarit të policisë së Kosovës apo të pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme apo të pjesëtarit të Agjencionit të Kosovës për Forenzikë.
Po ashtu të paraqiturit kanë mundur të manipulojnë me prova gjatë hetimeve për shkaqet e vdekjës së Astrit Deharit, dhe kanë zbuluar fshehtësi zyrtare, duke i paisur (dhënë) mediat me video incizime nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, e kështu duke e keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare në kuadër të Policisë së Kosovës apo Ministrisë së Punëve të Brendshme-Agjencionit të Kosovës për Forenzikë, andaj ekziston dyshimi i bazuar se personat e përgjegjës kundër të cilëve paraqitet ky kallëzim penal kanë kryer veprat penale:
-Zbulim i paautorizuar i informacioneve konfidenciale nga Neni 203 i Kodit Penal të Kosovës;
-Manipulim me prova nga Neni 397 i Kodit Penal të Kosovës;
-Zbulim i fshehtësisë zyrtare nga Neni 433 i Kodit Penal të Kosovës dhe
-Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga Neni 422 i Kodit Penal të Kosovës
-si dhe vepra të tjera penale të cilat Prokuroria zyrtarisht do ti identifikoj gjatë procedurës penale kundër të parqiturve.
Ky kallëzim penal nuk paraqitet dhe nuk ka të bëjë fare me persona përgjegjës apo gazetarët e mediumeve të cilat i kanë publikuar pamjet nga Qendra e Paraburgimit në Prizren.
Në cilësinë e përfaqësuesit jurdik të familjës Dehari dhe sipas autorizimit me shkrim të babait të Astrit Deharit z. Avni Dehari nga Prishtina, kërkojmë nga Kryeprokurori i shtetit z.Aleksandër Lumezi që në kuadër të kompetencave të tij ligjore të ndërmerr veprime dhe masa ligjore që të identifikohen të gjithë personat përgjegjës të paraqitur në këtë kallëzim penal si dhe persona të tjerë përgjegjës të cilët Prokurori i shtetit do ti identifikojë dhe ndaj të njejtëve të inicohet procedura penale.
Poashtu kërkojmë nga Kryeprokurori i shtetit z.Aleksandër Lumezi që në këtë rast të mos autorizoj Prokurorë nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe as oficerë të policës dhe hetuesë nga Drejtoria Regjionale e Policisë së Kosovës në Prizren.
Me respekt,

Tomë GASHI

Prishtinë, 11.11.2016

SHTESË: Autorizimi për përfaqësimin e familjës së Avni Dehari, datë 07.11.2016




Drejtori i Burgjeve: Vdekja e Astrit Deharit , mund të sjell pasoja për stafin


Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, këtë javë iu kushtua sigurisë në burgje dhe punës së Shërbimit Korrektues së Kosovës.

Zogaj u zotua se do të kërkohet përgjegjësi për rastin e Deharit nëse evidentohen gabime nga stafi i burgut.

“Varësisht prej hetimeve, nëse ka gabime nga ana e stafit, dikush duhet me u përgjegjë, e në çfarë niveli unë nuk di të them”, tha Zogaj.

Mirëpo, Kreshnik Gashi, Redaktor i emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’, konsideron se në këtë rast do të ishte e udhës një dorëheqje morale edhe pa u përfunduar hetimet.

“Përgjegjësia duhet të jepet, ndoshta në këto raste të cilat kanë impakt të madh në publik, më shpejt edhe pa u kry hetimet, të jetë dorëheqje morale e nëse dalin të pafajshëm i kthejmë në punë lirisht”, tha Gashi 
Familja e Astrit Deharit ka dalë në një konferencë për media dhe ka folur në lidhje me vdekjen e djalit të tyre. Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari ka folur para medieve, duke shprehur shqetësim për publikimin e pamjeve nga burgu. Ajo ka shpjeguar arsyen pse zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë vizituar Astritin
Sipas Deharit, nuk ka pasur kurrëfar presioni, pasi kanë qenë sikur vëllezër dhe bisedat janë bërë në prezencë të policisë. Ajo gjithashtu ka shtuar se lejen për burg, e ka kuptuar se nga kush e ka marrë

“Politika më paska dhënë leje që të më përcjell se çka po flas me djal temin, që e kam rritur vetë. Mos luani me ndjenjat e familjes Dehari. Çdo herë që e kemi vizituar Astritin, e kemi pyetur a e dëshiron ndonjë shok, e ka ardh Dardan Molliqaj e Sami Kurteshi. Çka paska mujt me fol Dardani, në prezencë të policisë së këtij shteti, që ma vranë djalin”, ka thënë Xhemile Dehari.

Ajo u është drejtuar medieve, duke u thënë që mos t’i shqetësojnë si familje dhe se kurrë nuk janë marrë më parë me familjen Dehari, kur djalin e kishte në burg.

Xhemile Dehari me tej ka pyetur se ku dolën ato pamje, pasi prokurori Sylë Hoxha ka thënë se janë të konfiskuara nga policia.

“Kam ardhur këtu vetëm për hatër të Baton haxhiut, që mi ka tranu të gjithë. Nuk e di ku e mori atë të drejtë. Prokurori i Prizrenit tha se ato janë të konfiskuara, prej kah dolën nga Batoni. Po pyes se ku i mori Batoni ato incizime”, ka shtuar ajo.


Prokuroria nis hetimet ndaj personave që ua dhanë mediave incizimet për rastin Astrit Dehari

Prokuroria e Shtetit, pa kaluar dy orë që kur Tomë Gashi si përfaqësues i familjes Dehari, paraqiti kallxim penal ndaj atyre që u dhanë mediave pamjet e kamerave të sigurisë të ditës kur vdiq Astrit Deahri, në qendrën e paraburgimit në Prizren, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës që të hetohet kjo rrjedhje.
Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se Prokuroi i shtetit Besim Kelmendi i ka dhënë përgjigje pozitive për kallximin penal që Gashi si përfaqësues ligjor i familjes Dehari paraqiti në prokurori ndaj personave të mundshëm që lëshuan në duar të mediave pamjet e kamerave të sigurisë së Qendrës të Paraburgimit në Prizren, të ditës kur vdiq aktivisti i LVV’së Astrit Dehari.

Sipas njoftimit, të cilin e ka publikuar edhe vetë Gashi në facebook, me rastin do të merret Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti kundër korrupsion i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

"Pas ushtrimit të kallëzimit penal kundër personave përgjegjës për rastin e publikimit në media të video incizimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, Prokurori i shtetit përgjigjet pozitivisht", ka njoftuar Gashi.

Hoxha e shqetësuar me deklaratat që paragjykojnë si vdiq Dehari, shpreson se autopsia do të sqarojë gjithçka
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e shqetësuar me deklaratat që paragjykojnë si vdiq Dehari, shpreson se autopsia do të sqarojë gjithçka

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka thënë se që në ditën e parë të vdekjes së Astrit Deharit ka vënë në funksion të gjithë mekanizmat për zbardhjen e rastit. Ajo ka shprehur shqetësine me deklaratat që paragjykojnë se si humbi jetën aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
“Janë bërë shumë deklarata pa u bë publik raporti. Konsideroj se çdo deklarim është në dëm te procesit dhe ne dëm te zbardhjes se vërtetës. Iu bej thirrje qe te përmbahen nga deklarimet qe e dëmtojnë procesin”, ka thënë Hoxha.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se me qellim te sigurimit te transparencës kanë lejuar prezencën e eksperteve.

Hoxha ka thënë se shumë shpejt e presim raportin zyrtar i cili beson do ta zbardh komplet rastin.

Ministrja e Drjetësisë është shprehur e shqetësuar për paragjykimet ndaj rastit duke bërë thirrje që të priten rezultatet e hetimeve. Gjithashtu ajo ka konfirmuar se edhe zyrtarëve të Vetëvendosje u është lejuar ta vizatojnë Deharin.

Ekskluzive: Kjo është e vërteta për vdekjen e Astrit Deharit 

(Video nga Burgu)

Qe një javë keni dëgjuar deklarata politike nga të dyja kampet për rastin e vdekjes makabre të Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, në burgun e Prizrenit.

Sonte do të shikojmë më shumë pamje, e do dëgjojmë pak fjalë. Do të shikojmë pamjet autentike nga vendi i ngjarjes. Pamjet që e shpërfaqin një dramë njerëzore më shumë sesa një triller politik. 
Gazeta Express ka vendosur t’i publikojë pamjet e kamerave të burgut të Prizrenit, të siguruar përmes burimeve të saj - jo për të përfituar shikueshmëri, por për të hedhur dritë mbi vdekjen më enigmatike të ndodhur në Kosovë vitet e fundit. 
Do t’i shikojmë disa minuta, pa anime politike, pa insinuata, pa interpretime personale, por me pamje të dhimbshme të një njeriu në sekondat e fundit të jetës dhe të njerëzve që vrapojnë për ta ndihmuar atë. 
Gazeta Express posedon komplet videot e datës 5 nëntor të burgut të Prizrenit, që në tërësi kalojnë 10 orë material filmik. Në videot e mëposhtme janë vetëm momentet kryesore të ngjarjes.
Klikoni në videon e mëposhtme për të parë se si vdiq Astrit Dehari.



I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...